{"id":79445,"date":"2025-06-16T11:18:18","date_gmt":"2025-06-16T09:18:18","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-i-gjeti-te-bazuar-konkluzionet-e-komisionit-per-shkarkimin-prokurorit-hektor-mushi\/2025\/06\/16\/"},"modified":"2025-06-16T11:19:11","modified_gmt":"2025-06-16T09:19:11","slug":"kpa-i-gjeti-te-bazuar-konkluzionet-e-komisionit-per-shkarkimin-prokurorit-hektor-mushi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-i-gjeti-te-bazuar-konkluzionet-e-komisionit-per-shkarkimin-prokurorit-hektor-mushi\/2025\/06\/16\/","title":{"rendered":"KPA i gjeti t\u00eb bazuar konkluzionet e Komisionit p\u00ebr shkarkimin prokurorit Hektor Mushi"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, vendosi m\u00eb 31 tetor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar t\u00eb l\u00ebr\u00eb n\u00eb fuqi shkarkimin nga detyra t\u00eb prokurorit t\u00eb Elbasanit, Hektor Mushi, duke i gjetur t\u00eb bazuar p\u00ebrfundimet e\u00a0 arritura p\u00ebr problemet n\u00eb t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit, at\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb, past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe profesionalizmit.<\/p>\n<p>Ashtu si KPK, edhe Kolegji konkludoi se Mushi gjendet n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasuris\u00eb dhe se ka fshehur pron\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb apartamenti; se rezulton me probleme serioze gjat\u00eb kontrollit t\u00eb figur\u00ebs, \u00e7ka e b\u00ebn t\u00eb pamundur vazhdimin e detyr\u00ebs; nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb problemet n\u00eb aspektin profesional u konsideruan n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor n\u00eb drejtim t\u00eb c\u00ebnimit t\u00eb besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>Hektor Mushi punoi fillimisht si oficer i policis\u00eb gjyq\u00ebsore dhe n\u00eb vitin 1995 u em\u00ebrua si prokuror n\u00eb Elbasan. N\u00eb vijim ai u transferua n\u00eb Pogradec dhe n\u00eb 2007-\u00ebn u rikthye n\u00eb Elbasan ku dhe e ushtroi detyr\u00ebn deri n\u00eb momentin e shkarkimit.<\/p>\n<p><strong>Problemet p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 92.3 m2, me vler\u00eb 2 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb Pogradec, Komisioni ka konstatuar se subjekti \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb paraqes\u00eb rrethana jo t\u00eb v\u00ebrteta p\u00ebr sa i p\u00ebrket gjendjes s\u00eb apartamentit n\u00eb momentin e blerjes, si dhe vler\u00ebs s\u00eb punimeve dhe shpenzimeve p\u00ebr mobilim.<\/p>\n<p>Gjithashtu, Komisioni ka vler\u00ebsuar se nuk provohet mund\u00ebsia e v\u00ebllait t\u00eb subjektit p\u00ebr dhurimin e nj\u00eb shume monetare, duke u arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se Mushi gjendet me bilanc negativ n\u00eb shum\u00ebn 1.6 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb Pogradec.<\/p>\n<p>Subjekti ka kund\u00ebrshtuar n\u00eb ankim konkluzionet e KPK p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri duke parashtruar se \u00e7mimi i kontrat\u00ebs s\u00eb shitblerjes midis pal\u00ebve \u00ebsht\u00eb real, i logjiksh\u00ebm dhe i dokumentuar. Ai ka pretenduar se e ka bler\u00eb apartamentin n\u00eb gjendje karabina dhe se disa prej punimeve i ka kryer vet\u00eb. P\u00ebr mospasqyrimin e k\u00ebtij fakti n\u00eb kontrat\u00eb, ka argumentuar se kontratat nga ana e sip\u00ebrmarr\u00ebsve t\u00eb b\u00ebra para noterit, ishin kontrata tip, pa parashikime e specifikime, por duke identifikuar vet\u00ebm apartamentin dhe \u00e7mimin.<\/p>\n<p>Po ashtu, ka kund\u00ebrshtuar analiz\u00ebn e Komisionit lidhur me shpenzimet p\u00ebr punimet e kryera. Sipas tij, vlera prej 750 mij\u00eb lek\u00ebsh \u00ebsht\u00eb shpenzuar gjat\u00eb periudh\u00ebs 2005-2007 kur jan\u00eb kryer punimet dhe jo vet\u00ebm n\u00eb vitin 2004, ashtu si ka konsideruar KPK. Mushi ka pretenduar se shpenzimet e arredimit dhe t\u00eb punimeve p\u00ebr vitin 2004 kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb mas\u00ebn e 250 mij\u00eb lek\u00ebve.