{"id":79287,"date":"2025-03-15T14:17:12","date_gmt":"2025-03-15T13:17:12","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-shfaqi-dy-qendrime-ne-vleresimin-e-prokurorit-ndricim-troplini\/2025\/03\/15\/"},"modified":"2025-03-15T14:17:50","modified_gmt":"2025-03-15T13:17:50","slug":"kpa-shfaqi-dy-qendrime-ne-vleresimin-e-prokurorit-ndricim-troplini","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-shfaqi-dy-qendrime-ne-vleresimin-e-prokurorit-ndricim-troplini\/2025\/03\/15\/","title":{"rendered":"KPA shfaqi dy q\u00ebndrime n\u00eb vler\u00ebsimin e prokurorit Ndri\u00e7im Troplini"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u nda n\u00eb vler\u00ebsimin e prokurorit t\u00eb Durr\u00ebsit, Ndri\u00e7im Troplini. Shumica e trupit gjykues e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga kryesuesja Rezarta Schuetz dhe an\u00ebtaret Albana Shtylla, Natasha Mulaj e Ina Rama vler\u00ebsuan se duhej l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi shkarkimi i Troplinit p\u00ebr probleme n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb. Nd\u00ebrsa mang\u00ebsit\u00eb e konstatuara n\u00eb aspektin profesional, u vler\u00ebsuan t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr t\u00eb arritur konkluzionin se subjekti gjendej n\u00eb kushtet e c\u00ebnimit t\u00eb besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia, ashtu si kishte \u00e7muar Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK n\u00eb vendimarrjen e tij t\u00eb 12 korrikut 2023 kur e largoi nga detyra.<\/p>\n<p>Relatorja e \u00e7\u00ebshtjes, Mimoza Tasi shpreh q\u00ebndrim ndryshe p\u00ebr pasurin\u00eb. Megjith\u00ebse ajo i bashkohet konkluzionit p\u00ebrfundimtar p\u00ebr munges\u00ebn e element\u00ebve p\u00ebr t\u00eb konkluduar se subjekti gjendet n\u00eb kushtet e cenimit t\u00eb besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia, ajo ndan q\u00ebndrime t\u00eb ndryshme p\u00ebr gjetjet n\u00eb dy \u00e7\u00ebshtje t\u00eb hetuara nga Troplini, duke mos i gjetur t\u00eb drejta konstatimet e shumic\u00ebs.<\/p>\n<p>Ndri\u00e7im Troplini p\u00ebrfundoi studimet n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2004 dhe u em\u00ebrua prokuror n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Gjyq\u00ebsor Fier. Prej vitit 2008 dhe deri n\u00eb shkarkimin nga detyra, ai e ushtroi funksionin n\u00eb Prokurorin\u00eb e Durr\u00ebsit.<\/p>\n<p><strong>Vler\u00ebsimet p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni ka arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se subjekti ka qen\u00eb n\u00eb pamund\u00ebsi financiare n\u00eb shum\u00ebn 531 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti t\u00eb llojit Mercedez-Benz n\u00eb vitin 2005 p\u00ebr \u00e7mimin 800 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Troplini e konsideron t\u00eb gabuar analiz\u00ebn financiare t\u00eb kryer nga KPK p\u00ebr blerjen e k\u00ebtij automjeti, duke pretenduar se nuk duhej t\u00eb ishin marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb vet\u00ebm t\u00eb ardhurat p\u00ebr periudh\u00ebn janar-maj 2005, por n\u00eb analiz\u00eb duhej t\u00eb ishin p\u00ebrfshir\u00eb dhe ato prej muajit tetor t\u00eb vitit 2001, kur ka filluar t\u00eb trajtohet financiarisht nga Shkolla e Magjistratur\u00ebs, deri n\u00eb muajin maj 2005 kur \u00ebsht\u00eb bler\u00eb automjeti. Ai ka v\u00ebrejtur se gabimi n\u00eb mosdeklarimin e kursimeve \u00ebsht\u00eb kryer n\u00eb plot\u00ebsimin e deklarat\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb. Troplini ka theksuar se n\u00ebse do t\u00eb zbriten t\u00eb gjitha llojet e shpenzimeve q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb kryer, rezulton se ka pasur mund\u00ebsi t\u00eb kursente t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme nga puna dhe paga n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs, n\u00eb shum\u00ebn totale 1.8 milion\u00eb lek\u00eb, q\u00eb e tejkalon \u00e7mimin e blerjes s\u00eb automjetit.