{"id":79535,"date":"2025-07-18T14:48:22","date_gmt":"2025-07-18T12:48:22","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/terheqja-e-dumanit-nga-kerkesa-per-shkarkim-la-ne-fuqi-konfirmimin-e-prokurorit-robert-kote\/2025\/07\/18\/"},"modified":"2025-07-18T14:50:04","modified_gmt":"2025-07-18T12:50:04","slug":"terheqja-e-dumanit-nga-kerkesa-per-shkarkim-la-ne-fuqi-konfirmimin-e-prokurorit-robert-kote","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/terheqja-e-dumanit-nga-kerkesa-per-shkarkim-la-ne-fuqi-konfirmimin-e-prokurorit-robert-kote\/2025\/07\/18\/","title":{"rendered":"T\u00ebrheqja e Dumanit nga k\u00ebrkesa p\u00ebr shkarkim, la n\u00eb fuqi konfirmimin e prokurorit Robert Kote"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit (KPA) shpalli t\u00eb premten, m\u00eb 18 korrik, vendimin p\u00ebr pushimin e gjykimit t\u00eb shkaqeve t\u00eb ankimit t\u00eb Komisionerit Publik ndaj konfirmimit n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb prokurorit t\u00eb Tiran\u00ebs, Robert Kote, p\u00ebr shkak t\u00eb t\u00ebrheqjes nga ankimi nga ana e drejtuesit t\u00eb SPAK, Altin Dumani, i cili aktualisht ushtron kompetencat e komisioner\u00ebve.<\/p>\n<p>Kryesuesja e trupit gjykues, Albana Shtylla, konstatoi gjat\u00eb shpalljes s\u00eb vendimit se jurisprudenca e Kolegjit ka konsoliduar q\u00ebndrime standarde p\u00ebr zgjidhjen e problematikave q\u00eb, n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e Kotes, mund t\u00eb diktonin nj\u00eb zgjidhje t\u00eb ndryshme nga ajo e k\u00ebrkuar nga Dumani, i cili n\u00eb p\u00ebrfundim ndryshoi q\u00ebndrim duke k\u00ebrkuar l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb konfirmimit t\u00eb Kotes.<\/p>\n<p>Prokurori Robert Kote u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb m\u00eb 19 dhjetor 2022, pasi shumica e trup\u00ebs s\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit (KPK) konkludoi se ai kishte arritur nj\u00eb nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb kriteret e pasuris\u00eb dhe figur\u00ebs, si dhe nj\u00eb nivel t\u00eb kualifikuar profesionalizmi. Nd\u00ebrsa pakica vler\u00ebsoi se, n\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb t\u00ebr\u00ebsore t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, subjekti kishte cenuar besimin e publikut tek drejt\u00ebsia dhe duhej t\u00eb ishte shkarkuar.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje paraqiti opinion edhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit (ONM), Gerrit Sprenger, i cili konstatoi nevoj\u00ebn p\u00ebr hetim t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb gjetjeve, me q\u00ebllim arritjen n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb drejt\u00eb. N\u00eb vijim, vendimi i KPK-s\u00eb u ankimua nga Komisioneri Publik Florian Ballhysa, i cili ngriti shkaqe ankimi n\u00eb t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit, duke kund\u00ebrshtuar konkluzionet e KPK-s\u00eb si t\u00eb pabazuara n\u00eb aktet e hetimit administrativ.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse gjat\u00eb parashtrimeve n\u00eb Kolegj, drejtuesi i SPAK iu q\u00ebndroi shkaqeve t\u00eb ankimit dhe k\u00ebrkoi shkarkimin e Kotes, pas d\u00ebgjimit t\u00eb pretendimeve t\u00eb k\u00ebtij t\u00eb fundit, ai ndryshoi q\u00ebndrim n\u00eb konkluzionet p\u00ebrfundimtare, duke e konsideruar t\u00eb drejt\u00eb vendimin e KPK-s\u00eb p\u00ebr konfirmimin e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb t\u00eb m\u00ebpasshme, prokurori Klodian Braho, q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoi n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje drejtuesin e SPAK, sqaroi se nuk ishte hequr dor\u00eb nga ankimi, megjith\u00ebse ishte krijuar bindja se Kote nuk kishte probleme dhe duhej t\u00eb konfirmohej. Ai theksoi se drejtuesi i SPAK k\u00ebrkonte q\u00eb vendimi i KPK-s\u00eb t\u2019i n\u00ebnshtrohej kontrollit t\u00eb Kolegjit.