{"id":79559,"date":"2025-07-24T15:12:30","date_gmt":"2025-07-24T13:12:30","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/drejtuesi-i-spak-kerkon-shkarkimin-e-prokurorit-genci-mane\/2025\/07\/24\/"},"modified":"2025-07-24T15:13:45","modified_gmt":"2025-07-24T13:13:45","slug":"drejtuesi-i-spak-kerkon-shkarkimin-e-prokurorit-genci-mane","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/drejtuesi-i-spak-kerkon-shkarkimin-e-prokurorit-genci-mane\/2025\/07\/24\/","title":{"rendered":"Drejtuesi i SPAK k\u00ebrkon shkarkimin e prokurorit Genci Mane"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u njoh t\u00eb enjten m\u00eb 24 korrik me bisedimet p\u00ebrfundimtare n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e vetingut t\u00eb prokurorit t\u00eb Fierit Genci Mane. Prokurori Adnan Xholi q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces drejtuesin e SPAK, Altin Dumani, u q\u00ebndroi shkaqeve t\u00eb ankimit n\u00eb t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit, pasuris\u00eb, figur\u00ebs dhe profesionalizmit dhe k\u00ebrkoi shkarkimin e Manes nga detyra, nd\u00ebrsa ky i fundit i kund\u00ebrshtoi gjetjet duke i cil\u00ebsuar t\u00eb pabazuara dhe k\u00ebrkoi l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb konfirmimit.<\/p>\n<p>Genci Mane u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb m\u00eb 13 dhjetor 2022, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit,\u00a0KPK konkludoi se ai justifikonte plot\u00ebsisht me burime t\u00eb ligjshme krijimin e pasurive dhe kryerjen e shpenzimeve; se ka arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb kontrollin e figur\u00ebs dhe nivel kualifikues p\u00ebr profesionalizmin.<\/p>\n<p>Vendimmarrja e KPK-s\u00eb u ankimua prej Komisionerit Publik, q\u00eb k\u00ebrkoi shkarkimin e k\u00ebtij magjistrati p\u00ebr probleme n\u00eb kriterin pasuror dhe n\u00eb vler\u00ebsimin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb gjetjeve p\u00ebr profesionalizmin.<\/p>\n<p>Fillimisht pal\u00ebt paraqit\u00ebn q\u00ebndrimet e tyre lidhur me konstatimin e emrit t\u00eb prokurorit Mane si abonent i deg\u00ebs s\u00eb OSHEE-s\u00eb dhe Uj\u00ebsjell\u00ebs-Kanalizimeve Fier. Prokurori Xholi v\u00ebrejti se k\u00ebto institucione kishin d\u00ebrguar p\u00ebrgjigje p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb, duke sqaruar se nuk dispononin kopje t\u00eb ndonj\u00eb kontrate t\u00eb n\u00ebnshkruar me prokurorin Mane.<\/p>\n<p>Prokurori Mane theksoi se p\u00ebrgjigjet konfirmojn\u00eb at\u00eb q\u00eb ai ka shpjeguar dhe m\u00eb par\u00eb, se emri i tij \u00ebsht\u00eb vendosur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb fiktive nga OSHEE. Sipas subjektit, n\u00eb dijenin\u00eb e tij ka pasur dhe procedime penale ndaj punonj\u00ebsve t\u00eb OSHEE t\u00eb cil\u00ebt shkarkonin t\u00eb dh\u00ebna fiktive n\u00eb sistem.<\/p>\n<p>Mane u pyet nga Kolegji, n\u00ebse kishte nj\u00eb q\u00ebndrim pasi t\u00eb dh\u00ebnat ngrinin dyshime p\u00ebr posedimin e nj\u00eb pasurie. subjekti deklaroi se \u00ebsht\u00eb indiferent ndaj k\u00ebtyre rrethanave, pasi ve\u00e7 emrit e mbiemrit q\u00eb p\u00ebrkojn\u00eb me emrin dhe mbiemrin e tij, nuk ka t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb tjera si dat\u00eblindja e at\u00ebsia q\u00eb do t\u00eb tregonin se \u00ebsht\u00eb ai. Sipas subjektit, t\u00eb dh\u00ebnat tregojn\u00eb se nuk lidhen me at\u00eb.