{"id":79239,"date":"2025-03-03T14:02:15","date_gmt":"2025-03-03T13:02:15","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/vendimi-i-kpa-arsyet-e-shkarkimit-te-prokurorit-artan-lulaj\/2025\/03\/03\/"},"modified":"2025-03-03T14:03:41","modified_gmt":"2025-03-03T13:03:41","slug":"vendimi-i-kpa-arsyet-e-shkarkimit-te-prokurorit-artan-lulaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/vendimi-i-kpa-arsyet-e-shkarkimit-te-prokurorit-artan-lulaj\/2025\/03\/03\/","title":{"rendered":"Vendimi i KPA: Arsyet e shkarkimit t\u00eb prokurorit Artan Lulaj"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori i Tiran\u00ebs, Artan Lulaj u shkarkua nga detyra m\u00eb 13 janar 2022, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konkludoi se ai kishte b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb dhe kishte c\u00ebnuar besimin e publikut tek drejt\u00ebsia me q\u00ebndrimin e tij jo bashk\u00ebpunues gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit. N\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor me p\u00ebrfundim c\u00ebnimin e besimit tek drejt\u00ebsia, u p\u00ebrfshin\u00eb edhe gabimet procedurale dhe mang\u00ebsit\u00eb profesionale t\u00eb konstatuara n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje te hetuar nga subjekti. P\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs, Artan Lulaj u vler\u00ebsua pozitivisht.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse Kolegji i gjeti t\u00eb drejta disa prej shkaqeve t\u00eb ngritur nga Lulaj n\u00eb ankimin e tij, shkarkimi p\u00ebr probleme n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe p\u00ebr c\u00ebnim t\u00eb besimit t\u00eb publikut n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor, u gjet i drejt\u00eb dhe u la n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p><strong>Vler\u00ebsimi i KPA<\/strong><\/p>\n<p>Lidhur me pasurin\u00eb, KPK ka konkluduar se subjekti ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb t\u00eb pasurive dhe burimeve t\u00eb ligjshme t\u00eb tyre n\u00eb deklarat\u00ebn e pasuris\u00eb veting, se ai dhe bashk\u00ebshortja kan\u00eb kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb krijuara nga ushtrimi i profesionit t\u00eb noterit dhe nga pun\u00ebsimi pran\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie; se ka munges\u00eb t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme, si dhe se ka fshehur nd\u00ebrtimin e nj\u00eb objekti me sip\u00ebrfaqe 110 m2 n\u00eb vitin 2003 n\u00eb Sarand\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni ka mbajtur n\u00eb konsiderat\u00eb n\u00eb vler\u00ebsimin e tij dhe q\u00ebndrimin jobashk\u00ebpunues t\u00eb subjektit gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit. Sipas KPK, Lulaj ka tentuar t\u00eb fsheh\u00eb ose t\u00eb paraqes\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pasakt\u00eb pasurin\u00eb e tij dhe t\u00eb personit t\u00eb lidhur, duke deklaruar t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb pav\u00ebrteta apo t\u00eb pasakta ose duke mos i deklaruar fare ato, me q\u00ebllim q\u00eb procesi i kontrollit e verifikimit t\u00eb pasuris\u00eb, i mb\u00ebshtetur n\u00eb k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna, t\u00eb prodhoj\u00eb nj\u00eb rezultat n\u00eb favor t\u00eb tij. Kjo sjellje \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar n\u00eb c\u00ebnim t\u00eb besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia<\/p>\n<p>Subjekti ka kund\u00ebrshtuar konkluzionet e Komisionit p\u00ebr nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 117 m2 n\u00eb Tiran\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri, KPK ka konkluduar ekzistenc\u00ebn e nj\u00eb \u00e7mimi fiktiv, munges\u00eb t\u00eb t\u00eb ardhurave p\u00ebr rikonstruksionin dhe rimobilimin e apartamentit gjat\u00eb vitit 2014, deklarim t\u00eb pasakt\u00eb t\u00eb burimeve t\u00eb financimit, se ka kryer fshehje t\u00eb nj\u00eb objekti n\u00eb Sarand\u00eb, p\u00ebr nd\u00ebrtimin e t\u00eb cilit nuk ka pasur mund\u00ebsi financiare, si dhe se n\u00eb \u00e7do version t\u00eb analiz\u00ebs financiare, ka pasur munges\u00eb t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb kryeqytet.