{"id":79343,"date":"2025-04-07T20:53:59","date_gmt":"2025-04-07T18:53:59","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-njihet-me-parashtrimet-ne-vetingun-e-gjyqtarit-artan-hajredinaj\/2025\/04\/07\/"},"modified":"2025-04-07T20:56:47","modified_gmt":"2025-04-07T18:56:47","slug":"kpa-njihet-me-parashtrimet-ne-vetingun-e-gjyqtarit-artan-hajredinaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-njihet-me-parashtrimet-ne-vetingun-e-gjyqtarit-artan-hajredinaj\/2025\/04\/07\/","title":{"rendered":"KPA njihet me parashtrimet n\u00eb vetingun e gjyqtarit Artan Hajredinaj"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u njoh t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 7 prill me parashtrimet n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e vetingut t\u00eb gjyqtarit t\u00eb Lezh\u00ebs, Artan Hajredinaj. Prokurori Klodian Braho, i cili p\u00ebrfaq\u00ebson n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces drejtuesin e SPAK, Altin Dumani, deklaroi se u q\u00ebndronin gjith\u00eb shkaqeve t\u00eb ankimit. Ai konstatoi se Hajredinaj nuk ka p\u00ebrmbysur dot barrat e prov\u00ebs dhe se gjendet n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pasakt\u00eb e t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb. Po ashtu, k\u00ebrkoi konsiderimin e gjetjeve p\u00ebr pasurin\u00eb dhe profesionalizmin n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor, n\u00eb drejtim t\u00eb c\u00ebnimit t\u00eb besimit t\u00eb publikut tek sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Hajredinaj paraqiti pretendimet e tij kund\u00ebr shkaqeve t\u00eb ankimit n\u00eb aspektin profesional. P\u00ebr gjetjet n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb, dha shpjegime p\u00ebrfaq\u00ebsuesja e tij ligjore, avokatja Romina Zano, duke k\u00ebrkuar l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb konfirmimit.<\/p>\n<p>Gyqtari Artan Hajredinaj u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb m\u00eb 19 mars 2024, pasi Komisioni i gjeti bind\u00ebse shpjegimet dhe provat e tij p\u00ebr konstatimet e hetimit paraprak lidhur me pamund\u00ebsi financiare n\u00eb krijimin e pasurive e mbulimin e shpenzimeve, si dhe dyshimet e ngritura p\u00ebr fshehjen e nj\u00eb apartamenti.<\/p>\n<p>Ish-Komisioneri Publik,\u00a0Florian Ballhysa e ankimoi vendimin e KPK p\u00ebr Hajredinajn duke ngritur shkaqe n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe profesionalizmit dhe vler\u00ebsoi se ky subjekt rivler\u00ebsimi nuk arrin nivel t\u00eb besuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Para se t\u00eb em\u00ebrohej si gjyqtar n\u00eb vitin 2007, Hajredinaj ka punuar si noter dhe p\u00ebrmbarues. Ai e ka ushtruar funksionin Gjykat\u00ebn e Tropoj\u00ebs n\u00eb vitet 2007-2016, nd\u00ebrsa gjat\u00eb n\u00ebnt\u00eb viteve t\u00eb fundit n\u00eb Gjykat\u00ebn e Rrethit Gjyq\u00ebsor Lezh\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Shkaqet p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Subjekti ka deklaruar nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 113.1 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb fituar n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb kontrate sip\u00ebrmarrje t\u00eb vitit 2006 p\u00ebr \u00e7mimin 45 mij\u00eb euro dhe 30 mij\u00eb euro t\u00eb shpenzuara p\u00ebr punime e mobilim. Si burim krijimi ka deklaruar t\u00eb ardhurat si noter, shitje t\u00eb nj\u00eb toke bujq\u00ebsore dhe nj\u00eb kredi.