{"id":79469,"date":"2025-06-24T17:49:58","date_gmt":"2025-06-24T15:49:58","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-njihet-me-parashtrimet-ne-vetingun-e-prokurorit-genci-mane\/2025\/06\/24\/"},"modified":"2025-06-24T17:50:10","modified_gmt":"2025-06-24T15:50:10","slug":"kpa-njihet-me-parashtrimet-ne-vetingun-e-prokurorit-genci-mane","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-njihet-me-parashtrimet-ne-vetingun-e-prokurorit-genci-mane\/2025\/06\/24\/","title":{"rendered":"KPA njihet me parashtrimet n\u00eb vetingun e prokurorit Genci Mane"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u njoh t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 24 qershor me parashtrimet n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e vetingut t\u00eb prokurorit t\u00eb Fierit, Genci Mane. Prokurori Adnand Xholi, i cili p\u00ebrfaq\u00ebson drejtuesin e SPAK, Altin Dumani n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, tha se i q\u00ebndronin ankimit dhe k\u00ebrkoi ndryshimin\u00a0 vendimarrjes s\u00eb Komisionit p\u00ebr konfirmimin e subjektit n\u00eb detyr\u00eb dhe shkarkimin e tij. Prokurori Mane paraqiti q\u00ebndrimet e tij p\u00ebr shkaqet e ngritura dhe k\u00ebrkoi l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb konfirmimit.<\/p>\n<p>Genci Mane u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb m\u00eb 13 dhjetor 2022, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit,\u00a0KPK konkludoi se ai justifikonte plot\u00ebsisht me burime t\u00eb ligjshme krijimin e pasurive dhe kryerjen e shpenzimeve; se ka arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb kontrollin e figur\u00ebs dhe nivel kualifikues p\u00ebr profesionalizmin.<\/p>\n<p>Vendimarrja e KPK-s\u00eb u ankimua prej Komisioneres Publike, Irena Nino, e cila k\u00ebrkoi shkarkimin e k\u00ebtij magjistrati p\u00ebr probleme n\u00eb kriterin pasuror dhe n\u00eb vler\u00ebsimin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb gjetjeve p\u00ebr profesionalizmin.<\/p>\n<p>Sipas prokurorit Xholi, \u00ebsht\u00eb i pabazuar konkluzioni i KPK p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e prind\u00ebrve t\u00eb subjektit p\u00ebr mbulimin me burime t\u00eb ligjshme t\u00eb nj\u00eb shume 1.7 milion\u00eb lek\u00eb dh\u00ebn\u00eb atij n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb heqjes dor\u00eb nga pjesa takuese e sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb Berat &#8211; vler\u00eb q\u00eb ka prokurori Mane ka deklaruar se e ka p\u00ebrdorur p\u00ebr pages\u00ebn e nj\u00eb k\u00ebsti p\u00ebr nj\u00eb apartament n\u00eb Fier. Xholi v\u00ebrejti se KPK e ka nxjerr\u00eb bilancin financiar pozitiv p\u00ebr prind\u00ebrit, pasi nuk ka konsideruar blerjen e nj\u00eb apartamenti prej tyre n\u00eb Tiran\u00eb disa vite m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Drejtuesi i SPAK vler\u00ebson se bazuar n\u00eb analiz\u00ebn e t\u00eb ardhurave dhe investimeve e shpenzimeve t\u00eb kryera nga prind\u00ebrit e subjektit, ata nuk kan\u00eb pasur mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb kursyer dhe dh\u00ebn\u00eb vler\u00ebn 1.7 milion\u00eb lek\u00eb, prej nga konstatohet bilanc negativ dhe n\u00eb shlyerjen e k\u00ebstit p\u00ebrkat\u00ebs p\u00ebr apartamentin n\u00eb Fier.