{"id":79391,"date":"2025-05-08T18:43:28","date_gmt":"2025-05-08T16:43:28","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-shkarkon-prokurorin-afrim-shehu-per-deklarim-te-pamjaftueshem-te-pasurise\/2025\/05\/08\/"},"modified":"2025-05-08T18:44:10","modified_gmt":"2025-05-08T16:44:10","slug":"kpa-shkarkon-prokurorin-afrim-shehu-per-deklarim-te-pamjaftueshem-te-pasurise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-shkarkon-prokurorin-afrim-shehu-per-deklarim-te-pamjaftueshem-te-pasurise\/2025\/05\/08\/","title":{"rendered":"KPA shkarkon prokurorin Afrim Shehu p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA shpalli t\u00eb enjten m\u00eb 8 maj vendimin p\u00ebr shkarkimin nga detyra t\u00eb prokurorit t\u00eb Tiran\u00ebs, Afrim Shehu. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK e konfirmoi n\u00eb detyr\u00eb prokurorin Afrim Shehu m\u00eb 15 maj t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, pasi shpjegimet e tij p\u00ebr bilancet negative t\u00eb konstatuara gjat\u00eb hetimit paraprak u gjend\u00ebn bind\u00ebse. Vendimarrja e KPK u ankimuar si e pabazuar nga institucioni Komisioner\u00ebve Publik\u00eb, duke ngritur shkaqe p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb dhe at\u00eb profesional.<\/p>\n<p>Drejtuesi i SPAK Altin Dumani, q\u00eb mori kompetencat e Komisioner\u00ebve Publik\u00eb, u t\u00ebrhoq nga ankimi i shkaqeve p\u00ebr aspektin profesional, por u q\u00ebndroi atyre p\u00ebr pasurin\u00eb duke k\u00ebrkuar shkarkimin, k\u00ebrkim q\u00eb u gjet i drejt\u00eb dhe nga Kolegji.<\/p>\n<p>KPA gjeti se p\u00ebr apartamentin me sip\u00ebrfaqe 72 m2 n\u00eb Tiran\u00eb me vler\u00eb 4 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb porositur n\u00eb 2003-in dhe t\u00eb likuiduar me k\u00ebste, subjekti ka ndryshuar burimet e deklaruara gjat\u00eb procesit t\u00eb vetingut.<\/p>\n<p>Nga analiza mbi pretendimet p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb n\u00eb vitin 2003, Kolegji arrin n\u00eb konkluzionin se t\u00eb ardhurat nga puna e subjektit si avokat, jan\u00eb ato t\u00eb p\u00ebrfituara si pag\u00eb nga zyra e avokatis\u00eb dhe jo shuma e deklaruar nga subjekti. Kolegji e ka gjetur t\u00eb pabazuar pretendimin p\u00ebr p\u00ebrfitimin e shp\u00ebrblimeve shtes\u00eb mbi pag\u00ebn. Sipas KPA, me provat e dor\u00ebzuara nuk u v\u00ebrtetuan k\u00ebto t\u00eb ardhura dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, u konsiderua i pabazuar konkluzioni i Komisionit p\u00ebr t\u00eb konsideruar 20% nga fitimi i zyr\u00ebs s\u00eb avokatis\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhur me huan\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 4000 USD t\u00eb pretenduar nga subjekti se e ka marr\u00eb nga shtetasi G.ZH., trupi gjykues e gjeti se pretendimi p\u00ebr p\u00ebrdorimin e k\u00ebsaj shume p\u00ebr k\u00ebstin e par\u00eb t\u00eb apartamentit, bie n\u00eb kund\u00ebshtim me deklarimet e bashk\u00ebshortes, pasi kjo e fundit e ka deklaruar huan\u00eb 23 mij\u00eb USD si burim krijimi p\u00ebr nj\u00eb tjet\u00ebr apartament.<\/p>\n<p>Kolegji gjen t\u00eb drejt\u00eb edhe k\u00ebrkimin e ankuesit p\u00ebr t\u00eb mos konsideruar n\u00eb analiz\u00eb t\u00eb ardhurat nga emigracioni, q\u00eb jan\u00eb pretenduar si burim gjat\u00eb hetimit administrativ. Sipas KPA, k\u00ebto t\u00eb ardhura nuk plot\u00ebsojn\u00eb standartet p\u00ebr t\u2019u konsideruar t\u00eb ligjshme dhe p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00eb.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i KPA gjen t\u00eb pabazuar edhe konkluzionin tjet\u00ebr t\u00eb KPK p\u00ebr konsiderimin e shum\u00ebs s\u00eb p\u00ebrfituar nga ish-firmat piramidale, pasi shumat e depozituara prej subjektit kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb ardhurat e deklaruara si t\u00eb p\u00ebrfituara nga emigracioni, q\u00eb \u00e7mohen se nuk p\u00ebrmbushin standardin ligjor.<\/p>\n<p>Pretendimet e subjektit p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e pages\u00ebs s\u00eb k\u00ebtyre pasurive u \u00e7muan t\u00eb pabesueshme edhe p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb deklarate t\u00eb subjektit se kjo pasuri \u00ebsht\u00eb likuiduar q\u00eb n\u00eb vitin 2003, n\u00eb momentin e n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb sip\u00ebrmarrjes.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, KPA arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se Shehu gjendet n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pasakt\u00eb dhe t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme n\u00eb shum\u00ebn prej 3.5 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb apartament tjet\u00ebr dhe nj\u00eb garazh, po n\u00eb Tiran\u00eb, Kolegji v\u00ebren se Komisioni ka arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se subjekti p\u00ebr banes\u00ebn \u00ebsht\u00eb gjetur n\u00eb pamund\u00ebsi n\u00eb shum\u00ebn rreth 892 mij\u00eb lek\u00eb, konkluzion q\u00eb \u00ebsht\u00eb \u00e7muar i bazuar nga Komisioneri Publik, q\u00eb e ka kund\u00ebrshtuar n\u00eb Kolegj.