{"id":79301,"date":"2025-03-19T10:03:43","date_gmt":"2025-03-19T09:03:43","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/argumentet-e-kpa-per-lenien-ne-fuqi-te-shkarkimit-te-prokurorit-ardian-braho\/2025\/03\/19\/"},"modified":"2025-03-19T10:04:43","modified_gmt":"2025-03-19T09:04:43","slug":"argumentet-e-kpa-per-lenien-ne-fuqi-te-shkarkimit-te-prokurorit-ardian-braho","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/argumentet-e-kpa-per-lenien-ne-fuqi-te-shkarkimit-te-prokurorit-ardian-braho\/2025\/03\/19\/","title":{"rendered":"Argumentet e KPA p\u00ebr l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb shkarkimit t\u00eb prokurorit Ardian Braho"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA p\u00ebrmbysi metodologjin\u00eb e ndjekur nga Komisioni p\u00ebr kryerjen e analizave financiare p\u00ebr pasurit\u00eb e prokurorit t\u00eb Tiran\u00ebs, Ardian Braho duke rr\u00ebzuar nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb konsiderueshme t\u00eb bilancit negativ, si dhe dyshimet e ngritura p\u00ebr fshehje t\u00eb nj\u00eb vlere monetare. Megjithat\u00eb, pamund\u00ebsit\u00eb e vogla t\u00eb konstatuara, s\u00eb bashku me konkluzionin se vlera 32 mij\u00eb USD e depozituar cash nga babai n\u00eb llogarin\u00eb e tij, e pretenduar se i p\u00ebrkiste tezes s\u00eb subjektit, ishte pasuri e familjes Braho dhe bilanci negativ i rezultuar p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj shume, u \u00e7muan se e b\u00ebnin t\u00eb pazbatuesh\u00ebm parimin e proporcionalitetit t\u00eb k\u00ebrkuar n\u00eb ankim.<\/p>\n<p>Prokurori Ardian Braho u shkarkua nga KPK m\u00eb 1 n\u00ebntor t\u00eb vitit 2021, me arsyetimin se nuk kishte deklaruar sakt\u00eb pasurin\u00eb, si dhe konstatuan element\u00eb q\u00eb ngrinin dyshime p\u00ebr fshehje. \u00a0Pakica kund\u00ebrshtoi analiz\u00ebn e shumic\u00ebs duke vler\u00ebsuar se balancat negative q\u00eb jan\u00eb gjetur t\u00eb shtrira n\u00eb vite nuk mund t\u00eb sillnin penalizim, si dhe se nuk mund t\u00eb griheshin dyshime p\u00ebr fshehje. P\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe profesionalizmin, Braho mori vler\u00ebsim pozitiv.<\/p>\n<p>Debati mes trup\u00ebs s\u00eb KPK u zhvillua lidhur me t\u00eb ardhurat e prind\u00ebrve q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti prej tyre n\u00eb vitin 2007, ku jeton edhe subjekti i rivler\u00ebsimit, si dhe p\u00ebr disa shuma monetare n\u00eb USD t\u00eb depozituara nga babai n\u00eb llogarin\u00eb e tij, p\u00ebr t\u00eb cilat subjekti tha se nuk kishte pasur dijeni dhe se i p\u00ebrkisnin tezes.<\/p>\n<p>N\u00eb ankimin e paraqitur n\u00eb Kolegj, subjekti ngriti pretendime p\u00ebr aspektin e rregullt ligjor duke k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb dor\u00ebzonte prova t\u00eb reja dhe \u00e7\u00ebshtja t\u00eb kalohej p\u00ebr shqyrtim n\u00eb seanc\u00eb publike. Ky k\u00ebrkim u gjet i pamb\u00ebshtetur nga Kolegji, q\u00eb vijoi t\u00eb gjykoj\u00eb ankimin n\u00eb dhom\u00eb k\u00ebshillimi.<\/p>\n<p><strong>Vler\u00ebsimi shkaqeve p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Nga verifikimi i llogarive bankare t\u00eb babait t\u00eb subjektit, Komisioni ka evidentuar fonde t\u00eb mb\u00ebrritura me transferta nga jasht\u00eb vendit, n\u00eb shum\u00ebn totale 46 mij\u00eb e 561 USD gjat\u00eb periudh\u00ebs 2003-2004, t\u00eb cilat nuk jan\u00eb deklaruar nga subjekti. Gjithashtu, nga verifikimi i llogarive bankare t\u00eb babait jan\u00eb evidentuar depozitime cash n\u00eb monedhat euro dhe dollar. Sipas deklarimeve, tezja i ka dh\u00ebn\u00eb babait t\u00eb subjektit cash edhe shumat 30 mij\u00eb USD dhe 2000 USD.