{"id":79316,"date":"2025-03-25T14:41:37","date_gmt":"2025-03-25T13:41:37","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-e-gjeti-te-drejte-shkarkimin-e-gjyqtarit-guximtar-boci-per-problemet-e-pasurise\/2025\/03\/25\/"},"modified":"2025-03-25T14:41:52","modified_gmt":"2025-03-25T13:41:52","slug":"kpa-e-gjeti-te-drejte-shkarkimin-e-gjyqtarit-guximtar-boci-per-problemet-e-pasurise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-e-gjeti-te-drejte-shkarkimin-e-gjyqtarit-guximtar-boci-per-problemet-e-pasurise\/2025\/03\/25\/","title":{"rendered":"KPA e gjeti t\u00eb drejt\u00eb shkarkimin e gjyqtarit Guximtar Bo\u00e7i p\u00ebr problemet e pasuris\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtari i Gjirokastr\u00ebs, Guximtar Bo\u00e7i u shkarkua nga detyra m\u00eb 10 maj t\u00eb vitit 2022, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konkludoi se kishte kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm dhe fshehje t\u00eb pasuris\u00eb, si dhe kishte cenuar besimin e publikut n\u00eb transaksionet e disa pronave.<\/p>\n<p>Audio-regjistrimi i publikuar n\u00eb emisionin \u201cStop\u201d n\u00eb vitin 2016, sipas t\u00eb cilit Bo\u00e7i akuzohej se k\u00ebrkoi favore seksuale n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb nj\u00eb vendimi gjyq\u00ebsor, nuk u gjet penalizues nga Komisioni, me argumentin se Gjykata\u00a0e Apelit Vlor\u00eb e kishte pushuar \u00e7\u00ebshtjen p\u00ebr munges\u00eb t\u00eb element\u00ebve t\u00eb vepr\u00ebs penale dhe se dosja ishte n\u00eb pritje t\u00eb shqyrtimit n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb. Po ashtu, nuk u gjet\u00ebn probleme penalizuese p\u00ebr profesionalizmin dhe figur\u00ebn.<\/p>\n<p>Bo\u00e7i e ankimoi si t\u00eb pabazuar vendimmarrjen e KPK, duke ngritur shkaqe p\u00ebr procesin e rregullt ligjor dhe pasurin\u00eb. KPA i rr\u00ebzoi k\u00ebrkesat e subjektit lidhur me procesin e rregullt ligjor n\u00eb KPK, si dhe p\u00ebr pezullimin e procesit, duke \u00e7muar se procesi i kryer n\u00eb n\u00eb shkall\u00ebn e par\u00eb t\u00eb vetingut \u00ebsht\u00eb i rregullt.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse shkaqet e konsideruara nga KPK n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor n\u00eb drejtim t\u00eb c\u00ebnimit t\u00eb besimit t\u00eb publikut, u gjet\u00ebn t\u00eb bazuara, Kolegji \u00e7moi ti vler\u00ebsojn\u00eb ato n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Guximtar Bo\u00e7i e nisi karrier\u00ebn e tij n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1996 dhe punoi si gjyqtar dhe kryetar gjykate n\u00eb Gjirokast\u00ebr.<\/p>\n<p><strong>Vler\u00ebsimi i pasuris\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00ebn veting subjekti ka deklaruar sht\u00ebpi banimi me sip\u00ebrfaqe trualli 1340 m\u00b2 e objekt nd\u00ebrtimor me sip\u00ebrfaqe 121 m\u00b2 n\u00eb Gjirokast\u00ebr, t\u00eb nd\u00ebrtuar me t\u00eb ardhurat e familjes nd\u00ebr vite. P\u00ebr truallin ka shpjeguar se e ka p\u00ebrfituar sipas nj\u00eb vendimi t\u00eb shtatorit 2004, \u201cP\u00ebr kthimin dhe kompensimin e pron\u00ebs\u201d. Vlera sipas rivler\u00ebsimit t\u00eb kryer nga ZVRPP Gjirokast\u00ebr, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb shum\u00ebn 18 milion\u00eb lek\u00eb. Kjo pasuri \u00ebsht\u00eb deklaruar prej subjektit n\u00eb deklaratat periodike vjetore t\u00eb pasuris\u00eb, prej vitit 2003. Vlera e nd\u00ebrtimit \u00ebsht\u00eb deklaruar n\u00eb shum\u00ebn 1.5 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr arsye se nuk jan\u00eb provuar me dokumentacion kostot p\u00ebrkat\u00ebse p\u00ebr nd\u00ebrtimin e objektit, q\u00eb sipas deklarimit t\u00eb subjektit \u00ebsht\u00eb kryer gjat\u00eb viteve 1994 \u2013 1998 nga persona t\u00eb ndrysh\u00ebm dhe jo firm\u00eb nd\u00ebrtimi, KPK i ka p\u00ebrllogaritur ato sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb EKB-s\u00eb p\u00ebr at\u00eb periudh\u00eb. Bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrllogaritje p\u00ebr nd\u00ebrtimin prej 121 m2, kostoja ka rezultuar n\u00eb vler\u00ebn totale prej 2.5 milion\u00eb lek\u00eb. Nga analiza financiare e k\u00ebsaj pasurie e kryer n\u00eb shkall\u00ebn e par\u00eb t\u00eb vetingut, duke konsideruar vler\u00ebn e nd\u00ebrtimit at\u00eb t\u00eb p\u00ebrllogaritur nga KPK, ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 1.3 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Si burim krijimi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri, subjekti ka deklaruar dhe t\u00eb ardhurat nga shitja e nj\u00eb trualli n\u00eb shum\u00ebn 700 mij\u00eb lek\u00eb. Prej verifikimit t\u00eb k\u00ebtij burimi \u00ebsht\u00eb konstatuar se subjekti ka p\u00ebrfituar nj\u00eb shesh nd\u00ebrtimi si i pastreh\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk ishte i till\u00eb. Ky truall me sip\u00ebrfaqe 400 m2 \u00ebsht\u00eb shitur n\u00eb vitin 1998 p\u00ebr shum\u00ebn 700 mij\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb bler\u00eb nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb nga Bashkia Gjirokast\u00ebr p\u00ebr 144 mij\u00eb lek\u00eb. Komisioni e ka cil\u00ebsuar t\u00eb paqart\u00eb dinamik\u00ebn dhe ligjshm\u00ebrin\u00eb e dh\u00ebnies s\u00eb k\u00ebtij sheshnd\u00ebrtimi subjektit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ai dispnonte tjet\u00ebr banes\u00eb dhe truall.<\/p>\n<p>Nisur nga fakti se e ka shitur rreth 5 her\u00eb m\u00eb shum\u00eb nga \u00e7mimi i blerjes, KPK ka ngritur dyshime se subjekti e ka kryer k\u00ebt\u00eb transaksion p\u00ebr p\u00ebrfitime financiare. Kjo rrethan\u00eb \u00ebsht\u00eb konsideruar prej KPK n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor, lidhur me c\u00ebnimin e besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>Subjekti ka pretenduar se vlera e investimit n\u00eb nd\u00ebrtimin e banes\u00ebs prej 1.5 milion lek\u00ebsh, e llogaritur prej ekspertit inxhinier nd\u00ebrtimi, nuk mund t\u00eb vihet n\u00eb dyshim me ekspertime t\u00eb nj\u00ebanshme t\u00eb Komisionit. P\u00ebr truallin e p\u00ebrfituar si i pastreh\u00eb, ka pretenduar se e ka fituar n\u00eb zbatim t\u00eb ligjit t\u00eb koh\u00ebs.<\/p>\n<p>Pretendimet e subjektit jan\u00eb gjetur prej Kolegjit t\u00eb pamb\u00ebshtetura n\u00eb dokumentacion provues, prej nga \u00ebsht\u00eb konkluduar se ai gjendet n\u00eb pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr nd\u00ebrtimin e banes\u00ebs n\u00eb Gjirokast\u00ebr. Megjith\u00ebse balanca negative e konstatuar n\u00eb KPK \u00ebsht\u00eb reduktuar, pamund\u00ebsia ka mbetur n\u00eb shum\u00ebn 995 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e administruara, Kolegji i ka dh\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00eb Komisionit edhe lidhur me m\u00ebnyr\u00ebn e p\u00ebrfitimit t\u00eb truallit nga subjekti si i pastreh\u00eb dhe shitjen nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, disa her\u00eb m\u00eb shtrenjt\u00eb. Sipas KPA, subjekti nuk ka qen\u00eb i pastreh\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e p\u00ebrfitimit t\u00eb truallit nga Bashkia Gjirokast\u00ebr dhe vler\u00ebsohet se subjekti e ka kryer k\u00ebt\u00eb transaksion p\u00ebr p\u00ebrfitim financiar dhe jo p\u00ebr nevoj\u00eb konkrete p\u00ebr strehim familjar. \u201c[\u2026]parashtrimi i subjektit lidhur me bindjen e tij p\u00ebr mospasje t\u00eb ndales\u00ebs ligjore p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar dhe pajisur me shesh nd\u00ebrtimi n\u00eb dy vende me pozit\u00eb gjeografike t\u00eb ndryshme, rezulton t\u00eb synoj\u00eb legjitimimin e veprimeve t\u00eb tij p\u00ebr p\u00ebrfitimin e sheshit t\u00eb nd\u00ebrtimit p\u00ebr q\u00ebllime fitimi\u201d, arsyeton KPA.