{"id":79454,"date":"2025-06-19T15:15:30","date_gmt":"2025-06-19T13:15:30","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/dy-qendrimet-e-kpa-per-gjyqtarin-bevis-shehaj\/2025\/06\/19\/"},"modified":"2025-06-19T15:17:45","modified_gmt":"2025-06-19T13:17:45","slug":"dy-qendrimet-e-kpa-per-gjyqtarin-bevis-shehaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/dy-qendrimet-e-kpa-per-gjyqtarin-bevis-shehaj\/2025\/06\/19\/","title":{"rendered":"Dy q\u00ebndrimet e KPA p\u00ebr gjyqtarin Bevis Shehaj"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA vendosi m\u00eb 3 shkurt pushimin e gjykimit t\u00eb vetingut t\u00eb gjyqtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Vlor\u00ebs, Bevis Shehaj, vendimarrje q\u00eb e riktheu at\u00eb n\u00eb \u00a0detyr\u00eb. Vendimi u mor me shumic\u00eb votash, ku shumica \u00e7moi se Shehaj kishte qen\u00eb student n\u00eb koh\u00ebn kur ka hyr\u00eb n\u00eb fuqi legjislacioni p\u00ebr vetingun e magjistrat\u00ebve dhe nuk mund t\u00eb konsiderohej i till\u00eb. Pakica vler\u00ebson ndryshe, duke sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje se Shehaj kur ka kryer praktik\u00ebn si gjyqtar, ka g\u00ebzuar t\u00eb drejtat dhe detyrimet e magjistratit dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb duhej t\u2019i n\u00ebnshtrohej vetingut.<\/p>\n<p>Bevis Shehaj u shkarkua prej Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kalifikimit, KPK m\u00eb 15 qershor t\u00eb vitit 2022, me shumic\u00ebn e votave t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb trup\u00ebs.<\/p>\n<p>Shehaj depozitoi n\u00eb Komision n\u00eb janar t\u00eb vitit 2020 nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr mosfillimin e procedur\u00ebs s\u00eb rivler\u00ebsimit ndaj tij, duke parashtruar se ishte em\u00ebruar n\u00eb detyr\u00eb pas dat\u00ebs 22 korrik 2016, kur hyri n\u00eb fuqi ligji p\u00ebr rivler\u00ebsimin kalimtar t\u00eb magjistrat\u00ebve dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk ishte subjekt rivler\u00ebsimi. Po ashtu, Shehaj v\u00ebrejti se ishte verifikuar nga instituciont p\u00ebrkat\u00ebse, ashtu si t\u00eb gjith\u00eb magjistrat\u00ebt e rinj.<\/p>\n<p>Shumica e trup\u00ebs s\u00eb KPK konkludoi se Shehaj ishte subjekt rivler\u00ebsimi dhe pasi kreu procesin e vetingut ndaj tij, e shkarkoi p\u00ebr probleme n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe t\u00eb profesionalizmit, duke \u00e7muar se me q\u00ebndrimet dhe veprimet e tij kishte c\u00ebnuar besimin e publikut tek drejt\u00ebsia. Shehaj u konsiderua si subjekt rivler\u00ebsimi nga shumica me argumentin se kishte kryer stazhin si gjyqtar me em\u00ebrim t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm n\u00eb vitet 2015-2016, duke g\u00ebzuar t\u00eb drejtat e dhe funksionet e gjyqtarit, si dhe p\u00ebr faktin se vet\u00eb ai e kishte konsideruar veten si subjekt, pasi me vullnetin e tij t\u00eb lir\u00eb kishte plot\u00ebsuar dhe depozituar n\u00eb afatet ligjore deklaratat dhe dokumentacionin p\u00ebrkat\u00ebs shoq\u00ebrues n\u00eb lidhje me kriterin e pasuris\u00eb, figur\u00ebs dhe profesionalizmit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa pakica vler\u00ebsoi se Shehaj nuk p\u00ebrfshihej n\u00eb asnj\u00eb nga kategorit\u00eb e p\u00ebrcaktuara lidhur me subjektet e rivler\u00ebsimit n\u00eb koh\u00ebn e hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb legjislacionit p\u00ebr vetingun e magjistrat\u00ebve. Megjithat\u00eb, ajo shtoi se dhe se do t\u2019\u00eb kryhej rivler\u00ebsimi ti tij, at\u00ebher\u00eb duhej t\u00eb konfirmohej n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Vendimi i Komisionit u ankimua n\u00eb Kolegj nga gjyqtari Bevis Shehaj, i cili k\u00ebrkoi ndryshimin apo prishjen e tij, duke pretenduar se \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me provat, faktet dhe ligjin.