{"id":79352,"date":"2025-04-09T19:10:20","date_gmt":"2025-04-09T17:10:20","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-njihet-me-pretendimet-ne-ceshtjen-e-gjyqtares-ardiana-bera\/2025\/04\/09\/"},"modified":"2025-04-09T19:11:34","modified_gmt":"2025-04-09T17:11:34","slug":"kpa-njihet-me-pretendimet-ne-ceshtjen-e-gjyqtares-ardiana-bera","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-njihet-me-pretendimet-ne-ceshtjen-e-gjyqtares-ardiana-bera\/2025\/04\/09\/","title":{"rendered":"KPA njihet me pretendimet n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e gjyqtares Ardiana Bera"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u njoh t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 9 prill me parashtrimet n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e vetingut t\u00eb gjyqtares s\u00eb Tiran\u00ebs, Ardiana Bera, konfirmimi n\u00eb detyr\u00eb i s\u00eb cil\u00ebs u ankimua nga institucioni i Komisioner\u00ebve Publik\u00eb p\u00ebr gjetje n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe profesionalizmin.<\/p>\n<p>Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani u p\u00ebrfaq\u00ebsua n\u00eb seanc\u00ebn e t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebs nga prokurori Adnan Xholi, i cili u shpreh se u q\u00ebndronin shkaqeve t\u00eb ankimit. Gjyqtarja Bera u paraqit n\u00eb seanc\u00eb s\u00eb bashku me avokaten Romina Zano.<\/p>\n<p>Bera u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK m\u00eb 26 prill t\u00eb vitit 2024. Megjith\u00ebse Komisioni i kaloi barra prove p\u00ebr disa bilance negative n\u00eb disa vite dhe i k\u00ebrkoi shpjegime p\u00ebr vendimin si pjes\u00eb e trup\u00ebs q\u00eb shpalli t\u00eb pafajsh\u00ebm gardist\u00ebt e akuzuar p\u00ebr vrasjet e protestuesve m\u00eb 21 janar t\u00eb vitit 2011 p\u00ebrpara kryeministris\u00eb, n\u00eb p\u00ebrfundim u konkludua se subjekti arriti t\u00eb shpjegoj\u00eb bindsh\u00ebm burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb dhe se kishte arritur nivel kualifikues p\u00ebr profesionalizmin.<\/p>\n<p>Prokurori Adnan Xholi konstatoi se subjekti nuk ka arritur t\u00eb provoj\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb burimeve financiare q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 136.7 m2 n\u00eb Tiran\u00eb. Ai v\u00ebrejti se Bera ka deklaruar n\u00eb deklarat\u00ebn e par\u00eb dhe n\u00eb at\u00eb veting si burim t\u00eb k\u00ebsaj pasurie dhe nj\u00eb hua 2 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb marr\u00eb nga v\u00ebllez\u00ebrit emigrant\u00eb n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar. Sipas Xholit, me aktet e dor\u00ebzuara deri n\u00eb k\u00ebto momente nuk provohet mund\u00ebsia e v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb subjektit p\u00ebr kursimin e shum\u00ebs s\u00eb dh\u00ebn\u00eb hua.<\/p>\n<p>Po ashtu, prokurori Xholi tha se Bera gjendet n\u00eb pamund\u00ebsi dhe p\u00ebr gjendjen cash n\u00eb shum\u00ebn 5 milion\u00eb lek\u00eb, t\u00eb deklaruar si burim p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebsteve t\u00eb apartamentit. Ai argumentoi, se pamund\u00ebsit\u00eb e konstatuara p\u00ebr huan\u00eb dhe cash-in afektojn\u00eb mund\u00ebsin\u00eb financiare t\u00eb subjektit p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Xholi evidentoi se pretendimi subjektit p\u00ebr kthimin e nj\u00eb shume 600 mij\u00eb lek\u00eb nga ana e shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese, bie n\u00eb kund\u00ebrshtim me deklarimet e saj, pasi vlera e apartamentit \u00ebsht\u00eb deklaruar n\u00eb shum\u00ebn 6 milion\u00eb lek\u00eb. Sipas Xholit, nuk ekziston asnj\u00eb dokument q\u00eb tregon kthimin e k\u00ebsaj shume.<\/p>\n<p>Avokatja Romina Zano e cila paraqiti pretendimet e Ber\u00ebs n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb, v\u00ebrejti se shkaqet e ankimit jan\u00eb t\u00eb paqarta. Ajo u shpreh se kishin siguruar akte t\u00eb reja shtes\u00eb q\u00eb i paraqit\u00ebn n\u00eb s\u00e9ance &#8211; dokumente t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese p\u00ebr ark\u00ebtimet e pagesave p\u00ebr apartamentin.