{"id":79269,"date":"2025-03-11T12:17:23","date_gmt":"2025-03-11T11:17:23","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-e-gjeti-te-drejte-shkarkimin-e-gjyqtarit-nazmi-troka-per-probleme-te-pasurise\/2025\/03\/11\/"},"modified":"2025-03-11T12:18:13","modified_gmt":"2025-03-11T11:18:13","slug":"kpa-e-gjeti-te-drejte-shkarkimin-e-gjyqtarit-nazmi-troka-per-probleme-te-pasurise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-e-gjeti-te-drejte-shkarkimin-e-gjyqtarit-nazmi-troka-per-probleme-te-pasurise\/2025\/03\/11\/","title":{"rendered":"KPA e gjeti t\u00eb drejt\u00eb shkarkimin e gjyqtarit Nazmi Troka p\u00ebr probleme t\u00eb pasuris\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtari i Apelit Vlor\u00eb, Nazmi Troka u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK m\u00eb 4 n\u00ebntor 2021 pasi u konkludua se nuk arriti t\u00eb provonte burimet e ligjshme t\u00eb pasuris\u00eb q\u00eb zot\u00ebron. Sipas KPK, gjyqtari Troka nuk arriti t\u00eb provonte t\u00eb ardhurat e deklaruara si t\u00eb p\u00ebrfituara nga bujq\u00ebsia, p\u00ebr vler\u00ebn e t\u00eb cilave u konstatua mosp\u00ebrputhje, si dhe p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb financiare t\u00eb kunatit p\u00ebr dh\u00ebnien e nj\u00eb huaje 25 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Troka e kund\u00ebrshtoi shkarkimin n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, por dhe aty d\u00ebshtoi t\u00eb justifikonte ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimeve q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr krijimin e pasurive dhe mbulimin e shpenzimeve. Me vendim t\u00eb dat\u00ebs 25 n\u00ebntor 2024, Kolegji e la n\u00eb fuqi shkarkimin e k\u00ebtij subjekti rivler\u00ebsimi.<\/p>\n<p>N\u00eb tetor t\u00eb vitit 2021, Inspektori i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb, ILD i k\u00ebrkoi K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor, KLGJ q\u00eb t\u00eb vendoste mas\u00ebn disiplinore \u201culje me 40% t\u00eb pag\u00ebs p\u00ebr 1 vit\u201d p\u00ebr Trok\u00ebn, me pretendimin se kishte marr\u00eb nj\u00eb vendim p\u00ebr rishikim mase sigurie n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kodin e Procedur\u00ebs Penale. K\u00ebrkesa e Inspektorit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb u pezullua nga KLGJ deri n\u00eb nj\u00eb vendim nga institucionet e vetingut. M\u00eb 15 janar, KLGJ evidentoi se Troka ishte shkarkuar nga institucionet e vetingut me form\u00eb t\u00eb prer\u00eb dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk ka m\u00eb objekt p\u00ebr t\u2019u shqyrtuar, duke vendosur p\u00ebrfundimin e procedurave pa nj\u00eb vendim p\u00ebrfundimtar.<\/p>\n<p>Nazmi Troka e filloi karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1993 dhe punoi p\u00ebr gati dy dekada si gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Beratit. N\u00eb vitin 2013, ai u dekretua si gjyqtar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Vlor\u00ebs, ku vazhdoi ushtrimin e funksionit deri n\u00eb shkarkimin e tij nga detyra.<\/p>\n<p><strong>Problemet e pasuris\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni gjetur pamund\u00ebsi financiare t\u00eb gjyqtarit Troka p\u00ebr dy banesat q\u00eb zot\u00ebron, nj\u00eb sht\u00ebpi me dy kate n\u00eb fshatin Tapi t\u00eb nj\u00ebsis\u00eb administrative Perondi n\u00eb Ku\u00e7ov\u00eb dhe nj\u00eb apartament n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Troka i kund\u00ebrshtoi n\u00eb Kolegj konkluzionet e Komisionit si t\u00eb pabazuara. Lidhur me sht\u00ebpin\u00eb dykat\u00ebshe n\u00eb fshat, subjekti pretendoi se nuk q\u00ebndronte konkluzioni i KPK se nuk \u00ebsht\u00eb arritur t\u00eb provohet se punimet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb banes\u00eb kan\u00eb p\u00ebrfunduar n\u00eb vitin 1994. Ai ka shpjguar se vlera e nd\u00ebrtimit t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb ka qen\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 1.2 milion\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa shifra 3.5 milion\u00eb lek\u00eb \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar n\u00eb deklarat\u00ebn veting, pasi \u00ebsht\u00eb llogaritur se sa do t\u00eb kushtonte ajo pron\u00eb me \u00e7mimin e tregut n\u00eb vitin 2016.