{"id":79194,"date":"2025-02-06T13:09:08","date_gmt":"2025-02-06T12:09:08","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/shkarkimi-i-prokurorit-tasim-puci-per-deklarim-te-pamjaftueshem-u-gjet-i-drejte-nga-kpa\/2025\/02\/06\/"},"modified":"2025-02-06T13:10:14","modified_gmt":"2025-02-06T12:10:14","slug":"shkarkimi-i-prokurorit-tasim-puci-per-deklarim-te-pamjaftueshem-u-gjet-i-drejte-nga-kpa","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/shkarkimi-i-prokurorit-tasim-puci-per-deklarim-te-pamjaftueshem-u-gjet-i-drejte-nga-kpa\/2025\/02\/06\/","title":{"rendered":"Shkarkimi i prokurorit Tasim Puci p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm u gjet i drejt\u00eb nga KPA"},"content":{"rendered":"<p>Ashtu si Komisioni, edhe Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA konkludoi se prokurori i Beratit, Tasim Puci ka kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb, megjith\u00ebse e gjeti nj\u00eb prej pretendimeve t\u00eb tij t\u00eb bazuar. Prokurori Puci u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK m\u00eb 15 prill t\u00eb vitit 2021 p\u00ebr problemet e konstatuara n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb, nd\u00ebrsa mori vler\u00ebsim pozitiv p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe profesionalizmin.<\/p>\n<p>Prokurori Puci ushtroi ankim duke ngritur pretendime p\u00ebr aspektin procedural dhe pasurin\u00eb. Ai pretendoi se Komisioni gjat\u00eb rivler\u00ebsimit t\u00eb tij, kishte shkelur parimin e proporcionalitetit dhe objektivitetit, parimin e siguris\u00eb juridike, si dhe e drejta p\u00ebr nj\u00eb proces t\u00eb rregullt ligjor nga nj\u00eb vendim i paarsyetuar.<\/p>\n<p>Ai k\u00ebrkoi kalimin e \u00e7\u00ebshtjes p\u00ebr shyqrtim n\u00eb seanc\u00eb publike, por k\u00ebrkesa u gjet e pabazuar prej Kolegjit, q\u00eb argumentoi se pretendimi mbetet deklarativ dhe pa asnj\u00eb ilustrim p\u00ebr problematik\u00ebn ekzakte t\u00eb identifikuar prej subjektit.<\/p>\n<p><strong>Shkaqet p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni e ka konsideruar t\u00eb papranueshme sjelljen e prokurorit Tasim Puci n\u00eb posedimin dhe p\u00ebrdorimin e nj\u00eb automjeti, pa e regjistruar dhe pa e pajisur me leje qarkullimi p\u00ebr disa vite. Po ashtu ka rezultuar pamund\u00ebsi financiare.<\/p>\n<p>Mgjith\u00ebse nga hetimi administrativ ka rezultuar se prokurori Puci dhe familjar\u00ebt e tij nuk kan\u00eb automjet n\u00eb pron\u00ebsi, \u00ebsht\u00eb evidentuar kontrata e blerjes s\u00eb nj\u00eb makine nga subjekti n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2012 kundrejt vler\u00ebs 500 mij\u00eb lek\u00eb, shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar se \u00ebsht\u00eb shlyer t\u00ebr\u00ebsisht jasht\u00eb zyr\u00ebs noteriale.<\/p>\n<p>Puci i kund\u00ebrshtoi gjetjet duke pretenduar se ka q\u00ebndruar gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs n\u00eb Berat dhe nuk e ka p\u00ebrdorur automjetin n\u00eb fjal\u00eb, pasi puna me banes\u00ebn me qira \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm 500 metra larg. Subjekti shpjegoi se makina gjendej n\u00eb ambjentet e prokuroris\u00eb, ku dhe kishte q\u00ebndruar gjithmon\u00eb. P\u00ebr mosregjistrimin e k\u00ebsaj pasurie, ai u justifikua me ngarkes\u00ebn e pun\u00ebs dhe me dyshimet q\u00eb kishte se ku do t\u00eb vazhdonte jet\u00ebn, n\u00eb Berat apo n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe n\u00eb ankim subjekti ngriti t\u00eb nj\u00ebjta pretendime, duke theksuar se konkluzioni i Komisionit se mosregjistrimi i nj\u00eb automjeti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sjellje e papranueshme p\u00ebr nj\u00eb prokuror, lidhet me shkelje t\u00eb dispozitave t\u00eb Kodit Rrugor q\u00eb r\u00ebndojn\u00eb ekonomikisht mbi magjistratin. Sipas tij, n\u00eb raste t\u00eb tilla ligji parashikon sanksione n\u00eb form\u00ebn e kamat\u00ebvonesave.