{"id":79463,"date":"2025-06-21T14:09:50","date_gmt":"2025-06-21T12:09:50","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/vendimi-i-kpa-arsyet-e-rikthimit-ne-detyre-te-prokurores-merita-selimi\/2025\/06\/21\/"},"modified":"2025-06-21T14:11:11","modified_gmt":"2025-06-21T12:11:11","slug":"vendimi-i-kpa-arsyet-e-rikthimit-ne-detyre-te-prokurores-merita-selimi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/vendimi-i-kpa-arsyet-e-rikthimit-ne-detyre-te-prokurores-merita-selimi\/2025\/06\/21\/","title":{"rendered":"Vendimi i KPA: Arsyet e rikthimit n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb prokurores Merita Selimi"},"content":{"rendered":"<p>Shumica e trupit gjykues t\u00eb Kolegji t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, KPA e p\u00ebrmbysi konkluzionin p\u00ebrfundimtar t\u00eb arritur nga shumica e trup\u00ebs s\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur, KPK p\u00ebr shkarkimin e prokurores s\u00eb Lushnj\u00ebs, Merita Selimi duke e kthyer at\u00eb n\u00eb detyr\u00eb m\u00eb 12 mars.<\/p>\n<p>Selimi u shkarkua prej KPK m\u00eb 27 korrik t\u00eb vitit 2023 pasi u vler\u00ebsua se gjendej n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb dhe c\u00ebnimit t\u00eb besimit t\u00eb publikut, p\u00ebr shkak t\u00eb shmangies s\u00eb normave ligjore n\u00eb p\u00ebrfitimin e nj\u00eb kredie t\u00eb but\u00eb. Pakica e trup\u00ebs s\u00eb KPK, arsyetoi se subjekti duhej t\u00eb ishte konfirmuar, duke zbatuar parimin e objektivitetit dhe proporcionalitetit p\u00ebr munges\u00ebn financiare t\u00eb konstatuar.<\/p>\n<p>Vendimi i Komisionit u ankimua nga prokurorja Selimi, e cila ngriti shkaqe p\u00ebr aspektin procedural dhe pasurin\u00eb. Megjith\u00ebse Kolegji e rr\u00ebzoi k\u00ebrkes\u00ebn e subjektit p\u00ebr kalimin e \u00e7\u00ebshtjes p\u00ebr gjykim n\u00eb seanc\u00eb publike, gjeti t\u00eb drejt\u00eb pretendimet e saj p\u00ebr pasurin\u00eb duke e rikthyer n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Shkaqet p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni ka gjetur probleme p\u00ebr disa pasuri t\u00eb subjektit, konkretisht p\u00ebr nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 87.44 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb bler\u00eb p\u00ebr vler\u00ebn 73 mij\u00eb euro; obligacione n\u00eb vler\u00ebn 2 milion\u00eb lek\u00eb e llogari rrjedh\u00ebse n\u00eb mas\u00ebn 2.8 milion\u00eb lek\u00eb. Sipas shumic\u00ebs s\u00eb trup\u00ebs s\u00eb KPK, subjekti i rivler\u00ebsimit ka kryer deklarime t\u00eb pasakta dhe ka munges\u00eb t\u00eb burimeve financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e k\u00ebtyre pasurive, duke u vler\u00ebsuar se gjendet n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm<\/p>\n<p>Si burime krijimi p\u00ebr apartamentin, Selimi ka deklaruar kursimet e 30 viteve pun\u00eb dhe nj\u00eb kredi prej 5 milion\u00eb lek\u00ebsh. P\u00ebr kursimet n\u00eb vler\u00ebn 4 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb deklaruara n\u00eb 2003-in, Komisioni ka konstatuar pamund\u00ebsi n\u00eb shum\u00ebn 1.1 milion lek\u00eb.<\/p>\n<p>Subjekti i ka kund\u00ebrshtuar si t\u00eb pabazuara konkluzionet e KPK, duke pretenduar se nuk jan\u00eb konsideruar t\u00eb ardhurat e mundshme t\u00eb siguruara nga v\u00ebllez\u00ebrit e saj p\u00ebr periudh\u00ebn 1992-2003, me t\u00eb cil\u00ebt ajo jetonte dhe kishin t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn ekonomi familjare.