{"id":79257,"date":"2025-03-10T12:42:15","date_gmt":"2025-03-10T11:42:15","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-mbajti-dy-qendrime-per-prokurorin-erjon-shqarri\/2025\/03\/10\/"},"modified":"2025-03-10T12:42:59","modified_gmt":"2025-03-10T11:42:59","slug":"kpa-mbajti-dy-qendrime-per-prokurorin-erjon-shqarri","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-mbajti-dy-qendrime-per-prokurorin-erjon-shqarri\/2025\/03\/10\/","title":{"rendered":"KPA mbajti dy q\u00ebndrime p\u00ebr prokurorin Erjon Shqarri"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb n\u00eb vler\u00ebsimin e prokurorit t\u00eb Vlor\u00ebs, Erjon Shqarri. Shumica e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga kryesuesi i trupit gjykues, Sokol \u00c7omo, relatorja Mimoza Tasi dhe an\u00ebtaret Ina Rama e Rezarta Schuetz e gjet\u00ebn t\u00eb pabazuar k\u00ebrkimin e Komisioneres Publike, Irena Nino p\u00ebr pezullimin e Shqarrit nga detyra dhe d\u00ebrgimin p\u00ebr trajnim p\u00ebr nj\u00eb vit n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs lidhur me probleme t\u00eb konstatuara n\u00eb dy \u00e7\u00ebshtje t\u00eb hetuara prej tij.<\/p>\n<p>An\u00ebtarja n\u00eb pakic\u00eb, gjyqtarja Natasha Mulaj sjell n\u00eb v\u00ebmendje se ajo ka shfaqur mendim ndryshe dhe n\u00eb gjykimin e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb subjektit, prokurores Anita Jella. Sipas Mulajt, ajo ka vler\u00ebsuar at\u00ebher\u00eb se Jella gjendej n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb, e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast duhej t\u00eb trajtonte k\u00ebt\u00eb rrethan\u00eb, pavar\u00ebsisht faktit se Komisionerja Publike ka ngritur probleme vet\u00ebm p\u00ebr aspektin profesional. Po ashtu, Mulaj shfaq mendime ndryshe dhe p\u00ebr vler\u00ebsimin e dy \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb hetuara nga subjekti, duke arritur n\u00eb konkluzionin se ai duhej t\u00eb ishte shkarkuar nga detyra.<\/p>\n<p>Erjon Shqarri u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit m\u00eb 9 prill 2024, por Operacioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar iu Monitorimit, ONM rekomandoi ankimimin e k\u00ebsaj vendimmarrje dhe shqyrtimin e dy \u00e7\u00ebshtjeve. Rasti i par\u00eb kishte t\u00eb b\u00ebnte me denoncimin e nj\u00eb vajze ndaj ish-partnerit p\u00ebr p\u00ebrndjekje \u2013 \u00e7\u00ebshtje q\u00eb ishte pushuar nga Shqarri. Ky i fundit pretendoi se viktima dhe i kall\u00ebzuari kishin qen\u00eb n\u00eb komunikim me nj\u00ebri \u2013 tjetrin. Madje, sipas tij, viktima kishte b\u00ebr\u00eb m\u00eb shum\u00eb telefonata ndaj t\u00eb kall\u00ebzuarit dhe se p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb rast p\u00ebrndjekje, refuzimi i viktim\u00ebs duhej t\u00eb ishte kategorik dhe i hapur.<\/p>\n<p>Por ONM dhe Nino arsyetuan se subjekti nuk arrinte t\u00eb kuptonte ve\u00e7orit\u00eb e krimeve me baz\u00eb gjinore dhe duhej t\u00eb trajnohej n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs.<\/p>\n<p>Ky shkak i ngritur nga Komisionerja u gjet i pabazuar nga shumica q\u00eb sjell n\u00eb v\u00ebmendje se nga hetimi i kryer prej subjektit ka rezultuar e provuar se kall\u00ebzuesja dhe i kall\u00ebzuari prej saj, edhe pse i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb fund lidhjes, kan\u00eb pasur komunikim t\u00eb vazhduesh\u00ebm dhe t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin, duke shk\u00ebmbyer n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme telefonata dhe mesazhe.