{"id":79310,"date":"2025-03-20T08:48:04","date_gmt":"2025-03-20T07:48:04","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/drejtuesi-i-spak-kerkon-shkarkimin-e-prokurorit-erjon-shehaj\/2025\/03\/20\/"},"modified":"2025-03-20T09:30:28","modified_gmt":"2025-03-20T08:30:28","slug":"drejtuesi-i-spak-kerkon-shkarkimin-e-prokurorit-erjon-shehaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/drejtuesi-i-spak-kerkon-shkarkimin-e-prokurorit-erjon-shehaj\/2025\/03\/20\/","title":{"rendered":"Drejtuesi i SPAK k\u00ebrkon shkarkimin e prokurorit Erjon Shehaj"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u njoh t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 19 mars me parashtrimet n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e drejtuesit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Lezh\u00ebs, Erjon Shehaj, konfirmimi t\u00eb cilit u ankimua p\u00ebr probleme n\u00eb kriterin profesional. Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani parashtroi shkaqet e ankimit duke konstatuar mang\u00ebsi profesionale, q\u00eb sipas tij e b\u00ebjn\u00eb subjektin e rivler\u00ebsimit t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr vijimin e detyr\u00ebs. Prokurori Shehaj u p\u00ebrfaq\u00ebsua n\u00eb seanc\u00eb nga avokati Julian M\u00ebrtiri i cili paraqiti mbrojtjen dhe k\u00ebrkoi l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb vendimmarrjes s\u00eb Komisionit.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u evidentua se ndaj prokurorit Shehaj ishin depozituar disa denoncime, nj\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb cilave ishin shqyrtuar m\u00eb par\u00eb nga KPK. Edhe p\u00ebr nj\u00eb denoncim t\u00eb ri, Dumani v\u00ebrejti se nuk gjente element p\u00ebr vijimin e hetimeve t\u00eb m\u00ebtejshme.<\/p>\n<p>Seanca d\u00ebgjimore u ndoq dhe nga publiku, ku nj\u00eb qytetar i pranish\u00ebm u ankua me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr vendimarrjet e Shehaj duke pretenduar se i ishte hskat\u00ebrruar jeta. Megjith\u00ebse punonj\u00ebsit e Gard\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs i t\u00ebrhoq\u00ebn v\u00ebmendjen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur ai vijoi t\u00eb shprehte me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb ankesat e tij, kur n\u00eb nj\u00eb moment q\u00eb drejtuesi i SPAK, Altin Dumani po futej n\u00eb sall\u00eb, ju drejtua dhe atij duke k\u00ebrkuar hetime ndaj subjektit. Si pasoj\u00eb e q\u00ebndrimit t\u00eb tij p\u00ebrs\u00ebrit\u00ebs, punonj\u00ebsit e Gard\u00ebs e shoq\u00ebruan jasht\u00eb ambjenteve prej nga mund t\u00eb ndiqte drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb seanc\u00ebn.<\/p>\n<p>Prokurori Erjon Shehaj u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb m\u00eb 1 prill 2022, pasi trupa e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit u bind nga shpjegimet dhe provat e tij p\u00ebr barr\u00ebn e prov\u00ebs p\u00ebr pasurin\u00eb dhe p\u00ebr konstatimet n\u00eb kriterin profesional, ku dy prej \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb shqyrtuara u transferuan p\u00ebr verifikim t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm pran\u00eb Inspektorit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb. P\u00ebr figur\u00ebn nuk u evidentuan probleme.