{"id":79460,"date":"2025-06-20T17:03:38","date_gmt":"2025-06-20T15:03:38","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-e-gjeti-te-drejte-shkarkimin-e-gjyqtares-adelina-zarka\/2025\/06\/20\/"},"modified":"2025-06-20T17:06:24","modified_gmt":"2025-06-20T15:06:24","slug":"kpa-e-gjeti-te-drejte-shkarkimin-e-gjyqtares-adelina-zarka","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-e-gjeti-te-drejte-shkarkimin-e-gjyqtares-adelina-zarka\/2025\/06\/20\/","title":{"rendered":"KPA e gjeti t\u00eb drejt\u00eb shkarkimin e gjyqtares Adelina Zarka\u00a0"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA e gjeti t\u00eb drejt\u00eb vendimin e Komisionit p\u00ebr shkarkimin nga detyra t\u00eb gjyqtares s\u00eb Fierit, Adelina Zarka, duke konkluduar se ajo nuk arriti t\u00eb kund\u00ebrshtoj\u00eb pamund\u00ebsin\u00eb financiare p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb sht\u00ebpie dhe nj\u00eb magazine. Megjith\u00ebse disa prej konkluziuoneve t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK nuk jan\u00eb gjetur t\u00eb drejta e t\u00eb bazuara, ato nuk soll\u00ebn ndonj\u00eb ndryshim n\u00eb rezultatin p\u00ebrfundimtar.<\/p>\n<p>KPK, \u00a0vendosi m\u00eb 16 shtator 2021 t\u00eb shkarkoj\u00eb nga detyra gjyqtaren Adelina Zarka p\u00ebr deklarim t\u00eb pasakt\u00eb t\u00eb pasurive, munges\u00eb burimesh financiare p\u00ebr krijimin e tyre dhe gjendjen n\u00eb situat\u00ebn e konfliktit t\u00eb interesit. Vetingu i Zark\u00ebs u p\u00ebrmbyll vet\u00ebm n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Kolegji i rr\u00ebzoi si t\u00eb pabazuar shkaqet e ngritur nga Zarka n\u00eb aspektin procedural, duke vendosur vijimin e gjykimit t\u00eb ankimit n\u00eb dhom\u00eb k\u00ebshillimi.<\/p>\n<p><strong>Vler\u00ebsimi p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00ebn veting gjyqtarja Adelina Zarka ka deklaruar pjes\u00ebn takuese \u00bd t\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpie banimi n\u00eb Fier, me dy kate banimi dhe nj\u00eb kat magazine m\u00eb sip\u00ebrfaqe 1035 m2, ku sip\u00ebrfaqja totale nd\u00ebrtimore \u00ebsht\u00eb 1176 m2. Ajo ka sqaruar se nd\u00ebrtimi \u00ebsht\u00eb kryer gjat\u00eb periudh\u00ebs 2000-2004 dhe se vlera totale e investimit ka qen\u00eb 10 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni ka kryer krahasimin e vler\u00ebs s\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb deklaruar nga subjekti me vler\u00ebn referuese sipas kostove t\u00eb Entit Komb\u00ebtar t\u00eb Banesave, prej nga \u00ebsht\u00eb konkluduar se me koston s\u00eb nd\u00ebrtimit p\u00ebr vitin 2001, vlera totale e investimit duhej t\u00eb ishte n\u00eb shum\u00ebn 23.5 milion\u00eb lek\u00eb. Po ashtu, KPK konstatoi se subjekti nuk paraqiti dokumentacion p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar se shpenzimet p\u00ebr nd\u00ebrtimin e sht\u00ebpis\u00eb kan\u00eb qen\u00eb 10 milion\u00eb lek\u00eb, sipas deklarimit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Si burim p\u00ebr pjes\u00ebn e investimit t\u00eb kryer prej familjes s\u00eb saj, Zarka ka deklaruar t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga shitja e nj\u00eb apartamenti 66.04 m2 n\u00eb Fier n\u00eb vitin 2000 kundrejt vler\u00ebs 4 milion\u00eb e 45o mij\u00eb lek\u00eb, por q\u00eb n\u00eb kontrat\u00ebn e shitblerjes \u00e7mimi i pasqyruar ka rezultuar 600 mij\u00eb lek\u00eb, vler\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn jan\u00eb paguar edhe detyrimet tatimore. Bazuar n\u00eb k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna, KPK konstatoi se dukej se Zarka dhe bashk\u00ebshorti e kishin realizuar k\u00ebt\u00eb kontrat\u00eb shitjeje duke shmangur detyrimin p\u00ebr pagimin e taksave ndaj shtetit.