{"id":79550,"date":"2025-07-22T16:15:39","date_gmt":"2025-07-22T14:15:39","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/dy-qendrimet-e-kpa-per-pasurine-e-gjyqtares-saemira-hila\/2025\/07\/22\/"},"modified":"2025-07-22T16:17:34","modified_gmt":"2025-07-22T14:17:34","slug":"dy-qendrimet-e-kpa-per-pasurine-e-gjyqtares-saemira-hila","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/dy-qendrimet-e-kpa-per-pasurine-e-gjyqtares-saemira-hila\/2025\/07\/22\/","title":{"rendered":"Dy q\u00ebndrimet e KPA p\u00ebr pasurin\u00eb e gjyqtares Saemira Hila"},"content":{"rendered":"<p>Megjith\u00ebse disa prej shkaqeve t\u00eb ankimit p\u00ebr pasurin\u00eb t\u00eb parashtruara nga gjyqtaria Saemira Hila jan\u00eb gjetur t\u00eb bazuara nga trupi gjykues i Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, KPA, ato jan\u00eb vler\u00ebsuar si t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr t\u00eb ndryshuar vendimin e Komisionit p\u00ebr shkarkimin nga detyra t\u00eb k\u00ebtij subjekti rivler\u00ebsimi. Trupa e KPA u nda n\u00eb vler\u00ebsimin e Hil\u00ebs, ku shumica konkludoi se ajo gjendej n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb, kriterin e vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb cilin u p\u00ebrmbyll vetingu ndaj saj, nd\u00ebrsa pakica vler\u00ebsoi se shpjegimet e saj ishin bind\u00ebse dhe k\u00ebrkoi t\u00eb urdh\u00ebrohej Komisioni i Pavarur i Kualifikimit t\u00eb vijonte hetimin administrative edhe p\u00ebr figur\u00ebn e profesionalizmin.<\/p>\n<p>KPK ka konstatuar pamund\u00ebsi financiare t\u00eb subjektit p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe totale 112.1 m2 n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 2011 p\u00ebr \u00e7mimin 82 mij\u00eb e 500 euro. Si burime krijimi t\u00eb k\u00ebsaj pasurie jan\u00eb deklaruar nj\u00eb kredi bankare n\u00eb vler\u00ebn 5 milion\u00eb lek\u00eb; t\u00eb ardhurat nga shitja e nj\u00eb apartamenti t\u00eb trash\u00ebguar nga prind\u00ebrit, si dhe kursimet e saj e t\u00eb bashk\u00ebshortit.<\/p>\n<p>Konkluzionet e KPK p\u00ebr pamund\u00ebsi t\u00eb pagesave t\u00eb k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb dhe t\u00eb dyt\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb apartament jan\u00eb kund\u00ebrshtuar nga subjekti si t\u00eb padrejta.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me nj\u00eb depozit\u00eb bankare n\u00eb vler\u00ebn 67 mij\u00eb USD e krijuar nga subjekti dhe bashk\u00ebshorti prej vitit 2004 e n\u00eb vijim, KPK ka konstatuar pamund\u00ebsi n\u00eb shum\u00ebn 1 milion e 392 mij\u00eb lek\u00eb. Ndryshe nga Komisioni q\u00eb nuk ka konsideruar t\u00eb ardhurat nga shitja e nj\u00eb apartamenti dhe kthimi nj\u00eb huaje bashk\u00ebshortit nga ana e v\u00ebllez\u00ebrve, Kolegji i ka gjetur bind\u00ebse shpjegimet e Hil\u00ebs p\u00ebr k\u00ebto rrethana. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, k\u00ebto shuma jan\u00eb konsideruar si burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr financimin n\u00eb bono thesari dhe p\u00ebr shtimin e depozit\u00ebs bankare, duke br\u00eb q\u00eb subjekti t\u00eb dilte me bilanc pozitiv n\u00eb mas\u00ebn prej 1 milion e 481 mij\u00eb lek\u00ebsh p\u00ebr krijimin e k\u00ebtyre likuiditeteve.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb sipas shumic\u00ebs s\u00eb trupit gjykues t\u00eb KPA, t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga kryesuesja Natasha Mulaj, relatorja Albana Shtylla dhe an\u00ebtar\u00ebt Rezarta Schuetz e Sokol \u00c7omo, Hila ka d\u00ebshtuar t\u00eb kund\u00ebrshtoj\u00eb konkluzionet e Komisionit p\u00ebr pamund\u00ebsit\u00eb n\u00eb pages\u00ebn e k\u00ebsteve t\u00eb apartamentit.