{"id":79221,"date":"2025-02-24T17:24:40","date_gmt":"2025-02-24T16:24:40","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/shkarkimi-i-prokurorit-dorian-tafilaj-per-deklarim-te-pamjaftueshem-te-pasurise-u-gjet-i-drejte-ne-kpa\/2025\/02\/24\/"},"modified":"2025-02-24T17:24:58","modified_gmt":"2025-02-24T16:24:58","slug":"shkarkimi-i-prokurorit-dorian-tafilaj-per-deklarim-te-pamjaftueshem-te-pasurise-u-gjet-i-drejte-ne-kpa","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/shkarkimi-i-prokurorit-dorian-tafilaj-per-deklarim-te-pamjaftueshem-te-pasurise-u-gjet-i-drejte-ne-kpa\/2025\/02\/24\/","title":{"rendered":"Shkarkimi i prokurorit Dorian Tafilaj p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb u gjet i drejt\u00eb n\u00eb KPA"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA e gjeti t\u00eb drejt\u00eb vendimmarrjen e Komisionit p\u00ebr shkarkimin nga detyra t\u00eb prokurorit t\u00eb Fierit, Dorjan Tafilaj, megjith\u00ebse u pranuan si t\u00eb bazuar pretendimeve t\u00eb ngritur n\u00eb ankimin e tij.<\/p>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi m\u00eb 28 dhjetor 2023 shkarkimin nga detyra t\u00eb Tafilajt, pasi konkludoi n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes se kishte kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb e t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb dhe se rezultonte n\u00eb pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr krijimin e nj\u00eb pjese t\u00eb tyre. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Tafilaj mori vler\u00ebsim pozitiv p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe p\u00ebr aspektin profesional u \u00e7mua se kishte treguar cil\u00ebsi t\u00eb mira, duke u konsideruar i aft\u00eb.<\/p>\n<p>Tafilaj e kund\u00ebrshtoi vendimmarrjen e KPK si t\u00eb pabazuar duke ngritur shkaqe p\u00ebr aspektin procedurial dhe pasurin\u00eb, por q\u00eb u vler\u00ebsuan prej Kolegjit t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr ndryshimin e vendimit t\u00eb shkarkimit.<\/p>\n<p>Dorjan Tafilaj ka punuar fillimisht si oficer i policis\u00eb gjyq\u00ebsore dhe u em\u00ebrua si prokuror n\u00eb Vlor\u00eb n\u00eb vitin 2000. Ai punoi edhe n\u00eb Prokurorin\u00eb e Kor\u00e7\u00ebs, p\u00ebrpara se t\u00eb em\u00ebrohej n\u00eb Prokurorin\u00eb e Fierit n\u00eb vitin 2016.<\/p>\n<p><strong>Vler\u00ebsimi shkaqeve<\/strong><\/p>\n<p>KPA nuk e pranoi k\u00ebrkes\u00ebn e subjektit p\u00ebr kalimin e \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb gjykim, me argumentin se nuk konstatoi shkelje procedurale, q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb korrigjimin e tyre. Megjithat\u00eb, Kolegji evidenton shkaqe t\u00eb subjektit q\u00eb i ka gjetur t\u00eb drejta.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim konstatohet se, pas njohjes me rezultatet e hetimit paraprak n\u00eb KPK, Tafilaj ka depozituar nj\u00eb akt t\u00eb ri lidhur me t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga ndihma ekonomike p\u00ebr KEMP-in e djalit t\u00eb tij gjat\u00eb periudh\u00ebs 2003-2014, duke krijuar pritshm\u00ebrin\u00eb e bindjen se do t\u00eb ishin pjes\u00eb e analiz\u00ebs financiare p\u00ebrfundimtare.