<\/p>\n<p>Bashk\u00ebshortja e subjektit ka deklaruar n\u00eb vitin 2017 nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 71 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, me pjes\u00eb takuese t\u00eb saj 100%. Nga hetimi administrativ ka rezultuar nj\u00eb d\u00ebshmi e trash\u00ebgimis\u00eb testamentare e vitit 2017, si dhe nj\u00eb testament notarial i vitit 2013 i babait t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb subjektit. N\u00eb vendimin e KPK evidentohet se babai i ndjer\u00eb i bashk\u00ebshortes s\u00eb Bo\u00e7it e ka bler\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri n\u00eb vitin 2012 kundrejt \u00e7mimit 9.5 milion\u00eb lek\u00eb, vler\u00eb e cila \u00ebsht\u00eb likuiduar jasht\u00eb zyr\u00ebs noteriale.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton munges\u00ebn e nj\u00eb logjike ekonomike lidhur me investimin e kryer prej babait t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb subjektit n\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri, pasi ai dhe familja e tij nuk kan\u00eb banuar ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb apo n\u00eb k\u00ebt\u00eb apartament. Po ashtu, nuk ka rezultuar ndonj\u00eb dokumentacion q\u00eb t\u00eb provoj\u00eb dh\u00ebnien me qira t\u00eb k\u00ebsaj banese apo realizimin e ndonj\u00eb p\u00ebrfitimi monetar nga ana e vjehrrit t\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>Kjo pasuri rezulton t\u00eb jet\u00eb regjistruar n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb plot\u00eb 100% n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb subjektit, jo vet\u00ebm duke anashkaluar trash\u00ebgimtar\u00ebt e tjer\u00eb, por edhe n\u00ebn\u00ebn e saj, t\u00eb cil\u00ebs i p\u00ebrkisnin de jure 50% e apartamentit.<\/p>\n<p>Sipas Komisionit, dinamika e transaksioneve t\u00eb k\u00ebsaj pasurie nuk gjejn\u00eb logjik\u00eb shpjeguese, si dhe jan\u00eb ngritur dyshime t\u00eb kap\u00ebrcimit t\u00eb kufirit t\u00eb mas\u00ebs s\u00eb t\u00eb drejtave reale t\u00eb disponueshme nga testamentl\u00ebn\u00ebsi dhe nga zyra e Agjencis\u00eb Shet\u00ebrore t\u00eb Kadastr\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr arsye t\u00eb mosparaqitjes t\u00eb ndonj\u00eb prove apo dokumenti t\u00eb koh\u00ebs, q\u00eb t\u00eb provonte p\u00ebrdorimin e k\u00ebsaj pasurie nga dikush tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 vajz\u00ebs s\u00eb gjyqtarit Bo\u00e7i, si dhe mosparaqitjen e dokumentacionit p\u00ebr t\u00eb provuar burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb vjehrrit t\u00eb tij p\u00ebr blerjen e pasuris\u00eb, Komisioni ka krijuar bindjen se ky apartament \u00ebsht\u00eb pasuri e fshehur e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Nj\u00ebherazi, Komisioni ka vler\u00ebsuar se, p\u00ebrpos shpjegimeve jo bind\u00ebse, mosveprimi p\u00ebr rregullimin e t\u00eb metave t\u00eb procesit t\u00eb regjistrimit t\u00eb apartamentit, me q\u00ebllim korrigjimin e p\u00ebrshkrimit n\u00eb certifikat\u00ebn e pron\u00ebsis\u00eb t\u00eb pjes\u00ebs takuese legjitime t\u00eb vjehrr\u00ebs prej 50%, p\u00ebrfshir\u00eb qasjen pasive t\u00eb tij dhe t\u00eb bashk\u00ebshortes, edhe gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit, jan\u00eb konsideruar si rrethana joetike p\u00ebr nj\u00eb gjyqtar, q\u00eb jan\u00eb konsideruar n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor.