{"id":79212,"date":"2025-02-18T17:26:46","date_gmt":"2025-02-18T16:26:46","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-njihet-me-konkluzionet-perfundimtare-ne-ceshtjen-e-prokurorit-valentin-preci\/2025\/02\/18\/"},"modified":"2025-02-18T17:27:41","modified_gmt":"2025-02-18T16:27:41","slug":"kpa-njihet-me-konkluzionet-perfundimtare-ne-ceshtjen-e-prokurorit-valentin-preci","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-njihet-me-konkluzionet-perfundimtare-ne-ceshtjen-e-prokurorit-valentin-preci\/2025\/02\/18\/","title":{"rendered":"KPA njihet me konkluzionet p\u00ebrfundimtare n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e prokurorit Valentin Pre\u00e7i"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u njoh t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 19 shkurt me konkluzionet p\u00ebrfiundimtare n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e prokurorit t\u00eb Tiran\u00ebs, Valentin Pre\u00e7i. Drejtuesi i Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, Altin Dumani u q\u00ebndroi shkaqeve t\u00eb ankimit si dhe parashtroi q\u00ebndrimin p\u00ebr gjetjen lidhur me komunikime t\u00eb prokurorit Pre\u00e7i me Arben Frrokun, disa muaj para nj\u00eb udh\u00ebtimi q\u00eb kan\u00eb kryer s\u00eb bashku e m\u00eb von\u00eb me v\u00ebllain e tij Mark Frroku, si dhe k\u00ebrkoi p\u00ebrfundimisht shkarkimin e k\u00ebtij subjekti rivler\u00ebsimi p\u00ebr probleme n\u00eb t\u00eb tre kriteret.<\/p>\n<p>Prokurori Valentin Pre\u00e7i nuk ishte i pranish\u00ebm n\u00eb seanc\u00ebn e t\u00eb mart\u00ebs. Konkluzionet dhe k\u00ebrkimet e tij p\u00ebrfundimtare u paraqit\u00ebn prej avokates Romina Zano, e cila i cil\u00ebsoi t\u00eb pabazuara argumentet e Dumanit dhe k\u00ebrkoi l\u00ebninen n\u00eb fuqi t\u00eb konfirmimit t\u00eb t\u00eb mbrojturit prej saj.<\/p>\n<p>Pre\u00e7i u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb m\u00eb 10 janar t\u00eb vitit 2024 me shumic\u00ebn e votave t\u00eb trup\u00ebs s\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, q\u00eb kreu procesin e rivler\u00ebsimit t\u00eb tij. Bazuar n\u00eb nj\u00eb rekomandim t\u00eb ONM-s\u00eb, ish-Komisioneri Publik, Florian Ballhysa k\u00ebrkoi shkarkimin p\u00ebr probleme n\u00eb t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit, at\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb, past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe profesionalizmit.<\/p>\n<p><strong>Vler\u00ebsimi p\u00ebr pasurin\u00eb <\/strong><\/p>\n<p>Dumani konstatoi se prokurori Pre\u00e7i gjendet n\u00eb munges\u00eb t\u00eb burimeve financiare t\u00eb ligjshme dhe se ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb dhe t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb. Konkluzionet lidhen me nj\u00eb apartament e nj\u00eb garazh n\u00eb Tiran\u00eb; me shpenzimet e udh\u00ebtimit dhe q\u00ebndrimit n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, SHBA, t\u00eb bashk\u00ebshortes; si dhe mbi pretendimet p\u00ebr mbulimin e disa shpenzimeve nga babai i k\u00ebsaj t\u00eb fundit, p\u00ebr shlyerjen e disa k\u00ebsteve t\u00eb nj\u00eb kredie.<\/p>\n<p>Sipas Dumanit, subjekti nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb plot\u00ebsisht burimet q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr apartamentin dhe garazhin n\u00eb kryeqytet.<\/p>\n<p>Ndryshe nga q\u00ebndrimet e m\u00ebparshme lidhur me t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortes s\u00eb subjektit nga puna si kryeredaktore n\u00eb nj\u00eb revist\u00eb, Dumani tha se me aktet e dor\u00ebzuara \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar pun\u00ebsimi i saj. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb ai k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb konsiderohen n\u00eb analiz\u00eb t\u00eb ardhurat nga ky pun\u00ebsim, sipas deklarimeve p\u00ebrkat\u00ebse vjetore.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, ai theksoi se mbeten n\u00eb nivel deklarativ pretendimet p\u00ebr financimin e disa k\u00ebsteve t\u00eb nj\u00eb kredie nga vjehrri i subjektit, si dhe p\u00ebr mbulimin e shpenzimeve t\u00eb udh\u00ebtimeve n\u00eb SHBA. Dumani v\u00ebrejti se subjekti fillimisht ka deklaruar se shpenzimet e udh\u00ebtimeve jasht\u00eb shtetit jan\u00eb mbuluar nga t\u00eb ardhurat e tij dhe t\u00eb bashk\u00ebshortes. Nd\u00ebrsa m\u00eb von\u00eb ka shpjeguar se jan\u00eb mbuluar nga t\u00eb af\u00ebrm.