<\/p>\n<p>Komisioni i ka konsideruar me rezerv\u00eb k\u00ebto t\u00eb ardhura n\u00eb analiz\u00ebn paraprake bazuar n\u00eb nj\u00eb akt t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm t\u00eb dor\u00ebzuar nga subjekti, q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb konsideruar n\u00eb form\u00ebn e k\u00ebrkuar nga ligji pasi nuk mbante n\u00ebnshkrimin e titullarit t\u00eb institucionit p\u00ebrkat\u00ebs. M\u00eb von\u00eb, Tafilaj ka dor\u00ebzuar aktin e ri t\u00eb n\u00ebnshkruar nga kryetari i Bashkis\u00eb Vlor\u00eb dhe relatori i \u00e7\u00ebshtjes \u00ebsht\u00eb shprehur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore se p\u00ebrgjigjet, shpjegimet dhe provat e paraqitura do t\u00eb vler\u00ebsoheshin me objektivitet n\u00eb vendimmarrjen p\u00ebrfundimtare. Por, n\u00eb analiz\u00ebn p\u00ebrfundimtare, KPK nuk i ka p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebto t\u00eb ardhura me argumentin se nuk u depozitua dokument ligjor.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i KPA v\u00ebren se \u00ebsht\u00eb e paqart\u00eb n\u00ebse Komisioni ka konkluduar mbi dokumentin e par\u00eb apo at\u00eb t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb paraqitur nga subjekti, si dhe n\u00ebse akti i dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar ose jo si prov\u00eb prej KPK.<\/p>\n<p>Sipas Kolegjit, subjektit nuk i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb e drejta p\u00ebr t\u00eb prap\u00ebsuar dhe p\u00ebr t\u00eb paraqitur kund\u00ebrargumentet lidhur me moskonsiderimin e k\u00ebtyre t\u00eb ardhurave, shkak q\u00eb \u00e7mohet i drejt\u00eb nga trupi gjykues i Kolegjit.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb pretendim, si dhe p\u00ebr mosllgaritjen si duhet t\u00eb shpenzimeve jetike, prokurori Tafilaj ka kund\u00ebrshtuar pamund\u00ebsin\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 440 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb konstatuar nga Komisioni p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Vlor\u00eb n\u00eb vitin 2007. Ai ka parashtruar n\u00eb ankim se nuk i jan\u00eb konsideruar t\u00eb ardhurat nga ndihma ekonomike p\u00ebr KEMP-in e djalit n\u00eb vler\u00ebn totale prej 282 mij\u00eb lek\u00ebsh, si dhe nuk \u00ebsht\u00eb kryer zbritja e shpenzimeve t\u00eb jetes\u00ebs p\u00ebr vitet 2005-2007.<\/p>\n<p>Kolegji ka p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00eb t\u00eb ardhurat nga KEMP-i i djalit t\u00eb subjektit q\u00eb jan\u00eb v\u00ebrtetuar, prej nga bilanci negativ p\u00ebr apartamentin ka mbetur n\u00eb shum\u00ebn e 263 mij\u00eb lek\u00ebve. Nd\u00ebrsa nuk \u00ebsht\u00eb konsideruar i bazuar pretendimi tjet\u00ebr p\u00ebr uljen e shpenzimeve t\u00eb jetes\u00ebs, duke u kryer p\u00ebrllogaritja ashtu si dhe nga Komisioni, bazuar n\u00eb standartet e shpenzimeve sipas ILDKPKI-s\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, KPA shprehet se ndan t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebndrim me Komisionin se subjekti i rivler\u00ebsimit rezulton me munges\u00eb burimesh financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar blerjen e apartamentit n\u00eb vitin 2007.<\/p>\n<p>KPA ka rr\u00ebzuar si t\u00eb pabazuar pretendimet se KPK nuk i ka dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u2019u d\u00ebgjuar dhe p\u00ebr t\u00eb debatuar rezultatin e analiz\u00ebs financiare p\u00ebr periudh\u00ebn 1998-2003, lidhur me mund\u00ebsin\u00eb e prind\u00ebrve p\u00ebr t\u00eb kursyer nj\u00eb vler\u00eb prej 1.5 milion\u00eb lek\u00ebsh, e depozituar n\u00eb llogari bankare n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij dhe bashk\u00ebshortes.