{"id":79284,"date":"2025-03-13T18:12:44","date_gmt":"2025-03-13T17:12:44","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-njihet-me-parashtrimet-ne-ceshtjen-e-gjyqtares-mirela-mishgjoni\/2025\/03\/13\/"},"modified":"2025-03-13T18:15:09","modified_gmt":"2025-03-13T17:15:09","slug":"kpa-njihet-me-parashtrimet-ne-ceshtjen-e-gjyqtares-mirela-mishgjoni","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-njihet-me-parashtrimet-ne-ceshtjen-e-gjyqtares-mirela-mishgjoni\/2025\/03\/13\/","title":{"rendered":"KPA njihet me parashtrimet n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e gjyqtares Mirela Mishgjoni"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u njoh t\u00eb enjten m\u00eb 13 mars me parashtrimet n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e juridiksionit t\u00eb rivler\u00ebsimit kalimtar p\u00ebr gjyqtaren e Vlor\u00ebs, Mirela Mishgjoni. Pas dor\u00ebzimit t\u00eb akteve nga subjekti, Kolegji vendosi t\u00eb \u00e7el\u00eb shqyrtimin gjyq\u00ebsor dhe i administroi ato si prova.<\/p>\n<p>Konfirmimi i Mishgjonit u vendos me shumic\u00eb votash nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK m\u00eb 5 prill 2024, pasi u vler\u00ebsua se t\u00eb gjitha rrethanat e konstatuara lidheshin me t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit n\u00eb Itali dhe shitjen e nj\u00eb aktiviteti t\u00eb tij vitin 2004.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb hetimeve paraprake, Komisioni konstatoi pamund\u00ebsi n\u00eb vlera t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb familjes s\u00eb Mishgjonit p\u00ebr mbulimin e shpenzimeve, investimeve dhe krijimin e pasurive para detyr\u00ebs, p\u00ebr shkak t\u00eb mosnjohjes s\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb bashk\u00ebshortit nga shitja e pjes\u00ebs takuese n\u00eb nj\u00eb fabrik\u00eb vaji n\u00eb Vlor\u00eb n\u00eb vitin 1997, shitja e nj\u00eb restoranti n\u00eb Itali n\u00eb 2004-\u00ebn, si dhe nga puna si shef kuzhine n\u00eb Shqip\u00ebri, pasi nuk ishin paguar n\u00eb koh\u00eb detyrimet tatimore.<\/p>\n<p>Pas shpjegimeve t\u00eb subjektit, shumica vler\u00ebsoi se nuk kishte ndonj\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb prej nga mund t\u00eb ngriheshin dyshime se Mishgjoni, me deklarimin e t\u00eb ardhurave, ka synuar t\u00eb mashtroj\u00eb organet e vetingut. Duke \u00e7muar se pasuria e deklaruar ka si burim t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit, t\u00eb krijuara koh\u00eb m\u00eb par\u00eb se ata t\u00eb fillonin bashk\u00ebjetes\u00ebn ligjore, si dhe bazuar n\u00eb parimin e proporcionalitetit, shumica nuk gjeti shkaqe penalizuese. Pakica \u00e7moi se t\u00eb ardhurat e deklaruara nga aktiviteti bashk\u00ebshortit, jan\u00eb jo vet\u00ebm t\u00eb paprovuara se jan\u00eb p\u00ebrfituar lidhur me koh\u00ebn e shum\u00ebn, por edhe t\u00eb pan\u00ebnshtruara pagimit t\u00eb detyrimeve tatimore.<\/p>\n<p>Operacioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Monitorimit, ONM rekomandoi ankimin e k\u00ebsaj vendimarrjeje duke \u00e7muar se vendimi i shumic\u00ebs tregon keqinterpretim t\u00eb provave dhe arsyetim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Mirela Mishgjoni ka punuar si gjyqtare n\u00eb vitet 1995-2002. Ajo u shkarkua n\u00eb detyra dhe punoi si avokate deri n\u00eb 2009-\u00ebn, vit kur u rikthye n\u00eb detyr\u00eb pasi fitoi \u00e7\u00ebshtjen gjyq\u00ebsisht. Prej 2009-\u00ebs ajo punon si gjyqtare n\u00eb Gjykat\u00ebn e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb t\u00eb Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm Vlor\u00eb.