<\/p>\n<p>Tjet\u00ebr argument q\u00eb parashtroi Xholi, ishte dhe fakti se subjekti rezultonte t\u00eb ishte bashk\u00ebpronar me prind\u00ebrit dhe v\u00ebllain n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb n\u00eb Berat edhe pas dh\u00ebnies s\u00eb k\u00ebsaj shume. Nd\u00ebrkoh\u00eb, sipas nj\u00eb rivler\u00ebsimi q\u00eb i \u00ebsht\u00eb kryer banes\u00ebs n\u00eb Berat, pjesa e subjektit duhej t\u00eb kishte vler\u00ebn e rreth 650 mij\u00eb lek\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb, SPAK parashtroi edhe gjetjen p\u00ebr mosdeklarimin e p\u00ebrdorimit t\u00eb automjeteve t\u00eb personave p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt rezultojn\u00eb dy episode me t\u00eb dh\u00ebna problematike. Sipas Xholit, p\u00ebr k\u00ebto rrethana prokurori Mane gjendet n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pasakt\u00eb e t\u00eb pamajftuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Xholi k\u00ebrkoi q\u00eb n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb p\u00ebrfshihen dhe mang\u00ebsi profesionale t\u00eb evidentuara n\u00eb hetimin administrativ.<\/p>\n<p>Prokurori Mane i kund\u00ebrshtoi shkaqet e ankimit. Ai deklaroi se prind\u00ebrit kan\u00eb pasur mund\u00ebsi financiare t\u00eb konsiderueshme, pasi babai i tij ka qen\u00eb nj\u00eb nga arkeolog\u00ebt dhe restaur\u00ebtor\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, q\u00eb kishte ndihmuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb restaurimin e mjaft objekteve t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb hsitorike e kulturore.<\/p>\n<p>Ai shpjegoi se babai ka qen\u00eb I licensuar p\u00ebr kryerjen e k\u00ebtij aktiviteti dhe se ka qen\u00eb drejtues teknik i punimeve madhore n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim.<\/p>\n<p>Mane theksoi se ka depozituar dokumentacion provues q\u00eb v\u00ebrtetojn\u00eb t\u00eb ardhurat e t\u00eb atit nga nj\u00eb shoq\u00ebri, e cila sipas tij rezulton t\u00eb ket\u00eb shlyer dhe tatimin n\u00eb burim p\u00ebr vler\u00ebn monetare t\u00eb paguar.<\/p>\n<p>Ai k\u00ebrkoi q\u00eb k\u00ebto t\u00eb ardhura t\u00eb vler\u00ebsohen t\u00eb ligjshme, duke k\u00ebmb\u00ebngulur se provojn\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e kursimit dhe dh\u00ebnies s\u00eb shum\u00ebs prej 1.7 milion\u00eb lek\u00ebsh nga prind\u00ebrit.<\/p>\n<p>Po ashtu, Mane pretendoi se kishte depozituar dokumentacion provues q\u00eb v\u00ebtretonte, se pas vdekjes s\u00eb t\u00eb atit pjes\u00ebn e tij takuese n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb n\u00eb Berat i\u2019a kishte kaluar n\u00ebn\u00ebs dhe kjo e fundit, v\u00ebllait t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Subjekti shpjegoi se ai kishte investuar p\u00ebr banes\u00ebn n\u00eb Berat, pasi kishte marr\u00eb kredi n\u00eb vitin 2005 p\u00ebr kryerjen e restaurimeve.<\/p>\n<p>P\u00ebr p\u00ebrfitimin e nj\u00eb kredie t\u00eb but\u00eb t\u00eb marr\u00eb nga Bashkia Fier si i pastreh, Mane shpjegoi se ishte dh\u00ebn\u00eb nga K\u00ebshilli Bashkiak, q\u00eb e kishte cil\u00ebsuar aplikimin si t\u00eb ligjsh\u00ebm. Mane v\u00ebrejti se nuk kishte hetuar asnj\u00eb \u00e7\u00ebshtje ku pal\u00eb t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb Bashkia e Fierit.