<\/p>\n<p>Prokurori Braho ka deklaruar gjat\u00eb procesit t\u00eb vetingut se nuk ka qen\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb k\u00ebtyre veprimeve bankare t\u00eb kryera nga babai i tij, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka m\u00ebsuar se jan\u00eb d\u00ebrguar nga tezja dhe bashk\u00ebshorti i saj, t\u00eb cil\u00ebt jetojn\u00eb prej vitit 1993 n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, SHBA. Subjekti ka shpjeguar se babai i ka treguar se llogarin\u00eb bankare e ka \u00e7elur me k\u00ebrkes\u00ebn e tezes dhe bashk\u00ebshortit t\u00eb saj, me q\u00ebllim transferimin e vlerave monetare n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Sipas deklarimit t\u00eb tezes, q\u00ebllimi i d\u00ebrgimit t\u00eb vlerave monetare n\u00ebp\u00ebrmjet llogarive bankare apo fizikisht, ka qen\u00eb p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrdorur p\u00ebr blerjen e nj\u00eb sip\u00ebrfaqeje toke dhe nd\u00ebrtimin e nj\u00eb sht\u00ebpie n\u00eb qytetin e Tiran\u00ebs, plan q\u00eb nuk kan\u00eb arritur ta realizojn\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebto rrethana, shumica e Komisionit vler\u00ebsoi se vlerat e pretenduara t\u00eb marra cash ishin pasuri e luajtshme e familjes s\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, pa burime t\u00eb ligjshme financiare. Sipas KPK, subjekti i rivler\u00ebsimit ka tentuar t\u00eb evitoj\u00eb verifikimin dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb q\u00eb rrjedhin nga pamjaftueshm\u00ebria financiare. Po ashtu, u konstatua se ve\u00e7 paqart\u00ebsive mbi shkaqet e transferimit, nuk ka prova se ato para jan\u00eb marr\u00eb m\u00eb von\u00eb mbrapsht prej tezes.<\/p>\n<p>Prokurori Braho ka kund\u00ebrshtuar duke i cil\u00ebsuar t\u00eb gabuara konkluzionet e Komisionit. Ai ka pretenduar se nuk ndodhet n\u00eb kushtet e fshehjes s\u00eb pasuris\u00eb, pasi nuk ka pasur detyrimin t\u00eb deklaroj\u00eb gjendjet cash apo llogarit\u00eb bankare t\u00eb babait si person i lidhur, as nd\u00ebr vite n\u00eb deklaratat periodike vjetore, si dhe as n\u00eb deklarat\u00ebn e pasuris\u00eb veting. Ai ka shtuar se vlerat monetare as nuk disponoheshin m\u00eb, pasi llogarit\u00eb bankare ishin mbyllur n\u00eb vitet 2006-2007.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i Kolegjit, ashtu si dhe shumica e trup\u00ebs s\u00eb KPK, konstaton paqart\u00ebsi p\u00ebr vler\u00ebn e shumave t\u00eb depozituara cash, q\u00eb nga shkalla e par\u00eb e vetingut jan\u00eb konsideruar si pasuri t\u00eb familjes s\u00eb subjektit dhe si\u00a0 nj\u00eb tentativ\u00eb t\u00eb k\u00ebtij t\u00eb fundit p\u00ebr t\u00eb evituar verifikimin dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb q\u00eb rrjedhin nga pamjaftueshm\u00ebria financiare e krijimit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Duke konkluduar se shumat e transferuara n\u00ebp\u00ebrmjet bank\u00ebs nga llogarit\u00eb e tezes n\u00eb SHBA, n\u00eb vler\u00ebn 46 mij\u00eb e 561 USD nuk len\u00eb dyshim p\u00ebr prejardhjen e tyre, trupi gjykues i Kolegji ka vler\u00ebsuar t\u00eb kufizoj\u00eb analiz\u00ebn e tij n\u00eb shum\u00ebn 32 mij\u00eb USD, t\u00eb pretenduar se \u00ebsht\u00eb sjell\u00eb fizikisht.<\/p>\n<p>KPA konstaton se shpjegimet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vler\u00eb mbeten n\u00eb nivel deklarativ, pa gjetur mb\u00ebshtetje n\u00eb ndonj\u00eb dokument provues t\u00eb koh\u00ebs. Kolegji ka vler\u00ebsuar gjithashtu, q\u00eb t\u00eb mos analizoj\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e kthimit t\u00eb vlerave monetare tezes, duke i konsideruar pa pesh\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje dhe pa efekt n\u00eb vendimarrje.