<\/p>\n<p>Ashtu si KPK, edhe shumica e Kolegjit e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb gjyqtarja Rezarta Schuetz n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e kryesuese, Ina Rama relatore dhe an\u00ebtaret Albana e Mimoza Tasi, \u00e7mon se me dokumentet e dor\u00ebzuara nga subjekti, nuk provohet aktiviteti i shk\u00ebmbimit valutor prej v\u00ebllez\u00ebrve. Po ashtu, nuk \u00ebsht\u00eb gjetur i bazuar dhe pretendimi tjet\u00ebr i subjektit se deri n\u00eb vitin 1993 ka disponuar shum\u00ebn 4000 USD, q\u00eb e ka siguruar si p\u00ebrfitim nga shk\u00ebmbimi valutor, pasi \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar n\u00eb nivel deklarativ. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb konsideruar as n\u00eb analiz\u00ebn e kryer n\u00eb Kolegj. Po ashtu, KPA ka gjetur t\u00eb drejt\u00eb mosp\u00ebrfshirjen n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb identifikuar nga nga subjekti si shuma e p\u00ebrfituar nga depozitat bankare dhe interesat deri n\u00eb vitin 2003. Deklarativ \u00ebsht\u00eb \u00e7muar edhe pretendimi se nga qiradh\u00ebnia e lokalit t\u00eb v\u00ebllait pas vitit 1996, jan\u00eb siguruar t\u00eb ardhura n\u00eb mas\u00ebn 15 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nisur nga t\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb dokumentet bankare t\u00eb asaj kohe, se Selimi ka p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb depozit\u00eb bankare si kursime t\u00eb ardhurat nga paga n\u00eb mas\u00ebn 70% t\u00eb saj, shumica e trupit gjykues t\u00eb Kolegjit ka vler\u00ebsuar ta konsideroj\u00eb k\u00ebt\u00eb rrethan\u00eb n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb kriterit t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>KPA ka konsideruar pjes\u00ebrisht t\u00eb ardhurat e pretenduara nga subjekti se jan\u00eb p\u00ebrfituar nga huadh\u00ebn\u00ebnia shoq\u00ebrive huamarr\u00ebse n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb. Megjithat\u00eb, sipas KPA, edhe nga korrektimi i analiz\u00ebs financiare p\u00ebr shum\u00ebn e pranuar, mbetet s\u00ebrish pamund\u00ebsi n\u00eb vler\u00ebn 1 milion lek\u00eb p\u00ebr kursimet cash t\u00eb deklaruara n\u00eb vitin 2003.<\/p>\n<p>Ky bilanc negativ theksohet edhe n\u00eb arsyetimin e gjyqtares n\u00eb pakic\u00eb, Natasha Mulaj.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, shumica arsyeton lidhur me kursimet cash t\u00eb deklaruara n\u00eb vite nga subjekti dhe t\u00eb p\u00ebrdorura p\u00ebr pagimin e k\u00ebsteve t\u00eb apartamentit. KPK ka arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se deklarimet kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb pasakta dhe e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb pamundur vler\u00ebsimin e tyre n\u00eb drejtim t\u00eb p\u00ebrfshirjes n\u00eb analiz\u00ebn financiare p\u00ebr t\u00eb verifikuar mund\u00ebsin\u00eb e subjektit p\u00ebr krijimin e pasurive t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Kolegji vler\u00ebson se nga analizimi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jo t\u00eb ve\u00e7uar, por harmonike, t\u00eb deklarimeve periodike, ato t\u00eb kryera pran\u00eb ILDKPKI dhe n\u00eb at\u00eb veting, pranohet p\u00ebrdorimi i kursimeve n\u00eb cash si burim financimi i apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb. KPA vler\u00ebson se subjekti kishte burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb krijuar kursimet n\u00eb cash t\u00eb deklaruara n\u00eb vitet 2005 \u2013 2011, q\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr pages\u00ebn e dy k\u00ebsteve n\u00eb vitin 2010 n\u00eb vler\u00ebn 22 mij\u00eb euro dhe 2.1 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb 2011-\u00ebn.