<\/p>\n<p>Kolegji konstaton se subjekti ka pasur mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb jap\u00eb shpjegimet e tij dhe t\u00eb paraqes\u00eb prova lidhur me gjetjet e Komisionit p\u00ebr pamjaftueshm\u00ebri t\u00eb burimeve financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr periudh\u00ebn 1998-2003, si dhe lidhur me sa ka pretenduar p\u00ebr t\u00eb ardhurat e prind\u00ebrve. Po ashtu, sillet n\u00eb v\u00ebmendje se marr\u00ebdh\u00ebnia e vetme e interesit e deklaruar nga subjekti lidhur me prind\u00ebrit, \u00ebsht\u00eb se ata kan\u00eb jetuar s\u00eb bashku p\u00ebr disa periudha dhe se ai me bashk\u00ebshorten kan\u00eb paguar nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb qiras\u00eb s\u00eb banes\u00ebs ku jetonin.<\/p>\n<p>N\u00eb deklartat vjetore dhe n\u00eb at\u00eb veting, subjekti ka deklaruar si burim p\u00ebr depozit\u00ebn n\u00eb fjal\u00eb kursimet familjare nga paga. Edhe gjat\u00eb hetimit administrativ ai ka deklaruar t\u00eb nj\u00ebjtin burim p\u00ebr depozitat. Nd\u00ebrsa n\u00eb funksion t\u00eb prap\u00ebsimeve t\u00eb rezultateve t\u00eb hetimit, Tafilaj ka shpjeguar se babai i ka k\u00ebrkuar t\u00eb depozitoj\u00eb 1.5 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij. Po ashtu, nuk ka rezultuar asnj\u00eb dokument prej nga mund t\u00eb provohej dh\u00ebnia e vler\u00ebs prej 1.5 milion\u00eb lek\u00eb nga prind\u00ebrit e subjektit.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Kolegji ka arritur n\u00eb konkluzionin se rezultojn\u00eb t\u00eb pabazuara pretendimet e subjektit se n\u00eb asnj\u00eb moment t\u00eb procesit nuk ka pasur t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u2019u d\u00ebgjuar dhe p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar gjetjet e Komisionit p\u00ebr rezultatin e analiz\u00ebs financiare p\u00ebr periudh\u00ebn 1998-2003.<\/p>\n<p>Gjithashtu, jan\u00eb gjetur t\u00eb pabazuar dhe pretendimet p\u00ebr p\u00ebrfshirjen n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb depozitave t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb prind\u00ebrve p\u00ebr periudh\u00ebn 1998-2003.<\/p>\n<p>Kolegji v\u00ebren se nga dokumentacioni i administruar nga Komisioni, subjekti i rivler\u00ebsimit nuk ka deklaruar kursime cash n\u00eb deklarat\u00ebn vetting, nd\u00ebrsa ka deklaruar gjendje apo kursime cash n\u00eb deklaratat periodike vjetore nga viti 2004 deri n\u00eb vitin 2016. Komisioni ka konkluduar se subjekti ka kryer deklarime t\u00eb pasakta t\u00eb gjendjes cash n\u00eb vite dhe deklarime t\u00eb pasakta e t\u00eb pamjaftueshme n\u00eb deklarat\u00ebn veting. Po ashtu, \u00ebsht\u00eb konstatuar pamund\u00ebsi financiare.<\/p>\n<p>I pyetur p\u00ebr mosdeklarimin e cash-it n\u00eb deklarat\u00ebn veting, subjekti ka shpjeguar se ka qen\u00eb nj\u00eb keqkuptim jo i q\u00ebllimsh\u00ebm mbi m\u00ebnyr\u00ebn e plot\u00ebsimit t\u00eb deklarat\u00ebs, pasi gjendja e kursimeve cash \u00ebsht\u00eb deklaruar rregullisht n\u00eb deklaratat periodike vjetore deri n\u00eb 2016-\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb ankimin e depozituar n\u00eb Kolegj, subjekti ka parashtruar se analiza e kryer nga Komisioni mbi ndryshimin e gjendjes cash nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb koherenc\u00eb me leximin dhe interpretimin e drejt\u00eb t\u00eb deklarimeve n\u00eb deklaratat periodike vjetore dhe vler\u00ebs provuese t\u00eb tyre. Sipas tij, KPK ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrllogaritje t\u00eb gabuara, pasi nuk ka marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb p\u00ebrdorimin e gjendjes cash n\u00eb shpenzimet p\u00ebr blerjen e automjeteve, \u00e7eljen e llogarive bankare, si dhe shlyerjen e detyrimeve n\u00eb vite.