<\/p>\n<p>Kolegji e ka gjetur t\u00eb padrejt\u00eb konkluzionin e KPK p\u00ebr fiktivitet t\u00eb \u00e7mimin e vendosur n\u00eb kontrat\u00ebn e shitje dhe se subjekti ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb, p\u00ebrfundim i arritur pas analiz\u00ebs s\u00eb akteve t\u00eb administruara. Trupi gjykues konstaton se p\u00ebrcaktimi i \u00e7mimit t\u00eb kontrat\u00ebn e shitblerjes n\u00eb vler\u00ebn prej 3 milion\u00eb e 950 mij\u00eb lek\u00ebsh duket se i p\u00ebrgjigjet vler\u00ebs s\u00eb p\u00ebrcaktuar si \u00e7mim shitjeje mes pal\u00ebve. Diferenca prej 1 milion\u00eb e 950 mij\u00eb lek\u00ebsh, e cila rezulton e paguar prej Lulajt mbi k\u00ebt\u00eb \u00e7mim, duket se u p\u00ebrgjigjet punimeve shtes\u00eb t\u00eb kryera n\u00eb apartament e t\u00eb paguara si shpenzim m\u00eb vete, sipas preventivit t\u00eb hartuar n\u00eb vitin 2001 p\u00ebr p\u00ebrcaktimin e saj. Po ashtu, Kolegji sjell n\u00eb v\u00ebmendje se Lulaj e ka sh\u00ebnuar t\u00eb plot\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn veting vler\u00ebn e shpenzuar p\u00ebr apartamentin, n\u00eb mas\u00ebn prej 5 milion\u00eb e 828 mij\u00eb lek\u00ebsh, q\u00eb p\u00ebrkon me vler\u00ebn e deklaruar n\u00eb 2003-in, prej 6 milion\u00eb lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, konstatohet se subjekti n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e pal\u00ebs bler\u00ebse, ka qen\u00eb i zhveshur nga detyrimi p\u00ebr pagimin e tatimeve p\u00ebr vler\u00ebn e shitjes s\u00eb apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb nuk konstatohet asnj\u00eb p\u00ebrfitim financiar prej subjektit, me an\u00eb t\u00eb deklarimit t\u00eb nj\u00eb \u00e7mimi m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt p\u00ebr blerjen.<\/p>\n<p>Kolegji ka rr\u00ebzuar dhe nj\u00eb tjet\u00ebr konkluzion t\u00eb KPK, lidhur me deklarimin e pasakt\u00eb t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb subjektit nga aktiviteti si noter. Sipas KPA, subjekti ka d\u00ebshtuar t\u00eb provoj\u00eb vler\u00ebn dhe ligjshm\u00ebrin\u00eb e t\u00eb ardhurave t\u00eb deklaruara nga ky aktivitet duke e marr\u00eb pasoj\u00ebn e mosllogaritjes s\u00eb tyre n\u00eb analiz\u00ebn financiare. Sipas trupit gjykues t\u00eb Kolegjit, kjo situat\u00eb nuk duhet t\u00eb barazohet me nj\u00eb deklarim t\u00eb pasakt\u00eb, duke e nd\u00ebshkuar Lulajn dy her\u00eb p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn shkelje.<\/p>\n<p>Po ashtu, \u00ebsht\u00eb gjetur i drejt\u00eb pretendimi e subjektit p\u00ebr p\u00ebrfshirjen n\u00eb analiz\u00ebn financiare p\u00ebr shlyerjen e apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb nj\u00eb pjese t\u00eb fondeve t\u00eb p\u00ebrfituara nga shitja e nj\u00eb apartamenti tjet\u00ebr n\u00eb Sarand\u00eb n\u00eb vitin 2001. Sipas Kolegjit, nga vler\u00ebsimi i akteve ka rezultuar se nj\u00eb shum\u00eb 5000 USD \u00ebsht\u00eb shlyer pas shitjes s\u00eb apartamentit n\u00eb Sarand\u00eb, duke u p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj pagese t\u00eb ardhurat nga tjet\u00ebrsimi banes\u00ebs n\u00eb bregdet.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb pranuar pretendimi se jan\u00eb p\u00ebrdorur fonde t\u00eb p\u00ebrfituara nga shitja e dy trojeve n\u00eb Sarand\u00eb, pasi ka rezultuar se jan\u00eb tjet\u00ebrsuar pas pagesave t\u00eb kryera p\u00ebr apartamentin n\u00eb Tiran\u00eb. Pretendimi se t\u00eb ardhurat nga shitja e trojeve jan\u00eb p\u00ebrfituar para formalizimit t\u00eb akteve t\u00eb tjet\u00ebrsimit, nuk \u00ebsht\u00eb gjetur i mb\u00ebshtetur n\u00eb prova. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar i bazuar konkluzioni i KPK p\u00ebr mosp\u00ebrfshirjen e k\u00ebtyre t\u00eb ardhurave n\u00eb analiz\u00ebn p\u00ebr blerjen e banes\u00ebs n\u00eb kryeqytet.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, KPA analizon pretendimet e subjektit, me t\u00eb cilat ai kund\u00ebrshton si jo t\u00eb drejt\u00eb konkluzionet e vendimit t\u00eb Komisionit se ka fshehur n\u00eb deklarat\u00ebn veting dhe n\u00eb deklarimet periodike vjetore nd\u00ebrtimin e nj\u00eb objekti me sip\u00ebrfaqe 110 m2 n\u00eb vitin 2003 n\u00eb Sarand\u00eb, si dhe munges\u00ebn financiare p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i KPA konstaton se subjekti ka sh\u00ebnuar n\u00eb deklarat\u00ebn veting t\u00eb ardhura t\u00eb krijuara nga shitja e truallit, nd\u00ebrsa nga kontrata e shitblerjes s\u00eb k\u00ebsaj pasurie, rezulton se ai nuk ka shitur vet\u00ebm truallin, por edhe objektin nj\u00ebkat\u00ebsh mbi t\u00eb, me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn kontrat\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, Lulaj ka deklaruar n\u00eb deklarat\u00ebn veting se nuk disponon t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri pasi nuk gjendet dokumenti, nd\u00ebrsa ka rezultuar se kontrata e shitblerjes, si edhe objekti nj\u00ebkat\u00ebsh n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb subjektit para shitjes, figuronin t\u00eb regjistruara n\u00eb regjistrin e regjistrimit t\u00eb pasurive t\u00eb paluajtshme n\u00eb ZVRPP Sarand\u00eb. Po ashtu, deklarimet e m\u00ebpasshme se nd\u00ebrtimi \u00ebsht\u00eb kryer prej bler\u00ebsve t\u00eb truallit, nd\u00ebrsa leja e nd\u00ebrtimit rezulton t\u00eb jet\u00eb l\u00ebshuar p\u00ebr subjektin n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb t\u00eb atit dhe m\u00eb pas \u00ebsht\u00eb regjistruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij, konsiderohen si p\u00ebrpjekje t\u00eb Lulajt p\u00ebr t\u00eb deklaruar fakte t\u00eb pav\u00ebrteta n\u00eb deklarat\u00ebn veting, me q\u00ebllim shmangien nga hetimi administrativ i nj\u00eb pasurie p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn jo vet\u00ebm q\u00eb nuk kishte b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb deklarim n\u00eb vite, por as nuk ka pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr ta krijuar.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Kolegji vler\u00ebson se k\u00ebto rrethana e evendosin subjektin n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb rrem\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe nga analiza financiare e kryer n\u00eb Kolegj, ka rezultuar pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr pages\u00ebn e nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb dhe mbulimit t\u00eb shpenzimeve jetike, pasi ka rezultuar bilanc negativ n\u00eb shum\u00ebn prej 703 mij\u00eb lek\u00ebsh. Nd\u00ebrkoh\u00eb, \u00ebsht\u00eb gjetur i drejt\u00eb pretendimi se ka pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr kryerjen e rikonstruksioneve dhe mobilimit.