<\/p>\n<p>Po ashtu, Shehaj k\u00ebrkoi kryerjen e nj\u00eb analize t\u00eb re financiare p\u00ebr pasurit\u00eb n\u00ebn emrin e tij, si apartament, garazh dhe automjet, t\u00eb dhuruara nga prind\u00ebrit p\u00ebrpara em\u00ebrimit n\u00eb detyr\u00eb n\u00eb vitet 2011 dhe 2014, duke evidentur se \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar si magjistrat n\u00eb janar t\u00eb 2017-\u00ebs dhe nj\u00eb muaj m\u00eb von\u00eb \u00ebsht\u00eb caktuar n\u00eb detyr\u00eb. Ai ka k\u00ebrkuar q\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb konsiderohet fakti se jan\u00eb pasuri t\u00eb dhuruara nga prind\u00ebrit dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye t\u00eb kryhet bazuar n\u00eb t\u00eb ardhurat e tyre dhe duke hequr shpenzimet jet\u00ebsore.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr t\u00eb tjera ai k\u00ebrkoi t\u00eb konsiderohet si nj\u00eb magjistrat, i cili nuk mund t&#8217;i n\u00ebnshtrohej procedur\u00ebs s\u00eb rivler\u00ebsimit kalimtar, p\u00ebr shkak se i \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshtruar nj\u00ebher\u00eb k\u00ebtij procesi p\u00ebrpara em\u00ebrimit n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Kolegji konstaton se gjyqtari Shehaj nuk ngre pretendime p\u00ebr shqyrtimin e \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb seanc\u00eb gjyq\u00ebsore publike, duke qen\u00eb se ka k\u00ebrkim primar prishjen e vendimit t\u00eb Komisionit, q\u00eb e cil\u00ebson t\u00eb marr\u00eb n\u00eb aplikim t\u00eb gabuar t\u00eb ligjit, pasi nuk b\u00ebn\u00eb pjes\u00eb n\u00eb kategorin\u00eb e subjekteve t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p><strong>Pushimi i \u00e7\u00ebshtjes nga shumica<\/strong><\/p>\n<p>Shumica e Kolegjit vler\u00ebson aktet e administruara nga Komisioni p\u00ebr Shehajn, prej nga \u00ebsht\u00eb konstatuar se ai \u00ebsht\u00eb kualifikuar p\u00ebr t\u00eb ndjekur programin 3-vje\u00e7ar t\u00eb formimit fillestar pran\u00eb Shkoll\u00ebs s\u00eb Magjistratur\u00ebs, n\u00eb profilin e gjyqtarit, p\u00ebr periudh\u00ebn 2013-2016. Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb vitit t\u00eb dyt\u00eb, n\u00eb vitin 2015, ai \u00ebsht\u00eb caktuar p\u00ebr t\u00eb kryer stazhin profesional pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Me vendim t\u00eb dat\u00ebs 20 janar 2017 t\u00eb ish-K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, KLD, Shehaj \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar magjistrat dhe afro nj\u00eb muaj m\u00eb von\u00eb \u00ebsht\u00eb caktuar si gjyqtar pran\u00eb Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Vlor\u00eb.<\/p>\n<p>Shumica v\u00ebren se subjekti \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar n\u00eb detyr\u00eb me hyrjen n\u00eb fuqi t\u00eb ligjit \u201cP\u00ebr statusin e gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2016, q\u00eb vler\u00ebsohet se ka sistemuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb posa\u00e7me brezin e student\u00ebve t\u00eb Shkoll\u00ebs s\u00eb Magjistratur\u00ebs q\u00eb p\u00ebrfunduan studimet n\u00eb vitin akademik 2016 &#8211; vit i cili korrespondon me ndryshimet kushtetuese dhe t\u00eb kuadrit ligjor t\u00eb reform\u00ebs n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas shumic\u00ebs s\u00eb Kolegjit, hyrja n\u00eb fuqi e ligjit q\u00eb miratoi ndryshimet n\u00eb Kushtetut\u00ebn e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi, e gjeti Shehajn t\u00eb diplomuar nga Shkolla e Magjistratur\u00ebs, por t\u00eb paem\u00ebruar nga ish-KLD-ja si \u201cmagjistrat\u201d.