<\/p>\n<p>Lidhur me pamund\u00ebsin\u00eb financiare t\u00eb konstatuar prej KPK n\u00eb mas\u00ebn 355 mij\u00eb lek\u00eb, subjekti pretendoi se kjo \u00ebsht\u00eb e vetmja pasuri q\u00eb ka krijuar n\u00eb gjith\u00eb vitet e pun\u00ebs. Puci ka shpjegusar se nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb pages\u00ebs p\u00ebr blerjen e mjetit e ka siguruar nga kursimet dhe nj\u00eb pjes\u00eb borxh.<\/p>\n<p>Kolegji v\u00ebren se pasi ka analizuar aktet n\u00eb fashikull dhe pretendimet e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, ka rezultuar se ai ka pasur burime t\u00eb ligjshme t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr blerjen e automjetit n\u00eb vitin 2012. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, pretendimet e Pucit p\u00ebr aspektin financiar t\u00eb k\u00ebsaj pasurie jan\u00eb gjetur t\u00eb bazuara.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, KPA konstaton se Komisioni nuk rezulton t\u00eb ket\u00eb mbajtur nj\u00eb q\u00ebndrim n\u00eb vler\u00ebsimin etiko-profesional apo t\u00eb ket\u00eb mbajtur n\u00eb konsiderat\u00eb mosregjistrimin e automjetit n\u00eb funksion t\u00eb mas\u00ebs disiplinore t\u00eb marr\u00eb. Sipas Kolegjit, KPK duket se \u00ebsht\u00eb mjaftuar vet\u00ebm me vler\u00ebsimin pasuror t\u00eb automjetit, pa specifikuar pesh\u00ebn respektive n\u00eb vler\u00ebsimin e subjektit. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, megjith\u00ebse problemi evidentuar nga KPK konfirmohet dhe nga Kolegji, \u00ebsht\u00eb \u00e7muar q\u00eb t\u00eb mos e bazoj\u00eb vendimmarrjen tek gjetja p\u00ebr mosregjistrimin e automjetit.<\/p>\n<p>Nga hetimi i kryer prej Komisionit ka rezultuar se subjekti ka n\u00ebnshkruar n\u00eb vitin 2004 nj\u00eb kontrat\u00eb sip\u00ebrmarrje p\u00ebr prenotimin e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb, p\u00ebr vler\u00ebn 4 milion\u00eb lek\u00eb. Po ashtu, \u00ebsht\u00eb konstatuar se Puci ka paguar shum\u00ebn prej 10 mij\u00eb euro. N\u00eb vitin 2011, me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb deklarate noteriale p\u00ebr kalim t\u00eb drejtash, ai i ka kaluar vjehrrit t\u00eb gjitha t\u00eb drejtat dhe detyrimet mbi k\u00ebt\u00eb apartament. Pas k\u00ebtij akti, vjehrri ka paguar shum\u00ebn prej 2 milion\u00eb e 795 mij\u00eb lek\u00ebsh dhe shoq\u00ebria nd\u00ebrtuese ka lidhur kontrat\u00ebn e shitjes s\u00eb k\u00ebsaj pasurie t\u00eb paluajtshme.<\/p>\n<p>Prokurori Puci ka shpjeguar se apartamenti \u00ebsht\u00eb prenotuar prej tij n\u00eb vitin 2004, pasi prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortes ndiheshin t\u00eb frik\u00ebsuar p\u00ebr shum\u00ebn e parave q\u00eb do t\u00eb jepnin dhe n\u00eb k\u00ebto kushte i kan\u00eb k\u00ebrkuar atij ta n\u00ebnshkruante kontrat\u00ebn, ngaq\u00eb ishte prokuror.