{"id":79328,"date":"2025-04-02T22:14:53","date_gmt":"2025-04-02T20:14:53","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-degjon-parashtrimet-ne-ceshtjen-e-prokurorit-afrim-shehu\/2025\/04\/02\/"},"modified":"2025-04-02T22:16:54","modified_gmt":"2025-04-02T20:16:54","slug":"kpa-degjon-parashtrimet-ne-ceshtjen-e-prokurorit-afrim-shehu","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-degjon-parashtrimet-ne-ceshtjen-e-prokurorit-afrim-shehu\/2025\/04\/02\/","title":{"rendered":"KPA d\u00ebgjon parashtrimet n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e prokurorit Afrim Shehu"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u njoh t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 2 prill me parashtrimet lidhur me shkaqet e ngritura n\u00eb ankimin e ish-Komisionerit Publik, Florian Ballhysa ndaj vendimarrjes s\u00eb Komisionit p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb prokurorit t\u00eb Tiran\u00ebs, Afrim Shehu. Ankimi u bazua n\u00eb n\u00eb rekomandimin e Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit, ONM, q\u00eb e cil\u00ebsoi vendimin e KPK t\u00eb paqart\u00eb dhe evidentoi nevoj\u00ebn e kontrollit n\u00eb Kolegj.<\/p>\n<p>Prokurori Afrim Shehu u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb m\u00eb 15 maj t\u00eb vitit t\u00eb kaluar. Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK ai u p\u00ebrball me pyetje p\u00ebr nj\u00eb bilanc negativ n\u00eb vler\u00eb t\u00eb konsiderueshme, t\u00eb konstatuar para dhe pas fillimit t\u00eb detyr\u00ebs. Megjithat\u00eb, Komisioni i gjeti bind\u00ebse shpjegimet e Shehut dhe e la at\u00eb n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Afrim Shehu ka punuar si oficer i Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore dhe si avokat p\u00ebrpara se t\u00eb em\u00ebrohej prokuror i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb vitin 2009. P\u00ebr gati nj\u00eb dekad\u00eb ai punoi si prokuror pran\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit, nd\u00ebrsa n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2023 u transferua n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs p\u00ebrmes procedur\u00ebs s\u00eb l\u00ebvizjes paralele.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse Ballhysa ngriti shkaqe p\u00ebr pasurin\u00eb dhe aspektin profesional, prokurori Klodian Braho, i cili p\u00ebrfaq\u00ebsoi t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn drejtuesin e SPAK, Altin Dumani, deklaroi se u q\u00ebndronin vet\u00ebm pretendimeve p\u00ebr pasurin\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Brahos, subjekti nuk ka arritur t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb barr\u00ebn e prov\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb apartament t\u00eb fituar me kontrat\u00eb sip\u00ebrmarrje t\u00eb vitit 2003. Si burime krijimi t\u00eb k\u00ebsaj pasurie subjekti ka deklaruar t\u00eb ardhurat nga paga si oficer i policis\u00eb gjyq\u00ebsore dhe ushtrimi profesionit t\u00eb avokatit, t\u00eb ardhura nga emigrimi dhe interesat nga ish-firmat piramidale, nj\u00eb hua, si dhe dhurat\u00eb nga v\u00ebllai n\u00eb Angli n\u00eb mas\u00ebn 10 mij\u00eb euro, q\u00eb i jan\u00eb depozituar n\u00eb llogarin\u00eb e tij n\u00eb bank\u00eb.<\/p>\n<p>Shehu ka deklaruar se ka siguruar t\u00eb ardhura nga puna si avokat vler\u00ebn prej rreth 2.5 milion\u00eb lek\u00ebsh, por sipas ankimit, shuma e konfirmuar nga institucionet zyrtare q\u00eb p\u00ebrmbush standartin p\u00ebr tu quajtur e ligjshme \u00ebsht\u00eb n\u00eb mas\u00ebn rreth 956 mij\u00eb lek\u00eb. P\u00ebr dhurimin nga v\u00ebllai, konstatohet se ajo vler\u00eb \u00ebsht\u00eb investuar n\u00eb depozit\u00eb dhe nuk mund t\u00eb ket\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr t\u00eb shlyer k\u00ebstin e par\u00eb t\u00eb apartamentit. Lidhur me huan\u00eb 4000 dollar\u00eb e pretendyar se \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb vitin 2003 cash, si pjes\u00eb e nj\u00eb huaje m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb vler\u00ebn 23 mij\u00eb dollar\u00eb t\u00eb marr\u00eb nga bashk\u00ebshortja n\u00eb 2005-\u00ebn, u evidentua se \u00ebsht\u00eb deklaruar si burim gjat\u00eb hetimit administrativ. Nd\u00ebrkoh\u00eb huaja e marr\u00eb prej bashk\u00ebshortes \u00ebsht\u00eb deklaruar si burim krijimi p\u00ebr nj\u00eb tjet\u00ebr pasuri. Situat\u00eb e ngjashme konstatohet dhe p\u00ebr t\u00eb ardhurat nga emigracioni, q\u00eb nuk jan\u00eb sh\u00ebnuar si burim n\u00eb deklarat\u00ebn veting, si dhe nuk provohen me dokumentacion ligjor.