{"id":79589,"date":"2025-09-29T21:49:22","date_gmt":"2025-09-29T19:49:22","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-njihet-me-parashtrimet-e-vetingut-te-prokurorit-ylli-pjeternika\/2025\/09\/29\/"},"modified":"2025-09-29T21:50:06","modified_gmt":"2025-09-29T19:50:06","slug":"kpa-njihet-me-parashtrimet-e-vetingut-te-prokurorit-ylli-pjeternika","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-njihet-me-parashtrimet-e-vetingut-te-prokurorit-ylli-pjeternika\/2025\/09\/29\/","title":{"rendered":"KPA njihet me parashtrimet e vetingut t\u00eb prokurorit Ylli Pjet\u00ebrnika"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u njoh t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 29 shtator me parashtrimet n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e vetingut t\u00eb prokurorit t\u00eb Tiran\u00ebs, Ylli Pjet\u00ebrnika, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs gjyq\u00ebsore publike prokurori Klodian Braho i cili p\u00ebrfaq\u00ebson drejtuesin e SPAK, Altin Dumani, k\u00ebrkoi shkarkimin nga detyra t\u00eb subjektit p\u00ebr probleme q\u00eb lidhen me pasurin\u00eb dhe profesionalizmin. Prokurori Pjet\u00ebrnika i kund\u00ebrshtoi si t\u00eb pabazuar shkaqet e ankimit, duke i cil\u00ebsuar si nj\u00eb interpretim,t\u00eb nj\u00ebansh\u00ebm e t\u00eb p\u00ebrcipt\u00eb t\u00eb fakteve t\u00eb trajtuara n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb plot\u00eb nga ana e Komisionit.<\/p>\n<p>Prokurori Ylli Pjet\u00ebrnikaj u konfirmua me shumic\u00eb nga ana e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, n\u00eb aplikim t\u00eb parimit t\u00eb proporcionalitetit p\u00ebr gjetjet n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb. Po ashtu, e vler\u00ebsua se u vler\u00ebsua se kishte arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr figur\u00ebn dhe kualifikues p\u00ebr profesionalizmin. Nd\u00ebrsa pakica e trup\u00ebs s\u00eb KPK vler\u00ebsoi se nuk kishte deklaruar sakt\u00eb dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin dhe se kishte munges\u00eb t\u00eb burimeve financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr justifikimin e pasuris\u00eb dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb duhej t\u00eb ishte shkarkuar.<\/p>\n<p>Komisioneri Ballhysa e ankimoi vendimin e KPK n\u00eb Kolegj duke pretenduar se nuk \u00ebsht\u00eb arritur t\u00eb provohet e kund\u00ebrta e barr\u00ebs s\u00eb rpov\u00ebs, lidhur me mosv\u00ebrtetimin e ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb burimeve financiare t\u00eb deklaruara si t\u00eb p\u00ebrfituara nga ferma bujq\u00ebsore e blegtorale, q\u00eb jan\u00eb deklaruar si nj\u00eb prej burimeve kryesore t\u00eb krijimit t\u00eb nj\u00eb gjendjeje cash n\u00eb vler\u00ebn 20 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2013, si dhe p\u00ebr investime t\u00eb familjar\u00ebve t\u00eb kryer n\u00eb vite, kur subjekti ishte ende i mitur. Edhe Prokurori Braho deklaroi t\u00eb h\u00ebn\u00ebn se u q\u00ebndronin shkaqeve t\u00eb ankimit.<\/p>\n<p>Subjekti ka deklaruar se familja e origjin\u00ebs ka nd\u00ebrtuar nj\u00eb banes\u00eb dhe nj\u00eb stall\u00eb n\u00eb nj\u00eb fshat n\u00eb Tropoj\u00eb, punimet e t\u00eb cilave jan\u00eb kryer n\u00eb vitin 1992. N\u00eb vijim, p\u00ebr arsye se numri i an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb familjes \u00ebsht\u00eb rritur deri n\u00eb 20 persona, jan\u00eb kryer dhe investime t\u00eb tjera n\u00eb vitet n\u00eb vijim. Ai ka deklaruar se nga ferma jan\u00eb siguruar p\u00ebrfitime monetare, si dhe disa nga familjar\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuar.<\/p>\n<p>KPK, n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb hetimit administrativ ka konstatuar se subjekti ka mbushur 18 vje\u00e7 n\u00eb vitin 2005 dhe se n\u00eb 2007-\u00ebn kur \u00ebsht\u00eb kryer rikonstruksioni i banes\u00ebs dhe stallave, \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar se ai ka qen\u00eb duke ndjekur studimet e larta n\u00eb Tiran\u00eb. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, KPK ka vler\u00ebsuar se investimet e kryera para vitit 2007, nuk kan\u00eb asnj\u00eb vler\u00eb p\u00ebr efekt t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit t\u00eb prokurorit Ylli Pjet\u00ebrnikaj.<\/p>\n<p>KPK ka kryer analiz\u00ebn financiare nga janari i vitit 2008 deri n\u00eb dat\u00ebn e em\u00ebrimit n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb subjektit, n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb 2013-\u00ebs, kur ai ka deklaruar likuiditetin cash n\u00eb vler\u00ebn 20 milion\u00eb lek\u00eb, q\u00eb i p\u00ebrkiste gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb familjes.<\/p>\n<p>N\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb kryer nga Komisioni nuk jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb ardhurat nga ferma, pasi ka mbetur e pav\u00ebrtetuar masa faktike e tyre dhe si rrjedhoj\u00eb \u00ebsht\u00eb konstatuar nj\u00eb bilanc negativ n\u00eb shum\u00ebn 2.1 milion\u00eb lek\u00eb, q\u00eb bazuar n\u00eb parimet e objektivitetit dhe proporcionalitetit, nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7muar penalizuese.<\/p>\n<p>Ashtu si Komisioneri Publik, edhe drejtuesi i SPAK, vler\u00ebson ndryshe nga KPK, duke arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se subjekti i rivler\u00ebsimit nuk arriti t\u00eb provonte t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs dhe se konkluzioni p\u00ebrfundimtar i arritur nga shkalla e par\u00eb e vetingut nuk gjen referenc\u00eb n\u00eb dispozitat kushtetuese e ligjore apo n\u00eb nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb provave dhe jurisprudenc\u00ebs s\u00eb konsoliduar t\u00eb KPA.<\/p>\n<p>Sipas SPAK, zbatimi i parimit t\u00eb proporcionalitetit dhe objektivitetit gjen zbatim duke mbajtur n\u00eb konsiderat\u00eb edhe elemente t\u00eb tjer\u00eb si, vlera e pasuris\u00eb; mund\u00ebsia e verifikimit t\u00eb ekzistenc\u00ebs s\u00eb m\u00ebparshme n\u00eb koh\u00eb e burimeve dhe t\u00eb ardhurave p\u00ebr krijimin e pasuris\u00eb s\u00eb deklaruar; forma e posedimit t\u00eb pasuris\u00eb; deklarimi i sakt\u00eb dhe i plot\u00eb; si dhe mungesa e dyshimeve p\u00ebr fshehje t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Braho v\u00ebrejti se, megjith\u00ebse Komisioni ka analizuar periudh\u00ebn 2008-2013 p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar mund\u00ebsin\u00eb e familjes s\u00eb subjektit lidhur me krijimin e vler\u00ebs 20 milion\u00eb lek\u00eb, duke p\u00ebrjashtuar nga analiza investimet e kryera para 2008-\u00ebs, s\u00ebrish ka rezultuar pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr kursimin e gjendjes cash.