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebstin e par\u00eb n\u00eb mas\u00ebn 25 mij\u00eb euro, subjekti ka deklaruar si burim depozit\u00ebn 67 mij\u00eb USD. Komisioni ka konstatuar se Hila ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb p\u00ebr burimin e k\u00ebsaj pagese n\u00eb vitin 2010, pasi nga hetimi ka rezultuar se nuk ka p\u00ebrdorur gjendjen e depozit\u00ebs bankare. Sipas KPK, megjith\u00ebse depozita ishte maturuar dhe mund t\u00eb t\u00ebrhiqej, ka rezultuar se nuk ka ndodhur nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb n\u00eb dat\u00ebn e pages\u00ebs s\u00eb k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb. T\u00ebrheqja \u00ebsht\u00eb kryer kat\u00ebr dit\u00eb m\u00eb von\u00eb nga nj\u00eb mikesh\u00eb e tyre e autorizuar me prokuror\u00eb t\u00eb posa\u00e7me dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb KPK ka vler\u00ebsuar se kjo shum\u00eb nuk mund t\u00eb ket\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr pages\u00ebn e kryer. Po ashtu, \u00ebsht\u00eb konstatuar pamund\u00ebsi n\u00eb vler\u00ebn rreth 4.2 milion\u00eb p\u00ebr k\u00ebstin e par\u00eb.<\/p>\n<p>Subjekti ka pretenduar n\u00eb ankim se Komisioni duhej ta vler\u00ebsonte p\u00ebrdorimin e depozit\u00ebs p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb t\u00eb apartamentit, bazuar n\u00eb gjith\u00eb faktet dhe rrethanat e ndodhura nga muaji dhjetor 2010 deri n\u00eb muajin shkurt t\u00eb 2011-\u00ebs. Ajo ka parashtruar se pasakt\u00ebsit\u00eb n\u00eb deklarimin e saj n\u00eb lidhje me maturimin e depozit\u00ebs bankare kan\u00eb qen\u00eb p\u00ebr shkak se nuk ishte konsultuar me aktet e bank\u00ebs, me bashk\u00ebshortin dhe miq t\u00eb tyre, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb interesuar t\u00eb blinin sht\u00ebpi pran\u00eb nj\u00ebri-tjetrit.<\/p>\n<p>Sipas Hil\u00ebs, m\u00eb dat\u00eb 17 dhjetor t\u00eb vitit 2010 ata jan\u00eb gjendur n\u00eb zyrat e shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese n\u00eb Tiran\u00eb s\u00eb bashku me \u00e7iftin S.Q dhe F.Q. dhe motr\u00ebn e tij p\u00ebr t\u00eb diskutuar p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti. Subjekti ka shpjeguar se kur p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i shoq\u00ebris\u00eb ka k\u00ebrkuar q\u00eb n\u00eb rast prenotimi t\u00eb paguanin t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb k\u00ebst, p\u00ebr shkak se ajo dhe bashk\u00ebshorti nuk kishin pasur gjendje cash me vete, ka qen\u00eb z.Q i cili ka propozuar t\u2019u jepte nj\u00eb shum\u00eb t\u00eb hollash dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb \u00ebsht\u00eb firmosur mandati p\u00ebr likujdimin e k\u00ebstit n\u00eb shum\u00ebn 25 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Hila ka shtuar se nuk ka qen\u00eb e mundur q\u00eb n\u00eb at\u00eb dat\u00eb t\u00eb shkonin n\u00eb bank\u00eb p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr depozit\u00ebn dhe n\u00eb kushtet kur ajo e bashk\u00ebshorti kishin prenotuar bileta p\u00ebr udh\u00ebtim n\u00eb Itali, i kan\u00eb l\u00ebn\u00eb zonj\u00ebs S.Q. nj\u00eb prokuror\u00eb t\u00eb posa\u00e7me q\u00eb ta t\u00ebrhiqte ajo depozit\u00ebn bankare n\u00eb vler\u00ebn 67 mij\u00eb dollar\u00eb dhe t\u00eb mbante shum\u00ebn q\u00eb u kishin dh\u00ebn\u00eb. Nd\u00ebrsa pak muaj m\u00eb von\u00eb u \u00ebsht\u00eb kthyer shuma prej 20 mij\u00eb dollar\u00ebsh.