<\/p>\n<p>Lidhur me apartamentin, Zano u shpreh se shkaqet jan\u00eb t\u00eb bazuar n\u00eb intepretim t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb ligjit. Ajo konstatoi se subjekti ka kryer deklarim t\u00eb sakt\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn veting p\u00ebr k\u00ebt\u00eb apartament, q\u00eb s\u00eb bashku me nj\u00eb garazh p\u00ebr t\u00eb cilin nuk jan\u00eb ngritur shkaqe n\u00eb ankim, p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb pasurit\u00eb e vetme t\u00eb paluajtshme t\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>Zano tha se, p\u00ebr krijimin e burimeve financiare p\u00ebr k\u00ebt\u00eb apartament, kan\u00eb sh\u00ebrbyer edhe t\u00eb ardhurat nga shitja e banes\u00ebs s\u00eb m\u00ebparshme n\u00eb Kruj\u00eb, si dhe t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit. Sipas avokates, Bera ka deklaruar gjithmon\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat burime dhe ka qen\u00eb e qart\u00eb n\u00eb deklarimin e detyrimit ndaj v\u00ebllez\u00ebrve n\u00eb vler\u00ebn 2 milion\u00eb lek\u00eb, si dhe n\u00eb pak\u00ebsimin e cash-it.<\/p>\n<p>Sipas shpjegimeve t\u00eb Zanos dhe t\u00eb vet\u00eb subjektit pasi u pyet nga Kolegji, huaja nga v\u00ebllez\u00ebrit \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb vitin 2001 p\u00ebr prenotimin e nj\u00eb apartamenti tjet\u00ebr. P\u00ebr arsye se jetonin dhe prind\u00ebrit, kan\u00eb vler\u00ebsuar t\u00eb marrin nj\u00eb apartament m\u00eb t\u00eb madh dhe kan\u00eb revokuar kontrat\u00ebn e m\u00ebparshme dhe shoq\u00ebria u ka rikthyer shum\u00ebn 2 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb paguar me huan\u00eb e marr\u00eb nga v\u00ebllez\u00ebrit.<\/p>\n<p>Bera shpjegoi se vlera 2 milion\u00eb lek\u00eb e huas\u00eb nga v\u00ebllez\u00ebrit q\u00eb i \u00ebsht\u00eb kthyer nga shoq\u00ebria nd\u00ebrtuese \u00ebsht\u00eb mbajtur cash s\u00eb bashku me kursimet e tjera. Por sipas saj, kjo vler\u00eb nuk ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr krijimin e ndonj\u00eb pasurie.<\/p>\n<p>Si burime p\u00ebr apartamentin u pretenduan se ishin t\u00eb ardhurat nga puna e saj dhe bashk\u00ebshortit dhe nga shitja e banes\u00ebs n\u00eb Kruj\u00eb.<\/p>\n<p>Avokatja Zano deklaroi se mandatet e pagesave t\u00eb k\u00ebsteve t\u00eb apartamentit p\u00ebrputhen plot\u00ebsisht me deklarimet e subjektit. Po ashtu, ajo v\u00ebrejti se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrshkruar zbritja e shum\u00ebs 600 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr arsye t\u00eb punimeve t\u00eb kryera n\u00eb apartament nga subjekti n\u00eb vitin 2003.<\/p>\n<p>Sipas Zanos, n\u00eb ankim nuk jan\u00eb paraqitur argumente p\u00ebr mospranimin e kthimit t\u00eb shum\u00ebs 600 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2005. Ajo pretendoi se subjekti nuk ka pasur detyrim p\u00ebr t\u00eb dokumentuar kthimin e shum\u00ebs nga shoq\u00ebria.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb ardhurat e v\u00ebllez\u00ebrve nga puna n\u00eb emigrim, Zano pohoi se subjekti ka shpjeguar se nj\u00eb prej tyre ka shkuar n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar prej vitit 1991, nd\u00ebrsa tjetri n\u00eb \u201998-\u00ebn. Sipas saj, Komisioneri nuk ka kryer intepretim t\u00eb drejt\u00eb, pasi huaja nuk ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr apartamentin aktual. Nj\u00eb pjes\u00eb e saj, n\u00eb mas\u00ebn 1 milion lek\u00eb \u00ebsht\u00eb dhuruar p\u00ebr lindjen e vajz\u00ebs s\u00eb subjektit n\u00eb 2006-\u00ebn. Zano k\u00ebmb\u00ebnguli se huaja nuk mund t\u00eb afektoj\u00eb analiz\u00ebn financiare pasi nuk ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr krijmin e ndonj\u00eb pasurie. Ajo tha se aktet v\u00ebrtetojn\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e v\u00ebllez\u00ebrve p\u00ebr huan\u00eb.