{"id":79484,"date":"2025-07-04T11:39:01","date_gmt":"2025-07-04T09:39:01","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-ermir-lelci-deshtoi-te-rrezonte-ne-kolegj-perfundimet-e-kpk-per-pasurine-e-profesionalizmin\/2025\/07\/04\/"},"modified":"2025-07-04T11:40:19","modified_gmt":"2025-07-04T09:40:19","slug":"prokurori-ermir-lelci-deshtoi-te-rrezonte-ne-kolegj-perfundimet-e-kpk-per-pasurine-e-profesionalizmin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-ermir-lelci-deshtoi-te-rrezonte-ne-kolegj-perfundimet-e-kpk-per-pasurine-e-profesionalizmin\/2025\/07\/04\/","title":{"rendered":"Prokurori Ermir Lel\u00e7i d\u00ebshtoi t\u00eb rr\u00ebzonte n\u00eb Kolegj p\u00ebrfundimet e KPK p\u00ebr pasurin\u00eb e profesionalizmin"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori i Shkodr\u00ebs, Ermir Lel\u00e7i, d\u00ebshtoi t\u00eb kund\u00ebrshtoi n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, KPA problemet e konstatuara p\u00ebr pasurin\u00eb dhe profesionalizmin prej Komisionit, q\u00eb soll\u00ebn shkarkimin e tij m\u00eb 28 tetor t\u00eb vitit 2021.<\/p>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se Lel\u00e7i d\u00ebshtoi t\u00eb dokumentonte t\u00eb ardhurat neto t\u00eb babait nga blegtoria, t\u00eb deklaruara si burim p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti, duke u konkluduar se ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb. Po ashtu, u ngrit\u00ebn dyshime p\u00ebr fshehje nga kontrolli apo verifikimi pron\u00ebsin\u00eb e plot\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj pasurie. KPK evidentoi gjithashtu mang\u00ebsi profesionale, q\u00eb u konsideruan t\u00eb pariparueshme p\u00ebrmes trajnimit dhe Lel\u00e7i u cil\u00ebsua i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb kriter.<\/p>\n<p>Lel\u00e7i e kund\u00ebrshtoi vendimmarrjen e Komisionit n\u00eb Kolegj duke ngritur shkaqe p\u00ebr aspektin procedural, p\u00ebr pasurin\u00eb dhe profesionalizmin, por q\u00eb n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve u gjet\u00ebn t\u00eb pabazuara dhe t\u00eb paargumentuara prej shkall\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb t\u00eb vetingut.<\/p>\n<p><strong>Pasuria<\/strong><\/p>\n<p>Prokurori Lel\u00e7i ka deklaruar nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 138 m2 n\u00eb Shkod\u00ebr, n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi me t\u00eb atin, pasuri e bler\u00eb p\u00ebr \u00e7mimin 6.2 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb 2007-\u00ebn. Ai ka deklaruar se zot\u00ebron 1\/3-\u00ebn e apartamentit, kurse babai 2\/3-tat. Si burime krijimi, subjekti ka deklaruar kursimet e t\u00eb atit nga vet\u00ebpun\u00ebsimi n\u00eb bujq\u00ebsi e blegtori prej vitit 1991 e n\u00eb vijim, nj\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb cilave kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb depozituara n\u00eb bank\u00eb dhe pjesa tjet\u00ebr n\u00eb sht\u00ebpi. Po ashtu, ka deklaruar se \u00ebsht\u00eb marr\u00eb dhe nj\u00eb kredi n\u00eb shum\u00ebn 2.1 milion lek\u00eb n\u00eb vitin 2007, q\u00eb \u00ebsht\u00eb shlyer n\u00eb 2009-\u00ebn, me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb mandatark\u00ebtimi t\u00eb kryer nga babai.