<\/p>\n<p>KPK ka konstatuar se vjehrri dhe vjehrra e subjektit kan\u00eb jetuar dhe punuar gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs n\u00eb P\u00ebrmet dhe se nuk v\u00ebrtetohet t\u00eb ken\u00eb jetuar apartamentin n\u00eb kryeqytet. Nga ana tjet\u00ebr, subjekti e ka deklaruar k\u00ebt\u00eb apartament si adres\u00eb banimi, prej vitit 2004 e n\u00eb vijim. Nisur dhe nga fakti se prej vitit 2017 banesa p\u00ebrdoret nga familja e subjektit, Komisioni ngriti dyshime se kjo \u00ebsht\u00eb pasuri e fshehur e prokurorit Puci. Prej analiz\u00ebs financiare \u00ebsht\u00eb konstatuar pamund\u00ebsi p\u00ebr shlyerjen e \u00e7mimit t\u00eb k\u00ebtij apartamenti me burime t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>Puci i kund\u00ebrshtoi konkluzionet e KPK, duke pretenduar se hetimi administrativ \u00ebsht\u00eb kryer bazuar n\u00eb raportin e pasakt\u00eb e t\u00eb falsifikuar t\u00eb ILDKPKI-s\u00eb, si dhe n\u00eb dokumente t\u00eb falsifikuara nga shoq\u00ebria e nd\u00ebrtimit. Subjekti kund\u00ebrshtoi n\u00eb ankim edhe konstatimin e Komisionit p\u00ebr mosdeklarim t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb sip\u00ebrmarrjes dhe pages\u00ebs s\u00eb shum\u00ebs prej 10 mij\u00eb eurosh n\u00eb vitin 2004, duke pretenduar se asnj\u00eb nga k\u00ebto fakte nuk ka ndodhur. Sipas tij, gjith\u00eb mandatark\u00ebtimet jan\u00eb depozituar n\u00eb Komision dhe ato tregojn\u00eb q\u00eb pagesat p\u00ebr apartamentin jan\u00eb kryer nga i vjehrri. Ai ka pretenduar n\u00eb ankim se nuk ka dijeni p\u00ebr k\u00ebto akte dhe se kush e ka vendosur emrin e tij, duke e cil\u00ebsuar konkluzionin e KPK t\u00eb bazuar n\u00eb dokumente t\u00eb falsifikuara.<\/p>\n<p>Pretendimet e Pucit jan\u00eb gjetur t\u00eb pabazuara dhe nga Kolegji, q\u00eb vler\u00ebson se apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb \u00ebsht\u00eb pasuri e fshehur e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit. KPA konstaton se, subjekti, fillimisht gjat\u00eb hetimit administrativ dhe pa asnj\u00eb rezerv\u00eb, ka pranuar kryerjen e veprimeve juridike p\u00ebr apartamentin, p\u00ebrfshir\u00eb dhe deklarat\u00ebn noteriale t\u00eb heqjes dor\u00eb. Po ashtu, ka dh\u00ebn\u00eb shpjegime p\u00ebr shkaqet p\u00ebr t\u00eb cilat ai ka vepruar.<\/p>\n<p>\u201c[\u2026]n\u00eb kushtet q\u00eb n\u00eb ankim e n\u00eb parashtrimet e shumta n\u00eb adres\u00eb t\u00eb Kolegjit, subjekti paraqet nj\u00eb situat\u00eb faktike kryek\u00ebput t\u00eb ndryshme, n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb cil\u00ebs pretendon padijeni p\u00ebr pasqyrimin e emrit t\u00eb tij n\u00eb k\u00ebto akte apo edhe veprime t\u00eb kund\u00ebrligjshme nga t\u00eb tret\u00eb. Kjo qasje u vler\u00ebsua nga trupi gjykues si nj\u00eb p\u00ebrpjekje e subjektit p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbysur e kthyer n\u00eb favor t\u00eb situat\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb proces gjith\u00eb sa ka konstatuar Komisioni, bazuar edhe n\u00eb shpjegimet e zgjeruara t\u00eb tij gjat\u00eb hetimit administrativ\u201d, \u00e7mon Kolegji dhe shton se pohimet e subjektit p\u00ebrve\u00e7se jobind\u00ebse, jan\u00eb edhe t\u00eb pakuptimta.<\/p>\n<p>Ky konkluzion sipas Kolegjit, u jep p\u00ebrgjigje dhe pretendimeve t\u00eb Pucit, q\u00eb aludon p\u00ebr veprime t\u00eb kund\u00ebrligjshme nga disa persona fizik\u00eb, juridik\u00eb, e institucione n\u00eb d\u00ebm t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Duke konsideruar dhe faktin se subjekti ka qen\u00eb n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie, Kolegji vler\u00ebson se t\u00eb gjitha rrethanat e kualifikojn\u00eb at\u00eb n\u00eb kushtet e fshehjes s\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni ka hetuar dhe p\u00ebr disa transaksione nga vjehrri i Pucit dhe