{"id":79227,"date":"2025-02-26T17:27:42","date_gmt":"2025-02-26T16:27:42","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-le-ne-fuqi-konfirmimin-e-prokurorit-valentin-preci\/2025\/02\/26\/"},"modified":"2025-02-26T17:29:53","modified_gmt":"2025-02-26T16:29:53","slug":"kpa-le-ne-fuqi-konfirmimin-e-prokurorit-valentin-preci","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-le-ne-fuqi-konfirmimin-e-prokurorit-valentin-preci\/2025\/02\/26\/","title":{"rendered":"KPA l\u00eb n\u00eb fuqi konfirmimin e prokurorit Valentin Pre\u00e7i"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA shpalli t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 26 shkurt vendimarjen p\u00ebr l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb konfirmimit n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb prokurorit t\u00eb Tiran\u00ebs, Valentin Preci. Vendimi u mor me shumic\u00eb votash nga trupi gjykues i KPA i kryesuar nga Ina Rama dhe an\u00ebtar\u00eb gjyqtar\u00ebt Sokol \u00c7omo, Albana Shtylla, Rezarta Shuetz dhe Mimoza Tasi. N\u00eb seanc\u00ebn e shpalljes s\u00eb vendimit nuk ishin t\u00eb pranish\u00ebm drejtuesi i SPAK, Altin Dumani q\u00eb parashtroi shkaqet e ankimit t\u00eb ngritura nga ish-Komisioneri Publik, Florian Ballhysa, si dhe as subjekti i rivler\u00ebsimit, prokurori Valentin Pre\u00e7i.<\/p>\n<p>Pre\u00e7i u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb m\u00eb 10 janar t\u00eb vitit 2024 me shumic\u00ebn e votave t\u00eb trup\u00ebs s\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, q\u00eb kreu procesin e rivler\u00ebsimit t\u00eb tij. Bazuar n\u00eb nj\u00eb rekomandim t\u00eb ONM-s\u00eb, ish-Komisioneri Publik, Florian Ballhysa k\u00ebrkoi shkarkimin p\u00ebr probleme n\u00eb t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit, at\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb, past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe profesionalizmit. Edhe drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, q\u00eb mori kompetencat e institucionit t\u00eb Komisioner\u00ebve Publik\u00eb, k\u00ebrkoi shkarkimin e Precit p\u00ebr probleme n\u00eb t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit, duke argumentuar se subjekti gjendej n\u00eb kushtet e cenimit t\u00eb besimit. Gjat\u00eb shqyrtimit n\u00eb Kolegj, bazuar n\u00eb nj\u00eb gjetje t\u00eb ONM, u parashtrua se prokurori Pre\u00e7i kishte pasur komunikime t\u00eb hershme telefonike me Arben Frrokun, ndryshe nga sa kishte pretenduar para institucioneve t\u00eb vetingut, se udh\u00ebtimet me k\u00ebt\u00eb person dhe m\u00eb von\u00eb me v\u00ebllain e tij, Arben Frrokun n\u00eb vitin 2012, kishin qen\u00eb kontaktet e vetme t\u00eb rast\u00ebsishme me k\u00ebta persona.<\/p>\n<p>Lidhur me shkaqet e ngritura p\u00ebr nj\u00eb apartament dhe garazh n\u00eb Tiran\u00eb, Kolegji solli n\u00eb v\u00ebmendje se edhe drejtuesi i SPAK, k\u00ebrkoi p\u00ebrfshirjen n\u00eb analiz\u00eb t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb subjektit nga puna n\u00eb nj\u00eb revist\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhur me mosdeklarimin e financimit nga vjehrri i subjektit p\u00ebr shlyerjen e disa k\u00ebsteve t\u00eb nj\u00eb kredie, KPA vler\u00ebson se Pre\u00e7i nuk e ka pasur detyrim t\u00eb kryente nj\u00eb deklarim t\u00eb till\u00eb. Sipas Kolegjit, n\u00eb pyet\u00ebsorin standard t\u00eb KPK k\u00ebrkohej deklarimi i financimeve dhe subjekti e ka pasqyruar aty.<\/p>\n<p>KPA ka gjetur bind\u00ebse dhe shpjegimet e provat e dor\u00ebzuara nga prokurori Pre\u00e7i p\u00ebr mbulimin e shpenzimeve n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs nga persona t\u00eb tret\u00eb, t\u00eb ardhurat nga ndihma ekonomike atij, si dhe p\u00ebr pages\u00ebn e qiras\u00eb.<\/p>\n<p>Shumica e trupit gjykues v\u00ebren se vendimi i Kolegjit i sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje nga Komisioneri si rast i ngjash\u00ebm me at\u00eb t\u00eb subjektit, rezulton t\u00eb jet\u00eb i ndrysh\u00ebm.<\/p>\n<p>KPA ka vendosur t\u00eb konsideroj\u00eb si t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb vitit 2010 dhe nj\u00eb shum\u00eb prej rreth 4000 euro t\u00eb pretenduar nga subjekti se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituar n\u00eb loto sportive. Sipas Kolegjit, subjekti ka paraqitur dokumentacion ligjor t\u00eb koh\u00ebs, si dhe e ka deklaruar k\u00ebt\u00eb t\u00eb ardhur n\u00eb vitin 2010 dhe n\u00eb deklarat\u00ebn veting.<\/p>\n<p>Po ashtu, u soll n\u00eb v\u00ebmendje se kjo shum\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb pretenduar t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr krijimin e ndonj\u00eb pasurie, por dhe n\u00ebse nuk do t\u00eb konsiderohej n\u00eb analiz\u00ebn e vitit 2010, s\u00ebrish sipas Kolegjit, bilanci financiar do t\u00eb rezultonte pozitiv.