<\/p>\n<p>Shtylla deklaroi gjat\u00eb shpalljes s\u00eb vendimit se Kolegji, pasi analizoi konkluzionet p\u00ebrfundimtare t\u00eb pal\u00ebve, vler\u00ebsoi se k\u00ebrkesa p\u00ebrfundimtare e Dumanit, n\u00ebse analizohet n\u00eb harmoni me gjith\u00eb ngjarjet procedurale t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, duhet t\u00eb konsiderohet e barasvlefshme me heqjen dor\u00eb nga ankimi.<\/p>\n<p>Kolegji v\u00ebren se n\u00eb ankimin fillestar, Komisioneri kishte k\u00ebrkuar ndryshimin e vendimit t\u00eb KPK-s\u00eb dhe shkarkimin e Kotes, q\u00ebndrim q\u00eb u konfirmua edhe n\u00eb parashtrimet e drejtuesit t\u00eb SPAK. Nd\u00ebrsa n\u00eb bisedimet p\u00ebrfundimtare, nga ana e tij u k\u00ebrkua l\u00ebnia n\u00eb fuqi e vendimit t\u00eb KPK-s\u00eb, edhe pse nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e till\u00eb nuk ekzistonte n\u00eb ankimin fillestar.<\/p>\n<p>Shtylla shpjegoi se k\u00ebrkesa p\u00ebrfundimtare p\u00ebr l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb vendimit objekt ankimi u analizua n\u00eb nd\u00ebrthurje me interesat e ligjsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb vijuar procesin n\u00eb gjykat\u00eb dhe t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr akses n\u00eb gjykim. Kolegji sjell n\u00eb v\u00ebmendje se kjo e drejt\u00eb n\u00ebnkupton q\u00eb edhe mjetet e p\u00ebrdorura p\u00ebr realizimin e saj duhet t\u00eb jen\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje dhe proporcionale me q\u00ebllimin e ndjekur.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i KPA konstatoi se n\u00ebnshtrimi i ankimit analiz\u00ebs kontrolluese t\u00eb Kolegjit, nj\u00ebkoh\u00ebsisht me k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb subjektit, mund t\u00eb arsyetohet vet\u00ebm si nj\u00eb situat\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ankuesi nuk ruan m\u00eb nj\u00eb interes t\u00eb ligjsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb kontestuar vendimin n\u00eb fjal\u00eb. \u201cPasi n\u00eb thelb, ushtrimi procedural \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht teorik dhe i pamundur p\u00ebr t\u00eb ndryshuar vendimin objekt ankimi\u201d, u shpreh Shtylla.<\/p>\n<p>\u201cE th\u00ebn\u00eb ndryshe, mungesa e nj\u00eb interesi t\u00eb ligjsh\u00ebm n\u00ebnkupton se Kolegji do t\u00eb p\u00ebrfshihej n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje dhe do t\u2019u p\u00ebrgjigjej pyetjeve t\u00ebr\u00ebsisht hipotetike, zgjidhja e t\u00eb cilave nuk do t\u00eb sillte pasoja ligjore\u201d, shtoi ajo.<\/p>\n<p>KPA v\u00ebren se n\u00eb rrethanat ku deduktohet mungesa e interesit t\u00eb ligjsh\u00ebm, nj\u00eb vendimmarrje e ndryshme nga ajo e k\u00ebrkuar nga ankuesi, teorikisht do ta b\u00ebnte vendimin t\u00eb c\u00ebnuesh\u00ebm, n\u00eb rast se do t\u00eb ankimohej nga subjekti i rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Kolegji v\u00ebrejti se jurisprudenca e m\u00ebparshme p\u00ebr raste t\u00eb ngjashme mund t\u00eb kishte \u00e7uar n\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb ndrysh\u00ebm nga ai q\u00eb k\u00ebrkoi n\u00eb p\u00ebrfundim Dumani.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb e nevojshme t\u00eb theksohet se jurisprudenca e Kolegjit, gjat\u00eb funksionit t\u00eb tij 8-vje\u00e7ar, ka konsoliduar q\u00ebndrime standarde p\u00ebr zgjidhjen e problematikave t\u00eb cilat, n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen konkrete, mund t\u00eb diktonin nj\u00eb zgjidhje t\u00eb ndryshme nga ajo e k\u00ebrkuar nga drejtuesi i SPAK, edhe pasi gjat\u00eb shqyrtimit gjyq\u00ebsor, aktet e paraqitura a prima facie fokusohej n\u00eb \u00e7\u00ebshtje faktike q\u00eb nuk p\u00ebrb\u00ebnin shkak ankimi apo p\u00ebrfshinin fakte pa relevanc\u00eb p\u00ebr at\u00eb q\u00eb sillej n\u00eb analiz\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet ankimit\u201d, deklaroi Shtylla.