{"id":79266,"date":"2025-03-11T12:01:21","date_gmt":"2025-03-11T11:01:21","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/dyshimet-se-gjyqtarja-flutura-hoxha-fshehu-nje-apartament-u-konfirmuan-dhe-ne-kpa\/2025\/03\/11\/"},"modified":"2025-03-11T12:03:47","modified_gmt":"2025-03-11T11:03:47","slug":"dyshimet-se-gjyqtarja-flutura-hoxha-fshehu-nje-apartament-u-konfirmuan-dhe-ne-kpa","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/dyshimet-se-gjyqtarja-flutura-hoxha-fshehu-nje-apartament-u-konfirmuan-dhe-ne-kpa\/2025\/03\/11\/","title":{"rendered":"Dyshimet se gjyqtarja Flutura Hoxha fshehu nj\u00eb apartament, u konfirmuan dhe n\u00eb KPA"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Puk\u00ebs, Flutura Hoxha u shkarkua nga detyra m\u00eb 25 shkurt 2022 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, pasi u konkludua se nuk provoi dot burimet e ligjshme t\u00eb pasurive dhe se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye kishte fshehur blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb babait. Nd\u00ebrkoh\u00eb ajo e vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe se kishte arritur nivel kualifikues p\u00ebr profesionalizmin.<\/p>\n<p>Hoxha e ankimoi vendimin n\u00eb KPA, por pa arritur t\u00eb p\u00ebrmbysi konkluzionet e KPK q\u00eb \u00e7uan n\u00eb shkarkimin e saj.<\/p>\n<p>Flutura Hoxha pati nj\u00eb karrier\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb sistemin gjyq\u00ebsor shqiptar. Nga viti 1998 deri n\u00eb 2006-\u00ebn ajo sh\u00ebrbeu si kryetare n\u00eb Gjykat\u00ebn e Rrethit Gjyq\u00ebsor Puk\u00eb. Gjat\u00eb periudh\u00ebs 2007-2011 ka mbajtur funksionin si inspektore n\u00eb ish-K\u00ebshillin e Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, KLD dhe n\u00eb 2012-\u00ebn u rikthye n\u00eb Gjykat\u00ebn e Puk\u00ebs, ku dhe e ushtroi detyr\u00ebn deri n\u00eb vendimin e shkarkimit.<\/p>\n<p><strong>Vler\u00ebsimi i KPA<\/strong><\/p>\n<p>Subjekti rezulton t\u00eb jet\u00eb ndar\u00eb nga trungu familjar prej vitit 1993. Gjat\u00eb hetimit administrativ ajo ka deklaruar se ka jetuar gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs me prind\u00ebrit dhe n\u00eb periudha t\u00eb ndryshme me motr\u00ebn dhe v\u00ebllain.<\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00ebn veting, Hoxha ka sh\u00ebnuar se deri n\u00eb vitin 2015 u ka dh\u00ebn\u00eb prind\u00ebrve kursime t\u00eb saj. Lidhur me k\u00ebt\u00eb deklarim, ILDKPKI-ja ka konstatuar pasakt\u00ebsi pasi nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar sa \u00ebsht\u00eb vlera e tyre.\u00a0\u00a0Gjithashtu n\u00eb deklaratat e interesave private n\u00eb vite subjekti nuk \u00ebsht\u00eb shprehur n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb fakt.<\/p>\n<p>Komisioni ka konstatuar se Hoxha ka sh\u00ebnuar n\u00eb deklaratat vjetore p\u00ebr periudh\u00ebn 2004 \u2013 2007 kursime cash n\u00eb vler\u00ebn totale progresive 2 milion\u00eb lek\u00eb, por n\u00eb k\u00ebto deklarata dhe n\u00eb ato n\u00eb vijim deri n\u00eb vitin 2017, nuk ka sh\u00ebnuar asnj\u00ebher\u00eb dh\u00ebnien e kursimeve cash prind\u00ebrve t\u00eb saj apo ndryshim t\u00eb gjendjes cash.