<\/p>\n<p>\u201cMegjith\u00ebse n\u00eb kall\u00ebzimin e saj, ajo shpjegon se i ka dh\u00ebn\u00eb fund marr\u00ebdh\u00ebnies me t\u00eb dashurin e saj, nuk e ka nd\u00ebrprer\u00eb komunikimin me t\u00eb, fakt i cili provohet me numrin e lart\u00eb t\u00eb mesazheve dhe telefonatave q\u00eb ka kryer n\u00eb drejtim t\u00eb t\u00eb kall\u00ebzuarit\u201d, konstaton shumica q\u00eb \u00e7mon se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk mund t\u00eb b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr \u201cngacmime\u201d, \u201cimponim p\u00ebr ndryshimin e m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb jetes\u00ebs\u201d apo \u201cankth t\u00eb r\u00ebnd\u00eb\u201d t\u00eb shkaktuar n\u00ebp\u00ebrmjet telefonit, pasi kall\u00ebzuesja ka qen\u00eb edhe vet\u00eb aktive.<\/p>\n<p>Shumica arrin n\u00eb konkluzionin se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk provohet pretendimi kall\u00ebzueses se nga telefonatat e ish-partnerit i \u00ebsht\u00eb shkaktuar gjendje ankthi. \u201c\u2026nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb asnj\u00eb moment ajo nuk ka reshtur vet\u00eb s\u00eb telefonuari dhe d\u00ebrguari sms n\u00eb drejtim t\u00eb tij\u201d, citohet n\u00eb vendimin e shumic\u00ebs ku n\u00eb vijim konstatohet se nuk ka veprime t\u00eb q\u00ebllimshme, por del qart\u00eb se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb komunikim mes dy personave q\u00eb kan\u00eb pasur nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie dashurore midis tyre.<\/p>\n<p>Tjet\u00ebr argument q\u00eb sjell shumica \u00ebsht\u00eb fakti se nuk ka prova q\u00eb kall\u00ebzueses t\u2019i jet\u00eb kufizuar mund\u00ebsia e l\u00ebvizjes lirsh\u00ebm apo t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb e detyruar t\u00eb ndryshoj\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e jetes\u00ebs.<\/p>\n<p>Shumica vler\u00ebson se, ndryshe nga sa ka pretenduar Komisionerja Publike n\u00eb ankim, prokurori Shqarri ka kryer t\u00eb gjitha veprimet hetimore dhe e ka bazuar vendimin e pushimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb konstatimin e sakt\u00eb t\u00eb situat\u00ebs faktike dhe n\u00eb vler\u00ebsimin e duhur t\u00eb provave t\u00eb marra gjat\u00eb hetimit, n\u00eb raport me elementet e vepr\u00ebs penale \u201cP\u00ebrndjekja\u201d.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, konstatohet se subjekti duhej t\u2019i kishte pasqyruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb detajuar rrethanat dhe veprimet e kryera, si dhe mund t\u00eb kishte kryer nj\u00eb analiz\u00eb m\u00eb t\u00eb plot\u00eb e t\u00eb holl\u00ebsishme t\u00eb legjislacionit mbi t\u00eb cilin mb\u00ebshtet vendimmarrjen e tij, me q\u00ebllim arritjen e konkluzionit q\u00eb e \u00e7oi n\u00eb pushimin e \u00e7\u00ebshtjes penale. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb \u00ebsht\u00eb gjetur i bazuar pretendimi komisioneres se vendimi i pushimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes ka mang\u00ebsi n\u00eb drejtim t\u00eb plot\u00ebsis\u00eb s\u00eb arsyetimit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Mulaj n\u00eb pakic\u00eb vler\u00ebson se nga aktet e administruara del qart\u00eb se kall\u00ebzuesja \u00ebsht\u00eb p\u00ebrndjekur nga ish-partneri i saj me an\u00eb t\u00eb telefonit dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme, duke i shkaktuar gjendje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb emocionale t\u00eb d\u00ebmtuar\u00ebs. Sipas pakic\u00ebs, ndryshimi i kualifikimit t\u00eb vepr\u00ebs penale, n\u00eb nj\u00eb afat t\u00eb shkurt\u00ebr nga momenti q\u00eb subjekti i rivler\u00ebsimit \u00ebsht\u00eb ngarkuar me hetimin e k\u00ebtij procedimi penal, d\u00ebshmon se Shqarri ka neglizhuar rrethanat e treguara nga denoncuesja.