<\/p>\n<p>Por, ish-komisioneri Florian Ballhysa pretendoi se nga shqyrtimi i vendimit t\u00eb Komisionit p\u00ebr Shehajn dhe aktet e administruara, paraqiten gjetje dhe rrethana t\u00eb tilla ligjore e faktike q\u00eb nuk p\u00ebrmbushin kriteret dhe standardet e etik\u00ebs dhe rregullat e sjelljes, q\u00eb garantojn\u00eb mbrojtjen dhe forcimin e besimit t\u00eb publikut. Komisioneri \u00e7moi se problemet e verifikuara n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e analizuara, jan\u00eb t\u00eb tilla q\u00eb c\u00ebnojn\u00eb konkluzionin se subjekti arrin nivel minimal kualifikues n\u00eb kriterin profesional dhe k\u00ebrkoi shkarkimin nga detyra t\u00eb k\u00ebtij subjekti rivler\u00ebsimi.<\/p>\n<p>Edhe drejtuesi i SPAK, Altin Dumani u q\u00ebndroi shkaqeve t\u00eb ankimit. N\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs ai solli n\u00eb v\u00ebmendje se dy \u00e7\u00ebshtjet e transferuara pran\u00eb ILD p\u00ebr verifikim t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm, e kan\u00eb kaluar afatin 5-vje\u00e7ar dhe nuk mund t\u00eb jen\u00eb m\u00eb objekt kontrolli i atij institucioni, pasi jan\u00eb parashkruar.\u00a0 N\u00eb vijim, ai parashtroi shkaqet e ankimit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb detajuar, duke k\u00ebrkuar q\u00eb gjith\u00eb mang\u00ebsit\u00eb e konstatuara p\u00ebr secil\u00ebn prej \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb konsiderohen n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor.<\/p>\n<p>Dumani paraqiti q\u00ebndrimin e tij lidhur me gjetjet p\u00ebr nj\u00eb procedim t\u00eb vitit 2018 t\u00eb regjistruar nga subjekti p\u00ebr veprat penale \u201cProdhim dhe shitje t\u00eb narkotik\u00ebve\u201d dhe \u201cMbajtje pa leje dhe prodhim i arm\u00ebve shp\u00ebrthyese dhe i municionit\u201d. Personi i arrestuar \u00ebsht\u00eb kapur me rreth 3 kg hashash dhe l\u00ebnd\u00eb plas\u00ebse e modifikuar me q\u00ebllim mund\u00ebsimin e shp\u00ebrthimit n\u00eb distanc\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet telefonis\u00eb s\u00eb l\u00ebvizshme.<\/p>\n<p>Subjekti ka d\u00ebrguar \u00e7\u00ebshtjen p\u00ebr gjykim duke k\u00ebrkuar nga 5 vjet burg p\u00ebr secil\u00ebn vep\u00ebr penale dhe n\u00eb bashkim t\u00eb d\u00ebnimeve, p\u00ebrfundimisht 5 vjet heqje lirie. N\u00eb aplikim t\u00eb gjykimit t\u00eb shkurtuar prej nga p\u00ebrfitohet ulja e 1\/3-\u00ebs s\u00eb d\u00ebnimit, Shehaj ka k\u00ebrkuar d\u00ebnimin p\u00ebrfundimtar me 3 vjet e 4 muaj burgim. N\u00eb fund, ka k\u00ebrkuar pezullimin e d\u00ebnimit dhe vendosjen n\u00eb sh\u00ebrbim prove p\u00ebr 5 vjet. Gjykata e ka d\u00ebnuar t\u00eb pandehurin me 6 vjet burg, q\u00eb n\u00eb aplikim t\u00eb gjykimit t\u00eb shkurtuar masa ka mbetur 4 vjet. Vendimi ka marr\u00eb form\u00eb t\u00eb prer\u00eb, pasi nuk \u00ebsht\u00eb ankimuar nga pal\u00ebt.<\/p>\n<p>Dumani k\u00ebrkoi q\u00eb q\u00ebndrimi i subjektit n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb shqyrtohet n\u00eb drejtim t\u00eb bashkimit t\u00eb d\u00ebnimeve dhe k\u00ebrkimit p\u00ebr pezullimin e mas\u00ebs p\u00ebrfundimtare.<\/p>\n<p>Drejtuesi i SPAK v\u00ebrejti se rrezikshm\u00ebria e personit ka qen\u00eb shum\u00eb e lart\u00eb, pasi l\u00ebnda plas\u00ebse ka qen\u00eb e gatshme p\u00ebr t\u2019u aktivizuar n\u00eb distanc\u00eb. Sipas tij, nuk \u00ebsht\u00eb hetuar n\u00ebse kishte bashk\u00ebpun\u00ebtore dhe se nisur nga rrezikshm\u00ebria shoq\u00ebrore, nuk mund t\u00eb aplikohej bashkimi d\u00ebnimeve apo pezullimi.