<\/p>\n<p>Shkaqet e ankimit u parashtruan t\u00eb enjten nga prokurori Adnand Xholi, i autorizuar nga drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, i cili ka marr\u00eb kompetencat e Komisioner\u00ebve Publik\u00eb, pas p\u00ebrfundimit t\u00eb mandatit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Duke iu referuar rekomandimit t\u00eb ONM-s\u00eb, Xholi tha se u q\u00ebndronin shkaqeve p\u00ebr pasurin\u00eb, duke k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb mos konsiderohen si burime t\u00eb ligjshme t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit nga shitja e aktivitetit n\u00eb Itali, nga shitja e nj\u00eb fabrike vaji n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb vitin 1997, si dhe ato t\u00eb p\u00ebrfituara po prej bashk\u00ebshortit nga puna si shef kuzhine n\u00eb Vlor\u00eb, pasi nuk jan\u00eb paguar detyrimet tatimore. Lidhur me t\u00eb ardhurat nga shitja e fabrik\u00ebs, Xholi v\u00ebrejti se ato as nuk jan\u00eb deklaruar si burime n\u00eb vite dhe n\u00eb deklarat\u00ebn veting.<\/p>\n<p>P\u00ebr rjedhoj\u00eb, ai theksoi se subjekti nuk mund t\u00eb provoj\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs p\u00ebr bilancin negativ t\u00eb konstatuar p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 111.6 m2 n\u00eb Vlor\u00eb, n\u00eb vitin 2006.<\/p>\n<p>Ai solli n\u00eb v\u00ebmendje se megjith\u00ebse kjo pasuri \u00ebsht\u00eb bler\u00eb p\u00ebrpara lidhjet s\u00eb martes\u00ebs ligjore, vet\u00eb gjyqtarja Mishgjoni ka deklaruar se ka nisur bashk\u00ebjetes\u00ebn me bashk\u00ebshortin prej vitit 2005. Po ashtu, ai n\u00ebnvizoi dhe faktin se Mishgjoni, edhe pse n\u00eb koh\u00ebn e blerjes s\u00eb k\u00ebsaj pasurie punonte si avokate, ajo kishte ushtruar m\u00eb par\u00eb funksionin e gjyqtares.<\/p>\n<p>Sipas Xholit, pamund\u00ebsia financiare afekton dhe cashin e likujditetet e deklaruara nga subjekti si dhe dh\u00ebnien e dy huave t\u00eb pretenduara. Vlerat e kthyera t\u00eb huave jan\u00eb deklaruar m\u00eb von\u00eb si burime p\u00ebr krijimin e pasurive, pas rifillimit t\u00eb detyr\u00ebs. Xholi \u00a0konstatoi se subjekti nuk e ka deklaruar dh\u00ebnien e nj\u00eb huaje motr\u00ebs n\u00eb vitin 2008 dhe shlyerjen nga ana e familjares nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb, por e ka pretenduar k\u00ebt\u00eb rrethan\u00eb kur ka dh\u00ebn\u00eb shpjegime pran\u00eb ILDKPKI n\u00eb vitin 2015, kur \u00ebsht\u00eb pyetur p\u00ebr burimet financiare t\u00eb nj\u00eb automjeti. Xholi tha se bazuar n\u00eb aktet e administruara, vler\u00ebsohet se subjekti gjendet n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pasakt\u00eb e t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr burimet e makin\u00ebs.<\/p>\n<p>Rrethan\u00eb e ngjashme \u00ebhst\u00eb konstatuar dhe p\u00ebr dh\u00ebnien e nj\u00eb tjet\u00ebr huaje n\u00eb vler\u00ebn 3 milion lek\u00eb. Sipas Xholit, rezulton pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr dh\u00ebnien e k\u00ebsaj huaje, vlera e kthyer e s\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb deklaruar si burim p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb vitin 2020.<\/p>\n<p>N\u00eb ankim trajtohet dhe blerja e nj\u00eb sip\u00ebrfaqe toke nga bashk\u00ebshorti i subjektit n\u00eb vler\u00eb disa her\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt nga \u00e7mimi i referenc\u00ebs, shuma q\u00eb jan\u00eb sh\u00ebnuara t\u00eb dyja n\u00eb aktet e tjet\u00ebrsimit t\u00eb pasuris\u00eb. \u00c7mimi i referenc\u00ebs \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar n\u00eb vler\u00ebn 6.3 milion\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa ai i blerjes 1 milion e 60 mij\u00eb lek\u00eb, duke u pretenduar n\u00eb ankim se subjekti gjendet n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pasakt\u00eb e t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, subjekti rezulton t\u00eb ket\u00eb shqyrtuar nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr l\u00ebshim