{"id":79439,"date":"2025-06-15T20:32:10","date_gmt":"2025-06-15T18:32:10","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/sipas-kpa-prokurorja-edlira-cufi-cenoi-besimin-e-publikut-tek-drejtesia\/2025\/06\/15\/"},"modified":"2025-06-15T20:35:29","modified_gmt":"2025-06-15T18:35:29","slug":"sipas-kpa-prokurorja-edlira-cufi-cenoi-besimin-e-publikut-tek-drejtesia","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/sipas-kpa-prokurorja-edlira-cufi-cenoi-besimin-e-publikut-tek-drejtesia\/2025\/06\/15\/","title":{"rendered":"Sipas KPA, prokurorja Edlira Cufi c\u00ebnoi besimin e publikut tek drejt\u00ebsia"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA i rr\u00ebzoi disa prej konkluzioneve t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen vetingut t\u00eb prokurores s\u00eb Shkodr\u00ebs, Edlira Cufi, megjithat\u00eb e la n\u00eb fuqi shkarkimin p\u00ebr c\u00ebnim t\u00eb besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>KPK shkarkoi m\u00eb 17 shkurt t\u00eb vitit 2022 prokuroren e Shkodr\u00ebs, Edlira Cufi pasi u konkludua se ajo kishte kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb dhe se kishte c\u00ebnuar besimin e publikut n\u00eb p\u00ebrdorimin pa kund\u00ebrshp\u00ebrblim p\u00ebr 7 vjet t\u00eb nj\u00eb makine n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb nj\u00eb personi t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar, duke udh\u00ebtuar me drejtues t\u00eb automjeteve t\u00eb tjera me precedent\u00eb penal\u00eb, si dhe n\u00eb ushtrimin e detyr\u00ebs n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit.<\/p>\n<p>Cufi ushtroi ankim kund\u00ebr vendimarrjes s\u00eb Komisionit dhe i k\u00ebrkoi Kolegjit kalimin e \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb seanc\u00eb gjyq\u00ebsore, duke ngritur shkaqe p\u00ebr aspektin procedural dhe themelin e \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n<p>Kolegji i rr\u00ebzoi pretendimet p\u00ebr aspektin procedural pasi arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se nuk identifikoi asnj\u00eb shkelje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb ligjore dhe procedurale t\u00eb kryer p\u00ebrgjat\u00eb hetimit administrativ n\u00eb KPK dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb e \u00e7moi t\u00eb panevojsh\u00ebm debatin gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p><strong>Vler\u00ebsimi pasuris\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Lidhur me kriterin e pasuris\u00eb, KPK konkludoi se subjekti nuk ka deklaruar sakt\u00ebsisht dhe plot\u00ebsisht pasurit\u00eb e saj dhe t\u00eb personave t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lidhur me t\u00eb; si dhe nuk ka deklaruar n\u00eb deklarat\u00ebn \u2018veting\u2019 t\u00eb drejt\u00ebn e p\u00ebrdorimit t\u00eb nj\u00eb automjeti p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 7-vje\u00e7are pa kund\u00ebrshp\u00ebrblim, q\u00eb i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga nj\u00eb person p\u00ebr t\u00eb cilin ajo n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e z\u00ebvend\u00ebsdrejtueses ka n\u00ebnshkruar vendimin e pushimit t\u00eb hetimit ndaj tij, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pronari i makin\u00ebs ka rezultuar proceduar p\u00ebr krim t\u00eb organizuar. Bazuar n\u00eb k\u00ebto konstatime, KPK \u00e7mon se subjekti ka kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Cufi ka ka kund\u00ebrshtuar konkluzionin p\u00ebr pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarimin e t\u00eb ardhurave nga pun\u00ebsimi p\u00ebr periudh\u00ebn e rivler\u00ebsimit 2003-2016, si dhe mosdeklarimin e nj\u00eb depozite kursimi, duke pretenduar se pasakt\u00ebsit\u00eb nuk mund t\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb shkak p\u00ebr penalizimin e saj, p\u00ebr sa koh\u00eb u provua me dokumentacion ligjor burimi i ligjsh\u00ebm i t\u00eb ardhurave. Po ashtu, subjekti ka pretenduar se n\u00eb kushtet kur institucionet verifikuese nuk gjet\u00ebn t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb rreme me q\u00ebllim fshehjen e pasuris\u00eb, ndaj saj nuk mund t\u00eb aplikohet asnj\u00eb sanksion ligjor.