<\/p>\n<p>Po ashtu, Kolegji sjell n\u00eb v\u00ebmendje se n\u00eb nenin 136\/a t\u00eb Kushtetut\u00ebs parashikohet se, gjyqtar\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb shtetasit shqiptar\u00eb q\u00eb em\u00ebrohen nga K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor, pas p\u00ebrfundimit t\u00eb Shkoll\u00ebs s\u00eb Magjistratur\u00ebs dhe pas kryerjes s\u00eb procesit t\u00eb verifikimit paraprak t\u00eb pasuris\u00eb dhe t\u00eb figur\u00ebs s\u00eb tyre sipas ligjit.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb rastin konkret, Komisioni ka konsideruar si subjekt rivler\u00ebsimi z. Shehaj q\u00eb n\u00eb vitin e tret\u00eb t\u00eb Shkoll\u00ebs s\u00eb Magjistratur\u00ebs, kur ishte akoma student dhe i padiplomuar\u201d, shprehet shumica e trup\u00ebs s\u00eb KPA dhe konstaton se student\u00ebt q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrfunduar Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs cil\u00ebsohen kandidat\u00eb p\u00ebr magjistrat\u00eb.<\/p>\n<p>Tjet\u00ebr argument q\u00eb paraqet shumica \u00ebsht\u00eb edhe p\u00ebrcaktimi n\u00eb ligjin \u201cP\u00ebr statusin e gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, se cilat ishin organet q\u00eb do t\u00eb ushtronin p\u00ebrkoh\u00ebsisht kompetencat e institucioneve t\u00eb reja q\u00eb nuk ishin krijuar ende.<\/p>\n<p>Shumica e Kolegjit vler\u00ebson p\u00ebr parashikimi ligjor tregon se q\u00ebllimi i ligjv\u00ebn\u00ebsit ka qen\u00eb q\u00eb ky grup kandidat\u00ebsh p\u00ebr magjistrat\u00eb ku b\u00ebnte pjes\u00eb dhe Shehaj, t\u2019i n\u00ebnshtroheshin kontrollit, sipas juridiksionit t\u00eb zakonsh\u00ebm, para se ata t\u00eb em\u00ebroheshin n\u00eb detyr\u00eb, ashtu si\u00e7 edhe \u00ebsht\u00eb parashikuar p\u00ebr brezat e ardhsh\u00ebm t\u00eb kandidat\u00ebve p\u00ebr magjistrat\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c[\u2026]nd\u00ebrsa ligjv\u00ebn\u00ebsi ka pasur p\u00ebr q\u00ebllim q\u00eb k\u00ebta magjistrat\u00eb t\u2019i n\u00ebnshtroheshin juridiksionit t\u00eb zakonsh\u00ebm, ai nuk mund t\u00eb ket\u00eb pasur p\u00ebr q\u00ebllim q\u00eb t\u2019i p\u00ebrfshinte ata n\u00eb grupin e subjekteve t\u00eb rivler\u00ebsimit q\u00eb do t\u2019i n\u00ebnshtroheshin kontrollit, sipas juridiksionit t\u00eb posa\u00e7\u00ebm t\u00eb rivler\u00ebsimit, n\u00eb zbatim t\u00eb nenit 179\/b t\u00eb Kushtetut\u00ebs, duke vendosur vet\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb grupim q\u00eb t\u2019i n\u00ebnshtroheshin nj\u00eb kontrolli t\u00eb dyfisht\u00eb\u201d, arsyeton KPA dhe shton se ish-KLD-ja ka respektuar edhe afatet ligjore p\u00ebr em\u00ebrimin e Shehajt brenda dy muajsh nga hyrja n\u00eb fuqi e ligjit dhe caktimin n\u00eb pozicion brenda tre muajve.<\/p>\n<p>Lidhur me dor\u00ebzimin e deklaratave p\u00ebr rivler\u00ebsimin nga ana e subjektit, Kolegji vler\u00ebson se kjo rrethan\u00eb nuk mund t\u00eb afektoj\u00eb interpretimin q\u00eb p\u00ebrcaktimeve kushtetuese, q\u00eb lidhet me vullnetin e ligjv\u00ebn\u00ebsit dhe jo me sjelljen procedurale t\u00eb subjekteve.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim shumica e trup\u00ebs s\u00eb KPA vler\u00ebson se momenti i em\u00ebrimit t\u00eb ankuesit si gjyqtar, me vendimin e ish-KLD-s\u00eb n\u00eb janar t\u00eb vitit 2017, \u00ebsht\u00eb momenti kur ai ka fituar statusin e magjistratit dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb kontrolli dhe vler\u00ebsimi i tij duhej t\u2019I n\u00ebnshtrohet juridiksionit t\u00eb zakonsh\u00ebm dhe jo institucioneve t\u00eb vetingut.