<\/p>\n<p>Subjekti ka argumentuar se marr\u00ebdh\u00ebnia me familjen Q., ka zgjatur ligj\u00ebrisht vet\u00ebm p\u00ebr disa or\u00eb t\u00eb dat\u00ebs 17 dhjetor t\u00eb vitit 2010, duke filluar nga koha e pagimit t\u00eb k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb prej tyre, deri n\u00eb momentin e n\u00ebnshkrimit t\u00eb prokur\u00ebs s\u00eb posa\u00e7me me an\u00eb t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs u kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb t\u00eb drejta t\u00eb plota mbi depozit\u00ebn bankare. Sipas Hil\u00ebs, kjo marr\u00ebdh\u00ebnie mes tyre dhe bashk\u00ebshort\u00ebve Q., nuk duhet t\u00eb passjell\u00eb detyrimin q\u00eb ata t\u00eb provojn\u00eb burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb t\u00eb ardhurave p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb e tyre t\u00eb banimit, si dhe ato t\u00eb p\u00ebrdorura p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb t\u00eb apartamentit t\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>Kolegji konstaton se n\u00eb prokuror\u00ebn e posa\u00e7me q\u00eb subjekti dhe bashk\u00ebshorti kan\u00eb em\u00ebruar si p\u00ebrfaq\u00ebsuese t\u00eb posa\u00e7me znj.S.Q., duke i dh\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr gjith\u00eb shum\u00ebn prej 67 mij\u00eb dollar\u00ebsh, nuk ka asnj\u00eb shpjegim p\u00ebr arsyen e dh\u00ebnies s\u00eb tagrave t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimit.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb asnj\u00eb rresht t\u00eb k\u00ebsaj prokure, subjekti i rivler\u00ebsimit dhe personi i lidhur nuk kan\u00eb tentuar t\u00eb shpjegojn\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien e interesit t\u00eb krijuar mes tyre dhe z. F., Q., lidhur me pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 25.000 euro dhe kthimin e k\u00ebsaj shume n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00ebrheqjes nga znj. Q., t\u00eb depozit\u00ebs bankare, marr\u00ebdh\u00ebnie, e cila, sipas pretendimeve t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, p\u00ebrb\u00ebnte motivin e hartimit t\u00eb prokur\u00ebs s\u00eb posa\u00e7me\u201d, citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, shumica e trupit gjykues i KPA vler\u00ebson se shuma prej 67 mij\u00eb dollar\u00ebsh e t\u00ebrhequr nga znj. S., Q., mund t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr \u00e7do q\u00ebllim tjet\u00ebr prej saj e bashk\u00ebshortit, por jo p\u00ebr z\u00ebvend\u00ebsimin e shum\u00ebs s\u00eb pretenduar se i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb subjektit p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu, nga analiza e kryer ka rezultuar pamund\u00ebsi e bashk\u00ebshort\u00ebve Q. q\u00eb t\u00eb jepinin vler\u00ebn 25 mij\u00eb euro n\u00eb momentin e pages\u00ebs s\u00eb k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb p\u00ebr apartamentin e subjektit.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse pamund\u00ebsia e gjyqtares Hila dhe bashk\u00ebshortit t\u00eb saj p\u00ebr shlyerjen e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb shum\u00ebn 25 mij\u00eb euro, \u00ebsht\u00eb reduktuar nga 4.2 milion lek\u00eb e konstatuar n\u00eb Komision, n\u00eb 3.2 milion\u00eb lek\u00eb, s\u00ebrish \u00ebsht\u00eb konkluduar se ajo gjendet n\u00eb kushtet e pamund\u00ebsis\u00eb financiare p\u00ebr kryerjen e k\u00ebtij transaksioni.