<\/p>\n<p>Komisioni ngriti dyshime mbi bashk\u00ebpron\u00ebsin\u00eb e t\u00eb atit t\u00eb subjektit n\u00eb k\u00ebt\u00eb apartament, duke konstatuar faktin se babai vijon t\u00eb jetoj\u00eb n\u00eb fshat, nd\u00ebrsa banesa \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs prej prokurorit Lel\u00e7i. Nga KPK \u00ebsht\u00eb konstatuar se n\u00eb kontrat\u00ebn e kaparit ka figuruar si bler\u00ebs vet\u00ebm subjekti i rivler\u00ebsimit dhe se n\u00eb dy\u00a0transferta t\u00eb kryera nga babai n\u00eb vitin 2006, \u00ebsht\u00eb specifikuar se pagesat i ka kryer p\u00ebr t\u00eb birin, prokurorin Ermit Lel\u00e7i. Po ashtu, kontratat e energjis\u00eb elektrike dhe t\u00eb uj\u00ebsjell\u00ebsit jan\u00eb lidhur n\u00eb em\u00ebr t\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse KPK ka \u00e7muar se provohet aktiviteti i babait t\u00eb subjektit n\u00eb bujq\u00ebsi e blegtori, t\u00eb ardhurat e pretenduara \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar se nuk p\u00ebrmbushin kriteret p\u00ebr t\u2019u konsideruar t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>Tjet\u00ebr konstatim i Komisionit ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me deklarim t\u00eb pasakt\u00eb n\u00eb vitin 2006, pasi nuk ka deklaruar detyrimet financiare ndaj shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese q\u00eb rridhnin nga kontrata e kaparit p\u00ebr blerjen e apartamentit, por edhe p\u00ebr t\u00eb drejtat reale mbi k\u00ebt\u00eb pasuri.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna, KPK ka vler\u00ebsuar se Lel\u00e7i ka paraqitur si bashk\u00ebpronar dhe kontribues t\u00eb atin, duke u p\u00ebrpjekur t\u00eb fsheh\u00eb nga kontrolli apo verifikimi marrdh\u00ebnien e plot\u00eb t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb me k\u00ebt\u00eb pasuri, si dhe pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb burimeve t\u00eb krijimit n\u00eb shum\u00ebn 4.1 milion\u00eb lek\u00eb q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb pagesat e k\u00ebsteve t\u00eb kryera ana e babait.<\/p>\n<p>Ashtu si gjat\u00eb hetimit administrativ n\u00eb shkall\u00ebn e par\u00eb t\u00eb vetingut, edhe n\u00eb ankim subjekti ka argumentuar se kapari p\u00ebr blerjen e apartamentit \u00ebsht\u00eb paguar nga babai i tij. Ai ka shpjeguar se nuk kishin detyrime ndaj shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese n\u00eb vitin 2006 dhe se detyrimi do t\u00eb lindte n\u00eb momentin e dor\u00ebzimit t\u00eb apartamentit p\u00ebr pages\u00ebn e mbetur pa paguar nga \u00e7mimi. Subjekti ka th\u00ebn\u00eb se n\u00ebse pasuria nuk dor\u00ebzohej, babait t\u00eb tij i lindte e drejta t\u00eb p\u00ebrfitonte dyfishin e pages\u00ebs s\u00eb kryer.<\/p>\n<p>Sipas pretendimit t\u00eb prokurorit Lel\u00e7i, edhe n\u00ebse do t\u00eb pranohej pasakt\u00ebsia n\u00eb deklarat\u00ebn e interesave t\u00eb vitit 2006, ajo \u00ebsht\u00eb ndrequr nj\u00eb vit m\u00eb pas n\u00eb vitin 2007, kur ka deklaruar n\u00eb ILDKPKI t\u00eb gjith\u00eb dokumentacionin p\u00ebr p\u00ebrfitimin e k\u00ebsaj pasurie n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi me babain e tij, pasi apartamenti \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar nga shoq\u00ebria e nd\u00ebrtimit. Duke ju referuar jurisprudenc\u00ebs s\u00eb Kolegjit, subjekti ka k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb mos ngarkohet me p\u00ebrgjegj\u00ebsi disiplinore p\u00ebr nj\u00eb pasakt\u00ebsi n\u00eb deklaratat periodike t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu, ai ka pretenduar se \u00ebsht\u00eb i padrejt\u00eb dhe t\u00ebr\u00ebsisht abuziv konkluzioni i Komisionit se babai i tij nuk ka pasur t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme, t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr blerjen e apartamentit dhe p\u00ebr dh\u00ebnien e shum\u00ebs 2.1 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2009, p\u00ebr shlyerjen e kredis\u00eb bankare.