<\/p>\n<p>I pyetur nga Kolegji n\u00ebse kishte b\u00ebr\u00eb verifikime p\u00ebr persona t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb mbajn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin em\u00ebr e mbiem\u00ebr, Mane tha se nga sa kishte dijeni figurojn\u00eb dhe dy persona t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb kan\u00eb emrin Genci Mane.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, prokurori Adnan Xholi paraqiti konkluzionet p\u00ebrfundimtare. Ai tha se u q\u00ebndronte shkaqeve dhe k\u00ebrkimit t\u00eb ankimit p\u00ebr ndryshimin e vendimmarrjes s\u00eb Komisionit dhe shkarkimit t\u00eb subjektit. Sipas drejtuesit t\u00eb SPAK, prind\u00ebrit e subjektit nuk kan\u00eb pasur mund\u00ebsi t\u2019i japin atij 1.7 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb pjes\u00ebs takuese t\u00eb banes\u00ebs n\u00eb Berat. Xholi solli n\u00eb v\u00ebmendje se prind\u00ebrit kishin kryer nj\u00eb investim n\u00eb vitin 2004, q\u00eb kishte vler\u00eb duksh\u00ebm m\u00eb t\u00eb lart\u00eb nga mund\u00ebsia e kursimeve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Ve\u00e7 pamund\u00ebsis\u00eb p\u00ebr dh\u00ebnien e k\u00ebsaj shume, t\u00eb deklaruar nga subjekti si burim p\u00ebr pages\u00ebn e nj\u00eb k\u00ebsti t\u00eb nj\u00eb apartamenti n\u00eb Fier, Xholi konstatoi dhe gjetjet e tjera q\u00eb sipas tij lidhen me pamund\u00ebsin\u00eb. Sipas SPAK, banesa n\u00eb Berat \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar disa vjet pasi subjekti deklaron se ka marr\u00eb vler\u00ebn 1.7 milion\u00eb lek\u00eb nga prind\u00ebrit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb sipas k\u00ebtij vler\u00ebsimi pjesa takuese e Manes rezulton n\u00eb shum\u00ebn 600 mij\u00eb lek\u00eb. \u201cSubjekti pretendon se ka marr\u00eb disa vjet para vler\u00ebsimit nj\u00eb shum\u00eb disa her\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe nga sa i takonte\u201d, tha Xholi nd\u00ebr t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Xholi konstatoi po ashtu, se kontrata e dhurimit t\u00eb pjes\u00ebs s\u00eb tij takuese \u00ebsht\u00eb kryer pas ushtrimit t\u00eb ankimit.<\/p>\n<p>Tjet\u00ebr fakt q\u00eb duhet analizuar sipas drejtuesit tw SPAK, \u00ebsht\u00eb dhe blerja e apartamentit n\u00eb Fier p\u00ebr nj\u00eb \u00e7mim posht\u00eb vler\u00ebs s\u00eb tregut, si dhe se e ka disponuar koh\u00eb para se t\u00eb shlyente k\u00ebstet e k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Duke iu referuar akteve t\u00eb administruara, Xholi tha se n\u00eb vitin 2013 duhet konsideruar se subjekti ka paguar 1.7 milion\u00eb lek\u00eb dhe jo 1.6 milion\u00eb lek\u00eb sa ka p\u00ebrfshir\u00eb Komisioni n\u00eb analiz\u00eb. Bazuar n\u00eb k\u00ebto rrethana, Xholi konstatoi se subjekti nuk arrin nivel t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb.<\/p>\n<p>Prokurori Genci Mane v\u00ebrejti n\u00eb fillim t\u00eb shpjegimeve t\u00eb tij se apartamenti n\u00eb Fier \u00ebsht\u00eb pasuria e vetme q\u00eb zot\u00ebron familja e tij. Lidhur me konstatimin e Komisionerit Publik dhe SPAK p\u00ebr pamund\u00ebsin\u00eb e prind\u00ebrve p\u00ebr dh\u00ebnien e shumc\u00ebs 1.7 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb 2013-\u00ebn, Mane ritheksoi dhe gjat\u00eb bisedimeve p\u00ebrfundimtare se i ati ishte nj\u00eb prej restaurator\u00ebve m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb monumenteve t\u00eb kultur\u00ebs dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye kishte marr\u00eb edhe licenc\u00eb nga Ministria e Kultur\u00ebs. Ai tha se babai ka punuar n\u00eb restaurimin e monumenteve t\u00eb kultur\u00ebs derisa ka pasur mund\u00ebsi fizike ta kryej\u00eb k\u00ebt\u00eb aktivitet.