<\/p>\n<p>Subjekti ka pretenduar gjat\u00eb hetimit administrativ se shuma e disbursuar e kredis\u00eb nuk i \u00ebsht\u00eb kaluar drejtp\u00ebrdrejt pal\u00ebs shit\u00ebse, pasi shoq\u00ebria e k\u00ebrkonte pages\u00ebn n\u00eb monedh\u00ebn euro. Ajo ka shpjeguar se n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2010 ka huazuar nga v\u00ebllez\u00ebrit q\u00eb ushtrojn\u00eb aktivitet n\u00eb fush\u00ebn e kambizmit, shum\u00ebn prej 51 mij\u00eb e 687 euro. Selimi ka pohuar se me disbursimin e kredis\u00eb, s\u00eb bashku me kursimet e saj, e ka shlyer detyrimin ndaj v\u00ebllez\u00ebrve n\u00eb muajin shkurt t\u00eb vitit 2011.<\/p>\n<p>Komisioni ka konstatuar se subjekti nuk e ka deklaruar huan e p\u00ebrkohshme n\u00eb deklaratat vjetore dhe as n\u00eb at\u00eb veting, si dhe ka arsyetuar se ky mosdeklarim merr pesh\u00eb n\u00eb raport me mosdeklarimin e subjektit p\u00ebrgjat\u00eb nj\u00eb kontrolli t\u00eb kryer nga ILDKPKI-ja n\u00eb vitin 2016 dhe p\u00ebr faktin se ajo dispononte likuiditet cash n\u00eb fund t\u00eb vitit 2010 n\u00eb shum\u00ebn 5.3 milion\u00eb lek\u00eb, \u00e7\u2019ka b\u00ebnte t\u00eb panevojshme marrjen e k\u00ebsaj huaje. Bazuar n\u00eb k\u00ebto argumente, shumica e trup\u00ebs s\u00eb KPK ka \u00e7muar se faktet \u00e7ojn\u00eb n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb verifikuar se cilat nga deklarimet e subjektit pasqyrojn\u00eb situat\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb faktike lidhur me v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e burimeve q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebsteve.<\/p>\n<p>Selimi ka kund\u00ebrshtuar duke pretenduar se konkluzionet e KPK nuk p\u00ebrputhen me t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e saj jet\u00ebsore dhe se nuk \u00ebsht\u00eb provuar pamund\u00ebsia e v\u00ebllez\u00ebrve p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb huan.<\/p>\n<p>Sipas shumic\u00ebs s\u00eb Kolegjit, duket i besuesh\u00ebm shpjegimi i subjektit se marrja e huas prej v\u00ebllez\u00ebrve ishte veprimi m\u00eb i favorsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb aktivitetit t\u00eb shk\u00ebmbimit valutor q\u00eb ata ushtronin, q\u00eb mund\u00ebsonin konvertimin n\u00eb kursin m\u00eb t\u00eb favorsh\u00ebm t\u00eb shum\u00ebs s\u00eb marr\u00eb kredi dhe kursimeve.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me mospasqyrimin e k\u00ebsaj huaje n\u00eb deklarat\u00ebn veting, shumica trupit gjykues t\u00eb KPA vler\u00ebson se duhet konsideruar si nj\u00eb fakt q\u00eb nuk mund t\u00eb prodhoj\u00eb nj\u00eb pasoj\u00eb nd\u00ebshkuese p\u00ebr Selimin.<\/p>\n<p>\u201cTrupi gjykues e gjeti pa pesh\u00eb p\u00ebrcaktuese analiz\u00ebn e Komisionit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie dhe shpjegimet e subjektit bind\u00ebse, edhe p\u00ebr shkak t\u00eb faktit se, pavar\u00ebsisht rezervave lidhur me marr\u00ebdh\u00ebnien e p\u00ebrkohshme t\u00eb huas mes subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb saj, n\u00eb periudh\u00ebn 29.07.2011 \u2013 05.08.2011, ka pranuar dhe p\u00ebrllogaritur n\u00eb analiz\u00ebn financiare, kredin\u00eb prej 5.000.000 lek\u00ebsh t\u00eb marr\u00eb prej BKT-s\u00eb, si burim p\u00ebr shlyerjen e plot\u00eb t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie\u201d, argumenton shumica.<\/p>\n<p>Edhe p\u00ebr obligacionet e blera nga subjekti n\u00eb vitin 2016 dhe nj\u00eb llogari rrjedh\u00ebse, t\u00eb krijuara po n\u00eb at\u00eb vit, shumica e Kolegjit e ka bazuar analiz\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e leximit t\u00eb deklarimeve t\u00eb subjektit. Kolegji v\u00ebren se dhe n\u00eb k\u00ebto raste, Komisioni ka mbajtur q\u00ebndrim t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb me leximin e deklaratave periodike, ashtu si p\u00ebr deklaratat periodike t\u00eb viteve 2010 dhe 2011, p\u00ebr pagimin e k\u00ebsteve t\u00eb apartamentit.