{"id":79433,"date":"2025-06-15T16:06:33","date_gmt":"2025-06-15T14:06:33","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/argumentet-e-kpa-per-rikthimin-ne-detyre-te-prokurores-eriselda-bala\/2025\/06\/15\/"},"modified":"2025-06-15T16:10:21","modified_gmt":"2025-06-15T14:10:21","slug":"argumentet-e-kpa-per-rikthimin-ne-detyre-te-prokurores-eriselda-bala","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/argumentet-e-kpa-per-rikthimin-ne-detyre-te-prokurores-eriselda-bala\/2025\/06\/15\/","title":{"rendered":"Argumentet e KPA p\u00ebr rikthimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb prokurores Eriselda Bala"},"content":{"rendered":"<p>KPA e rr\u00ebzoi si t\u00eb pabazuar vendimmarrjen e KPK p\u00ebr shkarkimin nga detyra t\u00eb prokurores Bala, duke konstatuar se hetimi n\u00eb shkall\u00ebn e par\u00eb t\u00eb vetingut nuk kishte trajtuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme \u00e7\u00ebshtjet mbi pages\u00ebn e \u00e7mimit t\u00eb apartamentit, q\u00eb kishin sjell\u00eb penalizimin e saj.<\/p>\n<p>KPK e shkarkoi prokuroren m\u00eb 7 prill 2022 me shumic\u00eb votash, duke argumentuar se nuk kishte pasur mund\u00ebsi financiare p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti prej 91.09 m\u00b2 n\u00eb Tiran\u00eb dhe kishte b\u00ebr\u00eb deklarime t\u00eb rreme p\u00ebr burimet e krijimit. Shumica e trup\u00ebs s\u00eb KPK konstatoi deklarime dhe shpjegime kontradiktore p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e shlyerjes s\u00eb \u00e7mimit t\u00eb apartamentit, ndryshe nga pakica, e cila vler\u00ebsoi se subjekti kishte nivel t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb, figur\u00ebn dhe profesionalizmin.<\/p>\n<p>Pas ankimit t\u00eb Bal\u00ebs, KPA vendosi shqyrtimin e \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb seanc\u00eb publike, duke konsideruar se debati gjyq\u00ebsor mbi aktet e fashikullit t\u00eb hetimit administrativ dhe dokumentet e paraqitura nga subjekti do t\u00eb ndihmonin p\u00ebr nj\u00eb konstatim t\u00eb sakt\u00eb dhe t\u00eb plot\u00eb t\u00eb situat\u00ebs faktike.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb automjet t\u00eb tipit \u201cMercedes Benz\u201d, t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2009 p\u00ebr 11,390 euro, KPK nuk konstatoi probleme p\u00ebr burimet e krijimit, por konkludoi p\u00ebr deklarim t\u00eb pasakt\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre burimeve n\u00eb deklarat\u00ebn e vetingut. Bala e kund\u00ebrshtoi k\u00ebt\u00eb konstatim, duke pretenduar se nuk i \u00ebsht\u00eb ngarkuar barr\u00eb prove n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin dhe se kishte provuar ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimeve financiare p\u00ebr blerjen e mjetit.<\/p>\n<p>KPA pranoi pasakt\u00ebsit\u00eb n\u00eb deklarim, por n\u00eb kushtet kur rezultonte mund\u00ebsi financiare p\u00ebr blerjen, i konsideroi pa ndikim n\u00eb vler\u00ebsimin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr apartamentin n\u00eb Tiran\u00eb, KPK konkludoi se Bala kishte b\u00ebr\u00eb deklarime t\u00eb pasakta dhe t\u00eb rreme p\u00ebr burimet e krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, duke mos deklaruar pjes\u00ebn dhe burimet e bashk\u00ebshortit n\u00eb vitin 2014, kur filluan bashk\u00ebjetes\u00ebn. Nga analiza e deklarimeve, KPA konstatoi se \u00e7ifti kishte deklaruar p\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb 50% p\u00ebr secilin dhe burimet e krijimit me kontribut t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt.<\/p>\n<p>KPA v\u00ebrejti se n\u00eb vitin 2012, as subjekti dhe as bashk\u00ebshorti nuk kishin deklaruar pjes\u00ebn e k\u00ebtij t\u00eb fundit n\u00eb pagesat p\u00ebr apartamentin, ndon\u00ebse n\u00eb at\u00eb vit ishte paguar pjesa m\u00eb e madhe e \u00e7mimit. Bala argumentoi se n\u00eb at\u00eb koh\u00eb bashk\u00ebjetesa nuk ishte formalizuar dhe nuk kishte detyrim ligjor p\u00ebr deklarim. KPA v\u00ebrtetoi se ky detyrim u p\u00ebrcaktua vet\u00ebm me ndryshimet ligjore t\u00eb vitit 2014.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, KPA vler\u00ebsoi se, edhe pse modeli i formularit nuk ishte i qart\u00eb p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e deklarimit t\u00eb pasurive nga bashk\u00ebjetuesit, rubrikat e formularit sugjeronin p\u00ebr deklarimin e burimeve t\u00eb krijimit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, mosdeklarimi i burimeve t\u00eb p\u00ebrdorura n\u00eb 2012 nuk u konsiderua si shkelje, pasi m\u00eb pas u deklaruan n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb plot\u00eb n\u00eb formularin e vetingut.