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebto rrethana, Braho deklaroi se mbeten t\u00eb paprovuara burimet financiare t\u00eb ligjshme t\u00eb apartamentit t\u00eb porositur n\u00eb vitin 2003.<\/p>\n<p>Parashtrimet e prokurorit Shehu u paraqit\u00ebn n\u00eb Kolegj nga avokatja Romina Zano. Edhe vet\u00eb subjekti dha n\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs shpjegime t\u00eb p\u00ebrmbledhura lidhur me burimet e pasurive t\u00eb trajtuara n\u00eb ankim.<\/p>\n<p>Avokatja Zano kund\u00ebrshtoi moskonsiderimin n\u00eb ankim t\u00eb vlerave t\u00eb deklaruara si burime p\u00ebr pages\u00ebn e \u00e7mimit t\u00eb apartamentit, duke argumentuar se subjekti nuk ka deklaruar burimet p\u00ebr \u00e7do k\u00ebst, por i ka deklaruar p\u00ebr gjith\u00eb pagesat e kryera n\u00eb vitin 2004.<\/p>\n<p>P\u00ebr vler\u00ebn e dhuruar nga v\u00ebllai t\u00eb deklaruar si burim p\u00ebr blerjen e apartamentit t\u00eb porositur n\u00eb vitin 2003, avokatja Zano theksoi se shuma ishte depozituar n\u00eb bank\u00eb n\u00eb llogarin\u00eb e subjektit. Zano solli n\u00eb v\u00ebmendje dhe faktin se ky transaksion ishte kryer para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs nga ana e Shehut. P\u00ebr nj\u00eb pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarat\u00ebn veting, subjekti tha se ishte e karakterit formal dhe se vlera e dhuruar nga i v\u00ebllai, i plot\u00ebson kushtet t\u00eb konsiderohet e ligjshme.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb ardhurat nga puna si avokat, Zano konstatoi se n\u00eb shum\u00ebn e deklaruar nga subjekti b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb dhe ato t\u00eb pun\u00ebs jasht\u00eb orarit, p\u00ebr t\u00eb cilat pretendohet n\u00eb ankim se nuk jan\u00eb paguar detyrimet tatimore. Ajo n\u00ebnvizoi se me provat e dor\u00ebzuara, provohet se subjekti ka p\u00ebrfaq\u00ebsuar nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb konsideruesh\u00ebm t\u00eb klient\u00ebve t\u00eb zyr\u00ebs s\u00eb avokatis\u00eb, ku vet\u00ebm nga kat\u00ebr prej tyre \u00ebsht\u00eb ark\u00ebtuar vlera prej rrreth 4.2 milion\u00eb lek\u00ebsh. Sipas Zanos, provohet se zyra e avokatis\u00eb ka pasur xhiro m\u00eb t\u00eb madhe nga sa ka deklaruar, por se kjo nuk mund t\u00eb sjell\u00eb penalizim p\u00ebr subjektin.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb ardhurat nga emigracioni u pretendua se \u00ebsht\u00eb paraqitur dokumentacion q\u00eb v\u00ebrteton se n\u00eb nj\u00eb prej ish-firmave piramidale jan\u00eb depozituar kursimet menj\u00ebher\u00eb sapo \u00ebsht\u00eb kthyer nga emigracioni dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituar m\u00eb pas shuma prej 873 mij\u00eb lek\u00ebsh. Kjo e dh\u00ebn\u00eb u cil\u00ebsua si nj\u00eb prov\u00eb q\u00eb v\u00ebrteton deklarimin e subjektit p\u00ebr posedimin faktik t\u00eb k\u00ebtyre t\u00eb ardhurave dhe ligjshm\u00ebrin\u00eb e krijimit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Zano dhe subjekti k\u00ebrkuan konsiderimin e huas\u00eb 4000 dollar\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn e apartamentit t\u00eb porositur n\u00eb 2003-in. Ata soll\u00ebn n\u00eb v\u00ebmendje se huaja n\u00eb vler\u00ebn 23 mij\u00eb dollar\u00eb dhe burimi i ligjsh\u00ebm i k\u00ebsaj shume jan\u00eb pranuar dhe nga vet\u00eb ish-Komisioneri Publik. Po ashtu, u evidentua se n\u00eb vitin 2005 \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar nga huadh\u00ebn\u00ebsi n\u00eb llogarin\u00eb bankare vlera prej 15 mij\u00eb e 286 euro, nd\u00ebrsa shuma prej 4000 dollar\u00eb \u00ebsht\u00eb marr\u00eb cash n\u00eb vitin 2003. Si argument u soll fakti se nga p\u00ebrllogaritja e k\u00ebtyre dy vlerave, sipas kursit t\u00eb k\u00ebmbimit, del se \u00ebsht\u00eb e barabart\u00eb me shum\u00ebn e huas\u00eb prej 23 mij\u00eb dollar\u00ebsh, e p\u00ebrshkruar n\u00eb kontrat\u00ebn e huas\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr mosdeklarimin e gjendjes cash n\u00eb vler\u00ebn rreth 4.8 milion\u00eb n\u00eb vitin 2004 kur ka plot\u00ebsuar deklarat\u00ebn e pasuris\u00eb n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e oficerit t\u00eb policis\u00eb gjyq\u00ebsore, subjekti parashtroi se kjo ka ndodhur p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb trajnimit dhe t\u00eb njohurive p\u00ebr deklarimin e pasurisve. Por u pretendua se posedimi k\u00ebsaj vlere nuk \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrshtuar as nga ish-Komisioneri Publik.<\/p>\n<p>Shehu k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb konsiderohen n\u00eb analiz\u00ebn financiare k\u00ebto t\u00eb ardhura si burime t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>P\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti tjet\u00ebr me sip\u00ebrfaqe 96.5 m2 n\u00eb vitin 2016, Shehu ka deklaruar si burime t\u00eb ardhurat nga shitja e apartamentit t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm, nj\u00eb llogari kursimi n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebshortes, nj\u00eb hua q\u00eb \u00ebsht\u00eb pretenduar se \u00ebsht\u00eb shlyer totalisht me t\u00eb ardhurat nga shitja e sht\u00ebpis\u00eb, si dhe kursime nd\u00ebr vite.<\/p>\n<p>Brahoi evidentoi se subjekti nuk ka provuar t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs lidhur me pamund\u00ebsin\u00eb e huadh\u00ebn\u00ebsit. P\u00ebr t\u00eb ardhurat nga shitja e apartamentit t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm, prokurori Braho solli n\u00eb v\u00ebmendje pamund\u00ebsin\u00eb financiare p\u00ebr krijimin e asaj pasurie. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, vler\u00ebsohet se t\u00eb ardhurat nga shitja e apartamentit nuk plot\u00ebsojn\u00eb kushtin p\u00ebr t\u2019u konsideruar t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>Sipas prokurorit Braho, nga analiza n\u00eb vite rezulton se pamund\u00ebsia financiare \u00ebsht\u00eb ndjesh\u00ebm m\u00eb e madhe nga ajo e konstatuar prej Komisionit n\u00eb mas\u00ebn 3.1 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Braho u shpreh se edhe sipas pamund\u00ebsis\u00eb p\u00ebrfundimtare t\u00eb konkluduar n\u00eb KPK, diferenca negative i kalon kufijt\u00eb e proporcionalitetit dhe standartit t\u00eb vendosur n\u00eb jurisprudenc\u00ebn e Kolegjit. ai k\u00ebrkoi ndryshimin e vendimit dhe shkarkimin nga detyra t\u00eb prokurorit Afrim Shehu.<\/p>\n<p>Po ashtu, Braho konstatoi se subjekti ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb e t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm dhe p\u00ebr nj\u00eb garazh me dy vende parkimi. Subjekti ka deklaruar si burime krijimi t\u00eb k\u00ebsaj pasurie t\u00eb ardhurat nd\u00ebr vite t\u00eb tij e t\u00eb bashk\u00ebshortes, por sipas ankimit rezulton pamund\u00ebsi financiare.<\/p>\n<p>Subjekti k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb konsiderohen n\u00eb analiz\u00eb dhe nj\u00eb dhurim nga babai i bashk\u00ebshortes, i deklaruar n\u00eb deklarat\u00ebn para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs n\u00eb vitin 2009. Sipas tij, v\u00ebrtetohet me dokumentacion se vjehrri ka emigruar n\u00eb Greqi n\u00eb vitin 2000 dhe se vlera e dhuruar n\u00eb 2009-\u00ebn n\u00eb shum\u00ebn 9000 euro \u00ebsht\u00eb kryer me transaksion bankar.<\/p>\n<p>Shehu k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb ardhurat e tij t\u00eb llogariten t\u00eb plota, ashtu si ka vler\u00ebsuar dhe Komisioni.