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i KPA konstaton se, ndon\u00ebse subjekti ka qen\u00eb e pasakt\u00eb n\u00eb deklarim, ka rezultuar se ka pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e depozit\u00ebs.<\/p>\n<p>Cufi ka kund\u00ebrshtuar bilancin negativ t\u00eb konstatuar nga KPK n\u00eb mas\u00ebn 2.7 milion\u00eb lek\u00eb. Ajo ka pretenduar se kjo pamund\u00ebsi \u00ebsht\u00eb konstatuar prej Komisionit pasi analiza \u00ebsht\u00eb kryer ve\u00e7mas p\u00ebr \u00e7do vit. Ajo ka k\u00ebrkuar q\u00eb doiferencat pozitive gjat\u00eb kat\u00ebr viteve t\u00eb konsiderohen n\u00eb analiz\u00eb si gjendje cash.<\/p>\n<p>KPA konstaton se subjekti nuk ka deklaruar vler\u00ebn e likuiditeteve cash n\u00eb banes\u00eb apo brenda sistemit bankar dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk mund t\u00eb pranohet ekzistenca e likuiditeteve cash t\u00eb cilat nuk jan\u00eb deklaruar.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim konstatohet se n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb kryer nga Komisioni p\u00ebr periudh\u00ebn 2003-2016, pesh\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb shpenzimeve e z\u00ebn\u00eb ato t\u00eb udh\u00ebtimit, 67% t\u00eb totalit. Nga kontrolli i analiz\u00ebs n\u00eb Kolegj, pamund\u00ebsi financiare \u00ebsht\u00eb reduktuar n\u00eb mas\u00ebn 380 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhur me mosdeklarimin e p\u00ebrdorimit t\u00eb automjetit, Cufi ka pretenduar se nuk ka pasur q\u00ebllim fshehjen e tij, por blerjen. Po ashtu, ajo ka deklaruar gjat\u00eb procesit t\u00eb hetimit administrativ n\u00eb Komision, se gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb p\u00ebrdorimit ka paguar t\u00eb gjitha taksat p\u00ebr k\u00ebt\u00eb automjet.<\/p>\n<p>Cufi ka shpjeguar se ka qen\u00eb n\u00eb pritje t\u00eb kthimit t\u00eb pronarit t\u00eb automjetit nga Italia, p\u00ebr t\u00eb formalizuar shitblerjen. Gjithashtu, ka pretenduar n\u00eb ankim se Kodi Civil nuk parashikon ndonj\u00eb detyrim p\u00ebr p\u00ebrdorimin e nj\u00eb sendi me kund\u00ebrshp\u00ebrblim; se p\u00ebrdorimi i mjetit prej saj ka filluar pas regjistrimit t\u00eb tij n\u00eb Drejtorin\u00eb Rajonale t\u00eb Sh\u00ebrbimeve t\u00eb Transportit Rrugor Shkod\u00ebr n\u00eb vitin 2013 dhe se Kodi Rrugor nuk e parashikon aktin e p\u00ebrdorimit si k\u00ebrkes\u00eb ligjore.<\/p>\n<p>Kolegji \u00e7mon se, pavar\u00ebsisht q\u00ebllimit t\u00eb Cufit p\u00ebr ta bler\u00eb automjetin ose faktit se ajo nuk dispononte akt p\u00ebrdorimi, p\u00ebr sa koh\u00eb makina ka qen\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim nga subjekti q\u00eb nga viti 2013 dhe deri n\u00eb momentin e plot\u00ebsimit t\u00eb deklarat\u00ebs s\u00eb pasuris\u00eb veting, kishte detyrimin ligjor t\u00eb deklaronte sakt\u00ebsisht dhe plot\u00ebsisht p\u00ebrdorimin e k\u00ebtij automjeti.