{"id":79263,"date":"2025-03-10T13:24:55","date_gmt":"2025-03-10T12:24:55","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/argumentet-e-kpa-per-lenien-ne-detyre-te-prokurorit-saimir-hysa\/2025\/03\/10\/"},"modified":"2025-03-10T13:26:13","modified_gmt":"2025-03-10T12:26:13","slug":"argumentet-e-kpa-per-lenien-ne-detyre-te-prokurorit-saimir-hysa","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/argumentet-e-kpa-per-lenien-ne-detyre-te-prokurorit-saimir-hysa\/2025\/03\/10\/","title":{"rendered":"Argumentet e KPA p\u00ebr l\u00ebnien n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb prokurorit Saimir Hysa"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA i vler\u00ebsoi t\u00eb pabazuara nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb shkaqeve t\u00eb ankimit t\u00eb Komisionerit Publik ndaj konfirmimit t\u00eb prokurorit t\u00eb Tiran\u00ebs, Saimir Hysa dhe n\u00eb zbatim t\u00eb parimit t\u00eb objektivitetit dhe proporcionalitetit e la at\u00eb n\u00eb detyr\u00eb. Problemet e konkluduara n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje dhe bilanci negativ n\u00eb vler\u00ebn totale prej 781 mij\u00eb lek\u00ebsh, u \u00e7muan t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb penalizim.<\/p>\n<p>Hysa u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit m\u00eb 10 gusht t\u00eb vitit 2023. Dy \u00e7\u00ebshtje t\u00eb hetuara prej tij u d\u00ebrguan p\u00ebr vler\u00ebsim pran\u00eb Inspektorit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Operacioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Monitorimit, ONM rekomandoi apelimin e vendimmarrjes s\u00eb Komisionit, duke sugjeruar q\u00eb disa prej gjetjeve n\u00eb kriterin profesional dhe at\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb, t\u00eb verifikoheshin nga KPA. Bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb rekomandim, Komisioneri Ballhysa ushtroi ankim, duke k\u00ebrkuar shkarkimin e k\u00ebtij subjekti rivler\u00ebsimi.<\/p>\n<p><strong>Profesionalizmi<\/strong><\/p>\n<p>Komisioneri Publik pretendoi n\u00eb nj\u00eb prej shkaqeve t\u00eb ankimit se subjekti ka p\u00ebrfunduar shqyrtimin e nj\u00eb kall\u00ebzimi t\u00eb dy prind\u00ebrve p\u00ebr infektimin e foshnj\u00ebs s\u00eb tyre me virusin HIV, pa kryer veprime hetimore e duke u shprehur me vendim p\u00ebr mosfillimin e procedimit. Po ashtu, Ballhysa evidentoi se gjykata e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb dhe e Apelit e kan\u00eb shfuqizuar vendimin e subjektit, duke urdh\u00ebruar regjistrimin e procedimit dhe kryerjen e veprimeve hetimore t\u00eb nevojshme sipas rregullave procedurale. Moskryerja e k\u00ebtyre veprimeve hetimore t\u00eb nevojshme, sipas Komisionerit materializon mang\u00ebsit\u00eb profesionale t\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>Komisioneri v\u00ebren se prind\u00ebrit e t\u00eb porsalindurit kan\u00eb paraqitur aq informacion sa ata e kan\u00eb gjetur t\u00eb mjaftuesh\u00ebm, duke bashk\u00eblidhur analizat e tyre t\u00eb gjakut dhe t\u00eb f\u00ebmij\u00ebs s\u00eb infektuar me virusin HIV. Sipas tij, aft\u00ebsia profesionale dhe detyra e prokurorit, nd\u00ebr t\u00eb tjera vler\u00ebsohet pik\u00ebrisht n\u00eb tregues t\u00eb till\u00eb si, aft\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb drejtuar logjikisht hetimin, p\u00ebr t\u00eb mbledhur provat e k\u00ebrkuara me ligj, apo aft\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb n\u00eb pyetje.<\/p>\n<p>Tjet\u00ebr gjetje e Komisionerit ka qen\u00eb dhe fakti se subjekti ka ushtruar ankim ndaj vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Tiran\u00eb, duke pas sjell\u00eb vonesa t\u00eb m\u00ebtejshme procedurale n\u00eb trajtimin e rastit.