<\/p>\n<p>Subjekti ka pretenduar se ka qen\u00eb n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb siguruar dokumentacionin p\u00ebr shpenzimet e kryera n\u00eb periudh\u00ebn 2005-2007, p\u00ebr punimet dhe mobilimin e apartamentit, pasi shoq\u00ebrit\u00eb q\u00eb i kan\u00eb realizuar jan\u00eb mbyllur, si dhe shum\u00eb gj\u00ebra jan\u00eb bler\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorura.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i Kolegjit konstaton s\u00eb pari se jan\u00eb t\u00eb pabazuara pretendimet e subjektit lidhur me v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e \u00e7mimit t\u00eb apartamentit sipas kontrat\u00ebs s\u00eb shitblerjes. Megjithat\u00eb, sillet n\u00eb v\u00ebmendje se Komisioni, edhe pse ka hetuar dhe ka konstatuar se \u00e7mimi n\u00eb kontrat\u00ebn e shitblerjes \u00ebsht\u00eb m\u00eb i ul\u00ebt se \u00e7mimet referuese t\u00eb tregut dhe atyre t\u00eb pasqyruara n\u00eb kontratat e shitblerjes n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin pallat, n\u00eb p\u00ebrfundim nuk ka konkluduar p\u00ebr deklarim t\u00eb pav\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr vler\u00ebn e blerjes, duke vendosur n\u00eb analiz\u00ebn financiare p\u00ebrfundimtare vler\u00ebn prej 2 milion\u00eb lek\u00ebsh, si t\u00eb pasqyruar n\u00eb kontrat\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr pretendimin se apartamenti \u00ebsht\u00eb bler\u00eb n\u00eb gjendje karabina, Kolegji v\u00ebren se, ve\u00e7 faktit se n\u00eb kontrat\u00eb nuk p\u00ebrcaktohet di\u00e7ka e till\u00eb, subjekti nuk e ka deklaruar as n\u00eb deklarat\u00ebn veting, ku nuk gjenden t\u00eb sh\u00ebnuara shpenzimet p\u00ebr kryerjen e punimeve. KPA konstaton se Mushi e ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb deklarim vet\u00ebm n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb pyet\u00ebsorit nr. 1. Po ashtu, evidentohet fakti se subjekti nuk ka paraqitur ndonj\u00eb prov\u00eb p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar pretendimin q\u00eb apartamenti ishte marr\u00eb n\u00eb dor\u00ebzim prej tij n\u00eb gjendje t\u00eb pap\u00ebrfunduar apo karabina.<\/p>\n<p>P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, trupi gjykues konstaton se pretendimet e subjektit nuk gjejn\u00eb mb\u00ebshtetje as n\u00eb dokumentet e administruara nga Komisioni dhe as n\u00eb provat e dor\u00ebzuara prej tij.<\/p>\n<p>Lidhur me ananliz\u00ebn e shpenzimeve t\u00eb punimeve dhe arredimit, Kolegji v\u00ebren se subjekti ka deklaruar se ka filluar t\u00eb banoj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb apartament s\u00eb bashku me bashk\u00ebjetuesen e tij, q\u00eb prej vitit 2004, nd\u00ebrsa nga ana tjet\u00ebr deklaron se n\u00eb banes\u00eb nuk ishin kryer nj\u00eb pjes\u00eb e punimeve t\u00eb brendshme hidraulike, dyert e brendshme dhe punimet elektrike.<\/p>\n<p>Ashtu si dhe ka konstatuar Komisioni, edhe KPA vler\u00ebson se lloji i punimeve t\u00eb deklaruara nga subjekti jan\u00eb t\u00eb domosdoshme p\u00ebr krijimin e kushteve minimale p\u00ebr banim. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb gjetur i besuesh\u00ebm deklarimi i tij se vlera e punimeve dhe mobilimit \u00ebsht\u00eb shpenzuar gjat\u00eb periudh\u00ebs 2005-2007.<\/p>\n<p>Si burime p\u00ebr blerjen e apartamentit subjekti ka deklaruar nj\u00eb vler\u00eb t\u00eb dhuruar nga v\u00ebllai nga puna e tij si emigrant n\u00eb at\u00eb koh\u00eb n\u00eb Gjermani, si dhe dhurata nga familjar\u00ebt e e tij e t\u00eb bashk\u00ebjetueses. Ai ka shpjeguar se k\u00ebto dhurata n\u00eb para n\u00eb vler\u00ebn totale prej 1.5 milion lek\u00ebsh, i jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb me rastin e ceremonis\u00eb t\u00eb martes\u00ebs me bashk\u00ebjetuesen, t\u00eb zhvilluar n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2003. Ashtu si dhe KPK, trupi gjykues i Kolegjit \u00e7mon se v\u00ebllai i prokurorit Mushi ka qen\u00eb n\u00eb pamund\u00ebsi financiare e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, ka rezultuar bilanc negativ n\u00eb shum\u00ebn 1.7 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb Pogradec.