{"id":79430,"date":"2025-06-10T18:11:58","date_gmt":"2025-06-10T16:11:58","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-njihet-me-parashtrimet-ne-vetingun-e-prokurorit-robert-kote\/2025\/06\/10\/"},"modified":"2025-06-10T18:13:16","modified_gmt":"2025-06-10T16:13:16","slug":"kpa-njihet-me-parashtrimet-ne-vetingun-e-prokurorit-robert-kote","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-njihet-me-parashtrimet-ne-vetingun-e-prokurorit-robert-kote\/2025\/06\/10\/","title":{"rendered":"KPA njihet me parashtrimet n\u00eb vetingun e prokurorit Robert Kote"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u njoh t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 10 qershor me parashtrimet n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e vetingut t\u00eb prokurorit t\u00eb Tiran\u00ebs, Robert Kote. Prokurori Robert Kote u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb m\u00eb 19 dhjetor 2022, pasi shumica e trup\u00ebs s\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK konkludoi se ai kishte arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe figur\u00ebs, si dhe nivel kualifikues p\u00ebr profesionalizmin. Nd\u00ebrsa pakica \u00e7moi se, n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, subjekti kishte c\u00ebnuar besimin e publikut tek drejt\u00ebsia dhe duhej t\u00eb ishte shkarkuar.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje paraqiti opinion edhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit, Gerrit Sprenger, i cili konstatoi nevoj\u00ebn e hetimit t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb gjetjeve me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin e duhur.<\/p>\n<p>Vendimi i KPK u ankimua nga Komisioneri Publik Florian Ballhysa, i cili ngriti shkaqe ankimi n\u00eb t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit, duke i kund\u00ebrshtuar konkluzionet e KPK-s\u00eb si t\u00eb pabazuara n\u00eb aktet e hetimit administrativ.<\/p>\n<p>Prokurori Klodian Braho, i autorizuar nga drejtuesi i SPAK, Altin Dumani q\u00eb ka marr\u00eb kompetencat e Komisionerit Publik, deklaroi t\u00eb mart\u00ebn se u q\u00ebndronin t\u00eb gjitha shkaqeve t\u00eb ankimit dhe parashtrimeve t\u00eb depozituara prej tyre.<\/p>\n<p>Sipas Brahos, subjekti nuk ka arritur t\u00eb kund\u00ebrshtoj\u00eb barr\u00ebn e prov\u00ebs p\u00ebr pamund\u00ebsin\u00eb e financiare p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti tip Audi n\u00eb vitin 2015, kundrejt vler\u00ebs 1 milion lek\u00eb. Po ashtu, ai tha se Kote ka kryer veprime fiktive lidhur me p\u00ebrcaktimin e \u00e7mimit t\u00eb shitjes s\u00eb nj\u00eb mjeti tip Rover, vler\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb deklaruar si burim krijimi p\u00ebr blerjen e Audi-t. Kote ka deklaruar si burime p\u00ebr blerjen e mjetit n\u00eb vitin 2015 edhe kursimet.<\/p>\n<p>KPK ka konstatuar se automjeti tip Rover \u00ebsht\u00eb shitur disa her\u00eb m\u00eb shtrenjt\u00eb nga sa \u00ebsht\u00eb bler\u00eb, pavar\u00ebsisht se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr tre vjet dhe nuk e ka konsideruar n\u00eb analiz\u00eb shum\u00ebn 4000 euro t\u00eb p\u00ebrfituar nga ky transaksion. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, nga hetimi paraprak \u00ebsht\u00eb konstatuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 783 mij\u00eb lek\u00eb. Pas prap\u00ebsimeve t\u00eb subjektit, balanca negative \u00ebsht\u00eb reduktuar n\u00eb shum\u00ebn 521 mij\u00eb lek\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb \u00e7muar nga shumica e KPK e pamjaftueshme p\u00ebr t\u00eb penalizuar subjektin.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Braho konstatoi se subjekti nuk ka deklaruar shpenzimet p\u00ebr shkollimin e vajz\u00ebs n\u00eb Austri. Braho v\u00ebrejti se mosdeklarimi k\u00ebtyre shpenzimeve dhe shpjegimet kontradiktore q\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb subjekti, \u00e7ojn\u00eb n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb kontrolluar ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimeve financiare.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim Braho konstatoi se subjekti ka kryer deklarime t\u00eb pasakta lidhur me shum\u00ebn e paguar p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti n\u00eb vitin 2016, si dhe pamund\u00ebsi financiare.