{"id":79544,"date":"2025-07-22T15:58:50","date_gmt":"2025-07-22T13:58:50","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/terheqja-e-spak-prej-ankimit-kpa-konfirmon-ne-detyre-prokuroren-armida-hamiti\/2025\/07\/22\/"},"modified":"2025-07-22T15:59:34","modified_gmt":"2025-07-22T13:59:34","slug":"terheqja-e-spak-prej-ankimit-kpa-konfirmon-ne-detyre-prokuroren-armida-hamiti","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/terheqja-e-spak-prej-ankimit-kpa-konfirmon-ne-detyre-prokuroren-armida-hamiti\/2025\/07\/22\/","title":{"rendered":"T\u00ebrheqja e SPAK prej ankimit, KPA konfirmon n\u00eb detyr\u00eb prokuroren Armida Hamiti"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA shpalli t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 22 korrik, vendimin p\u00ebr pushimin e shqyrtimit t\u00eb ankimit t\u00eb Komisionerit Publik ndaj vendimarrjes s\u00eb Komisionit p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb prokurores s\u00eb Tiran\u00ebs, Armida Hamiti (Mo\u00e7ka). Pushimi u aplikua prej Kolegjit pas t\u00ebrheqjes s\u00eb drejtuesit t\u00eb SPAK, nga k\u00ebrkimi p\u00ebr shkarkimin e prokurores Hamiti, duke passjell\u00eb l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb konfirmimit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Prokurorja Armida Hamiti (Mo\u00e7ka), u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK m\u00eb 21 dhjetor t\u00eb vitit 2022, pasi u aplikua parimi i proporcionalitetit lidhur me gjetjet n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb. Por, ky vendim i Komisionit u ankimua at\u00ebher\u00eb nga institucioni Komisioner\u00ebve Publikw, q\u00eb pretenduan se problemet e gjetura n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb duhej t\u00eb sillnin shkarkimin e prokurores.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00ebn e dat\u00ebs 4 korrik, drejtuesi i SPAK Altin Dumani paraqiti parashtrimet duke deklaruar se u q\u00ebndronte gjith\u00eb shkaqeve t\u00eb ankimit dhe \u00e7moi se n\u00eb gjendjen q\u00eb ishin aktet subjekti i rivler\u00ebsimit nuk arrinte t\u00eb provonte t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs, si dhe se konkluzioni i arritur nga Komisioni nuk gjente referenc\u00eb n\u00eb dispozitat kushtetuese e ligjore, apo n\u00eb nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb provave dhe jurisprudenc\u00ebs s\u00eb konsoliduar t\u00eb Kolegjit. Ai i q\u00ebndroi nw parashtrime k\u00ebrkimit p\u00ebr shkarkimin nga detyra t\u00eb Hamitit.<\/p>\n<p>Subjekti nga ana e saj k\u00ebrkoi l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb vendimmarrjes s\u00eb KPK p\u00ebr konfirmimin dhe s\u00eb bashku me parashtrimet, paraqiti disa akte shkresore, p\u00ebr t\u00eb cilat k\u00ebrkoi marrjen e tyre nga Kolegji n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e provave t\u00eb reja n\u00eb proces. Po ashtu, gjat\u00eb gjykimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, Hamiti dha p\u00ebrgjigje lidhur me disa pyetje t\u00eb drejtuara nga drejtuesi i Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb konkluzioneve p\u00ebrfundimtare, drejtuesi i SPAK u p\u00ebrfaq\u00ebsua nga prokurori Adnan Xholi, i cili deklaroi se, p\u00ebr shkak se kur jan\u00eb krijuar pasurit\u00eb e deklaruara, subjekti nuk ka qen\u00eb n\u00eb detyr\u00ebn e prokurorit apo n\u00eb ndonj\u00eb funksion tjet\u00ebr publik, vler\u00ebsohet se nuk ka pasur mund\u00ebsi t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet abuzimit me detyr\u00ebn e saj n\u00eb krijimin e tyre. N\u00eb p\u00ebrfundim, ai u shpreh se vler\u00ebsohet q\u00eb problemet e konstatuara nuk jan\u00eb t\u00eb tilla q\u00eb t\u00eb justifikojn\u00eb shkarkimin dhe k\u00ebrkoi l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb vendimit t\u00eb Komisionit p\u00ebr konfirmimin e Hamitit.