{"id":79385,"date":"2025-05-06T19:41:20","date_gmt":"2025-05-06T17:41:20","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/spak-kerkon-shkarkimin-e-gjyqtarit-artan-hajredinaj\/2025\/05\/06\/"},"modified":"2025-05-06T19:42:48","modified_gmt":"2025-05-06T17:42:48","slug":"spak-kerkon-shkarkimin-e-gjyqtarit-artan-hajredinaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/spak-kerkon-shkarkimin-e-gjyqtarit-artan-hajredinaj\/2025\/05\/06\/","title":{"rendered":"SPAK k\u00ebrkon shkarkimin e gjyqtarit Artan Hajredinaj"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u njoh t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 6 maj me konkluzionet n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e vetingut t\u00eb gjyqtarit t\u00eb Lezh\u00ebs, Artan Hajredinaj. Ashtu si gjat\u00eb parashtrimeve, edhe n\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs p\u00ebr bisedimet p\u00ebrfundimtare, prokurori Klodian Braho, i cili p\u00ebrfaq\u00ebson n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces drejtuesin e SPAK, Altin Dumani, deklaroi se subjekti me shpjegimet dhe provat e dor\u00ebzuara nuk arrin t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e shkaqeve t\u00eb ankimit. Sipas Brahos, gjyqtari Hajredinaj gjendet n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pasakt\u00eb e t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb. Ai k\u00ebrkoi gjithashtu, konsiderimin e disa gjetjeve p\u00ebr pasurin\u00eb dhe profesionalizmin n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor, n\u00eb drejtim t\u00eb c\u00ebnimit t\u00eb besimit t\u00eb publikut tek sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Q\u00ebndrimet e Brahos u kund\u00ebrshtuan nga Hajredinaj n\u00ebp\u00ebrmjet p\u00ebrfaq\u00ebsues s\u00eb tij ligjore, avokates Romina Zano. Ajo konstatoi se shkaqet e ankimit n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb lidhen me aspekte formale t\u00eb deklarimit dhe me t\u00eb ardhura t\u00eb krijuara\u00a0p\u00ebrpara fillimit t\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs nga subjekti. Sipas Zanos, k\u00ebto elemente nuk mund t\u00eb cenojn\u00eb besueshm\u00ebrin\u00eb e subjektit. Ajo theksoi se verifikimi i pasurive duhej t\u00eb\u00a0ishte interpretuar prej Komisionerit\u00a0n\u00ebn\u00a0drit\u00ebn e ligjit dhe praktik\u00ebs s\u00eb Kolegjit, duke konsideruar dhe parimet e proporcionalitetit dhe drejt\u00ebsis\u00eb materiale,\u00a0prej nga arihet n\u00eb p\u00ebrfundimin se Hajredinat arrin nivel t\u00eb besuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Gjyqtari Artan Hajredinaj u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb m\u00eb 19 mars 2024, pasi Komisioni i gjeti bind\u00ebse shpjegimet dhe provat e tij p\u00ebr konstatimet e hetimit paraprak lidhur me pamund\u00ebsi financiare n\u00eb krijimin e pasurive e mbulimin e shpenzimeve, si dhe dyshimet e ngritura p\u00ebr fshehjen e nj\u00eb apartamenti.<\/p>\n<p>Komisioneri Publik, Florian Ballhysa e ankimoi vendimin e KPK p\u00ebr Hajredinajn duke ngritur shkaqe n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe profesionalizmit dhe vler\u00ebsoi se ky subjekt rivler\u00ebsimi nuk arrin nivel t\u00eb besuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Para se t\u00eb em\u00ebrohej si gjyqtar n\u00eb vitin 2007, Hajredinaj ka punuar si noter dhe p\u00ebrmbarues. Ai e ka ushtruar funksionin n\u00eb Gjykat\u00ebn e Tropoj\u00ebs n\u00eb vitet 2007-2016, nd\u00ebrsa gjat\u00eb n\u00ebnt\u00eb viteve t\u00eb fundit n\u00eb Gjykat\u00ebn e Rrethit Gjyq\u00ebsor Lezh\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong>Hajredinaj ka deklaruar nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 113.1 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb fituar me kontrat\u00eb sip\u00ebrmarrje t\u00eb vitit 2006 p\u00ebr \u00e7mimin 45 mij\u00eb euro dhe 30 mij\u00eb euro t\u00eb shpenzuara p\u00ebr punime e mobilim. Si burim krijimi ka deklaruar t\u00eb ardhurat si noter, nga shitja e nj\u00eb toke-vresht\u00eb dhe nj\u00eb kredi.