<\/p>\n<p>Zano deklaroi se provohej dhe mund\u00ebsia e huadh\u00ebn\u00ebsit tjet\u00ebr q\u00eb nuk konsiderohet nga SPAK, duke argumentuar se burim i asaj vlere kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb ardhurat e nj\u00eb tjet\u00ebr personi q\u00eb jetonte dhe punonte n\u00eb Angli.<\/p>\n<p>Sipas subjektit, burimet p\u00ebr t\u00eb cilat pretendohet n\u00eb ankim se p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb, krijojn\u00eb diferenca negative t\u00eb palogjikshme, duke nxjerr\u00eb pamund\u00ebsi m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha nga vlera reale e pasurive. Shehu solli n\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb Kolegjit se huat\u00eb nuk llogariten n\u00eb hyrje, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb konsiderohen n\u00eb dalje, duke krijuar gjendje negative.<\/p>\n<p>Subjekti v\u00ebrejti se KPK me t\u00eb drejt\u00eb i ka pranuar k\u00ebto burime n\u00eb analiz\u00ebn financiare, pasi jan\u00eb t\u00eb gjurmueshme dhe t\u00eb provueshme me dokumentacion t\u00eb koh\u00ebs, koh\u00eb para se t\u00eb miratohej legjislacioni p\u00ebr vetingun e magjistrat\u00ebve.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, sipas Shehut, nuk q\u00ebndrojn\u00eb as diferencat negative t\u00eb konstatuara nga Komisioni para dhe gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs. Ai n\u00ebnvizoi se ato kan\u00eb rezultuar si pasoj\u00eb e moskonsiderimit t\u00eb t\u00eb ardhurave nga avokatia dhe vler\u00ebs s\u00eb dhuruar nga vjehrri. Prej mbrojtjes u pretendua se n\u00ebse k\u00ebto shuma do t\u00eb konsideroheshin, at\u00ebher\u00eb pamund\u00ebsia mbetet e till\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb proporcionale dhe me praktik\u00ebn e vendosur nga Kolegji e q\u00eb nuk mund t\u00eb sjell\u00eb penalizim. N\u00eb p\u00ebrfundim, prokurori Afrim Shehu k\u00ebrkoi l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb konfirmimit n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Kolegji konstatoi se ishin depozituar dy denoncime t\u00eb reja, por u konstatua se nuk kishin t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr \u00e7eljen e hetimit adminsitrativ.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, trupi gjykues i KPA vendosi t\u00eb \u00e7eli hetimin, administroi 72 akte n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e prov\u00ebs dhe mbylli hetimin gjyq\u00ebsor. Seanca u shty p\u00ebr m\u00eb dat\u00eb 22 prill, n\u00eb or\u00ebn 11:30, kur do t\u00eb paraqiten konkluzionet p\u00ebrfundimtare.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u njoh t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 2 prill me parashtrimet lidhur me shkaqet e ngritura n\u00eb ankimin e ish-Komisionerit Publik, Florian Ballhysa ndaj vendimarrjes s\u00eb Komisionit p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb prokurorit t\u00eb Tiran\u00ebs, Afrim Shehu. Ankimi u bazua n\u00eb n\u00eb rekomandimin e Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit, ONM, q\u00eb e [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":79329,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2],"tags":[1414,427,793,112,119,122,675],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2025\/04\/Afrim-Shehu-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Afrim Shehu pas seanc\u00ebs n\u00eb KPA. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79328"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79328"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79328\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":79330,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79328\/revisions\/79330"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79329"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79328"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79328"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79328"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}