<\/p>\n<p>Nisur nga fakti se k\u00ebto shuma nuk egzistonin n\u00eb koh\u00ebn e plot\u00ebsimit t\u00eb deklarat\u00ebs veting, Kolegji ndryshe nga Komisioni, nuk e kualifikon situat\u00ebn si fshehje pasurie, por e shtrin arsyetimin n\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e subjektit p\u00ebr t\u00eb provuar se\u00a0 vlera 32 mij\u00eb USD i p\u00ebrket tezes dhe familjes s\u00eb saj.<\/p>\n<p>Duke iu referuar pretendimeve dhe argumenteve t\u00eb subjektit, se shuma 32 mij\u00eb USD nuk \u00ebsht\u00eb sjell\u00eb e gjitha n\u00eb vitin 2005, kur tezja dhe familja e saj kan\u00eb vizituar Shqip\u00ebrin\u00eb dhe kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb ceremonin\u00eb e dasm\u00ebs s\u00eb tij, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shum\u00eb e sjell\u00eb nd\u00ebr vite, p\u00ebrfshir\u00eb dhe 2005-\u00ebn, Kolegji ngre pik\u00ebpyetje se p\u00ebrse nuk u transferuan n\u00ebp\u00ebrmjet sistemit bankar ashtu si n\u00eb rastet e tjera.<\/p>\n<p>Tjet\u00ebr situat\u00eb e paqart\u00eb p\u00ebr KPA, \u00ebsht\u00eb dhe fakti se tezja dhe familjar\u00ebt e saj kan\u00eb ardhur n\u00eb Shqip\u00ebri pothuajse \u00e7do vit gjat\u00eb periudh\u00ebs 1999-2008. \u201c[\u2026]p\u00ebrse babai do t\u00eb akumulonte dhe mbante fizikisht shum\u00ebn 30.000 USD dhe do t\u00eb priste deri n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2005 q\u00eb ta depozitonte at\u00eb n\u00eb llogari bankare, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb mund ta kishte b\u00ebr\u00eb n\u00eb vitet 2003 dhe 2004, apo deri n\u00eb prill 2005, kur rezultojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb d\u00ebrguar transfertat bankare dhe t\u00eb jen\u00eb kryer nga babai i subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit nj\u00eb s\u00ebr\u00eb t\u00ebrheqjesh dhe depozitimesh n\u00eb k\u00ebto llogari\u201d, ngre pik\u00ebpyetje trupi gjykues i Kolegjit.<\/p>\n<p>Po ashtu, vler\u00ebsohet se ka mbetur n\u00eb nivel deklarativ pretendimi se t\u00ebrheqja nga llogaria bankare e shum\u00ebs 30 mij\u00eb USD \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb tezes dhe u \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb t\u00eb af\u00ebrmve t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb saj p\u00ebr mir\u00ebmbajtjen dhe riparimin e banes\u00ebs s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt q\u00eb ai ka me v\u00ebllez\u00ebrit n\u00eb rrethin e Devollit.<\/p>\n<p>KPA vler\u00ebson se nuk u arrit t\u00eb provohej se shuma 32 mij\u00eb USD i p\u00ebrkiste tezes dhe familjes s\u00eb saj dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb \u00e7mon se jan\u00eb vlera monetare q\u00eb i p\u00ebrkasin familjes s\u00eb prokurorit Braho. Duke u p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare, sipas KPA rezulton pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr krijimin e vler\u00ebs 32 mij\u00eb USD. Por, Kolegji sakt\u00ebson se kjo munges\u00eb financiare konstatohet e pavarur nga kontrolli i analiz\u00ebs financiare q\u00eb Komisioni ka kryer p\u00ebr apartamentin e bler\u00eb n\u00eb gusht t\u00eb vitit 2007, duke u konsideruar se vjen si pasoj\u00eb e arsyetimit logjik t\u00eb termave financiar\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr apartamentin me sip\u00ebrfaqe 53 m3 t\u00eb bler\u00eb nga prind\u00ebrit n\u00eb vitin 2007 n\u00eb Tiran\u00eb kundrejt shum\u00ebs 3 milion\u00eb lek\u00eb, Braho ka deklaruar si burime krijimi t\u00eb ardhurat nga paga e tij si prokuror dhe ato t\u00eb prind\u00ebrve nga pensionet dhe puna n\u00eb sektorin privat gjat\u00eb periudh\u00ebs 2001-2007. Nga hetimi ka rezultuar se babai i subjektit ka depozituar n\u00eb llogarin\u00eb e tij n\u00eb bank\u00eb nj\u00eb shum\u00eb 20 mij\u00eb euro n\u00eb majt t\u00eb vitit 2007 dhe e ka t\u00ebrhequr at\u00eb n\u00eb gusht t\u00eb atij viti, kur \u00ebsht\u00eb bler\u00eb apartamenti.