<\/p>\n<p>Sipas Brahos, nga t\u00eb dh\u00ebnat financiare rezulton se t\u00eb ardhurat totale t\u00eb realizuara nga familjar\u00ebt e subjektit gjat\u00eb periudh\u00ebs 2008-2013 jan\u00eb n\u00eb total n\u00eb mas\u00ebn 7.6 milion\u00eb lek\u00eb, disa her\u00eb m\u00eb pak se kursimi cash i deklaruar prej 20 milion\u00eb lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, p\u00ebrfaq\u00ebsuesi drejtuesit t\u00eb SPAK n\u00ebnvizoi se nuk provohet realizimi faktik i t\u00eb ardhurave nga ferma bujq\u00ebsore e blegtorale, si dhe as masa e tyre. Braho u shpreh se p\u00ebrsa mbeten t\u00eb paprovuara t\u00eb ardhurat nga ferma, nuk arrihet t\u00eb v\u00ebrtetohet as burimi i krijimit t\u00eb gjendjes cash.<\/p>\n<p>Po ashtu, drejtuesi i SPAK konstaton se Pjet\u00ebrnika ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb lidhur me pjes\u00ebn takuese t\u00eb likuiditeteve cash, pasi n\u00eb deklarat\u00ebn e interesave privat\u00eb para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs n\u00eb vitin 2013 deklaron pjes\u00eb takuese 50%, nd\u00ebrsa gjat\u00eb hetimit administrativ ka pohuar se ka zot\u00ebruar 25 %; se nuk ka deklaruar ndryshime n\u00eb deklaratat periodike vjetore; si dhe nuk ka deklaruar kursime cash n\u00eb deklarat\u00ebn veting. Tjet\u00ebr pasakt\u00ebsi sipas Dumanit, ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me mosdeklarimin n\u00eb asnj\u00eb prej deklaratave t\u00eb pasuris\u00eb t\u00eb nj\u00eb huaje t\u00eb dh\u00ebn\u00eb prej tij n\u00eb mars t\u00eb vitit 2013, si dhe as kthimin e saj n\u00eb prill t\u00eb 2016-\u00ebs.<\/p>\n<p>Tjet\u00ebr shkak q\u00eb paraqiti Braho kishte t\u00eb b\u00ebnte me deklarim kontradiktor lidhur me destinacionin dhe shlyerjen e nj\u00eb kredie t\u00eb marr\u00eb nga subjekti n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2014. Sipas tij, mbetet paqart\u00eb se pse kur \u00ebsht\u00eb disponuar likujditet cash, \u00ebsht\u00eb marr\u00eb kredi n\u00eb mas\u00ebn 1 milion lek\u00eb disa muaj m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb k\u00ebsaj analize, drejtuesi i SPAK vler\u00ebson se subjekti \u00ebsht\u00eb n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pasakt\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u00eb arrihet n\u00eb nj\u00eb konkluzion se cilat jan\u00eb deklarimet q\u00eb p\u00ebrputhen me situat\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb faktike lidhur me dinamik\u00ebn dhe gjendjen e kursimeve cash.<\/p>\n<p>Drejtuesi i SPAK ka analizuar dhe pasurit\u00eb e deklaruara nga subjekti, me burim krijimi kursimet cash t\u00eb deklaruara n\u00eb 2013-\u00ebn.<\/p>\n<p>KPK ka konstatuar se gjendja cash e deklaruar n\u00eb 2013-\u00ebn nga subjekti, nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar dhe nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur si burim p\u00ebr krijimin e ndonj\u00eb pasurie, me p\u00ebrjashtim t\u00eb blerjes s\u00eb nj\u00eb automjeti n\u00eb vitin 2014 n\u00eb shum\u00ebn 4000 euro nga prokurori Pjet\u00ebrnikaj dhe p\u00ebr investimet e kryera p\u00ebr rikonstruksionin e banes\u00ebs n\u00eb fshat, ku subjekti \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebpronar me \u00bc-\u00ebn.<\/p>\n<p>Drejtuesi i SPAK, ndryshe nga Komisioni, konstaton se k\u00ebto kursime jan\u00eb deklaruar nga subjekti dhe i v\u00ebllai si burim krijimi p\u00ebr disa pasuri t\u00eb krijuara pas fillimit t\u00eb detyr\u00ebs. Braho evidentoi se jan\u00eb deklaruar si burim p\u00ebr rikonstruksionin dhe mobilimin e sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb fshat n\u00eb vler\u00ebn 2.1 milion\u00eb lek\u00eb. Sipas Brahos, n\u00ebse do llogaritej dhe pjesa takuese e v\u00ebllait, at\u00ebher\u00eb vlera e investuar n\u00eb 2014-\u00ebn do t\u00eb ishte rreth 4.2 milion\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb bler\u00eb dhe automjeti n\u00eb shum\u00ebn 4000 euro.