<\/p>\n<p>Kolgji konstaton se si pasoj\u00eb e shitjes s\u00eb k\u00ebsaj pasurie n\u00eb vitin 2016, ajo nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar n\u00eb deklarat\u00ebn veting si pasuri e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit. Nisur nga fakti se t\u00eb ardhurat nga shitja e k\u00ebsaj pasurie jan\u00eb deklaruar si burim p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti tjet\u00ebr, Kolegji ka verifikuar ligjshm\u00ebrin\u00eb e t\u00eb ardhurave q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr krijimin e saj.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, \u00ebsht\u00eb konkluduar pamund\u00ebsi n\u00eb shum\u00ebn monetare 28 mij\u00eb e 146 euro.<\/p>\n<p>P\u00ebr garazhin Komisioni ka konkluduar pamund\u00ebsi financiare n\u00eb shum\u00ebn totale rreth 1.6 milion\u00eb lek\u00ebsh. Edhe ky konkluzion \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrshtuar si i pabazuar nga Komisioneri Publik, duke pretenduar se subjekti gjendet n\u00eb pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr vler\u00ebn totale t\u00eb k\u00ebsaj pasurie \u2013 shkak ankimi q\u00eb \u00e7mohet i drejt\u00eb dhe prej Kolegjit.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb apartament tjet\u00ebr me vler\u00eb 12.7 milion\u00eb lek\u00eb, Komisioni ka arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se pamund\u00ebsia \u00ebsht\u00eb n\u00eb mas\u00ebn reth 1.4 milion\u00eb lek\u00eb. Komisioneri Publik e ka ankimuar si t\u00eb pabazuar k\u00ebt\u00eb p\u00ebrfundim, duke ngritur pretendime p\u00ebr burimet e ligjshme, nj\u00eb hua prej 40 mij\u00eb eurosh dhe t\u00eb ardhurat nga shitja e apartamentit tjet\u00ebr n\u00eb vitin 2016.<\/p>\n<p>Edhe Kolegji \u00e7mon se nuk \u00ebsht\u00eb arritur t\u00eb provohet mund\u00ebsia e huadh\u00ebn\u00ebsit p\u00ebr vler\u00ebn 40 mij\u00eb euro. Pretendimi i subjektit se kjo hua kishte si burim t\u00eb ardhurat e nj\u00eb tjet\u00ebr personi, kursimet e t\u00eb cilit i posedonte huadh\u00ebn\u00ebsi, sipas Kolegjit, nuk u gjet i bazuar n\u00eb prova.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Kolegji Konkludon se prokurori Afrim Shehu dhe personat e lidhur me t\u00eb gjenden n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb dhe vendosi ndryshimin e vendimit t\u00eb KPK, si dhe shkarkimin nga detyra t\u00eb k\u00ebtij subjekti rivler\u00ebsimi. Vendimi i KPA \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfundimtar dhe ka efekt t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm.<\/p>\n<p>Afrim Shehu ka punuar si oficer i Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore dhe si avokat p\u00ebrpara se t\u00eb em\u00ebrohej prokuror i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb vitin 2009. P\u00ebr gati nj\u00eb dekad\u00eb ai punoi si prokuror pran\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit, nd\u00ebrsa n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2023 u transferua n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs p\u00ebrmes procedur\u00ebs s\u00eb l\u00ebvizjes paralele, ku dhe e ushtroi funksionin deri t\u00eb enjten, kur Kolegji vendosi ta largoj\u00eb nga sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA shpalli t\u00eb enjten m\u00eb 8 maj vendimin p\u00ebr shkarkimin nga detyra t\u00eb prokurorit t\u00eb Tiran\u00ebs, Afrim Shehu. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK e konfirmoi n\u00eb detyr\u00eb prokurorin Afrim Shehu m\u00eb 15 maj t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, pasi shpjegimet e tij p\u00ebr bilancet negative t\u00eb konstatuara gjat\u00eb hetimit paraprak [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":79392,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2,115],"tags":[1414,1887,112,101,140,221,671,1888,1889,890,325],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2025\/04\/Afrim-Shehu-ne-KPA-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Afrim Shehu pas seanc\u00ebs n\u00eb KPA. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79391"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79391"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79391\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":79393,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79391\/revisions\/79393"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79392"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79391"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79391"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79391"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}