<\/p>\n<p>Kolegji e ka gjetur t\u00eb drejt\u00eb shkakun e ankimit t\u00eb subjektit lidhur me konkluzionin e KPK p\u00ebr pasakt\u00ebsin\u00eb n\u00eb deklarimin e vitit 2006. Sipas KPA, ngritja e k\u00ebsaj pasakt\u00ebsie n\u00eb deklarimet periodike n\u00eb nivelin e shkeljes disiplinore \u00ebsht\u00eb nj\u00eb konkluzion jo i drejt\u00eb i Komisionit.<\/p>\n<p>Situata e mosdeklarimit t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb kaparit dhe e detyrimeve q\u00eb rridhnin prej saj n\u00eb vitin 2006, vler\u00ebsohet nga trupi gjykues i KPA se nuk ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi procesin e rivler\u00ebsimit p\u00ebr kriterin e vler\u00ebsimit t\u00eb pasuris\u00eb, me arsyetimin se Lel\u00e7i e ka deklaruar n\u00eb 2007-\u00ebn blerjen e apartamentit dhe pjes\u00ebs takuese t\u00eb tij n\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri, si dhe kontrat\u00ebn e kaparit.<\/p>\n<p>KPA ka verifikuar nj\u00eb aktvler\u00ebsim p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e t\u00eb ardhurave t\u00eb p\u00ebrfituara nga babai i subjektit nga blegtoria, por t\u00eb dh\u00ebnat e referuara n\u00eb raport nuk jan\u00eb gjetur bind\u00ebse, nga p\u00ebr rrjedhoj\u00eb \u00ebsht\u00eb \u00e7muar se ato nuk mund t\u00eb provojn\u00eb vler\u00ebn e t\u00eb ardhurave t\u00eb pretenduara si t\u00eb realizuara n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e fermerit.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i Kolegjit, ashtu si edhe Komisioni, \u00e7mon se t\u00eb ardhurat e pretenduara si t\u00eb p\u00ebrfituara nga babai i prokurorit Lel\u00e7i nga aktiviteti blegtoral p\u00ebr periudh\u00ebn 1993- 2009, nuk u provuan me dokumente ligjore, duke mbetur n\u00eb nivel deklarativ.<\/p>\n<p>Lidhur me nj\u00eb shkak t\u00eb ngritur nga subjekti, se n\u00eb raportin e audituesit nuk jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb ardhurat e motr\u00ebs n\u00eb vler\u00eb neto prej 948 mij\u00eb lek\u00ebsh, Kolegji v\u00ebren se ky pretendim \u00ebsht\u00eb paraqitur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb ankim dhe jo para Komisionit. Megjithat\u00eb, \u00e7mohet se edhe n\u00ebse do t\u00eb pranohej, kjo shum\u00eb do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte t\u00eb ardhur\u00ebn e vetme t\u00eb ligjshme t\u00eb familjes, t\u00eb provuar me dokumentacion ligjor, e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk do t\u00eb ishte e mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballur pagesat e kryera p\u00ebr blerjen e apartamentit.<\/p>\n<p>Lel\u00e7i ka kund\u00ebrshtuar si t\u00eb pabazuar dhe jo t\u00eb logjiksh\u00ebm konkluzionin e Komisionit se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb paraqes\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pasakt\u00eb pron\u00ebsin\u00eb mbi k\u00ebt\u00eb apartament, duke argumentuar se pjes\u00ebt takuese t\u00eb secilit bashk\u00ebpronar jan\u00eb pasqyruar n\u00eb kontrat\u00ebn noteriale t\u00eb shitblerjes s\u00eb pasuris\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb akt me fuqi t\u00eb plot\u00eb provuese. Ai ka shtuar se prind\u00ebrit kan\u00eb jetuar gjith\u00eb jet\u00ebn n\u00eb fshat, por ata nuk do t\u00eb jen\u00eb gjithmon\u00eb t\u00eb rinj dhe t\u00eb aft\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbajtur ekonomin\u00eb e tyre bujq\u00ebsore dhe blegtorale, prandaj \u00ebsht\u00eb logjike q\u00eb n\u00eb rrethana t\u00eb tilla t\u00eb sigurojn\u00eb nj\u00eb banes\u00eb pran\u00eb f\u00ebmij\u00ebs s\u00eb tyre p\u00ebr momentet n\u00eb t\u00eb cilat do t\u00eb ken\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr p\u00ebrkujdesje.