<\/p>\n<p>Tafilaj ka k\u00ebmb\u00ebngulur q\u00eb leximi i deklaratave periodike vjetore t\u00eb b\u00ebhet ndryshe, me argumentin se n\u00eb disa raste vlerat e deklaruara prej tij si kursime n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nuk jan\u00eb shtesa, por gjendje cash.<\/p>\n<p>Sipas tij, pamund\u00ebsia financiare e konstatuar nga Komisioni vjen p\u00ebr shkak se nuk \u00ebsht\u00eb konsideruar se gjendja cash \u00ebsht\u00eb pak\u00ebsuar p\u00ebr t\u00eb mbuluar shpenzimet n\u00eb vite lidhur me \u00e7eljen e llogarive bankare n\u00eb vitet 2009, 2010 dhe 2012, blerjen e automjeteve n\u00eb vitin 2010 dhe n\u00eb 2015-\u00ebn, si dhe shlyerjen e detyrimeve pran\u00eb nj\u00eb banke po n\u00eb vitin 2015.<\/p>\n<p>Trupi gjykues v\u00ebren se pavar\u00ebsisht se subjekti ka pretenduar p\u00ebrdorimin dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb pak\u00ebsimin e gjendjes cash nga viti paraardh\u00ebs, p\u00ebr kryerjen e shpenzimeve, nga deklarimet periodike vjetore nuk rezulton t\u00eb ket\u00eb deklaruar k\u00ebto shpenzime apo burimin e tyre. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb \u00e7mohet se b\u00ebhet i pamundur v\u00ebrtetimi i pretendimeve t\u00eb ngritura n\u00eb ankim dhe arrihet n\u00eb p\u00ebrfundimin se Tafilaj ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb, pasi nuk ka deklaruar kursime cash n\u00eb deklarat\u00ebn veting, nd\u00ebrsa ka pohuar gjat\u00eb hetimit administrativ n\u00eb Komision se ka poseduar gjendje cash.<\/p>\n<p>Subjekti ka kund\u00ebrshtuar dhe gjetjen tjet\u00ebr t\u00eb KPK, se n\u00eb fund t\u00eb vitit 2016 \u00ebsht\u00eb mbajtur nj\u00eb gjendje cash n\u00eb vler\u00ebn 2.2 milion\u00eb lek\u00eb, n\u00eb tejkalim t\u00eb vler\u00ebs limit prej 1.5 milion\u00eb lek\u00eb q\u00eb lejohet sipas ligjit. Tafilaj ka pretenduar se ai dhe familja e tij kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb ekspozuar ndaj sulmeve kriminale n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb dhe se mbajtja e asaj vlere cash ka qen\u00eb n\u00eb kushtet e mbrojtjes s\u00eb nevojshme me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb siguruar mbrojtjen e familjes n\u00eb rast emergjence t\u00eb largimit nga qyteti ku banonin apo dhe jasht\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Kolegji v\u00ebren se Komisioni, megjith\u00ebse ka konstatuar disponimin nga subjekti t\u00eb nj\u00eb gjendje cash tej limit ligjor, n\u00eb konkluzionin p\u00ebrfundimtar e ka penalizuar at\u00eb p\u00ebr deklarim t\u00eb pasakt\u00eb e t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm, pasi ka gjetur mosp\u00ebrputhje n\u00eb deklarimet periodike, n\u00eb deklarat\u00ebn vetting dhe gjat\u00eb hetimit administrativ. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, pretendimi lidhur me penalizimin nga KPK p\u00ebr shkak t\u00eb mbajtjes s\u00eb gjendjes cash t\u00eb deklaruar, tej limitit ligjor, gjendet i pabazuar nga KPA.