<\/p>\n<p>Por, shumica e Kolegjit vler\u00ebson se nuk mund t\u00eb pranohet ekzistenca e likuiditeteve, t\u00eb cilat nuk jan\u00eb deklaruar n\u00eb deklaratat periodike prej subjektit, duke u konsideruar si e vemtja form\u00eb q\u00eb mund t\u00eb provonte ekzistenc\u00ebn e tyre. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, edhe nga analiza e kryer n\u00eb Kolegj ka rezultuar i nj\u00ebjti bilanc negativ n\u00eb shum\u00ebn 531 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e automjetit n\u00eb vitin 2005 p\u00ebr \u00e7mimin 800 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Relatorja Tasi n\u00eb pakic\u00eb arsyeton ndryshe. Sipas saj, n\u00eb vler\u00ebsim duhej t\u00eb mbahej n\u00eb konsiderat\u00eb edhe fakti se kjo ka qen\u00eb pasuria e par\u00eb e luajtshme e bler\u00eb nga ana e subjektit dhe n\u00ebse do t\u00eb zbriteshin t\u00eb gjitha llojet e shpenzimeve q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb kryer, do t\u00eb rezultonte se Troplini ka pasur mund\u00ebsi t\u00eb kursente t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme q\u00eb tejkalonin blerjen e mjetit.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse subjekti ka deklaruar shitjen k\u00ebsaj makine n\u00eb vitin 2012, Komisioni ka konkluduar se ka rezultuar i regjistruar gjithmon\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb prokurorit Ndri\u00e7im Troplini dhe se \u00ebsht\u00eb \u00e7regjistruar prej tij n\u00eb dhjetor t\u00eb 2017-\u00ebs. KPK ka ngritur dyshime se t\u00eb gjitha veprimet e kryera p\u00ebr tjet\u00ebrsimin e automjetit dukej se kan\u00eb qen\u00eb fiktive, pasi nuk ka rezultuar e provuar n\u00eb ndonj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb se automjeti \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur nga bler\u00ebsi apo se shuma \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituar nga subjekti.<\/p>\n<p>Troplini ka pretenduar se ka mundur t\u00eb gjej\u00eb bler\u00ebsin e makin\u00ebs, i cili i ka shpjeguar se ka kryer aksident, prej nga automjeti ka dal\u00eb jasht\u00eb p\u00ebrdorimit dhe prandaj nuk e ka kryer regjistrimin e kontrat\u00ebs s\u00eb shitblerjes.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i Kolegjit v\u00ebren se veprimet e subjektit dhe deklarimet e tij p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e blerjes dhe shitjes s\u00eb automjetit, jan\u00eb t\u00eb paqarta dhe kontradiktore. Pavar\u00ebsisht se detyrimi i regjistrimit n\u00eb Drejtorit\u00eb Rajonale t\u00eb Transportit Rrugor ka qen\u00eb i bler\u00ebsit, fakti q\u00eb automjeti ka rezultuar i regjistruar gjithmon\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Troplinit dhe \u00ebsht\u00eb \u00e7regjistruar n\u00eb 2017-\u00ebn, vler\u00ebsohet se tregon se kontratat e shitblerjeve t\u00eb k\u00ebsaj pasurie t\u00eb luajtshme nuk pasqyrojn\u00eb realitetin e veprimeve t\u00eb kryera n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cTrupi gjykues, duke