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb shkak, prokurori Shehaj pretendon se pavar\u00ebsisht se Komisioneri Publik nuk ka paraqitur ndonj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb ndrysh\u00ebm nga KPK, ai e ka ushtruar ndjekjen penale dhe e ka p\u00ebrfaq\u00ebsuar akuz\u00ebn n\u00eb p\u00ebrputhje t\u00eb plot\u00eb me ligjin. Sipas tij, nuk afektohet asnj\u00eb kriteret apo indikator\u00ebt e vler\u00ebsimitt\u00eb aft\u00ebsive profesionale\u00a0 si dhe nuk mund t\u00eb sjell\u00eb ndikim n\u00eb c\u00ebnimin e besimit t\u00eb publikut. Shehaj pretendon se mungesa e paraqitjes s\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkimi konkret n\u00eb ankim lidhur me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, e b\u00ebn\u00eb t\u00eb pamundur marrjen n\u00eb shqyrtim nga ana e KPA.<\/p>\n<p>P\u00ebr moskryerjen e hetimeve lidhur me bashk\u00ebpunimin e mundsh\u00ebm t\u00eb t\u00eb gjykuarit me persona t\u00eb tjer\u00eb, avokati M\u00ebrtiri shpjegoi se n\u00eb at\u00eb hetim kishte qen\u00eb nj\u00eb agjent policie i infiltruar, i cili mund t\u00eb d\u00ebmtohej n\u00ebse b\u00ebhej nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb.<\/p>\n<p>Subjekti ka pushuar hetimet p\u00ebr nj\u00eb procedim t\u00eb vitit 2014, t\u00eb referuar nga policia p\u00ebr veprat penale \u201cGoditje p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs\u201d dhe \u201cKanosje p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs\u201d. Mbi baz\u00ebn e k\u00ebtij materiali, subjekti ka regjistruar procedimin vet\u00ebm p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cGoditje p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs\u201d. Sipas Dumanit, personi q\u00eb ka sulmuar nj\u00eb punonj\u00ebs s\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, rezulton t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb i arrestuar p\u00ebr kryerjen e veprave penale \u201cProdhim dhe shitje e narkotik\u00ebve\u201d, \u201cDhun\u00eb n\u00eb familje\u201d, si dhe p\u00ebr \u201cPengim p\u00ebr ekzekutimin e vendimeve t\u00eb Gjykat\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Dumani v\u00ebrejti se Komisioni ka konstatuar se veprimet hetimore t\u00eb kryera nga subjekti kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr t\u00eb konkluduar n\u00eb pushimin e procedimit penal, por se nuk mund t\u00eb sillnin penalizim p\u00ebr Shehajn.<\/p>\n<p>Sipas Dumanit, Shehaj nuk jep shpjegime bind\u00ebse mbi gjetjet dhe t\u00eb metat e veprimeve procedurale t\u00eb kryera prej tij e t\u00eb konstatuara n\u00eb aktet e fashikullit procedural konkret. Ai u shpreh se nuk \u00ebsht\u00eb zbatuar dhe k\u00ebrkesa procedurale mbi njoftimin e pal\u00ebve p\u00ebr zgjatjen e afatit hetimor. Drejtuesi i SPAK, konstatoi se subjkti ka treguar mang\u00ebsi profesionale n\u00eb trajtimin e k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb aspektit t\u00eb njohurive ligjore, pasi nuk ka nd\u00ebrmarr\u00eb logjikisht hetimin sipas k\u00ebrkesave ligjore, p\u00ebr t\u00eb mbledhur provat e k\u00ebrkuara me ligj, p\u00ebr t\u00eb interpretuar ligjin dhe p\u00ebr t\u00eb konkluduar bazuar n\u00eb k\u00ebto elemente.<\/p>\n<p>Dumani paraqiti para trupit gjykues rethanat e k\u00ebsaj ngjarjeje t\u00eb hetuar nga prokurorit Shehaj. Ai tregoi se kishte qen\u00eb nj\u00eb punonj\u00ebs plicie q\u00eb i kishte ushtruar kontroll nj\u00eb personi, por ky i fundit e ka q\u00eblluar efektivin. Nd\u00ebrsa t\u00eb nes\u00ebrmen kur jan\u00eb shk\u00ebmbyer e ka kanosur. Sipas Dumanit, k\u00ebto kan\u00eb qen\u00eb arsyet p\u00ebrse policia ka referuar dy vepra penale.