{"id":79218,"date":"2025-02-19T18:55:46","date_gmt":"2025-02-19T17:55:46","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/dy-qendrimet-e-kpa-per-prokuroren-zena-lila\/2025\/02\/19\/"},"modified":"2025-02-19T18:57:28","modified_gmt":"2025-02-19T17:57:28","slug":"dy-qendrimet-e-kpa-per-prokuroren-zena-lila","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/dy-qendrimet-e-kpa-per-prokuroren-zena-lila\/2025\/02\/19\/","title":{"rendered":"Dy q\u00ebndrimet e KPA p\u00ebr prokuroren Zena Lila"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u nda n\u00eb vler\u00ebsimin e prokurores s\u00eb Elbasanit, Zena Lila, ku shumica e gjeti t\u00eb pabazuar n\u00eb ligj e n\u00eb prova konkluzionin e Komisionit lidhur me pasurin\u00eb e k\u00ebtij subjekt rivler\u00ebsimi, duke e shkarkuar at\u00eb nga detyra. Pakica \u00e7moi se bazuar n\u00eb parimin e proporcionalitetit, vendimi i Komisionit duhej t\u00eb lihej n\u00eb fuqi, megjith\u00ebse me tjet\u00ebr arsyetim.<\/p>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK e konfirmoi prokuroren Lila m\u00eb 10 janar t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, duke konstatuar se pasuria e familjes s\u00eb saj p\u00ebrb\u00ebhet nga nj\u00eb sht\u00ebpi n\u00eb Tiran\u00eb, nj\u00eb makin\u00eb dhe depozit\u00eb n\u00eb bono thesari n\u00eb vler\u00ebn 3.8 milion\u00eb lek\u00eb, e krijuar me pun\u00ebn e pand\u00ebrprer\u00eb nga viti 1992 e n\u00eb vijim. Rezultati negativ financiar n\u00eb 2005 p\u00ebr shkak t\u00eb mosprovimit t\u00eb t\u00eb ardhurave nga shitja e nj\u00eb banese dhe pamund\u00ebsit\u00eb financiare n\u00eb vitet n\u00eb vijim, q\u00eb sipas KPK, dukej se kishin ardhur si pasoj\u00eb e pasakt\u00ebsive n\u00eb deklarimeve t\u00eb gjendjes cash, u vler\u00ebsuan n\u00eb frym\u00ebn e parimit t\u00eb objektivitetit dhe proporcionalitetit me konkluzionin se nuk p\u00ebrb\u00ebnin shkak p\u00ebr penalizim. Po ashtu, Lila mori vler\u00ebsim pozitiv p\u00ebr figur\u00ebn dhe profesionalizmin.<\/p>\n<p>Vendimmarrja e Komisionit p\u00ebr prokuroren Lila u ankimua nga ish-Komisionerja Publike, Irena Nino, e cila theksoi se mbetej e paprovuar ekzistenca e pasuris\u00eb s\u00eb deklaruar si e shitur dhe po ashtu dhe t\u00eb ardhurat e pretenduara t\u00eb p\u00ebrfituara prej saj, n\u00eb vler\u00ebn 1.1 milion\u00eb lek\u00eb, t\u00eb deklaruara si burim p\u00ebr apartamentin n\u00eb Tiran\u00eb. Sipas Ninos, edhe bilanci negativ p\u00ebr periudh\u00ebn tjet\u00ebr ishte m\u00eb i madh nga sa kishte konstatuar KPK. Ajo k\u00ebrkoi shkarkimin e Lil\u00ebs nga detyra, k\u00ebrkim q\u00eb u gjet i drejt\u00eb prej shumic\u00ebs s\u00eb Kolegjit t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga relatorja Mimoza Tasi dhe an\u00ebtar\u00ebt Sokol \u00c7omo, Albana Shtylla e Rezarta Schuetz.<\/p>\n<p><strong>Vler\u00ebsimet ndryshe<\/strong><\/p>\n<p>Trupi gjykues i KPA konstaton se Komisionerja Publike ndan t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebndrim si Komisioni se nuk ka rrethana q\u00eb mund t\u00eb dokumentojn\u00eb ekzistenc\u00ebn e shitjes s\u00eb 200 m2 truall s\u00eb bashku me sip\u00ebrfaqe nd\u00ebrtimore t\u00eb paregjistruara dhe p\u00ebrfitimin e vler\u00ebs 1.1 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2005 \u2013 tw deklaruar si burim pwr njw apartament nw kryeqytet. Deklarimi i depozit\u00ebs me vler\u00eb 2.3 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb 2004, me burim shitjen e sht\u00ebpis\u00eb konsiderohet i pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb argumentuar ekzistenc\u00ebn e k\u00ebtyre pasurive dhe shumwn 1.1 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb pretenduar se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituar nga shitja e tyre.