<\/p>\n<p>KPA ka rr\u00ebzuar si t\u00eb pabazuar pretendimin e subjektit se Komisioni me t\u00eb padrejt\u00eb ka konstatuar pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb nj\u00eb apartamenti n\u00eb Durr\u00ebs. Sipas KPA, pamund\u00ebsia \u00ebsht\u00eb dhe m\u00eb e madhe nga ajo e konstatuar n\u00eb KPK. Trupi gjykues konstaton se n\u00ebse p\u00ebrllogaritja e t\u00eb ardhurave nga pagat e subjektit, si dhe t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb tij, do t\u00eb b\u00ebhej duke iu referuar statement-eve respektive t\u00eb llogarive bankare t\u00eb pagave, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb rezultonte bilanc negativ n\u00eb shum\u00ebn 674 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr shlyrjen e k\u00ebstit t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb vitin 2009, nga 501 mij\u00eb lek\u00eb q\u00eb ka qen\u00eb pamund\u00ebsia e konkluduar n\u00eb shkall\u00ebn e par\u00eb t\u00eb vetingut. Megjithat\u00eb, n\u00eb konsiderat\u00eb t\u00eb garantimit t\u00eb parimit p\u00ebr mosp\u00ebrkeq\u00ebsimin e situat\u00ebs, pamund\u00ebsia \u00ebsht\u00eb konsideruar ajo e konkluduar n\u00eb KPK.<\/p>\n<p>Ashtu si KPK, edhe Kolegji ka konstatuar pamund\u00ebsi t\u00eb subjektit p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti n\u00eb vitin 2012.<\/p>\n<p>Lidhur me mosdeklarimin e p\u00ebrdorimit t\u00eb nj\u00eb automjeti nga vajza e subjektit, ndryshe nga vler\u00ebsimi i KPK, Kolegji \u00e7mon se Lulaj nuk duhet t\u00eb p\u00ebrgjigjet p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm, pasi duket i besuesh\u00ebm shpjegimi se mjeti ka qen\u00eb jasht\u00eb p\u00ebrdorimit n\u00eb momentin e plot\u00ebsimit t\u00eb deklarat\u00ebs veting, nisur dhe nga fakti se ka qen\u00eb prodhim i vitit 1989. Sipas KPA, kjo rrethan\u00eb duhet t\u00eb konsiderohet n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor.<\/p>\n<p>Subjekti ka kund\u00ebrshtuar analiz\u00ebn financiare t\u00eb KPK q\u00eb ka rezultuar me bilanc negativ n\u00eb vler\u00ebn 4.4 milion\u00eb lek\u00eb, nga momenti i fillimit t\u00eb detyr\u00ebs, deri n\u00eb dor\u00ebzimin e deklarat\u00ebs veting. Nga analiza e kryer n\u00eb Kolegj, p\u00ebr periudh\u00ebn e rivler\u00ebsimit 2003-2016 ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 1.8 milion\u00eb lek\u00eb, q\u00eb vler\u00ebsohet se e vendos Lulajn n\u00eb kushtet e pamund\u00ebsis\u00eb financiare.<\/p>\n<p>Komisioni ka ngritur dyshime dhe p\u00ebr dy apartamente t\u00eb bler\u00eb nga vajza e subjektit dhe bashk\u00ebshorti i saj. Duke vler\u00ebsuar se Lulaj nuk ka bashk\u00ebpunuar p\u00ebr t\u00eb qart\u00ebsuar burimet e k\u00ebtyre pasurive pasi ka refuzuar t\u00eb jap\u00eb p\u00ebrgjigje, Komisioni ka \u00e7muar t\u00eb mos e vazhdoj\u00eb m\u00eb tej me hetimin dhe ngriti dyshime se ky q\u00ebndrim vinte p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme t\u00eb vajz\u00ebs p\u00ebr krijimin e k\u00ebtyre pasurive, si dhe p\u00ebr fshehje.<\/p>\n<p>Lulaj e ka cil\u00ebsuar n\u00eb ankim si t\u00eb pakuptimt\u00eb konkluzionin e KPK p\u00ebr pasuri t\u00eb fshehur n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, duke argumentuar se vajza i ka p\u00ebrfituar apartamentet n\u00eb vitin 2021. Subjekti ka pretenduar se \u00ebsht\u00eb e padrejt\u00eb p\u00ebrfshirja e vajz\u00ebs s\u00eb tij dhe e bashk\u00ebshortit n\u00eb rrethin e personave t\u00eb lidhur.<\/p>\n<p>Pretendimet e Lulajt jan\u00eb gjetur t\u00eb drejta nga Kolegji n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, duke sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje se vajza e subjektit nuk i ka pasur n\u00eb pron\u00ebsi k\u00ebto apartamente n\u00eb momentin e plot\u00ebsimit t\u00eb deklarat\u00ebs veting. \u201c[\u2026]p\u00ebr sa koh\u00eb pasurit\u00eb objekt kontrolli jan\u00eb fituar pas deklarat\u00ebs vetting dhe nuk rezulton ndonj\u00eb e dh\u00ebn\u00eb q\u00eb ato t\u00eb ken\u00eb burimin nga pasurit\u00eb e deklaruara apo t\u00eb gjeneruara gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb rivler\u00ebsimit, trupi gjykues, [\u2026], vler\u00ebson se ato nuk mund t\u00eb jen\u00eb objekt kontrolli nga organet e rivler\u00ebsimit\u201d, citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb shqyrtimit t\u00eb shkaqeve t\u00eb ankimit p\u00ebr pasurin\u00eb, KPA arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se prokurori Artan Lulaj gjendet n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb kriter.