<\/p>\n<p>Ndryshe nga KPK, bazuar n\u00eb leximin harmonik t\u00eb deklaratave t\u00eb subjektit, shumica e trupit gjykues t\u00eb Kolegjit e konsideron bind\u00ebs shpjegimin e saj, se k\u00ebto para jan\u00eb disponuar n\u00eb form\u00ebn e gjendjes cash, dhe kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr investimin n\u00eb obligacione.<\/p>\n<p>Shumica e Kolegjit thot\u00eb se e ka gjetur t\u00eb drejt\u00eb vendimin e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb vetingut vet\u00ebm p\u00ebrsa i p\u00ebrket deklarimit t\u00eb pasakt\u00eb t\u00eb kredis\u00eb si burim p\u00ebr krijimin e tyre, por nuk ka gjetur pamund\u00ebsi.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfundim lidhur me besueshm\u00ebrin\u00eb e prokurores Selimi n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb, shumica e Kolegjit ka \u00e7muar t\u00eb konsideroj\u00eb n\u00eb analiz\u00eb bilancin negativ n\u00eb shum\u00ebn 1 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb konstatuar n\u00eb vitin 2003, pamund\u00ebsin\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 470 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr krijimin e nj\u00eb depozite n\u00eb 2012-\u00ebn, si dhe pasakt\u00ebsit\u00eb lidhur me burimet e krijimit t\u00eb pasurive. Duke zbatuar parimin e proporcionalitetit dhe objektivitetit, shumica e KPA shprehet se nuk ka gjetur n\u00eb k\u00ebto konstatime probleme penalizuese p\u00ebr burimet e pasuris\u00eb dhe deklarimet.<\/p>\n<p>Mulaj n\u00eb pakic\u00eb vler\u00ebson se, pavar\u00ebsisht se subjekti ka pasur mund\u00ebsi financiare n\u00eb periudh\u00ebn 2004 \u2013 2009, n\u00eb kushtet kur n\u00eb vitin 2003 ka qen\u00eb me bilanc negativ, si dhe nuk ka deklaruar pak\u00ebsimin e gjendjes cash n\u00eb deklarat\u00ebn periodike vjetore 2010 p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb prej 22 mij\u00eb eurosh, e \u00e7mon t\u00eb drejt\u00eb konkluzionin e Komisionit p\u00ebr t\u00eb mos i konsideruar k\u00ebto kursimeve si burim, prej nga sipas saj, e \u00e7on Selimin n\u00eb kushtet e pamjaftueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb burimeve financiare t\u00eb ligjshme. T\u00eb nj\u00ebjtin arsyetim, Mulaj e p\u00ebrdor dhe p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit n\u00eb vitin 2011.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Mulaj e konsideron t\u00eb drejt\u00eb konkluzionin e KPK se subjekti nuk ka deklaruar marrjen dhe p\u00ebrdorimit e huas\u00eb nga v\u00ebllez\u00ebrit dhe shton se ka kontradikta dhe n\u00eb kontratat noteriale n\u00eb dosje, q\u00eb sipas saj, i b\u00ebjn\u00eb t\u00eb pabesueshme shpjegimet e Selimit. Sipas Mulajt, pretendimi i subjektit p\u00ebr shum\u00ebn e marr\u00eb hua nga v\u00ebllez\u00ebrit duket se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur si mjet p\u00ebr t\u00eb justifikuar ligjshm\u00ebrin\u00eb e pages\u00ebs s\u00eb k\u00ebstit t\u00eb dyt\u00eb p\u00ebr blerjen e tij.<\/p>\n<p>Ajo e cil\u00ebson t\u00eb paqart\u00eb dhe aspak bind\u00ebs pretendimin e Selimit se shoq\u00ebria e k\u00ebrkonte shum\u00ebn n\u00eb monedh\u00ebn euro, duke n\u00ebnvizuar se n\u00eb kontrat\u00ebn p\u00ebrfundimtare t\u00eb shitjes, p\u00ebrve\u00e7 \u00e7mimit n\u00eb euro, p\u00ebrcaktohet edhe ekuivalenti n\u00eb lek\u00eb, gj\u00eb q\u00eb lejon shlyerjen e pages\u00ebs n\u00eb t\u00eb dyja monedhat.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Mulaj konkludon se subjekti ka kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb dhe nuk ka pasur burime financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e kursimeve cash t\u00eb deklaruara n\u00eb vitin 2003, p\u00ebr shlyerjen e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb dhe t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb, q\u00eb i cil\u00ebson si elemente shkarkuese.