<\/p>\n<p>Braho deklaroi se ndajn\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb ndrysh\u00ebm nga Komisioni lidhur me k\u00ebt\u00eb pasuri, p\u00ebrsa i p\u00ebrket sakt\u00ebsin\u00eb e deklarimeve t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit mbi vler\u00ebn e blerjes s\u00eb k\u00ebsaj pasurie, si dhe mjaftueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme t\u00eb p\u00ebrdorura p\u00ebr blerjen e saj.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb hetimit administrativ paraprak, KPK i ka kaluar subjektit barr\u00eb prove p\u00ebr deklarime t\u00eb pasakta n\u00eb vite, si dhe bilanc negativ. Kjo, pasi ishin ngritur dyshime p\u00ebr shitje fiktive t\u00eb dy ngastrave me vresht\u00eb t\u00eb blera disa her\u00eb m\u00eb lir\u00eb nga sa ishin shitur, t\u00eb ardhura q\u00eb jan\u00eb deklaruar si nj\u00eb nd\u00ebr burimet e krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, n\u00eb p\u00ebrfundim Komisioni vler\u00ebsoi se nuk mund t\u00eb konkludohet p\u00ebr shitje fiktive t\u00eb k\u00ebtyre pronave, kur n\u00eb at\u00eb koh\u00eb subjekti nuk ka qen\u00eb gjyqtar dhe as subjekt deklarues. Nd\u00ebrsa pasakt\u00ebsit\u00eb jan\u00eb vler\u00ebsuar se nuk jan\u00eb kryer me ndonj\u00eb q\u00ebllim t\u00eb caktuar.<\/p>\n<p>Sipas ankimit, Hajredinaj nuk ka deklaruar n\u00eb vite posedim t\u00eb kursimeve cash me burim nga shitja e dy pasurive, nga p\u00ebr rrjedhoj\u00eb vler\u00ebsohet e pabazuar marrja e mir\u00ebqen\u00eb e k\u00ebtij burimi nga ana e Komisionit.<\/p>\n<p>Braho solli n\u00eb v\u00ebmendje se ka kontradikta n\u00eb deklarimet e subjektit lidhur me shum\u00ebn e marr\u00eb kredi. Kjo, pasi vlera e kredis\u00eb ka kaluar n\u00eb llogarin\u00eb e administratorit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb me p\u00ebrshkrimin e pages\u00ebs p\u00ebr apartamentin e Hajredinajt, nd\u00ebrsa ky i fundit ka deklaruar se shuma e p\u00ebrfituar nga kredia bankare \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr dhe poseduar n\u00eb cash nga ai vet\u00eb, duke e p\u00ebrdorur p\u00ebr rikonstruksion e mobilim.<\/p>\n<p>Sipas prokurorit Braho, deklarimet kontradiktore t\u00eb subjektit mbi vler\u00ebn e blerjes dhe destinacionin e kredis\u00eb bankare, konsiderohen si p\u00ebrpjekje t\u00eb tij p\u00ebr t\u00eb paraqitur ndryshe k\u00ebt\u00eb situat\u00eb. Braho shtoi se k\u00ebto rrethana tregojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb sjellje t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, e cila duket se nuk p\u00ebrkon me q\u00ebllimin e procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit p\u00ebr rikthimin e besimit t\u00eb publikut te sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, lidhur me k\u00ebt\u00eb pasuri Braho tha se Hajredinaj nuk provoi t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs mbi vler\u00ebn dhe burimet e ligjshme t\u00eb deklaruara t\u00eb p\u00ebrdorura p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Avokatja Romina Zano parashtroi q\u00ebndrimin e subjektit lidhur me t\u00eb ardhurat nga shitja e ngastrave t\u00eb tok\u00ebs dhe kredia. Sipas Zanos, ishte e p\u00ebrcaktuar se q\u00ebllimi i marrjes s\u00eb kredis\u00eb ishte p\u00ebr berjen e apartamentit dhe punimet. Ajo v\u00ebrejti se shuma e kredis\u00eb ishte t\u00ebrhequr cash dhe kishte sh\u00ebrbyer p\u00ebr investimet n\u00eb banes\u00eb.<\/p>\n<p>Zano pohoi se ishte r\u00ebn\u00eb dakord q\u00eb vlera e kredis\u00eb t\u00eb kalonte p\u00ebrmes kompanis\u00eb dhe se i ishte kaluar subjektit q\u00eb m\u00eb pas i ka p\u00ebrdorur p\u00ebr mobilimin e punimet n\u00eb apartament.