<\/p>\n<p>Kolegji ka shqyrtuar edhe shkaqet lidhur me konkluzionet e Komisionit p\u00ebr profesionalizmin dhe c\u00ebnimin e besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia. KPK ka konstatuar probleme n\u00eb kriterin profesional n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb hetuar nga subjekti, q\u00eb jan\u00eb konsideruar n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb vler\u00ebsim jan\u00eb konsideruar dhe konstatimet se Lulaj nuk ka qen\u00eb bashk\u00ebpunues gjat\u00eb hetimit administrativ pasi ka refuzuar t\u00eb p\u00ebrgjigjet ose t\u00eb vendos\u00eb n\u00eb dispozicion dokumentacion provues, se me deklarimet kontradiktore n\u00eb raport me provat e administruara ka tentuar t\u00eb fsheh\u00eb ose t\u00eb paraqes\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pasakt\u00eb pasurin\u00eb e tij, duke deklaruar t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb pav\u00ebrteta apo t\u00eb pasakta ose duke mos i deklaruar fare ato.<\/p>\n<p>N\u00eb analiz\u00eb t\u00eb shkaqeve t\u00eb ankimit t\u00eb ngritura p\u00ebr profesionalizmin, Kolegji \u00e7mon se ndon\u00ebse mang\u00ebsit\u00eb e konstatuara nuk rezultojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb konkluduar se subjekti i rivler\u00ebsimit \u00ebsht\u00eb i paaft\u00eb, ato jan\u00eb t\u00eb vlefshme p\u00ebr tu konsideruar n\u00eb vler\u00ebsim e p\u00ebrgjithsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Lidhur me konkluzionin e Komisionit p\u00ebr cenimin e besimit t\u00eb publikut te sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb, trupi gjykues shprehet se ka analizuar rrethanat e konstatuanra n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe at\u00eb profesional.<\/p>\n<p>\u201c\u2026nd\u00ebrsa nuk ishin elemente p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse p\u00ebr t\u00eb konkluduar p\u00ebr pamjaftueshm\u00ebri\/pap\u00ebrshtatshm\u00ebri brenda secilit prej kritereve, t\u00eb konsideruara\/vler\u00ebsuara s\u00eb bashku, t\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb konkluzionin q\u00eb me t\u00eb drejt\u00eb Komisioni ka arritur, se subjekti e ka cenuar besimin e publikut te sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb\u201d vler\u00ebson Kolegji.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori i Tiran\u00ebs, Artan Lulaj u shkarkua nga detyra m\u00eb 13 janar 2022, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konkludoi se ai kishte b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb dhe kishte c\u00ebnuar besimin e publikut tek drejt\u00ebsia me q\u00ebndrimin e tij jo bashk\u00ebpunues gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit. N\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor me p\u00ebrfundim c\u00ebnimin e [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":79240,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,481,482,114],"tags":[409,112,119,122],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Porkurori-Artan-Lulaj-Foto-LSA.jpg","fifu_image_alt":"Porkurori Artan Lulaj | Foto LSA","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79239"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79239"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79239\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":79241,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79239\/revisions\/79241"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79240"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79239"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79239"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79239"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}