<\/p>\n<p>Pretendimet e subjektit se detyrimet ishin paguar dyfish n\u00eb vitin 2018 n\u00eb zbatim t\u00eb nj\u00eb nj\u00eb gjobe t\u00eb caktuar nga ILDKPKI-ja p\u00ebr k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, Komisioni nuk i \u00e7moi bind\u00ebse p\u00ebr t\u00eb legjitimuar \u00a0si burim p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb e magazin\u00ebn, vler\u00ebn \u00a0e pretenduar nga shitja e apartamentit.<\/p>\n<p>P\u00ebr disa hua t\u00eb deklaruara si burim gjat\u00eb hetimit administrativ, KPK ka vler\u00ebsuar se ato nuk jan\u00eb deklaruar as m\u00eb par\u00eb dhe as n\u00eb deklarat\u00ebn veting, nga p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk mund t\u00eb pranohen si t\u00eb besueshme.<\/p>\n<p>Duke konsideruar si vler\u00eb t\u00eb investimit kostot e p\u00ebrcaktuara nga Enti Komb\u00ebtar i Banesave n\u00eb vitin 2001, e llogaritur p\u00ebr 50% t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb pasuris\u00eb, subjekti ka rezultuar n\u00eb KPK me nj\u00eb balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn 5.7 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Zarka ka kund\u00ebrshtuar n\u00eb ankim konkluzionet e KPK p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb dhe magazin\u00ebn, duke i cil\u00ebsuar t\u00eb gabuara. Ajo ka parashtruar se q\u00ebndrimi i Komisionit lidhur me koston e nd\u00ebrtimit nuk p\u00ebrputhet me dokumentacionin e dor\u00ebzuar prej saj; se deklarimi i shitjes s\u00eb apartamentit n\u00eb \u00e7mimin 4.5 milion\u00eb lek\u00eb dhe jo 600 mij\u00eb lek\u00eb sa \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar n\u00eb kontrat\u00ebn e shitjes, duhej t\u00eb konsiderohej nga Komisioni \u201cgj\u00eb e gjykuar\u201d, si dhe t\u00eb p\u00ebrfshihej si e ardhur e ligjshme e gjith\u00eb shuma; nd\u00ebrsa p\u00ebr huat\u00eb ka shpjeguar se jan\u00eb deklaruar nga bashk\u00ebshorti i saj n\u00eb vitin 2003, n\u00eb plot\u00ebsimin e formularit p\u00ebr marrjen e certifikat\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb dhe duhet t\u00eb konsideroheshin nga Komisioni si burime financiare t\u00eb p\u00ebrdorura p\u00ebr investimin e k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Pas shqyrtimit t\u00eb akteve t\u00eb administruara, Kolegji vler\u00ebson se Komisioni, me t\u00eb drejt\u00eb, nuk i \u00ebsht\u00eb referuar vler\u00ebs s\u00eb investimit t\u00eb pretenduar, p\u00ebr sa koh\u00eb subjekti i rivler\u00ebsimit nuk arriti t\u00eb paraqiste dokumentacion q\u00eb do t\u00eb provonte bindsh\u00ebm vler\u00ebn prej 5 milion\u00eb lek\u00ebsh, t\u00eb pretenduar si investim p\u00ebr nd\u00ebrtimin e banes\u00ebs dhe magazin\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim konstatohet se sh\u00ebnimet e mbajtura nga familjar\u00ebt e bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb form\u00eb manuale, si nj\u00eb listim i thjesht\u00eb shpenzimesh, t\u00eb pashoq\u00ebruara me dokumentacion provues financiar. Po ashtu, trupi gjykues evidenton se e nj\u00ebjta mang\u00ebsi n\u00eb dokumentacionin provues, shoq\u00ebron edhe raportin e ekspertimit kontab\u00ebl t\u00eb audituesit ligjor, konkluzionet e t\u00eb cilit jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb nga subjekti n\u00eb p\u00ebrmbajtje t\u00eb ankimit.