<\/p>\n<p>Sipas prokurorit Braho, subjekti nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e konstatimeve p\u00ebr deklarimet kontradiktore t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb k\u00ebsaj pasurie, si dhe p\u00ebr pamund\u00ebsin\u00eb e burimeve financiare. Ai theksoi se subjekti ka b\u00ebr\u00eb deklarime kontradiktore dhe p\u00ebr destinacionin e kredis\u00eb. Kjo, pasi vlera e kredis\u00eb ka kaluar n\u00eb llogarin\u00eb e administratorit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb p\u00ebr pages\u00ebn pe apartamentit t\u00eb Hajredinajt, nd\u00ebrsa ky i fundit ka deklaruar se shuma e p\u00ebrfituar nga kredia bankare \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr dhe poseduar n\u00eb cash nga ai vet\u00eb, duke e p\u00ebrdorur p\u00ebr rikonstruksion e mobilim.<\/p>\n<p>Braho u shpreh se subjekti ka paraqitur situata t\u00eb ndryshme lidhur me k\u00ebt\u00eb pasuri dhe k\u00ebrkoi q\u00eb ky element t\u00eb konsiderohet n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor, n\u00eb drejtim t\u00eb c\u00ebnimit t\u00eb besimit t\u00eb publikut. Ai shtoi se nuk mund t\u00eb konsiderohen t\u00eb ardhurat nga shitja e vreshtave, pasi subjekti nuk ka arritur t\u00eb provoj\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e bler\u00ebsit. Avokatja Romina Zano konstatoi se subjekti e ka lidhur kontrat\u00ebn sip\u00ebrmarrjes n\u00eb vitin 2006, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur ushtronte funksionin e noterit dhe ende nuk ishte em\u00ebruar gjyqtar. Sipas saj, Hajredinaj e ka deklaruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb plot\u00eb dhe t\u00eb sakt\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri n\u00eb deklarat\u00ebn veting, ku \u00ebsht\u00eb pasqyruar vlera totale e investimit prej 75 mij\u00eb euro si dhe z\u00ebrat p\u00ebrkat\u00ebs. P\u00ebr shkakun e ngritur nga Komisioneri p\u00ebr mosp\u00ebrputhje mes deklarimit t\u00eb par\u00eb t\u00eb subjektit, atij t\u00eb vitit 2008 dhe n\u00eb at\u00eb veting, Zano shpjegoi para Kolegjit se n\u00eb 2008-\u00ebn \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar vlera totale e investimit prej 65 mij\u00eb euro, pa ve\u00e7uar \u00e7mimin me shpenzimet e m\u00ebvonshme. Ajo n\u00ebnvizoi se \u00ebsht\u00eb deklarata venting q\u00eb p\u00ebrmbush q\u00ebllimin e procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit, p\u00ebr t\u00eb qart\u00ebsuar pasurit\u00eb e krijuara n\u00eb vite, si edhe form\u00ebn e deklarimeve t\u00eb m\u00ebparshme. Avokatja theksoi se sqarimet e detajuara t\u00eb subjektit n\u00eb deklarat\u00ebn veting jan\u00eb b\u00ebr\u00eb me vullnet t\u00eb mir\u00eb prej tij.<\/p>\n<p>Lidhur me pretendimin e Komisionerit p\u00ebr moskonsiderimin si burim p\u00ebr apartamentin t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb fituara nga shitja e vreshtave, Zano v\u00ebrejti se ky pretendim \u00ebsht\u00eb ngritur pa u mb\u00ebshtetur n\u00eb analiz\u00eb t\u00eb plot\u00eb t\u00eb provave t\u00eb depozituara.<\/p>\n<p>Duke ju referuar jurispudenc\u00ebs s\u00eb Kolegjit, Zano argumentoi se pasurit\u00eb e krijuara para detyr\u00ebs duhet t\u00eb vler\u00ebsohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb objektive dhe se ato nuk mund t\u00eb konsiderohen a priori t\u00eb dyshimta. Sipas saj, t\u00eb ardhurat nga shitja e tok\u00ebs jan\u00eb t\u00eb ligjshme dhe duhen konsideruar si burim p\u00ebr krijimin e pasurive t\u00eb m\u00ebvonshme.