<\/p>\n<p>KPK ka arritur n\u00eb konkluzionin se Hoxha ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pasakt\u00eb n\u00eb lidhje me kursimet cash dhe gjendjen e tyre n\u00eb fund t\u00eb viteve p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>Subjekti ka kund\u00ebrshtuar duke pretnduar se Komisioni, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb gabuar i ka konsideruar gjendjet cash t\u00eb krijuara nd\u00ebr vite si kursime t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb familjes, duke i p\u00ebrfshir\u00eb si t\u00eb tilla edhe n\u00eb analiz\u00ebn financiare. Sipas Hoxh\u00ebs, KPK ka keqp\u00ebrdorur deklarimet e saj lidhur me kontributet e dh\u00ebna n\u00eb familje prind\u00ebrve, duke i konsideruar ato si dhurime, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ato nuk kan\u00eb qen\u00eb shuma t\u00eb dhuruara p\u00ebr nj\u00eb q\u00ebllim t\u00eb caktuar, por kan\u00eb qen\u00eb kontribute t\u00eb vazhdueshme n\u00eb familje, n\u00eb kushtet e nj\u00eb ekonomie t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i Kolegjit v\u00ebren se subjekti \u00ebsht\u00eb shk\u00ebputur nga familja e origjin\u00ebs q\u00eb prej vitit 1993, pes\u00eb vjet para se t\u00eb em\u00ebrohej gjyqtare n\u00eb \u201998-\u00ebn. Ajo rezulton me k\u00ebt\u00eb gjendje familjare deri n\u00eb momentin e dor\u00ebzimit t\u00eb deklarat\u00ebs veting. Bazuar n\u00eb k\u00ebto rrethana, KPA vler\u00ebson se prind\u00ebrit e subjektit nuk g\u00ebzonin ndonj\u00eb status ligjor q\u00eb t\u2019i detyronte ata apo gjyqtaren Hoxha, q\u00eb t\u00eb b\u00ebnin deklarime p\u00ebr kursimet e tyre.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse subjekti ka mbajtur q\u00ebndrim kontradiktor mbi natyr\u00ebn e gjendjes cash t\u00eb deklaruar prej saj n\u00eb vitet 2003 \u2013 2007, duke i konsideruar her\u00eb si kursime personale, e her\u00eb si familjare, KPA n\u00ebnvizon se ajo ka qen\u00eb konsistente n\u00eb deklarimin e saj, se ka jetuar n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn banes\u00eb me prind\u00ebrit dhe familjar\u00ebt gjat\u00eb gjith\u00eb viteve, duke pasur nj\u00eb ekonomi t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me ta.<\/p>\n<p>Nisur nga k\u00ebto rrethana, trupi gjykues e gjen t\u00eb drejt\u00eb vler\u00ebsimin e Komisionit p\u00ebr t\u2019i konsideruar kursimet cash t\u00eb deklaruara nga subjekti n\u00eb deklaratat periodike, si kursime familjare dhe p\u00ebr ti p\u00ebrllogaritur si t\u00eb tilla n\u00eb analiz\u00ebn financiare.<\/p>\n<p>Sipas KPA, n\u00eb kushtet e nj\u00eb ekonomie t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt familjare, me kontribute t\u00eb vazhdueshme t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb familjes, ku t\u00eb ardhurat dhe shpenzimet konsiderohen t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, nuk mund t\u00eb flitet p\u00ebr shuma t\u00eb dhuruara mes an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb familjes.<\/p>\n<p>Trupi gjykues v\u00ebren se Komisioni, ndon\u00ebse ka arritur n\u00eb konkluzionin se deklarimi i subjektit lidhur me shumat e dhuruara prind\u00ebrve \u00ebsht\u00eb i pasakt\u00eb, nuk i ka atribuar asaj ndonj\u00eb pasoj\u00eb ligjore p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rrethan\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr ti dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigje ankimit t\u00eb Hoxh\u00ebs, trupi gjykues vler\u00ebson se subjekti nuk ka pasur detyrim t\u00eb deklaroj\u00eb lidhur me shumat e kursyera t\u00eb dh\u00ebna prind\u00ebrve deri n\u00eb vitin 2015 dhe se pasakt\u00ebsit\u00eb n\u00eb deklaratat e interesave periodik\u00eb privat\u00eb, si mosdeklarimi i pak\u00ebsimit t\u00eb gjendjes cash n\u00eb to, nuk mund ta ngarkoj\u00eb at\u00eb me p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr pasakt\u00ebsi t\u00eb deklarat\u00ebs s\u00eb pasuris\u00eb veting.