<\/p>\n<p>N\u00eb bisedimet p\u00ebrfundimtare, ish-Komisioneri Publik vler\u00ebsoi se mbeteshin t\u00eb provuara vonesat n\u00eb hetimin e m\u00ebtejsh\u00ebm. Sipas tij, rrethanat duhen par\u00eb edhe n\u00eb drejtim t\u00eb standardeve t\u00eb p\u00ebrcaktuara nga indikator\u00ebt, si nj\u00eb tregues i aft\u00ebsive profesionale dhe organizative, p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si subjekti ka p\u00ebrballuar ngarkes\u00ebn.<\/p>\n<p>Prokurori Hysa i kund\u00ebshtoi pretendimet e ish-Komisionerit si t\u00eb pabazuara duke argumentuar se nuk ishte e v\u00ebrtet\u00eb se kall\u00ebzuesit kan\u00eb k\u00ebrkuar q\u00eb prokurori t\u00eb nis\u00eb hetimet sa m\u00eb shpejt p\u00ebr infektimin e f\u00ebmij\u00ebs s\u00eb tyre me HIV gjat\u00eb trajtimit n\u00eb strukturat spitalore. Sipas tij, n\u00eb kall\u00ebzim k\u00ebrkohej q\u00eb prokuroria t\u00eb hetonte p\u00ebr faktin se kush e d\u00ebmtoi djalin pa nisur akoma jet\u00ebn, pa u p\u00ebrmendur virusi HIV, si dhe se analizat bashk\u00eblidhur kall\u00ebzimit kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb pakuptueshme prej tij p\u00ebr t\u2019u trajtuar si prova.<\/p>\n<p>Subjekti ka pretenduar se m\u00eb s\u00eb paku, kall\u00ebzuesit duhej t\u00eb kishin paraqitur faktin penal me ndihm\u00ebn e nj\u00eb mbrojt\u00ebsi, ose duke e b\u00ebr\u00eb kall\u00ebzimin pa asnj\u00eb shpenzim pran\u00eb strukturave p\u00ebrkat\u00ebse shtet\u00ebrore. Hysa ka k\u00ebmb\u00ebngulur se n\u00eb kall\u00ebzim, nuk parashtrohet asnj\u00eb e dh\u00ebn\u00eb konkrete p\u00ebr t\u00eb motivuar regjistrimin e nj\u00eb procedimi penal, nuk ka asnj\u00eb shpjegim se \u00e7far\u00eb d\u00ebmtimi ka p\u00ebsuar f\u00ebmija, n\u00eb \u00e7far\u00eb m\u00ebnyre ka ndodhur dhe \u00e7far\u00eb lidhje kan\u00eb institucionet e denoncuara me at\u00eb q\u00eb ka ndodhur. K\u00ebto rrethana, i ka cil\u00ebsuar si shkaqe p\u00ebr t\u00eb cilat ka vendosur mosfillimin e procedimit, me arsyetimin se mungonin provat apo indiciet e nevojshme p\u00ebr t\u00eb krijuar dyshimin e arsyesh\u00ebm p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i Kolegjit konstaton se, pavar\u00ebsisht munges\u00ebs s\u00eb informacionit t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr rrethanat e faktit penal t\u00eb pretenduar n\u00eb aktin e kall\u00ebzimit, ekzistonin mjaftuesh\u00ebm t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb duheshin vler\u00ebsuar n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb qasjeje proaktive, konsideruar edhe sensitivitetin e rastit. Sipas Kolegjit, n\u00eb analizat e gjakut t\u00eb kall\u00ebzuesve q\u00eb ata ia kan\u00eb bashk\u00eblidhur kall\u00ebzimit, evidentohet lloji i analiz\u00ebs HIV dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb konsiderohen t\u00eb pabazuara pretendimet e subjektit se nuk mund t\u2019i lexonte ato.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim Kolegji \u00e7mon se pretendimet p\u00ebr moskryerjen e veprimeve hetimore me iniciativ\u00eb p\u00ebr arsye t\u00eb ngarkes\u00ebs s\u00eb lart\u00eb n\u00eb pun\u00eb, nuk mund t\u00eb justifikojn\u00eb mang\u00ebsit\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb aft\u00ebsive organizative.<\/p>\n<p>Trupi gjykues gjen t\u00eb pabazuar edhe prap\u00ebsimin e subjektit se vendimi i gjykat\u00ebs q\u00eb ka prishur vendimmarrjen e tij t\u00eb mosfillimit t\u00eb procedimit, \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me praktik\u00ebn e unifikuar t\u00eb Kolegjeve t\u00eb Bashkuara. N\u00eb vendim sillet n\u00eb v\u00ebmendje fakti se gjykata ka administruar akte shtes\u00eb, t\u00eb cilat e kan\u00eb shtyr\u00eb drejt nj\u00eb vendimmarrje t\u00eb ndryshme nga ajo e prokurorit.