<\/p>\n<p>Subjekti ka kund\u00ebrshtuar analiz\u00ebn e kryer nga Komisioni duke pretenduar, nd\u00ebr t\u00eb tjera, rishikimin e llogaritjeve t\u00eb kryera mbi likuiditetet gjendje n\u00eb llogarit\u00eb bankare t\u00eb saj dhe t\u00eb bashk\u00ebshortit, rishikimin e shpenzimeve t\u00eb jetes\u00ebs p\u00ebr periudh\u00ebn q\u00eb nga viti 1992 n\u00eb p\u00ebrputhje me standardin e vendosur nga Kolegji, si dhe p\u00ebrfshirjen e gjith\u00eb vler\u00ebs s\u00eb shitjes s\u00eb sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb Gramsh n\u00eb vitin 2005, p\u00ebrfshir\u00eb edhe pjes\u00ebn informale, n\u00eb vler\u00ebn totale prej 1.6 milion\u00eb lek\u00ebsh. Ajo ka argumentuar se shuma prej 1.1 milion\u00eb lek\u00ebsh \u00ebsht\u00eb e ardhur nga shitja e truallit dhe nd\u00ebrtes\u00ebs informale n\u00eb 2005-\u00ebn, duke n\u00ebnvizuar se veprimet me bler\u00ebsin jan\u00eb kryer n\u00eb rrug\u00eb bankare.<\/p>\n<p>KPA konstaton se Lila i ka deklaruar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn veting t\u00eb ardhurat nga shitja e pasurive informale si burim p\u00ebr banes\u00ebn n\u00eb Tiran\u00eb, nd\u00ebrsa nga aktet nuk rezulton t\u00eb ket\u00eb paraqitur ndonj\u00eb dokumentacion justifikues ligjor mbi posedimin e k\u00ebsaj pasurie, si dhe p\u00ebr vler\u00ebn q\u00eb pretendon se ka p\u00ebrfituar.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse Komisioni dhe ish-Komisionerja kan\u00eb ndar\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin mendim p\u00ebr mosp\u00ebrfshirjen n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb vler\u00ebs 1.1 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2005, KPA v\u00ebren se ndryshimi q\u00ebndron n\u00eb faktin se p\u00ebr Ninon, e gjith\u00eb shuma p\u00ebrb\u00ebn pamjaftueshm\u00ebri financiare, kurse KPK e ka lidhur pamund\u00ebsin\u00eb e subjektit p\u00ebr krijimin e apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb, me rezultatin e analiz\u00ebs s\u00eb vitit 2005, kur \u00ebsht\u00eb konstatuar pamund\u00ebsi n\u00eb shum\u00ebn 1 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni e ka vler\u00ebsuar munges\u00ebn e burimeve financiare t\u00eb ligjshme n\u00eb frym\u00ebn e parimit t\u00eb objektivitetit dhe proporcionalitetit, duke mos e penalizuar subjektin me mas\u00ebn disiplinore t\u00eb shkarkimit. Nd\u00ebrsa ish-Komisionerja Publike ka \u00e7muar se pamjaftueshm\u00ebria n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast dhe ajo e burimeve t\u00eb ligjshme n\u00eb krijimin e depozitave t\u00eb investuara n\u00eb form\u00ebn e bonove t\u00eb thesarit e p\u00ebr mbulimin e shpenzimeve, e ngarkojn\u00eb subjektin me p\u00ebrgjegj\u00ebsi, duke e b\u00ebr\u00eb deklarimin e saj t\u00eb pasakt\u00eb dhe t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Edhe Kolegji konstaton se subjekti nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb me dokumentacion justifikues ligjor asnj\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb sip\u00ebrfaqes informale t\u00eb pretenduar n\u00eb posedim. N\u00eb vendim thuhet se kontrata e shitjes s\u00eb vitit 2005 referon vet\u00ebm sip\u00ebrfaqen e dokumentuar t\u00eb pron\u00ebs dhe vler\u00ebn prej 500 mij\u00eb lek\u00ebsh, aq sa \u00ebsht\u00eb p\u00ebrllogaritur n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb Komisionit. N\u00eb deklarat\u00ebn e vitit 2003, subjekti ka deklaruar vet\u00ebm zot\u00ebrimin e sip\u00ebrfaqes s\u00eb dokumentuar, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk p\u00ebrmendet ekzistenca e pjes\u00ebs informale t\u00eb pron\u00ebs. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, edhe Kolegji vler\u00ebson se t\u00eb ardhurat e pretenduara t\u00eb p\u00ebrfituara nga shitja e k\u00ebsaj prone me t\u00eb drejt\u00eb nuk jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare.<\/p>\n<p>Kryesuesja Ina Rama ka dal\u00eb n\u00eb pakic\u00eb, duke \u00e7muar se vendimi i Komisionit duhej l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi n\u00eb zbatim t\u00eb parimeve t\u00eb objektivitetit dhe proporcionalitetit, por me arsyetim tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Rama sjell n\u00eb v\u00ebmendje se subjekti e ka deklaruar n\u00eb deklarat\u00ebn veting k\u00ebt\u00eb shum\u00eb si burim p\u00ebr apartamentin n\u00eb Tiran\u00eb, deklarim me t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb thirrur me p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb identifikuar plot\u00ebsisht dhe qart\u00ebsisht burimet e krijimit t\u00eb pasurive.