ndar\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebndrim me Komisionin p\u00ebr deklarime t\u00eb pasakta dhe kontradiktore n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb pretendimit t\u00eb subjektit p\u00ebr vler\u00ebn provuese t\u00eb kontrat\u00ebs, v\u00ebren se pavar\u00ebsisht se n\u00eb kuptim t\u00eb ligjit kontratat p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb prov\u00eb t\u00eb plot\u00eb, t\u00eb dh\u00ebnat e tyre duhen par\u00eb dhe vler\u00ebsuar n\u00eb harmoni me rrethanat faktike, q\u00eb n\u00eb rastin konkret tregojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb qasje t\u00eb ndryshme t\u00eb subjektit n\u00eb raport me t\u00eb dh\u00ebnat e pasqyruara n\u00eb aktin formal t\u00eb kontrat\u00ebs\u201d, konstaton shumica e Kolegjit dhe e gjen t\u00eb drejt q\u00ebndrimin e KPK p\u00ebr mosp\u00ebrfshirjen n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb vitit 2012, shum\u00ebn prej 450 mij\u00eb lek\u00ebsh t\u00eb pretenduar si t\u00eb p\u00ebrfituar nga shitja e makin\u00ebs.<\/p>\n<p>Komisioni ka gjetur pamund\u00ebsi n\u00eb shum\u00ebn 918 mij\u00eb lek\u00eb edhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti t\u00eb llojit Audi p\u00ebr 6000 euro dhe shpenzime doganore 211 mij\u00eb lek\u00eb. Nga hetimi administrativ ka rezultuar se makina \u00ebsht\u00eb bler\u00eb n\u00eb janar t\u00eb 2012-\u00ebs nga shtetasi D.L. n\u00eb Gjermani p\u00ebr vler\u00ebn 6000 euro dhe ka hyr\u00eb prej Portit t\u00eb Durr\u00ebsit, ku shpenzimet doganore jan\u00eb p\u00ebrllogaritur n\u00eb mas\u00ebn 211 mij\u00eb lek\u00eb mbi vler\u00ebn statistikore p\u00ebr automjetet e k\u00ebsaj kategorie.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb hetimit, subjekti ka shpjeguar se nj\u00eb i af\u00ebrmi i tij kishte sjell\u00eb k\u00ebt\u00eb makin\u00eb dhe se n\u00eb bised\u00eb e sip\u00ebr kishin shprehur p\u00eblqimin p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrruar automjetet. Ai ka argumentuar se kontrata e shk\u00ebmbimit nuk aplikohej dhe duhet t\u00eb kryenin shitjen e nd\u00ebrsjell\u00eb. Sipas Troplinit, n\u00eb k\u00ebto kushte kan\u00eb kryer shitjen e mjeteve, por pas disa muajsh, D.L. ka nxjerr\u00eb pretendime n\u00eb lidhje me nj\u00eb defekt n\u00eb motor dhe kan\u00eb kryer revokimin e kontrat\u00ebs s\u00eb shitjes n\u00eb qershor t\u00eb 2012-\u00ebs. Po at\u00eb muaj rezulton dhe kontrata tjet\u00ebr e shitjes e automjetit t\u00eb llojit Mercedez Benz tek nj\u00eb person tjet\u00ebr, p\u00ebr shum\u00ebn 450 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Troplini e konsideron t\u00eb pabazuar konstatimin e Komisionit p\u00ebr fiktivitet n\u00eb p\u00ebrpilimin e kontratave t\u00eb shitjes. Duke sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje jurisprudenc\u00ebn e Kolegjit, subjekti ka argumentuar se kontratat noteriale jan\u00eb akte me fuqi t\u00eb plot\u00eb provuese dhe vlera e shitjes s\u00eb sendeve pasqyruar n\u00eb akt noterial p\u00ebrb\u00ebn vler\u00ebn reale t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Shumica konstaton se subjekti nuk e ka deklaruar burimin e krijimit t\u00eb automjetit t\u00eb llojit Audi dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb e gjen t\u00eb drejt\u00eb konkluzionin e KPK se ai gjendet n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb paplot\u00eb e t\u00eb pasakt\u00eb. Po ashtu, Kolegji ka konfirmuar edhe balanc\u00ebn negative n\u00eb shum\u00ebn 918 mij\u00eb lek\u00eb, duke konsideruar shpenzimet p\u00ebr konston totale t\u00eb makin\u00ebs, p\u00ebrfshi dhe ato p\u00ebr zhdoganimin.