<\/p>\n<p>P\u00ebr transaksionet e kryer me vreshtat, vlera e shitjes s\u00eb t\u00eb cil\u00ebve \u00ebsht\u00eb deklaruar si burim p\u00ebr apartamentin, Zano konstatoi se ky transaksion ishte kryer para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs kur subjekti ishte noter dhe se nuk mund t\u00eb ket\u00eb ndonj\u00eb indice p\u00ebr veprime fiktive q\u00eb lidhen me funksionin e tij si gjyqtar.<\/p>\n<p>Avokatja shpjegoi se subjekti ka dashur t\u00eb investoj\u00eb n\u00eb k\u00ebto pasuri pasi ishin af\u00ebr qendr\u00ebs s\u00eb qytetit, por m\u00eb von\u00eb e ka tjet\u00ebrsuar dhe jan\u00eb paguar detyrimet. Sipas Zanos, p\u00ebrderisa t\u00eb gjitha veprimet jan\u00eb kryer sipas ligjit, t\u00eb ardhurat jan\u00eb t\u00eb ligjshme dhe duhen konsideruar n\u00eb analiz\u00eb. Ajo shtoi se edhe bler\u00ebsi i cili ishte biznesmen, ka dashur t\u00eb investoj\u00eb n\u00eb agroturiz\u00ebm.<\/p>\n<p>Tjet\u00ebr argument q\u00eb parashtroi Zano, ishte dhe fakti se pala bler\u00ebse kishte depozituar deklarat\u00eb noteriale lidhur me k\u00ebto transaksione dhe n\u00ebse nuk do kishte qen\u00eb dakord, nuk do e kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Zanos, rezulton se subjekti ka pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr investimet e kryera n\u00eb apartament, si para ashtu dhe gjat\u00eb detyr\u00ebs.<\/p>\n<p>Hajredinaj ka deklaruar t\u00eb ardhura nga shitja e disa nj\u00ebsive sh\u00ebrbimi n\u00eb Bajram Curri. KPK i kaloi subjektit barr\u00eb prove p\u00ebr pamund\u00ebsi p\u00ebr investimet e kryera n\u00eb k\u00ebto pasuri, p\u00ebr mosdeklarimin e tyre n\u00eb vitin 2009, si dhe p\u00ebr deklarime t\u00eb pasakta e t\u00eb paplota n\u00eb vite e gjat\u00eb procesit lidhur me sip\u00ebrfaqet e tyre dhe burimin e krijimit. Po ashtu, u konsiderua e paqart\u00eb arsyeja e dhurimit t\u00eb dy nj\u00ebsive nj\u00eb shtetasi tjet\u00ebr n\u00eb vitin 2016, rreth 7 vjet pas regjistrimit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Subjekti kund\u00ebrshtoi gjetjet e KPK duke shpjeguar se veprimet ishin kryer n\u00eb koh\u00ebn kur ishte noter. Sipas tij, nj\u00ebsit\u00eb egzistonin dhe se kishte kryer vet\u00ebm nj\u00eb shtes\u00eb. Po ashtu, sqaroi se personi t\u00eb cilit i kishte dhuruar nj\u00ebsit\u00eb n\u00eb vitin 2016, kishte hequr dor\u00eb nga pasurit\u00eb me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb realizohej leja nd\u00ebrtimore, por se kishte qen\u00eb gjithmon\u00eb pronari de facto i dy nj\u00ebsive q\u00eb i kishte dhuruar.<\/p>\n<p>Pretendimet e Hajredinajt p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri u gjet\u00ebn t\u00eb besueshme nga Komisioni, por ish-Komisioneri Publik i ankimoi duke vler\u00ebsuar se subjekti ka kryer deklarime kontradiktore dhe nuk ka arritur t\u00eb provoj\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs p\u00ebr vler\u00ebn dhe koh\u00ebn e investimit.<\/p>\n<p>Braho tha se deklarimet e subjektit p\u00ebr k\u00ebto pasuri jan\u00eb t\u00eb pasakta, t\u00eb paplota e t\u00eb pamjaftueshme, duke e b\u00ebr\u00eb t\u00eb pamundur verifikimin e tyre.<\/p>\n<p>Pamund\u00ebsia e kontrollit t\u00eb k\u00ebtyre pasurive, sipas Brahos afekton dhe krijimin e nj\u00eb llogarie bankare n\u00eb vler\u00ebn 80 mij\u00eb euro, si dhe dh\u00ebnien e dy huave, me burim t\u00eb ardhurat nga shitja e nj\u00ebsive.