<\/p>\n<p>Nisur nga fakti se automjeti \u00ebsht\u00eb bler\u00eb me nj\u00eb \u00e7mim m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt nga sa Cufi kishte r\u00ebn\u00eb fillimisht dakord me nd\u00ebrmjet\u00ebsin; se ajo ka miratuar vendimmarrjen p\u00ebr pushimin e \u00e7\u00ebshtjes penale ndaj tij; si dhe p\u00ebr arsye se e ka p\u00ebrdorur p\u00ebr 7 vjet pa kund\u00ebrshp\u00ebrblim, Kolegji \u00e7mon se n\u00ebse Komisioni do t\u00eb kishte kryer nj\u00eb hetim t\u00eb plot\u00eb t\u00eb situat\u00ebs faktike, do t\u00eb mund t\u00eb vler\u00ebsonte n\u00ebse do t\u00eb ishin kushtet n\u00eb drejtim t\u00eb tentativ\u00ebs p\u00ebr t\u00eb fshehhjen e k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse problemet e konstatuara p\u00ebr automjetin nuk u gjet\u00ebn t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb konkluduar se subjekti ka kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb, trupi gjykues i ka konsideruar n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse problemet e konstatuara p\u00ebr pasurin\u00eb jan\u00eb gjetur t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr t\u00eb konkluduar se subjekti ka kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb kriter, ato jan\u00eb konsideruar n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor e t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb t\u00eb tria kritereve t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p><strong>Figura dhe profesionalizmi<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb kontrollin e figur\u00ebs, Komisioni ka arritur n\u00eb p\u00ebrfundim se subjekti duhej t\u00eb kishte treguar kujdes t\u00eb shtuar p\u00ebr personat me t\u00eb cil\u00ebt ka udh\u00ebtuar jasht\u00eb vendit, me q\u00ebllim garantimin e besimit t\u00eb publikut dhe shmangien e kontakteve me persona me precedent\u00eb penal\u00eb. Kolegji i vler\u00ebson p\u00ebrgjith\u00ebsues dhe t\u00eb paqart\u00eb konkluzionet e KPK lidhur me udh\u00ebtimet jasht\u00eb shtetit me persona me precedent\u00eb penal\u00eb, pasi k\u00ebto udh\u00ebtime kan\u00eb ndodhur vite para se t\u00eb procedoheshin personat n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>P\u00ebr p\u00ebrdorimin pa shp\u00ebrblim t\u00eb automjetit n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb nj\u00eb shtetasi t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb m\u00eb krimin e organizuar, \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar si nj\u00eb shkelje etike e r\u00ebnd\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb konsideruar nga KPK n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor, megjith\u00ebse nuk \u00ebsht\u00eb provuar dijenia dhe kontakti i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb i Cufit me personin n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse pretendimet e subjektit se nuk ka pasur dijeni se pronari i automjetit q\u00eb ajo p\u00ebrdorte, ka qen\u00eb i d\u00ebnuar, trupi gjykues i Kolegjit v\u00ebren se Cufi ka krijuar e mbajtur kontakte jorast\u00ebsore me persona me precedent\u00eb penal\u00eb, apo t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb pasur probleme me ligjin e jan\u00eb proceduar brenda dhe jasht\u00eb vendit.<\/p>\n<p>\u201cPo ashtu, par\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi me marr\u00ebdh\u00ebniet e tjera t\u00eb interesit dhe ato shoq\u00ebrore q\u00eb subjekti ka pranuar t\u00eb ket\u00eb krijuar me k\u00ebta persona, t\u00eb shtrira n\u00eb koh\u00eb, sikurse ajo q\u00eb deduktohet nga p\u00ebrdorimi i automjetit pa kund\u00ebrshp\u00ebrblim p\u00ebr shtat\u00eb vite dhe blerja e tij me nj\u00eb vler\u00eb sa \u00bd e \u00e7mimit, d\u00ebshmon se sjellja e treguar nga subjekti \u00ebsht\u00eb n\u00eb mosp\u00ebrputhje me standardet e pritshme nga publiku p\u00ebr nj\u00eb funksionare t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb\u201d, arsyeton Kolegji dhe arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se problemet e konstatuara p\u00ebr