{"id":79418,"date":"2025-06-03T16:02:53","date_gmt":"2025-06-03T14:02:53","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurorja-marsida-frasheri-perballet-me-kerkese-per-shkarkim-ne-kpa\/2025\/06\/03\/"},"modified":"2025-06-03T16:11:45","modified_gmt":"2025-06-03T14:11:45","slug":"prokurorja-marsida-frasheri-perballet-me-kerkese-per-shkarkim-ne-kpa","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurorja-marsida-frasheri-perballet-me-kerkese-per-shkarkim-ne-kpa\/2025\/06\/03\/","title":{"rendered":"Prokurorja Marsida Frash\u00ebri p\u00ebrballet me k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr shkarkim n\u00eb KPA"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u njoh t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 3 qershor me parashtrimet dhe konkluzionet p\u00ebrfundimtare n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e vetingut t\u00eb prokurores s\u00eb Shkodr\u00ebs, Marsida Frash\u00ebri. Prokurori Klodian Braho, i autorizuar nga drejtuesi i SPAK, Aktin Dumani, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb KPA, tha se u q\u00ebndronte gjith\u00eb shkaqeve t\u00eb ankimit dhe k\u00ebrkoi ndryshimin e vendimit t\u00eb Komisionit p\u00ebr konfirmimin e Frash\u00ebrit dhe k\u00ebrkoi shkarkimin e saj p\u00ebr probleme n\u00eb aspektin profesional e c\u00ebnim t\u00eb besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia. Frash\u00ebri e kund\u00ebrshtoi si t\u00eb papranuesh\u00ebm ankimin e Komisionerit Publik duke pretenduar se vendimi p\u00ebr pezullimin e saj nga detyra p\u00ebr nj\u00eb vit dhe d\u00ebrgimin p\u00ebr trajnim Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs, ndaj t\u00eb cilit ngrihen shkaqe, sipas subjektit, \u00ebsht\u00eb i paankimuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb maj t\u00eb vitit 2022, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi pezullimin e Frash\u00ebrit p\u00ebr 1 vit nga detyra, me kushtin q\u00eb t\u00eb ndiqte programin e trajnimit n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs.\u00a0Vendimi u mor pasi gjat\u00eb procesit t\u00eb vetingut, prokurorja Frash\u00ebri u p\u00ebrball me barr\u00eb prove p\u00ebr kriterin profesional, lidhur me gjetjet n\u00eb 27 dosje, kur rezultonte t\u00eb mos kishte kryer veprime hetimore. Subjekti deklaroi se kishte pasur ngarkes\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb pun\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore m\u00eb 10 maj t\u00eb vitit 2022, u relatua se ndaj prokurores Frash\u00ebri ishin zhvilluar 3 hetime disiplinore nga Prokuroria e P\u00ebrgjithshme dhe se gjetjet e k\u00ebtyre hetimeve ishin shqyrtuar edhe nga KPK, nga kishin rezultuar gjetur t\u00eb nj\u00ebjtat probleme. Nj\u00ebri prej hetimeve ishte mbyllur me vendimin e uljes n\u00eb detyr\u00eb p\u00ebr 6 muaj n\u00eb vitin 2014, nd\u00ebrsa dy t\u00eb tjer\u00ebt ishin pushuar p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb kuadrit ligjor.<\/p>\n<p>Nga hetimi administrativ n\u00eb shkall\u00ebn e par\u00eb t\u00eb vetingut u konstatua se procedime penale t\u00eb viteve 2011 dhe 2013 jan\u00eb mbajtur n\u00eb sirtare nga prokurorja Frash\u00ebri dhe pas kalimit t\u00eb k\u00ebtyre \u00e7\u00ebshtjeve nj\u00eb kolegeje n\u00eb vitin 2018 \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar pushimi i menj\u00ebhersh\u00ebm, si pasoj\u00eb e parashkrimit t\u00eb vepr\u00ebs penale. Komisioni konstatoi se subjekti nuk kishte kryer asnj\u00eb veprim hetimor, duke sjell\u00eb si pasoj\u00eb parashkrimin e vepr\u00ebs penale. Sipas Komisionit, pavar\u00ebsisht faktit se Frash\u00ebrit i ishte t\u00ebrhequr m\u00eb par\u00eb v\u00ebmendja dhe ishte marr\u00eb mas\u00eb disiplinore, ajo ka vijuar ta ushtroj\u00eb funksionin me mang\u00ebsi n\u00eb aspektin profesional, duke evidentuar probleme n\u00eb dhjetra \u00e7\u00ebshtje t\u00eb hetuara prej saj.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, problemet e konstatuara nuk u gjet\u00ebn t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr shkarkim dhe Frash\u00ebri u d\u00ebrgua p\u00ebr riedukim n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs. Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb k\u00ebtij trajnimi me sukses, m\u00eb 11 shtator t\u00eb vitit 2023 u vendos konfirmimi i saj n\u00eb detyr\u00eb, vendimarrje q\u00eb u gjet e pabazuar nga Komisioneri Publik, Florian Ballhysa, i cili \u00e7moi se Frash\u00ebri ishte e pap\u00ebrshtatshme p\u00ebr t\u00eb vijuar detyr\u00ebn dhe se kishte c\u00ebnuar besimin e publikut tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>Ndryshe nga KPK, prokurori Klodian Braho tha t\u00eb mart\u00ebn se vler\u00ebson se subjekti ka c\u00ebnuar r\u00ebnd\u00eb besimin e publikut tek drejt\u00ebsia me veprimet dhe mos veprimet e saj, si dhe se nuk ka arritur t\u00eb provoj\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs.<\/p>\n<p>Ai solli n\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb Kolegjit se subjekti, edhe pas hetimeve administrative t\u00eb kryera m\u00eb par\u00eb ndaj saj, ka vijuar t\u00eb veproj\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin. Braho argumentoi se veprimet dhe mosveprimet e Frash\u00ebrit kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb impakt t\u00eb drejt\u00ebp\u00ebrdreht\u00eb dhe se mang\u00ebsit\u00eb e thella t\u00eb saj nuk mund t\u00eb korrigjoheshin. Sipas Brahos, rezulton se subjekti ka c\u00ebnuar besimin e publikut tek drejt\u00ebsis\u00eb dhe se duhet t\u00eb konsiderohet e pap\u00ebrshtatshme e t\u00eb shkakrohet nga detyra.<\/p>\n<p>Prokurorja Marsida Frash\u00ebri argumentoi se i gjith\u00eb ankimi rotullohet tek vendimi i nd\u00ebrmjet\u00ebm i KPK, p\u00ebr pezullimin e saj. ajo pretendoi se kjo vendimarrje \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfundimtare dhe e form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb dhe sipas p\u00ebrcaktimeve kushtetuese nuk mund t\u00eb ankimohet.<\/p>\n<p>Frash\u00ebri solli n\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb Kolegjit se ka marr\u00eb fler\u00ebsim pozitiv p\u00ebr figur\u00ebn dhe pasurin\u00eb, q\u00eb sipas saj tregojn\u00eb se nuk ka pasur probleme. Po ashtu, v\u00ebrejti se as Operacioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Monitorimit n\u00eb rastin e saj nuk kishte paraqitur rekomandim.<\/p>\n<p>Ajo pretendoi se argumentet e Komisionerit Publik c\u00ebnojn\u00eb parimin e gjes\u00eb s\u00eb gjykuar. Lidhur me shkakun p\u00ebr c\u00ebnimin e besimit t\u00eb publikut, ajo n\u00ebnvizoi se ankimi \u00ebsht\u00eb kryer vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb kriter, at\u00eb t\u00eb profesionalizmit.<\/p>\n<p>Lidhur me konstatimet e kryera p\u00ebr moskryerjen e hetimeve, subjekti pohoi se ka pasur nj\u00eb ngarkes\u00eb disa her\u00eb m\u00eb shum\u00eb se koleg\u00ebt e saj. Ajo k\u00ebrkoi rr\u00ebzimin e ankimit.<\/p>\n<p>Pas parashtrimeve, pal\u00ebt u ftuan p\u00ebr konkluzionet p\u00ebrfundimtare. Si Braho, edhe Frash\u00ebri deklaruan se u q\u00ebndronin parashtrimeve dhe k\u00ebrkimeve t\u00eb tyre. Nd\u00ebrkoh\u00eb, prokurori Braho parashtroi para Kolegjit se vendimet e nd\u00ebrmjetme, sipas legjislacionit n\u00eb fuqi, ankimohen s\u00eb bashku me vendimin p\u00ebrfundimtar. Sipas tij, nuk ka ndonj\u00eb p\u00ebrcaktim n\u00eb ligj apo n\u00eb Kushtetut\u00eb se \u00ebsht\u00eb i paankimuesh\u00ebm. Sipas Brahos, n\u00eb rastet kur nj\u00eb vendim \u00ebsht\u00eb i paankimuesh\u00ebm ,p\u00ebrcaktohet qart\u00eb n\u00eb legjislacion apo n\u00eb Kushtetut\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Braho k\u00ebrkoi shkarkimin nga detyra t\u00eb Frash\u00ebrit, nd\u00ebrsa kjo e fundit l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb konfirmimit. \u201cI q\u00ebndroj kund\u00ebrankimit tim se ankimi i Komisionerit Publik \u00ebsht\u00eb antikushtetues\u201d, deklaroi prokurorja Marsida Frash\u00ebri.<\/p>\n<p>Kolegji mbylli shqyrtimin gjyq\u00ebsor dhe njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb 10 qershor, n\u00eb or\u00ebn 15:00.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u njoh t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 3 qershor me parashtrimet dhe konkluzionet p\u00ebrfundimtare n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e vetingut t\u00eb prokurores s\u00eb Shkodr\u00ebs, Marsida Frash\u00ebri. Prokurori Klodian Braho, i autorizuar nga drejtuesi i SPAK, Aktin Dumani, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb KPA, tha se u q\u00ebndronte gjith\u00eb shkaqeve t\u00eb ankimit dhe [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":79419,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2],"tags":[793,112,1681,1189,119,146],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2025\/06\/Marsida-Frasheri-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Prokurorja Marsida Frash\u00ebri pas seanc\u00ebs n\u00eb KPA. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79418"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79418"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79418\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":79420,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79418\/revisions\/79420"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79419"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79418"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79418"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79418"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}