<\/p>\n<p>T\u00eb pabazuar jan\u00eb gjetur dhe pretendimet ndaj konkluzionit t\u00eb Komisionit se prokurori Tafilaj ka rezultuar n\u00eb pamund\u00ebsi financiare n\u00eb shum\u00ebn 653 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr krijimin e tre depozitave n\u00eb vitet 2009, 2010 dhe 2012, n\u00eb vler\u00ebn totale prej 10 mij\u00eb eurosh dhe 600 mij\u00eb lek\u00ebsh. Sipas Kolegjit, subjekti nuk arrin t\u00eb provoj\u00eb dhe pretendimet e tij p\u00ebr krijimin e depozitave bankare n\u00eb vite, p\u00ebr t\u00eb cilat nuk ka deklaruar n\u00eb deklaratat periodike krijimin dhe burimin e tyre, si dhe ka b\u00ebr\u00eb deklarime kontradiktore p\u00ebr burimin. Ashtu si KPK, edhe Kolegji vler\u00ebson se Tafilaj gjendet n\u00eb kushtet e munges\u00ebs s\u00eb burimeve financiare p\u00ebr krijimin e tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, KPA vler\u00ebson se ashtu si ka konkluduar dhe Komisioni, subjekti gjendet n\u00eb pamund\u00ebsi n\u00eb shum\u00ebn 282 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti n\u00eb vitin 2015. \u201cP\u00ebr shkak t\u00eb deklarimeve t\u00eb ndryshme t\u00eb subjektit, lidhur me burimin e blerjes s\u00eb automjetit \u2018Ford Focus\u2019 dhe t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb gjendjes cash nga viti paraardh\u00ebs, si dhe t\u00eb deklarimeve t\u00eb subjektit p\u00ebr z\u00ebvend\u00ebsimin e vler\u00ebs prej 600.000 lek\u00ebsh me t\u00eb ardhurat nga pagat kursime familjare n\u00eb lek\u00eb cash t\u00eb krijuara gjat\u00eb vitit 2015 dhe me t\u00ebrheqjen prej 300.000 lek\u00ebsh nga llogaria n\u00eb BKT, n\u00eb p\u00ebrfundim, vler\u00ebsohet se mbeten t\u00eb besueshme vet\u00ebm deklarimet e tij p\u00ebr p\u00ebrdorimin e vler\u00ebs 600.000 lek\u00eb nga cash-i i vitit 2014\u201d, vler\u00ebson KPA duke konfirmuar bilancin negativ t\u00eb Komisionit.<\/p>\n<p>Situat\u00eb e ngjashme ka rezultuar dhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb makine tjet\u00ebr n\u00eb vitin 2010. Sipas KPA, konstatohet se Tafilaj ka dh\u00ebn\u00eb shpjegime kontradiktore lidhur me burimin e blerjes s\u00eb k\u00ebtij automjeti, pasi n\u00eb 2010-\u00ebn ka deklaruar si burim pagat, nd\u00ebrsa n\u00eb prap\u00ebsimet ndaj rezultateve t\u00eb hetimit ka pretenduar se ka sh\u00ebrbyer teprica cash e vitit 2009. Kolegji v\u00ebren se ky kontradiktoritet vjen si rrjedhoj\u00eb e shpjegimeve t\u00eb ndryshme q\u00eb subjekti ka dh\u00ebn\u00eb gjat\u00eb hetimit lidhur me likuiditetin cash n\u00eb fund t\u00eb viteve 2009 dhe 2010.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb deklarimin e vitit 2010, se burim kan\u00eb qen\u00eb kursimet nga paga, \u00ebsht\u00eb konkluduar bilanc negativ n\u00eb vler\u00ebn prej 30 mij\u00eb lek\u00ebsh &#8211; rezultat q\u00eb sipas Kolegjit, konfirmon konkluzionin e Komisionit p\u00ebr pamund\u00ebsi financiare n\u00eb blerjen e k\u00ebsaj makine.<\/p>\n<p>Tafilaj ka pretenduar se Komisioni nuk ka kryer nj\u00eb vler\u00ebsim proporcional dhe t\u00eb drejt\u00eb lidhur me dy\u00a0 automjetet, t\u00eb cilat jan\u00eb d\u00ebmtuar dhe grabitur n\u00eb datat 29 qershor 2013 dhe 18 n\u00ebntor 2014. P\u00ebr t\u00eb dy automjetet subjekti pretendon se duhet t\u2019i jepej d\u00ebmshp\u00ebrblim ose kompensim nga ana e organeve ligjzbatuese, sepse ato jan\u00eb d\u00ebmtuar p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs, si dhe se nuk jan\u00eb zbuluar autor\u00ebt ndaj t\u00eb cil\u00ebve mund t\u00eb kishte k\u00ebrkuar d\u00ebmshp\u00ebrblim financiar me padi civile.