<\/p>\n<p>\u201c[\u2026]veprimtaria e Komisionit, si nj\u00eb prej institucioneve t\u00eb rivler\u00ebsimit, \u00ebsht\u00eb kryer n\u00eb tejkalim t\u00eb juridiksionit t\u00eb tij kushtetues e ligjor, duke ia n\u00ebnshtruar \u00e7\u00ebshtjen e ankuesit procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit, n\u00eb kushtet e munges\u00ebs s\u00eb juridiksionit t\u00eb rivler\u00ebsimit\u201d, vler\u00ebson shumica e Kolegjit nd\u00ebrsa pretendimet e tjera p\u00ebr pasurin\u00eb dhe profesionalizmin jan\u00eb gjetur t\u00eb panevojshme p\u00ebr t\u2019u trajtuar.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, shumica e Kolegjit e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga kryesuesja Mimoza Tasi, relatorja Ina Rama dhe an\u00ebtarja Albana Shtylla kan\u00eb vendosur prishjen e vendimit t\u00eb Komisionit dhe pushimin e gjykimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes p\u00ebr vetingun e gjyqtarit Bevis Shehaj.<\/p>\n<p><strong>Mendimi i pakic\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>An\u00ebtar\u00ebt e Kolegjit, Sokol \u00c7omo dhe Rezarta Schuetz kan\u00eb dal\u00eb n\u00eb pakic\u00eb duke votuar kund\u00ebr vendimit t\u00eb marr\u00eb lidhur me kontrollin e vendimarrjes s\u00eb Komisionit p\u00ebr Shehajn. Ata shprehen se ndajn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebndrim me shumic\u00ebn lidhur me konstatimin e situat\u00ebs faktike p\u00ebr sa i p\u00ebrket periudh\u00ebs s\u00eb studimeve t\u00eb Shehajt, caktimin e tij p\u00ebr t\u00eb kryer stazhin profesional, em\u00ebrimin si magjistrat gjyqtar dhe caktimin p\u00ebr ushtrimin e funksionit n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Vlor\u00eb.<\/p>\n<p>Por ata kan\u00eb dal\u00eb me q\u00ebndrim t\u00eb kund\u00ebrt p\u00ebr sa i p\u00ebrket m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb interpretimit dhe zbatimit t\u00eb parashikimeve kushtetuese dhe legjislacionit, q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn paket\u00ebn ligjore t\u00eb reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi t\u00eb miratuar pas ndryshimeve kushtetuese t\u00eb vitit 2016.<\/p>\n<p>Sipas pakic\u00ebs, bazuar n\u00eb ligjin e vitit 1996, \u201cP\u00ebr Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, i ndryshuar, Shehaj, gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb stazhit profesional n\u00eb vitin 2016, g\u00ebzonte t\u00eb drejta dhe kishte detyrime nj\u00ebsoj si magjistrat\u00ebt e tjer\u00eb n\u00eb detyr\u00eb. \u201cK\u00ebto t\u00eb drejta dhe detyrime jan\u00eb g\u00ebzuar dhe duhet t\u00eb p\u00ebrmbusheshin nga subjekti i rivler\u00ebsimit\u201d, v\u00ebrejn\u00eb Schuetz dhe \u00c7omo dhe shton\u00eb se n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb k\u00ebtyre detyrimeve, rezulton q\u00eb Shehaj t\u00eb ket\u00eb plot\u00ebsuar formular\u00ebt p\u00ebrkat\u00ebs.<\/p>\n<p>Duke ju referuar legjislacionit t\u00eb vetingut t\u00eb magjistrat\u00ebve, pakica konstaton se t\u00eb gjith\u00eb magjistrat\u00ebt n\u00eb detyr\u00eb duhet t\u2019i n\u00ebnshtroheshin procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit kalimtar ex officio.<\/p>\n<p>Pakica vler\u00ebson se me t\u00eb drejt\u00eb shumica e trup\u00ebs s\u00eb KPK e ka konsideruar gjyqtarin Bevis Shehaj si subjekt rivler\u00ebsimi n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procesit t\u00eb vetingut.