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse e gjen t\u00eb drejt\u00eb konkluzionin se pretendimi i subjektit p\u00ebr p\u00ebrfitimin e vler\u00ebs 1.1 milion lek nga shitja e pasurive informale mbetet deklarativ, pakica vler\u00ebson se analiza e situat\u00ebs meritonte nj\u00eb vler\u00ebsim m\u00eb t\u00eb kujdessh\u00ebm n\u00eb drejtim t\u00eb pesh\u00ebs q\u00eb ka ky p\u00ebrfundim n\u00eb raport me vler\u00ebsimin e kriterit t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Kryesuesja Ina Rama merr n\u00eb konsiderat\u00eb deklarimet e q\u00ebndrueshme t\u00eb subjektit p\u00ebr k\u00ebto t\u00eb ardhura, gjurm\u00ebt bankare q\u00eb provojn\u00eb ekzistenc\u00ebn e shum\u00ebs s\u00eb pretenduar se ka ardhur nga shitja e pasurive informale, si dhe profilin e Lil\u00ebs n\u00eb drejtim t\u00eb pasurive t\u00eb krijuara, q\u00eb sipas pakic\u00ebs jan\u00eb modeste.<\/p>\n<p>Rama, ashtu si dhe shumica vler\u00ebson se k\u00ebto t\u00eb ardhura, n\u00eb \u00e7do version nuk mund t\u00eb konsiderohen si burime t\u00eb ligjshme p\u00ebrderisa nuk jan\u00eb paguar detyrimet tatimore. Nga ana tjet\u00ebr, ajo \u00e7mon se duhet par\u00eb lidhur me pesh\u00ebn q\u00eb kjo rrethan\u00eb ka n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb kriterit t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Subjekti ka deklaruar nj\u00eb depozit\u00eb bankare n\u00eb bono thesari, n\u00eb vler\u00ebn prej 3 milion\u00eb e 860 mij\u00eb lek\u00ebsh. Si burim krijimi t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, Lila ka deklaruar gjendjen cash nga viti 2007 deri n\u00eb 2009-\u00ebn; si dhe shuma cash pas vitit 2012 deri n\u00eb 2016-\u00ebn. KPK ka konstatuar pamund\u00ebsi n\u00eb disa vite, q\u00eb s\u00eb bashku me pasakt\u00ebsin\u00eb n\u00eb deklarimin e cash-it, e ka konsideruar n\u00eb vler\u00ebsim t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb kontrollit t\u00eb kriterit t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Ninos, pamund\u00ebsia do t\u00eb rezultonte e ndryshme nga ajo e konstatuar prej Komisionit, q\u00eb sipas saj nuk \u00ebsht\u00eb bazuar n\u00eb jurisprudenc\u00ebn e Kolegjit. Ajo ka rritur shpenzimet e jetes\u00ebs n\u00eb shum\u00ebn prej 397 mij\u00eb lek\u00ebsh, prej nga \u00ebsht\u00eb shtuar po aq edhe bilanci negativ. Pretendimi i Ninos \u00ebsht\u00eb gjetur i drejt\u00eb nga Kolegji q\u00eb e ka reflektuar shtes\u00ebn e pamund\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Trupi gjykues \u00e7mon se situata faktike e gjendjes cash gjat\u00eb viteve 2010 \u2013 2016, duksh\u00ebm nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar sakt\u00eb nga subjekti, pasi nuk krijon vijueshm\u00ebri logjike dhe as harmoni me deklarimin e gjendjes cash n\u00eb deklarat\u00ebn veting. Por, nuk kan\u00eb rezultuar pasuri t\u00eb tjera t\u00eb krijuara apo shpenzime, t\u00eb cilat mund t\u00eb krijonin dyshime t\u00eb arsyeshme se deklarimet e pasakta p\u00ebr cashin mund t\u00eb ishin t\u00eb q\u00ebllimshme.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, pretendimet n\u00eb p\u00ebrgjigjet se subjektit n\u00eb funksion t\u00eb rezultateve t\u00eb hetimit, se ka p\u00ebrdorur gjendjet cash p\u00ebr shtesat n\u00eb depozit\u00eb, nuk jan\u00eb gjetur bind\u00ebse pasi nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar n\u00eb deklaratat periodike t\u00eb koh\u00ebs kur jan\u00eb kryer ato transaksione.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti i rivler\u00ebsimit ka ndryshuar deklarimet gjat\u00eb hetimit administrativ, n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb pyet\u00ebsor\u00ebve dhe n\u00eb shpjegimet e dh\u00ebna pas kalimit t\u00eb barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs n\u00eb raport me deklarimet e kryera n\u00eb deklaratat periodike vjetore t\u00eb gjendjes cash, duke i konsideruar ato her\u00eb si shtesa, deri n\u00eb vitin 2011 kur ka deklaruar pak\u00ebsimin dhe m\u00eb pas i konsideron si gjendje cash\u201d, konstaton KPA dhe k\u00ebto q\u00ebndrime t\u00eb Lil\u00ebs i konsideron si p\u00ebrpjekje t\u00eb saj p\u00ebr t\u00eb justifikuar mund\u00ebsin\u00eb e krijimit t\u00eb bonove t\u00eb thesarit.