<\/p>\n<p>Por, p\u00ebr arsye se k\u00ebto kursime jan\u00eb deklaruar si kontribut i subjektit n\u00eb blerjen e apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb, Kolegji i ka b\u00ebr\u00eb objekt t\u00eb kontrollit t\u00eb analiz\u00ebs financiare mbi mund\u00ebsin\u00eb e krijimit me burime t\u00eb ligjshme t\u00eb k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Komisioni ka ngritur dyshime se gjyqtarja Hoxha e ka fshehur apartamentin q\u00eb ka bler\u00eb babai n\u00eb vitin 2008. Gjat\u00eb hetimit ajo ka shpjeguar se banesa \u00ebsht\u00eb bler\u00eb me t\u00eb ardhurat e t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb familjes, p\u00ebrfshi dhe ato nga pagat e saj.<\/p>\n<p>KPK ka vler\u00ebsuar se gjyqtarja Hoxha ka pasur dhe ka lidhje interesi me k\u00ebt\u00eb pron\u00eb si bashk\u00ebkontribuese n\u00eb blerjen e saj, si dhe p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrdorimit. Por nga hetimi ka rezultuar se ajo nuk e ka pasqyruar k\u00ebt\u00eb pasuri n\u00eb p\u00ebrdorim apo si bashk\u00ebpronare, n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d, nuk ka pasqyruar kontributin financiar dhe as burimin e krijimit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Hoxha e ka konsideruar k\u00ebt\u00eb konkluzion n\u00eb ankim si t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb gabuar, tendencioz, t\u00eb palogjiksh\u00ebm, t\u00eb pabazuar n\u00eb prova e n\u00eb fakte dhe n\u00eb shtremb\u00ebrim t\u00eb situat\u00ebs faktike e ligjore. Ajo ka pretenduar se nuk ka pasur detyrim ligjor p\u00ebr deklarimin e pasuris\u00eb s\u00eb krijuar nga prind\u00ebrit, pasi ajo \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb me gjendje civile prej tyre q\u00eb n\u00eb vitin 1993, pavar\u00ebsisht se pas p\u00ebrfundimit t\u00eb studimeve dhe nisjes s\u00eb detyr\u00ebs ka jetuar me ta duke ndihmuar n\u00eb krijimin e t\u00eb ardhurave p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj pasurie, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e pjes\u00ebtares s\u00eb familjes.<\/p>\n<p>N\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb k\u00ebtij pretendimi, Hoxha ka parashtruar argumentin se ajo nuk ka t\u00eb regjistruar ndonj\u00eb titull pron\u00ebsie apo t\u00eb drejt\u00eb reale mbi k\u00ebt\u00eb pasuri dhe se porosit\u00ebs ka qen\u00eb i ati. Lidhur me kotributet e f\u00ebmij\u00ebve, subjekti ka shpjguar se jan\u00eb si n\u00eb \u00e7do familje shqiptare, ku ekonomia e familjes m\u00ebk\u00ebmbet kur f\u00ebmij\u00ebt b\u00ebhen madhor\u00eb dhe hyjn\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie pune duke krijuar mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb ndihmuar ekonomin\u00eb e familjes.<\/p>\n<p>Subjekti ka sqaruar se n\u00eb momentin e plot\u00ebsimit t\u00eb deklarat\u00ebs veting, kjo pasuri nuk \u00ebsht\u00eb konceptuar si nj\u00eb apartament n\u00eb p\u00ebrdorim p\u00ebr shkak se n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb ajo jetonte n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e prind\u00ebrve n\u00eb Puk\u00eb, megjithat\u00eb e ka deklaruar si adres\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhur me burimet e krijimit ka theksuar se i ka detajuar gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit, nd\u00ebrsa ka shtuar se n\u00eb familjen e saj nuk jan\u00eb mbajtur llogari t\u00eb ve\u00e7anta mbi t\u00eb ardhurat dhe shpenzimet e kryera nga secili an\u00ebtar i familjes apo kursimet e secilit p\u00ebr t\u00eb gjykuar mbi pjes\u00ebn takuese.