{"id":79487,"date":"2025-07-04T11:55:36","date_gmt":"2025-07-04T09:55:36","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/sipas-kpa-prokurori-ilir-turja-deshtoi-te-kundershtonte-barrat-e-proves-per-pasurine\/2025\/07\/04\/"},"modified":"2025-07-04T11:58:37","modified_gmt":"2025-07-04T09:58:37","slug":"sipas-kpa-prokurori-ilir-turja-deshtoi-te-kundershtonte-barrat-e-proves-per-pasurine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/sipas-kpa-prokurori-ilir-turja-deshtoi-te-kundershtonte-barrat-e-proves-per-pasurine\/2025\/07\/04\/","title":{"rendered":"Sipas KPA, prokurori Ilir Turja d\u00ebshtoi t\u00eb kund\u00ebrshtonte barrat e prov\u00ebs p\u00ebr pasurin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA i ka gjetur t\u00eb drejt\u00eb shumic\u00ebn e konkluzioneve t\u00eb Komisionit n\u00eb vetingun e prokurorit t\u00eb Durr\u00ebsit, Ilir Turja, duke e l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi shkarkimin e tij. Problemet kryesore me t\u00eb cilat u p\u00ebrball Turja kishin t\u00eb b\u00ebnin me investimet n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi banimi trekat\u00ebshe n\u00eb qytetin e Durr\u00ebsit, t\u00eb regjistruar n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb babait.<\/p>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi m\u00eb 7 n\u00ebntor 2022 t\u00eb shkarkoj\u00eb nga detyra prokurorin e Turja, pasi arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se ai kishte fshehur n\u00eb em\u00ebr t\u00eb prind\u00ebrve nj\u00eb vil\u00eb n\u00eb zon\u00ebn e plazhit me q\u00ebllim shmangien e kontrollit t\u00eb ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb burimeve t\u00eb krijimit; se kishte munges\u00eb t\u00eb burimeve financiare n\u00eb disa vite; si dhe kishte kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb e t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Turja u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe profesionalizmin.<\/p>\n<p>KPA i ka gjetur t\u00eb pabazuar shkaqet e ngritur nga subjekti n\u00eb aspektin procedural dhe ka vijuar shqyrtimin e \u00e7\u00ebshtjes p\u00ebr vetingun e prokurorit Turja n\u00eb dhom\u00eb k\u00ebshillimi, bazuar n\u00eb aktet e administruara nga KPK. Po ashtu, shkaqet e ngritura n\u00eb Kolegj p\u00ebr pasurin\u00eb nuk arrit\u00ebn t\u00eb p\u00ebrmbysnin barrat e prov\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Pasuria <\/strong><\/p>\n<p>Prokurori Turja ka deklaruar nj\u00eb banes\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim n\u00eb qytetin e Durr\u00ebsit prej vitit 2003, ku ka banuar me prind\u00ebrit, pasuri e regjistruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb babait t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Sipas subjektit, i ati ka nd\u00ebrtuar nj\u00eb banes\u00eb tre kate + katin p\u00ebrdhe dhe se ai vet\u00eb ka jetuar aty nga viti 2003 deri n\u00eb 2009-\u00ebn, pa kund\u00ebrshp\u00ebrblim. Subjekti ka sqaruar se n\u00eb vitin 2009 ka shkuar t\u00eb banoj\u00eb n\u00eb apartamentin e bler\u00eb m\u00eb par\u00eb nga bashk\u00ebshortja, nd\u00ebrsa n\u00eb tetor t\u00eb vitit 2010 jan\u00eb rikthyer t\u00eb jetojn\u00eb p\u00ebrfundimisht tek banesa n\u00eb plazh duke p\u00ebrdorur nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb saj. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht kan\u00eb vendosur q\u00eb bashk\u00ebshortja t\u00eb fillonte nj\u00eb aktivitet tregtar \u201cbar-restorant\u201d n\u00eb katin e par\u00eb t\u00eb godin\u00ebs.<\/p>\n<p>Komisioni konstatoi se Turja nuk ka deklaruar sakt\u00eb mbi gjendjen faktike t\u00eb k\u00ebsaj pasurie n\u00eb momentin e dor\u00ebzimit t\u00eb deklarat\u00ebs \u201cveting\u201d. Sipas KPK, prokurori Turja ve\u00e7 faktit se ka banuar aty, \u00ebsht\u00eb investitor pasi ka p\u00ebrdorur kursimet dhe ka marr\u00eb nj\u00eb kredi p\u00ebr t\u00eb financuar punimet e kryera. Po ashtu, Komisioni v\u00ebrejti se Turja figuron si investitor dhe n\u00eb nj\u00eb preventiv shoq\u00ebrues t\u00eb relacionit teknik p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb shtese an\u00ebsore n\u00eb vitin 2010, t\u00eb papafingos dhe punimeve