<\/p>\n<p>Nga kontrolli i analiz\u00ebs financiare p\u00ebrfundimtare n\u00eb vendimin e Komisionit, Kolegji ka gjetur se \u00ebsht\u00eb reflektuar pak\u00ebsim i kursimeve n\u00eb cash edhe p\u00ebr vitet p\u00ebr t\u00eb cilat nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar n\u00eb deklaratat periodike vjetore pak\u00ebsim i cash-it.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim KPA e ka gjetur t\u00eb drejt\u00eb pretendimin e Komisioneres Publike se analiza financiare e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit duhet kryer duke llogaritur p\u00ebr \u00e7do vit kursimet n\u00eb cash, n\u00eb p\u00ebrputhje me deklarimet n\u00eb deklaratat periodike vjetore.<\/p>\n<p>\u201c\u2026nuk mund t\u00eb prozhmohet p\u00ebrdorimi nga subjektet i gjendjeve cash si burime p\u00ebr krijimin e pasurive dhe mbulimin e shpenzimeve, p\u00ebr sa koh\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb qart\u00eb dhe t\u00eb plot\u00eb nga vet\u00eb subjekti i rivler\u00ebsimit n\u00eb deklaratat periodike\u201d, citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, shumica vler\u00ebson se ve\u00e7 pamund\u00ebsis\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 1.1 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr krijimin e likuiditeteve n\u00eb vitin 2005, p\u00ebr periudh\u00ebn 2007-2016 ka rezultuar bilanc negativ n\u00eb vler\u00ebn totale prej 1.6 milion\u00eb lek\u00ebsh. Sipas shumic\u00ebs s\u00eb KPA, k\u00ebto vlera negative nuk mund t\u2019i n\u00ebnshtrohen parimit t\u00eb proporcionalitetit dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb subjekti nuk arrin nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb e duhet shkarkuar nga detyra.<\/p>\n<p>Rama n\u00eb pakic\u00eb vler\u00ebson se bilanci negativ total rezulton n\u00eb mas\u00ebn 2 milion\u00eb lek\u00eb. Sipas saj, shpenzimet p\u00ebr jetes\u00eb t\u00eb subjektit rezultojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb modeste dhe nuk sugjerojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb sjellje abuzive me detyr\u00ebn. Megjithat\u00eb, n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb pasurive dhe shpenzimeve p\u00ebr jetes\u00eb, duke e u bazuar n\u00eb parimet e objektivitetit dhe proporcionalitetit, subjekti vler\u00ebsohet\u00a0 se subjekti nuk arrin nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u nda n\u00eb vler\u00ebsimin e prokurores s\u00eb Elbasanit, Zena Lila, ku shumica e gjeti t\u00eb pabazuar n\u00eb ligj e n\u00eb prova konkluzionin e Komisionit lidhur me pasurin\u00eb e k\u00ebtij subjekt rivler\u00ebsimi, duke e shkarkuar at\u00eb nga detyra. Pakica \u00e7moi se bazuar n\u00eb parimin e proporcionalitetit, vendimi i Komisionit duhej [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":79219,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,114,115],"tags":[407,1192,1285,789,892,1822,112,118,430,903,1272],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/06\/Seanca-ndaj-ish-prokurorit-Besnik-Cengu-ne-KPA.jpg","fifu_image_alt":"Seanca ndaj ish-prokurorit Besnik Cengu n\u00eb KPA","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79218"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79218"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79218\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":79220,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79218\/revisions\/79220"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79219"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79218"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79218"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79218"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}