<\/p>\n<p>Subjekti ka pranuar se n\u00eb kontrat\u00ebn e kaparit figuron si bler\u00ebs i vet\u00ebm, por ka n\u00ebnvizuar se \u00ebsht\u00eb provuar tej \u00e7do dyshimi, se transfertat bankare p\u00ebr pagesat e k\u00ebsteve p\u00ebr blerjen e pasuris\u00eb jan\u00eb kryer n\u00eb vitin 2006 nga babai i tij. Nisur nga fakti se ai \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebpronar i pasuris\u00eb, e cil\u00ebson krejt t\u00eb logjikshme q\u00eb kontratat e energjis\u00eb elektrike dhe uj\u00ebsjell\u00ebsit t\u00eb jen\u00eb lidhur n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij. Lidhur me p\u00ebrdorimin pand\u00ebrprerje t\u00eb apartamentit, Lel\u00e7i ka argumentuar se ajo \u00ebsht\u00eb e vetmja banes\u00eb q\u00eb ai ka n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi me babain e tij, n\u00eb qytetin e Shkodr\u00ebs, ku jeton dhe punon.<\/p>\n<p>Kolegji v\u00ebren se kontrata e kaparit, pavar\u00ebsisht titullit t\u00eb saj, p\u00ebrmban t\u00eb gjitha elementet e nj\u00eb kontrate porosie, pasi p\u00ebrcakton \u00e7mimin e shitjes s\u00eb pasuris\u00eb, k\u00ebstet dhe datat e pages\u00ebs s\u00eb tyre, p\u00ebrshkrimin e specifikimeve teknike t\u00eb pasuris\u00eb q\u00eb do t\u00eb shitet, koh\u00ebn e p\u00ebrfundimit t\u00eb apartamentit, penalitet q\u00eb do t\u00eb paguhen nga sip\u00ebrmarr\u00ebsi ndaj porosit\u00ebsit n\u00eb rast t\u00eb mosmbarimit n\u00eb afat t\u00eb punimeve t\u00eb nd\u00ebrtimit, si dhe penalitetet q\u00eb do t\u00eb paguante porosit\u00ebsi n\u00eb rast t\u00eb mospagimit t\u00eb k\u00ebsteve n\u00eb afatet e parashikuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontrat\u00eb.<\/p>\n<p>Shpjegimi i dh\u00ebn\u00eb nga Lel\u00e7i, se n\u00eb kontrat\u00ebn e kaparit figuron si bler\u00ebs vet\u00ebm ai, pasi ka qen\u00eb nj\u00eb pakujdesi e noterit, nuk gjendet bind\u00ebs. Fakti se n\u00eb transfertat bankare nga llogaria e babait t\u00eb kryera n\u00eb vitin 2006, kan\u00eb n\u00eb p\u00ebrshkrim se paguhen k\u00ebstet p\u00ebr blerje apartamenti nga subjekti, vler\u00ebsohet se ka rrjedh\u00eb logjike me p\u00ebrmbajtjen e kontrat\u00ebs s\u00eb kaparit, ku si bler\u00ebs figuron vet\u00ebm prokurori Lel\u00e7i. Tjet\u00ebr e dh\u00ebn\u00eb e evidentuar prej KPA, \u00ebsht\u00eb dhe shlyerja nga babai e kredis\u00eb s\u00eb marr\u00eb nga subjekti p\u00ebr t\u00eb paguar pjes\u00ebn e tij takuese t\u00eb apartamentit. P\u00ebr arsye se Lel\u00e7i nuk ka deklaruar ndonj\u00eb detyrim ndaj babait, Kolegji konstaton se de facto, apartamenti \u00ebsht\u00eb paguar t\u00ebr\u00ebsisht nga babai i tij.