{"id":79568,"date":"2025-07-30T20:12:51","date_gmt":"2025-07-30T18:12:51","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/seanca-e-prokurorit-kledian-llaho-sjell-tension-ne-kpa\/2025\/07\/30\/"},"modified":"2025-07-30T20:13:01","modified_gmt":"2025-07-30T18:13:01","slug":"seanca-e-prokurorit-kledian-llaho-sjell-tension-ne-kpa","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/seanca-e-prokurorit-kledian-llaho-sjell-tension-ne-kpa\/2025\/07\/30\/","title":{"rendered":"Seanca e prokurorit Kledian Llaho sjell tension n\u00eb KPA"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb seanc\u00ebn e zhvilluar t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, KPA, pati momente tensioni mes prokurorit t\u00eb Sarand\u00ebs, Kledian Llaho dhe drejtuesit t\u00eb SPAK, Altin Dumani.<\/p>\n<p>Pasi Dumani k\u00ebrkoi shkarkimin nga detyra t\u00eb Llahos p\u00ebr probleme n\u00eb t\u00eb tre kriteret e rivl\u00ebr\u00ebsimit, subjekti vijoi me parashtrimet, duke pretenduar se nj\u00eb hetim penal ndaj tij i filluar nga SPAK \u00ebsht\u00eb shtyr\u00eb q\u00ebllimisht dhe se gjykata ishte sinkronizuar me organin procedues, pasi nuk i vendoste n\u00eb dispozicion arsyetimin e vendimit t\u00eb mas\u00ebs s\u00eb sigurimit p\u00ebr pezullimin nga detyra. Llaho tha nd\u00ebr t\u00eb tjera se i q\u00ebndronte k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb parashtruar m\u00eb par\u00eb p\u00ebr pezullimin e procesit t\u00eb vetingut ndaj tij, deri n\u00eb p\u00ebrfundimin e procesit penal q\u00eb SPAK ka regjistruar p\u00ebr dyshimet se subjekti \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb veprime korruptive.<\/p>\n<p>Ai pretendoi se kishte situat\u00eb t\u00eb past\u00ebr t\u00eb konfliktit t\u00eb interesit mes tij dhe Dumanit n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Llaho pohoi se procedimi penal i tejzgjatur ka ushtruar trysni ndaj tij dhe se p\u00ebr rrjedhoj\u00eb po i mohohej nj\u00eb proces i rregullt ligjor.<\/p>\n<p>Dumani nd\u00ebrhyri duke deklaruar se nuk mund t\u00eb pranonte q\u00eb t\u00eb gjykohej n\u00eb KPA puna e SPAK-ut. Ai solli n\u00eb v\u00ebmendje se puna e institucionit q\u00eb drejton gjykohet nga gjykatat respektive dhe k\u00ebrkoi q\u00eb subjekti t\u00eb vijonte me konkluzionet p\u00ebr shkaqet e ankimit.<\/p>\n<p>Llaho tha se at\u00eb po b\u00ebnte, duke parashtruar gjendjen e tij, pasi i ishte krijuar presion.<\/p>\n<p>Edhe kryesuesja e trupit gjykues t\u00eb KPA, Natasha Mulaj i k\u00ebrkoi subjektit q\u00eb ai t\u00eb p\u00ebrq\u00ebndrohej tek shkaqet e ankimit, por Llaho u shpreh se linja e mbrojtjes \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb ekskluzive e tij dhe nuk mund t\u00eb c\u00ebnohet. \u201cN\u00ebse m\u00eb mohoni k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, i dor\u00ebzoj me shkrim\u201d, tha LLaho.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pal\u00ebt vijonin t\u00eb shpreheshin kundrejt nj\u00ebri-tjetrit, trupi gjykues i KPA vendosi t\u00eb nd\u00ebpres\u00eb seanc\u00ebn p\u00ebr 10 minuta, \u00e7\u2019ka e qet\u00ebsoi situat\u00ebn dhe Llaho p\u00ebrmbylli konkluzionet e tij p\u00ebrfundimtare.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs, pal\u00ebt u shpreh\u00ebn lidhur me vendimet e administruara p\u00ebr disa \u00e7\u00ebshtje t\u00eb hetuara e p\u00ebrfaq\u00ebsuara nga prokurori Llaho. Dumani k\u00ebrkoi q\u00eb k\u00ebto aktet t\u2019i n\u00ebnshtroheshin gjykimit.<\/p>\n<p>Pasi Llaho k\u00ebrkoi shpjegim m\u00eb t\u00eb qart\u00eb prej Dumanit, se cilat prej dosjeve kishin t\u00eb b\u00ebnin me vetingun e tij, drejtuesi i SPAK theksoi se k\u00ebrkonte administrimin e t\u00eb gjith\u00eb dosjeve, pasi tregonin se si nj\u00eb ngjarje p\u00ebr vrasje n\u00eb rrethana t\u00eb cil\u00ebsuara kishte p\u00ebrfunduar me akuz\u00ebn e arm\u00ebmbajtjes pa leje.