<\/p>\n<p>Prokurori Klodian Braho deklaroi se subjekti nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e shkaqeve t\u00eb ankimit as p\u00ebr disa nj\u00ebsi n\u00eb Bajram Curri.<\/p>\n<p>Hajredinaj ka deklaruar t\u00eb ardhura nga shitja e ktyre nj\u00ebsive. Gjat\u00eb hetimit administrativ n\u00eb shkall\u00ebn e par\u00eb t\u00eb vetingut, subjektit iu kalua barr\u00eb prove p\u00ebr pamund\u00ebsi p\u00ebr investimet e kryera n\u00eb k\u00ebto pasuri, p\u00ebr mosdeklarimin e tyre n\u00eb vitin 2009, si dhe p\u00ebr deklarime t\u00eb pasakta e t\u00eb paplota n\u00eb vite e gjat\u00eb procesit lidhur me sip\u00ebrfaqet e tyre dhe burimin e krijimit. Po ashtu, u konsiderua e paqart\u00eb arsyeja e dhurimit t\u00eb dy nj\u00ebsive nj\u00eb shtetasi tjet\u00ebr n\u00eb vitin 2016, rreth 7 vjet pas regjistrimit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Subjekti i kund\u00ebrshtoi gjetjet e KPK duke shpjeguar se veprimet ishin kryer n\u00eb koh\u00ebn kur ishte noter. Sipas tij, nj\u00ebsit\u00eb egzistonin dhe se kishte kryer vet\u00ebm nj\u00eb shtes\u00eb. Po ashtu, sqaroi se personi t\u00eb cilit i kishte dhuruar nj\u00ebsit\u00eb n\u00eb vitin 2016, kishte hequr dor\u00eb nga pasurit\u00eb me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb realizohej leja nd\u00ebrtimore, por se ai kishte qen\u00eb gjithmon\u00eb pronari de facto i dy nj\u00ebsive q\u00eb i kishte dhuruar. Pretendimet e Hajredinajt p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri q\u00eb u gjet\u00ebn t\u00eb besueshme nga Komisioni, u ankimuan me argumentin se subjekti kishte kryer deklarime kontradiktore dhe nuk ka arritur t\u00eb provoj\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs p\u00ebr vler\u00ebn dhe koh\u00ebn e investimit.<\/p>\n<p>Braho argumentoi t\u00eb mart\u00ebn se vlera e shpenzimeve p\u00ebr investimet n\u00eb k\u00ebto pasuri, t\u00eb deklaruara nga subjekti, jan\u00eb ndjesh\u00ebm m\u00eb t\u00eb ulta se kostoja reale. Sipas tij, deklarimet e Hajredinajt, n\u00eb munges\u00eb t\u00eb akteve, mbeten t\u00eb paprovuara.<\/p>\n<p>Po ashtu, Braho tha se mbeten t\u00eb paprovuara me dokumente ligjor\u00eb t\u00eb koh\u00ebs edhe dhurimi i dy nj\u00ebsive nga subjekti n\u00eb favor t\u00eb nj\u00eb personi tjet\u00ebr. N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb parashtrimeve p\u00ebr nj\u00ebsit\u00eb, Braho tha se subjekti ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb e t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Avokatja Zano theksoi se subjekti e ka bler\u00eb nj\u00ebsin\u00eb tregtare n\u00eb vitin 2005, kur ushtronte funksionin e noterit. Ajo u shpreh se Hajredinaj p\u00ebr investimet e kryera n\u00eb k\u00ebto nj\u00ebsi, ka ndjekur t\u00eb gjitha procedurat e parashikuara nga legjislacioni urbanistik n\u00eb fuqi. Sipas Zanos, subjekti ka paraqitur n\u00eb institucionet e vetingut dokumentacion t\u00eb plot\u00eb, si preventivin e punimeve, kontrat\u00ebn me shoq\u00ebrin\u00eb nd\u00ebrtuese, vendimin e KRRT-s\u00eb, aktin e kolaudimit, si dhe akt ekspertimi.<\/p>\n<p>Zano deklaroi se Komisioneri nuk kishte analizuar provat e dor\u00ebzuara, por ka p\u00ebrllogaritur kostot sipas reverencave t\u00eb Entit Komb\u00ebtar t\u00eb Banesave, prej nga ka arritur n\u00eb nj\u00eb vler\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb investimit. Ajo solli n\u00eb v\u00ebmendje se nuk b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtim t\u00eb ri, por p\u00ebr shtes\u00eb q\u00eb nuk mund t\u00eb ket\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn kosto.