<\/p>\n<p><strong>C\u00ebnimi i besimit<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni arriti n\u00eb konkluzionin se Selimi kishte cenuar besimin e publikut te sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb, pasi ajo kishte p\u00ebrfituar nj\u00eb kredi me kushte leht\u00ebsuese n\u00eb shkelje t\u00eb kritereve ligjore dhe se kishte kryer deklarime t\u00eb pasakta n\u00eb vite p\u00ebr p\u00ebrdorimin e kursimeve n\u00eb cash duke krijuar v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebr vler\u00ebsimin e pasuris\u00eb. Sipas KPK, pasuria q\u00eb do t\u00eb blinte subjekti ndodhej n\u00eb Tiran\u00eb dhe n\u00eb qytetin e Lushnj\u00ebs ku ajo jetonte, ashtu si e p\u00ebrcaktonte VKM-ja.<\/p>\n<p>Po ashtu, ka rezultur se Selimi ka pasur gjendje t\u00eb likuiditeteve bankare n\u00eb shum\u00ebn 5.3 milion\u00eb lek\u00eb, si dhe gjendje cash, fakte q\u00eb KPK ka vler\u00ebsuar se binin ndesh me p\u00ebrcaktimet e vendimit t\u00eb qeveris\u00eb q\u00eb p\u00ebrfituesit nuk duhet t\u00eb kishin pasuri me vler\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe se shuma maksimale e kreditimit. Nga Komisioni u argumentua se subjekti nuk v\u00ebrtetoi me dokumentacion ligjor k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr transferimin e saj e t\u00eb bashk\u00ebshortit n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se, Selimi si gjat\u00eb shpjegimeve t\u00eb saj n\u00eb procesin e vetingut ashtu dhe n\u00eb ankim, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb provoj\u00eb se vullneti dhe d\u00ebshira e saj n\u00eb koh\u00ebn e marrjes s\u00eb kredis\u00eb ishte q\u00eb t\u00eb kishte mund\u00ebsi t\u00eb transferohej n\u00eb Tiran\u00eb. Ajo ka sqaruar se ky q\u00ebllim pothuajse u finalizua n\u00eb vitin 2013, por se n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nuk ishte m\u00eb e interesuar p\u00ebr t\u00eb kryer k\u00ebt\u00eb l\u00ebvizje.<\/p>\n<p>Gjithashtu, subjekti \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb arsyetoj\u00eb se gjendja e saj financiare e kursimeve n\u00eb cash dhe n\u00eb sistemin bankar n\u00eb koh\u00ebn e p\u00ebrfitimit s\u00eb kredis\u00eb dhe disbursimit t\u00eb saj, nuk ishte n\u00eb vler\u00ebn prej 5 milion\u00eb lek\u00ebsh, por m\u00eb e ul\u00ebt. P\u00ebr t\u00eb mbrojtur k\u00ebt\u00eb version, ajo ka prezantuar nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb cop\u00ebzuar mes momenteve t\u00eb aplikimit p\u00ebr kredi, miratimit t\u00eb saj dhe atij t\u00eb disbursimit t\u00eb kredis\u00eb efektivisht.<\/p>\n<p>Lidhur me vler\u00ebsimin n\u00ebse ajo gjendet n\u00eb kushtet e c\u00ebnimit t\u00eb besimit t\u00eb publikut, subjekti i ka k\u00ebrkuar Kolegjit q\u00eb t\u00eb mbahet n\u00eb konsiderat\u00eb vendimi i K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb i tetorit t\u00eb vitit 2023, p\u00ebr miratimin e k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr zgjatje t\u00eb mbrojtjes s\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Shumica e KPA konfirmon konkluzionet e Komisionit lidhur me p\u00ebrfitimin e kredis\u00eb s\u00eb but\u00eb jo n\u00eb p\u00ebrmbushje me kriteret e parashikuara prej VKM-s\u00eb p\u00ebrkat\u00ebse, p\u00ebr shkak t\u00eb blerjes s\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb financuar me k\u00ebt\u00eb kredi jasht\u00eb qytetit ku subjekti ushtronte funksionet dhe t\u00eb faktit q\u00eb dispononte likuiditete n\u00eb cash mbi nivelin e parashikuar. Por Kshumica ka vler\u00ebsuar se kjo situat\u00eb ka mbetur e vetmja problematik\u00eb e vlefshme e trajtuar prej KPK n\u00eb drejtim t\u00eb cenimit t\u00eb besimit.