<\/p>\n<p>Llaho pretendoi se vendimet e periudh\u00ebs 2021-2022 nuk kishin t\u00eb b\u00ebnin me vetingun e tij dhe k\u00ebrkoi t\u00eb administroheshin vet\u00ebm dy vendime t\u00eb 2024-\u00ebs, por Kolegji i administroi t\u00eb gjitha.<\/p>\n<p>Llaho i drejtoi pyetje gjykat\u00ebs lidhur me rrethana t\u00eb informacioneve t\u00eb klasifikuara ndaj tij. Ai pyeti se sa sekrete ishin dhe sa ishte koh\u00ebzgjatja e kalsifikimit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Dumani v\u00ebrejti se pal\u00ebt nuk mund t\u2019i drejtojn\u00eb pyetje gjykat\u00ebs, por vet\u00ebm k\u00ebrkesa. Llaho tha se, pasi aktet nuk u jan\u00eb vendosur n\u00eb dispozicion, p\u00ebr t\u00eb mbajtur q\u00ebndrim u nevojitej t\u00eb dinin kualifikimin e klasifikimit t\u00eb informacioneve.<\/p>\n<p>Relatori i \u00e7\u00ebshtjes, gjyqtari Sokol \u00c7omo shpjegoi se informacionet e klasifikuara jan\u00eb administruar prej trupit gjykues n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb garantimit t\u00eb nj\u00eb procesi t\u00eb rregullt ligjor dhe se do e p\u00ebrdori at\u00eb bazuar n\u00eb konventat nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr mbrojtjen e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut. \u201cEdhe pse \u00ebsht\u00eb atipike ti drejtohet pyetje trupit gjykues, vler\u00ebsuam t\u2019ju japim p\u00ebrgjigje\u201d, tha \u00c7omo.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Lllaho parashtroi k\u00ebrkime dhe p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebnat e pun\u00ebsimit t\u00eb oficerit t\u00eb Sh\u00ebrbimit Informativ n\u00eb Vlor\u00eb, Eduart \u00c7ar\u00e7ani. Llaho tha se kishte vendosur n\u00eb vitin 2019 mosfillimin e nj\u00eb \u00e7\u00ebshtjeje p\u00ebr nj\u00eb konflikt p\u00ebr parkimin dhe kur ia kishte komunikuar \u00c7ar\u00e7anit kishte perceptuar se kishte rteguar pak\u00ebnaq\u00ebsi dhe se i kishte then\u00eb \u201cshiko se \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebj\u201d. Sipas Llahos, oficeri i SHISH mund t\u00eb kishte ndikuar tek koleg\u00ebt e tij p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebnuar t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb e d\u00ebmtonin n\u00eb raportin e d\u00ebrguar DSIK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Ai k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb merrej informacion p\u00ebr pozicionin e pun\u00ebs s\u00eb \u00c7ar\u00e7anit p\u00ebr periduh\u00ebn 2019-2022.<\/p>\n<p>I pyetur nga Dumani n\u00ebse kishte kryer kall\u00ebzim penal ndaj k\u00ebtij personi p\u00ebr at\u00eb q\u00eb I kishte th\u00ebn\u00eb n\u00eb zyr\u00eb, apo n\u00ebse ia kishte referuar drejtuesit t\u00eb prokuroris\u00eb apo drejtorit t\u00eb zyr\u00ebs s\u00eb SHISH n\u00eb Vlor\u00eb, Llaho deklaroi se nj\u00eb prokuror me integritet nuk mund t\u00eb ushtronte ankime p\u00ebr \u00e7do q\u00ebndrim.<\/p>\n<p>Dumani k\u00ebrkoi rr\u00ebzimin e k\u00ebrkes\u00ebs si t\u00eb pabazuar n\u00eb ligj dhe n\u00eb prova. Kolegji e rr\u00ebzoi sit \u00eb pabazuar k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb Llahos.<\/p>\n<p>Kledian Llaho u konfirmua m\u00eb 22 dhjetor 2022 me shumic\u00eb votash, pasi KPK i konsideroi bind\u00ebse shpjegimet dhe provat e dor\u00ebzuara prej tij n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs p\u00ebr balanc\u00ebn negative n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb, si dhe p\u00ebr konstatimet p\u00ebr figur\u00ebn dhe profesionalizmin.