{"id":79382,"date":"2025-05-06T09:43:06","date_gmt":"2025-05-06T07:43:06","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/spak-kerkon-shkarkimin-e-gjyqtares-ardiana-bera\/2025\/05\/06\/"},"modified":"2025-05-06T09:45:11","modified_gmt":"2025-05-06T07:45:11","slug":"spak-kerkon-shkarkimin-e-gjyqtares-ardiana-bera","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/spak-kerkon-shkarkimin-e-gjyqtares-ardiana-bera\/2025\/05\/06\/","title":{"rendered":"SPAK k\u00ebrkon shkarkimin e gjyqtares Ardiana Bera"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u njoh t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 5 maj me konkluzionet p\u00ebrfundimtare n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e vetingut t\u00eb gjyqtares s\u00eb Tiran\u00ebs, Ardiana Bera. Konfirmimi n\u00eb detyr\u00eb i Ber\u00ebs nga Komisioni u ankimua nga institucioni i Komisioner\u00ebve Publik\u00eb p\u00ebr gjetje n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe profesionalizmin.<\/p>\n<p>Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani q\u00eb ka marr\u00eb kompetencat e Komisioner\u00ebve Publik\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje nga prokurori Adnan Xholi, i cili deklaroi t\u00eb h\u00ebn\u00ebn se Bera nuk arriti t\u00eb provonte t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e shkaqeve t\u00eb ankimit e parashtrimeve lidhur me gjetjet p\u00ebr nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 136.7 m2 n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Xholit, edhe pas akteve t\u00eb dor\u00ebzuara nga subjekti dhe shpjegimeve t\u00eb saj, nuk arrihet t\u00eb provohet mund\u00ebsia e v\u00ebllez\u00ebrve emigrant\u00eb n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar, p\u00ebr dh\u00ebnien e nj\u00eb huaje 2 milion\u00eb lek\u00eb. Xholi tha se Bera gjendet n\u00eb pamund\u00ebsi dhe p\u00ebr gjendjen cash n\u00eb shum\u00ebn 5 milion\u00eb lek\u00eb, t\u00eb deklaruar si burim p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebsteve t\u00eb apartamentit. Sipas tij, edhe n\u00ebse do t\u00eb konsiderohej pretendimi p\u00ebr nj\u00eb shum\u00eb 600 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb kthyer nga shoq\u00ebria nd\u00ebrtuese, s\u00ebrish subjekti do t\u00eb rezultonte n\u00eb pamund\u00ebsi financiare.<\/p>\n<p>Prokurori Xholi konstatoi pamund\u00ebsi dhe p\u00ebr krijimin e nj\u00eb llogarie bankare n\u00eb em\u00ebr t\u00eb vajz\u00ebs n\u00eb vitin 2006. Ai tha se bilanci negativ total rezulton n\u00eb mas\u00ebn 3.2 milion\u00eb lek\u00eb, \u00e7\u2019ka sipas tij, do e b\u00ebnte t\u00eb pamundur aplikimin e parimit t\u00eb proporcionalitetit dhe objektivitetit, edhe n\u00ebse do t\u00eb konsiderohej n\u00eb analiz\u00eb kthimi i shum\u00ebs 600 mij\u00eb lek\u00eb nga shoq\u00ebria nd\u00ebrtuese n\u00eb vitin 2005.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Xholi paraqiti q\u00ebndrimin p\u00ebrfundimtar edhe p\u00ebr profesionalizimin, q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me nj\u00eb vendim t\u00eb marr\u00eb nga nj\u00eb trup gjykues ku subjekti ka qen\u00eb n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e an\u00ebtares, konkretisht me vendimmarrjen p\u00ebr shpalljen t\u00eb pafajsh\u00ebm t\u00eb gardist\u00ebve t\u00eb akuzuar p\u00ebr vrasjet e protestuesve m\u00eb 21 janar t\u00eb vitit 2011 p\u00ebrpara kryeministris\u00eb. Ai v\u00ebrejti se ngjarja ka qen\u00eb publike dhe duket se afekton besimin e publikut tek sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb. Ai k\u00ebrkoi q\u00eb Kolegji ta konsiderojn\u00eb gjetjen p\u00ebr profesionalizimin n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, prokurori Xholi k\u00ebrkoi shkarkimin nga detyra t\u00eb gjyqtares Ardiana Bera.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesja ligjore e gjyqtares Ardiana Bera, avokatja Romina Zano konstatoi se drejtuesi i SPAK kishte ndryshuar q\u00ebndrimet e tij nga ato t\u00eb parashtruara m\u00eb par\u00eb. sipas saj, bilanci negativ i konstatuar t\u00eb h\u00ebn\u00ebn kishte devijanc\u00eb. Po ashtu, Zano v\u00ebrejti se Xholi parashtroi pretendime shtes\u00eb dhe p\u00ebr aspektin profesional, duke k\u00ebrkuar vler\u00ebsimin n\u00eb drejtim t\u00eb c\u00ebnimit t\u00eb besimit t\u00eb publikut. Ajo k\u00ebrkoi koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb rishikuar q\u00ebndrimin bazuar n\u00eb argumentet e reja t\u00eb SPAK.