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti i rivler\u00ebsimit e ka cil\u00ebsuar ndryshe trajtimin e \u00e7\u00ebshtjes, pa u bazuar n\u00eb rrethanat e rastit konkret, duke e b\u00ebr\u00eb k\u00ebshtu t\u00eb paefektsh\u00ebm zbatimin e sanksionit t\u00eb parashikuar n\u00eb raport me r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e vepr\u00ebs penale t\u00eb kryer\u201d, v\u00ebren Mulaj dhe shton se zgjidhja q\u00eb i ka b\u00ebr\u00eb Shqarri \u00e7\u00ebshtjen, inkurajon autor\u00ebt p\u00ebr t\u00eb gjetur zgjidhje t\u00eb k\u00ebsaj forme p\u00ebr t\u2019i shp\u00ebtuar d\u00ebnimit dhe dekurajon viktimat p\u00ebr t\u2019iu drejtuar organeve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn u k\u00ebrkua riedukimi i Shqarrit, kishte t\u00eb b\u00ebnte me k\u00ebrkimin e nj\u00eb mase sigurimi personal \u201cdetyrim paraqitje\u201d n\u00eb vitin 2022 ndaj nj\u00eb personi t\u00eb hetuar p\u00ebr p\u00ebrkrahje t\u00eb autorit t\u00eb krimit, por q\u00eb kishte qen\u00eb i d\u00ebnuar m\u00eb par\u00eb. Sipas Ninos, subjekti nuk kishte kryer verifikimet e duhura p\u00ebr gjendjen gjyq\u00ebsore t\u00eb personit n\u00ebn hetim, duke k\u00ebrkuar nj\u00eb mas\u00eb sigurimi personal me t\u00eb leht\u00eb, q\u00eb nuk p\u00ebrkonte me aktet e administruara.<\/p>\n<p>Shqarri parashtroi n\u00eb mbrojtjen e tij se k\u00ebrkesa p\u00ebr caktimin e mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb \u00ebsht\u00eb bazuar n\u00eb verifikimet e kryera brenda 48 or\u00ebve dhe se personi i l\u00ebn\u00eb n\u00eb detyrim paraqitje nuk ka kryer asnj\u00eb vep\u00ebr tjet\u00ebr penale deri n\u00eb momentin e d\u00ebrgimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb gjyq.<\/p>\n<p>Ashtu si Komisionerja, edhe Kolegji arrin n\u00eb konkluzionin se veprimet verifikuese t\u00eb subjektit p\u00ebr gjendjen gjyq\u00ebsore t\u00eb Shqarrit nuk kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb plota. Por, shumica vler\u00ebson se kjo mang\u00ebsi nuk \u00ebsht\u00eb gjetur p\u00ebrs\u00ebrit\u00ebse dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar e pamjaftueshme p\u00ebr t\u00eb aplikuar mas\u00ebn e pezullimit ndaj Shqarrit dhe detyrimin p\u00ebr ndjekjen e trajnimit n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs.<\/p>\n<p>Mulaj sjell n\u00eb v\u00ebmendje se kjo \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb hetuar nga KPK bazuar n\u00eb nj\u00eb gjetje t\u00eb ONM-s\u00eb, ku citoheshin burime mediatike n\u00eb t\u00eb cilat ngriheshin dyshime se subjekti kishte liruar nga burgu nj\u00eb person, q\u00eb m\u00eb pas \u00ebsht\u00eb vrar\u00eb. Pakica konstaton se nga burime t\u00eb hapura evidentohet se personi n\u00eb fjal\u00eb ka qen\u00eb n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr proces penal n\u00eb momentin q\u00eb subjekti ka paraqitur k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr caktimin e mas\u00ebs s\u00eb sigurimit \u201cdetyrim paraqitje\u201d. Po ashtu, ka rezultuar se ai ka qen\u00eb n\u00ebn hetim nga autoritetet italiane p\u00ebr krime t\u00eb lidhura me drog\u00ebn.<\/p>\n<p>Mulaj arsyeton ndryshe nga shumica, duke vler\u00ebsuar se mang\u00ebsia e subjektit e identifikuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje merr kuptim dhe tjet\u00ebr pesh\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb t\u00eb informacioneve q\u00eb rezultojn\u00eb nga burime t\u00eb hapura, t\u00eb cilat ndikojn\u00eb drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb besimin e publikut, prej nga p\u00ebrftohen perceptime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme mbi veprimtarin\u00eb profesionale t\u00eb prokurorit Shqarri.<\/p>\n<p><strong>Pakica p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Mulaj shkon n\u00eb arsyetimin e saj tej ankimit t\u00eb paraqitur prej Komisioneres Publike. Ajo argumenton se, pavar\u00ebsisht faktit se k\u00ebrkimi komisioneres ka qen\u00eb vet\u00ebm n\u00eb kriterin profesional, ankimin e konsideron si mjet procedural p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje Kolegjin p\u00ebr shqyrtimin e \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n<p>Ajo sjell n\u00eb v\u00ebmendje se jo pa q\u00ebllim, ligjv\u00ebn\u00ebsi i ka orientuar institucionet e rivler\u00ebsimit, q\u00eb kur \u00ebsht\u00eb rasti, ato mund t\u00eb zbatojn\u00eb edhe procedurat e parashikuara n\u00eb Kodin e Procedurave Administrative ose n\u00eb ligjin \u201cP\u00ebr organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarr\u00ebveshjeve administrative\u201d.