{"id":79254,"date":"2025-03-10T12:16:26","date_gmt":"2025-03-10T11:16:26","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/ish-gjyqtari-albert-spiro-deshtoi-te-permbyste-plotesisht-barren-e-proves-ne-kpa\/2025\/03\/10\/"},"modified":"2025-03-10T12:21:15","modified_gmt":"2025-03-10T11:21:15","slug":"ish-gjyqtari-albert-spiro-deshtoi-te-permbyste-plotesisht-barren-e-proves-ne-kpa","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/ish-gjyqtari-albert-spiro-deshtoi-te-permbyste-plotesisht-barren-e-proves-ne-kpa\/2025\/03\/10\/","title":{"rendered":"Ish-gjyqtari Albert Spiro d\u00ebshtoi t\u00eb p\u00ebrmbyste plot\u00ebsisht barr\u00ebn e prov\u00ebs n\u00eb KPA"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA i rr\u00ebzoi si t\u00eb pabazuar disa prej konkluzioneve t\u00eb arritura nga Komisioni p\u00ebr pasurit\u00eb e ish-gjyqtarit t\u00eb Vlor\u00ebs, Albert Spiro, megjithat\u00eb, pamund\u00ebsia financiare q\u00eb mbeti pas rishikimeve t\u00eb analiz\u00ebs financiare, u gjet penalizuese p\u00ebr k\u00ebt\u00eb subjekt rivler\u00ebsimi.<\/p>\n<p>Spiro u shkarkua prej Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit m\u00eb 12 korrik t\u00eb vitit 2021 pasi u gjet n\u00eb pamund\u00ebsi financiare n\u00eb vlera t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr justifikimin e pasurive t\u00eb tij. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ai u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs, si dhe nuk u gjet\u00ebn probleme p\u00ebr profesionalizmin.<\/p>\n<p>Nga hetimi administrativ u konstatua se Spiro kishte kryer deklarime jo t\u00eb sakta t\u00eb likuiditeteve cash n\u00eb deklarat\u00ebn veting, si dhe rezultoi me balanca negative n\u00eb blerjen e nj\u00eb apartamenti + garazh n\u00eb Vlor\u00eb; t\u00eb nj\u00eb apartamenti + dy garazhe n\u00eb Tiran\u00eb dhe t\u00eb nj\u00eb makine.<\/p>\n<p>Sipas Komisionit, ish-gjyqtari i Vlor\u00ebs, Albert Spiro nuk provoi dot marrjen e nj\u00eb huaje 50 mij\u00eb euro p\u00ebr blerjen e pasurive n\u00eb kryeqytet, si dhe as mund\u00ebsin\u00eb e huadh\u00ebn\u00ebsve n\u00eb momentin e transaksionit. K\u00ebsaj balance negative i\u2019u bashkuan edhe pamund\u00ebsit\u00eb financiare t\u00eb konstatuara n\u00eb burimet e pasurive t\u00eb tjera p\u00ebr shkak t\u00eb pasakt\u00ebsive n\u00eb deklarimeve, q\u00eb n\u00eb total u \u00e7muan n\u00eb vler\u00ebn 10.2 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Spiro e apeloi vendimin, por trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga gjyqtari Sokol \u00c7omo, me relatore Ina Rama dhe an\u00ebtare Albana Shtylla, Rezarta Schuetz dhe Natasha Mulaj, e gjeti t\u00eb drejt\u00eb shkarkimin. Megjithat\u00eb KPA u nda n\u00eb mendime t\u00eb ndryshme p\u00ebr disa gjetje. Shumica i vler\u00ebsoi t\u00eb drejta disa pretendime t\u00eb subjektit duke e reduktuar bilancin negativ, nd\u00ebrsa pakica \u00e7moi se duhej l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi bilanci i gjetur prej Komisionit.<\/p>\n<p>Albert Spiro e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 2000 si gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Tepelen\u00ebs. Prej vitit 2006 dhe deri n\u00eb shkarkimin nga detyra, ai ushtroi funksionin n\u00eb Gjykat\u00ebn e Rrethit Gjyq\u00ebsor Vlor\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Vler\u00ebsimi i pasurive<\/strong><\/p>\n<p>Ish-gjyqtari Spiro ka bler\u00eb nj\u00eb apartament dhe dy garazhe n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr vler\u00ebn 68 mij\u00eb euro. Si burime krijimi ka deklaruar huamarrje n\u00eb vler\u00ebn 50 mij\u00eb euro