<\/p>\n<p>Po ashtu, \u00ebsht\u00eb gjetur i drejt\u00eb dhe pretendimi tjet\u00ebr i Komisionerit se subjekti duhej t\u00eb kishte kryer verifikime n\u00eb kuad\u00ebr vler\u00ebsimit t\u00eb kall\u00ebzimit n\u00eb fjal\u00eb. \u201c\u2026ndon\u00ebse n\u00eb kall\u00ebzimin e paraqitur nuk pasqyrohet asnj\u00eb e dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr ndonj\u00eb prej individ\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt pretendohej se kishin kryer veprimeve t\u00eb kund\u00ebrligjshme q\u00eb b\u00ebnin p\u00ebrgjegj\u00ebs personin juridik pran\u00eb t\u00eb cilit ata ushtronin detyr\u00ebn, p\u00ebrmendja e disa institucioneve shtet\u00ebrore q\u00eb mendohej se kishin trajtuar rastin n\u00eb drejtime t\u00eb ndryshme, k\u00ebrkonte edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, marrjen e informacionit rreth ngjarjes apo fakteve t\u00eb ndodhura, p\u00ebr t\u00eb gjykuar m\u00eb pas edhe sjelljen e individ\u00ebve t\u00eb caktuar q\u00eb mund t\u00eb krijonin p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr personin juridik brenda t\u00eb cilit ata ushtronin veprimtarin\u00eb\u201d, konstaton KPA dhe vler\u00ebson se k\u00ebto veprime t\u00eb munguara t\u00eb subjektit, p\u00ebrfshihen n\u00eb mang\u00ebsit\u00eb e konstatuara p\u00ebr kryerjen e veprimtaris\u00eb s\u00eb nevojshme p\u00ebr vler\u00ebsimin e kall\u00ebzimit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, ankimi i kryer nga subjekti kund\u00ebr vendimarrjes s\u00eb gjykat\u00ebs p\u00ebr prishjen e mosfillimit, nuk \u00ebsht\u00eb gjetur si nj\u00eb sjellje e gabuar procedurale, me argumentin se parashikohet nga ligji dhe mb\u00ebshtetet n\u00eb interpretimin dhe logjik\u00ebn e magjistratit. \u201c\u2026vet\u00ebm ushtrimi i nj\u00eb t\u00eb drejte procedurale ndaj vendimit t\u00eb gjykat\u00ebs, i pashoq\u00ebruar me elemente t\u00eb tjera q\u00eb do t\u00eb provonin keqdashje apo q\u00ebllim t\u00eb ndrysh\u00ebm nga ushtrimi i funksioneve prej subjektit, nuk mjafton p\u00ebr t\u00eb gjykuar si t\u00eb gabuar paraqitjen e ankimit\u201d, arsyeton Kolegji.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim KPA vler\u00ebson se q\u00ebndron ky shkak ankimi i ngritur nga Komisioneri.<\/p>\n<p>Komisioneri Publik ka ngritur shkak p\u00ebr nj\u00eb tjet\u00ebr \u00e7\u00ebshtje, duke pretenduar se subjekti i rivler\u00ebsimit ka treguar munges\u00eb t\u00eb aft\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb kryer me efektivitet procedura hetimore dhe procedura t\u00eb tjera t\u00eb sistemit t\u00eb prokuroris\u00eb brenda afateve t\u00eb p\u00ebrcaktuara. Konkretisht, u konstatua munges\u00eb e aft\u00ebsis\u00eb\u00a0 p\u00ebr t\u00eb mbledhur provat e nevojshme, p\u00ebrfshir\u00eb dhe munges\u00ebn e mbik\u00ebqyrjes s\u00eb d\u00ebrgimit pa vones\u00eb t\u00eb akteve t\u00eb nevojshme t\u00eb njoftimit.<\/p>\n<p>Subjekti kund\u00ebrshtoi shkakun e Komisionerit duke shpejtuar se pretendimi p\u00ebr mosmarrjen e njoftimit p\u00ebr vendimin e pushimit \u00ebsht\u00eb i pav\u00ebrtet\u00eb, pasi e kund\u00ebrta provohet me akte shkresore. Sipas tij, n\u00eb dosje gjendet shkresa p\u00ebrcjell\u00ebse e n\u00ebnshkruar nga z\u00ebvend\u00ebs drejtuesi i prokuroris\u00eb p\u00ebr njoftimin e kall\u00ebzuesit, ku p\u00ebrfundon detyrimi i prokurorit dhe se veprimet e tjera kryhen nga sekretaria. Ai ka n\u00ebnvizuar se \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb pushuar p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb element\u00ebve t\u00eb vepr\u00ebs penale dhe jo p\u00ebr moskryerjen e veprimeve hetimore<\/p>\n<p>Kolegji n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb shqyrtimit t\u00eb k\u00ebtij shkaku ankimi konkludon se subjekti ka shfaqur vet\u00ebm mang\u00ebsi t\u00eb natyr\u00ebs organizative, q\u00eb lidhen me faktin e regjistrimit me vones\u00eb t\u00eb procedimit penal. Po ashtu, evidentohet se gjat\u00eb periudh\u00ebs janar &#8211; shtator 2009, nuk ka kryer veprimtari hetimore dhe as ka konkluduar p\u00ebr zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjes, por k\u00ebto mang\u00ebsi \u00ebsht\u00eb \u00e7muar t\u00eb vler\u00ebsohen p\u00ebr pesh\u00ebn e tyre n\u00eb analiz\u00ebn e p\u00ebrgjithshme t\u00eb t\u00eb gjitha konkluzioneve t\u00eb trupit gjykues, p\u00ebr sa i p\u00ebrket kriterit t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb aft\u00ebsive profesionale.<\/p>\n<p>Komisioneri ka pretenduar n\u00eb ankim se prokurori Hysa nuk ka dh\u00ebn\u00eb shpjegime bind\u00ebse p\u00ebr zvarritje t\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtjeje penale, pasi n\u00eb tet\u00eb seanca gjyq\u00ebsore ka qen\u00eb i pranish\u00ebm vet\u00ebm dy her\u00eb, dhe se pretendimet e subjektit nuk gjejn\u00eb mb\u00ebshtetje n\u00eb rrethanat dhe aktet e paraqitura prej tij.<\/p>\n<p>Hysa kund\u00ebrshtoi duke pretenduar se Komisioneri nuk ka sakt\u00ebsuar shkeljet e pretenduara. Ai shpjegoi se kjo \u00e7\u00ebshtje i \u00ebsht\u00eb caktuar pasi nj\u00eb tjet\u00ebr prokuror kishte p\u00ebrfunduar hetimet dhe kishte p\u00ebrpiluar k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr pushim. Subjekti ka sqaruar se jan\u00eb zhvilluar 6 seanca dhe jo 8 sa pretendohet n\u00eb ankim. Po ashtu, ai ka pohuar se ka munguar vet\u00ebm nj\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb, por se dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb shkak p\u00ebr shtyrjen.<\/p>\n<p>Kolegji iu ka gjetur bind\u00ebse shpjegimet e subjektit dhe shprehet se nuk gjen probleme n\u00eb drejtim t\u00eb aft\u00ebsive profesionale t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Ballhysa ngriti shkak lidhur me moskryerjen e hetimeve p\u00ebr dy vjet p\u00ebr nj\u00eb segment t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb njohur si \u00c7EZ-DIA dhe m\u00eb pas pushimin p\u00ebr arsye t\u00eb parashkrimit t\u00eb vepr\u00ebs penale. Gjat\u00eb shpjegimeve t\u00eb dh\u00ebna n\u00eb Kolegj, Hysa pranoi se \u00e7\u00ebshtja mund t\u00eb ishte zgjidhur m\u00eb shpejt\u00eb, por sipas tij, ka qen\u00eb e hetuar m\u00eb par\u00eb nga prokuror\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Ai theksoi se kur i ishte kaluar dosja, ishte parashkruar vepra penale.<\/p>\n<p>Kolegji vler\u00ebson se gjen t\u00eb drejt\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkak ankimi vet\u00ebm pretendimin q\u00eb lidhet me mosveprimin e subjektit p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb paarsyeshme, q\u00eb \u00e7mohet si nj\u00eb tregues q\u00eb mund t\u00eb konsiderohet n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb n\u00ebn indikator\u00ebve t\u00eb aft\u00ebsive organizative<\/p>\n<p>Subjekti ka kund\u00ebrshtuar nj\u00eb tjet\u00ebr shkak ankimi t\u00eb Komisionerit p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb vitit 2007, ku pretendohet se periudhat pa kryerje t\u00eb veprimeve hetimore dhe pa nxjerr\u00eb akt t\u00eb motivuar p\u00ebr shtyrjen e hetimit duhen vler\u00ebsuar s\u00eb bashku me gjetjet e tjera n\u00eb kriterin e vler\u00ebsimit t\u00eb aft\u00ebsive profesionale.<\/p>\n<p>Lidhur me koh\u00ebzgjatjen e hetimeve, Hysa ka shpjeguar se nuk ka pasur arsye, pasi nuk ishte regjistruar emri i autorit t\u00eb vepr\u00ebs penale dhe se hetimet kryheshin s\u00eb pari p\u00ebr t\u00eb provuar n\u00ebse ekzistonte vepra penale. Lidhur me zvarritjen e hetimit, subjekti ka k\u00ebmb\u00ebngulur se e ka vler\u00ebsuar maksimalisht \u00e7\u00ebshtjen pasi ka disponuar me dy urdhra p\u00ebr kryerjen e veprimeve hetimore.