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb provuar mund\u00ebsin\u00eb e prind\u00ebrve p\u00ebr kursimin e k\u00ebsaj vlere, subjekti ka depozituar dokumentacion lidhur me t\u00eb ardhurat e tij, t\u00eb babait dhe t\u00eb n\u00ebn\u00ebs, p\u00ebrfshi edhe nga ato n\u00eb sektorin privat. Komisioni konstatoi munges\u00eb dokumentacioni p\u00ebr pagesat e detyrimeve tatimore p\u00ebr t\u00eb ardhurat e deklaruara si t\u00eb p\u00ebrfituara prej prind\u00ebrve nga sektori privat dhe nuk i p\u00ebrfshiu n\u00eb analiz\u00ebn financiare. P\u00ebr mosp\u00ebrfshirjen e k\u00ebtyre t\u00eb ardhurave jan\u00eb dakord\u00ebsuar t\u00eb tre an\u00ebtar\u00ebt e trup\u00ebs s\u00eb KPK, megjithat\u00eb konkluduan me bilance t\u00eb ndryshme<\/p>\n<p>Shumica konstatoi pamund\u00ebsi financiare, nd\u00ebrsa pakica e kreu analiz\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kumulative p\u00ebr periudh\u00ebn 2001-2007, duke konkluduar bilanc pozitiv.<\/p>\n<p>Prokurori Braho e ka cil\u00ebsuar konluzionin e shumic\u00ebs t\u00eb padrejt\u00eb, n\u00eb kund\u00ebrshtim me provat e administruara dhe n\u00eb interpretim t\u00eb gabuar t\u00eb legjislacionit p\u00ebrkat\u00ebs. Lidhur me shum\u00ebn 20 mij\u00eb euro, subjekti i rivler\u00ebsimit ka sqaruar se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb transaksion dhe q\u00ebllimin e tij, \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni n\u00ebp\u00ebrmjet pyet\u00ebsorit t\u00eb Komisionit. Ai ka sqaruar se babai i ka treguar se kjo shum\u00eb p\u00ebrb\u00ebn kursimet familjare t\u00eb mbajtura fizikisht n\u00eb banes\u00eb, t\u00eb krijuara pas shp\u00ebrnguljes n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 2001 deri n\u00eb vitin 2007, t\u00eb cilat m\u00eb pas jan\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr blerjen e apartamentit. Braho i ka k\u00ebrkuar Kolegjit q\u00eb t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi analiz\u00ebn e Komisionit lidhur me burimet e ligjshme p\u00ebr blerjen e apartamentit.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i Kolegjit konstaton se, p\u00ebr t\u00eb verifikuar mund\u00ebsin\u00eb financiare t\u00eb babait t\u00eb subjektit p\u00ebr krijimin e shum\u00ebs 20 mij\u00eb euro deri m\u00eb dat\u00eb 7 maj t\u00eb vitit 2007, Komisioni ka kryer analiz\u00ebn financiare duke p\u00ebrfshir\u00eb dhe t\u00eb ardhurat nga pagat e prokurorit Braho p\u00ebr periudh\u00ebn 2001 \u2013 2002 kur nuk ekzistonte detyrimi p\u00ebr deklarim, si dhe t\u00eb ardhurat e prind\u00ebrve provuar me dokumentacion p\u00ebr periudh\u00ebn 2001 \u2013 prill 2007. N\u00eb z\u00ebrin shpenzime jan\u00eb p\u00ebrllogaritur ato jetike n\u00eb periudhat respektive, prej nga \u00ebsht\u00eb konkluduar bilanc negativ n\u00eb vler\u00ebn 1.7 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr krijimin e depozit\u00ebs 20 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>N\u00eb shqyrtim t\u00eb shkaqeve t\u00eb ankimit, Kolegji vler\u00ebson se megjith\u00ebse subjekti ka provuar pun\u00ebsimin e babait pran\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie, prej akteve t\u00eb administruara nuk jan\u00eb gjith\u00eb elementet q\u00eb ato t\u00eb konsiderohen t\u00eb ligjshme sipas legjislacionit