t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm urdh\u00ebri mbrojtjeje, ku pal\u00eb ka qen\u00eb nj\u00eb nga shit\u00ebsit e tok\u00ebs. Sipas pretendimeve n\u00eb ankim, subjekti kur ka paraqitur k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr dor\u00ebheqje, ka argumentuar se \u00e7\u00ebshtja nuk duhet t\u00eb gjykohet nga ana e saj q\u00eb i p\u00ebrket seksionit familjar, por t\u00eb gjykohet nga t\u00eb gjith\u00eb gjyqtar\u00ebt e juridiksionit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb dhe duhet t\u2019i n\u00ebnshtrohen shortit elektronik. Nga SPAK u konstatua se nuk rezulton t\u00eb jet\u00eb parashtruar si shkak p\u00ebr dor\u00ebheqjen marr\u00ebdh\u00ebnia kontraktuale e bashk\u00ebshortit me nj\u00eb nga pal\u00ebt, duke e b\u00ebr\u00eb t\u00eb pamundur vler\u00ebsimin e drejt\u00eb t\u00eb titullarit lidhur me situat\u00ebn e mundshme t\u00eb konfliktit t\u00eb interesit.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Xholi u shpreh se subjekti gjendet n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pasakt\u00eb e t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb duhet t\u00eb shkarkohet nga detyra.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Mishgjoni i kund\u00ebrshtoi shkaqet e ankimit duke e cil\u00ebsuar t\u00eb drejt\u00eb vler\u00ebsimin e kryer nga shumica e trupit gjykues t\u00eb KPK. Lidhur me t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara prej bashk\u00ebshortit nga shitja e aktivitetit n\u00eb Itali, subjekti tha se ai ishte kthyer n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb vitin 2005, nd\u00ebrsa detyrimet tatimore i ishin caktuar 2008-\u00ebn dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk kishte nga ta m\u00ebsonte nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Duke ju referuar legjislacionit italian, ajo tha se detyrimet tatimore n\u00eb at\u00eb shtet nuk shuhen asnj\u00ebher\u00eb dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb bashk\u00ebshorti nuk ka pasur asnj\u00eb arsye p\u00ebr t\u2019i shmangur. Sipas Migjonit, kjo tregon se ai nuk ka pasur dijeni p\u00ebr detyrimet n\u00eb fjal\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cilat shpjegoi se bashk\u00ebshorti kishte n\u00ebnshkruar nj\u00eb marr\u00ebveshje me institucionin kompetent n\u00eb Itali, p\u00ebr ti shlyer me k\u00ebste.<\/p>\n<p>Mishgjoni theksoi se krijimi k\u00ebtyre t\u00eb ardhurave nga bashk\u00ebshorti \u00ebsht\u00eb provuar bindsh\u00ebm. Ajo k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb pranoheshin n\u00eb analiz\u00ebn financiare dhe t\u00eb ardhurat nga pun\u00ebsimi i bashk\u00ebshortit n\u00eb Itali p\u00ebr periudh\u00ebn 1998-2004, si dhe ato nga pun\u00ebsimi n\u00eb Shqip\u00ebri si shef kuzhine.<\/p>\n<p>P\u00ebr mospagimin e detyrimeve lidhur me t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit n\u00eb Shqip\u00ebri, subjekti\u00a0 shpjegoi se ai kishte hapur \u00e7\u00ebshtje gjyq\u00ebsore duke fituar t\u00eb drejt\u00ebn e kontributeve. Po ashtu, ishte mund\u00ebsuar ekzekutimi i vendimit gjyq\u00ebsor. Sipas Mishgjonit, pagesa e k\u00ebtyre kontributeve ka qen\u00eb detyrim i pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit. Ajo k\u00ebmb\u00ebnguli se jan\u00eb provuar pun\u00ebsimet dhe se t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara jan\u00eb t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>Po ashtu, k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb konsideroheshin n\u00eb analiz\u00eb dhe t\u00eb ardhurat nga shitja e fabrik\u00ebs s\u00eb vajit n\u00eb vitin 1997. Subjekti shpjegoi se k\u00ebto t\u00eb ardhura jan\u00eb p\u00ebrfituar prej bashk\u00ebshortit shum\u00eb koh\u00eb para martes\u00ebs. Ajo shtoi se aktiviteti kishte qen\u00eb i paregjistruar dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye nuk ishin paguar detyrimet tatimore.