<\/p>\n<p>KPK kishte arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se kishte pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr blerjen e apartamentit, bazuar n\u00eb dy analiza p\u00ebr koh\u00ebn e pagesave. Bala deklaroi se pagesat ishin kryer \u201ccash\u201d n\u00eb ark\u00ebn e shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese, por nga komunikimi me Drejtorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Parandalimit t\u00eb Pastrimit t\u00eb Parave rezultuan dy transaksione bankare n\u00eb em\u00ebr t\u00eb saj n\u00eb qershor 2012.<\/p>\n<p>Bala mohoi t\u00eb kishte lidhje me k\u00ebto pagesa, duke deklaruar se ishin t\u00eb falsifikuara dhe se kishte b\u00ebr\u00eb kall\u00ebzim penal. KPA vler\u00ebsoi se reagimi i saj ishte i menj\u00ebhersh\u00ebm dhe i arsyesh\u00ebm, si dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me rrug\u00ebn ligjore p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar pagesat dhe p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar p\u00ebrgjegj\u00ebsi. Kolegji konkludoi se pagesat nuk mund t\u2019i atribuoheshin subjektit dhe se ishin b\u00ebr\u00eb pa dijenin\u00eb dhe pa n\u00ebnshkrimin e saj.<\/p>\n<p>KPA analizoi gjithashtu burimet p\u00ebr krijimin e pasuris\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb dhuratat nga prind\u00ebrit dhe motra, n\u00eb vler\u00eb prej 1 milion lek\u00ebsh secila, q\u00eb rezultuan t\u00eb provuara si t\u00ebrheqje nga depozita bankare t\u00eb ligjshme. Edhe huaja e marr\u00eb p\u00ebrkoh\u00ebsisht nga nj\u00eb person i tret\u00eb u konsiderua e besueshme, duke marr\u00eb parasysh marr\u00ebdh\u00ebniet familjare dhe gjurm\u00ebt bankare p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>Kolegji e konsideroi t\u00eb pabazuar edhe p\u00ebrfundimin e KPK se subjekti kishte b\u00ebr\u00eb deklarime t\u00eb pasakta p\u00ebr huan\u00eb e marr\u00eb nga motra, pasi kjo ishte pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn e vetingut dhe kthyer me transfert\u00eb bankare n\u00eb vitin 2020.<\/p>\n<p>P\u00ebr sa i p\u00ebrket pjes\u00ebs s\u00eb bashk\u00ebshortit, KPA vler\u00ebsoi se analiza financiare e KPK nuk ishte e plot\u00eb dhe nuk mbulonte periudh\u00ebn e krijimit t\u00eb depozitave n\u00eb vitet 2006\u20132008. Sipas Kolegjit, vler\u00ebsimi duhej t\u00eb fillonte q\u00eb nga viti 1993, kur prind\u00ebrit kishin nisur pun\u00ebn dhe kishin kontribuar n\u00eb ekonomin\u00eb familjare.<\/p>\n<p>Po ashtu, u evidentua se KPK kishte neglizhuar t\u00eb merrte n\u00eb konsiderat\u00eb t\u00eb ardhurat nga veprimtaria blegtorale e familjes s\u00eb bashk\u00ebshortit, e provuar me dokumente nga institucione publike.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, KPA vler\u00ebsoi se prokurorja Bala kishte pasur mund\u00ebsi reale financiare p\u00ebr t\u00eb shlyer pjes\u00ebn e saj dhe se kishte b\u00ebr\u00eb deklarime t\u00eb besueshme. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, u konkludua se ajo duhet t\u00eb konfirmohej n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>KPA e rr\u00ebzoi si t\u00eb pabazuar vendimmarrjen e KPK p\u00ebr shkarkimin nga detyra t\u00eb prokurores Bala, duke konstatuar se hetimi n\u00eb shkall\u00ebn e par\u00eb t\u00eb vetingut nuk kishte trajtuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme \u00e7\u00ebshtjet mbi pages\u00ebn e \u00e7mimit t\u00eb apartamentit, q\u00eb kishin sjell\u00eb penalizimin e saj. KPK e shkarkoi prokuroren m\u00eb 7 prill 2022 me [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":79434,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,114,115],"tags":[1192,1297,357,149],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/Eriselda-Bala-duke-dale-nga-KPA.jpg","fifu_image_alt":"Eriselda Bala duke dal\u00eb nga KPA | Foto: Edmond Hoxhaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79433"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79433"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79433\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":79435,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79433\/revisions\/79435"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79434"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79433"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79433"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79433"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}