<\/p>\n<p>Komisioni i ka gjetur jo bind\u00ebse deklarimet e prokurorit Nushi se ai ka vet\u00ebm t\u00eb drejta banimi n\u00eb nj\u00eb nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 112 m2 n\u00eb Elbasan, t\u00eb bler\u00eb nga n\u00ebna e tij. KPK ka konkluduar se n\u00ebna ka qen\u00eb n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj pasurie. Komisioni ka konstatuar se Mushi ka pasur marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb vazhdueshme p\u00ebrdorimi t\u00eb k\u00ebtij apartamenti q\u00eb nga momenti i nd\u00ebrtimit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00ebna \u00ebsht\u00eb transferuar pasi bashk\u00ebshroti i saj ka nd\u00ebrruar jet\u00eb. Po ashtu, ka rezultuar se emri prokurorit Mushi ka figuruar n\u00eb list\u00ebn em\u00ebrore t\u00eb banor\u00ebve t\u00eb paraqitur n\u00eb vitin 2009 nga investitori pran\u00eb Ujsjell\u00ebs Kanalizimeve Elbasan dhe kontrata e furnizimit me uj\u00eb \u00ebsht\u00eb lidhur n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij. Tjet\u00ebr e dh\u00ebn\u00eb q\u00eb ka rezultuar nga hetimi \u00ebsht\u00eb fakti se subjekti ka kontribuuar n\u00eb shum\u00ebn 2.5 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e k\u00ebtij apartamenti, por nuk figuron t\u00eb ket\u00eb t\u00eb drejta pron\u00ebsie.<\/p>\n<p>KPK \u00e7moi se krijoheshin dyshime t\u00eb arsyeshme se pasqyrimi i emrit t\u00eb babait n\u00eb kontrat\u00ebn e porosis\u00eb s\u00eb vitit 2006 e m\u00eb pas i emrit t\u00eb n\u00ebn\u00ebs n\u00eb kontrat\u00ebn e shitjes me kusht n\u00eb dhjetor t\u00eb 2014-\u00ebs, bashk\u00eb me deklarimin n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d i t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb banimit t\u00eb tij dhe t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb s\u00eb n\u00ebn\u00ebs, jan\u00eb veprime dhe p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb fshehur k\u00ebt\u00eb pasuri n\u00eb em\u00ebr t\u00eb prind\u00ebrve.<\/p>\n<p>Subjekti ka parashtruar n\u00eb ankim se prind\u00ebrit e tij kan\u00eb pasur burime t\u00eb ligjshme financiare p\u00ebr t\u00eb kryer pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb shum\u00ebn 3 milion\u00eb lek\u00eb, duke n\u00ebnvizuar se Komisioni duhej t\u00eb kishte marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb ardhurat nga pun\u00ebsimi i babait n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri p\u00ebr shkurt 1995 \u2013 dhjetor 1997.<\/p>\n<p>Po ashtu, ka pretenduar se p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb Elbasan nga prind\u00ebrit, ka ndihmuar dhe dh\u00ebnia e huas\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 10 mij\u00eb euro p\u00ebr v\u00ebllain D. M. nga kush\u00ebrira \u2013 hua p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ka theksuar se \u00ebsht\u00eb e dokumentuar dhe \u00ebsht\u00eb e ligjshme.<\/p>\n<p>Subjekti ka parashtruar n\u00eb ankim se Komisioni, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb gabuar dhe t\u00eb kund\u00ebrligjshme, i ka kaluar barr\u00ebn e prov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb justifikuar ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimit t\u00eb krijimit t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb babait, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ky i fundit nuk ka qen\u00eb as n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e dhuruesit dhe as n\u00eb at\u00eb t\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsit.<\/p>\n<p>Ashtu si Komisioni, edhe Kolegji konkludon se n\u00ebna e subjektit rezulton me bilanc negativ n\u00eb shum\u00ebn 1.4 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb Elbasan. Po ashtu, \u00ebsht\u00eb gjetur i drejt\u00eb edhe konkluzioni i KPK p\u00ebr fshehje pasurie.<\/p>\n<p>Trupi gjykues v\u00ebren se, pavar\u00ebsisht nga sa parashtron subjekti i rivler\u00ebsimit, ai nuk arrin t\u00eb argumentoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb bind\u00ebse domosdoshm\u00ebrin\u00eb e marrjes s\u00eb kredis\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij p\u00ebr t\u00eb ndihmuar prind\u00ebrit, t\u00eb cil\u00ebt e kishin nj\u00eb apartament banimi, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ai vet\u00eb jetonte n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin qytet dhe nuk kishte nj\u00eb banes\u00eb t\u00eb tij\u00ebn.<\/p>\n<p>Tjet\u00ebr rrethan\u00eb q\u00eb konsiderohet prej Kolegjit se rr\u00ebzon pretendimet e Mushit \u00ebsht\u00eb edhe fakti q\u00eb vet\u00ebm ai dhe familja e tij kan\u00eb banuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb apartament q\u00eb n\u00eb vitin 2008, si\u00e7 ka deklaruar dhe vet\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, prind\u00ebrit p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt supozohej se ishte porositur apartamenti, vazhdonin t\u00eb jetonin n\u00eb apartamentin e vjet\u00ebr, duke mos e g\u00ebzuar pron\u00ebn e re. KPA sjell n\u00eb v\u00ebmendje se n\u00ebna e subjektit \u00ebsht\u00eb transferuar n\u00eb apartamentin e ri vet\u00ebm n\u00eb vitin 2014, pas vdekjes s\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb saj. Kolegji sjell si argument dhe faktin se kontratat e sh\u00ebrbimeve jan\u00eb regjistruar n\u00eb vitin 2009 n\u00eb em\u00ebr t\u00eb prokurorit Mushi dhe jo n\u00eb em\u00ebr t\u00eb t\u00eb atit. K\u00ebto rrethana konsiderohen se krijojn\u00eb dyshime t\u00eb arsyeshme se subjekti ka fshehur rrethanat me q\u00ebllim p\u00ebrjashtimin nga kontrolli t\u00eb k\u00ebsaj pasurie dhe se apartamenti n\u00eb fjal\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pasuri e fshehur e tij.<\/p>\n<p><strong>Figura dhe profesionalizimi<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni \u00ebsht\u00eb informuar nga Prokuroria e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar, SPAK se ndaj shtetasit Th.B, me t\u00eb cilin subjekti ka pasur kontakte, ka qen\u00eb i regjistruar nj\u00eb procedim n\u00eb vitin 2009 p\u00ebr krim t\u00eb organizuar. KPK ka konstatuar se subjekti ka marr\u00ebdh\u00ebnie familjare e shoq\u00ebrore me shtetasin Th. B., gj\u00eb q\u00eb e ka konfirmuar edhe vet\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn e kontrollit t\u00eb figur\u00ebs nuk e ka pasqyruar k\u00ebt\u00eb rrethan\u00eb. Marr\u00ebdh\u00ebnia e subjektit me k\u00ebt\u00eb person \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar si kontakt i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm dhe deklarimi i subjektit n\u00eb k\u00ebt\u00eb kriter \u00ebsht\u00eb konsideruar i paplot\u00eb.<\/p>\n<p>Mushi ka parashtruar n\u00eb ankim se nuk ka deklaruar kontaktin me Th. B. pasi, n\u00eb dijenin\u00eb e tij, ky shtetas nuk ka qen\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb i hetuar dhe gjykuar p\u00ebr ndonj\u00eb vep\u00ebr penale. Ai ka sqaruar se nuk ka pasur kontakte personale me k\u00ebt\u00eb shtetas, por vet\u00ebm kontakte rast\u00ebsore p\u00ebr shkak t\u00eb lidhjeve familjare e shoq\u00ebrore e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk ka pasur dijeni p\u00ebr procedimin penal ndaj tij.