<\/p>\n<p>\u201c\u2026Argumentet e p\u00ebrdorura nga audituesi ligjor n\u00eb p\u00ebrllogaritjet e kryera, t\u00eb cilat lidhen me zbritjen e vlerave t\u00eb disa z\u00ebrave nga kostoja totale e nd\u00ebrtimit, nuk p\u00ebrputhen me t\u00eb dh\u00ebnat e t\u00eb vetmit dokumentacion provues t\u00eb paraqitur nga subjekti i rivler\u00ebsimit, lista e shpenzimeve n\u00eb form\u00ebn e sh\u00ebnimeve manuale t\u00eb mbajtura nga familjar\u00ebt e bashk\u00ebshortit t\u00eb saj\u201d, v\u00ebren Kolegji dhe shprehet se nga aktet dhe shpjegimet krijon bindjen se nd\u00ebrtimi i objektit nuk mund t\u00eb jet\u00eb kryer vet\u00ebm me pun\u00ebn e familjar\u00ebve t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb gjyqtares Zarka.<\/p>\n<p>Foto t\u00eb gjendjes s\u00eb investimit n\u00eb banes\u00eb, t\u00eb pretenduara nga subjekti se u p\u00ebrkasin viteve 2010 dhe 2014, nuk jan\u00eb gjetur bind\u00ebse nga Kolegji, pasi nuk kan\u00eb rezultuar t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr koh\u00ebn kur jan\u00eb realizuar. Madje, disa prej tyre \u00ebsht\u00eb konstatuar se \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar data e prodhuar nga aparati fotografik q\u00eb i p\u00ebrket prillit t\u00eb vitit 2020. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, pretendimet p\u00ebr zbritjen e nj\u00eb pjese t\u00eb shpenzimeve nga totali i kostos s\u00eb nd\u00ebrtimit vler\u00ebsohet se ka mbetur n\u00eb nivel deklarativ.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, KPA nuk e ka gjetur t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebrllogaritjen e kostot s\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb kryer nga ana e KPK. Pas korrektimit t\u00eb analiz\u00ebs n\u00eb Kolegj, vlera e kostos totale t\u00eb nd\u00ebrtimit \u00ebsht\u00eb reduktuar me rreth 600 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu, Kolegji, ndryshe nga KPK, duke ju referuar dhe jurisprudenc\u00ebs s\u00eb m\u00ebparshme, vler\u00ebson se Zarka nuk mund t\u00eb penalizohet p\u00ebr deklarim t\u00eb pasakt\u00eb lidhur me vler\u00ebn e pasuris\u00eb, vet\u00ebm mbi baz\u00ebn e nj\u00eb niveli krahasimor t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb deklaruar me at\u00eb q\u00eb rezulton nga p\u00ebrllogaritja e kostos s\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb saj sipas \u00e7mimeve t\u00eb Entit Komb\u00ebtar t\u00eb Banesave.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, KPA ka analizuar kund\u00ebrshtimet e subjektit lidhur me konkluzionet e KPK p\u00ebr bilancin negativ. Trupi gjykues vler\u00ebson t\u00eb pabazuar pretendimin e subjektit se nga shitja e apartamentit, n\u00eb analiz\u00ebn e burimeve p\u00ebr nd\u00ebrtimit e banes\u00ebs dhe magazin\u00ebs duhet konsideruar shuma rreth 4 milion\u00eb e 450 mij\u00eb lek\u00eb, sa ka qen\u00eb shitja reale dhe jo 600 mij\u00eb lek\u00eb sa \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar n\u00eb konrtat\u00ebn e shitblerjes. Kolegji vler\u00ebson se pal\u00ebt pjes\u00ebmarr\u00ebse n\u00eb kontrat\u00ebn e shitblerjes kan\u00eb shprehur dhe realizuar vullnetin e tyre p\u00ebr nj\u00eb vler\u00eb shitjeje t\u00eb pasuris\u00eb prej 600 mij\u00eb lek\u00ebsh dhe kontrata para noterit publik \u00e7mohet se ka forc\u00ebn e ligjit p\u00ebr pal\u00ebt.<\/p>\n<p>Gjithashtu, duke pasur n\u00eb konsiderat\u00eb diferenc\u00ebn e madhe t\u00eb vler\u00ebs mesatare t\u00eb shitjes n\u00eb tregun t\u00eb lir\u00eb t\u00eb banesave, e cila rezulton t\u00eb jet\u00eb 2.8 milion\u00eb lek\u00eb dhe \u00e7mimit t\u00eb pretenduar prej afro 4.5 milion\u00eb lek\u00ebsh, KPA \u00e7mon se nuk provohet se vlera reale e shitjes ka qen\u00eb sa ajo e pretenduar. N\u00eb vendim konstatohet se nuk \u00ebsht\u00eb gjetur asnj\u00eb gjurm\u00eb apo e dh\u00ebn\u00eb q\u00eb t\u00eb provoj\u00eb se shuma prej 4 milion\u00eb lek\u00ebsh e depozituar n\u00eb bank\u00eb nga bashk\u00ebshorti i subjektit n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dat\u00eb kur \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar kontrata e shitblerjes, rridhte nga shitja e apartamentit.