t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Nisur nga lidhja e vazhdueshme e interesit mes subjektit dhe prind\u00ebrve t\u00eb tij, Komisioni vler\u00ebsoi se ata kategorizohen n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e \u201cpersonave t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lidhur\u201d. Po ashtu u ngrit\u00ebn dyshimet se prind\u00ebrit e subjektit mbanin n\u00eb emrin e tyre k\u00ebto pasuri t\u00eb fshehura t\u00eb subjektit dhe Komisioni hetoi mbi mund\u00ebsin\u00eb e tyre p\u00ebr investimet e kryera n\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri. P\u00ebr periudh\u00ebn 1995-2003 kur \u00ebsht\u00eb bler\u00eb toka dhe \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar objekti fillestar ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn 7.8 milion\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa p\u00ebr vitet 2004-2013 \u00ebsht\u00eb gjetur pamund\u00ebsi n\u00eb shum\u00ebn 2.4 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna, Komisioni vler\u00ebsoi se kishte dyshime t\u00eb arsyeshme se objekti \u00ebsht\u00eb pasuri e fshehur e prokurorit Turja, e regjistruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb tij, me q\u00ebllim shmangien e kontrollit t\u00eb ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb burimeve t\u00eb krijimit.<\/p>\n<p>Prokurori Turja e kund\u00ebrshtoi konkluzionin e KPK p\u00ebr pasuri t\u00eb fshehur, duke argumentuar se banes\u00ebn trekat\u00ebshe n\u00eb p\u00ebrdorim prej tij e ka deklaruar rregullisht si vendbanim n\u00eb deklaratat e interesave privat\u00eb periodik\u00eb, si dhe n\u00eb at\u00eb veting. Ai ka n\u00ebnvizuar se ka deklaruar edhe burimin e krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie dhe se t\u00eb drejtat e tij t\u00eb p\u00ebrdorimit jan\u00eb kufizuar n\u00eb pjes\u00ebn shtes\u00eb t\u00eb objektit t\u00eb nd\u00ebrtuar pas vitit 2010, konkretisht nj\u00eb kat banimi, si dhe n\u00eb katin e par\u00eb t\u00eb objektit, ku bashk\u00ebshortja e tij zhvillon aktivitetin bar-restorant.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i Kolegjit konstaton se n\u00eb deklarat\u00ebn e pasuris\u00eb veting, subjekti ka deklaruar pasurin\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim, duke referuar nj\u00eb dokument q\u00eb nuk tregonte gjendjen faktike t\u00eb saj, por at\u00eb t\u00eb vitit 2003. Sipas KPA, pavar\u00ebsisht pjes\u00ebs q\u00eb kishte n\u00eb p\u00ebrdorim, Turja ka pasur detyrimin t\u00eb deklaronte edhe gjendjen faktike t\u00eb pasuris\u00eb, vler\u00ebn dhe burimin e krijimit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>\u201c[\u2026]ndon\u00ebse pronar de jure i pasuris\u00eb n\u00eb analiz\u00eb identifikohet babai i subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e titullarit t\u00eb t\u00eb drejtave reale t\u00eb p\u00ebrdorimit dhe banimit, subjekti i rivler\u00ebsimit kishte detyrimin p\u00ebr deklarimin e pasuris\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim, duke filluar nga viti 2003 e n\u00eb vijim\u201d, argumenton KPA dhe shton se Turja ka pasur detyrimin t\u00eb plot\u00ebsonte deklarat\u00ebn e pasuris\u00eb veting duke pasqyruar qart\u00eb burimin e krijimit, si p\u00ebr veten e tij, ashtu dhe p\u00ebr personat e lidhur me t\u00eb.<\/p>\n<p>Mosdeklarimi i t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb plota t\u00eb k\u00ebsaj pasurie n\u00eb p\u00ebrdorim dhe i gjendjes faktike t\u00eb saj n\u00eb momentin e dor\u00ebzimit t\u00eb deklarat\u00ebs veting, vler\u00ebsohet se e vendosin prokurorin Turja n\u00eb situat\u00ebn e deklarimit t\u00eb pasakt\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb konkluzion KPA e mb\u00ebshtet dhe n\u00eb faktet se Turja sh\u00ebnohet si investitor n\u00eb preventivin q\u00eb shoq\u00ebron relacionin teknik t\u00eb projektit t\u00eb vitit 2010 p\u00ebr nd\u00ebrtimin e shtesave; se n\u00eb tetor t\u00eb atij viti ka paraqitur para noterit dokumentacionin n\u00eb lidhje me lejen e nd\u00ebrtimit t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga KRRT Durr\u00ebs; se sht\u00ebpia e regjistruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb babait \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb si kolateral p\u00ebr marrjen e kredis\u00eb nga subjekti n\u00eb 2010-\u00ebn; si dhe p\u00ebr faktin se n\u00eb katin p\u00ebrdhes, bashk\u00ebshortja ka ushtruar aktivittin tregtar \u201cbar-restorant\u201d.