<\/p>\n<p>P\u00ebr mjetet e marra n\u00eb p\u00ebrdorim, subjekti pohoi se jan\u00eb marr\u00eb p\u00ebr pamund\u00ebsi teknike t\u00eb makin\u00ebs s\u00eb tij ose p\u00ebr udh\u00ebtime jasht\u00eb shtetit. Ai n\u00ebnvizoi se nuk ka pasur ndonj\u00ebher\u00eb procedim penal t\u00eb regjistruar ndaj pronar\u00ebve t\u00eb mjeteve dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb gjendet n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb sakt\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhur me pretendimet e ngritura nga denoncimet e publikut p\u00ebr hetimet e kryera prej tij, Mane deklaroi se \u00e7\u00ebshtjet n\u00eb fjal\u00eb kan\u00eb kaluar n\u00eb filtrate e gjykat\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr dy denoncime t\u00eb reja t\u00eb mb\u00ebrritura n\u00eb Kolegj, nga pal\u00ebt n\u00eb process dhe trupi gjykues u vler\u00ebsua se nuk p\u00ebrmbanin shkqe p\u00ebr hetim t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Mane u dha p\u00ebrgjigje pyetjeve t\u00eb relatores, Albana Shtylla, ldhur me procedurat e ndjekura p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb Fier. Ai shpjegoi se \u00e7mimi \u00ebsgt\u00eb p\u00ebrcaktuar i till\u00eb, pasi apartamenti gjendet n\u00eb t\u00eb dy pjes\u00ebt e nd\u00ebrtes\u00ebs q\u00eb kan\u00eb nj\u00eb ndarje mes tyre dhe se gjithmon\u00eb banesa \u00ebsht\u00eb e \u00e7ar\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhur me m\u00ebnyr\u00ebn e p\u00ebrfitimit t\u00eb kredis\u00eb, subjekti shpjegoi se p\u00ebr Shtyll\u00ebn se n\u00eb banes\u00ebn n\u00eb Berat, pjesa e tij takuese ishte rreth 20 m2 dhe p\u00ebr rjedhoj\u00eb nuk mund t\u00eb quhej se ishte e p\u00ebrmbyllur pjesa e strehimit p\u00ebr familjen e tij q\u00eb p\u00ebrb\u00ebhet nga kat\u00ebr an\u00ebtar\u00eb. Ai solli n\u00eb v\u00ebmendje se tek banesa n\u00eb Berat zot\u00ebronte vet\u00ebm 25% t\u00eb sip\u00ebrfaqes, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb aty jetonin edhe prind\u00ebrit dhe v\u00ebllai me familjen e tij.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb seanc\u00ebs, trupi gjykues njoftoi vendimin e nd\u00ebrmjet\u00ebm p\u00ebr \u00e7eljen e shqyrtimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes dhe k\u00ebrkimin e akteve nga Operatori i Shp\u00ebrndarjes s\u00eb Energjis\u00eb dhe Ujesjell\u00ebs-Kanalizimeve p\u00ebr t\u00eb gjitha kontratat e lidhura n\u00eb em\u00ebr t\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>Seanca u shty p\u00ebr m\u00eb dat\u00eb 14 korrik, ora 13:00.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u njoh t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 24 qershor me parashtrimet n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e vetingut t\u00eb prokurorit t\u00eb Fierit, Genci Mane. Prokurori Adnand Xholi, i cili p\u00ebrfaq\u00ebson drejtuesin e SPAK, Altin Dumani n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, tha se i q\u00ebndronin ankimit dhe k\u00ebrkoi ndryshimin\u00a0 vendimarrjes s\u00eb Komisionit p\u00ebr konfirmimin e subjektit n\u00eb [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":79470,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2],"tags":[1873,224,112,119,128,325],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2025\/06\/Genci-Mane-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Genci Mane pas seanc\u00ebs n\u00eb KPA. Foto: Edmond Hoxhaj.","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79469"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79469"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79469\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":79471,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79469\/revisions\/79471"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79470"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79469"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79469"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79469"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}