<\/p>\n<p>Hoxha ka sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje se fakti q\u00eb ky apartament \u00ebsht\u00eb deklaruar si adres\u00eb banimi n\u00eb deklarimet periodike t\u00eb vitit 2008-2013, tregon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shteruese, t\u00eb qart\u00eb e p\u00ebrfundimtare se ajo n\u00eb asnj\u00eb moment nuk ka pasur si q\u00ebllim fshehjen e k\u00ebtij apartamenti. Po ashtu, ka shtuar se tjet\u00ebr fakt q\u00eb d\u00ebshmon se kjo pasuri \u00ebsht\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb babait t\u00eb saj jan\u00eb edhe librezat e ujit dhe dritave, t\u00eb cilat jan\u00eb lidhur n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse subjekti n\u00eb momentin e plot\u00ebsimit t\u00eb deklarat\u00ebs s\u00eb pasuris\u00eb veting nuk ka g\u00ebzuar t\u00eb drejta pron\u00ebsie mbi k\u00ebt\u00eb apartament, trupi gjykues i KPA vler\u00ebson se ajo ka pasur detyrimin p\u00ebr t\u00eb deklaruar marr\u00ebdh\u00ebnien e interesit me k\u00ebt\u00eb pasuri, si kontribuuese n\u00eb krijimin t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Po ashtu, vler\u00ebsohet i pakuptimt\u00eb argumenti mbi munges\u00ebn e vazhdueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie n\u00eb momentin e plot\u00ebsimit t\u00eb deklarat\u00ebs s\u00eb pasuris\u00eb veting, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebrkund\u00ebr sa pretendohet n\u00eb ankim, adresa e apartamentit nuk rezulton t\u00eb jet\u00eb deklaruar.<\/p>\n<p>KPA konstaton se subjekti nuk ka depozituar dokumentacion lidhur me pretendimin se kontratat e furnizimit me uj\u00eb dhe energji elektrike t\u00eb lidhura n\u00eb em\u00ebr t\u00eb babait, provojn\u00eb se kjo pasuri \u00ebsht\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij. Sipas Kolegjit, edhe n\u00ebse ky pretendim do t\u00eb rezultonte i v\u00ebrtet\u00eb, nuk do t\u00eb mund t\u00eb justifikonte mosdeklarimin e apartamentit n\u00eb deklarat\u00ebn e pasuris\u00eb veting.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin konkret, Kolegji vler\u00ebson se nga aktet e administruara gjat\u00eb hetimit administrativ, ekzistojn\u00eb disa fakte t\u00eb konstatuara q\u00eb ngren\u00eb dyshimin p\u00ebr pasuri t\u00eb fshehur t\u00eb subjektit. Konkretisht, renditen faktet se nuk \u00ebsht\u00eb pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn veting marr\u00ebdh\u00ebnia e interesit me k\u00ebt\u00eb pasuri, si kontribuuese dhe p\u00ebrdoruese n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme; mungesa e lidhjes s\u00eb kontrat\u00ebs p\u00ebrfundimtare t\u00eb shitblerjes dhe e kalimit t\u00eb titullit t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb s\u00eb k\u00ebtij apartamenti n\u00eb em\u00ebr t\u00eb babait, pavar\u00ebsisht se n\u00eb kontrat\u00ebn e porosis\u00eb parashikohej q\u00eb ky veprim juridik do t\u00eb kryhej me likuidimin total t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb shitjes dhe marrjen n\u00eb dor\u00ebzim t\u00eb apartamentit &#8211; veprime q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrfunduar brenda vitit 2007. T\u00eb tjera rrethana jan\u00eb dhe mosdeklarimi si adres\u00eb banimi i k\u00ebtij apartamenti n\u00eb vitet 2009, 2010, 2011 dhe 2012, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb deklarimi n\u00eb 2007-\u00ebn konsiderohet i paqart\u00eb; blerja e nj\u00eb tjet\u00ebr apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 2017 nga babai me kontributin e t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb familjes, por jo at\u00eb t\u00eb subjektit, si dhe regjistrimi