<\/p>\n<p>Sipas KPA-s\u00eb, ndon\u00ebse ankimi nuk p\u00ebrmbante nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb alternative, ndryshimi i plot\u00eb i k\u00ebrkimit e drejtoi trupin gjykues drejt zgjidhjes p\u00ebr l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb vendimit t\u00eb KPK-s\u00eb p\u00ebr Koten, duke sjell\u00eb automatikisht si rezultat logjik mosshqyrtimin e fakteve.<\/p>\n<p>Shtylla v\u00ebrejti se drejtuesi i SPAK, n\u00eb konkluzionet p\u00ebrfundimtare, ndryshoi k\u00ebrkes\u00ebn e ankimit, duke mb\u00ebshtetur konkluzionet e Komisionit p\u00ebr \u00e7do shkak ankimi. Ky ndryshim i k\u00ebrkes\u00ebs nga ana e ankuesit u arsyetua nga Kolegji se e vendos k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit n\u00eb kushtet e pranimit t\u00eb vendimit t\u00eb Komisionit n\u00eb form\u00ebn q\u00eb \u00ebsht\u00eb, pa e n\u00ebnshtruar at\u00eb nj\u00eb vler\u00ebsimi t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb premis\u00ebn q\u00eb k\u00ebrkesa p\u00ebrfundimtare p\u00ebr l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb vendimit mund t\u00eb barazohet, n\u00eb pasojat e saj, me heqjen dor\u00eb nga ankimi nga titullari i p\u00ebrcaktuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ankim, duke mos pasur m\u00eb l\u00ebnd\u00eb p\u00ebr t\u00eb shqyrtuar \u00e7\u00ebshtjen p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje, dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me vendimet e m\u00ebparshme t\u00eb tij, Kolegji v\u00ebren se kjo vendimmarrje sjell si pasoj\u00eb q\u00eb vendimi objekt ankimi i Komisionit, me t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb konfirmuar n\u00eb detyr\u00eb subjekti i rivler\u00ebsimit, t\u00eb marr\u00eb form\u00eb t\u00eb prer\u00eb\u201d, u shpreh Shtylla.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Kolegji vendosi pushimin e gjykimit p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e vetingut t\u00eb prokurorit Robert Kote, vendimmarrje q\u00eb sjell si pasoj\u00eb marrjen e form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb t\u00eb vendimit t\u00eb KPK-s\u00eb p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb k\u00ebtij subjekti rivler\u00ebsimi.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit (KPA) shpalli t\u00eb premten, m\u00eb 18 korrik, vendimin p\u00ebr pushimin e gjykimit t\u00eb shkaqeve t\u00eb ankimit t\u00eb Komisionerit Publik ndaj konfirmimit n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb prokurorit t\u00eb Tiran\u00ebs, Robert Kote, p\u00ebr shkak t\u00eb t\u00ebrheqjes nga ankimi nga ana e drejtuesit t\u00eb SPAK, Altin Dumani, i cili aktualisht ushtron kompetencat e komisioner\u00ebve. [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":79536,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2,115],"tags":[795,1904,862,427,911,1905,1906,1907,1908,793,101,221,171,671,1909,1910,1911,183,325,1912,1913,227],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Prokurori-Robert-Kote-ne-KPK-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Robert Kote n\u00eb KPK","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79535"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79535"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79535\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":79537,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79535\/revisions\/79537"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79536"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79535"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79535"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79535"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}