{"id":79325,"date":"2025-04-02T20:02:00","date_gmt":"2025-04-02T18:02:00","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-njihet-me-parashtrimet-ne-ceshtjen-e-prokurorit-hysni-mulaj\/2025\/04\/02\/"},"modified":"2025-04-02T20:02:26","modified_gmt":"2025-04-02T18:02:26","slug":"kpa-njihet-me-parashtrimet-ne-ceshtjen-e-prokurorit-hysni-mulaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-njihet-me-parashtrimet-ne-ceshtjen-e-prokurorit-hysni-mulaj\/2025\/04\/02\/","title":{"rendered":"KPA njihet me parashtrimet n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e prokurorit Hysni Mulaj"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u njoh t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 2 prill me parashtrimet n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e prokurorit t\u00eb Tiran\u00ebs, Hysni Mulaj, lidhur me pretendimet e ngritura n\u00eb ankimin e ish-Komisioneres Publike, Irena Nino q\u00eb k\u00ebrkoi shkarkimin e k\u00ebtij subjekti rivler\u00ebsimi me argumentin se nuk arrin nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Hysni Mulaj u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb nga Komisioni i pavarur i Kualifikimit n\u00eb 8 qershor 2022. N\u00eb fillim KPK e gjeti Mulajn n\u00eb pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr t\u00eb mbuluar shpenzimet, kursimet dhe blerjen e nj\u00eb apartamenti. Po ashtu, u gjet n\u00eb pamund\u00ebsi babai i tij p\u00ebr dh\u00ebnien e nj\u00eb huaje prej 4 milion\u00eb lek\u00ebsh dhe nj\u00eb dhurat\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 500 mij\u00eb lek\u00eb, t\u00eb deklaruara si burime p\u00ebr apartamentin.<\/p>\n<p>Mulaj i kund\u00ebrshtoi gjetjet e KPK duke k\u00ebmb\u00ebngulur t\u00eb uleshin shpenzimet, t\u00eb konsideroheshin t\u00eb ardhurat nga bujq\u00ebsia dhe t\u00eb ardhurat nga emigracioni. KPK vendosi t\u00eb rihap\u00eb hetimin dhe zhvilloi nj\u00eb seanc\u00eb t\u00eb dyt\u00eb d\u00ebgjimore, kur u evidentua se ishin pranuar disa nga parashtrimet e subjektit.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb hetimit administrativ, KPK konkludoi se Mulaj rezultoi me nj\u00eb bilanc negativ prej 1.5 milion lek\u00ebsh, i shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb 4 vjet, q\u00eb u konsiderua i pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb penalizim<\/p>\n<p>Nino n\u00eb ankim pretendoi se Komisioni kishte vler\u00ebsuar gabim gjendjen e pasurive dhe mund\u00ebsive financiare t\u00eb subjektit. Sipas saj prind\u00ebrit e Mulajt nuk kan\u00eb pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar huan\u00eb dhe dhurimin. Po ashtu, ajo vler\u00ebsoi se konkluzioni i Komisionit n\u00eb lidhje me t\u00eb ardhurat e t\u00eb af\u00ebrmve t\u00eb subjektit nga emigracioni bie ndesh me precedent\u00ebt e vendosur tashm\u00eb nga KPA. Sipas ish-Komisioneres Publike, Mulaj nuk ka d\u00ebshmuar ligjshm\u00ebrin\u00eb e t\u00eb ardhurave nga emigracioni, t\u00eb ardhurave t\u00eb prind\u00ebrve nga bujq\u00ebsia e t\u00eb ngjashme.<\/p>\n<p>Prokurori Klodian Braho, p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i atuorizuar nga drejtuesi i Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, Altin Dumani, p\u00ebr t\u00eb paraqitur parashtrimet n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, deklaroi t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn se u q\u00ebndronin gjith\u00eb shkaqeve t\u00eb ankimit. Sipas tij, p\u00ebrfundimi i Komisionit p\u00ebr apartamentin \u00ebsht\u00eb arritur n\u00eb vler\u00ebsim jo t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb provave t\u00eb administruara dhe t\u00eb legjislacionit p\u00ebr vetingun e magjistrat\u00ebve.<\/p>\n<p>Braho evidentoi se subjekti n\u00eb deklarat\u00ebn vjetore dhe at\u00eb veting, ka deklaruar si burim t\u00eb huas\u00eb s\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga babai vet\u00ebm t\u00eb ardhurat e k\u00ebtij t\u00eb fundit, nd\u00ebrsa gjat\u00eb hetimit administrativ ka shtuar dhe kontributin e v\u00ebllez\u00ebrve dh\u00ebn\u00eb t\u00eb atit. Prokurori Braho n\u00ebnvizoi se pretendimi i subjektit p\u00ebr p\u00ebrfshirjen e t\u00eb ardhurave t\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve dhe kontributeve t\u00eb tyre si burim p\u00ebr huan\u00eb, nuk jan\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me provat.