p\u00ebr vetingun e magjistrat\u00ebve dhe p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhur me metod\u00ebn e kryerjes s\u00eb analiz\u00ebs financiare, n\u00eb kushtet kur subjekti \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb certifikat\u00eb familjare me prind\u00ebrit dhe jeton n\u00eb nj\u00eb nj\u00eb ekonomi t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me ta, trupi gjykues i Kolegjit n\u00eb ndryshim nga Komisioni, vler\u00ebson q\u00eb verifikimi i mund\u00ebsis\u00eb financiare p\u00ebr krijimin e depozit\u00ebs 20 mij\u00eb euro dhe blerjen e apartamentit, t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb regjimit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt familjare. Rezultatet e analiz\u00ebs financiare n\u00eb Kolegj kan\u00eb treguar balanc\u00eb pozitive dhe \u00ebsht\u00eb arritur n\u00eb konkluzionin se subjekti dhe familjar\u00ebt e tij kan\u00eb pasur mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb krijuar me t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme depozit\u00ebn dhe apartamentin.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb kontrollit t\u00eb analiz\u00ebs financiare t\u00eb Komisionit, Kolegji ka gjetur pamund\u00ebsi n\u00eb shum\u00ebn 409 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr krijimin e nj\u00eb depozite n\u00eb vler\u00ebn 12 mij\u00eb e 980 euro n\u00eb vitin 2014 dhe bilanc negativ prej 318 mij\u00eb lek\u00ebsh p\u00ebr krijimin e nj\u00eb gjendje cash n\u00eb banes\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 1.3 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2015.<\/p>\n<p>K\u00ebrkimi i subjektit se k\u00ebto pamund\u00ebsi t\u00eb vogla duhen vler\u00ebsuar n\u00eb frym\u00ebn e parimit t\u00eb proporcionalitetit nuk \u00ebsht\u00eb gjetur i zbatuesh\u00ebm nga Kolegji, q\u00eb i ka vler\u00ebsuar bilancet negative s\u00eb bashku me konkluzionin p\u00ebr shum\u00ebn 32 mij\u00eb USD t\u00eb depozituar cash nga babai n\u00eb llogarin\u00eb e tij bankare, q\u00eb u pretendua se i p\u00ebrkiste tezes, por u \u00e7mua se ishte pasuri e familjes Braho. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi shkarkimi nga detyra.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA p\u00ebrmbysi metodologjin\u00eb e ndjekur nga Komisioni p\u00ebr kryerjen e analizave financiare p\u00ebr pasurit\u00eb e prokurorit t\u00eb Tiran\u00ebs, Ardian Braho duke rr\u00ebzuar nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb konsiderueshme t\u00eb bilancit negativ, si dhe dyshimet e ngritura p\u00ebr fshehje t\u00eb nj\u00eb vlere monetare. Megjithat\u00eb, pamund\u00ebsit\u00eb e vogla t\u00eb konstatuara, s\u00eb bashku me konkluzionin [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":79302,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,114,115],"tags":[484,1878,1270,1822,112,221,171,1114],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Foto-arkive-seance-gjyqesore-ne-KPA.jpg","fifu_image_alt":"Foto arkive - seanc\u00eb gjyq\u00ebsore n\u00eb KPA.","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79301"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79301"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79301\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":79303,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79301\/revisions\/79303"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79302"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79301"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79301"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79301"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}