<\/p>\n<p>Sipas Dumanit, subjekti nuk ka b\u00ebr\u00eb deklarime p\u00ebr shpenzimet e lindjes s\u00eb f\u00ebmij\u00ebve n\u00eb SHBA. Po ashtu, cil\u00ebsoi si deklarative pretendimet p\u00ebr t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortes nga asistenca sociale.<\/p>\n<p>Edhe t\u00eb ardhurat e deklaruara si t\u00eb p\u00ebrfituara n\u00eb loto sportive n\u00eb vitin 2010 konsiderohen prej Dumanit si t\u00eb paprovuara. Ai argumentoi se si prov\u00eb \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar vet\u00ebm nj\u00eb v\u00ebrtetim nga shoq\u00ebria.<\/p>\n<p>Prokurori Dumani deklaroi se subjekti nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb dot pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb t\u00eb ardhurave p\u00ebr t\u00eb cilat i \u00ebsht\u00eb kaluar barra e prov\u00ebs, si dhe as nuk kund\u00ebrshtoi dot pamund\u00ebsin\u00eb financiare. N\u00eb p\u00ebrfundim, ai konkludoi se Pre\u00e7i ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb e t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Avokatja Romina Zano parashtroi fillimisht nj\u00eb historik t\u00eb aspektit profesional t\u00eb subjektit n\u00eb organin e prokuroris\u00eb dhe solli n\u00eb v\u00ebmendje se \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar shum\u00eb mir\u00eb n\u00eb vijim\u00ebsi, si dhe se nuk ka marr\u00eb ndonj\u00eb mas\u00eb disiplinore.<\/p>\n<p>Ajo u shpreh se shkaqet e ankimit nuk argumentojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejt\u00eb se cil\u00ebt prej pretendimeve apo argumenteve t\u00eb paraqitura prej subjektit, bien ndesh me gjendjen e akteve dhe konkluzionet e KPK. Sipas Zanos, k\u00ebto rrethana e vendosin Pre\u00e7in n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb kuptuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb qart\u00eb k\u00ebto shkaqe ankimi q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb jap\u00eb argumente t\u00eb plota p\u00ebr sqarimin e tyre, si dhe se bien ndesh me jurispudenc\u00ebn e Kolegjit.<\/p>\n<p>Zano theksoi se jan\u00eb provuar t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortes nga pun\u00ebsimi n\u00eb nj\u00eb revist\u00eb. Lidhur me financimin e shpenzimeve p\u00ebr k\u00ebstet e kredis\u00eb nga vjehrri subjektit, Zano tha se n\u00eb pyet\u00ebsorin standard ka sqaruar p\u00ebr Komisionin se babai i bashk\u00ebshortes ka mbuluar nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre shpenzimeve. Pre\u00e7i pretendon n\u00eb konkluzione se deklarimi ka qen\u00eb i plot\u00eb duke evidentuar koh\u00ebn e dh\u00ebnies s\u00eb vlerave, shum\u00ebn e financiuar, burimin e krijimit e q\u00ebllimin. Sipas tij, \u00ebsht\u00eb provuar deklarimi i k\u00ebtij financimi sipas pyet\u00ebsorit standard t\u00eb KPK, si dhe \u00ebsht\u00eb konfirmuar marr\u00ebdh\u00ebnia nga vjehrri dhe burimet e ligjshme.<\/p>\n<p>Zano paraqiti n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb detajuar t\u00eb dh\u00ebnat lidhur me shpenzimet e udh\u00ebtimit jasht\u00eb shtetit duke e cil\u00ebsuar t\u00eb drejt\u00eb rezultatin e KPK, t\u00eb bazuar n\u00eb dokumentet e dor\u00ebzuara si prova.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me shpenzimet mjek\u00ebsore p\u00ebr lindjen e f\u00ebmij\u00ebve n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, u soll n\u00eb v\u00ebmendje nj\u00eb kthim p\u00ebrgjigje prej organit kompetent n\u00eb SHBA, q\u00eb sipas subjektit konfirmon faktin se nuk ka asnj\u00eb shpenzim t\u00eb deklaruesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Avokatja Zano k\u00ebrkoi rishikimin e t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb p\u00ebrfituara nga bashk\u00ebshortja e subjektit n\u00eb SHBA, duke petenduar se n\u00ebse do t\u00eb konsideroheshin aktet e administruara, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb plot\u00ebsoheshin kriteret p\u00ebr t\u2019u konsideruar t\u00eb ligjshme. Subjekti k\u00ebrkon q\u00eb t\u00eb konsiderohet e ligjshme dhe shuma e fituar n\u00eb loto sportive n\u00eb vitin 2010, megjith\u00ebse v\u00ebren se nuk jan\u00eb deklaruar si burim p\u00ebr ndonj\u00eb pasuri.