<\/p>\n<p>Ai shtoi se p\u00ebr t\u00eb ardhurat e v\u00ebllait q\u00eb ka jetuar e punuar n\u00eb Blegjik\u00eb \u00ebsht\u00eb administruar vet\u00ebm nj\u00eb kontrat\u00eb pune, q\u00eb nuk plot\u00ebson kushtet ligjore, pasi nuk v\u00ebrtetohen t\u00eb ardhurat p\u00ebr t\u00eb cilat jan\u00eb paguar detyrimet tatimore. Sipas Brahos, nuk provohet as m\u00ebnyra e sjelljes s\u00eb vlerave monetare n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Lidhur me pretendimet p\u00ebr t\u00eb ardhurat e v\u00ebllait tjet\u00ebr, Braho solli n\u00eb v\u00ebmendje se ai \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb nga trungu familjar prej vitit 1991 dhe ka krijuar familjen e tij t\u00eb re.<\/p>\n<p>Braho tha se nuk provohet mund\u00ebsia e prind\u00ebrve t\u00eb subjektit p\u00ebr krijimin e vler\u00ebs s\u00eb dh\u00ebn\u00eb hua dhe asaj t\u00eb dhuruar, prej nga rezulton pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr blerjen e apartamentit. Ai theksoi se pamjaftueshm\u00ebria konstatohej edhe po t\u00eb konsideroheshin t\u00eb ardhurat e vet\u00eb subjektit p\u00ebr periudh\u00ebn 1997-2002, n\u00eb vler\u00ebn afro 3 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Prokurori Braho k\u00ebrkoi q\u00eb pamund\u00ebsia financiare e konstatuar p\u00ebr blerjen e apartamentit, t\u00eb konsiderohet s\u00eb bashku me pamund\u00ebsit\u00eb financiare t\u00eb gjetura n\u00eb vite. Sipas tij, n\u00eb k\u00ebto rrethana, Mulaj nuk e kalon testin e besueshm\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ai v\u00ebrejti se n\u00ebse subjekti do t\u00eb sjell\u00eb prova t\u00eb reja p\u00ebrsa u p\u00ebrket t\u00eb ardhurave t\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve dhe kontributit t\u00eb tyre ne familjen e prind\u00ebrve, shkaqet e ankimit do t\u00eb vler\u00ebsohen n\u00eb harmoni me provat e administruara.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, prokurori Braho k\u00ebrkoi ndryshimin e vendimit dhe shkarkimin nga detyra t\u00eb Mulajt.<\/p>\n<p>Prokurori Hysni Mulaj, u paraqit n\u00eb seanc\u00eb t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn s\u00eb bashku me avokaten Romina Zano, e cila parashtroi mbrojtjen e tij.<\/p>\n<p>Zano u shpreh se shkaqet e ankimit nuk q\u00ebndrojn\u00eb dhe solli n\u00eb v\u00ebmendje se kan\u00eb paraqitur fakte t\u00eb reja shkresore q\u00eb v\u00ebrtetojn\u00eb burimet ndaj t\u00eb cilave ngrihen pretendime. Avokatja Zano shpjegoi se pretendimet ngrihen vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb apartament t\u00eb porositur n\u00eb vitin 2004, ku subjekti dhe familja e tij jetojn\u00eb dhe aktualisht.<\/p>\n<p>Sipas Zanos, t\u00eb dh\u00ebnat dhe deklarimet e subjektit n\u00eb vite p\u00ebr burimet e huas\u00eb, jan\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me q\u00ebndrimin e tij gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit. Ajo n\u00ebnvizoi se subjekti ka dh\u00ebn\u00eb shpjegime n\u00eb vitin 2011 dhe n\u00eb 2016-\u00ebn p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri, kur ka depozituar dokumente p\u00ebr dhurimin dhe p\u00ebr burimet e huas\u00eb, p\u00ebrfshi dhe p\u00ebr aktivitetin privat t\u00eb t\u00eb atit, nj\u00eb bar-kafe.<\/p>\n<p>Duke e cil\u00ebsuar t\u00eb padrejt\u00eb q\u00ebndrimin e ngritur n\u00eb ankim p\u00ebr huan\u00eb, Zano tha se \u00ebsht\u00eb deklaruar prej subjektit se vlera e marr\u00eb prej babait p\u00ebrb\u00ebhet nga t\u00eb ardhurat e gjith\u00eb familjes, q\u00eb administroheshin nga i ati. Ajo dhe subjekti deklaruan n\u00eb seanc\u00eb se deri n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb kan\u00eb jetuar t\u00eb gjith\u00eb s\u00eb bashku, p\u00ebrfshi dhe v\u00ebllai q\u00eb ishte ndar\u00eb nga trungu familjar n\u00eb 1991-in. Sipas subjektit, ai ka jetuar me familjen e origjin\u00ebs, derisa ka krijuar familjen e tij t\u00eb re.<\/p>\n<p>Po ashtu, u evidentua se subjekti e ka kthyer huan\u00eb n\u00eb vite duke treguar koherenc\u00eb dhe v\u00ebrtet\u00ebsi.<\/p>\n<p>Lidhur me munges\u00ebn e transaksioneve bankare, u deklarua se n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb veprime t\u00eb tilla kryheshin cash n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb, duke sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje dhe faktin se gjith\u00e7ka ishte kryer mes an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb familjes.