{"id":79197,"date":"2025-02-06T13:39:58","date_gmt":"2025-02-06T12:39:58","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-lindita-sinanaj-deshtoi-te-permbyste-bilancin-negativ-ne-kpa\/2025\/02\/06\/"},"modified":"2025-02-06T13:41:48","modified_gmt":"2025-02-06T12:41:48","slug":"gjyqtarja-lindita-sinanaj-deshtoi-te-permbyste-bilancin-negativ-ne-kpa","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-lindita-sinanaj-deshtoi-te-permbyste-bilancin-negativ-ne-kpa\/2025\/02\/06\/","title":{"rendered":"Gjyqtarja Lindita Sinanaj d\u00ebshtoi t\u00eb p\u00ebrmbyste bilancin negativ n\u00eb KPA"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA e gjeti t\u00eb drejt\u00eb vendimmarrjen e Komisionit p\u00ebr shkarkimin nga detyra t\u00eb gjyqtares s\u00eb Apelit Administrativ, Lindita Sinanaj p\u00ebr bilancet negative n\u00eb vlera t\u00eb konsiderueshme, megjith\u00ebse pranoi si t\u00eb bazuara disa prej shkaqeve t\u00eb ngritura prej saj n\u00eb ankim.<\/p>\n<p>Sinanaj u shkarkua nga deytyra m\u00eb 8 korrik 2021, pasi KPK ngriti dyshime p\u00ebr kryerjen e transaksione fiktive me q\u00ebllim justifikimin e burimeve dhe fshehjen e pasurive, si dhe u konkludua nj\u00eb balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn 10.1 milion\u00eb lek\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, KPK nuk gjeti probleme n\u00eb past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs, profesionalizmin dhe n\u00eb 22 denoncimet e publikut ndaj Sinanajt.<\/p>\n<p>Shkaqet procedurale nuk u gjet\u00ebn t\u00eb bazuar nga Kolegji, duke vijuar me shqyrtimin e \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb dhom\u00eb k\u00ebshillimi lidhur me pretendimet p\u00ebr pasurin\u00eb.<\/p>\n<p>Sinanaj kund\u00ebrshtoi konkluzionin e KPK se gjendet n\u00eb pamund\u00ebsi financiare n\u00eb shum\u00ebn 2 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb n\u00eb apartament 2+1 n\u00eb Fier n\u00eb vitin 2000. Lidhur me k\u00ebt\u00eb pasuri, Komisioni konstatoi mosp\u00ebrputhje deklarimesh n\u00eb lidhje me burimin, pasi ato t\u00eb deklaruara n\u00eb deklarat\u00ebn veting, nuk p\u00ebrputhen me ato t\u00eb pretenduara gjat\u00eb hetimit administrativ. Po ashtu, KPK konkludoi se nuk \u00ebsht\u00eb provuar ligjshm\u00ebria e shum\u00ebs 600 mij\u00eb lek\u00eb e pretenduar si e dhuruar nga prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortit, me burim t\u00eb ardhurat nga bujq\u00ebsia, si dhe p\u00ebr vlera 1 milion e 950 mij\u00eb lek\u00eb, se i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga prind\u00ebrit e saj, me burim nga shitja e nj\u00eb apartamenti.<\/p>\n<p>Sinanaj e ka cil\u00ebsuar analiz\u00ebn e Komisionit t\u00eb mang\u00ebt dhe jo t\u00eb bazuar n\u00eb situat\u00ebn faktike duke ngritur pretendime lidhur me moskonsiderimin e shumave t\u00eb dh\u00ebna nga prind\u00ebrit e saj e t\u00eb bashk\u00ebshortit.<\/p>\n<p>Trupi gjykues \u00e7mon se n\u00eb funksion t\u00eb shqyrtimit t\u00eb shkakut t\u00eb ankimit q\u00eb i adresohet p\u00ebrfshirjes s\u00eb t\u00eb ardhurave nga prind\u00ebrit e subjektit dhe bashk\u00ebshortit t\u00eb saj, n\u00eb mesin e burimeve t\u00eb financimit t\u00eb apartamentit t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2000, s\u00eb pari duhet t\u00eb analizohen deklarimet e kryera n\u00eb vite, ato n\u00eb deklarat\u00ebn veting, si dhe gjat\u00eb hetimit administrativ. Po ashtu, i \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshtruar diskutimit dhe p\u00ebrfshirja ose jo e k\u00ebtyre shumave n\u00ebn p\u00ebrcaktimin \u201ckursimet familjare nd\u00ebr vite\u201d, si \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar n\u00eb deklarat\u00ebn veting.<\/p>\n<p>Lidhur me shum\u00ebn q\u00eb subjekti deklaron se i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn prej prind\u00ebrve t\u00eb saj, Kolegji v\u00ebren se k\u00ebta t\u00eb fundit nuk b\u00ebnin pjes\u00eb n\u00eb familjen gjyqtares Sinanaj n\u00eb koh\u00ebn e krijimit t\u00eb pasuris\u00eb, n\u00eb vitin 2000, pasi ajo kishte lidhur martes\u00ebn ligjore dhe kishte krijuar familjen e saj t\u00eb re.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, konstatohet se subjekti e ka deklaruar shum\u00ebn e dh\u00ebn\u00eb nga prind\u00ebrit me burim nga shitja e nj\u00eb apartamenti n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb babait t\u00eb saj, vet\u00ebm n\u00eb p\u00ebrgjigjet e pyet\u00ebsorit nr.4, gjat\u00eb hetimit administrativ. Sipas KPA, mbetet deklarativ pretendimi se kjo shum\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituar prej subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit n\u00eb koh\u00ebn e blerjes s\u00eb apartamentit.