<\/p>\n<p>Balanca negative e konstatuar n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb p\u00ebrgjithshme, \u00ebsht\u00eb \u00e7muar e pap\u00ebrfillshme p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb penalizim. N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb analiz\u00ebs s\u00eb shkaqeve t\u00eb ngritura n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb, shumica e Kolegjit \u00e7mon se prokurori Valentin Pre\u00e7i arrin nivel t\u00eb besuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Kolegji \u00e7mon se subjekti dhe n\u00eb kriterin e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs nuk gjendet n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm. Shumica argumenton se, kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme konsiderohen ato kur subjekti ka dijeni p\u00ebr p\u00ebrfshirjen e personit t\u00eb kontaktit n\u00eb krimin e organizuar.<\/p>\n<p>Sipas KPA, udh\u00ebtimet e subjektit me Arben Frrokun dhe Mark Frrokun kan\u00eb ndodhur n\u00eb qershor dhe korrik t\u00eb vitit 2012, p\u00ebrpara se ai t\u00eb kishte dijeni p\u00ebr veprat penale q\u00eb akuzohej nj\u00eb prej tyre jasht\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>Lidhur me mosdeklarimin n\u00eb deklarat\u00ebn veting t\u00eb kontakteve me k\u00ebta persona, KPA vler\u00ebson se subjekti ka plot\u00ebsuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb sakt\u00eb pyet\u00ebsorin standard, duke pasqyruar t\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebrkat\u00ebse p\u00ebr k\u00ebto udh\u00ebtime.<\/p>\n<p>Si argument mb\u00ebshtet\u00ebs \u00ebsht\u00eb marr\u00eb edhe raporti pozitiv i institucioneve ndihm\u00ebse.<\/p>\n<p>P\u00ebr 5 komunikimet telefonike me Arben Frrokun n\u00eb prill t\u00eb vitit 2012, pak muaj para se t\u00eb udh\u00ebtonte me at\u00eb person drejt Malit t\u00eb Zi, Kolegji v\u00ebren se ngjarja kriminale e kryer nga Frroku ka ndodhur nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, nuk jan\u00eb gjetur komunikime n\u00eb periudh\u00ebn e ngjarjes, si dhe vepra penale rezulton t\u00eb mos b\u00ebj\u00eb pjes\u00eb n\u00eb ato t\u00eb krimit t\u00eb organizuar.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa p\u00ebr veprat penale p\u00ebr t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb proceduar Mark Frroku jasht\u00eb shtetit, Kolegji konstaton se faktet p\u00ebr ato d\u00ebnime penale jan\u00eb regjistruar n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb vitin 2015.<\/p>\n<p>Po ashtu, Kolegji ka rr\u00ebzuar si t\u00eb pabazuar edhe pretendimin tjet\u00ebr t\u00eb Dumanit, se sjellja e subjektit ka pasur si q\u00ebllim pengimin e zbulimit t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs. Sipas shumic\u00ebs, subjekti i ka deklaruar k\u00ebto kontakte episodike q\u00eb \u00e7mohen se nuk mund t\u00eb sjelli shkarkim.<\/p>\n<p>P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, KPA vler\u00ebson se prokurori Valentin Pre\u00e7i arrin nivel t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr figur\u00ebn.<\/p>\n<p>Edhe gjetjet n\u00eb aspektin profesional jan\u00eb \u00e7muar pa pesh\u00eb p\u00ebr t\u00eb ngarkuar prokurorin Pre\u00e7i me p\u00ebrgjegj\u00ebsi. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb \u00ebsht\u00eb konkluduar se nuk q\u00ebndron pretendimi i drejtuesit t\u00eb SPAK, se subjekti gjendet n\u00eb kushtet e c\u00ebnimit t\u00eb besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, shumica e Kolegjit vler\u00ebson se prokurori Valentin Pre\u00e7i arrin nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit dhe se konfirmimi i tij duhet t\u00eb lihet n\u00eb fuqi.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA shpalli t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 26 shkurt vendimarjen p\u00ebr l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb konfirmimit n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb prokurorit t\u00eb Tiran\u00ebs, Valentin Preci. Vendimi u mor me shumic\u00eb votash nga trupi gjykues i KPA i kryesuar nga Ina Rama dhe an\u00ebtar\u00eb gjyqtar\u00ebt Sokol \u00c7omo, Albana Shtylla, Rezarta Shuetz dhe Mimoza Tasi. [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":79228,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2,115],"tags":[407,795,1859,427,789,1822,112,1860,430,1092,1114,903,1276],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Foto-arkive-seance-gjyqesore-ne-KPA.jpg","fifu_image_alt":"Foto arkive - seanc\u00eb gjyq\u00ebsore n\u00eb KPA.","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79227"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79227"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79227\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":79229,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79227\/revisions\/79229"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79228"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79227"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79227"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79227"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}