<\/p>\n<p>Drejtuesi i SPAK n\u00ebnvizoi se ajo q\u00eb b\u00ebnte p\u00ebrshtypje ishte fakti se punonj\u00ebsi policis\u00eb kishte dh\u00ebn\u00eb deklarime t\u00eb qarta e t\u00eb detajuara, por disa jav\u00eb m\u00eb von\u00eb ishte ripyetur p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtat rrethana dhe kishte dh\u00ebn\u00eb shpjegime t\u00eb ndryshme. Dumani e cil\u00ebsoi t\u00eb panevojshme ripyetjen e t\u00eb d\u00ebmtuarin, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb oficeri policis\u00eb gjyq\u00ebsore q\u00eb e kishte pyetur, nuk e kishte ballafaquar me d\u00ebshmin\u00eb e m\u00ebparshme.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, sipas Dumanit, situata ka ndryshuar, pasi jan\u00eb pyetur dhe persona t\u00eb tjer\u00eb, duke paraqitur rrethana t\u00eb tjera. Drejtuesi i SPAK, i cil\u00ebsoi k\u00ebto momente si decisive p\u00ebr hetimin. \u201cN\u00ebse e orjenton drejt pushimit, do marri drejtim tjet\u00ebr\u201d, tha Dumani dhe solli n\u00eb v\u00ebmendje se z\u00ebvend\u00ebsdrejtuesi i prokuroris\u00eb nuk kishte qen\u00eb dakord p\u00ebr pushimin e \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n<p>Avokati M\u00ebrtiri parashtroi se kishte qen\u00eb drejtuesi i prokuroris\u00eb q\u00eb i kishte orientuar subjektit me shkrim q\u00eb procedimi t\u00eb regjistrohej p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cGoditje p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs\u201d dhe se udh\u00ebzimi kishte qen\u00eb n\u00eb dukje n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin. Ai shpjegoi se rrethanat e paraqitura n\u00eb kall\u00ebzim paraqisnin fyerje dhe tentativ\u00eb p\u00ebr ta goditur.<\/p>\n<p>M\u00ebrtiri konstatoi se megjith\u00ebse z\u00ebvend\u00ebsdrejtuesi nuk kishte qen\u00eb dakord p\u00ebr pushimin e \u00e7\u00ebshtjes, dosja m\u00eb von\u00eb kishte kaluar tek drejtuesi i organit t\u00eb akuz\u00ebs, q\u00eb e kishte gjetur t\u00eb drejt\u00eb vendimarrjen e prokurorit Shehaj.<\/p>\n<p>Avokati e cil\u00ebsoi t\u00eb pasakt\u00eb konstatimin n\u00eb ankim se nuk \u00ebsht\u00eb kryer verifikimi i personit t\u00eb hetuar, duke evidentuar se n\u00eb dosje jan\u00eb administruar t\u00eb dh\u00ebnat e sistemit TIMS, prej nga rezultonte se nuk ishte i proceduar, nuk kishte qen\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim aktiv n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, si dhe nuk ishte caktuar ndonj\u00eb mas\u00eb sigurimi personal.<\/p>\n<p>Po ashtu u pretendua se jan\u00eb kryer hetimet e nevojshme q\u00eb kan\u00eb \u00e7uar n\u00eb vendimarrjen e pushimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, si dhe se \u00ebsht\u00eb kryer njoftimi t\u00eb hetuarit n\u00eb nj\u00eb rast p\u00ebr zgjatjen e hetimeve. Kurse lidhur me mosnjoftimin p\u00ebr zgjatjen p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb hetimeve, u tha se mbette e vetmja e met\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb pa lidhje p\u00ebr t\u2019u pretenduar si shkak q\u00eb mund t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb c\u00ebnimin e besimit t\u00eb publikut.<\/p>\n<p>Shehaj ka konkluduar me vendim pushimi dhe p\u00ebr nj\u00eb tjet\u00ebr procedim t\u00eb vitit 2014 t\u00eb regjistruar prej tij p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cPlagosje e leht\u00eb me dashje\u201d, duke argumentuar se \u00e7\u00ebshtja mund t\u00eb ndiqej me ankim n\u00eb gjykat\u00eb. N\u00eb ankim u konstatua se subjekti i \u00ebsht\u00eb referuar n\u00eb vendimarrje edhe nj\u00eb akti t\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr procedimi penal.