<\/p>\n<p>Po ashtu, Braho konstatoi se p\u00ebr t\u00eb ardhurat e deklaruara nga qiradh\u00ebnia e nj\u00ebsive jan\u00eb paguar detyrimet tatimore n\u00eb vitin 2021, q\u00eb ngren\u00eb dyshime se jan\u00eb kryer n\u00eb funksion t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit. Ai k\u00ebrkoi q\u00eb k\u00ebto rrethana dhe veprimet e kryera p\u00ebr nj\u00ebsit\u00eb, t\u00eb konsiderohen n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor s\u00eb bashku me shkaqet e tjera.<\/p>\n<p>Zano konstatoi se nj\u00ebsit\u00eb jan\u00eb bler\u00eb nga subjekti para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs. Ajo shpjegoi se Hajredinaj ka qen\u00eb pronari i truallit ku do nd\u00ebrtohej shtesa e nj\u00ebsive dhe leja mund t\u00eb jepej vet\u00ebm n\u00eb em\u00ebr t\u00eb pronarit t\u00eb tok\u00ebs. Sipas saj, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ishte r\u00ebnd\u00eb dakord. Po ashtu, shpenzimet i ka kryer personi t\u00eb cilit subjekti i ka dhuruar dy nj\u00ebsit\u00eb.<\/p>\n<p>Avokatja e subjektit argumentoi se kjo situat\u00eb provohej jo vet\u00ebm nga deklarimet e personit q\u00eb ka p\u00ebrfituar dy nj\u00ebsit\u00eb me dhurim nga subjekti, por dhe p\u00ebr faktin se ky i fundit nuk i ka p\u00ebrdorur ato, si dhe nuk ka deklaruar shfryt\u00ebzimin e tyre apo p\u00ebrfitime. Zano theksoi se ato dy nj\u00ebsi jan\u00eb zot\u00ebruar gjithmon\u00eb nga personi tjet\u00ebr dhe jo nga subjekti.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa lidhur me t\u00eb ardhurat nga dh\u00ebnia me qira e nj\u00ebsive q\u00eb Hajredinajt ka poseduar, Zano sqaroi se ai nuk e ka ditur se qiramarr\u00ebsi nuk i kishte shlyer detyrimet, m\u00ebgjith\u00ebse kishte qen\u00eb detyrimi i k\u00ebtij t\u00eb fundit. Megjithat\u00eb, ajo shtoi se edhe n\u00ebse nuk konsiderohen t\u00eb ardhurat nga qiradh\u00ebnia e nj\u00ebsive, nuk afektohet bilanci pozitiv.<\/p>\n<p>Komisioni ka konstatuar mosdeklarimin nga subjekti t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb nj\u00eb apartamenti n\u00eb Bajram Curri. Hajredinaj ka shpjeguar se, n\u00eb kushtet kur nuk kishte t\u00eb drejta mbi k\u00ebt\u00eb pasuri, si dhe nuk gjendej p\u00ebrpara aktit t\u00eb shitjes, dhurimit apo marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb huas\u00eb, ka konsideruar se e kishte ezauruar deklarimin e p\u00ebrdorimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie duke p\u00ebrcaktuar vet\u00ebm adres\u00ebn e deklarimit n\u00eb gjendje civile.<\/p>\n<p>Ndryshe nga KPK q\u00eb nuk ka gjetur probleme, Braho u shpreh se subjekti nuk ka p\u00ebrmbushur detyrimet ligjore p\u00ebr deklarimin e k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Avokatja Zano n\u00ebnvizoi se, ndryshe nga sa pretendohet n\u00eb ankim, subjekti nuk ka qen\u00eb posedues i k\u00ebsaj pasurie n\u00eb koh\u00ebn kur ka pasur detyrimin p\u00ebr deklarim.<\/p>\n<p>Prokurori Braho paraqiti pretendimet dhe p\u00ebr nj\u00eb apartament tjet\u00ebr n\u00eb Sh\u00ebngjin, pasuri p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn subjekti ka deklaruar se e ka prenotuar p\u00ebr v\u00ebllain n\u00eb vitin 2007. Kontrata e shitblerjes \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar nga i v\u00ebllai. Hajredinaj ka shpjeguar se e ka p\u00ebrdorur k\u00ebt\u00eb banes\u00eb gjat\u00eb pushimeve verore.<\/p>\n<p>Komisioni ngriti fillimisht dyshime se ky apartament mund t\u00eb ishte pasuri e fshehur e subjektit. Por, n\u00eb p\u00ebrfundim u konkludua se v\u00ebllai i Hajredinajt jetonte prej vitesh n\u00eb Angli\u00a0dhe se n\u00eb dit\u00ebn kur \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar kontrata e sip\u00ebrmarrjes ka qen\u00eb n\u00eb pamund\u00ebsi objektive t\u00eb ishte i pranish\u00ebm. Po ashtu, p\u00ebr shkak se nuk ka qen\u00eb i pajisur me dokument identiteti n\u00eb Angli n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, ka qen\u00eb n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb l\u00ebshuar nj\u00eb prokur\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimi p\u00ebr v\u00ebllain e tij, gjyqtarin Hajredinaj.