<\/p>\n<p>Mane deklaroi se kjo provohej me aktet e Ministris\u00eb s\u00eb Kultur\u00ebs dhe t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie me t\u00eb cil\u00ebn kishte punuar babai. Sipas tij, t\u00eb gjitha k\u00ebto fakte tregojn\u00eb se i ati ka krijuar t\u00eb ardhura t\u00eb konsiderueshme n\u00eb vite dhe se ka pasur mund\u00ebsi p\u00ebr dh\u00ebnien e shum\u00ebs 1.7 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Ai solli n\u00eb v\u00ebmendje dhe nj\u00eb akt-ekspertimi financiar prej nga prind\u00ebrit rezultonin me bilanc pozitiv p\u00ebr kryerjen e shpenzimeve dhe kursimin e vler\u00ebs s\u00eb dh\u00ebn\u00eb atij n\u00eb 2013-\u00ebn.<\/p>\n<p>Mane deklaroi se pretendimet e Komisionerit Publik dhe drejtuesit t\u00eb SPAK lidhur me pamund\u00ebsin\u00eb financiare t\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb tij, bien ndesh me provat.<\/p>\n<p>Subjekti n\u00ebnvizoi se p\u00ebr vler\u00ebn e dh\u00ebn\u00eb ishte n\u00ebnshkruar konrtat\u00eb noteriale q\u00eb n\u00eb vitin 2013, kur ende nuk kishte filluar as t\u00eb diskutohej n\u00eb publik p\u00ebr reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>Lidhur me konstatimin p\u00ebr shum\u00ebn e dh\u00ebn\u00eb n\u00eb vler\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe se ajo e tregut, Mane argumentoi se \u00e7mimet vendosen me marr\u00ebveshje mes pal\u00ebve dhe se nuk ka ndonj\u00eb norm\u00eb q\u00eb t\u2019i rregulloj\u00eb ato. Subjekti solli n\u00eb v\u00ebmendje faktin se banesa gjendet n\u00eb qytetin e Beratit q\u00eb mbrohet nga UNESCO dhe se ka nj\u00eb zhvillim t\u00eb vrullsh\u00ebm n\u00eb tregun e shitblerjeve t\u00eb pasurive t\u00eb paluajtshme.<\/p>\n<p>Po ashtu, shtoi se ai kishte kryer dhe investime n\u00eb banes\u00eb, duke theksuar se e kishte deklaruar nj\u00eb fakt t\u00eb till\u00eb dhe kredin\u00eb q\u00eb kishte marr\u00eb p\u00ebr t\u00eb kryer p\u00ebrmir\u00ebsimet n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb n\u00eb Berat.<\/p>\n<p>P\u00ebr konstatimin e drejtuesit t\u00eb SPAK se apartamenti n\u00eb Fier \u00ebsht\u00eb bler\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vler\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt nga ajo e tregut, subjekti deklaroi se porosia ishte kryer n\u00eb vitin 2009. Ai shtoi dhe faktin se banesa gjendej n\u00eb dy kullat e pallatit dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb kishte d\u00ebmtime t\u00eb vazhdueshme. Mane pohoi se nuk kishte pasur ndonj\u00eb \u00e7\u00ebshtje me pal\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb nd\u00ebrtuese apo pronarin e saj. Subjekti tha n\u00eb vijim se kishte dor\u00ebzuar dhe kontrata t\u00eb tjera q\u00eb jan\u00eb me \u00e7mim t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb si ai i apartamentit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Lidhur me gjetjet p\u00ebr kontratat e furnizimit me energji elektrike, subjekti deklaroi se t\u00eb kat\u00ebr p\u00ebrgjigjet e OSHEE v\u00ebrtetojn\u00eb fiktivitetin n\u00eb vendosjen e emrit t\u00eb tij n\u00eb nj\u00eb kontrat\u00eb q\u00eb nuk ekziston.