<\/p>\n<p>Lidhur me pretendimin e Zark\u00ebs se hetimi i Komisionit \u00ebsht\u00eb kryer n\u00eb kushtet e \u201cgj\u00ebs\u00eb s\u00eb gjykuar\u201d, pasi ajo \u00ebsht\u00eb nd\u00ebshkuar nj\u00eb her\u00eb me gjob\u00eb nga ILDKPKI-ja p\u00ebr mospagimin e detyrimeve p\u00ebr gjith\u00eb vler\u00ebn e p\u00ebrfituar, trupi gjykues sjell n\u00eb v\u00ebmendje se vetigu i magjistrat\u00ebve sipas legjislacionit p\u00ebrkat\u00ebs, aplikohet e kryhet vet\u00ebm nj\u00eb her\u00eb dhe vendimmarrja u p\u00ebrket organeve t\u00eb rivler\u00ebsimit kalimtar. KPA argumenton se \u00e7mimi i shitjes s\u00eb apartamentit \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb objekt kontrolli nga Komisioni si pasoj\u00eb e deklarimit nga ana e subjektit, si burim financiar p\u00ebr banes\u00ebn e magazin\u00ebn dhe me q\u00ebllim reflektimin e k\u00ebtij burimi n\u00eb analiz\u00ebn p\u00ebrkat\u00ebse. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, Kolegji e gjen t\u00eb drejt\u00eb konkluzionin e Komisionit p\u00ebr t\u00eb konsideruar si t\u00eb ardhur t\u00eb ligjshme nga shitja e apartamentit vler\u00ebn prej 600 mij\u00eb lek\u00ebsh, aq sa \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb kontrat\u00ebn e shitblerjes.<\/p>\n<p>Trupi gjykues vler\u00ebson se edhe n\u00eb versionin q\u00eb kjo shum\u00eb mund t\u00eb konsiderohej si \u00e7mimi real i shitjes s\u00eb pasuris\u00eb, p\u00ebrs\u00ebri ajo nuk mund t\u00eb konsiderohej si e ardhur e ligjshme, pasi nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbushur detyrimi ligjor p\u00ebr shlyerjen e detyrimit tatimor p\u00ebr kalimin e s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb pron\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Kolegji \u00e7mon se subjekti nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb ekzistenc\u00ebn e huave. Deklarata noteriale e hartuar gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit, pas rezultateve t\u00eb hetimit administrativ, \u00ebsht\u00eb \u00e7muar me vler\u00eb t\u00eb kufizuar p\u00ebr sa i p\u00ebrket provueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb fakteve dhe huat\u00eb nuk jan\u00eb konsideruar n\u00eb analiz\u00ebn financiare.<\/p>\n<p>Nga p\u00ebrllogaritjet e kryera n\u00eb Kolegj, pamund\u00ebsia financiare e subjektit ka rezultuar n\u00eb vler\u00ebn rreth 5.5 milion\u00eb lek\u00eb, 200 mij\u00eb lek\u00eb m\u00eb pak se bilanci negativ i konstatuar n\u00eb KPK.<\/p>\n<p>KPA ka shqyrtuar dhe shkaqet e ankimit referuar vendimmarrjes s\u00eb Komisionit, p\u00ebr gjendjen e subjektit n\u00eb situat\u00ebn e konfliktit t\u00eb interesit. KPK ka vler\u00ebsuar se subjekti \u00ebsht\u00eb gjendur dy her\u00eb n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit, nj\u00eb her\u00eb n\u00eb vitin 2018 kur ajo ka shqyrtuar nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb kompanis\u00eb \u201cBankers Petroleum\u201d, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb familjar\u00ebt i kishin dh\u00ebn\u00eb me qira ambientet e sht\u00ebpis\u00eb p\u00ebr 3200 euro n\u00eb muaj q\u00eb prej vitit 2006 dhe n\u00eb shqyrtimin e k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb vjehrrit p\u00ebr tu regjistruar si person fizik.