<\/p>\n<p>Nga hetimi administrativ ka rezultuar se Kote nuk ka deklaruar nj\u00eb kontrat\u00eb paraprake p\u00ebr blerjen e nj\u00eb ambienti sh\u00ebrbimi t\u00eb n\u00ebnshkruar me nj\u00eb shoq\u00ebri nd\u00ebrtuese n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2017, por ka deklaruar marrjen e nj\u00eb kredie n\u00eb shum\u00ebn 30 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Kontrata p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj nj\u00ebsie sh\u00ebrbimi \u00ebsht\u00eb revokuar pas rreth tre muajve. Kote ka shpjeguar gjat\u00eb hetimit administrativ se nuk ka pasur mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb shlyer pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb \u00e7mimit q\u00eb nuk mbulohej nga kredia.<\/p>\n<p>Braho u shpreh se dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, duket se subjekti ka kryer veprime fiktive dhe k\u00ebrkoi q\u00eb gjetjet t\u00eb konsiderohen n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor.<\/p>\n<p>Prokurori Robert Kote paraqiti parashtrime t\u00eb p\u00ebrmbledhura n\u00eb Kolegj. Ai deklaroi se ka \u201czero\u201d pasuri t\u00eb patundshme dhe se nj\u00eb apartament q\u00eb zot\u00ebron e ka bler\u00eb me kredi me afat shlyerje 28 vje\u00e7ar. Ai solli n\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb Kolegjit se ka shum\u00eb vjet q\u00eb punon si prokuror dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb e ka pasur mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb nj\u00eb mjet.<\/p>\n<p>Lidhur me konstatimet p\u00ebr shitjen e nj\u00eb makine disa her\u00eb m\u00eb shtrenjt\u00eb nga \u00e7mimi i blerjes, Kote tha se edhe bler\u00ebsi ka konfirmuar t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn vler\u00eb. Sipas Kotes, b\u00ebhet fjal\u00eb thjesht\u00eb p\u00ebr blerjen dhe shitjen e nj\u00eb makine. P\u00ebr automjetin e llojt Audi ai tha se e ka kthyer s\u00ebrish dhe se ka vet\u00ebm nj\u00eb makin\u00eb.<\/p>\n<p>Ndaj shkaqeve t\u00eb ngritura p\u00ebr shpenzimet e shkollimit t\u00eb vajz\u00ebs, Kote deklaroi se nuk ka egzistuar nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb. Sipas tij, vajza nuk ka kryer studime dhe se i jan\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb analiz\u00eb 2000 euro n\u00eb muaj shpenzime pasi ka kryer nj\u00eb deklarat\u00eb tek Amabsada Austriake q\u00eb vajza t\u00eb merrte viz\u00eb si student. \u201cM\u00eb nxjerrin me minus pa shkuar vajza n\u00eb shkoll\u00eb\u201d, deklaroi subjekti nd\u00ebr t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Lidhur me kredin\u00eb, ai shpjegoi se kishte bler\u00eb nj\u00eb dyqan q\u00eb m\u00eb pas e kishte rikthyer. Subjekti deklaroi se p\u00ebr shkak se u ndryshua q\u00ebllimi i marrjes s\u00eb kredis\u00eb, banka e kishte penalizuar duke i rritur interesin.<\/p>\n<p><strong>Figura dhe profesionalizmi<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni ka verifikuar nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb hetuar nga subjekti n\u00eb vitin 2016, p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cmbajtje pa leje t\u00eb municionit luftarak\u201d, me q\u00ebllim transportin ose shitjen e tyre. Nga hetimi paraprak \u00ebsht\u00eb konstatuar se duket se prokurori Kote nuk ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb kualifikim t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb vepr\u00ebs penale, e cila ka sjell\u00eb p\u00ebr pasoj\u00eb pushimin e procedimit penal dhe shuarjen e mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb, kthimin e automjetit dhe kalimin n\u00eb favor t\u00eb shtetit t\u00eb municioneve luftarake t\u00eb sekuestruara, p\u00ebr shkak edhe t\u00eb ligjit p\u00ebr amnistin\u00eb.<\/p>\n<p>Braho k\u00ebrkoi q\u00eb k\u00ebto rrethana t\u00eb vler\u00ebsohen n\u00eb aspektin profesional, duke u konsideruar n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor n\u00eb drejtim t\u00eb besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>Braho parashtroi dhe gjetjet p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje penale t\u00eb hetuar nga subjekti n\u00eb vitin 2017, duke sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb Kolegjit se prokurori Kote ka ndryshuar cil\u00ebsimin e vepr\u00ebs penale gjat\u00eb gjykimit n\u00eb seanc\u00ebn paraprake, edhe pse nuk ka pasur akte apo prova t\u00eb reja. Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, Braho k\u00ebrkoi q\u00eb gjetjet t\u00eb konsiderohen n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor, lidhur me c\u00ebnimin e besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, prokurori Klodian Braho u shpreh se n\u00eb gjendjen q\u00eb jan\u00eb aktet, duhet t\u00eb konkludohet me ndryshimin e vendimarrjes s\u00eb KPK dhe shkarkimin nga detyra t\u00eb prokurorit Kote.<\/p>\n<p>Subjekti i kund\u00ebrshtoi edhe shkaqet e ankimit p\u00ebr figur\u00ebn e profesionalizmin. Lidhur me \u00e7\u00ebshtjen e trajtuar n\u00eb aspektin e figur\u00ebs, ai konstatoi se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb subjekt t\u00eb komunitetit rom, i cili kishte shitur dy arka me fishek\u00eb p\u00ebr 20 mij\u00eb lek\u00eb. Kote solli n\u00eb v\u00ebmendje se kishte k\u00ebrkuar \u201carrest n\u00eb burg\u201d, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb gjykata e kishte l\u00ebn\u00eb \u201cdetyrim paraqitje\u201d.<\/p>\n<p>Kote n\u00ebnvizoi se n\u00eb aspektin profesional trajtohet nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e regjistruar p\u00ebr veprat penale \u201cvrasje me dashje e mbetur n\u00eb tentativ\u00eb\u201d, e kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim, \u201carm\u00ebmbajtje pa leje\u201d dhe \u201cp\u00ebrkrahja e autorit t\u00eb krimit\u201d. Subjekti shpjegoi se, para se t\u00eb d\u00ebrgohej \u00e7\u00ebshtja p\u00ebr gjykim, kishin diskutuar n\u00eb prokurori rreth akuzave dhe kishte konkluduar p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar gjykimin vet\u00ebm p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cvrasje me dashje e mbetur n\u00eb tentativ\u00eb\u201d, e kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim.<\/p>\n<p>Ai theksoi se kjo \u00e7\u00ebshtje tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb gjykuar dhe ka marr\u00eb form\u00eb t\u00eb prer\u00eb, ku i pandehuri ka marr\u00eb faj\u00ebsi. Kote pretendoi se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje tashm\u00eb t\u00eb gjykuar dhe se nuk ka vend p\u00ebr gjykim.<\/p>\n<p>\u201cKu \u00ebsht\u00eb c\u00ebnimi i besimit t\u00eb publikut?\u201d, tha Kote duke iu kund\u00ebrp\u00ebrgjigjur k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb drejtuesit t\u00eb SPAK p\u00ebr konsiderimin e gjetjeve n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor n\u00eb drejtim t\u00eb c\u00ebnimit t\u00eb besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>Prokurori Braho konstatoi se nuk ishte n\u00eb dijeni t\u00eb vendimit t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb lidhur me \u00e7\u00ebshtjen e trajtuar n\u00eb aspektin profesional. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, Kolegji vendosi t\u00eb shtyj\u00eb seanc\u00ebn p\u00ebr m\u00eb dat\u00eb 18 qershor, n\u00eb or\u00ebn 10:00, p\u00ebr ti dh\u00ebn\u00eb koh\u00eb subjektit t\u00eb vendosi n\u00eb dispozicion aktet q\u00eb v\u00ebrtetojn\u00eb form\u00ebn e prer\u00eb t\u00eb k\u00ebtij vendimi. Po ashtu, i\u2019u k\u00ebrkua pal\u00ebve q\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatisin konkluzionet p\u00ebrfundimtare.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u njoh t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 10 qershor me parashtrimet n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e vetingut t\u00eb prokurorit t\u00eb Tiran\u00ebs, Robert Kote. Prokurori Robert Kote u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb m\u00eb 19 dhjetor 2022, pasi shumica e trup\u00ebs s\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK konkludoi se ai kishte arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":79431,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2],"tags":[793,112,119,122,183,325],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2025\/06\/Robert-Kote-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Robert Kote pas seanc\u00ebs n\u00eb KPA. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79430"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79430"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79430\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":79432,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79430\/revisions\/79432"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79431"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79430"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79430"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79430"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}