<\/p>\n<p>Policia e ka depozituar kall\u00ebzimin penal p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cPlagosje e leht\u00eb me dashje n\u00eb bashk\u00ebpunim\u201d. Ndryshe nga Komisioni q\u00eb i ka gjetur bind\u00ebse shpjegimet e subjektit, Dumani konstatoi se n\u00eb aktet e hartuara prej prokurorit Shehaj, mungon arsyetimi ligjor mbi ndryshimin e cil\u00ebsimit t\u00eb vepr\u00ebs penale nga ajo e referuar nga oficeri i policis\u00eb gjyq\u00ebsore. Po ashtu, u evidentua se arsyetimi i subjektit mbi p\u00ebrdorimin e nj\u00eb akt ekspertimi q\u00eb i p\u00ebrket nj\u00eb procedimi tjet\u00ebr, m\u00eb t\u00eb hersh\u00ebm n\u00eb koh\u00eb, mbi nj\u00eb mjet t\u00eb pretenduar se mund t\u00eb jet\u00eb kryer vepra penale, nuk mb\u00ebshtetet nga rrethanat, deklarimet dhe aktet n\u00eb dosje. Sipas ankimit, p\u00ebrmbajtja e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb k\u00ebtyre akteve procedurale, mbi natyr\u00ebn e mjetit n\u00ebse ka qen\u00eb arm\u00eb e ftoht\u00eb, \u00ebsht\u00eb kontradiktore.<\/p>\n<p>Avokati Julian M\u00ebrtiri e cil\u00ebsoi t\u00eb pabazuar pretendimin p\u00ebr munges\u00ebn e arsyetimit lidhur me ndryshimin e cil\u00ebsimit t\u00eb vepr\u00ebs penale. Sipas tij, rezulton se zgjidhja ligjore e \u00e7\u00ebshtjes nga ana e prokurorit Shehaj ka qen\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me provat dhe njoftimet mbi vepr\u00ebn penale t\u00eb regjistruar. M\u00ebrtiri argumentoi se regjistirmi i faktit penal p\u00ebr plagosje t\u00eb leht\u00eb me dashje \u00ebsht\u00eb pranuar jo vet\u00ebm nga i hetuari, por dhe nga i vetmi d\u00ebshmitar okular, shpjegimet e t\u00eb cilit jan\u00eb marr\u00eb menj\u00ebher\u00eb pas ndodhjes s\u00eb ngjarjes.<\/p>\n<p>Lidhur me pretendimin p\u00ebr p\u00ebrfshirjen n\u00eb dosje t\u00eb aktit t\u00eb ekspertimit teknik p\u00ebr shkopin me t\u00eb cilin dyshohej se ishte kryer akti i goditjes, M\u00ebrtiri shpjegoi se ndaj t\u00eb hetuarit ka rezultuar se ishte referuar nj\u00eb tjet\u00ebr material p\u00ebr p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb \u201cKund\u00ebrshtimit t\u00eb punonj\u00ebsit t\u00eb policis\u00eb s\u00eb rendit publik\u201d dhe n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb atij hetimi ishte urdh\u00ebruar kryerja e ekspertmit teknik t\u00eb shkopit q\u00eb i ishte gjetur e sekuestruar n\u00eb makin\u00eb.<\/p>\n<p>Nisur nga fakti se plagosja e t\u00eb d\u00ebmtuarit \u00ebsht\u00eb deklaruar dhe provuar se ka ndodhur me nj\u00eb shkop, \u00ebsht\u00eb marr\u00eb ekspertimi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb send i kryer n\u00eb funksion t\u00eb procedimit tjet\u00ebr. Sipas Shehajt, sendi n\u00eb fjal\u00eb nuk p\u00ebrmbushte kriteret p\u00ebr t\u2019u konsideruar si arm\u00eb e ftoht\u00eb. Po ashtu, u shpjegua se pushimi \u00e7\u00ebshtjes \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb bazuar n\u00eb ekspertimin e t\u00eb d\u00ebmtuarit q\u00eb \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar i papaft\u00eb deri n\u00eb 9 dit\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, u theksuar se nuk jan\u00eb c\u00ebnuar t\u00eb drejtat e t\u00eb d\u00ebmtuarit, pasi hetimi \u00ebsht\u00eb kryer dhe nuk ka c\u00ebnim t\u00eb procedur\u00ebs p\u00ebr sh\u00ebrplim d\u00ebmi.