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Adelina Zarka ka mbajtur t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebndrim n\u00eb ankim ashtu, si dhe gjat\u00eb hetimit administrativ, duke parashtruar se KPK e vler\u00ebsuar vet\u00ebm n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb e ka vendosur n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit lidhur me \u00e7\u00ebshtje t\u00eb shk\u00ebputura, t\u00eb cilat jan\u00eb minimale n\u00eb raport me ngarkes\u00ebn, problemet dhe presionet q\u00eb i \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb p\u00ebrballoj\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb pun\u00ebs s\u00eb saj.<\/p>\n<p>Kolegji mban n\u00eb konsiderat\u00eb faktin se subjekti nuk duket t\u00eb ket\u00eb krijuar n\u00eb momentin e gjykimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes penale me kompanin\u00eb naft\u00ebnxjerr\u00ebse, nj\u00eb interes t\u00eb ri pasuror dhe as t\u00eb ket\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb vendim n\u00eb favor t\u00eb interesave t\u00eb k\u00ebsaj shoq\u00ebrie. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, konkludohet se sjellja e saj nuk mund t\u00eb kualifikohet si konflikt interesi.<\/p>\n<p>Lidhur me shqyrtimin e k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb vjehrrit p\u00ebr t\u2019u regjistruar si person fizik, KPA vler\u00ebson se \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb kushtet e papajtueshm\u00ebris\u00eb, situat\u00eb e cila b\u00ebnte t\u00eb detyrueshme paraqitjen e k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr heqje dor\u00eb nga gjykimi i \u00e7\u00ebshtjes. Megjithat\u00eb, n\u00eb kushtet kur vetingu \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbyllur vet\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb, \u00ebsht\u00eb \u00e7muar se nuk mund t\u00eb kualifikohet si gjendje n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit, por mund t\u00eb vler\u00ebsohej brenda kriterit profesional.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, KPA vler\u00ebson se gjyqtarja Adelina Zarka ka kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr kriterin e vler\u00ebsimit t\u00eb pasuris\u00eb dhe e gjen t\u00eb drejt\u00eb shkarkimin e saj.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA e gjeti t\u00eb drejt\u00eb vendimin e Komisionit p\u00ebr shkarkimin nga detyra t\u00eb gjyqtares s\u00eb Fierit, Adelina Zarka, duke konkluduar se ajo nuk arriti t\u00eb kund\u00ebrshtoj\u00eb pamund\u00ebsin\u00eb financiare p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb sht\u00ebpie dhe nj\u00eb magazine. Megjith\u00ebse disa prej konkluziuoneve t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK nuk jan\u00eb gjetur [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":79461,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,114,115],"tags":[513,1899,1900,1822,112,221,171],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/KPA-foto-arkive.jpg","fifu_image_alt":"Foto arkive e KPA | BIRN\/Nensi Bogdani","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79460"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79460"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79460\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":79462,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79460\/revisions\/79462"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79461"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79460"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79460"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79460"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}