<\/p>\n<p>Braho konstatoi se subjekti e ka p\u00ebrdorur k\u00ebt\u00eb pasuri me tagra t\u00eb plota, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk ka arritur t\u00eb provoj\u00eb mund\u00ebsin\u00eb financiare t\u00eb krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie nga i v\u00ebllai.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Braho deklaroi se subjekti gjendet n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pasakt\u00eb e t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb dhe k\u00ebrkoi q\u00eb shkaqet e ngritura n\u00eb ankim t\u00eb vler\u00ebsohet dhe n\u00eb drejtim t\u00eb c\u00ebnimit t\u00eb besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>Avokatja Zano kund\u00ebrshtoi shkaqet e ankimit p\u00ebr apartamentin n\u00eb Sh\u00ebngjin, duke argumentuar se ishte p\u00ebrcaktuar n\u00eb kontrat\u00eb se kjo pasuri po porositej p\u00ebr t\u00eb v\u00ebllan\u00eb. Sipas saj, pavar\u00ebsisht se ishte n\u00ebnshkruar nga gjyqtari Hajredinaj, do t\u00eb sillte pasoja ligjore p\u00ebr v\u00ebllain e tij. Zano shtoi se ky apartament \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur dhe nga an\u00ebtar\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb familjes s\u00eb origjin\u00ebs p\u00ebr pushime dhe jo vet\u00ebm prej subjektit. Ajo theksoi se \u00ebsht\u00eb v\u00ebllai i subjektit ai i cili ka n\u00ebnshkruar kontrat\u00ebn p\u00ebrfundimtare t\u00eb shitblerjes, duke konfirmuar se \u00ebsht\u00eb pasuri e tij.<\/p>\n<p>Po ashtu, Zano e cil\u00ebsoi t\u00eb pav\u00ebrtet\u00eb pretendimin n\u00eb ankim se KPK nuk ka hetuar p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e v\u00ebllait p\u00ebr blerjen e apartamentit. Sipas saj, jan\u00eb verifikuar t\u00eb ardhurat nga puna e tij n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bahskuar, si dhe nga nj\u00eb kredi q\u00eb ai ka marr\u00eb atje \u2013 shuma q\u00eb jan\u00eb kaluar tek subjekti nga bashk\u00ebshortja e t\u00eb v\u00ebllait.<\/p>\n<p>Lidhur me kursimet cash, u shpjegua se ka qen\u00eb nj\u00eb pakujdesi e subjektit dhe ILDKPKI-s\u00eb, q\u00eb ka sjell\u00eb plot\u00ebsimin me vones\u00eb t\u00eb deklarat\u00ebs para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs. Por, sipas Zanos, pasakt\u00ebsit\u00eb e subjektit n\u00eb deklarime, nuk shoq\u00ebrohen me pamund\u00ebsi financiare.<\/p>\n<p><strong>Profesionalizmi<\/strong><\/p>\n<p>Braho e videntoi se Hajredinaj ka marr\u00eb disa vendime p\u00ebr ulje d\u00ebnimi t\u00eb t\u00eb d\u00ebnuarve, n\u00eb zbatim t\u00eb gabuar t\u00eb ligjit. Po ashtu, n\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera t\u00eb denoncuara nga publiku, jan\u00eb gjetur mang\u00ebsi n\u00eb drejtim t\u00eb njohuive ligjore dhe arsyetimit ligjor.<\/p>\n<p>Ndryshe nga Komisioni q\u00eb e ka transferuar nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr shyqrtim t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm pran\u00eb Inspektorit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, Braho tha se duhej t\u00eb trajtohet n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor, s\u00eb bashku me gjetjet e tjera.