<\/p>\n<p>Lidhur me pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 20 mij\u00eb euro, subjekti ka pretenduar n\u00eb ankim se Komisioni ka nxituar t\u00eb dal\u00eb n\u00eb konkluzione pa analizuar me objektivitet, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb plot\u00eb e gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse \u00e7do deklarim t\u00eb saj nd\u00ebr vite.<\/p>\n<p>P\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebtij k\u00ebsti m\u00eb 11 shkurt t\u00eb vitit 2011, KPK ka arritur n\u00eb konkluzionin se Hila ka kryer deklarimin t\u00eb pasakt\u00eb n\u00eb lidhje me burimin, depozit\u00ebn bankare, duke arsyetuar se subjekti nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb se pagesa \u00ebsht\u00eb kryer me t\u00eb ardhurat e k\u00ebsaj depozite t\u00eb t\u00ebrhequr nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb. Gjithashtu, \u00ebsht\u00eb konstatuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 2.7 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebtij k\u00ebsti.<\/p>\n<p>Kolegji vler\u00ebson se mungesa e dokumentacionit ligjor apo financiar t\u00eb koh\u00ebs, lidhur me kthimin e shum\u00ebs prej 20 mij\u00eb eurosh nga bashk\u00ebshort\u00ebt Q., si dhe mungesa e gjurm\u00ebve n\u00eb deklarimet periodike t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb interesit mes subjektit e bashk\u00ebshortit me bashk\u00ebshort\u00ebt Q., b\u00ebn q\u00eb pretendimet se k\u00ebsti i dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb paguar nga pjesa e mbetur e depozit\u00ebs bankare, t\u00eb mbeten deklarative e t\u00eb paprovuara me dokumentacion.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb shqyrtimit t\u00eb k\u00ebtij shkaku ankimi, KPA vler\u00ebson se Hila d\u00ebshtoi t\u00eb provonte se si burim p\u00ebr financimin e pages\u00ebs s\u00eb k\u00ebstit t\u00eb dyt\u00eb p\u00ebr blerjen e apartamentit ka sh\u00ebrbyer depozita bankare. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb \u00ebsht\u00eb gjetur e drejt\u00eb analiza financiare e kryer nga Komisioni dhe bilanci negativ i konstatuar.<\/p>\n<p>KPK e ka gjetur subjektin n\u00eb pamund\u00ebsi edhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti vitin 2010 p\u00ebr \u00e7mimin rreth 1.2 milion\u00eb lek\u00eb. Edhe nga korrektimi n\u00eb Kolegj i analiz\u00ebs financiare t\u00eb kryer nga KPK, s\u00ebrish ka rezultuar pamund\u00ebsi financiare n\u00eb shum\u00ebn e 733 mij\u00eb lek\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb KPA \u00ebsht\u00eb reduktuar edhe bilanci negativ i konstatuar nga Komisioni p\u00ebr analiz\u00ebn financiare t\u00eb p\u00ebrgjithshme p\u00ebr periudh\u00ebn 2003 -2016, nga 5.9 milion\u00eb lek\u00eb ai i rezultuar n\u00eb shkall\u00ebn e par\u00eb t\u00eb vetingut, n\u00eb 4.4 milion\u00eb lek\u00eb. Megjithat\u00eb, kjo pamund\u00ebsi financiare prej 4.4 milion\u00eb lek\u00ebsh, sipas Kolegjit e b\u00ebn\u00eb t\u00eb pamundur zbatimin e parimit t\u00eb proporcionalitetit dhe \u00ebsht\u00eb arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin e Hila ka kryer deklarim t\u00eb pamjaftueshm\u00ebrin\u00eb kriterin e pasuris\u00eb. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, shumica ka vendosur l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb vendimit t\u00eb Komisionit p\u00ebr shkarkimin nga detyra t\u00eb Hil\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Mendimi i pakic\u00ebs. <\/strong><\/p>\n<p>Gjyqtarja Ina Rama ka dal\u00eb kund\u00ebr an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb trupit gjykues p\u00ebr disa prej konkluzioneve t\u00eb arritura, duke dal\u00eb me p\u00ebrfundimin se Hila ka arritur nj\u00eb nivel t\u00eb besuesh\u00ebm lidhur me kriterin e vler\u00ebsimit t\u00eb pasuris\u00eb. Rama ka votuar p\u00ebr prishjen e vendimit t\u00eb shkarkimit t\u00eb Hil\u00ebs dhe urdh\u00ebrimin e Komisionit t\u00eb vijoj\u00eb me hetimin p\u00ebr dy kriteret e tjera t\u00eb rivler\u00ebsimit, figur\u00ebs dhe profesionalizimit.<\/p>\n<p>Rama mban q\u00ebndrim t\u00eb ndrysh\u00ebm p\u00ebrsai p\u00ebrket analiz\u00ebs dhe konkluzionit t\u00eb shumic\u00ebs p\u00ebr pages\u00ebn e dy k\u00ebsteve t\u00eb para t\u00eb apartamentit n\u00eb shumat 25 mij\u00eb euro dhe 20 mij\u00eb euro. Ajo vler\u00ebson se shpjegimet e subjektit krijojn\u00eb besueshm\u00ebri p\u00ebr pages\u00ebn \u00eb k\u00ebture shumave.<\/p>\n<p>\u201c\u2026Pakica ka arritur n\u00eb konkluzionin se subjekti ka sjell\u00eb mjaftuesh\u00ebm informacion q\u00eb rezulton nga burime dokumentare, p\u00ebr t\u00eb krijuar bindjen se versioni i saj i fakteve t\u00eb \u00e7on n\u00eb p\u00ebrfundimin se parat\u00eb e kursyera gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr t\u00eb financuar t\u00eb vetmen pasuri t\u00eb paluajtshme t\u00eb subjektit dhe t\u00eb personit t\u00eb lidhur, p\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb asnj\u00eb investim tjet\u00ebr nuk rezulton t\u00eb jet\u00eb b\u00ebr\u00eb prej familjes s\u00eb subjektit, as i deklaruar dhe as i dyshuar, n\u00eb asnj\u00eb form\u00eb\u201d, shprehet Rama.<\/p>\n<p>Ajo konstaton se Hila ka deklaruar n\u00eb koherenc\u00eb t\u00eb plot\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat burime p\u00ebr blerjen e apartamentit, si n\u00eb deklaratat periodike, n\u00eb at\u00eb veting, gjat\u00eb hetimit administrative n\u00eb Komision, por edhe n\u00eb pretendimet e ngritura n\u00eb ankim.<\/p>\n<p>Pakica sjell n\u00eb v\u00ebmendje se KPK nuk ka gjetur probleme p\u00ebr kredin\u00eb, burimin tjet\u00ebr t\u00eb deklaruar p\u00ebr apartamentin. Nd\u00ebrsa ka konkluduar munges\u00eb p\u00ebr depozit\u00ebn prej 67 mij\u00eb USD, por q\u00eb u rr\u00ebzua nga Kolegji q\u00eb \u00e7moi se Hila dhe bashk\u00ebshorti kan\u00eb pasur burime p\u00ebr krijimin e k\u00ebtyre likujditeteve.<\/p>\n<p>Sipas pakic\u00ebs, nga analiza e fakteve t\u00eb rezultuara nga hetimi, k\u00ebto t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme jan\u00eb p\u00ebrdorur prej subjektit p\u00ebr financimin e apartamentit, si p\u00ebr k\u00ebstin e par\u00eb n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2010, ashtu dhe p\u00ebr t\u00eb dytin n\u00eb shkur t\u00eb 2011-\u00ebs.<\/p>\n<p>Ajo vler\u00ebson se shpjegimet e Hil\u00ebs jan\u00eb konfirmuar nga t\u00eb dh\u00ebnat e nj\u00eb s\u00ebr\u00eb akteve t\u00eb hetimit administrativ. Sipas Ram\u00ebs, prokurora e posa\u00e7me q\u00eb i jepte tagrat znj.S.Q. p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdorur gjith\u00eb depozit\u00ebn \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dat\u00eb kur \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pagesa 25 mij\u00eb euro. Po ashtu, pakica konstaton se n\u00eb prokuror\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 lejimit t\u00eb t\u00ebrheqjes s\u00eb shum\u00ebs s\u00eb depozit\u00ebs, konstatohet edhe autorizimi p\u00ebr kryerjen e veprimeve p\u00ebr p\u00ebrftimin e