{"id":79260,"date":"2025-03-10T13:03:33","date_gmt":"2025-03-10T12:03:33","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/argumentet-e-kpa-per-lenien-ne-fuqi-te-shkarkimit-te-prokurorit-lorenc-merkuri\/2025\/03\/10\/"},"modified":"2025-03-10T13:04:54","modified_gmt":"2025-03-10T12:04:54","slug":"argumentet-e-kpa-per-lenien-ne-fuqi-te-shkarkimit-te-prokurorit-lorenc-merkuri","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/argumentet-e-kpa-per-lenien-ne-fuqi-te-shkarkimit-te-prokurorit-lorenc-merkuri\/2025\/03\/10\/","title":{"rendered":"Argumentet e KPA p\u00ebr l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb shkarkimit t\u00eb prokurorit Lorenc M\u00ebrkuri"},"content":{"rendered":"<p>Ish-prokurori i Sarand\u00ebs, Lorenc M\u00ebrkuri u shkarkua nga detyra m\u00eb 22 shtator 2021, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konstatoi probleme n\u00eb t\u00eb tri kriteret e rivler\u00ebsimit, at\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb, profesionalizmit dhe figurws, duke \u00e7muar se n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor, si pasoj\u00eb e veprimeve dhe mosveprimet t\u00eb tij, subjekti gjendej dhe n\u00eb kushtet e c\u00ebnimit t\u00eb besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>M\u00ebrkuri e kund\u00ebrshtoi n\u00eb Kolegj si t\u00eb pabazuar vendimmarrjen dhe arsyetimin e KPK, megjithat\u00eb shkarkimi u la n\u00eb fuqi p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb dhe pap\u00ebrshtatshm\u00ebri n\u00eb aspektin profesional. Nd\u00ebrkoh\u00eb, nuk jan\u00eb gjetur element\u00eb t\u00eb mjaftuesh\u00ebm q\u00eb n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb konkludohet p\u00ebr c\u00ebnimin e besimit.<\/p>\n<p><strong>Vler\u00ebsimi p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni ka ngritur dyshime se M\u00ebrkuri ka tjet\u00ebrsuar faktet lidhur me nj\u00eb pasuri n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebshortes dhe prind\u00ebrve t\u00eb saj, me pjes\u00eb takuese 1\/3-at. Subjekti ka pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn veting pjes\u00ebn takuese t\u00eb bashk\u00ebshortes n\u00eb apartamentin me sip\u00ebrfaqe 69.3 m2 n\u00eb n\u00eb Sarand\u00eb me vler\u00eb 3.1 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Si burim krijimi t\u00eb k\u00ebsaj pasurie jan\u00eb deklaruar t\u00eb ardhurat e krijuara nga shitja e banes\u00ebs s\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb bashk\u00ebshortes n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2007 n\u00eb vler\u00ebn 2 milion\u00eb lek\u00eb, si dhe t\u00eb ardhurat e siguruara prej tyre nga puna n\u00eb SHBA. Bashk\u00ebshortja ka deklaruar se nuk ka dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb kontribut p\u00ebr pjes\u00ebn e saj.<\/p>\n<p>Por, Komisioni ka konstatuar se n\u00eb dit\u00ebn q\u00eb \u00ebsht\u00eb kryer shtija e apartamentit t\u00eb prind\u00ebrve, bashk\u00ebshortja e ka derdhur shum\u00ebn n\u00eb llogarin\u00eb e saj. Nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb pas ajo ka t\u00ebrhequr shum\u00ebn 20 mij\u00eb euro dhe n\u00eb prill t\u00eb 2008-\u00ebs ka transferuar n\u00eb llogarin\u00eb e t\u00eb birit 14 mij\u00eb e 800 euro. Me k\u00ebto shuma jan\u00eb kryer n\u00eb vijim\u00ebsi edhe transferta t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, KPK ka vler\u00ebsuar se shuma e p\u00ebrfituar nga shitja e banes\u00ebs s\u00eb prind\u00ebrve n\u00eb vitin 2007 nuk mund t\u00eb ket\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e apartamentit tjet\u00ebr dhe si pasoj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb provuar burimi krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Po ashtu, Komisioni ka \u00e7muar se subjekti i rivler\u00ebsimit nuk ka arritur t\u00eb shpjegoj\u00eb arsyen se p\u00ebrse u hartua dhe u n\u00ebnshkrua kontrata n\u00eb em\u00ebr t\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb bashk\u00ebshortes p\u00ebr 2\/3-at pjes\u00eb takuese, kur ata nuk ishin prezent\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.