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Braho u shpreh se gjyqtari Hajredinaj nuk arin nivel t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb dhe k\u00ebrkoi shkarkimin e tij.<\/p>\n<p>Gjyqtari Hajredinaj v\u00ebrejti se KPK kishte konkluduar se ai ka arritur nivel kualifikues n\u00eb aspektin profesional. Ai parashtroi mbrojtjen e tij ndaj gjith\u00eb shkaqeve t\u00eb ankimit. Lidhur me vendimet p\u00ebr ulje d\u00ebnimi, ai k\u00ebmb\u00ebnguli se kishte zbatuar legjislacionin dhe se kishte arsyetuar rrethanat. Subjekti shtoi se ishte bazuar dhe n\u00eb praktik\u00ebn e gjykat\u00ebs dhe se vendimarrjet kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb dakord\u00ebsuara nga pal\u00ebt dhe se nuk ka pasur ankim.<\/p>\n<p>P\u00ebr disa prej \u00e7\u00ebshtjeve konstatoi se jan\u00eb ende n\u00eb faz\u00ebn e shqyrtimit apo n\u00eb pritje t\u00eb gjykimit, nd\u00ebrsa p\u00ebr t\u00eb tjera tha se shkaqet e ankimit kap\u00ebrcejn\u00eb objektin e vetingut. Hajredinaj pranoi mang\u00ebsi n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje, por solli n\u00eb v\u00ebmendje ngarkes\u00ebn e lart\u00eb n\u00eb pun\u00eb.<\/p>\n<p>Duke theksuar se pretendimet e tij jan\u00eb t\u00eb plota dhe bind\u00ebse, ai deklaroi se nj\u00eb mang\u00ebsi n\u00eb nj\u00eb prej \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb shqyrtuara nuk mund t\u00eb sjell\u00eb pasoj\u00eb. N\u00eb p\u00ebrfundim, gjyqtari Artan Hajredinaj k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb denoncim t\u00eb ri, prokurori Klodian Braho konstatoi se \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb shyqrtim dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk mund t\u00eb sjelli ndikim n\u00eb procesin e rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Kolegji vendosi \u00e7eljen e shqyrtimit gjyq\u00ebsor dhe administroi provat e reja t\u00eb sjella nga subjekti. Pal\u00ebt u ftuan t\u00eb paraqesin konkluzionet p\u00ebrfundimtare n\u00eb seanc\u00ebn e radh\u00ebs q\u00eb u caktua t\u00eb zhvillohet m\u00eb dat\u00eb 28 prill, n\u00eb or\u00ebn 14:00.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u njoh t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 7 prill me parashtrimet n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e vetingut t\u00eb gjyqtarit t\u00eb Lezh\u00ebs, Artan Hajredinaj. Prokurori Klodian Braho, i cili p\u00ebrfaq\u00ebson n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces drejtuesin e SPAK, Altin Dumani, deklaroi se u q\u00ebndronin gjith\u00eb shkaqeve t\u00eb ankimit. Ai konstatoi se Hajredinaj nuk ka p\u00ebrmbysur dot [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":79344,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2,115],"tags":[795,1339,427,779,1822,112,101,1007,675],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2025\/04\/Gjyqtari-Artan-Harjedinaj-dhe-avokatja-Romina-Zano-ne-KPA-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Artan Harjedinaj dhe avokatja Romina Zano ne KPA","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79343"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79343"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79343\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":79345,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79343\/revisions\/79345"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79344"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79343"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79343"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79343"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}