<\/p>\n<p>Bo\u00e7i ka kund\u00ebrshtuar konkluzionin e KPK dhe i ka k\u00ebrkuar Kolegjit t\u00eb arrij\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundimin e drejt\u00eb dhe ligjor, se bashk\u00ebshortja e ka p\u00ebrfituar k\u00ebt\u00eb pasuri n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ligjshme dhe se nuk ka indicie q\u00eb t\u00eb krijojn\u00eb n\u00eb dukje ndonj\u00eb p\u00ebrshtypje p\u00ebr fshehje. Subjekti ka pretenduar se nuk ka asnj\u00eb lidhje pasurore me babain e bashk\u00ebshortes p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i detyruar t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb burimin e t\u00eb ardhurave t\u00eb krijuara prej tij; se bashk\u00ebshortja ka detyrim t\u00eb tregoj\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e fitimit t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb, por nuk ka asnj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb paraqitur dokumentacion p\u00ebr t\u00eb ardhurat me t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb krijuar pasuria; si dhe se apartamenti \u00ebsht\u00eb fituar me trash\u00ebgimi n\u00eb vitin 2017, q\u00eb \u00ebsht\u00eb jasht\u00eb koh\u00ebs s\u00eb p\u00ebrcaktuar me ligj si periudh\u00eb rivler\u00ebsimi.<\/p>\n<p>Kolegji konstaton se prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortes s\u00eb subjektit ishin krejt\u00ebsisht n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb financuar k\u00ebt\u00eb pasuri n\u00eb vitin 2012, p\u00ebrderisa provohet se p\u00ebrfitonin vet\u00ebm t\u00eb ardhurat nga pensioni i pleq\u00ebris\u00eb n\u00eb shuma q\u00eb justifikojn\u00eb vet\u00ebm p\u00ebrballimin e jetes\u00ebs s\u00eb p\u00ebrditshme. \u201c[\u2026]investimin n\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri, n\u00eb vler\u00ebn prej 9.585.000 lek\u00eb, prej vjehrrit t\u00eb subjektit, n\u00eb mosh\u00ebn 78-vje\u00e7are, mosp\u00ebrdorimin e k\u00ebsaj pasurie prej tyre, si banes\u00eb apo p\u00ebr dh\u00ebnie me qira, regjistrimin e pasuris\u00eb 100% n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb subjektit, p\u00ebrkundrejt pjes\u00ebs takuese legjitime prej 50%, \u00e7ojn\u00eb n\u00eb vler\u00ebsimin se ky apartament \u00ebsht\u00eb pasuri e fshehur e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit\u201d, konkludon edhe KPA, duke e gjetur t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebrfundimin e arritur nga Komisioni.<\/p>\n<p>Komisioni ka konsideruar n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor dhe rrethanat p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e zot\u00ebrimit t\u00eb nj\u00eb pasurie n\u00eb fshat. Sipas KPK, subjekti ka dh\u00ebn\u00eb deklarime kontradiktore p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e p\u00ebrfitimit t\u00eb nj\u00eb trualli me sip\u00ebrfaqe 850 m2, nj\u00eb sht\u00ebpie t\u00eb rr\u00ebnuar q\u00eb gjendej aty dhe nj\u00eb livadhi 1000 m2, n\u00eb nj\u00eb fshat t\u00eb Gjirokastr\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00ebn veting dhe gjat\u00eb fazave t\u00eb para t\u00eb hetimit administrativ, Bo\u00e7i ka pretenduar se e ka fituar k\u00ebt\u00eb pasuri nga trash\u00ebgimia nga brezat paraardh\u00ebs, nd\u00ebrsa n\u00eb vjim ka sqaruar se e ka okupuar. Megjith\u00ebse \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar nga KPK se ky fakt m\u00eb vete nuk mund t\u00eb sillte penalizim, \u00ebsht\u00eb \u00e7muar t\u00eb mbahet n\u00eb konsiderat\u00eb n\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb etik\u00ebs dhe figur\u00ebs s\u00eb nj\u00eb gjyqtari.<\/p>\n<p>KPA e gjen t\u00eb drejt\u00eb vler\u00ebsimin e Komisionit, me argumentet se subjekti nuk provoi p\u00ebrfitimin e pasurive n\u00eb nj\u00eb form\u00eb t\u00eb ndryshme nga ajo e deklaruar me okupim, e cila vler\u00ebsohet si nj\u00eb veprim jokorrekt dhe joetik p\u00ebr figur\u00ebn e nj\u00eb gjyqtari.<\/p>\n<p>Subjekti \u00ebsht\u00eb gjetur dhe nga Kolegji n\u00eb pamund\u00ebsi n\u00eb shum\u00ebn 427 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti n\u00eb vitin 2010 p\u00ebr \u00e7mimin 600 mij\u00eb lek\u00eb, si dhe p\u00ebr krijimin e tre depozitave, nj\u00eb prej t\u00eb cilave n\u00eb em\u00ebr t\u00eb vajz\u00ebs. Po ashtu, ka rezultuar me balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 888 mij\u00eb lek\u00eb dhe e bija, p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Gjirokast\u00ebr, s\u00eb bashku me bashk\u00ebshortin e saj.