figur\u00ebn, ndon\u00ebse u gjet\u00ebn t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr t\u00eb konkluduar se subjekti ka kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme apo se gjendet n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb kriter, jan\u00eb konsideruar n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor dhe t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Cufi ka kund\u00ebrshtuar edhe konkluzionin e KPK p\u00ebr profesionalizmin, lidhur me ushtrimin e funksioneve n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit n\u00eb momentin e n\u00ebnshkrimit t\u00eb vendimit t\u00eb pushimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes penale ndaj personit q\u00eb i kishte dh\u00ebn\u00eb mjetin n\u00eb p\u00ebrdorim. Ajo ka pretenduar se nuk ka pasur dijeni mbi faktin se pronari i mjetit n\u00eb p\u00ebrdorim prej saj rezultonte me precedent\u00eb penal\u00eb, si dhe ka mohuar t\u00eb ket\u00eb pasur kontakt t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me k\u00ebt\u00eb shtetas. Po ashtu, Cufi ka parashtruar n\u00eb ankim se nuk kishte dijeni se vendimi i miratuar prej saj, i atribuohej shtetasit prej t\u00eb cilit kishte marr\u00eb automjetin n\u00eb p\u00ebrdorim.<\/p>\n<p>Duke iu referuar nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Gjendjes Civile, sipas s\u00eb cil\u00ebs shtetasi A. H. q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb mjetin n\u00eb p\u00ebrdorim subjektit, nuk ka rezultuar t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrdorur gjeneralitete t\u00eb tjera, sikurse ka pretenduar Cufi, trupi gjykues i Kolegjit vler\u00ebson se duket alogjik pretendimi se nuk ishte n\u00eb dijeni t\u00eb identitetit t\u00eb personit nga i cili kishte marr\u00eb makin\u00ebn n\u00eb p\u00ebrdorim p\u00ebr 7 vjet. Kjo dhe nga fakti se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb tregtar mjetesh q\u00eb operonte n\u00eb treg p\u00ebr rreth 10 vitesh n\u00eb qytetin n\u00eb t\u00eb cilin subjekti ka jetuar gjith\u00eb jet\u00ebn, si dhe ka ushtruar detyr\u00ebn e prokurores, tek i cili ajo \u00ebsht\u00eb paraqitur disa her\u00eb p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb makin\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c[\u2026]veprimet e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit duken sikur komprometojn\u00eb sjelljen e prokurorit, duke krijuar perceptimin e p\u00ebrfitimeve p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs dhe nuk justifikojn\u00eb shkujdesjen e veprimeve t\u00eb saj p\u00ebr marrjen n\u00eb p\u00ebrdorim t\u00eb nj\u00eb automjeti n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr shtetasi, i cili nuk ishte prezent n\u00eb at\u00eb moment, e p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr mbajtjen e tij p\u00ebr disa vite pa b\u00ebr\u00eb ndonj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb formalizuar marr\u00ebdh\u00ebnien e p\u00ebrdorimit\u201d, argumenton KPA.<\/p>\n<p>Sipas KPA, sjellja e magjistratit jasht\u00eb zyr\u00ebs, z\u00eb nj\u00eb vend po aq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm sa kur e ushtron funksionin. Po ashtu, sillet n\u00eb v\u00ebmendje se n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb, n\u00eb Prokurorin\u00eb e Shkodr\u00ebs ushtronte funksionin e z\u00ebvend\u00ebsdrejtuesit edhe nj\u00eb tjet\u00ebr prokuror dhe fakti se Cufi nuk ka nd\u00ebrmarr\u00eb asnj\u00eb veprim p\u00ebr shmangien e konfliktit t\u00eb interesit, sipas KPA, duket se kompromenton besueshm\u00ebrin\u00eb e veprimeve t\u00eb saj dhe t\u00eb krijon p\u00ebrshtypjen se \u00ebsht\u00eb paraqitur para pik\u00ebs s\u00eb shitjes s\u00eb mjeteve, pasi procedimi penal ishte pushuar dhe ka zhvilluar negociata si p\u00ebr p\u00ebrdorimin e automjetit, ashtu edhe p\u00ebr \u00e7mimin e tij.