<\/p>\n<p>V\u00ebzhguesja nd\u00ebrkomb\u00ebtare, Elka Ermenkova e pyeti Xholin n\u00ebse ky q\u00ebndrim ishte nj\u00eb t\u00ebrheqje nga ankimi, por ai n\u00ebnvizoi se drejtuesi i SPAK e konsideron t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm kontrollin gjyq\u00ebsor t\u00eb vendimit t\u00eb Komisionit nga Kolegji. Sipas tij, nuk ishte hequr dor\u00eb nga ankimi, por k\u00ebrkohej q\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb gjykimit t\u00eb lihej n\u00eb fuqi vendimarrja e KPK, si e drejt\u00eb dhe e bazuar n\u00eb prova.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i KPA v\u00ebrejti n\u00eb shpalljen e vendimit t\u00eb p\u00ebrmbledhur tw martwn se, n\u00eb kushtet kur drejtuesi i SPAK n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e disponuesit t\u00eb vet\u00ebm t\u00eb ankimit, deklaron para Kolegjit se nuk e kund\u00ebshton m\u00eb vendimin e Komisionit, n\u00ebnkupton se p\u00ebr t\u00eb nuk ekzistojn\u00eb m\u00eb arsye faktike dhe ligjore p\u00ebr ndryshimin e vendimit t\u00eb ankimuar. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, ankimi mbetet pa objekt dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht konfirmon se ndryshimi i vendimit t\u00eb KPK nuk p\u00ebrb\u00ebn m\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkim q\u00eb i sh\u00ebrben interesit publik.<\/p>\n<p>L\u00ebnia e ankimit pa objekt dhe humbja e interesit t\u00eb ligjsh\u00ebm n\u00eb ushtrimin e k\u00ebtij mjeti procedural, pavar\u00ebsisht deklarimit t\u00eb Xholit p\u00ebr mos heqje dor\u00eb nga ankimi, vler\u00ebsohet nga KPA se p\u00ebrb\u00ebn n\u00eb thelb nj\u00eb sjellje procedurale q\u00eb barazohet p\u00ebr nga efektet me at\u00eb t\u00eb heqjes dor\u00eb nga ankimi.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto rrethana, Kolegji vler\u00ebson se nuk kishte m\u00eb l\u00ebnd\u00eb procedurale p\u00ebr t\u00eb vijuar kontrollin gjyq\u00ebsor t\u00eb vendimit t\u00eb KPK p\u00ebr Hamitin. N\u00eb p\u00ebrfundim, KPA arrin n\u00eb konkluzionin se pasoja e vetme ligjore p\u00ebr situat\u00ebn faktike procedurale t\u00eb krijuar, \u00ebsht\u00eb pushimi i shqyrtimit t\u00eb k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, trupi gjykues i Kolegjit, i kryesuar nga Rezarta Schuetz, me relator Sokol \u00c7omo dhe an\u00ebtare Albana Shtylla, Ina Rama dhe Mimoza Tasi, vendosi pushimin e gjykimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, nga p\u00ebr rrjedhoj\u00eb mbetet n\u00eb fuqi vendimmarrja e Komisionit p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb prokurores Armida Hamiti (Mo\u00e7ka).<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA shpalli t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 22 korrik, vendimin p\u00ebr pushimin e shqyrtimit t\u00eb ankimit t\u00eb Komisionerit Publik ndaj vendimarrjes s\u00eb Komisionit p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb prokurores s\u00eb Tiran\u00ebs, Armida Hamiti (Mo\u00e7ka). Pushimi u aplikua prej Kolegjit pas t\u00ebrheqjes s\u00eb drejtuesit t\u00eb SPAK, nga k\u00ebrkimi p\u00ebr shkarkimin e prokurores Hamiti, [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":79545,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2,115],"tags":[1873,407,795,182,934,789,1907,1822,112,430,1915,903],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Armida-Hamiti-pas-seances-degjimore.jpg","fifu_image_alt":"Prokurorja Armida Hamiti pas nj\u00eb seance d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79544"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79544"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79544\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":79546,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79544\/revisions\/79546"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79545"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79544"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79544"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79544"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}