bashk\u00ebshortja nd\u00ebr vite. Ka rezultuar se vjehrri i ka d\u00ebrguar subjektit nj\u00eb sasi likuiditetesh n\u00eb vitet 2011-2012. Bashk\u00ebshortja i ka d\u00ebrguar t\u00eb atit vlera monetare n\u00ebp\u00ebrmjet depozitimeve cash n\u00eb vitet 2012-2019 dhe s\u00eb fundmi asaj i jan\u00eb d\u00ebrguar shuma nga babai. Transaksionet jan\u00eb konstatuar si t\u00eb paqarta prej Komisionit, si dhe se subjekti nuk ka shpjeguar dhe dokumentuar burimet e ligjshme t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb vjehrrit, i cili p\u00ebr k\u00ebto transaksione \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsuar person tjet\u00ebr i lidhur. Megjithat\u00eb, p\u00ebr k\u00ebto konstatime komisioni nuk ka nxjerr\u00eb konkluzione.<\/p>\n<p>Puci ka pretenduar se transaksionet jan\u00eb kryer si pasoj\u00eb e marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb vjehrrit me vajz\u00ebn e tij p\u00ebr mobilimin e apartamentit, n\u00eb form\u00ebn e ndihm\u00ebs p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar shpenzimet e p\u00ebrditshme. P\u00ebr burimet q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim, subjekti ka theksuar se jan\u00eb t\u00eb ardhurat e vjehrrit nga puna si elektricist, depozitat bankare, si dhe dy kredi t\u00eb marra prej tij p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar nevojat familjare.<\/p>\n<p>K\u00ebto transferta vler\u00ebsohen nga Kolegji si nj\u00eb aspekt dometh\u00ebn\u00ebs, q\u00eb p\u00ebrpos munges\u00ebs s\u00eb burimeve, jan\u00eb si nj\u00eb pasqyrim i krijimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve financiare t\u00eb pashpjeguara nga subjekti &#8211; kjo n\u00eb linj\u00eb me sa \u00ebsht\u00eb konstatuar edhe p\u00ebr veprimet juridike t\u00eb krijuara p\u00ebr apartamentin lidhur me sjellje t\u00eb Pucit n\u00eb munges\u00eb transparence.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim dhe Kolegji vler\u00ebson se prokurori Tasim Puci gjendet n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm dhe se shkarkimi i tij nga detyra duhet t\u00eb lihet n\u00eb fuqi.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ashtu si Komisioni, edhe Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA konkludoi se prokurori i Beratit, Tasim Puci ka kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb, megjith\u00ebse e gjeti nj\u00eb prej pretendimeve t\u00eb tij t\u00eb bazuar. Prokurori Puci u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK m\u00eb 15 prill t\u00eb vitit 2021 p\u00ebr problemet e konstatuara [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":79195,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,114,115],"tags":[853,779,1822,112,118,935,577],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Tasim-Puci-ne-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori i Beratit, Tasim Puci n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore me KPK. Foto: LSA ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79194"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79194"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79194\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":79196,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79194\/revisions\/79196"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79195"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79194"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79194"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79194"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}