dhe 18 mij\u00eb euro nga kursimet familjare. Subjekti ka deklaruar se p\u00ebr shkak t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb posa\u00e7me me huadh\u00ebn\u00ebsin, fillimisht akti i marrjes s\u00eb huas\u00eb i vitit 2011, nuk ka qen\u00eb i formalizuar me akt noterial, nd\u00ebrsa me kontrat\u00eb noteriale t\u00eb vitit 2015 \u00ebsht\u00eb pranuar shlyerja e shum\u00ebs 15 mij\u00eb euro dhe \u00ebsht\u00eb lidhur kontrata e huas\u00eb p\u00ebr vler\u00ebn 35 mij\u00eb euro, me afat deri n\u00eb 2026-\u00ebn. Si burim t\u00eb krijimit t\u00eb shum\u00ebs s\u00eb huas\u00eb, subjekti ka deklaruar t\u00eb ardhurat e huadh\u00ebn\u00ebsit nga nj\u00eb kontrat\u00eb qiraje me nj\u00eb bank\u00eb, si dhe nga aktiviteti privat furr\u00eb buke dhe prodhime brum\u00ebrash nga viti 2003 e n\u00eb vazhdim.<\/p>\n<p>Komisioni arsyetoi se subjekti i rivler\u00ebsimit nuk shpjegoi bindsh\u00ebm burimin e krijimit t\u00eb t\u00eb ardhurave, si dhe se huadh\u00ebn\u00ebsi nuk ka pasur burime t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr dh\u00ebnien e vler\u00ebs 50 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Spiro ka kund\u00ebrshtuar si t\u00eb pabazuar konkluzionin e Komisionit duke k\u00ebrkuar q\u00eb vlera e huas t\u00eb konsiderohet me t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme dhe t\u00eb p\u00ebrfshihet n\u00eb analiz\u00ebn financiare. Ai ka pretenduar se p\u00ebrfundimi p\u00ebr huadh\u00ebn\u00ebsin se ai nuk ka pasur burime t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr dh\u00ebnien e vler\u00ebs 50 mij\u00eb euro, \u00ebsht\u00eb i pabazuar n\u00eb provat e administruara. Subjekti ka argumentuar se q\u00ebllimi i hetimit p\u00ebr personat e tjer\u00eb t\u00eb lidhur \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm pasuria q\u00eb afekton huadh\u00ebnien.<\/p>\n<p>Ndryshe nga KPK, Kolegji ka vler\u00ebsuar se t\u00eb dh\u00ebnat e administruara p\u00ebr t\u00eb ardhurat e huadh\u00ebn\u00ebsit, krijojn\u00eb bindjen se nd\u00ebrsa ai ka pasur t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e shum\u00ebs 50 mij\u00eb euro, si dhe se dukej se kishte mund\u00ebsi dhe burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar n\u00eb nj\u00eb nivel t\u00eb arsyesh\u00ebm edhe investimet e kryera p\u00ebrtej k\u00ebsaj shume. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye huaja \u00ebsht\u00eb konsideruar n\u00eb analiz\u00ebn p\u00ebr blerjen e pasurive n\u00eb kryeqytet. Por n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb Kolegji e ka ngarkuar subjektin dhe p\u00ebr t\u00eb justifikuar shlyerjen e huas\u00eb n\u00eb vite. N\u00eb vendim sqarohet se k\u00ebto element\u00eb kan\u00eb ndikuar n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb subjektit, n\u00eb ndryshim nga logjika q\u00eb kishte p\u00ebrdorur Komisioni.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse Kolegji ka konsideruar dhe t\u00eb ardhura t\u00eb tjera t\u00eb subjektit, ka rezultuar munges\u00eb e burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb fundit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie n\u00eb vitin 2014.