<\/p>\n<p>Shumica e trupit gjykues t\u00eb KPA vler\u00ebson se, pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj situate, veprimet e subjektit nuk shoq\u00ebrohen me rrethana q\u00eb tregojn\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtimin e ndonj\u00eb skeme p\u00ebrfituese apo n\u00eb deformim t\u00eb rrethanave faktike.<\/p>\n<p>Blerja e apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb vler\u00ebsohet nga shumica se tregon orientimin e Selimit p\u00ebr vijimin e karrier\u00ebs s\u00eb saj dhe se duket e logjikshme, nisur nga konteksti i nj\u00eb karriere t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb qytetin e lindjes. Megjith\u00ebse ajo m\u00eb von\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb transferuar, shumica arsyeton se nuk p\u00ebrjashtohet prezumimi se l\u00ebvizja \u00ebsht\u00eb pritur prej Selimit q\u00eb t\u00eb ndodhte. Po ashtu, prej shumic\u00ebs vler\u00ebsohet se investimi duket se synon strehimin dhe jo akomodimin n\u00eb banesa luksi apo p\u00ebr q\u00ebllime d\u00ebfrimi.<\/p>\n<p>Tjet\u00ebr argument i shumic\u00ebs \u00ebsht\u00eb dhe fakti se apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb rezulton t\u00eb jet\u00eb e vetmja pasuri e paluajtshme e krijuar prej subjektit dhe bashk\u00ebshortit gjat\u00eb gjith\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb pun\u00ebs s\u00eb saj.<\/p>\n<p>P\u00ebr disponimin e shum\u00ebs 5.3 milion\u00eb lek\u00eb, q\u00eb ka qen\u00eb m\u00eb e madhe se kredia, Kolegji n\u00ebnvizon se dhe kjo vler\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr financimin e t\u00eb nj\u00ebjtit apartament.<\/p>\n<p>K\u00ebto rrethana nuk jan\u00eb gjetur t\u00eb mjaftueshme nga shumica p\u00ebr t\u00eb konkluduar se prokurorja Selimi ka c\u00ebnuar besimin e publikut tek sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, shumica e Kolegjit \u00e7mon se prokurorja Selimi arrin nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb t\u00eb tre kriteret dhe e ka konfirmuar n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Mulaj ka dal\u00eb kund\u00ebr shumic\u00ebs s\u00eb Kolegjit dhe p\u00ebr p\u00ebrfitimin e kredis\u00eb s\u00eb but\u00eb nga Selimi dhe s\u00eb bashku me gjetjet e tjera p\u00ebr pasurin\u00eb, ajo \u00e7mon se prokurorja Merita Selimi nuk i plot\u00ebson kushtet p\u00ebr t\u2019u konfirmuar n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shumica e trupit gjykues t\u00eb Kolegji t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, KPA e p\u00ebrmbysi konkluzionin p\u00ebrfundimtar t\u00eb arritur nga shumica e trup\u00ebs s\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur, KPK p\u00ebr shkarkimin e prokurores s\u00eb Lushnj\u00ebs, Merita Selimi duke e kthyer at\u00eb n\u00eb detyr\u00eb m\u00eb 12 mars. Selimi u shkarkua prej KPK m\u00eb 27 korrik t\u00eb vitit 2023 pasi [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":79464,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,114],"tags":[112,1060,119,196,973],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/DSC_6045.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtaret e Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit gjat\u00eb nj\u00eb seance. Foto: Nensi Bogdani\/ BIRN. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79463"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79463"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79463\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":79465,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79463\/revisions\/79465"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79464"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79463"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79463"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79463"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}