<\/p>\n<p>Avokatja k\u00ebrkoi q\u00eb deklaratat e subjektit t\u00eb vler\u00ebsohen pa ndryshuar dometh\u00ebnien e tyre, prej nga do t\u00eb rezultonte bilanc pozitiv. Sipas saj, \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se cash-i n\u00eb vler\u00ebn 5 milion\u00eb lek\u00eb mbulohet me burime t\u00eb ligjshme. Ajo k\u00ebrkoi q\u00eb n\u00eb analiz\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshihen dhe t\u00eb ardhuat e bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit nga avokatia n\u00eb shum\u00ebn 600 mij\u00eb lek\u00eb, megjith\u00ebse nuk ishin paguar detyrimet q\u00eb duhej t\u2019i kishte shlyer pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi.<\/p>\n<p>Sipas drejtuesit t\u00eb SPAK, subjekti rezulton n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr krijimin e nj\u00eb depozite n\u00eb vler\u00ebn 9000 euro t\u00eb deklaruar si burim p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti. T\u00eb ardhurat nga shitja e nj\u00eb makine tjet\u00ebr nuk konsiderohen si burim p\u00ebr arsye se shitja \u00ebsht\u00eb kryer disa muaj pasi \u00ebsht\u00eb bler\u00eb makina e re.<\/p>\n<p>Zano tha se subjekti ka deklaruar depozitimin n\u00eb bank\u00eb t\u00eb shum\u00ebs 9000 euro, vler\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn rezulton t\u00eb ket\u00eb pasur burime. Ajo shpjegoi se kur \u00ebsht\u00eb bler\u00eb automjeti \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr kjo shum\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pagesa. Sipas Zanos, deklarimi subjektit \u00ebsht\u00eb i sakt\u00eb dhe ka pasur burime t\u00eb ligjshme financiare.<\/p>\n<p>Pamund\u00ebsi u konstatua dhe p\u00ebr krijimin e nj\u00eb llogarie bankare n\u00eb em\u00ebr t\u00eb vajz\u00ebs n\u00eb vitin 2006. Xholi pohoi se edhe n\u00ebse do t\u00eb konsiderohen pretendimet e subjektit se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb depozit\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer kursimet n\u00eb fillim t\u00eb vitit, q\u00eb jan\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar me t\u00eb ardhurat e muajve t\u00eb m\u00ebpassh\u00ebm, s\u00ebrish rezulton bilanc negativ.<\/p>\n<p>Zano deklaroi se \u00ebsht\u00eb i padrejt\u00eb konstatimi p\u00ebr pamund\u00ebsi t\u00eb krijimit t\u00eb depozit\u00ebs s\u00eb vajz\u00ebs. Sipas avokates, rezulton q\u00eb subjekti t\u00eb ket\u00eb pasur mund\u00ebsi, si p\u00ebr kthimin e nj\u00eb pjese t\u00eb huas\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve, n\u00eb shum\u00ebn 1 milion lek\u00eb, ashtu dhe p\u00ebr \u00e7eljen e llogaris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb drejtuesit t\u00eb SPAK, Altin Dumani, pamund\u00ebsia financiare e konstatuar p\u00ebr pasurit\u00eb e gjyqtares s\u00eb Tiran\u00ebs, Ardiana Bera, e tejkalon mas\u00ebn e proporcionalitetit t\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb praktik\u00ebn e KPA-s\u00eb.<\/p>\n<p>Zano e kund\u00ebrshtoi analiz\u00ebn e kryer nga drejtuesi i SPAK, duke pretenduar se pamund\u00ebsa mbetet n\u00eb shum\u00eb rreth 700 mij\u00eb lek\u00eb, e shtrir\u00eb n\u00eb tre vite. Sipas saj, edhe kjo pamund\u00ebsi vjen si pasoj\u00eb e pasakt\u00ebsive n\u00eb deklarime, por nuk mund t\u00eb sjell\u00eb penalizim.<\/p>\n<p>N\u00eb aspektin profesional, u trajtua nj\u00eb vendim t\u00eb marr\u00eb nga nj\u00eb trup gjykues ku subjekti ka qen\u00eb n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e an\u00ebtares. Nga sa u relatua, u kuptua se kishte t\u00eb b\u00ebnte me vendimin p\u00ebr shpalljen t\u00eb pafajsh\u00ebm t\u00eb gardist\u00ebve t\u00eb akuzuar p\u00ebr vrasjet e protestuesve m\u00eb 21 janar t\u00eb vitit 2011 p\u00ebrpara kryeministris\u00eb. Xholi evidentoi se Komisioni ka gabuar kur ka konkluduar se kjo \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb shqyrtim. Sipas tij, b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr tjet\u00ebr \u00e7\u00ebshtje dhe se duhet q\u00eb t\u00eb trajtohet n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor.<\/p>\n<p>Ndryshe nga KPK, drejtuesi i SPAK vler\u00ebson se, bazuar n\u00eb provat ve administruara deri tani, subjekti nuk arrin nivel t\u00eb besuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Ardiana Bera u mbrojt vet\u00eb lidhur me gjetjen n\u00eb aspektin profesional. Sipas subjektit, n\u00eb ankim nuk \u00ebsht\u00eb ngritur ndonj\u00eb pretendim konkret lidhur me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, si dhe nuk ka ndonj\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr sjelljen e saj profesionale.<\/p>\n<p>Ajo tha se Apeli nuk e ka prishur vendimin, por e ka ndryshuar duke d\u00ebnuar dy prej tre t\u00eb pandehurve, por p\u00ebr nj\u00eb akuz\u00eb tjet\u00ebr m\u00eb t\u00eb leht\u00eb nga ajo p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb akuzuar. Sipas subjektit, Gjykata e Lart\u00eb nuk e ka pranuar rekursin e prokuroris\u00eb. Ajo argumentoi se ndryshimi \u00ebsht\u00eb kryer bazuar n\u00eb vler\u00ebsimin e provave dhe bindjen e brendshme.<\/p>\n<p>Bera solli si argument se p\u00ebr dy gjyqtar\u00ebt e tjer\u00eb q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb trup\u00eb dhe i jan\u00eb n\u00ebnshtruar procesit t\u00eb vetingut, nuk jan\u00eb evidentuar probleme lidhur me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Madje, sipas saj, p\u00ebr nj\u00eb prej gjyqtareve q\u00eb ka qen\u00eb an\u00ebtare e trup\u00ebs, nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb as objekt shqyrtimi. Subjekti theksoi se g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u2019u vler\u00ebsuar n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb si koleg\u00ebt e saj.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, subjekti k\u00ebrkoi l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb vendimit t\u00eb KPK p\u00ebr konfirmimin e saj.<\/p>\n<p>Kolegji vendosi \u00e7eljen e shqyrtimit gjyq\u00ebsor, administroi si prova aktet e shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese, nd\u00ebrsa nuk u pranuan dokumentet p\u00ebr t\u00eb ardhurat e v\u00ebllez\u00ebrve. Disa denoncime t\u00eb reja u vler\u00ebsuan se nuk p\u00ebrmbushin kushtet p\u00ebr t\u2019u shqyrtuar.<\/p>\n<p>Kolegji vendosi t\u00eb mbylli shqyrtimin gjyq\u00ebsor dhe u k\u00ebrkoi pal\u00ebve t\u00eb p\u00ebrgatisin konkluzionet p\u00ebrfundimtare q\u00eb do t\u00eb paraqiten m\u00eb dat\u00eb 5 maj, n\u00eb or\u00ebn 12:30.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u njoh t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 9 prill me parashtrimet n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e vetingut t\u00eb gjyqtares s\u00eb Tiran\u00ebs, Ardiana Bera, konfirmimi n\u00eb detyr\u00eb i s\u00eb cil\u00ebs u ankimua nga institucioni i Komisioner\u00ebve Publik\u00eb p\u00ebr gjetje n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe profesionalizmin. Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani u p\u00ebrfaq\u00ebsua n\u00eb seanc\u00ebn [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":79353,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2],"tags":[1873,795,1383,111,103,112],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2025\/04\/Adriana-Bera-ne-KPA-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Ardiana Bera dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesja e saj ligjore, Romina Zano pas seanc\u00ebs n\u00eb KPA. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79352"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79352"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79352\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":79354,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79352\/revisions\/79354"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79353"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79352"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79352"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79352"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}