<\/p>\n<p>An\u00ebtarja e trupit gjykues, Natasha Mulaj shpreh dakord\u00ebsi p\u00ebr zgjidhjen p\u00ebrfundimtare t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes duke u l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi shkarkimi, por nga ana tjet\u00ebr paraqet mendimin paralel lidhur me arsyetimin e shumic\u00ebs p\u00ebr sa i p\u00ebrket huas\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 50 mij\u00eb euro, t\u00eb deklaruar si burim p\u00ebr blerjen e apartamentit dhe garazheve n\u00eb Tiran\u00eb. Mulaj \u00e7mon se shuma 50 mij\u00eb euro nuk duhet konsideruar si burim krijimi p\u00ebr k\u00ebto pasuri, duke konfirmuar pamjaftueshm\u00ebrin\u00eb financiare t\u00eb konstatuar nga Komisioni n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Si burime krijimi p\u00ebr nj\u00eb apartament dhe nj\u00eb garazh n\u00eb Vlor\u00eb, pasuri t\u00eb blera n\u00eb vitin 2008 kundrejt \u00e7mimit 6.5 milion\u00eb lek\u00eb, subjekti ka deklaruar t\u00eb ardhurat nga shitja e nj\u00eb apartamenti t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm n\u00eb Gjirokast\u00ebr n\u00eb shum\u00ebn 6.2 milion\u00eb lek\u00eb dhe kursime familjare nga pagat. Komisioni arsyetoi se ishin b\u00ebr\u00eb deklarime jo t\u00eb sakta dhe jo n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin dhe Spiro ishte n\u00eb munges\u00eb t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr financimin e apartamentit dhe garazhit n\u00eb Vlor\u00eb. Ai ka rezultuar pamund\u00ebsi n\u00eb shum\u00ebn 272 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb dyt\u00eb dhe bilanc negativ prej 700 mij\u00eb lek\u00ebsh p\u00ebr k\u00ebstin e tret\u00eb.<\/p>\n<p>Subjekti ka kund\u00ebrshtuar si t\u00eb pabazuara konkluzionet e Komisionit duke pretenduar se kontrata e shitjes apartamentit n\u00eb Gjirokast\u00ebr \u00ebsht\u00eb hartuar me \u00e7mimin e referenc\u00ebs s\u00eb shitjes s\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb paluajtshme t\u00eb zon\u00ebs dhe \u00ebsht\u00eb paraprir\u00eb nga kontrata e kaparit. Sipas tij, k\u00ebto akte tregojn\u00eb munges\u00eb q\u00ebllimi p\u00ebr fshehjen e vler\u00ebs s\u00eb p\u00ebrfituar dhe p\u00ebr shmangien e detyrimeve tatimore. Spiro ka n\u00ebnvizuar se diferenca mes \u00e7mimit n\u00eb kontrat\u00ebn e kaparit me at\u00eb t\u00eb shitjes ka ardhur pasi apartamenti \u00ebsht\u00eb shitur s\u00eb bashku me mobilimin dhe pajisjet elektosht\u00ebpiake. Po ashtu, ka pretenduar se ka provuar q\u00eb ka shlyer nj\u00eb vler\u00eb tatimore m\u00eb t\u00eb lart\u00eb se parashikimet ligjore t\u00eb koh\u00ebs p\u00ebr shitjen e pasuris\u00eb s\u00eb paluajtshme apartament.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebstin e dyt\u00eb, subjekti ka pretenduar se duke provuar ligjshm\u00ebrin\u00eb e t\u00eb ardhurave totale nga shitja e apartamentit n\u00eb Gjirokast\u00ebr, ka provuar edhe ligjshm\u00ebrin\u00eb e pages\u00ebs. P\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb fundit n\u00eb vitin n\u00eb vitin 2011 n\u00eb shum\u00ebn prej 700 mij\u00eb lek\u00ebsh, subjekti ka pretenduar ka sh\u00ebrbyer pak\u00ebsimi i gjendjes cash i padeklaruar at\u00ebher\u00eb p\u00ebr pakujdesi apo keqinterpretim t\u00eb rubrikave t\u00eb deklarat\u00ebs. Subjekti ka sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje se e ka deklaruar para ILDKPKI-s\u00eb n\u00eb vitin 2015, sapo pasakt\u00ebsia \u00ebsht\u00eb evidentuar nga ky institucion.<\/p>\n<p>N\u00eb konkluzionin e Komisionit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri, trupi gjykues i KPA konstaton gabime materiale n\u00eb pasqyrimin e baz\u00ebs ligjore ku mb\u00ebshtetet p\u00ebrfundimi. \u201cN\u00eb p\u00ebrfundimet lidhur me secilin prej tri k\u00ebsteve t\u00eb paguar p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie, Komisioni n\u00eb asnj\u00eb rast nuk konkludon p\u00ebr deklarime t\u00eb pasakta t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, ky p\u00ebrfundim i pasqyruar n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb kriterit t\u00eb pasuris\u00eb nuk vjen n\u00eb unitet me sa analizuar dhe konkluduar m\u00eb lart n\u00eb vendim lidhur me k\u00ebt\u00eb pasuri\u201d, konstaton KPA.