<\/p>\n<p>\u201cBabai i subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, z. N. L., ka investuar n\u00eb blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip. 138 m2 n\u00eb Shkod\u00ebr, n\u00eb shum\u00ebn 6.200.000 lek\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka banuar dhe vazhdon t\u00eb banoj\u00eb n\u00eb fshatin {***}, Daj\u00e7, Shkod\u00ebr, p\u00ebr shkak t\u00eb ushtrimit t\u00eb aktivitetit blegtoral\u201d, konston Kolegji dhe shton se babai i subjektit e ka kryer k\u00ebt\u00eb invetim, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kishte n\u00eb pron\u00ebsi nj\u00eb apartament n\u00eb Shkod\u00ebr me sip\u00ebrfaqe 25 m2, t\u00eb bler\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 350 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 1998, ku dhe k\u00ebtu nuk ka jetuar p\u00ebr arsye t\u00eb ushtrimit t\u00eb aktivitetit blegtoral n\u00eb fshat.<\/p>\n<p>Kolegji vler\u00ebson se subjekti, edhe pse dispononte vet\u00ebm 1\/3 pjes\u00eb t\u00eb apartamentit, \u00ebsht\u00eb sjell\u00eb si pronari de facto. N\u00eb p\u00ebrfundim, edhe KPA \u00e7mon se deklarimi i subjektit p\u00ebr zot\u00ebrimin e 1\/3-\u00ebs s\u00eb apartamentit, nuk \u00ebsht\u00eb bind\u00ebs dhe se deklarimi i t\u00eb atit si bashk\u00ebpronar \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje e tij p\u00ebr t\u00eb fshehur nga kontrolli apo verifikimi marr\u00ebdh\u00ebnien e plot\u00eb e t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb me k\u00ebt\u00eb pasuri t\u00eb paluajtshme.<\/p>\n<p>Nga kontrolli i analiz\u00ebs financiare p\u00ebr periudh\u00ebn 2003-2016, jan\u00eb konfirmuar mungesat e burimeve t\u00eb ligjshme dhe ka rezultuar i drejt\u00eb p\u00ebrfundimi i arritur nga KPK se prokurori Lel\u00e7i gjendet n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>KPA ka gjetur t\u00eb drejt\u00eb edhe konkluzionin p\u00ebrfundimtar t\u00eb Komisionit p\u00ebr profesionalizmin. Sipas trupit gjykues t\u00eb KPA, mang\u00ebsit\u00eb e evidentuara, t\u00eb cilat paraqiten n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur si mang\u00ebsi n\u00eb kryerjen e hetimeve, n\u00eb analizimin e vepr\u00ebs penale, si dhe n\u00eb argumentimin e arsyetimin e vendimmarrjeve, jan\u00eb situata q\u00eb me t\u00eb drejt\u00eb nga Komisioni jan\u00eb konsideruar se e klasifikojn\u00eb subjektin e rivler\u00ebsimit si t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm n\u00eb vler\u00ebsimin e aft\u00ebsive profesionale.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori i Shkodr\u00ebs, Ermir Lel\u00e7i, d\u00ebshtoi t\u00eb kund\u00ebrshtoi n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, KPA problemet e konstatuara p\u00ebr pasurin\u00eb dhe profesionalizmin prej Komisionit, q\u00eb soll\u00ebn shkarkimin e tij m\u00eb 28 tetor t\u00eb vitit 2021. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se Lel\u00e7i d\u00ebshtoi t\u00eb dokumentonte t\u00eb ardhurat neto t\u00eb babait nga [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":79485,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,114,115],"tags":[1901,459,853,779,118,171,993,227],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/KPA-foto-arkive.jpg","fifu_image_alt":"Foto arkive e KPA | BIRN\/Nensi Bogdani","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79484"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79484"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79484\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":79486,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79484\/revisions\/79486"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79485"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79484"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79484"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79484"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}