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse nuk \u00ebsht\u00eb provuar dijenia e subjektit p\u00ebr procedimin penal ndaj shtetasit Th.B., Kolegji \u00e7mon se subjekti nuk arrin nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb kontrollin e figures. \u201c[\u2026]pik\u00ebrisht pasja e kontaktit t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm, si pasoj\u00eb e nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieje shoq\u00ebrore afatgjat\u00eb me k\u00ebt\u00eb shtetas t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar, prezumon vendosjen e mas\u00ebs disiplinore t\u00eb shkarkimit nga detyra t\u00eb subjekti i rivler\u00ebsimit\u201d, arsyeton trupi gjykues i KPA dhe e gjen t\u00eb drejt\u00eb q\u00ebndrimin e Komisionit se subjekti i rivler\u00ebsimit, p\u00ebr shkak t\u00eb kontakteve t\u00eb pap\u00ebrshtatshme me persona t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar, rezulton me probleme serioze gjat\u00eb kontrollit t\u00eb figur\u00ebs, \u00e7ka e b\u00ebn t\u00eb pamundur vazhdimin e detyr\u00ebs.<\/p>\n<p>Po ashtu, n\u00eb verifikimin e nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje penale t\u00eb hetuar nga subjekti, Kolegji \u00e7mon ashtu si Komisioni, se Mushi ka favorizuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb hapur personin e dyshuar p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale. Kjo rrethan\u00eb \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar bashk\u00eb me komponent\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb kriterit t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb aft\u00ebsive profesionale q\u00eb afektojn\u00eb cenimin e besimit t\u00eb publikut te drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>N\u00eb konkluzionin, p\u00ebr kriterin e vler\u00ebsimit profesional, KPA duke marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb informacionet e p\u00ebrcjella nga organet ndihm\u00ebse n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet penale t\u00eb trajtuara nga subjekti, mang\u00ebsit\u00eb e konstatuara n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme p\u00ebr sa u p\u00ebrket njohurive ligjore n\u00eb praktikat e regjistruara, si dhe shkeljet e p\u00ebrs\u00ebritura n\u00eb aspektin e etik\u00ebs, n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor \u00e7mohen se jan\u00eb t\u00eb tilla se kan\u00eb cenuar besimin e publikut te sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i Kolegjit arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se prokurori Hektor Mushi ka kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr kriterin e vler\u00ebsimit t\u00eb pasuris\u00eb, rezulton me probleme serioze gjat\u00eb kontrollit t\u00eb figur\u00ebs, si dhe ka cenuar besimin e publikut te sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, vendosi m\u00eb 31 tetor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar t\u00eb l\u00ebr\u00eb n\u00eb fuqi shkarkimin nga detyra t\u00eb prokurorit t\u00eb Elbasanit, Hektor Mushi, duke i gjetur t\u00eb bazuar p\u00ebrfundimet e\u00a0 arritura p\u00ebr problemet n\u00eb t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit, at\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb, past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe profesionalizmit. Ashtu si KPK, edhe Kolegji [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":79446,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,114,115],"tags":[1142,1271,1822,112,863,221,258,864,1812,325],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Foto-arkive-seance-gjyqesore-ne-KPA.jpg","fifu_image_alt":"Foto arkive - seanc\u00eb gjyq\u00ebsore n\u00eb KPA.","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79445"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79445"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79445\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":79447,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79445\/revisions\/79447"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79446"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79445"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79445"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79445"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}