i k\u00ebsaj pasurive n\u00eb em\u00ebr t\u00eb prind\u00ebrve dhe dhurimi n\u00eb vitin 2021 f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb v\u00ebllait t\u00eb gjyqtares Hoxha,<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb legjitimuar ekzistenc\u00ebn e dyshimeve p\u00ebr pasuri t\u00eb fshehur, KPA ka verifikuar konkluzionin e KPK mbi munges\u00ebn e burimeve financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr apartamentin n\u00eb Tiran\u00eb, prej nga ka rezultuar bilanc negativ n\u00eb vler\u00ebn rreth 2.8 milion\u00eb lek\u00eb. Kolegji thekson dhe faktin se nga analiza e kryer ka rezultuar se kontributi i subjektit gjat\u00eb viteve 1998-2003 ka qen\u00eb 2.6 milion\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa i an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb familjes n\u00eb mas\u00ebn 275 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, KPA arrin n\u00eb konkluzionin se apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb, i porositur nga babai, \u00ebsht\u00eb pasuri e fshehur e subjektit. \u201c\u2026t\u00eb cil\u00ebn ajo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur fillimisht t\u00eb mos e deklaroj\u00eb dhe m\u00eb pas ta paraqes\u00eb si nj\u00eb pasuri q\u00eb u p\u00ebrket prind\u00ebrve t\u00eb saj dhe se ajo nuk g\u00ebzon t\u00eb drejta mbi t\u00eb, pavar\u00ebsisht se \u00ebsht\u00eb kontribuuesja kryesore e saj, duke u gjendur n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb n\u00eb kushtet e parashikimeve t\u00eb nenit 33, pika 5, shkronja \u201cc\u201d e ligjit nr. 84\/2016\u201d, citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb shqyrtimit t\u00eb shkaqeve t\u00eb ankimit, nga kontrolli analiz\u00ebs financiare p\u00ebr periudh\u00ebn 1996 \u2013 2007, ka rezultuar se subjekti dhe familjar\u00ebt e saj kan\u00eb pasur munges\u00eb t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e pasurive dhe mbulimin e shpenzimeve n\u00eb vitet 2004, 2005 dhe, n\u00eb shum\u00ebn totale prej 5.2 milion\u00eb lek\u00ebsh dhe \u00e7mohet se ajo ka kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi vendimi i Komisionit p\u00ebr shkarkimin nga detyra t\u00eb k\u00ebtij subjekti rivler\u00ebsimi.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Puk\u00ebs, Flutura Hoxha u shkarkua nga detyra m\u00eb 25 shkurt 2022 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, pasi u konkludua se nuk provoi dot burimet e ligjshme t\u00eb pasurive dhe se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye kishte fshehur blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb babait. Nd\u00ebrkoh\u00eb ajo e vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":79267,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,114,115],"tags":[368,103,779,112,118,221,1871],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Flutura-Hoxha-ne-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Flutura Hoxha pas seanc\u00ebs n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79266"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79266"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79266\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":79268,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79266\/revisions\/79268"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79267"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79266"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79266"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79266"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}