<\/p>\n<p>Tase n\u00eb pakic\u00eb e cil\u00ebson t\u00eb padrejt\u00eb moskonsiderimin e shum\u00ebs 450 mij\u00eb lek\u00eb nga shitja e automjetit t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm, duke kund\u00ebrshtuar bilancin negativ t\u00eb shumic\u00ebs. Pakica vler\u00ebson ndryshe edhe p\u00ebr konstatimin p\u00ebr fiktivitet t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb shitblerjeve t\u00eb automjeteve dhe revokimin, duke argumentuar se kontratat provojn\u00eb se veprimet e Troplinit nuk kan\u00eb qen\u00eb fiktive, pasi jan\u00eb veprime juridike zinxhir.<\/p>\n<p>\u201cDuke qen\u00eb se nga aktet e administruara gjat\u00eb hetimit administrativ rezulton se kontrata e shitjes \u00ebsht\u00eb n\u00eb form\u00ebn e k\u00ebrkuar nga ligji dhe nuk \u00ebsht\u00eb provuar fiktiviteti i saj, vler\u00ebsoj se dyshimet e ngritura nga Komisioni dhe t\u00eb konfirmuara nga shumica n\u00eb vendimin e saj, mbi fiktivitetin e kontratave t\u00eb shitblerjes s\u00eb automjeteve dhe mosp\u00ebrfshirjen n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb vitit 2012 t\u00eb shum\u00ebs s\u00eb p\u00ebrfituar nga shitja e automjetit tip \u2018Mercedes-Benz\u2019, n\u00eb vler\u00ebn prej 450.000 lek\u00ebsh, nuk jan\u00eb t\u00eb bazuara\u201d, arsyeton Tase dhe shton se pamund\u00ebsia p\u00ebr blerjen e Audi-t \u00ebsht\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 412 mij\u00eb lek\u00eb. Ajo shprehet se n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb p\u00ebrgjithsjme p\u00ebr periudh\u00ebn e rivler\u00ebsimit 2003-2016, Troplini rezulton me bilanc pozitiv n\u00eb vler\u00ebn prej 96 mij\u00eb lek\u00ebsh p\u00ebr vitin 2012, kur jan\u00eb kryer k\u00ebto transaksione.<\/p>\n<p>Komisioni ka konkluduar se Troplini \u00ebsht\u00eb gjendur n\u00eb kushtet e pamund\u00ebsis\u00eb financiare n\u00eb shum\u00ebn 892 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr krijimin e nj\u00eb gjendje cash n\u00eb shum\u00ebn 1 milion lek\u00eb, t\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr mbylljen para kohe t\u00eb nj\u00eb kredie n\u00eb vitin 2011. Kjo, pasi nuk ka deklaruar gjendje cash n\u00eb fund t\u00eb vitit.<\/p>\n<p>Subjekti ka kund\u00ebrshtuar duke pretenduar se si burim p\u00ebr shlyerjen e kredis\u00eb \u00ebsht\u00eb gjendja cash e krijuar n\u00eb banes\u00eb n\u00eb vitin 2010, me burim fondet e t\u00ebrhequra nga kredia bankare n\u00eb muajin n\u00ebntor 2010 dhe pjesa e mbetur nga t\u00eb ardhurat prej pagave. Sipas Troplinit, nj\u00eb shum\u00eb e t\u00ebrhequr nga banka cash n\u00eb muajin n\u00ebntor 2010, me q\u00ebllim kryerjen e nj\u00eb operacioni mjek\u00ebsor, \u00ebsht\u00eb rikthyer p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb bank\u00eb cash n\u00eb muajin shkurt 2011.<\/p>\n<p>Kolegji nuk i gjen bind\u00ebse pretendimet e subjektit, duke konstatuar se ai nuk ka paraqitur prova p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pretendim. Sipas shumic\u00ebs, Troplini nuk ka deklaruar shtim t\u00eb gjendjes cash n\u00eb fund t\u00eb vitit 2010 dhe si rrjedhoj\u00eb, as pak\u00ebsim t\u00eb k\u00ebsaj gjendjeje n\u00eb momentin kur \u00ebsht\u00eb shlyer kredia.