\u00a0 Nisur dhe nga konstatimi p\u00ebr munges\u00eb burimesh, \u00ebsht\u00eb arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se subjekti \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb deformoj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn duke e vendosur n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb rrem\u00eb dhe t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Kolegji v\u00ebren se megjith\u00ebse KPK arsyeton se sjellja e subjektit n\u00eb raport me k\u00ebt\u00eb pasuri, n\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin e nj\u00eb v\u00ebzhguesi objektiv, cenon besimin e publikut te drejt\u00ebsia, n\u00eb konkluzionin e saj, nuk e ka atribuuar k\u00ebt\u00eb pasoj\u00eb ligjore dhe nuk e ka konsideruar n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n<p>M\u00ebrkuri ka pretenduar se konkluzionet e Komisionit jan\u00eb t\u00eb gabuara, jo logjike dhe subjektive, pasi nuk ka asnj\u00eb sjellje specifike nga ana e tij q\u00eb t\u00eb manifestoj\u00eb ndonj\u00eb q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb pasqyruar fakte jo t\u00eb v\u00ebrteta apo t\u00eb ndryshme, aq m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebr t\u00eb kryer deklarim t\u00eb rrem\u00eb apo p\u00ebr t\u00eb tentuar fshehjen e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i Kolegjit v\u00ebren se, megjith\u00ebse Komisioni i ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb njohur subjektit q\u00eb n\u00eb rezultatet paraprake t\u00eb hetimit administrativ konstatimin mbi munges\u00ebn e prezenc\u00ebs s\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb bashk\u00ebshortes n\u00eb dat\u00ebn e lidhjes s\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb shitblerjes s\u00eb pasuris\u00eb, si dhe dyshimet p\u00ebr fshehje e deklarim t\u00eb rrem\u00eb, ai nuk ka paraqitur n\u00eb prap\u00ebsime e n\u00eb ankim asnj\u00eb informacion m\u00eb tep\u00ebr dhe nuk paraqiti asnj\u00eb dokument provues mbi prezenc\u00ebn e prind\u00ebrve t\u00eb bashk\u00ebshortes n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb dat\u00ebn e n\u00ebnshkrimit para noterit.<\/p>\n<p>Ky q\u00ebndrim i M\u00ebrkurit vler\u00ebsohet nga Kolegji se shkon n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb dyshimit t\u00eb ngritur nga Komisioni, se prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortes nuk jan\u00eb pronar\u00ebt de facto t\u00eb k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb legjitimuar ekzistenc\u00ebn e k\u00ebtyre dyshimeve KPA ka verifikuar edhe konkluzionin tjet\u00ebr t\u00eb KPK, p\u00ebr pamund\u00ebsin\u00eb e burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr mbulimin e \u00e7mimit t\u00eb apartamentit.<\/p>\n<p>Kolegji v\u00ebren se Komisioni konkluzionin p\u00ebr munges\u00ebn e burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr apartamentin e bler\u00eb n\u00eb vitin 2011 e ka mb\u00ebshtetur n\u00eb munges\u00ebn e provueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb nj\u00eb lidhjeje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb pages\u00ebs s\u00eb \u00e7mimit t\u00eb apartamentit t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2011 me t\u00eb ardhurat nga shitja e banes\u00ebs n\u00eb 2007-\u00ebn, t\u00eb pretenduara si burim krijimi.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i Kolegjit konstaton se kontrata e shitblerjes e vitit 2011 v\u00ebrteton likuidimin e \u00e7mimit te shoq\u00ebria nd\u00ebrtuese, por jo koh\u00ebn e sakt\u00eb t\u00eb pagimit dhe personin q\u00eb e ka kryer at\u00eb.