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i Kolegjit, ashtu sikurse edhe Komisioni, v\u00ebren se subjekti i rivler\u00ebsimit nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb me dokumentacion ligjor mund\u00ebsin\u00eb financiare t\u00eb ligjshme t\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb tij p\u00ebr krijimin e pasuris\u00eb, si dhe nuk ka deklaruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb sakt\u00eb dhe t\u00eb plot\u00eb vler\u00ebn e investimeve t\u00eb kryera prej tij, p\u00ebr nd\u00ebrtimet shtes\u00eb.<\/p>\n<p>Nga rishikimi analiz\u00ebs financiare, duke konsideruar dhe pretendimet e subjektit, balancat jan\u00eb reduktuar n\u00eb 6.6 milion\u00eb lek\u00eb dhe periudh\u00ebn 1995-2003 dhe 1.3 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr vitet n\u00eb vijim, nga viti 2004 deri n\u00eb 2016-\u00ebn.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, n\u00eb p\u00ebrfundim, Kolegji arrin n\u00eb konkluzionin se Turja d\u00ebshtoi t\u00eb provoj\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e krijimit t\u00eb k\u00ebtyre pasurive me burime financiare t\u00eb ligjshme, duke rezultuar me munges\u00eb t\u00eb theksuar t\u00eb tyre, si p\u00ebr prind\u00ebrit, ashtu dhe vet\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas KPA, subjekti nuk ka deklaruar asnj\u00ebher\u00eb plot\u00ebsisht t\u00eb drejtat dhe marr\u00ebdh\u00ebnien e tij me k\u00ebto prona, vler\u00ebn e tyre dhe ndryshimet q\u00eb ato kan\u00eb p\u00ebsuar nd\u00ebr vite, ndon\u00ebse ka kryer investime t\u00eb konsiderueshme, si dhe rezulton t\u00eb shfaqet si nj\u00eb investitor p\u00ebr krijimin e tyre.<\/p>\n<p>Interesat e prokurorit Turja me k\u00ebto pasuri vler\u00ebsohen prej Kolegjit se jan\u00eb t\u00eb nd\u00ebrthurura n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pazgjidhshme dhe t\u00eb vazhdueshme, duke sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje dhe faktin se bashk\u00ebshortja e tij ushtron aktivitet tregtar fitimprur\u00ebs n\u00eb ambientet e krijuara nga ky investim.<\/p>\n<p>Duke \u00e7muar se subjekti gjendet n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm, Kolegji gjen t\u00eb drejt\u00eb edhe konkluzionin tjet\u00ebr t\u00eb KPK p\u00ebr fshehje t\u00eb pasuris\u00eb, me argumentin se d\u00ebshtoi t\u00eb provoj\u00eb se nuk i p\u00ebrkisnin atij objekti i banimit trekat\u00ebsh, shtesat an\u00ebsore, si dhe dy godina social-ekonomike t\u00eb regjistruar n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb babait.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA i ka gjetur t\u00eb drejt\u00eb shumic\u00ebn e konkluzioneve t\u00eb Komisionit n\u00eb vetingun e prokurorit t\u00eb Durr\u00ebsit, Ilir Turja, duke e l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi shkarkimin e tij. Problemet kryesore me t\u00eb cilat u p\u00ebrball Turja kishin t\u00eb b\u00ebnin me investimet n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi banimi trekat\u00ebshe n\u00eb qytetin e Durr\u00ebsit, t\u00eb [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":79488,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,114,115],"tags":[255,112,221,149,382],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Foto-arkive-seance-gjyqesore-ne-KPA.jpg","fifu_image_alt":"Foto arkive - seanc\u00eb gjyq\u00ebsore n\u00eb KPA.","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79487"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79487"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79487\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":79489,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79487\/revisions\/79489"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79488"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79487"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79487"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79487"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}