<\/p>\n<p>Mulaj konstaton se, \u201cn\u00eb Kodin e Procedurave Administrative thuhet se t\u00ebrheqja e nj\u00eb pale nuk \u00e7on n\u00eb p\u00ebrfundimin e procedur\u00ebs administrative, n\u00eb rast se organi publik\/Kolegji vler\u00ebson se vazhdim\u00ebsia e procedur\u00ebs \u00ebsht\u00eb n\u00eb interes publik ose n\u00eb interesin e ligjsh\u00ebm t\u00eb pal\u00ebve t\u00eb tjera\u201d. Ajo \u00e7mon se \u00e7\u00ebshtja duhet par\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi n\u00eb t\u00eb tri kriteret, at\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb, past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe profesionalizmit.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim Mulaj referon mendimin e saj si pakic\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e bashk\u00ebshortes s\u00eb subjektit, prokurores Anita Jella, kur ka konkluduar se ajo nuk arrin nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb.\u00a0 P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, Mulaj vler\u00ebson se dhe Shqarri gjendet n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn situat\u00eb. \u201c\u2026kam \u00e7muar q\u00eb nuk mund t\u00eb ket\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb ndrysh\u00ebm mbi t\u00eb nj\u00ebjtat rrethana e prova. Rrethanat e m\u00ebsip\u00ebrme jan\u00eb t\u00eb mjaftueshme q\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb ve\u00e7orive t\u00eb rastit, p\u00ebr sa koh\u00eb procesi i rivler\u00ebsimit p\u00ebr subjektin e rivler\u00ebsimit dhe bashk\u00ebshorten e tij \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb mbi t\u00eb nj\u00ebjtat akte, legjitimohet edhe q\u00ebndrimi im i shprehur p\u00ebr vler\u00ebsimin e kriterit t\u00eb pasuris\u00eb, t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit Erjon Shqarri\u201d, arsyeton Mulaj.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, ajo shprehet se n\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb problemeve q\u00eb lidhen me pasurin\u00eb dhe profesionalizmin, arrin n\u00eb konkluzionin se prokurori Erjon Shqarri nuk p\u00ebrmbush n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kumulative kriteret ligjore p\u00ebr konfirmimin e tij n\u00eb detyr\u00eb dhe ka votuar p\u00ebr shkarkimin e tij.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb n\u00eb vler\u00ebsimin e prokurorit t\u00eb Vlor\u00ebs, Erjon Shqarri. Shumica e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga kryesuesi i trupit gjykues, Sokol \u00c7omo, relatorja Mimoza Tasi dhe an\u00ebtaret Ina Rama e Rezarta Schuetz e gjet\u00ebn t\u00eb pabazuar k\u00ebrkimin e Komisioneres Publike, Irena Nino p\u00ebr pezullimin e Shqarrit nga detyra dhe d\u00ebrgimin p\u00ebr [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":79258,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,114,115],"tags":[347,1376,789,892,112,430,674,133,119,275,989,903],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/Erjon-Shqarri-ne-KPA-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Erjon Shqarri dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesja e tij ligjore n\u00eb KPA. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79257"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79257"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79257\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":79259,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79257\/revisions\/79259"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79258"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79257"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79257"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79257"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}