<\/p>\n<p>Duke ju referuar jurisprudenc\u00ebs s\u00eb KPA mbi detyrimin e subjekteve p\u00ebr t\u00eb deklaruar gjendjen cash deri m\u00eb 31 dhjetor t\u00eb vitit paraardh\u00ebs, burimet e krijimit t\u00eb tyre, si dhe t\u00eb detyrimeve financiare, vler\u00ebn e likuiditeteve, gjendje n\u00eb cash, n\u00eb llogari rrjedh\u00ebse, n\u00eb depozit\u00eb, n\u00eb lek\u00eb ose n\u00eb valut\u00eb t\u00eb huaj, edhe shumica e Kolegjit ashtu si Komisioni, vler\u00ebson t\u00eb mos i konsideroj\u00eb si burim p\u00ebr shlyerjen e kredis\u00eb n\u00eb muajin shkurt t\u00eb vitit 2011 t\u00eb ardhurat e pretenduara prej subjektit t\u00eb vitit t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm, si t\u00eb mbajtura cash dhe t\u00eb ruajtura n\u00eb banes\u00eb. Po ashtu, \u00ebsht\u00eb konfirmuar dhe bilanci negativ i KPK, n\u00eb shum\u00ebn 892 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Tase n\u00eb pakic\u00eb vler\u00ebson se, edhe pse subjekti ndodhet n\u00eb kushtet e pasakt\u00ebsis\u00eb n\u00eb deklarim p\u00ebr shkak se nuk e ka deklaruar si gjendje cash n\u00eb banes\u00eb shum\u00ebn e kredis\u00eb pas t\u00ebrheqjes nga banka, n\u00eb muajin n\u00ebntor 2010, kjo pasakt\u00ebsi nuk duhet t\u00eb konsiderohet se shoq\u00ebrohet me munges\u00eb burimi t\u00eb ligjsh\u00ebm. Sipas saj, as n\u00eb Komision dhe as n\u00eb Kolegj nuk u arrit t\u00eb provohet q\u00eb k\u00ebto para jan\u00eb shpenzuar nga subjekti. Tase e \u00e7mon si t\u00eb besuesh\u00ebm pretendimin e subjektit se kredia e mbyllur para kohe n\u00eb shkurt t\u00eb 2011-\u00ebs ka si burim t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn shum\u00eb t\u00eb t\u00ebrhequr nga disbursimi i kredis\u00eb s\u00eb marr\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni ka konstatuar se subjekti nuk ka sh\u00ebnuar n\u00eb deklarat\u00ebn veting p\u00ebrdorimin e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Durr\u00ebs n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tij, duke u konsideruar si deklarim i pamjaftuesh\u00ebm. Sipas KPK, rezulton balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 1.7 milion\u00eb p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj prone, q\u00eb \u00e7mohet prej KPK si nj\u00eb pasuri e p\u00ebrbashk\u00ebt edhe me subjektin e rivler\u00ebsimit \u2013 konkluzion i arritur nga deklarimi i vet\u00eb prokurorit Troplini gjat\u00eb procesit t\u00eb vetingut, se ka kontribuar p\u00ebr burimin e krijimit.<\/p>\n<p>Subjekti ka kund\u00ebrshtuar duke sqaruar se banesa n\u00eb fjal\u00eb p\u00ebrb\u00ebhet nga dy apartamente, nj\u00eb prej t\u00eb cil\u00ebve bler\u00eb n\u00eb vitin 2012 p\u00ebr \u00e7mimin 2.5 milion\u00eb lek\u00eb. Sipas Troplinit, t\u00eb dy apartamentet jan\u00eb bler\u00eb p\u00ebr vler\u00ebn totale 4 milion\u00eb e 127 mij\u00eb lek\u00eb. Ai ka theksuar se duke deklaruar adres\u00ebn e banimit n\u00eb deklarat\u00ebn veting, \u00ebsht\u00eb shuar \u00e7do dyshim q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb Komisioni se mosdeklarimi formal i p\u00ebrdorimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie \u00ebsht\u00eb kryer me q\u00ebllim fshehjen.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i Kolegjit v\u00ebren se deklarimi i apartamentit si adres\u00eb banimi n\u00eb vite, i sh\u00ebrben argumentit se nuk gjenden elemente t\u00eb fshehjes s\u00eb pasuris\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim, pasi i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsi ILDKPKI-s\u00eb dhe Komisionit t\u00eb identifikojn\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien e subjektit me k\u00ebt\u00eb pasuri dhe t\u00eb hetojn\u00eb n\u00eb lidhje me t\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, \u00e7mohet se kjo pron\u00eb e paluajtshme n\u00eb p\u00ebrdorim duhej t\u00eb ishte deklaruar n\u00eb deklarat\u00ebn veting.