<\/p>\n<p>Prokurori Shehaj ka proceduar ngjash\u00ebm edhe lidhur me nj\u00eb procedim penal t\u00eb vitit 2020. Policia vendore ka referuar materiale ndaj nj\u00eb personi p\u00ebr veprat penale \u201cDrejtim automjeti n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb parregullt\u201d, n\u00eb gjendje t\u00eb dehur dhe \u201cMosbindje ndaj urdhrit t\u00eb punonj\u00ebsit t\u00eb policis\u00eb s\u00eb rendit publik\u201d, pasi i ndaluari nuk i\u2019u \u00ebsht\u00eb bindur urdh\u00ebrave t\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb policis\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndaluar. Shehaj e ka regjistruar procedimin penal vet\u00ebm p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cDrejtimi i automjetit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb parregullt\u201d. Po ashtu, ka k\u00ebrkuar vleft\u00ebsimin e arrestit n\u00eb flagranc\u00eb dhe caktimin e mas\u00ebs s\u00eb sigurimit personal, detyrim p\u00ebr paraqitje.<\/p>\n<p>Sipas Dumanit, subjekti nuk ka hetuar dhe nuk ka arsyetuar lidhur me cil\u00ebsimin e vepr\u00ebs penale, prej nga duket se ka favorizuar t\u00eb hetuarin.<\/p>\n<p>N\u00eb mbrojtjen e prokurorit Shehaj u evidentua se n\u00eb seanc\u00ebn paraprake t\u00eb k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtje nuk \u00ebsht\u00eb konstatuar ndonj\u00eb munges\u00eb veprimesh hetimore. Sipas subjektit, moskthimi i akteve p\u00ebr hetimeve t\u00eb m\u00ebtejshme kjo tregon se fakti penal \u00ebsht\u00eb kualifikuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejt\u00eb dhe se veprimet e tij nuk c\u00ebnojn\u00eb asnj\u00eb nga kriteret apo indikator\u00ebt e rivler\u00ebsimit profesional.<\/p>\n<p>Dumani paraqiti pretendimet lidhur me hetimin e nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje nga subjekti n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit. Bazuar n\u00eb nj\u00eb denoncim, \u00ebsht\u00eb verifikuar nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje penale e vitit 2015, e regjistruar nga subjekti p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cKanosja e gjyqtarit\u201d. N\u00eb mars t\u00eb vitit 2015, Prokurorin\u00eb Lezh\u00eb \u00ebsht\u00eb adminsitruar nj\u00eb zarf brenda t\u00eb vilit kan\u00eb qen\u00eb dy letra, drejtuar ish-drejtuesit dhe prokurorit Shehaj, n\u00eb t\u00eb cilat kishte p\u00ebrmbajtje k\u00ebrc\u00ebnuese.<\/p>\n<p>P\u00ebr hetimin e k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb caktuar subjekti, i cili ka regjistruar procedimin penal dhe ka urdh\u00ebruar ndalimin e nj\u00eb personi p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cKanosja e gjyqtarit\u201d. Pasi \u00ebsht\u00eb caktuar dhe masa e sigurimit personal detyrim paraqitje ndaj personit t\u00eb dyshuar, subjekti ka konstatuar moskompetenc\u00ebn dhe ka kaluar aktet n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas Dumanit, shkelja ka shkatkuar pavlefshm\u00ebri t\u00eb akteve t\u00eb hetimit t\u00eb kryera deri n\u00eb momentin e kalimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb nj\u00eb prokurori tjet\u00ebr p\u00ebr moskompetenc\u00eb. Ai e cil\u00ebsoi k\u00ebt\u00eb rrethan\u00eb si nj\u00eb nga shkeljet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda dhe shtoi kjo \u00e7\u00ebshtje nuk duhej t\u00eb ishte transferuar n\u00eb ILD, pasi \u00ebsht\u00eb n\u00eb tejkalim t\u00eb afateve kohore. Dumani k\u00ebrkoi q\u00eb konstatimi p\u00ebr konfliktin e interesit t\u00eb vler\u00ebsohet me gjetjet e tjera.<\/p>\n<p>Subjekti e kund\u00ebrhston k\u00ebt\u00eb shkak me argumentin se n\u00eb koh\u00ebn e regjistrimit t\u00eb kall\u00ebzimit penal n\u00eb fjal\u00eb, prokuroria ishte organ i centralizuar dhe se urdh\u00ebrat dhe udh\u00ebzimet e prokurorit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb ishin t\u00eb detyruesh\u00ebm p\u00ebr prokurorin m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt.<\/p>\n<p>M\u00ebrtiri parashtroi se kjo rrethan\u00eb \u00ebsht\u00eb verifikuar m\u00eb par\u00eb nga Prokuroria e P\u00ebrgjithshme q\u00eb ka mbajtur q\u00ebndrim ndaj ish-drejtuesit t\u00eb Prokuroris\u00eb Lezh\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, duke e shkarkuar nga funksioni dhe kaluar si prokuror t\u00eb thjesht\u00eb. Sipas subjektit, pretendimeve t\u00eb denoncuesit pran\u00eb KPK, u \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigje nga ana e inspektimit t\u00eb kryer koh\u00eb m\u00eb par\u00eb nga Prokuroria e P\u00ebrgjithshme. Lidhur me konfliktin e interesit, u argumentua se vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb flet\u00eb ishte sh\u00ebnuar emrin \u201cErion\u201d, por q\u00eb mund t\u00eb ishte referim tek \u00e7do individ tjet\u00ebr i ndrysh\u00ebm prej subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit. Shehaj n\u00ebnvizon se n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kishte vet\u00ebm 2 vjet q\u00eb ishte em\u00ebruar prokuror dhe n\u00eb asnj\u00eb nga tri personat e cituar n\u00eb p\u00ebrmbajtjen e kall\u00ebzimit nuk ishte n\u00eb konflikt interesi.<\/p>\n<p>Sipas subjektit, rrethanat e \u00e7\u00ebshtjes e b\u00ebjn\u00eb pa lidhje k\u00ebrkimin e Komisionerit Publik p\u00ebr vler\u00ebsimin n\u00eb Kolegj.<\/p>\n<p>Dumani k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb konsiderohet n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor edhe gjetjet p\u00ebr nj\u00eb rast kur dy shtetas jan\u00eb hetuar edhe pse ishin gjykuar m\u00eb par\u00eb p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin fakt penal.<\/p>\n<p>Avokati M\u00ebrtiri konstatoi se n\u00eb kall\u00ebzimin e paraqitur rishtazi ndaj dy personave n\u00eb fjal\u00eb, ka rezultuar se ata e kishin mashtruar kall\u00ebzuesin edhe p\u00ebr dy fakte t\u00eb reja.<\/p>\n<p>Sipas subjektit, vler\u00ebsimi t\u00ebr\u00ebsor kryhet n\u00eb tre kriteret dhe jo vet\u00ebn n\u00eb nj\u00eb prej tyre. N\u00eb p\u00ebrfundim, u k\u00ebrkua l\u00ebnia n\u00eb fuqi e vendimit t\u00eb KPK p\u00ebr konfirimin e tij.<\/p>\n<p>Seanca e radh\u00ebs p\u00ebr paraqitjen e konkluzioneve p\u00ebrfundimtare u caktua m\u00eb dat\u00eb 4 prill, n\u00eb or\u00ebn 09:00.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u njoh t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 19 mars me parashtrimet n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e drejtuesit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Lezh\u00ebs, Erjon Shehaj, konfirmimi t\u00eb cilit u ankimua p\u00ebr probleme n\u00eb kriterin profesional. Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani parashtroi shkaqet e ankimit duke konstatuar mang\u00ebsi profesionale, q\u00eb sipas tij e b\u00ebjn\u00eb subjektin e [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":79311,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2,115],"tags":[795,1175,366,921,1879,1822,112,101,1784,175],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2025\/03\/Prokurori-Erjon-Shehaj-ne-KPA-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Erjon Shehaj ne KPA","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79310"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79310"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79310\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":79312,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79310\/revisions\/79312"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79311"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79310"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79310"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79310"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}