<\/p>\n<p>Kjo k\u00ebrkes\u00eb u rr\u00ebzua nga Kolegji, q\u00eb konkludoi se q\u00ebndrimet p\u00ebrfundimtare jan\u00eb t\u00eb pakusht\u00ebzuara nga sa pretendon pala tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim Zano paraqiti q\u00ebndrimet p\u00ebrfundimtare t\u00eb Ber\u00ebs p\u00ebr shkaqet e ngritura p\u00ebr pasurin\u00eb dhe profesionalizmin. Lidhur me apartamentin, ajo theksoi se subjekti ka qen\u00eb e qart\u00eb dhe koherente gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs, duke deklaruar t\u00eb gjitha burimet e krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie: t\u00eb ardhurat nga shitja e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Kruj\u00eb n\u00eb vitin 1999; kursimet familjare; t\u00eb ardhura nga paga dhe shp\u00ebrblime t\u00eb pun\u00ebs prej vitit 1991 e n\u00eb vijim, p\u00ebr t\u00eb cilat tha se kan\u00eb sjell\u00eb teprica t\u00eb justifikueshme; si dhe nj\u00eb nj\u00eb shum\u00eb e dh\u00ebn\u00eb nga v\u00ebllez\u00ebrit e subjektit n\u00eb vitin 2001, n\u00eb vler\u00ebn 2 milion lek\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur fillimisht p\u00ebr porositjen e nj\u00eb apartamenti tjet\u00ebr, kontrat\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb anuluar. Sipas Zanos, nj\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebsaj shume \u00ebsht\u00eb dhuruar nga v\u00ebllez\u00ebrit dhe pjesa tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb 2006-\u00ebn.<\/p>\n<p>Ajo n\u00ebnvizoi se analiza financiare e paraqitur nga subjekti mb\u00ebshtetet n\u00eb dokumente konkrete, q\u00eb tregojn\u00eb se p\u00ebr periudh\u00ebn 1991\u20132002 jan\u00eb realizuar t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb kryer pagesat p\u00ebr apartamentin.<\/p>\n<p>P\u00ebr shum\u00ebn 600 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb kthyer nga shoq\u00ebria nd\u00ebrtuese n\u00eb vitin 2005, Zano tha se \u00ebsht\u00eb paraqitur prov\u00eb direkte, nga v\u00ebrtetohet se pagesa ishte b\u00ebr\u00eb n\u00eb vitin 2003 p\u00ebr punime t\u00eb brendshme dhe ishte zbritur nga \u00e7mimi p\u00ebrfundimtar p\u00ebr shkak t\u00eb investimeve t\u00eb subjektit. Ajo solli n\u00eb v\u00ebmendje se kjo shum\u00eb \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar dhe n\u00eb deklarimin vjetor p\u00ebrkat\u00ebs dhe \u00ebsht\u00eb konfirmuar nga shoq\u00ebria nd\u00ebrtuese.<\/p>\n<p>Sipas Zanos, p\u00ebr apartamentin nuk ka deklarime t\u00eb pasakta apo kontradiktore, pasi rezutlon q\u00eb bera t\u00eb ket\u00eb mbajtur gjithmon\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebndrim. Ajo theksoi se p\u00ebr apartamentin jan\u00eb paraqitur burime t\u00eb ligjshme e t\u00eb dokumentuara, q\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb dhe financiarisht, si dhe se \u00e7do pages\u00eb \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetur n\u00eb mandat ark\u00ebtimi dhe pasqyruar n\u00eb dekalrimet periodike. Zano shtoi se\u00a0 Komisioneri nuk ka paraqitur argumenta t\u00eb mjaftuesh\u00ebm q\u00eb t\u00eb rr\u00ebzojn\u00eb aktet e paraqitura nga Bera.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Zano kund\u00ebrshtoi analiz\u00ebn financiare t\u00eb SPAK. Sipas saj, t\u00eb ardhurat e familjes s\u00eb subjhektit kan\u00eb pasur teprica reale dhe t\u00eb justifikueshme ligj\u00ebrisht, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar pagesat p\u00ebr apartamentin deri n\u00eb vitin 2004, edhe n\u00ebse nuk do t\u00eb p\u00ebrfshihej n\u00eb analiz\u00eb huaja e dh\u00ebn\u00eb prej v\u00ebllez\u00ebrve.<\/p>\n<p>P\u00ebr blerjen e automjetit n\u00eb vitin 2007 p\u00ebr \u00e7mimin 8000 euro, Zano konstatoi se rezulton se subjekti ka t\u00ebrhequr shum\u00ebn n\u00eb fjal\u00eb nga depozita, dy dit\u00eb para se t\u00eb kryente k\u00ebt\u00eb transaksion. Ajo argumentoi se kjo shum\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson depozit\u00ebn bankare t\u00eb hapur n\u00eb 2006-\u00ebn me burim kursimet e deklaruara m\u00eb par\u00eb si gjendje cash, duke reflektuar pasakt\u00ebsi vet\u00ebm n\u00eb form\u00eb dhe jo n\u00eb p\u00ebrmbajtje t\u00eb deklarimit.<\/p>\n<p>Sipas Zanos, krijimi depozit\u00ebs \u00ebsht\u00eb provuar me dokumentacion bankar dhe analiza financiare e vitit 2006 konfirmon se ka pasur burime t\u00eb ligjshme nga t\u00eb ardhurat nga puna dhe kursimet e mbartura.