<\/p>\n<p>Nga analiza finaciare ka rezultuar se familja e subjektit ka pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr blerjen e apartamentit t\u00eb par\u00eb n\u00eb vitin 2010 p\u00ebr shum\u00ebn 1 milion e 657 mij\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa ka rezultuar bilanc negativ n\u00eb vler\u00ebn 1.7 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e apartamentit t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb 2012-\u00ebn.<\/p>\n<p>Tase n\u00eb pakic\u00eb vler\u00ebson se n\u00ebse do ishin p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00eb pretendimet e subjektit lidhur me pasurit\u00eb e tjera, burimet financiare t\u00eb apartamentit t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2012 t\u00eb pretenduara nga subjekti, p\u00ebrfshi dhe t\u00eb ardhurat nga paga e tij si prokuror t\u00eb deklaruara gjat\u00eb hetimit administrativ, do t\u00eb sillnin nj\u00eb bilanc negativ t\u00eb pap\u00ebrfillsh\u00ebm, n\u00eb shum\u00ebn 11 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Kolegji ka konfirmuar balancat negative t\u00eb konstatuara nga Komisioni p\u00ebr krijimin e pasurive dhe mbulimin e shpenzimeve n\u00eb vite, n\u00eb shum\u00ebn totale rreth 4 milion\u00eb lek\u00eb, duke arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se Troplini gjendej n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb kriter e duhej l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi shkarkimi i tij.<\/p>\n<p>Tase n\u00eb pakic\u00eb \u00e7mon se bilance negative rezultojn\u00eb vet\u00ebm n\u00eb krijimin e dy pasurive n\u00eb mas\u00ebn totale prej 423 mij\u00eb lek\u00ebsh, nd\u00ebrsa nga analiza e p\u00ebrgjishme del bilanc pozitiv. Ajo konkludon se Troplini arrin nivel t\u00eb besuesh\u00ebm e duhej konfirmuar.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u nda n\u00eb vler\u00ebsimin e prokurorit t\u00eb Durr\u00ebsit, Ndri\u00e7im Troplini. Shumica e trupit gjykues e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga kryesuesja Rezarta Schuetz dhe an\u00ebtaret Albana Shtylla, Natasha Mulaj e Ina Rama vler\u00ebsuan se duhej l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi shkarkimi i Troplinit p\u00ebr probleme n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb. Nd\u00ebrsa mang\u00ebsit\u00eb e konstatuara n\u00eb [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":79288,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,114],"tags":[407,789,112,430,674,1029,119,129,989],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/07\/Ndricim-Troplini-pas-vendimit-.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Ndri\u00e7im Troplini pas vendimit. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79287"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79287"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79287\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":79289,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79287\/revisions\/79289"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79288"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79287"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79287"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79287"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}