<\/p>\n<p>Lidhur me konstatimet n\u00eb kriterin e figur\u00ebs, prokurori Xholi deklaroi se subjekti nuk arriti dot t\u00eb provonte t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn p\u00ebr p\u00ebrdorimin e automjeteve t\u00eb personave p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt rezultojn\u00eb dy episode me t\u00eb dh\u00ebna problematike.<\/p>\n<p>Prokurori Mane deklaroi se pretendimet e drejtuesit t\u00eb SPAK jan\u00eb t\u00eb pabazuara, pasi nga verifikimet ka rezultuar se t\u00eb gjith\u00eb personat, mjetet e t\u00eb cil\u00ebve ka p\u00ebrdorur rezultojn\u00eb pa procedime penale.<\/p>\n<p>N\u00eb aspektin profesional, Xholi paraqiti q\u00ebndrimet p\u00ebr disa \u00e7\u00ebshtje penale t\u00eb hetuara nga subjekti. Sipas Xholit, rezulton se subjekti nuk ka nd\u00ebrmarr\u00eb veprime hetimore logjike dhe nuk ka zbatuar urdh\u00ebrimet e gjykat\u00ebs. N\u00eb nj\u00eb rast t\u00eb zgjatjes s\u00eb hetimeve nuk ka p\u00ebrcaktuar veprimet hetimore q\u00eb duhej t\u00eb kryente.<\/p>\n<p>Xholi k\u00ebrkoi q\u00eb mang\u00ebsit\u00eb profesionale t\u00eb konsiderohen s\u00eb bashku me gjetjet e tjera p\u00ebr pasurin\u00eb q\u00eb sipas tij \u00e7ojn\u00eb n\u00eb shkarkimin e subjektit nga detyra.<\/p>\n<p>Mane i kund\u00ebrshtoi si t\u00eb pabazuar edhe gjetjet p\u00ebr profesionalizmin. Ai tha se \u00e7\u00ebshtjet jan\u00eb ende n\u00eb gjykim n\u00eb Apel. Po ashtu, subjekti shtoi se p\u00ebr k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb kryer ankim dhe n\u00eb ILD dhe ky institucion ka konkluduar se nuk gjendeshin shkelje disiplinore.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, prokurori Genci Mane k\u00ebrkoi l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb vendimit t\u00eb Komisionit p\u00ebr konfirmimin e tij n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i Kolegji u t\u00ebrhoq p\u00ebr marrjen e vendimit q\u00eb njoftoi se do e shpall\u00eb m\u00eb dat\u00eb 29 korrik, n\u00eb or\u00ebn 14:00.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u njoh t\u00eb enjten m\u00eb 24 korrik me bisedimet p\u00ebrfundimtare n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e vetingut t\u00eb prokurorit t\u00eb Fierit Genci Mane. Prokurori Adnan Xholi q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces drejtuesin e SPAK, Altin Dumani, u q\u00ebndroi shkaqeve t\u00eb ankimit n\u00eb t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit, pasuris\u00eb, figur\u00ebs dhe profesionalizmit dhe [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":79560,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2,115],"tags":[795,224,853,1822,112,221,1919,1920,1918,1921],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2025\/06\/Genci-Mane-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Genci Mane pas nj\u00eb seance n\u00eb KPA. Foto: Edmond Hoxhaj.","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79559"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79559"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79559\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":79561,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79559\/revisions\/79561"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79560"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79559"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79559"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79559"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}