<\/p>\n<p>Sipas avokates Zano, subjekti ka argumentuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme se investimi \u00ebsht\u00eb kryer me fonde t\u00eb ligjshme t\u00eb siguruara nga kursime, kredi t\u00eb shlyera dhe t\u00eb ardhura nga shitja e pasurive t\u00eb tjera. Ajo theksoi se analiza e paraqitur prej Hajredinajt tregon aft\u00ebsin\u00eb paguese p\u00ebr investimin e kryer.<\/p>\n<p>P\u00ebr pjes\u00ebn e dhuruar, Zano argumentoi se jan\u00eb paraqitur nj\u00eb s\u00ebr\u00eb dokumentesh q\u00eb provojn\u00eb se marr\u00ebdh\u00ebnia ka qen\u00eb reale dhe transparente, q\u00eb \u00ebsht\u00eb motivuar nga nevoja p\u00ebr marrjen e lejes s\u00eb nd\u00ebrtimit.<\/p>\n<p>Komisioni ka konstatuar mosdeklarimin nga subjekti t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb nj\u00eb apartamenti n\u00eb Bajram Curri, pasuri n\u00eb em\u00ebr t\u00eb motr\u00ebs s\u00eb tij. Hajredinaj ka shpjeguar se, n\u00eb kushtet kur nuk kishte t\u00eb drejta mbi k\u00ebt\u00eb pasuri, si dhe nuk gjendej p\u00ebrpara aktit t\u00eb shitjes, dhurimit apo marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb huas\u00eb, ka konsideruar se e kishte ezauruar deklarimin e p\u00ebrdorimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie duke p\u00ebrcaktuar vet\u00ebm adres\u00ebn e deklarimit n\u00eb gjendje civile.<\/p>\n<p>Prokurori Braho deklaroi se subjekti nuk e provoi t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e gjetjeve p\u00ebr k\u00ebt\u00eb apartament. Sipas tij, subjekti nuk ka p\u00ebrmbushur detyrimin ligjor p\u00ebr deklarimin e k\u00ebsaj pasurie. Ai shtoi se deklarimet e Hajredinajt jan\u00eb kontradiktore dhe se edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rats gjendet n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pasakt\u00eb e t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>P\u00ebr mosdeklarimin n\u00eb deklarat\u00ebn veting t\u00eb k\u00ebtij apartamenti, subjekti sqaroi se nuk gjendej n\u00eb posedim apo p\u00ebrdorim, pasi n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb ishte zhvendosur n\u00eb Tiran\u00eb. Sipas Zanos, adresa e deklaruar n\u00eb deklarat\u00ebn veting p\u00ebrkon me adres\u00ebn e regjistruar n\u00eb gjendjen civile, si edhe me t\u00eb dh\u00ebnat e deklaruara n\u00eb pyet\u00ebsorin standard. Ajo shtoi se \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar qart\u00eb periudha e q\u00ebndrimit n\u00eb apartamentin n\u00eb Bajram Curri, nga marsi i vitit 2007 deri n\u00eb mars t\u00eb 2017-\u00ebs. Zano argumentoi se p\u00ebrdorimi kishte marr\u00eb fund para dat\u00ebs s\u00eb deklarimit dhe nuk ekzistonte nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie e vazhdueshme posedimi q\u00eb t\u00eb detyronte deklarimin. Ajo n\u00ebnvizoi se nuk rezulton asnj\u00eb p\u00ebrfitim i karakterit pasuror prej subjektit n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb pasuri, si dhe rezulton q\u00eb t\u00eb jet\u00eb tjet\u00ebrsuar n\u00eb vitin 2018.<\/p>\n<p>Prokurori Braho paraqiti konkluzionet dhe p\u00ebr nj\u00eb apartament tjet\u00ebr n\u00eb Sh\u00ebngjin, pasuri p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn subjekti ka deklaruar se e ka prenotuar p\u00ebr v\u00ebllain n\u00eb vitin 2007. Kontrata e shitblerjes \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar nga i v\u00ebllai. Hajredinaj ka shpjeguar se e ka p\u00ebrdorur k\u00ebt\u00eb banes\u00eb gjat\u00eb pushimeve verore.<\/p>\n<p>Braho v\u00ebrejti se subjekti e ka n\u00ebnshkruar kontrat\u00ebn e pasuris\u00eb si zot\u00ebrues i k\u00ebtij apartamenti dhe s\u00eb paku ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pasakt\u00eb. Sipas prokurorit t\u00eb SPAK, konfuzioni i KPK lidhur me k\u00ebt\u00eb pasuri nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb frym\u00ebn e ligjit p\u00ebr vetingun e magjistrat\u00ebve dhe k\u00ebrkoi q\u00eb shkaku i ngritur t\u00eb konsiderohet n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor.<\/p>\n<p>Avokatja Zano konstatoi se subjekti e ka n\u00ebnshkruar kontrat\u00ebn e sip\u00ebrmarrjes n\u00eb vitin 2007, p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs fizike t\u00eb v\u00ebllait t\u00eb tij n\u00eb Shqip\u00ebri. Sipas saj, ky veprim \u00ebsht\u00eb kryer me dijeni e miratim t\u00eb v\u00ebllait, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk ka rezultuar asnj\u00eb e drejt\u00eb juridike ose p\u00ebrfitim pasuror n\u00eb favor t\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>Zano solli si argument faktin se megjith\u00ebse subjekti ka parapaguar nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb shum\u00ebs tek nd\u00ebrtuesi, \u00ebsht\u00eb rimbursuar pas 10 dit\u00ebsh p\u00ebrmes nj\u00eb transferte bankare nga ana e bashk\u00ebshortes s\u00eb v\u00ebllait, e cila \u00ebsht\u00eb shtetase angleze. Ajo konstatoi se kjo transfert\u00eb \u00ebsht\u00eb e dokumentuar dhe p\u00ebrmban sh\u00ebnimin se \u00ebsht\u00eb p\u00ebr blerje sht\u00ebpie p\u00ebr pushime. N\u00eb vijim, Zano sqaroi se subjekti e ka p\u00ebrdorur k\u00ebt\u00eb apartament vet\u00ebm n\u00eb disa periudha pushimi. Sipas saj, v\u00ebllai i Hajredinajt nuk \u00ebsht\u00eb person i lidhur e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb subjekti nuk ka detyrim ligjor p\u00ebr t\u00eb justifikuar pasurin\u00eb e tij. Megjithat\u00eb, avokatja Zano tha se vlera e pasuris\u00eb \u00ebsht\u00eb e justifikuar me t\u00eb ardhurat e dokumentuara t\u00eb v\u00ebllait dhe t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb tij, nga puna n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar.<\/p>\n<p>Komisioneri ka ngritur si shkak mosdeklarimin n\u00eb deklarat\u00ebn e par\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb t\u00eb nj\u00eb kredie n\u00eb vler\u00ebn 3 milion\u00eb lek\u00eb, t\u00eb marr\u00eb n\u00eb vitin 2005. Zano sqaroi se kjo kredi \u00ebsht\u00eb marr\u00eb p\u00ebr rikonstruksionin e nj\u00eb nj\u00ebsie tregtare dhe \u00ebsht\u00eb shlyer plot\u00ebsisht para dat\u00ebs s\u00eb dor\u00ebzimit t\u00eb deklarat\u00ebs para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs n\u00eb mars t\u00eb vitit 2008. Ajo u shpreh se kredia nuk p\u00ebrb\u00ebnte detyrim n\u00eb momentin q\u00eb duhej t\u00eb plot\u00ebsonte deklarat\u00ebn para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk p\u00ebrb\u00ebnte detyrim ligjor p\u00ebr ta deklaruar. Zano shtoi, se subjekti p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb transparent dhe bashk\u00ebpunues e ka deklaruar k\u00ebt\u00eb kredi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vullnetshme n\u00eb vitin 2014, duke paraqitur burimin, vler\u00ebn, si dhe q\u00ebllimin e p\u00ebrdorimit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Sipas prokurorit Braho, subjekti ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb e t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm dhe p\u00ebr gjendjen cash. N\u00eb ankim, u pretendua se Hajredinaj ka mosp\u00ebrputhje n\u00eb pasqyrimin e gjendjes cash, duke ngritur dyshime mbi ekzistenc\u00ebn dhe burimin e k\u00ebsaj gjendjeje monetare. Braho tha se dhe n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb shqyrtimit t\u00eb k\u00ebtij shkaku n\u00eb Kolegj, subjekti nuk ka aritur t\u00eb provoj\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn.<\/p>\n<p>Zano deklaroi se subjekti ka sqaruar se kursimet cash jan\u00eb deklaruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme nd\u00ebr vite, si dhe n\u00eb deklarat\u00ebn veting. Sipas saj, pretendimi p\u00ebr mosp\u00ebrputhje t\u00eb gjendjes cash mbetet n\u00eb nivel formalisht teknik dhe nuk p\u00ebrmbush standardin e ngritjes s\u00eb nj\u00eb dyshimi t\u00eb arsyesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Prokurori Braho tha se subjekti ka marr\u00eb vendime p\u00ebr ulje d\u00ebnimi t\u00eb t\u00eb d\u00ebnuarve, n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin. Ai vler\u00ebson se subjekti nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e gjetjeve p\u00ebr k\u00ebto vendime, si dhe p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera ku jan\u00eb konstatuar mang\u00ebsi n\u00eb drejtim t\u00eb njohurive ligjore dhe arsyetimit ligjor. Sipas Brahos, gjetjet afektojn\u00eb indikator\u00ebt e aspektit profesional.<\/p>\n<p>P\u00ebrfundimisht, prokurori Klodian Braho k\u00ebrkoi ndryshimin e vendimit t\u00eb Komisionit dhe shkarkimin nga detyra t\u00eb gjyqtarit Artan Hajredinaj.<\/p>\n<p>Sipas avokates Zano, vendimarrjet e subjektit jan\u00eb marr\u00eb n\u00eb kushte t\u00eb nj\u00eb ngarkese t\u00eb lart\u00eb pune, si dhe jan\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtetura n\u00eb ligj e n\u00eb prova. Ajo v\u00ebrejti se vendimarrjet e ndryshuara nga Gjykata e Apelit nuk jan\u00eb p\u00ebrs\u00ebrit\u00ebse. Zano theksoi se mosp\u00ebrputhjet e q\u00ebndrimeve n\u00eb shkall\u00ebt e ndryshme t\u00eb gjyq\u00ebsorit, nuk mund t\u00eb tregojn\u00eb paaft\u00ebsi. Ajo solli n\u00eb v\u00ebmendje se vendimarrjet e subjektit jan\u00eb prishur nga Apeli p\u00ebr shkak t\u00eb marrjes s\u00eb provave t\u00eb reja.<\/p>\n<p>Gjyqtari Artan Hajredinaj deklaroi n\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs se ka qen\u00eb gjithmon\u00eb i p\u00ebrgjegjsh\u00ebm n\u00eb ushtrimin e detyr\u00ebs dhe se ka zbatuar vet\u00ebm ligjin. Ai tha se edhe n\u00ebse mund t\u00eb ket\u00eb gabuar ndonj\u00ebher\u00eb, nuk kan\u00eb qen\u00eb asnj\u00ebher\u00eb t\u00eb q\u00ebllimshme apo p\u00ebrs\u00ebrit\u00ebse. N\u00eb p\u00ebrfundim ai k\u00ebrkoi l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb konfirmimit.<\/p>\n<p>Kolegji njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb dat\u00eb 14 maj, n\u00eb or\u00ebn 15:00.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u njoh t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 6 maj me konkluzionet n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e vetingut t\u00eb gjyqtarit t\u00eb Lezh\u00ebs, Artan Hajredinaj. Ashtu si gjat\u00eb parashtrimeve, edhe n\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs p\u00ebr bisedimet p\u00ebrfundimtare, prokurori Klodian Braho, i cili p\u00ebrfaq\u00ebson n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces drejtuesin e SPAK, Altin Dumani, deklaroi se subjekti me [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":79386,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2],"tags":[1339,240,103,793,112,325],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/Hajredini--scaled.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Artan Hajredini dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesja e tij ligjore pas seanc\u00ebs n\u00eb KPA. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79385"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79385"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79385\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":79387,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79385\/revisions\/79387"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79386"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79385"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79385"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79385"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}