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesja ligjore e Ber\u00ebs kund\u00ebrshtoi edhe pamund\u00ebsin\u00eb e konstatuar p\u00ebr \u00e7eljen e depozit\u00ebs n\u00eb em\u00ebr t\u00eb vajz\u00ebs. Sipas saj, subjekti ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb shpjegim t\u00eb plot\u00eb dhe t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm gjat\u00eb gjith\u00eb procesit t\u00eb vetingut, duke deklaruar se kjo shum\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb dhurat\u00eb me karakter familjar n\u00eb funksion t\u00eb mb\u00ebshtetjes p\u00ebr vajz\u00ebn e saj, e kryer nga v\u00ebllez\u00ebrit me rastin e lindjes n\u00eb vitin 2006. Zano evidentoi se kjo ndihm\u00eb nuk ka qen\u00eb e p\u00ebrs\u00ebritur dhe \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me parimet e zakonit dhe tradit\u00ebs, si dhe \u00ebsht\u00eb dokumentuar me deklarat\u00eb noteriale t\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsve ku sqarohet burimi dhe q\u00ebllimi i shum\u00ebs. N\u00eb vijim, u parashtrua se burimi financiar i k\u00ebsaj shume \u00ebsht\u00eb provuar me dokumentacion q\u00eb v\u00ebrteton pun\u00ebsimin dhe t\u00eb ardhurat e v\u00ebllez\u00ebrve n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Zano deklaroi se edhe pa p\u00ebrfshirjen e k\u00ebsaj shume, subjekti dhe bashk\u00ebshorti i saj kan\u00eb pasur t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme dhe t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar depozit\u00ebn n\u00eb em\u00ebr t\u00eb vajz\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Zano tha se nga analiza financiare rezulton nj\u00eb bilanc negativ prej 750 mij\u00eb lek\u00ebsh, i shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb tre vite, q\u00eb nuk miund t\u00eb sjell\u00eb penalizim.<\/p>\n<p>Lidhur me profesionalizmin, Zano konstatoi se Komisioneri Publik nuk ka ngritur shkak konkret. Ajo pohoi se nuk \u00ebsht\u00eb artikuluar ndonj\u00eb kritik\u00eb konkrete p\u00ebr vendimmarrjen. Pretendimet p\u00ebrfundimtare t\u00eb SPAK, u cil\u00ebsuan nga Zano n\u00eb tejkalim t\u00eb afatit 15 ditor p\u00ebr paraqitjen e shkaqeve t\u00eb ankimit.<\/p>\n<p>Avokatja Zano solli n\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb Kolegjit se kjo \u00e7\u00ebshtje ka qen\u00eb objekt vler\u00ebsimi m\u00eb par\u00eb n\u00eb procese t\u00eb tjera rivler\u00ebsimi dhe nuk ka qen\u00eb asnj\u00ebher\u00eb faktor penalizues p\u00ebr subjektet e tjera t\u00eb vetingut. Sipas saj, vet\u00eb Komisioni dhe m\u00eb von\u00eb Kolegji kan\u00eb mbajtur q\u00ebndrimin se vendimarrja n\u00eb fjal\u00eb, nuk p\u00ebrmban gabime q\u00eb t\u00eb ngrihen n\u00eb nivelin e shkeljes s\u00eb kriterit profesional.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, gjyqtarja Ardiana Bera k\u00ebrkoi l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb konfirmimit t\u00eb saj n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u njoh t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 5 maj me konkluzionet p\u00ebrfundimtare n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e vetingut t\u00eb gjyqtares s\u00eb Tiran\u00ebs, Ardiana Bera. Konfirmimi n\u00eb detyr\u00eb i Ber\u00ebs nga Komisioni u ankimua nga institucioni i Komisioner\u00ebve Publik\u00eb p\u00ebr gjetje n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe profesionalizmin. Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani q\u00eb ka [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":79383,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2,115],"tags":[1873,795,1192,1383,1822,112,101,675,1812,325],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/Gjyqtarja-Ardiana-Bera-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Ardiana Bera","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79382"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79382"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79382\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":79384,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79382\/revisions\/79384"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79383"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79382"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79382"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79382"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}