<\/p>\n<p>Trupi gjykues vler\u00ebson se periudhat p\u00ebr t\u00eb cilat rezulton moskryerje e veprimeve hetimore q\u00eb kan\u00eb ndikuar n\u00eb ritmin e kryerjes s\u00eb procedurave hetimore, jan\u00eb t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr t\u00eb konkluduar se subjekti ka d\u00ebshmuar mang\u00ebsi t\u00eb aft\u00ebsive organizative.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb analiz\u00ebs s\u00eb shkaqeve t\u00eb ankimit p\u00ebr sa i p\u00ebrket aspektit profesional, trupi gjykues i Kolegjit ka arritur n\u00eb konkluzionin se nuk ekzistojn\u00eb probleme q\u00eb do t\u00eb \u00e7onin pap\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb e subjektit n\u00eb k\u00ebt\u00eb kriter.<\/p>\n<p><strong>Pasuria <\/strong><\/p>\n<p>Komisioneri Ballhysa pretendoi se mbetej e provuar se nj\u00eb shum\u00eb prej 200 mij\u00eb lek\u00ebsh e deklaruar nga subjekti si kontribut p\u00ebr nj\u00eb apartament n\u00eb Kavaj\u00eb ku \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebpronar me t\u00eb v\u00ebllan\u00eb, nuk p\u00ebrputhet me vler\u00ebn e pjes\u00ebs takuese sipas dokumentacionit t\u00eb pron\u00ebs, q\u00eb p\u00ebrllogaritet n\u00eb mas\u00ebn 466 mij\u00eb lek\u00eb. Sipas ankimit, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast Hysa do t\u00eb rezultonte n\u00eb pamund\u00ebsi financiare.<\/p>\n<p>Hysa deklaroi n\u00eb Kolegj se gjithmon\u00eb kishte deklaruar se kishte paguar 200 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr apartamentin n\u00eb Kavaj\u00eb. Sipas subjektit, edhe n\u00ebse do t\u00eb konsiderohej n\u00eb analiz\u00eb se kishte paguar 466 mij\u00eb lek\u00eb, pamund\u00ebsia do t\u00eb rezultonte n\u00eb shum\u00ebn rreth 90 mij\u00eb lek\u00eb, q\u00eb nuk mund t\u00eb sillte penalizim. Hysa theksoi se ai dhe v\u00ebllai kan\u00eb pasur mund\u00ebsi p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb Kavaj\u00eb.<\/p>\n<p>Ashtu si Komisioneri, Kolegji vler\u00ebson se analiza duhet kryer bazuar n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e kontrat\u00ebs q\u00eb transferon mes pal\u00ebve pron\u00ebsin\u00eb e pasuris\u00eb s\u00eb paluajtshme. Bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb analiz\u00eb, ka rezultuar bilanc negativ n\u00eb shum\u00ebn 96 mij\u00eb lek\u00eb, aq sa dhe subjekti konstatoi.<\/p>\n<p>N\u00eb analiz\u00ebn e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb, Komisioneri vler\u00ebson se subjekti nuk arriti t\u00eb dokumentoj\u00eb p\u00ebrfitimin faktik dhe as ligjshm\u00ebrin\u00eb e t\u00eb ardhurave t\u00eb realizuara nga bashk\u00ebshortja n\u00eb disa pun\u00ebsime.<\/p>\n<p>Hysa v\u00ebrejti n\u00eb KPA se ato t\u00eb ardhura nuk jan\u00eb p\u00ebrllogaritur as n\u00eb analiz\u00ebn e KPK-s\u00eb. Sipas subjektit, duke i hequr k\u00ebto t\u00eb ardhura, bilanci negativ rezulton n\u00eb mas\u00ebn 109 mij\u00eb lek\u00eb, shum\u00eb q\u00eb e cil\u00ebsoi t\u00eb vog\u00ebl p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb penalizim.<\/p>\n<p>Kolegji shprehet se n\u00eb analiz\u00eb t\u00eb k\u00ebtij shkaku ankimi, konkludon se subjekti ka d\u00ebshtuar t\u00eb provoj\u00eb me dokumentacion ligjor ligjshm\u00ebrin\u00eb e t\u00eb ardhurave t\u00eb bashk\u00ebshortes. Nga ana tjet\u00ebr, vler\u00ebsohet se prej provave t\u00eb administruara krijohet bindja se periudha e pun\u00ebsimit e bashk\u00ebshortes p\u00ebrputhet me sh\u00ebnimin respektiv n\u00eb librez\u00ebn e pun\u00ebs &#8211; dokument q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpiluar n\u00eb funksion t\u00eb k\u00ebtij procesi.