kredis\u00eb q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrdorej po p\u00ebr financimin e apartamentit t\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>K\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna sipas Ram\u00ebs, tregojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie miq\u00ebsore dhe t\u00eb besueshme mes familjes s\u00eb saj dhe familjes Q.. Faktet se dit\u00ebn q\u00eb \u00ebsht\u00eb kryer pagesa e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar prokura e posa\u00e7me, ka qen\u00eb dit\u00eb e premte dhe subjekti e bashk\u00ebshorti gjendeshin n\u00eb Tiran\u00eb, si dhe se do t\u00eb udh\u00ebtonin p\u00ebr jasht\u00eb shtetit t\u00eb diel\u00ebn, rrethana q\u00eb tregojn\u00eb pamund\u00ebsin\u00eb e tyre p\u00ebr \u00a0t\u00ebrheqjen e depozit\u00ebs, konsiderohen prej Ram\u00ebs se jo vet\u00ebm justifikojn\u00eb p\u00ebrpilimin e prokur\u00ebs, por edhe i japin kuptim perceptimit se pagimi i k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb \u00ebsht\u00eb kryer n\u00ebp\u00ebrmjet depozit\u00ebs dhe jo burimeve t\u00eb personave t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cT\u00ebrheqja e shum\u00ebs efektivisht, n\u00eb dat\u00ebn 21.12.2010, pas kat\u00ebr dit\u00ebsh nga p\u00ebrdorimi i saj, ka qen\u00eb nj\u00eb zgjedhje e znj. Q., por p\u00ebr sa i p\u00ebrket vullnetit t\u00eb subjektit, edhe si huamarr\u00ebse, ajo shum\u00eb \u00ebsht\u00eb kthyer q\u00eb n\u00eb dat\u00ebn 17.12.2010, kur \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpiluar prokura e posa\u00e7me me autorizimin p\u00ebr t\u00ebrheqjen e t\u00eb gjith\u00eb depozit\u00ebs dhe p\u00ebrdorimin e saj\u201d, arsyeton Rama dhe vler\u00ebson se edhe n\u00eb kuptim t\u00eb dispozitave civile, do t\u00eb ishte e v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb kjo marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb trajtohej si nj\u00eb kontrat\u00eb huaje, e cila do t\u00eb duhej t\u00eb deklarohej n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb deklarimit t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, lidhur me disponiblitetin e shum\u00ebs dit\u00ebn e pages\u00ebs s\u00eb k\u00ebstit, Rama vler\u00ebson se duket e besueshme q\u00eb kjo ndihm\u00eb fare e p\u00ebrkohshme t\u00eb jepet nga individ\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt zot\u00ebrimi i parave \u00ebsht\u00eb objekti i veprimtaris\u00eb s\u00eb tyre tregtare, pasi tregtojn\u00eb vlera monetare.<\/p>\n<p>Mungesa e deklarimit t\u00eb k\u00ebtij veprimi n\u00eb deklarat\u00ebn periodike, por edhe n\u00eb at\u00eb veting, justifikohet nga Rama me marr\u00ebdh\u00ebnien miq\u00ebsore mes dy \u00e7ifteve dhe nga autorizimi p\u00ebr zot\u00ebrimin e t\u00eb gjith\u00eb depozit\u00ebs, p\u00ebrfshi edhe shum\u00ebn e parapaguar, t\u00eb dh\u00ebn\u00eb brenda s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs dat\u00eb.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebto arsyetime, gjyqtarja Rama i ka gjetur bind\u00ebse shpjegimet e subjektit p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu, Rama del kund\u00ebr edhe analiz\u00ebs s\u00eb kryer nga shumica p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 20 mij\u00eb euro. Sipas saj, mungesa e ndonj\u00eb dokumentacioni p\u00ebr kthimin e k\u00ebsaj shume subjektit, nga znj. S. Q., e cila e kishte t\u00ebrhequr prej bank\u00ebs rreth dy muaj m\u00eb par\u00eb, nuk e b\u00ebn t\u00eb pabesuesh\u00ebm deklarimin e subjektit. Ajo argumenton se marr\u00ebdh\u00ebnia e af\u00ebrt nuk i detyronte pal\u00ebt t\u00eb hartonin ndonj\u00eb dokument, si dhe se prokura nuk zhvishte ligj\u00ebrisht subjektin dhe bashk\u00ebshortin nga posedimi i parave.