<\/p>\n<p>Nga kontrolli i analiz\u00ebs financiare, Kolegji ka arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se subjekti rezulton me bilanc negativ para vitit 2003 n\u00eb vler\u00ebn 1.5 milion\u00eb lek\u00eb dhe p\u00ebr periudh\u00ebn 2003 \u2013 2016 n\u00eb shum\u00ebn 126 mij\u00eb lek\u00eb. Trupi gjykues i KPA thot\u00eb se ka mbajtur n\u00eb konsiderat\u00eb edhe munges\u00ebn e thell\u00eb t\u00eb burimeve financiare t\u00eb ligjshme, q\u00eb do t\u00eb kishte rezultuar p\u00ebr t\u00eb justifikuar financimin e apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb konsideruar si pasuri e fshehur e subjektit, n\u00ebse ajo do t\u2019i n\u00ebnshtrohej kontrollit edhe n\u00eb drejtim t\u00eb burimeve t\u00eb krijimit. Gjithashtu, \u00ebsht\u00eb konsideruar dhe pamund\u00ebsia e vajz\u00ebs p\u00ebr apartamentin e saj.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, arsyet e p\u00ebrdorura nga Komisioni p\u00ebr t\u00eb konkluduar se subjekti ka c\u00ebnuar besimin e publikut tek drjt\u00ebsia, q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me okupimin e pronave n\u00eb fshat dhe m\u00ebnyr\u00ebn e p\u00ebrfitimit t\u00eb truallit si i pastreh\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb shitur nj\u00eb dit\u00eb pas posedimit, jan\u00eb konsideruar prej Kolegjit n\u00eb drejtim t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb pasuris\u00eb, duke konkluduar se nuk arrin nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb kriter. Rrethanat e konstatuara p\u00ebr apartamentin n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb regjistruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebshortes, konsiderohen se p\u00ebrcaktojn\u00eb konkluzionin p\u00ebr kualifikimin e k\u00ebsaj pasurie si nj\u00eb pasuri e fshehur e subjektit dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk mund t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e vler\u00ebsimit t\u00ebr\u00ebsor.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Kolegji arrin n\u00eb konkluzionin se subjekti gjendet n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb, duke e l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi shkarkimin e tij nga detyra.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtari i Gjirokastr\u00ebs, Guximtar Bo\u00e7i u shkarkua nga detyra m\u00eb 10 maj t\u00eb vitit 2022, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konkludoi se kishte kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm dhe fshehje t\u00eb pasuris\u00eb, si dhe kishte cenuar besimin e publikut n\u00eb transaksionet e disa pronave. Audio-regjistrimi i publikuar n\u00eb emisionin \u201cStop\u201d n\u00eb vitin 2016, sipas [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":79317,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,114,115],"tags":[1192,1881,1140,343,118,221,227,1882],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/05\/Guximtar-Boci-ne-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari i pezulluar, Guximtar Bo\u00e7i pas seanc\u00ebs n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79316"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79316"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79316\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":79318,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79316\/revisions\/79318"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79317"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79316"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79316"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79316"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}