{"id":79340,"date":"2025-04-07T17:10:07","date_gmt":"2025-04-07T15:10:07","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/drejtuesi-i-spak-heq-dore-nga-kerkimi-per-shkarkimin-e-prokurorit-hysni-mulaj\/2025\/04\/07\/"},"modified":"2025-04-07T17:13:39","modified_gmt":"2025-04-07T15:13:39","slug":"drejtuesi-i-spak-heq-dore-nga-kerkimi-per-shkarkimin-e-prokurorit-hysni-mulaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/drejtuesi-i-spak-heq-dore-nga-kerkimi-per-shkarkimin-e-prokurorit-hysni-mulaj\/2025\/04\/07\/","title":{"rendered":"Drejtuesi i SPAK heq dor\u00eb nga k\u00ebrkimi p\u00ebr shkarkimin e prokurorit Hysni Mulaj"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u njoh t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 7 prill me konkluzionet p\u00ebrfundimtare n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e prokurorit t\u00eb Tiran\u00ebs, Hysni Mulaj, lidhur me pretendimet e ngritura n\u00eb ankimin e ish-Komisioneres Publike, Irena Nino q\u00eb k\u00ebrkoi shkarkimin e k\u00ebtij subjekti rivler\u00ebsimi me argumentin se nuk arrin nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb. N\u00eb fund t\u00eb shqyrtimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb Kolegj, pas administrimit t\u00eb provave t\u00eb reja t\u00eb dor\u00ebzuara nga prokurori Mulaj gjat\u00eb parashtrimeve, si dhe t\u00eb shpjegimeve t\u00eb tij, prokurori Klodian Braho q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson drejtuesin e SPAK n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtjeje, ndryshoi q\u00ebndrim duke k\u00ebrkuar l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb konfirmimit t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit. Po ashtu, prokurori Hysni Mulaj k\u00ebrkoi p\u00ebrmes avokates s\u00eb tij, Romina Zano, l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK.<\/p>\n<p>Hysni Mulaj u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb nga Komisioni i pavarur i Kualifikimit n\u00eb 8 qershor 2022. N\u00eb fillim KPK e gjeti Mulajn n\u00eb pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr t\u00eb mbuluar shpenzimet, kursimet dhe blerjen e nj\u00eb apartamenti. Ky konstatim paraprak erdhi pasi babai i tij u gjet n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr dh\u00ebnien e nj\u00eb huaje prej 4 milion\u00eb lek\u00ebsh dhe nj\u00eb dhurat\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 500 mij\u00eb lek\u00eb, t\u00eb deklaruara si burime p\u00ebr apartamentin.<\/p>\n<p>Mulaj i kund\u00ebrshtoi gjetjet e KPK duke k\u00ebmb\u00ebngulur t\u00eb uleshin shpenzimet, t\u00eb konsideroheshin t\u00eb ardhurat nga bujq\u00ebsia, ato nga nj\u00eb aktivitet bar-kafe e prind\u00ebrve, t\u00eb ardhurat e v\u00ebllez\u00ebrve nga emigracioni, si dhe kontributi i tij n\u00eb familjen e origjin\u00ebs, duke argumentuar se kan\u00eb jetuar t\u00eb gjith\u00eb s\u00eb bashku dhe t\u00eb ardhurat menaxhoheshin nga i ati. N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb hetimit administrativ, KPK konkludoi se Mulaj rezultoi me nj\u00eb bilanc negativ prej 1.5 milion lek\u00ebsh, i shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb 4 vjet, q\u00eb u konsiderua i pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb penalizim<\/p>\n<p>Vendimarrja e KPK nuk u gjet e drejt\u00eb nga ish-komisonerja Nino, e cila pretendoi se Komisioni kishte vler\u00ebsuar gabim gjendjen e pasurive dhe mund\u00ebsive financiare t\u00eb subjektit. Sipas saj, prind\u00ebrit e Mulajt nuk kan\u00eb pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar huan\u00eb dhe dhurimin. Po ashtu, ajo vler\u00ebsoi se konkluzioni i Komisionit n\u00eb lidhje me t\u00eb ardhurat e t\u00eb af\u00ebrmve t\u00eb subjektit nga emigracioni bie ndesh me precedent\u00ebt e vendosur tashm\u00eb nga KPA. Sipas ish-Komisioneres Publike, Mulaj nuk ka d\u00ebshmuar ligjshm\u00ebrin\u00eb e t\u00eb ardhurave nga emigracioni, si dhe t\u00eb ardhurave t\u00eb prind\u00ebrve nga bujq\u00ebsia e aktiviteti tregtar.