<\/p>\n<p>Vendimarrja e KPK u ankimua nga Komisioneri Publik, Florian Ballhysa, i cili e cil\u00ebsoi vler\u00ebsimin e shumic\u00ebs t\u00eb pabazuar n\u00eb aktet e dosjes. Ballhysa k\u00ebrkoi q\u00eb \u00e7\u00ebshtja ti n\u00ebnshtrohej shqyrtimit n\u00eb Kolegj dhe n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb vendosej shkarkimi i Llahos p\u00ebr c\u00ebnimin e besimit t\u00eb publikut te drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>M\u00eb 31 janar 2024, KLP i dha Llahos nj\u00eb \u201cv\u00ebrejtje publike\u201d, nd\u00ebrsa m\u00eb 10 prill vendosi uljen e pag\u00ebs s\u00eb tij me 20% p\u00ebr tre muaj dhe shkarkimin nga detyra e kryetarit t\u00eb prokuroris\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, prej 14 janarit Llaho \u00ebsht\u00eb pezulluar nga detyra me vendim t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me, pasi dyshohet se ka kryer veprime me natyr\u00eb korruptive.<\/p>\n<p><strong>Bisedimet p\u00ebrfundimtare<\/strong><\/p>\n<p>Dumani tha se u q\u00ebndronte shkaqeve t\u00eb ankimit p\u00ebr problemet n\u00eb t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebrsimit, pasuris\u00eb, figur\u00ebs dhe profesionalizmit. Si burim p\u00ebr \u00e7eljen e nj\u00eb depozite bankare n\u00eb vler\u00ebn 5 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2015, subjekti ka deklaruar burim t\u00eb ardhurat e krijuara nga shitja e nj\u00eb apartamenti. Nd\u00ebrsa si burime p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb vitin 2014 ka deklaruar pjes\u00ebrisht nga kursimet familjare, nj\u00eb kredi dhe pjes\u00ebrisht ndihmes\u00eb nga prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortes.<\/p>\n<p>Sipas Dumanit, nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar nga subjekti kontributi i n\u00ebn\u00ebs n\u00eb shum\u00ebn 600 mij\u00eb lek\u00eb, si dhe ajo rezulton t\u00eb jet\u00eb n\u00eb pamund\u00ebsi financiare me t\u00eb ardhurat nga pensioni n\u00eb shum\u00ebn 700 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn e analizuar, si dhe 50 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb p\u00ebrfituara nga pjesa takuese e nj\u00eb toke t\u00eb shitur.<\/p>\n<p>Sipas Dumanit, Llaho nuk ka specifikuar vler\u00ebn nga ndihma financiare e v\u00ebllait emigrant n\u00eb Itali. Po ashtu, u konstatua se subjekti nuk ka evidentuar as vler\u00ebn e ndihm\u00ebs nga prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortes. Tjet\u00ebr rrethan\u00eb q\u00eb u konstatua ishte dhe fakti se prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortes kishin hapur nj\u00eb aktivitet dhe kishin marr\u00eb kredi, e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk provohet mund\u00ebsia financiare e tyre.<\/p>\n<p>Drejtuesi i SPAK konstatoi se deklarimet e subjektit jan\u00eb kontradiktore e t\u00eb paqarta duke e b\u00ebr\u00eb t\u00eb pamundur verifikimin e pasurive.<\/p>\n<p>Prokurori Llaho deklaroi se u q\u00ebndronte parashtrimeve. Ai e cil\u00ebsoi q\u00ebndrimin e Dumanit si at\u00eb t\u00eb Komisinerit Publik, t\u00eb p\u00ebrcipt\u00eb. \u201cDumani nuk provoi pretendimet e tij p\u00ebr pasurin\u00eb, figur\u00ebn dhe profesionalizmin\u201d, deklaroi Llaho.<\/p>\n<p>Ai shpjegoi se i kishte deklaruar gjat\u00eb intervistave n\u00eb ILDKPKI vlerat e dh\u00ebna nga t\u00eb af\u00ebrmit. Subjekti pretendoi se n\u00ebna kishte pasur mund\u00ebsi financiare p\u00ebr kursimin e shum\u00ebs 600 mij\u00eb lek\u00eb, pasi kishte p\u00ebrfituar t\u00eb gjith\u00eb vler\u00ebn nga shitja e tok\u00ebs dhe k\u00ebt\u00eb e v\u00ebrtetonte me deklarimet e motrave t\u00eb saj. Po ashtu, theksoi se v\u00ebllai kishte pasur mudn\u00ebsi p\u00ebr ndihm\u00ebn financiare, si dhe prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortes, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt shpjegoi se jan\u00eb kuzhinier dhe e kan\u00eb hapur aktivitetin si restorant dhe hotel me t\u00eb ardhurat e pun\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>Sipas Llahos, nuk ka deklarime kontradiktore dhe se pasakt\u00ebsit\u00eb nuk mund t\u00eb sjellin penalizim. \u201c\u00cbsht\u00eb e qart\u00eb mungesa e q\u00ebllimit p\u00ebr fshehje\u201d, deklaroi Llaho duke pretenduar se v\u00ebrtetonte mund\u00ebsin\u00eb e krijimit t\u00eb pasurive.