<\/p>\n<p>P\u00eb nj\u00eb automjet u konstatua se subjekti nuk ka deklaruar asnj\u00ebher\u00eb se \u00ebsht\u00eb paguar nga v\u00ebllai dhe se m\u00eb von\u00eb i ka shlyer vler\u00ebn e dh\u00ebn\u00eb, ashtu si ka pretenduar gjat\u00eb hetimit administrativ. Sipas Komisionerit, mbetet pamund\u00ebsia n\u00eb shum\u00ebn 706 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Prokurori Hysa deklaroi gjat\u00eb procesit se huaja e marr\u00eb nga v\u00ebllai q\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e mjetit dhe se ai ka pasur mund\u00ebsi financiare.<\/p>\n<p>Trupi gjykues shprehet se i ka gjetur t\u00eb drejta pretendimet e Komisionerit. Prap\u00ebsimet e subjektit p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieje huaje t\u00eb p\u00ebrkohshme mes tij dhe v\u00ebllait, q\u00eb ka sh\u00ebrbyer si burim p\u00ebr pagimin fillestar t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb blerjes s\u00eb makin\u00ebs, jan\u00eb \u00e7muar si deklarative dhe t\u00eb paprovuara.<\/p>\n<p>P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, \u00ebsht\u00eb kryer analiza financiare p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e blerjes s\u00eb makin\u00ebs n\u00eb vitin 2015, p\u00ebr \u00e7mimin 5750 euro + 170 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr zhdoganimin, prej nga ka rezultuar pamund\u00ebsi n\u00eb shum\u00ebn 575 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb analiz\u00eb t\u00eb konstatimeve p\u00ebr pasurin\u00eb, Kolegji ka arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se nuk ekzistojn\u00eb probleme q\u00eb do t\u00eb \u00e7onin n\u00eb konkluzionin se subjekti ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kriter.<\/p>\n<p>N\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor, problemet n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb hetuar prej tij, si dhe bilanci negativ total n\u00eb mas\u00ebn prej 781 mij\u00eb lek\u00ebsh, n\u00eb zbatim t\u00eb parimeve t\u00eb objektivitetit dhe proporcionalitetit, nuk jan\u00eb gjetur t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb konkluduar se subjekti gjendet n\u00eb kushtet e c\u00ebnimit t\u00eb besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA i vler\u00ebsoi t\u00eb pabazuara nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb shkaqeve t\u00eb ankimit t\u00eb Komisionerit Publik ndaj konfirmimit t\u00eb prokurorit t\u00eb Tiran\u00ebs, Saimir Hysa dhe n\u00eb zbatim t\u00eb parimit t\u00eb objektivitetit dhe proporcionalitetit e la at\u00eb n\u00eb detyr\u00eb. Problemet e konkluduara n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje dhe bilanci negativ n\u00eb vler\u00ebn totale prej 781 [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":79264,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,114,115],"tags":[427,112,133,119,122,1073],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/Saimir-Hysa-ne-KPA-1-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori i Tiran\u00ebs, Saimir Hysa pas seanc\u00ebs n\u00eb KPA. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79263"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79263"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79263\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":79265,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79263\/revisions\/79265"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79264"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79263"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79263"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79263"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}