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb paraqitjes s\u00eb parashtrimeve m\u00eb 2 prill, prokurori Braho tha se u q\u00ebndronin gjith\u00eb shkaqeve t\u00eb ankimit, duke e cil\u00ebsuar p\u00ebrfundimin e Komisionit p\u00ebr burimet e apartamentit t\u00eb konkluduar n\u00eb vler\u00ebsim jo t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb provave t\u00eb administruara dhe t\u00eb legjislacionit p\u00ebr vetingun e magjistrat\u00ebve. Avokatja Romina Zano i kund\u00ebrshtoi shkaqet e ankimit si t\u00eb pabazuara dhe tha se kishin paraqitur fakte t\u00eb reja shkresore q\u00eb v\u00ebrtetojn\u00eb burimet ndaj t\u00eb cilave ngrihen pretendime.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa gjat\u00eb konkluzioneve p\u00ebrfundimtare, Braho u shpreh se pretendimet e ngritura n\u00eb shkaqet e ankimit ishin ezauruar gjat\u00eb shqyrtimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb Kolegj. Ai paraqiti rezultate t\u00eb reja t\u00eb analiz\u00ebs financiare, t\u00eb konkluduara bazuar dhe n\u00eb provat e reja t\u00eb dor\u00ebzuara prej subjektit p\u00ebr t\u00eb ardhurat nga emirgacioni dhe t\u00eb ardhurat e tjera, duke konstatuar se bilanci negativ q\u00eb mbetet nga analiza e p\u00ebrgjithshme, \u00ebsht\u00eb i pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb c\u00ebnuar vendimin e Komisionit. N\u00eb p\u00ebrfundim, Braho k\u00ebrkoi l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb konfirmimit t\u00eb prokurorit Hysni Mulaj.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesja ligjore e Mulajt, avokatja Romina Zano paraqiti n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbledhur konkluzionet p\u00ebrfundimtare dhe k\u00ebrkoi po ashtu l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb vendimit t\u00eb KPK. Prokurori Hysni Mulaj deklaroi se nuk kishte ndonj\u00eb gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb shtuar.<\/p>\n<p>KPA u t\u00ebrhoq p\u00ebr vendim, q\u00eb u njoftua se do t\u00eb shpallet m\u00eb dat\u00eb 5 maj, n\u00eb or\u00ebn 12:00.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u njoh t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 7 prill me konkluzionet p\u00ebrfundimtare n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e prokurorit t\u00eb Tiran\u00ebs, Hysni Mulaj, lidhur me pretendimet e ngritura n\u00eb ankimin e ish-Komisioneres Publike, Irena Nino q\u00eb k\u00ebrkoi shkarkimin e k\u00ebtij subjekti rivler\u00ebsimi me argumentin se nuk arrin nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb. [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":79341,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2,115],"tags":[980,314,892,793,1822,118,221,149,675],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2025\/04\/Prokurori-Hysni-Mulaj-dhe-avokatja-Romina-Zano-ne-KPA.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Hysni Mulaj dhe avokatja Romina Zano n\u00eb KPA","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79340"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79340"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79340\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":79342,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79340\/revisions\/79342"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79341"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79340"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79340"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79340"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}