<\/p>\n<p>Veprimet bankare t\u00eb kryera nga bashk\u00ebshortja e subjektit lidhur me disponimin e vler\u00ebs 20 mij\u00eb euro duke e depozituar fillimisht k\u00ebt\u00eb shum\u00eb n\u00eb bank\u00eb e duke e t\u00ebrhequr pas nj\u00eb dite nga sistemi bankar, vler\u00ebsohet se nuk e qart\u00ebsojn\u00eb destinacionin e k\u00ebsaj shume drejt shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese. S\u00eb bashku me faktin e mosprekjes s\u00eb llogaris\u00eb s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt bankare me n\u00ebn\u00ebn e saj n\u00eb dat\u00ebn e lidhjes s\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb shitblerjes n\u00eb vitin 2011, Kolegji \u00e7mon se i len\u00eb vend nj\u00eb tjet\u00ebr elementi dyshues n\u00eb drejtim t\u00eb besueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb destinacionit t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb atyre t\u00eb ardhurave.<\/p>\n<p>Kolegji ka analizuar dhe burimin tjet\u00ebr t\u00eb deklaruar, nga t\u00eb ardhurat e prind\u00ebrve t\u00eb bashk\u00ebshortes nga puna n\u00eb SHBA. Sipas KPA, t\u00eb ardhurat e prind\u00ebrve t\u00eb bashk\u00ebshortes sipas akteve t\u00eb dor\u00ebzuara d\u00ebshmojn\u00eb p\u00ebr mund\u00ebsi t\u00eb ul\u00ebt kursimi. Kolegji vler\u00ebson se kjo situat\u00eb, e b\u00ebn\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb qen\u00ebsishme ekzistenc\u00ebn e dyshimeve t\u00eb ngritura lidhur me raportin e prind\u00ebrve t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit me k\u00ebt\u00eb pasuri.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, kolegji \u00e7mon se M\u00ebrkuri ka kryer fshehje pasurie. K\u00ebt\u00eb konkluzion e mb\u00ebshtet n\u00eb faktet se subjekti i rivler\u00ebsimit nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb n\u00eb ndonj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb lidhjen e prind\u00ebrve t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb tij me k\u00ebt\u00eb pasuri; se kjo e fundit \u00ebsht\u00eb sjell\u00eb si pronare e vetme, duke qen\u00eb prezente n\u00eb lidhjen e n\u00ebnshkrimin e kontrat\u00ebs s\u00eb shitblerjes, si dhe n\u00eb regjistrimin e apartamentit.<\/p>\n<p>Komisioni ka konstatuar situat\u00eb t\u00eb ngjashme dhe n\u00eb blerjen e nj\u00eb automjeti t\u00eb llojit Benz n\u00eb vitin 2009, \u00e7mimi shitjes s\u00eb t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb deklaruar si nj\u00eb prej burimeve p\u00ebr blerjen e nj\u00eb Audi n\u00eb vitin 2015, kundrejt \u00e7mimit 1 milion lek\u00eb. Sipas KPK, subjekti e ka futur Benz-in n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb maj t\u00eb vitit 2009, por pa kryer zhdoganimin e tij \u2013 nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka realizuar rishtazi hyrjen e makin\u00ebs n\u00eb territorin shqiptar n\u00eb shkurt t\u00eb 2010-\u00ebs, por pa e dokumentuar daljen.<\/p>\n<p>Kryerja e zhdoganimit sikur makina t\u00eb kishte hyr\u00eb n\u00eb shkurt t\u00eb 2010-\u00ebs n\u00eb territorin e Shqip\u00ebris\u00eb, konsiderohet jo vet\u00ebm n\u00eb shkelje t\u00eb praktikave normale duke shmangur detyrimet doganore, por edhe si paraqitje e fakte t\u00eb pav\u00ebrteta. Megjith\u00ebse kjo rrethan\u00eb ka ndodhur kur subjekti nuk ishte em\u00ebruar ende si prokuror, Komisioni ka \u00e7muar ta konsiderojn\u00eb n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor lidhur me shkall\u00ebn e besueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Subjekti ka kund\u00ebrshtuar konkluzionin e Komisionit lidhur me cenimin e besimit t\u00eb publikut, duke parashtruar se nj\u00eb konkluzion i till\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb tep\u00ebr i argumentuar dhe nuk mund t\u00eb jet\u00eb formal e subjektiv.