<\/p>\n<p>Subjekti ka sqaruar n\u00eb ankim se, me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb situacioni nd\u00ebrtimi t\u00eb kryer nga inxhinier nd\u00ebrtimi, i ka provuar Komisionit se kostoja e k\u00ebsaj banese \u00ebsht\u00eb 1.2 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn e nd\u00ebrtimit 1990-1994.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me konkluzionin e Komisionit se subjekti i rivler\u00ebsimit ka pasur munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme p\u00ebr nd\u00ebrtimin e sht\u00ebpis\u00eb, n\u00eb shum\u00ebn prej 1.5 milion\u00eb lek\u00ebsh, Troka pretendon se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfundim apriori dhe i pamb\u00ebshtetur n\u00eb prova, pasi kjo diferenc\u00eb negative rezulton nga p\u00ebrllogaritja e vler\u00ebs s\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 3.1 milion\u00eb lek\u00eb sipas versionit t\u00eb KPK dhe jo 1.2 milion lek\u00eb sa ka kushtuar realisht. N\u00eb vijim, ai ka ka paraqitur analiz\u00ebn e tij ekonomike p\u00ebr periudh\u00ebn 1994-2000, e cila rezulton me diferenc\u00eb pozitive n\u00eb shum\u00ebn prej 1.801.391 lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i Kolegjit konstaton se nga hetimi administrativ, ka rezultuar se n\u00eb deklarimin e par\u00eb t\u00eb vitit 2003, Troka e ka deklaruar vler\u00ebn e nd\u00ebrtimit t\u00eb banes\u00ebs n\u00eb shum\u00ebn 1.2 milion\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb deklarat\u00ebn veting e ka sh\u00ebnuar 3.5 milion\u00eb lek\u00eb, ku p\u00ebr k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit ka pretenduar se ka dashur ta deklaroj\u00eb sipas vler\u00ebs s\u00eb tregut n\u00eb 2016-\u00ebn.<\/p>\n<p>P\u00ebr periudh\u00ebn e nd\u00ebrtimit konstatohen sqarime kontradiktore t\u00eb subjektit, pasi n\u00eb deklarat\u00ebn veting ka sh\u00ebnuar se nd\u00ebrtimi ka filluar para vitit 1991 dhe ka p\u00ebrfunduar n\u00eb 2000-in, nd\u00ebrsa n\u00eb pap\u00ebsimet e rezultateve t\u00eb hetimit administrativ ka deklaruar se nd\u00ebrtimi \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfunduar n\u00eb vitin 1994. Evidentohet se subjekti nuk e ka mb\u00ebshtetur me asnj\u00eb prov\u00eb k\u00ebt\u00eb pretendim dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb vler\u00ebsohet deklarativ.<\/p>\n<p>P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, Kolegji e ka gjetur t\u00eb drejt\u00eb vendimmarrjen e Komisionit p\u00ebr t\u00eb konsideruar si periudh\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb banes\u00ebs vitet 1990-2000, sipas deklarimit t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit n\u00eb deklarat\u00ebn veting. Po ashtu, \u00ebsht\u00eb gjetur objektiv vler\u00ebsimi i KPK p\u00ebr p\u00ebrllogaritjen e kostos s\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb dykat\u00ebshe referuar kostove t\u00eb nd\u00ebrtimit sipas Entit Komb\u00ebtar t\u00eb Banesave, ku referuar atyre \u00e7mimeve, \u00ebsht\u00eb konkluduar se vlera e punimeve ka qen\u00eb 3.1 milion\u00eb lek\u00eb. Kjo vler\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb dhe n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb Komisionit, si kosto e nd\u00ebrtimit t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb dykat\u00ebshe.<\/p>\n<p>N\u00eb kontrollin e ushtruar analiz\u00ebs financiare t\u00eb kryer n\u00eb KPK, edhe Kolegji nuk ka p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb ardhurat e pretenduara nga bujq\u00ebsia, pasi kan\u00eb mbetur t\u00eb paprovuara me dokumentacion ligjor. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb ka rezultuar pamund\u00ebsi financiare n\u00eb shum\u00ebn 955 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr kryerjen e punimeve p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb dhe mbulimin e shpenzimeve.<\/p>\n<p>P\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb kundrejt \u00e7mimit 67 mij\u00eb euro, Troka ka deklaruar si burime krijimi dy depozita, nj\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 24 mij\u00eb e 970 euro dhe tjetr\u00ebn 5700 euro; hua n\u00eb vler\u00ebn 25 mij\u00eb euro marr\u00eb kunati dhe gjendje cash deri n\u00eb vitin 2014 n\u00eb vler\u00ebn 11 mij\u00eb e 330 euro.