<\/p>\n<p>\u201c[\u2026]Rrethanat n\u00eb t\u00eb cilat, sipas deklarimit t\u00eb subjektit, \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim automjeti prej saj, d\u00ebshmojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb sjellje t\u00eb shtetasit A. H. n\u00eb favor t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, znj. Edlira Cufi, si prokurore dhe z\u00ebvend\u00ebsdrejtuese e Prokuroris\u00eb, q\u00eb krijoj\u00eb perceptimin e p\u00ebrfitimit t\u00eb nj\u00eb favori n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb parregullt dhe n\u00eb dukje t\u00eb nj\u00eb situate t\u00eb konfliktit t\u00eb interesit\u201d, citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb profesionalizimit, Kolegji arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se p\u00ebrdorimi p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb kohore nj\u00eb automjeti t\u00eb marr\u00eb nga nj\u00eb person i cili ka qen\u00eb i proceduar penalisht nga Prokuroria e Shkodr\u00ebs, p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje m\u00eb von\u00eb t\u00eb pushuar dhe t\u00eb miratuar nga subjekti n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e z\u00ebvend\u00ebsdrejtueses, e vendosin at\u00eb kushtet e konfliktit n\u00eb dukje t\u00eb interesit dhe n\u00eb shkelje t\u00eb etik\u00ebs s\u00eb magjistratit.<\/p>\n<p>Gjithashtu, fakti se Cufi ka udh\u00ebtuar jasht\u00eb shtetit me nj\u00eb person dhe me automjetin e tij, p\u00ebr t\u00eb cilin ka ndjekur nj\u00eb kall\u00ebzim penal, vler\u00ebsohet nga trupi gjykues si nj\u00eb sjellje e cila cenon etik\u00ebn e magjistratit.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse problemet n\u00eb aspektin profesional nuk jan\u00eb gjetur t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb konkluduar se ajo \u00ebsht\u00eb e pap\u00ebrshtatshme n\u00eb k\u00ebt\u00eb kriter, jan\u00eb konsideruar dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, KPA ka arritur n\u00eb konkluzionin se prokurorja Edlira Cufi ka c\u00ebnuar besimin e publikut tek drejt\u00ebsia dhe e ka l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi shkarkimin e k\u00ebtij subjekti rivler\u00ebsimi.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA i rr\u00ebzoi disa prej konkluzioneve t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen vetingut t\u00eb prokurores s\u00eb Shkodr\u00ebs, Edlira Cufi, megjithat\u00eb e la n\u00eb fuqi shkarkimin p\u00ebr c\u00ebnim t\u00eb besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia. KPK shkarkoi m\u00eb 17 shkurt t\u00eb vitit 2022 prokuroren e Shkodr\u00ebs, Edlira Cufi pasi [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":79440,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,114,115],"tags":[412,968,1898,1822,112,221,171,1784,1722],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/06\/Seanca-ndaj-ish-prokurorit-Besnik-Cengu-ne-KPA.jpg","fifu_image_alt":"Seanca ndaj ish-prokurorit Besnik Cengu n\u00eb KPA","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79439"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79439"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79439\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":79441,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79439\/revisions\/79441"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79440"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79439"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79439"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79439"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}