<\/p>\n<p>Veprimet e mosveprimet e subjektit n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin, vler\u00ebsohen se tregojn\u00eb nj\u00eb qasje t\u00eb gabuar n\u00eb raport me respektimin e ligjit dhe p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb sjellje jo t\u00eb denj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb funksionar t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. Megjithat\u00eb, duke mbajtur n\u00eb konsiderat\u00eb faktin se cenimi i besimit t\u00eb publikut lidhet ngusht\u00ebsisht me veprime a mosveprime t\u00eb kryera nga subjektet e rivler\u00ebsimit gjat\u00eb periudh\u00ebs q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb duke ushtruar detyr\u00ebn e gjyqtarit apo prokurorit, shkeljet gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb M\u00ebrkuri ka qen\u00eb oficer i policis\u00eb gjyq\u00ebsore konsiderohen t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb penalizim.<\/p>\n<p>M\u00ebrkuri \u00ebsht\u00eb gjetur n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pasakt\u00eb dhe p\u00ebr nj\u00eb truall me sip\u00ebrfaqe 640 m2.<\/p>\n<p>Komisioni ka konstatuar se subjekti ka deklaruar kosto jo reale t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb nj\u00eb shtese n\u00eb nj\u00eb apartament n\u00eb Sarand\u00eb, por M\u00ebrkuri ka kund\u00ebrshtuar duke e konsideruar t\u00eb marr\u00eb apriori, t\u00eb paarsyetuar dhe t\u00eb pabazuar. Kolegji v\u00ebren se vlera e deklaruar nga subjekti nuk p\u00ebrputhet me at\u00eb t\u00eb pasqyruar n\u00eb kontrat\u00ebn e nd\u00ebrtimit. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb arrihet n\u00eb konkluzionin se subjekti i rivler\u00ebsimit ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn e pasuris\u00eb veting n\u00eb lidhje me vler\u00ebn e nd\u00ebrtimit t\u00eb shtes\u00ebs.<\/p>\n<p>KPK ka arritur n\u00eb konkluzionin se subjekti nuk ka arritur t\u00eb shpjegoj\u00eb bindsh\u00ebm burimin e nj\u00eb apartamenti, zyre dhe trualli n\u00eb Sarand\u00eb, por KPA e gjen t\u00eb pamb\u00ebshtetur k\u00ebt\u00eb konkluzion.<\/p>\n<p>Po ashtu, Kolegji e ka gjetur t\u00eb bazuar dhe nj\u00eb tjet\u00ebr pretendim t\u00eb subjektit lidhur me konstatimin e KPK p\u00ebr mosdeklarimin e nj\u00eb garazhi n\u00eb deklarat\u00ebn periodike. Kolegji v\u00ebren se kjo pasuri \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar n\u00eb deklarat\u00ebn veting. Trupi gjykues i Kolegjit vler\u00ebson se n\u00eb kushtet kur M\u00ebrkuri nuk \u00ebsht\u00eb ngarkuar me ndonj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi disiplinore n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb deklarat\u00ebs s\u00eb pasuris\u00eb veting, konkluzioni n\u00eb favor t\u00eb tij nuk mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb t\u00eb c\u00ebnuesh\u00ebm vendimin e Komisionit, si dhe se \u00ebsht\u00eb pa afekt n\u00eb drejtim t\u00eb kriterit t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Kolegji arrin n\u00eb konkluzionin se prokurori M\u00ebrkuri kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr kriterin e vler\u00ebsimit t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Figura dhe profesionalizmi<\/strong><\/p>\n<p>Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK ka ngritur dyshime p\u00ebr p\u00ebrfshirje t\u00eb M\u00ebrkurit n\u00eb veprime korruptive n\u00eb disa procese penale. Gjithashtu jan\u00eb ngritur dyshime p\u00ebr kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme me persona t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar.<\/p>\n<p>Nga verifikimi i fashikujve t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve penale p\u00ebr t\u00eb cilat jan\u00eb ngritur dyshime nga DSIK, Komisioni ka konkluduar se subjekti nuk ka p\u00ebrmbushur funksionet e prokurorit n\u00eb disa raste, pasi ka vendosur mosfillim procedimi penal pa kryer hetime shteruese.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse Komisioni konkludon se nuk \u00ebsht\u00eb provuar q\u00eb M\u00ebrkuri t\u00eb ket\u00eb pasur kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme me persona t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar, vler\u00ebson se ai, me veprimet dhe mosveprimet e tij, ka krijuar kushtet e klim\u00ebs s\u00eb pand\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb n\u00eb syt\u00eb e publikut, duke c\u00ebnuar besimin e publikut te drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>Subjekti ka kund\u00ebrshtuar duke pretenduar se KPK nuk ka kryer hetime n\u00eb lidhje me kontrollin e figur\u00ebs duke paraqitur vler\u00ebsime joligjore dhe abuzive t\u00eb nj\u00eb organi jo t\u00eb pavarur si DSIK-ja. Ai ka k\u00ebmb\u00ebngulur se edhe konkluzioni p\u00ebr cenim t\u00eb besimit t\u00eb publikut \u00ebsht\u00eb haptazi n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin.<\/p>\n<p>Kolegji v\u00ebren se Komisioni nuk ka ngarkuar me p\u00ebrgjegj\u00ebsi subjektin lidhu me kontrollin e kriterit t\u00eb figur\u00ebs.<\/p>\n<p>Mang\u00ebsit\u00eb e konstatuara n\u00eb veprimet procedurale \u00ebsht\u00eb \u00e7muar t\u00eb konsiderohen n\u00eb drejtim t\u00eb aft\u00ebsive profesionale.<\/p>\n<p>Lidhur me pretendimin se Komisioni ka paraqitur vler\u00ebsime joligjore dhe abuzive t\u00eb nj\u00eb organi jo t\u00eb pavarur si DSIK-ja, KPA sjell n\u00eb v\u00ebmendje se shkalla e par\u00eb e vetingut ka mbajtur nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb pavarur, q\u00eb d\u00ebshmohet nga fakti se subjekti nuk \u00ebsht\u00eb konsideruar i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr figur\u00ebn.<\/p>\n<p>Mang\u00ebsit\u00eb e konstatuara n\u00eb aspektin profesional, p\u00ebrfshir\u00eb dhe ato n\u00eb procedimet e trajtuara n\u00eb kriterin e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs, konsiderohen t\u00eb tilla q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb M\u00ebrkurin t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm nga nga pik\u00ebpamja e aft\u00ebsive profesionale.<\/p>\n<p>Ashtu si KPK dhe Kolegji ka konstatuar mang\u00ebsi profesionale, si moskryerje t\u00eb hetimeve e munges\u00eb t\u00eb veprimeve procedurale. Sipas KPA, n\u00eb nj\u00eb rast, si pasoj\u00eb e moskryerjes s\u00eb hetimeve dhe mos p\u00ebrmbushjes s\u00eb detyrimeve kushtetuese procedurale nga ana e subjektit, ka rezultuar se ai i ka hequr lirin\u00eb nj\u00eb qytetari t\u00eb pafajsh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Kolegji arrin n\u00eb konkluzionin se prokurori Lorenc M\u00ebrkuri ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr kriterin e vler\u00ebsimit t\u00eb pasuris\u00eb dhe se rezultoi i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm nga vler\u00ebsimi i aft\u00ebsive profesionale. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi vendimmarrja e Komisionit p\u00ebr shkarkimin e tij.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-prokurori i Sarand\u00ebs, Lorenc M\u00ebrkuri u shkarkua nga detyra m\u00eb 22 shtator 2021, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konstatoi probleme n\u00eb t\u00eb tri kriteret e rivler\u00ebsimit, at\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb, profesionalizmit dhe figurws, duke \u00e7muar se n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor, si pasoj\u00eb e veprimeve dhe mosveprimet t\u00eb tij, subjekti gjendej dhe n\u00eb kushtet e c\u00ebnimit [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":79261,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,114,115],"tags":[407,789,112,489,119,134,903],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Lorenc-Merkuri-ne-KPK-.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori i Sarand\u00ebs, Lorenc M\u00ebrkuri pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79260"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79260"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79260\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":79262,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79260\/revisions\/79262"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79261"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79260"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79260"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79260"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}