<\/p>\n<p>Tjet\u00ebr e dh\u00ebn\u00eb q\u00eb u soll n\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb Kolegjit nga Zano lidhur me burimet e prind\u00ebrve p\u00ebr dh\u00ebnien e huas\u00eb, ishin dhe t\u00eb ardhurat nga mbledhja e shitja e bim\u00ebve medicinale, si dhe ato t\u00eb krijuara nga familja bujq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Lidhur me ligjshm\u00ebrin\u00eb e t\u00eb ardhurave, Zano parashtroi se v\u00ebrtetohet se v\u00ebllai i subjektit q\u00eb \u00ebsht\u00eb ne emigrim n\u00eb Blegjik\u00eb nuk ka asnj\u00eb detyrim tatimor p\u00ebr t\u00eb shlyer, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka pasur kontrat\u00eb pune pa afat nga viti 2003 e n\u00eb vijim.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim u konstatua se personat e lidhur me Mulajn, nuk kan\u00eb qen\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb subjekte deklarues. Po ashtu, u k\u00ebmb\u00ebngul se \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar se babai ka pasur aktivitetin privat dhe ka gjeneruar t\u00eb ardhura.<\/p>\n<p>Duke p\u00ebrmendur jurispudenc\u00ebn e institucioneve t\u00eb vetingut, Zano k\u00ebrkoi q\u00eb Kolegji t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb se ka pasur burime t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr dh\u00ebnien e huas\u00eb dhe dhurimit. Ajo evidentoi se shkaqet jan\u00eb ngritur p\u00ebr nj\u00eb pasuri t\u00eb vetme, t\u00eb krijuar 20 vjet para procesit t\u00eb vetingut t\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>Zano tha se prokurori Mulaj ka 28 vjet q\u00eb e ushtron detyr\u00ebn me integritet dhe se \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar gjithmon\u00eb shum\u00eb mir\u00eb. Ajo k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb merren n\u00eb konsiderat\u00eb edhe vler\u00ebsimet p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe profesionalizmin.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, avokatja Zano k\u00ebrkoi ri\u00e7eljen e hetimit, administrimin nga Kolegji t\u00eb provave t\u00eb reja dhe l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb vendimarrjes s\u00eb Komisionit p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb prokurorit Hysni Mulaj.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs, subjekti u pyet nga relatorja e \u00e7\u00ebshtjes, gjyqtarja Albana Shtylla, lidhur me faktin se n\u00eb certifikat\u00ebn familjare b\u00ebnte pjes\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb prej v\u00ebllez\u00ebrve. Subjekti pranoi se ky fakt \u00ebsht\u00eb i v\u00ebrtet\u00eb, por ritheksoi se ai dhe v\u00ebllai tjet\u00ebr kan\u00eb jetuar t\u00eb gjith\u00eb s\u00eb bashku me prind\u00ebrit, pavar\u00ebsisht se kishin b\u00ebr\u00eb ndarje nga trungu familjar p\u00ebr rrethana t\u00eb koh\u00ebs. Ai pohoi se de facto, n\u00eb familje deri n\u00eb vitin 2005, kan\u00eb qen\u00eb 8 an\u00ebtar\u00eb.<\/p>\n<p>Kolegji vendosi t\u00eb ri\u00e7\u00ebl\u00eb hetimin, administroi provat dhe shtyu seanc\u00ebn p\u00ebr m\u00eb dat\u00eb p\u00ebr m\u00eb dat\u00eb 7 prill, n\u00eb or\u00ebn 14:00, kur pal\u00ebt do t\u00eb paraqesin konkluzionet p\u00ebrfundimtare.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u njoh t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 2 prill me parashtrimet n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e prokurorit t\u00eb Tiran\u00ebs, Hysni Mulaj, lidhur me pretendimet e ngritura n\u00eb ankimin e ish-Komisioneres Publike, Irena Nino q\u00eb k\u00ebrkoi shkarkimin e k\u00ebtij subjekti rivler\u00ebsimi me argumentin se nuk arrin nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb. Hysni [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":79326,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2],"tags":[314,793,112,119,122],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/05\/Hysni-Mulaj-ne-seance.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Hysni Mulaj gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79325"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79325"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79325\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":79327,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79325\/revisions\/79327"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79326"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79325"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79325"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79325"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}