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Zano u shpreh se bilanci negativ n\u00eb vler\u00eb t\u00eb vog\u00ebl i konstatuar n\u00eb periudh\u00ebn e rivler\u00ebsimit, nuk mund t\u00eb sjell\u00eb penalizim.<\/p>\n<p><strong>Figura dhe profesionalizmi<\/strong><\/p>\n<p>Dumani deklaroi se subjekti gjendet n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm dhe n\u00eb kriterin e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs. Sipas tij, Pren\u00e7i nuk ka plot\u00ebsuar sakt\u00eb formularin e deklarimit t\u00eb figur\u00ebs, lidhur me kontaktet me v\u00ebllez\u00ebrit Mark dhe Arben Frroku, t\u00eb hetuar p\u00ebr vepra t\u00eb r\u00ebnda kriminale dhe krim t\u00eb organizuar. Nisur nga fakti se Pren\u00e7i dhe Arben Frroku kan\u00eb pasur komunikime disa muaj para se t\u00eb udh\u00ebtonin s\u00eb bashku drejt Malit t\u00eb Zi n\u00eb qershor t\u00eb 2012-\u00ebs, si dhe ka udh\u00ebtuar pak koh\u00eb m\u00eb von\u00eb me Mark Frrokun drejt Kosov\u00ebs, Dumani vler\u00ebson se k\u00ebto udh\u00ebtime duken jo t\u00eb rast\u00ebsishme.<\/p>\n<p>Sipas Dumanit, prokurori Pre\u00e7i duhej t\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb detajuar p\u00ebr figur\u00ebn, q\u00eb t\u00eb b\u00ebnte t\u00eb mundur verifikimin dhe arritjen n\u00eb konkluzion n\u00ebse kishte t\u00eb b\u00ebnte ose jo me kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme.<\/p>\n<p>Dumani k\u00ebrkoi q\u00eb sjellja e subjektit lidhur me k\u00ebto rrethana t\u00eb konsiderohet se ka sjell\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb zbulimin e t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs.<\/p>\n<p>Zano solli n\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb Kolegjit se t\u00eb gjitha institucionet kan\u00eb konstatuar p\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb e subjektit p\u00ebr t\u00eb vijuar detyr\u00ebn dhe se \u00ebsht\u00eb evidentuar se nuk ka t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb ai t\u00eb ket\u00eb pasur kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme. Sipas saj, Pre\u00e7i ka deklaruar n\u00eb pyet\u00ebsorin standard \u00e7do udh\u00ebtim jasht\u00eb shtetit, p\u00ebrfshi dhe me Arben Frrokun n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2012 dhe n\u00eb muajin korrik me v\u00ebllain e tij, Mark Frroku.<\/p>\n<p>Sipas subjektit, ai nuk i ka fshehur k\u00ebto kontakte dhe se nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar q\u00eb takimi me ta t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb i panifikuar dhe i q\u00ebllimsh\u00ebm. Zano u shpreh se n\u00eb nj\u00eb rast udh\u00ebtimi ka qen\u00eb p\u00ebr q\u00ebllime humane dhe tjetri p\u00ebr vizit\u00eb turustike nj\u00eb ditore. Po ashtu, njohjet e t\u00eb af\u00ebrmve t\u00eb Pre\u00e7it me k\u00ebta persona u p\u00ebrdor\u00ebn si argument, se kan\u00eb qen\u00eb nj\u00eb lloj sigurie se nuk kishin problem me ligjin.<\/p>\n<p>Po ashtu, u konstatua se kontaktet kan\u00eb ndodhur koh\u00eb p\u00ebrpara se v\u00ebllez\u00ebrit Frroku t\u00eb procedoheshin apo t\u00eb ekspozoheshin publikisht. Sipas Zanos, q\u00eb prej momentit kur subjekti ka m\u00ebsuar nga mediat p\u00ebr problemet e v\u00ebllez\u00ebrve Frroku, ka qen\u00eb i kujdessh\u00ebm q\u00eb t\u00eb mos ket\u00eb as kontakt rast\u00ebsor me ata.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb paraqitjes s\u00eb argumenteve p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkak ankimi, Zano tha se \u00ebsht\u00eb provuar se kontaktet e deklaruara nuk p\u00ebrmbushin kushtet ligjore p\u00ebr t\u2019u konsideruar si kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme.<\/p>\n<p>N\u00eb aspektin profesional u trajtua nj\u00eb rast konflikti interesi n\u00eb dukje lidhur me pranimin nga subjekti i nj\u00eb donacioni n\u00eb shum\u00ebn 30 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr djalin e s\u00ebmur\u00eb, prej ortakut t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie q\u00eb ka qen\u00eb pal\u00eb e d\u00ebmtuar n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb hetuar nga prokurori Pre\u00e7i, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ka marr\u00eb vendim pezullimi. Sipas Dumanit, nuk q\u00ebndron pretendimi se vendimarrja p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje nuk ka qen\u00eb p\u00ebrfundimtare pasi \u00ebsht\u00eb pezulluar. Drejtuesi i SPAK solli n\u00eb v\u00ebmendje se \u00e7\u00ebshtjet pezullohen pasi kryhen t\u00eb gjitha veprimet hetimore dhe se vendimi n\u00eb fjal\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfundimtar dhe lejohet ankim n\u00eb gjykat\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu, drejtuesi i SPAK k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb merret n\u00eb konsiderat\u00eb dhe gjetja p\u00ebr nj\u00eb vendimarrje t\u00eb subjektit p\u00ebr mosfillimin e nj\u00eb procedimi penal me argumentin se kishte natyr\u00eb civile. Gjykata e ka rr\u00ebzuar k\u00ebt\u00eb vendimarrje t\u00eb subjektit dhe ka urdh\u00ebruar kryerjen e veprimeve t\u00eb reja hetimore. Dumani v\u00ebrejti se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, subjekti nuk ka hetuar p\u00ebr t\u00eb dyshuarin kryesor.<\/p>\n<p>Ai k\u00ebrkoi q\u00eb k\u00ebto gjetje t\u00eb konsiderohen n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor, n\u00eb drejtim t\u00eb c\u00ebnimit t\u00eb besimit tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, drejtuesi i SPAK k\u00ebrkoi shkarkimin nga detyra t\u00eb prokurorit Valentin Pre\u00e7i.<\/p>\n<p>Subjekit kund\u00ebrshton q\u00eb t\u00eb jet\u00eb gjendur n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit, me argumentet se ka disponuar me vendimarrje q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb zgjidhje \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb tetor t\u00eb vitit 2015, nd\u00ebrsa donacioni \u00ebsht\u00eb kryer n\u00eb prill t\u00eb 2016-\u00ebs. Sipas Pre\u00e7it, mund t\u00eb gjendej n\u00eb konflikt interesi n\u00ebse vendimarrja do ishte marr\u00eb pasi t\u00eb ishte kryer donacioni.<\/p>\n<p>Lidhur me mosfillimin e hetimit, Pre\u00e7i pretendon se nuk ka asnj\u00eb mang\u00ebsi t\u00eb hetimet e kryera prej tij. Sipas subjektit, nuk \u00ebsht\u00eb i bazuar pretendimi n\u00eb ankim i bazuar vet\u00ebm nga q\u00ebndrimi i ndrysh\u00ebm i gjykat\u00ebs, duke argumentuar se logjika e prokurorit nuk mund t\u00eb vler\u00ebsohet mbi baz\u00ebn e treguesve standard, pasi do t\u00eb c\u00ebnonte parimin e vendimarrjes.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, avokatja Romina Zano k\u00ebrkoi l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb vendimit t\u00eb Komisionit p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb prokurorit t\u00eb Tiran\u00ebs, Valentin Pre\u00e7i.<\/p>\n<p>Kolegji u t\u00ebrhoq p\u00ebr vendimarrje q\u00eb do t\u00eb shpallet me dat\u00eb 26 shkurt, n\u00eb or\u00ebn 15:00.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u njoh t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 19 shkurt me konkluzionet p\u00ebrfiundimtare n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e prokurorit t\u00eb Tiran\u00ebs, Valentin Pre\u00e7i. Drejtuesi i Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, Altin Dumani u q\u00ebndroi shkaqeve t\u00eb ankimit si dhe parashtroi q\u00ebndrimin p\u00ebr gjetjen lidhur me komunikime t\u00eb prokurorit Pre\u00e7i me Arben Frrokun, disa muaj para nj\u00eb [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":79213,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2],"tags":[112,133,119,122,675,1276],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/DSC_6026.jpg","fifu_image_alt":"An\u00ebtar\u00ebt e Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, Mimoza Tasi, Sokol \u00c7omo, Albana Shtylla, Natasha Mulaj dhe Rezarta Schuetz. Foto: Nensi Bogdani\/ BIRN. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79212"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79212"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79212\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":79214,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79212\/revisions\/79214"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79213"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79212"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79212"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79212"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}