<\/p>\n<p>\u201c[\u2026]interpretimi q\u00eb Kolegji duhet t\u2019i b\u00ebnte zbatimit t\u00eb nenit 179\/b t\u00eb Kushtetut\u00ebs n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen konkrete nuk duhet t\u00eb ishte literal, por sistematik, n\u00eb frym\u00ebn e ndryshimeve kushtetuese dhe parashikimeve t\u00eb paket\u00ebs ligjore t\u00eb vitit 2016, p\u00ebr implementimin e reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi. Ndryshimet kushtetuese, si dhe parashikimet ligjore t\u00eb k\u00ebsaj pakete k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb asnj\u00eb magjistrat t\u00eb mos ushtroj\u00eb detyr\u00ebn pa iu n\u00ebnshtruar verifikimit t\u00eb pasuris\u00eb dhe figur\u00ebs\u201d, arsyeton pakica e Kolegjit dhe e gjen t\u00eb pajustifikuesh\u00ebm vler\u00ebsimin e shumic\u00ebs se Shehaj nuk duhet t\u2019i n\u00ebnshtrohet procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit kalimtar.<\/p>\n<p>Analiz\u00ebn e shumic\u00ebs p\u00ebr zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjes, t\u00eb bazuar vet\u00ebm n\u00eb parashikimet e ligjit \u201cP\u00ebr statusin e gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, Schuetz dhe \u00c7omo e konsiderojm\u00eb jo t\u00eb p\u00ebrshtatshme, duke ritheksuar faktin se, n\u00eb momentin e hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb ndryshimeve kushtetuese p\u00ebr reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi, Shehaj g\u00ebzonte t\u00eb drejtat dhe detyrat e magjistratit si pasoj\u00eb e nj\u00eb ligji tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Pakica e vler\u00ebson m\u00ebnyr\u00ebn e e saj t\u00eb inperpretimit t\u00eb parashikimeve ligjore n\u00eb pajtim me frym\u00ebn e Kushtetut\u00ebs dhe n\u00eb p\u00ebrmbushje me q\u00ebllimin e reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi, p\u00ebr t\u00eb rikthyer besimin e publikut te nj\u00eb sistem drejt\u00ebsie ku magjistrat\u00ebt ushtrojn\u00eb misionin e dh\u00ebnies s\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, pasi t\u00eb jen\u00eb verifikuar n\u00eb lidhje me integritetin e figur\u00ebs, ligjshm\u00ebrin\u00eb e pasuris\u00eb s\u00eb tyre dhe profesionalizmin.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb arsyetim, pakica ka k\u00ebrkuar kontrollin n\u00eb themel t\u00eb vendimit t\u00eb KPK, por kjo \u00ebsht\u00eb pamudn\u00ebsua nga vendimi shumic\u00ebs.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA vendosi m\u00eb 3 shkurt pushimin e gjykimit t\u00eb vetingut t\u00eb gjyqtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Vlor\u00ebs, Bevis Shehaj, vendimarrje q\u00eb e riktheu at\u00eb n\u00eb \u00a0detyr\u00eb. Vendimi u mor me shumic\u00eb votash, ku shumica \u00e7moi se Shehaj kishte qen\u00eb student n\u00eb koh\u00ebn kur ka hyr\u00eb n\u00eb fuqi legjislacioni p\u00ebr vetingun [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":79455,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,114],"tags":[387,231,103,112,916],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/Bevis-Shehaj-pas-seances.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Bevis Shehaj pas nj\u00eb seance n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79454"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79454"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79454\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":79456,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79454\/revisions\/79456"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79455"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79454"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79454"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79454"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}