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Kolegji ashtu si dhe KPK, konstaton pamund\u00ebsi p\u00ebr shlyerjen e k\u00ebstit t\u00eb dyt\u00eb dhe t\u00eb tret\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre pasurive, pavar\u00ebsisht se bilanci negativ total \u00ebsht\u00eb reduktuar n\u00eb mas\u00eb t\u00eb vog\u00ebl, nga 972 mij\u00eb lek\u00eb, n\u00eb 865 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, pakica vler\u00ebson se subjekti ka kryer veprime fiktive gjat\u00eb procedurave t\u00eb shitjes s\u00eb apartamentit n\u00eb Gjirokast\u00ebr, pasi n\u00eb kontrat\u00ebn e shitjes \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar nj\u00eb vler\u00eb prej 1.7 milion\u00eb lek\u00ebsh, m\u00eb e ul\u00ebt se ajo e p\u00ebrcaktuar n\u00eb kontrat\u00ebn e kaparit, q\u00eb sipas Mulajt, ka sjell\u00eb si pasoj\u00eb t\u00eb vetme shmangien e pages\u00ebs s\u00eb detyrimit tatimor p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe Kolegji ka gjetur pamund\u00ebsi dhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti t\u00eb llojit \u201cDaimler Chrysler\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb jan\u00eb gjetur t\u00eb bazuar disa pretendime t\u00eb subjektit p\u00ebr t\u00eb ardhura e kursimet, q\u00eb s\u00eb bashku me konsiderimin e huas\u00eb p\u00ebr blerjen e pasurive n\u00eb Tiran\u00eb dhe shpenzimet n\u00eb vite p\u00ebr shlyerjen e saj, kan\u00eb sjell\u00eb ndryshim t\u00eb bilancit negativ.<\/p>\n<p>Nga pamund\u00ebsia financiare n\u00eb vler\u00ebn 10.2 milion\u00eb lek\u00eb e konkluduar n\u00eb KPK p\u00ebr periudh\u00ebn 1998-2016, prej rishikimit t\u00eb analiz\u00ebs n\u00eb Kolegj, kan\u00eb rezultuar bilance negative n\u00eb vitet 2009, 2011, 2013, 2014 dhe 2016, n\u00eb shum\u00ebn totale prej 3 milion\u00eb lek\u00ebsh \u2013 munges\u00eb burimesh q\u00eb \u00ebsht\u00eb \u00e7muar e mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi vendimin e Komisionit p\u00ebr shkarkimin nga detyra t\u00eb gjyqtarit Albert Spiro.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA i rr\u00ebzoi si t\u00eb pabazuar disa prej konkluzioneve t\u00eb arritura nga Komisioni p\u00ebr pasurit\u00eb e ish-gjyqtarit t\u00eb Vlor\u00ebs, Albert Spiro, megjithat\u00eb, pamund\u00ebsia financiare q\u00eb mbeti pas rishikimeve t\u00eb analiz\u00ebs financiare, u gjet penalizuese p\u00ebr k\u00ebt\u00eb subjekt rivler\u00ebsimi. Spiro u shkarkua prej Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit m\u00eb 12 korrik [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":79255,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,114,115],"tags":[407,504,148,1279,107,103,789,887,1542,112,221,674,1459,903,223,891],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2024\/06\/Gjyqtari-Albert-Spiro-.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Albert Spiro pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79254"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79254"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79254\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":79256,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79254\/revisions\/79256"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79255"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79254"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79254"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79254"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}