<\/p>\n<p>Lidhur me \u00e7mimin e tok\u00ebs s\u00eb bler\u00eb nga bashk\u00ebshorti, subjekti shpjegoi se ka qen\u00eb praktik\u00eb e noterit q\u00eb t\u00eb sh\u00ebnonte edhe referenc\u00ebn. Sipas saj, toka \u00ebsht\u00eb bler\u00eb me \u00e7mimin e p\u00ebrcaktuar n\u00eb kontrat\u00eb, pasi dhe aktualisht vlera e saj \u00ebsht\u00eb m\u00eb e ul\u00ebt se \u00e7mimi i referenc\u00ebs, p\u00ebr arsye t\u00eb vendodhjes. Mishgjoni tha se nuk ka asnj\u00eb investim t\u00eb kryer n\u00eb tok\u00ebn e bler\u00eb dhe se nuk p\u00ebrdoret p\u00ebr biznes.<\/p>\n<p>Subjekti pretendoi se nuk q\u00ebndronte as dyshimi p\u00ebr konflikt interesi, pasi ajo e kishte k\u00ebrkuar dor\u00ebheqjen nga \u00e7\u00ebshtja, por nuk i ishte pranuar nga kryetari.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Mishgjoni k\u00ebmb\u00ebnguli se kan\u00eb pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr krijimin e likujditeteve, pasi sipas saj, n\u00eb \u00e7do m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb kryerjes s\u00eb analiz\u00ebs financiare, rezultojn\u00eb me bilanc pozitiv. P\u00ebr mosdeklarimin e dh\u00ebnies s\u00eb huas\u00eb n\u00eb vitin 2008 dhe kthimin e vler\u00ebs 17 mij\u00eb euro nga e motra n\u00eb 2009-\u00ebn, subjekti pretendoi se e kishte korrigjuar k\u00ebt\u00eb pasakt\u00ebsi n\u00eb 2015-\u00ebn, kur ishte pyetur n\u00eb ILDKPKI.<\/p>\n<p>P\u00ebr huan\u00eb 3 milion lek\u00eb, Mishgjoni tha se e ka deklaruar sakt\u00ebsisht dhe se rezulton me burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e saj.<\/p>\n<p>P\u00ebr konstatimin e Komisionerit Publik, se KPK nuk ka hetuar lidhur me nj\u00eb shoqat\u00eb t\u00eb bashk\u00ebshortit, subjekti pretendoi se \u00ebsht\u00eb kryer verifikim n\u00eb shkall\u00ebn e par\u00eb t\u00eb vetingut prej nga ka rezultuar se ai nuk ka pasur aktivitet pasi nuk \u00ebsht\u00eb regjistruar, si dhe nuk ka pasur ndonj\u00eb fitim.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, gjyqtarja Mishgjoni k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Kolegji administroi provat e depozituara nga subjekti dhe \u00e7eli hetimin gjyq\u00ebsor, duke ftuar pal\u00ebt q\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatisin dhe paraqesin konkluzionet p\u00ebrfundimtare m\u00eb dat\u00eb 19 mars, n\u00eb or\u00ebn 08:30.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u njoh t\u00eb enjten m\u00eb 13 mars me parashtrimet n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e juridiksionit t\u00eb rivler\u00ebsimit kalimtar p\u00ebr gjyqtaren e Vlor\u00ebs, Mirela Mishgjoni. Pas dor\u00ebzimit t\u00eb akteve nga subjekti, Kolegji vendosi t\u00eb \u00e7el\u00eb shqyrtimin gjyq\u00ebsor dhe i administroi ato si prova. Konfirmimi i Mishgjonit u vendos me shumic\u00eb votash nga [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":79285,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2],"tags":[1873,148,103,112,1373,325],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2025\/03\/Mishgjoni-ne-KPA--scaled.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Mirela Mishgjoni pas seanc\u00ebs n\u00eb KPA. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79284"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79284"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79284\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":79286,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79284\/revisions\/79286"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79285"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79284"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79284"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79284"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}