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Kloegji ka kryer dhe analiz\u00eb p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e prind\u00ebrve p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb vitin 1998, prej nga ka reuzltuar bilanc negativ. N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb shqyrtimit t\u00eb k\u00ebtij shkaku ankimi, KPA vler\u00ebson se me Komisioni me t\u00eb drejt\u00eb nuk e ka konsideruar n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb apartamentit shum\u00ebn e pretenduar nga Sinanaj se i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb prej prind\u00ebrve t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Duke ndjekur t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn metodologji, Kolegji ka arritur n\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb ndrysh\u00ebm p\u00ebr shum\u00ebn 600 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb pretenduar se \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortit. KPA konstaton se n\u00eb vitin 2000, kur \u00ebsht\u00eb bler\u00eb apartamenti, subjekti, bashk\u00ebshorti dhe prind\u00ebrit e k\u00ebtij t\u00eb fundit ishin n\u00eb nj\u00eb certifikat\u00eb familjare. Nga verifikimi deklaratave t\u00eb Sinanajt, ka rezultuar se ajo ka sh\u00ebnuar se n\u00eb em\u00ebr t\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb bashk\u00ebshortit \u00ebsht\u00eb regjistruar nj\u00eb sip\u00ebrfaqe toke 17 mij\u00eb e 470 m2 dhe t\u00eb ardhura t\u00eb krijuara prej saj. Nisur nga k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna, Kolegji e vler\u00ebson t\u00eb besuesh\u00ebm pretendimin e Sinanajt se prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortit kan\u00eb kontribuar n\u00eb krijimin e k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Nga verifikimi i akteve, nuk jan\u00eb konstatuar dokumente ligjore q\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetonin t\u00eb ardhurat e prind\u00ebrve t\u00eb bashk\u00ebshortit nga bujq\u00ebsia. Megjithat\u00eb, Kolegji ka \u00e7muar q\u00eb shpenzimet e jetes\u00ebs s\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb bashk\u00ebshortit ti konsideroj\u00eb t\u00eb mbuluara nga t\u00eb ardhurat prej shfryt\u00ebzimit t\u00eb tok\u00ebs bujq\u00ebsore, nd\u00ebrsa t\u00eb ardhurat nga pensionet e tyre n\u00eb mas\u00ebn 333 mij\u00eb lek\u00eb, jan\u00eb konsideruar si af\u00ebsi financiare.<\/p>\n<p>Subjekti ka ngritur pretendime dhe p\u00ebr p\u00ebrllogaritje t\u00eb pasakta t\u00eb Komisionit lidhur me t\u00eb ardhurat nga pun\u00ebsimi bashk\u00ebshortit dhe n\u00eb shpenzimet e jetes\u00ebs.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, edhe pas korrigjimit t\u00eb analiz\u00ebs financiare lidhur me t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit dhe konsiderimin e shum\u00ebs prej 333 mij\u00eb lek\u00ebsh nga prind\u00ebrit e tij, s\u00ebrish ka rezultuar pamund\u00ebsi financiare n\u00eb shum\u00ebn prej 1.8 milion\u00eb lek\u00ebsh p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb Fier n\u00eb vitin 2000.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Kolegji ka rr\u00ebzuar konkluzionin e KPK, se shitja e apartamentit n\u00eb Fier n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2012 mund t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb fiktive, me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb justifikuar blerjen e nj\u00eb banese dhe garazhi n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>KPA sjell n\u00eb v\u00ebmendje se apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb \u00ebsht\u00eb bler\u00eb rreth nj\u00eb vit para shitjes s\u00eb banes\u00ebs n\u00eb Fier dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, \u00e7mimi i shitjes nuk rezulton t\u00eb ket\u00eb sh\u00ebrbyer n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb p\u00ebr krijimin e ndonj\u00eb pasurive. \u201c\u2026p\u00ebr pasoj\u00eb subjekti nuk mund t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrdorur drejtp\u00ebrdrejt t\u00eb ardhurat e realizuara nga \u2018shitja fiktive\u2019, p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj prone, ndryshe nga arsyetimi i Komisionit q\u00eb pranon t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn\u201d, citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Q\u00ebndrimi i KPK cil\u00ebsohet si i pamb\u00ebshtetur n\u00eb t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb krijojn\u00eb bindjen p\u00ebr k\u00ebt\u00eb konkluzion, p\u00ebr arsye se n\u00eb kontrat\u00ebn noteriale premtim shitje t\u00eb lidhur n\u00eb dhjetor 2012, pal\u00ebt kan\u00eb cil\u00ebsuar vijimin e p\u00ebrdorimit nga subjekti dhe familja e saj t\u00eb apartamentit n\u00eb Fier, deri n\u00eb pagimin e plot\u00eb t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb shitjes nga pala bler\u00ebse, q\u00eb sipas KPA, duket se e ka shlyer at\u00eb plot\u00ebsisht n\u00eb janar vitit 2016.