<\/p>\n<p>P\u00ebr figur\u00ebn dhe profesionalizimin, Dumani tha se nga analiza e dosjeve t\u00eb administruara dhe informacionet e institucioneve ligjzbatuese, t\u00eb konsideruara n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor s\u00eb bashku me gjetjet n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb, dhe nj\u00eb situat\u00eb konflikti interesi, subjekti rezulton se gjendet n\u00eb kushtet e c\u00ebnimit t\u00eb besimit t\u00eb publikut dhe duhet shkarkuar nga detyra.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr t\u00eb tjera, Dumani evidentoi \u00e7\u00ebshtjen penale, ku dy persona ishin arrestuar p\u00ebr vrasje n\u00eb rrethana cil\u00ebsuese t\u00eb mbetur n\u00eb tentativ\u00eb dhe n\u00eb p\u00ebrfundim ishin akuzuar p\u00ebr arm\u00ebmbajtje pa leje. Sipas drejtuesit t\u00eb SPAK, gjykata kishte konstatuar se veprimet hetimore kishin qen\u00eb t\u00eb paplota, nd\u00ebrsa k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr pushimin e akuz\u00ebs e kishte gjetur t\u00eb papranueshme.<\/p>\n<p>Sipas Dumanit, prokurorja q\u00eb e kishte hetuar m\u00eb par\u00eb \u00e7\u00ebshtjen, kishte vendosur t;u komunikonte t\u00eb pandehurve akuz\u00ebn p\u00ebr vrasje n\u00eb rrethana t\u00eb tjera cil\u00ebsuese e mbetur n\u00eb tentativ\u00eb, ndryshe nga sa kishte vler\u00ebsuar subjekti m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>Llaho pretendoi se k\u00ebrkimet e tij p\u00ebr procedimet penale q\u00eb trajtohen n\u00eb ankim jan\u00eb pranuar nga gjykatat respektive dhe se \u00e7do interpretim tjet\u00ebr nuk q\u00ebndron.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb situat\u00eb konflikti intresi t\u00eb ngritur n\u00eb ankim, Llaho shpjegoi se posedimin p\u00ebr nj\u00eb apartament n\u00eb vlor\u00eb e kishte siguruar sipas nj\u00eb marr\u00ebveshje verbale me nj\u00eb person t\u00eb nderuar dhe se nuk kishte pasur asnj\u00eb lloj lidhjeje me administratorin e shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese. Sipas tij, ishte e pabazuar p\u00ebrpjekja e Komisionerit dhe e drejtuesit t\u00eb SPAK p\u00ebr ta lidhur me administratorin e shoq\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim Llaho k\u00ebrkoi l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb vendimarrjes s\u00eb Komisionit p\u00ebr konfirmimin e tij n\u00eb detyr\u00eb. KPA njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb dat\u00eb 1 gusht, n\u00eb or\u00ebn 10:00.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb seanc\u00ebn e zhvilluar t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, KPA, pati momente tensioni mes prokurorit t\u00eb Sarand\u00ebs, Kledian Llaho dhe drejtuesit t\u00eb SPAK, Altin Dumani. Pasi Dumani k\u00ebrkoi shkarkimin nga detyra t\u00eb Llahos p\u00ebr probleme n\u00eb t\u00eb tre kriteret e rivl\u00ebr\u00ebsimit, subjekti vijoi me parashtrimet, duke pretenduar se nj\u00eb hetim penal ndaj [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":79569,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2],"tags":[795,210,674,119,134],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/Kledian-Llaho-pas-seances-1-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Kledian Llaho pas seanc\u00ebs n\u00eb KPA. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79568"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79568"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79568\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":79570,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79568\/revisions\/79570"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79569"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79568"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79568"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79568"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}