<\/p>\n<p>Sipas pakic\u00ebs, diferenca e mbetur prej 20 mij\u00eb euro ishte nj\u00eb shum\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb subjektit dhe q\u00eb nuk i kishte kaluar p\u00ebrfaq\u00ebsueses n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb. Rama vler\u00ebson se Hila ka dh\u00ebn\u00eb mjaftuesh\u00ebm informacion, n\u00eb koherenc\u00eb t\u00eb plot\u00eb dhe t\u00eb mb\u00ebshtetur n\u00eb dokumentacion, i cili krijon bindjen p\u00ebr v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e deklarimeve t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Duke ndjekur k\u00ebt\u00eb logjik\u00eb, ajo arrin n\u00eb konkluzionin se Hila ka pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb paguar k\u00ebstin e dyt\u00eb t\u00eb apartamentit, n\u00eb shum\u00ebn prej 20 mij\u00eb eurosh.<\/p>\n<p>Sipas Ram\u00ebs, q\u00ebndrimi i shumic\u00ebs p\u00ebr mosnjohjen e depozit\u00ebs si burim p\u00ebr apartamentin, vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb interpretimit t\u00eb deklarimeve t\u00eb subjektit sipas versionit t\u00eb lexuar prej tyre, nd\u00ebrsa kan\u00eb l\u00ebn\u00eb pa nj\u00eb p\u00ebrgjigje logjike pyetjen se p\u00ebr \u00e7far\u00eb destinacioni u p\u00ebrdor\u00ebn kursimet e jet\u00ebs s\u00eb familjes Hila, konfirmon drejt\u00ebsin\u00eb e konkluzioneve t\u00eb pakic\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Rama ka kryer dhe analiz\u00ebn financiare sipas versionit t\u00eb saj, duke konkluduar n\u00eb nj\u00eb bilanc negative n\u00eb total n\u00eb vler\u00ebn prej 1.5 milion\u00eb lek\u00ebsh, t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb kat\u00ebr vite, q\u00eb n\u00eb zbatim t\u00eb parimit t\u00eb proporcionalitetit dhe objektivitetit, konsiderohet prej saj jopenalizuese.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Megjith\u00ebse disa prej shkaqeve t\u00eb ankimit p\u00ebr pasurin\u00eb t\u00eb parashtruara nga gjyqtaria Saemira Hila jan\u00eb gjetur t\u00eb bazuara nga trupi gjykues i Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, KPA, ato jan\u00eb vler\u00ebsuar si t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr t\u00eb ndryshuar vendimin e Komisionit p\u00ebr shkarkimin nga detyra t\u00eb k\u00ebtij subjekti rivler\u00ebsimi. Trupa e KPA u nda n\u00eb vler\u00ebsimin [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":79551,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,114,115],"tags":[407,1192,789,118,674,993,456,903,420],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/DSC_6038.jpg","fifu_image_alt":"An\u00ebtar\u00ebt e Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, Mimoza Tasi dhe Sokol \u00c7omo. Foto: Nensi Bogdani\/ BIRN. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79550"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79550"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79550\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":79552,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79550\/revisions\/79552"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79551"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79550"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79550"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79550"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}