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se konstatimi i KPK se \u00e7mimi i shitjes s\u00eb apartamentit ne Fier \u00ebsht\u00eb m\u00eb i lart\u00eb se \u00e7mimi i referenc\u00ebs sipas Entit Komb\u00ebtar t\u00eb Banesave, duket se ka l\u00ebn\u00eb jasht\u00eb analiz\u00ebs faktin se edhe \u00e7mimi i blerjes s\u00eb k\u00ebsaj pasurie n\u00eb vitin 2000, n\u00eb shum\u00ebn 3.9 milion\u00eb lek\u00eb, ka qen\u00eb ndjesh\u00ebm m\u00eb i lart\u00eb se ai i shitjes s\u00eb banesave n\u00eb tregun e lir\u00eb.<\/p>\n<p>Kolegji argumenton se shitja e k\u00ebsaj pasurie duket se nuk i sh\u00ebrben ndonj\u00eb nevoje emergjente t\u00eb subjektit p\u00ebr pasjen e likuiditeteve. Mungesa e burimeve p\u00ebr ta bler\u00eb apartamentin n\u00eb vitin 2000, i mbetur si i vetmi argument i qen\u00ebsish\u00ebm n\u00eb analiz\u00ebn e KPK, vler\u00ebsohet e pamjaftueshme p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur konkluzionin p\u00ebr fiktivitetin e shitjes s\u00eb k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, p\u00ebr efekt t\u00eb analiz\u00ebs financiare, KPA ka p\u00ebrfshir\u00eb si t\u00eb ardhur shum\u00ebn 73 mij\u00eb euro t\u00eb siguruar nga shitja e apartamentit n\u00eb Fier.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, kjo rrethan\u00eb nuk ka ndikuar n\u00eb analiz\u00ebn e blerjes s\u00eb apartamentit dhe garazhit nb\u00eb Tiran\u00eb, me burim nj\u00eb hua prej 80 mij\u00eb eurosh. Sipas Kolegjit, huaja q\u00eb \u00ebsht\u00eb deklaruar si burim i vet\u00ebm i k\u00ebsaj pasurie, mbeti e paprovuar si e krijuar me burime t\u00eb ligjshme. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb \u00ebsht\u00eb gjetur i drejt\u00eb konkluzioni i KPK, se Sinanaj gjendet n\u00eb kushtet e munges\u00ebs s\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb k\u00ebt\u00eb pron\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, \u00ebsht\u00eb pranuar si i drejt\u00eb pretendimi i subjektit, se ajo ka pasur mund\u00ebsi p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti n\u00eb vitin 2017<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb pretendimet e Sinanajt, Kolegji ka rishikuar dhe analiz\u00ebn financiare t\u00eb KPK, q\u00eb kishte konkluduar biulanc negativ t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm n\u00eb vler\u00ebn 10.1 milion\u00eb lek\u00eb. KPA ka konsideruar n\u00eb analiz\u00eb t\u00eb ardhurat nga shitja e apartamentit n\u00eb Fier, si dhe pretendime t\u00eb tjera t\u00eb subjektit, por s\u00ebrish ka mbetur pamund\u00ebsi financiare n\u00eb vler\u00ebn 9.4 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e apartamentit dhe garazhit n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 2012, p\u00ebr arsye t\u00eb mosprovimit t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme t\u00eb shum\u00ebs s\u00eb marr\u00eb hua, si dhe ka rezultuar nj\u00eb balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 790 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2015. K\u00ebto konkluzione, sipas KPA, e vendosin gjyqtaren Lindita Sinanaj n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm, duke l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi shkarkimin e saj.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA e gjeti t\u00eb drejt\u00eb vendimmarrjen e Komisionit p\u00ebr shkarkimin nga detyra t\u00eb gjyqtares s\u00eb Apelit Administrativ, Lindita Sinanaj p\u00ebr bilancet negative n\u00eb vlera t\u00eb konsiderueshme, megjith\u00ebse pranoi si t\u00eb bazuara disa prej shkaqeve t\u00eb ngritura prej saj n\u00eb ankim. Sinanaj u shkarkua nga deytyra m\u00eb 8 korrik 2021, pasi [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":79198,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,114,115],"tags":[107,1822,112,221,496],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Lindita-Sinanaj-ne-KPK-111.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Lindita Sinanaj e Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit para seanc\u00ebs n\u00eb KPK. Foto: LSA","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79197"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79197"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79197\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":79199,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79197\/revisions\/79199"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79198"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79197"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79197"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79197"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}