<\/p>\n<p>Komisioni ka konkluduar se nuk jan\u00eb provuar bindsh\u00ebm t\u00eb ardhurat q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Subjekti ka kund\u00ebrshtuar duke pretenduar se huadh\u00ebn\u00ebsi ka pasur burime financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb shum\u00ebn prej 25 mij\u00eb eurosh p\u00ebr blerjen e apartamentit. Ai ka deklaruar se llogaria bankare e kunatit \u00ebsht\u00eb shtuar gradualisht nga viti 2000 deri n\u00eb vitin 2014. Gjithashtu, ka sqaruar se i ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion Komisionit dokumentacion p\u00ebr t\u00eb ardhurat e huadh\u00ebn\u00ebsit, t\u00eb cilat kan\u00eb burim nd\u00ebr t\u00eb tjera dhe shitjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb tij n\u00eb vitin 2006 n\u00eb shum\u00ebn 10 mij\u00eb euro, si dhe p\u00ebr shumat prej 3.7 milion\u00eb lek\u00ebsh letra me vler\u00eb dhe 1 milion lek\u00eb, t\u00eb p\u00ebrfituara nga dhurime.<\/p>\n<p>Gjithashtu, subjekti ka pretenduar se nuk e ka detyrim t\u00eb kryej\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb kunatit t\u00eb tij, q\u00eb nga viti 2000, sepse ky i fundit i ka pasur parat\u00eb n\u00eb sistemin bankar dhe verifikimin e burimit t\u00eb tyre e ka kryer banka n\u00eb momentin e depozitimit.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i Kolegjit konstaton nga dokumentacioni i administruar n\u00eb dosje, se subjekti i rivler\u00ebsimit ka marr\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet sistemit bankar, shum\u00ebn prej 25 mij\u00eb euro nga huadh\u00ebn\u00ebsi dhe e ka shlyer po n\u00ebp\u00ebrmjet sistemit bankar shum\u00ebn prej 19 mij\u00eb e 100 eurosh.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim Kolegji v\u00ebren se ka mbetur e paqart\u00eb se prej sa personash p\u00ebrb\u00ebhej familja e huadh\u00ebn\u00ebsit dhe se \u00e7far\u00eb pune kan\u00eb b\u00ebr\u00eb me sakt\u00ebsi ata \u2013 t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb sipas trupit gjykues duhet ti qart\u00ebsonte subjekti n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushjes s\u00eb detyrimit p\u00ebr t\u00eb provuar mund\u00ebsin\u00eb reale t\u00eb tyre p\u00ebr dh\u00ebnien e huas\u00eb n\u00eb vitin 2014. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, huadh\u00ebn\u00ebsi ka rezultuar me pamund\u00ebsi financiare n\u00eb shum\u00ebn 1.6 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr krijimin e vler\u00ebs 25 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb ardhurat nga bujq\u00ebsia e pemtaria, subjektit i \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar q\u00eb t\u2019i provoj\u00eb me dokumentacion q\u00eb nga viti 1992, duke specifikuar shitjet n\u00eb vler\u00eb dhe n\u00eb sasi t\u00eb produkteve; kostot p\u00ebr ambalazhimin e produkteve; transportin dhe shpenzime t\u00eb tjera p\u00ebr k\u00ebt\u00eb aktivitet; si dhe informacion t\u00eb detajuar n\u00eb lidhje me k\u00ebto t\u00eb ardhura ku t\u00eb provohej se jan\u00eb paguar dhe detyrimet tatimore.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i Kolegjit konstaton se subjekti ka paraqitur n\u00eb Komision nj\u00eb raport vler\u00ebsimi, sipas t\u00eb cilit t\u00eb ardhurat e krijuara p\u00ebr periudh\u00ebn 1996 \u2013 2016, jan\u00eb af\u00ebrsisht n\u00eb shum\u00ebn 12.9 milion\u00eb lek\u00eb. KPA v\u00ebren se kjo shum\u00eb nuk p\u00ebrputhet me at\u00eb q\u00eb ka deklaruar vet\u00eb gjyqtari Troka n\u00eb deklarat\u00ebn veting, se p\u00ebr periudh\u00ebn 1992 \u2013 2016 ka siguruar t\u00eb ardhura n\u00eb shum\u00ebn 7 milion\u00eb lek\u00eb. Po ashtu, nuk p\u00ebrputhet as me deklarimet periodike.<\/p>\n<p>Kolegji konkludon se subjekti nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb realizimin e t\u00eb ardhurave t\u00eb deklaruara gjat\u00eb viteve 2003-2016 si t\u00eb p\u00ebrfituara nga bujq\u00ebsia e pem\u00ebtaria, megjith\u00ebse \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar se ka p\u00ebrfituar tok\u00eb nga ligji 7501 i vitit 1991, si dhe se ka paguar rregullisht taks\u00ebn e tok\u00ebs e t\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebs.<\/p>\n<p>Nga hetimi administrativ ka rezultuar se Troka \u00ebsht\u00eb regjistruar n\u00eb organet tatimore p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb skem\u00ebn e rimbursimit t\u00eb TVSh-s\u00eb p\u00ebr fermerin, n\u00ebp\u00ebrmjet s\u00eb cil\u00ebs fermer\u00ebt q\u00eb k\u00ebrkonin rimbursim t\u00eb TVSh-s\u00eb duhet t\u00eb deklaronin shitjet e tyre. Subjekti dor\u00ebzoi fatur\u00eb tatimore, l\u00ebshuar nga vet\u00eb ai, t\u00eb dat\u00ebs 24 shkurt 2018, p\u00ebr shitjen e 8500 kg mandarina n\u00eb shum\u00ebn totale prej 510 mij\u00eb lek\u00ebsh. K\u00ebto fakte jan\u00eb \u00e7muar se nuk provojn\u00eb krijimin e t\u00eb ardhurave n\u00eb sasin\u00eb e pretenduar nga subjekti.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim Kolegji konstaton se Troka ka mosp\u00ebrputhje t\u00eb sasis\u00eb s\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb deklaruara si t\u00eb p\u00ebrfituara nga bujq\u00ebsia e pemtaria n\u00eb deklarat\u00ebn veting n\u00eb shum\u00ebn 7 milion\u00eb lek\u00eb, me totalin e t\u00eb ardhurave t\u00eb deklaruara nd\u00ebr vite n\u00eb mas\u00ebn 7.1 milion\u00eb lek\u00eb. K\u00ebto rrethana, sipas KPA, e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb pabesuesh\u00ebm faktin e p\u00ebrfitimit t\u00eb k\u00ebsaj sasie t\u00eb t\u00eb ardhurave, ndaj p\u00ebr k\u00ebto arsye \u00e7mohet i drejt\u00eb konkluzioni i KPK p\u00ebr t\u00eb mos i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb ardhurat e deklaruara si t\u00eb p\u00ebrfituara nga toka bujq\u00ebsore. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, ka rezultuar pamund\u00ebsi financiare n\u00eb shum\u00ebn 982 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Troka ka kund\u00ebrshtuar konkluzionin e Komisionit se ushtrimi i veprimtaris\u00eb s\u00eb fermerit \u00ebsht\u00eb n\u00eb papajtueshm\u00ebri me funksionin e gjyqtarit, duke pretenduar se \u00ebsht\u00eb regjistruar n\u00eb Drejtorin\u00eb Rajonale t\u00eb Tatimeve Berat dhe \u00ebsht\u00eb pajisur me certifikat\u00eb regjistrimi. Subjekti pretendon se n\u00eb analiz\u00eb t\u00eb nenit 143 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, nuk ndalohet kjo veprimtari e fermerit, ndaj nuk mund t\u00eb jet\u00eb n\u00eb papajtueshm\u00ebri me k\u00ebt\u00eb dispozit\u00eb kushtetuese.<\/p>\n<p>Kolegji konstaton se, pavar\u00ebsisht se Komisioni ka konsideruar veprimtarin\u00eb e fermerit t\u00eb ushtruar nga subjekti si t\u00eb papajtueshme me funksionin e gjyqtarit, n\u00eb vendimmarrje nuk i ka dh\u00ebn\u00eb pesh\u00eb p\u00ebr shkarkimin e tij nga detyra. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye \u00ebsht\u00eb \u00e7muar se kjo \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb pa lidhje p\u00ebr t\u2019iu n\u00ebnshtruar shqyrtimit n\u00eb Kolegj.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Kolegji ka vendosur l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb vendimit t\u00eb Komisionit p\u00ebr shkarkimin nga detyra t\u00eb gjyqtarit Nazmi Troka.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtari i Apelit Vlor\u00eb, Nazmi Troka u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK m\u00eb 4 n\u00ebntor 2021 pasi u konkludua se nuk arriti t\u00eb provonte burimet e ligjshme t\u00eb pasuris\u00eb q\u00eb zot\u00ebron. Sipas KPK, gjyqtari Troka nuk arriti t\u00eb provonte t\u00eb ardhurat e deklaruara si t\u00eb p\u00ebrfituara nga bujq\u00ebsia, p\u00ebr vler\u00ebn e t\u00eb [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":79270,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,114,115],"tags":[191,851,853,908,351,112,118,221,1872,457,420],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Nazmi-Troka-pas-seances.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari i Apelit t\u00eb Vlor\u00ebs, Nazmi Troka pas sanc\u00ebs n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79269"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79269"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79269\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":79271,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79269\/revisions\/79271"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79270"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79269"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79269"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79269"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}