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht ngjarjeve t\u00eb ndodhura n\u00eb d\u00ebm t\u00eb subjektit, KPK e ka vler\u00ebsuar t\u00eb pabazuar k\u00ebt\u00eb pretendim duke agrgumentuar se ai ka shpenzuar p\u00ebr krijimin e tyre dhe se nuk mund t\u00eb mos jen\u00eb pjes\u00eb e analiz\u00ebs financiare.<\/p>\n<p>\u201c\u2026p\u00ebrve\u00e7 sa ka konkluduar Komisioni q\u00eb p\u00ebr blerjen e tyre jan\u00eb kryer shpenzime (t\u00eb padiktuara nga situata, t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb blerjen e automjetit t\u00eb par\u00eb t\u00eb d\u00ebmtuar), trupi gjykues \u00e7mon se nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb diskrecionin e organeve t\u00eb rivler\u00ebsimit q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb vler\u00ebsimin apo t\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb n\u00eb analiz\u00eb financiare vlera t\u00eb pretenduara nga shkaktimi i d\u00ebmit nga t\u00eb tret\u00ebt, p\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb k\u00ebto vlera nuk jan\u00eb njohur me vendime gjyq\u00ebsore apo me akte t\u00eb tjera t\u00eb organeve ligjzbatuese\u201d, shprehet Kolegji.<\/p>\n<p>Nga verifikimi i analiz\u00ebs financiare t\u00eb kryer nga Komisioni p\u00ebr periudh\u00ebn 1998-2016, Kolegji ka arritur n\u00eb konkluzionin se bilanci negativ i konstatuar n\u00eb shkall\u00ebn e par\u00eb t\u00eb vetingut n\u00eb mas\u00ebn rreth 4.5 milion\u00eb lek\u00eb, duhet t\u00eb reduktohet me nj\u00eb diferenc\u00eb prej 875 mij\u00eb lek\u00ebsh, duke mbetur n\u00eb vler\u00ebn totale rreth 3.6 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Kolegji vler\u00ebson se prokurori Dorjan Tafilaj gjendet n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm dhe se shkarkimi i tij duhet l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA e gjeti t\u00eb drejt\u00eb vendimmarrjen e Komisionit p\u00ebr shkarkimin nga detyra t\u00eb prokurorit t\u00eb Fierit, Dorjan Tafilaj, megjith\u00ebse u pranuan si t\u00eb bazuar pretendimeve t\u00eb ngritur n\u00eb ankimin e tij. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi m\u00eb 28 dhjetor 2023 shkarkimin nga detyra t\u00eb Tafilajt, pasi konkludoi n\u00eb [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":79222,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,114,115],"tags":[1278,1309,1282,779,1822,112,118,149],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/266732ff-0432-40e1-8c76-5d3e64862e86.jpg","fifu_image_alt":"Shpallja e vendimit t\u00eb KPA p\u00ebr gjyqtarin Zaimi. Foto kortezi KPA","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79221"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79221"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79221\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":79223,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79221\/revisions\/79223"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79222"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79221"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79221"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79221"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}