<\/p>\n<p>Tjet\u00ebr gjetje q\u00eb u evidentua prej prokurorit Braho, ishte dhe blerja e apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb nga ana e v\u00ebllait t\u00eb subjektit n\u00eb vler\u00ebn 44 mij\u00eb euro, me burim t\u00eb ardhurat e familjes, t\u00eb grumbulluara nd\u00ebr vite nga pun\u00ebsimi dhe nga ferm\u0430. T\u00eb nj\u00ebjta burime jan\u00eb deklaruar dhe p\u00ebr mobilimin n\u00eb shum\u00ebn 2 milion\u00eb lek\u00eb. Dumani vler\u00ebson se p\u00ebr blerjen dhe mobilimin e k\u00ebtij apartamenti duket se ka sh\u00ebrbyer gjendja cash n\u00eb mas\u00ebn 20 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>V\u00ebllai i subjektit me t\u00eb cilin ka jetuar n\u00eb Tiran\u00eb, konsiderohet si person i lidhur nga ana e drejtuesit t\u00eb SPAK, i cili vler\u00ebson se prokurori Pjet\u00ebrnikaj ka detyrimin ligjor t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb edhe ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimit t\u00eb personave t\u00eb lidhur.<\/p>\n<p>Sipas drejtuesit t\u00eb SPAK, subjekti rezulton t\u00eb jet\u00eb bashk\u00eb-kredimarr\u00ebs dhe i nj\u00eb kredie n\u00eb shum\u00ebn 4.5 milion\u00eb lek\u00eb dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb ka detyrim t\u00eb justifikoj\u00eb ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimeve financiare p\u00ebr shlyerjen e parakohshme t\u00eb k\u00ebsaj huaje.<\/p>\n<p>Dumani vler\u00ebson se nuk q\u00ebndron arsyetimi i Komisionit lidhur me aplikimin e parimit t\u00eb proporcionalitetit dhe objektivitetit, duke \u00e7muar se prokurori Pjet\u00ebrnika dhe personi i lidhur me t\u00eb gjenden n\u00eb kushtet e pamjaftueshm\u00ebris\u00eb lidhur me apartamentin e bler\u00eb nga i v\u00ebllai.<\/p>\n<p>Prokurori Ylli Pjet\u00ebrnika deklaroi n\u00eb seanc\u00eb se pasurit\u00eb objekt verifikimi, jan\u00eb t\u00eb krijuara nga familja bujq\u00ebsore gjat\u00eb periudh\u00ebs 1992-2014, si dhe nga pagat e pensionet e familjar\u00ebve t\u00eb origjin\u00ebs. \u201cUn\u00eb nuk kam asnj\u00eb kontribut n\u00eb krijimin, administrimin, menaxhimin, g\u00ebzimin, posedimin, apo destinimin e tyre\u201d, tha Pjet\u00ebrnika duke theksuar se jan\u00eb krijuar para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb prokurorit.<\/p>\n<p>Ai shpjegoi se n\u00eb vitin 1992 kur \u00ebsht\u00eb krijuar ferma ka qen\u00eb vet\u00ebm 5 vje\u00e7 dhe se n\u00eb vitet 2005-2007 kur \u00ebsht\u00eb kryer investimi kryesor n\u00eb nd\u00ebrtimin e banes\u00ebs ka qen\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsisht 18 dhe 20 vje\u00e7. Nd\u00ebrsa n\u00eb 2014-\u00ebn, ka qen\u00eb n\u00eb vitin e tret\u00eb t\u00eb Shkoll\u00ebs s\u00eb Magjistratur\u00ebs, duke ushtruar funksionet e nj\u00eb prokurori n\u00eb stazh, q\u00eb sipas subjektit, nuk mund t\u00eb trajtohet si nj\u00eb prokuror i em\u00ebruar n\u00eb detyr\u00eb pasi ligji at\u00ebhersh\u00ebm b\u00ebnte nj\u00eb diferencim.<\/p>\n<p>Sipas Pjet\u00ebrnik\u00ebs, n\u00eb t\u00eb gjitha periudhat e krijimit dhe zhvillimit t\u00eb pasurive nga familja bujq\u00ebsore, ai ka qen\u00eb i angazhuar me procesin e edukimit personal dhe nga viti 2006 e n\u00eb vijim ka qen\u00eb edhe fizikisht i shk\u00ebputur nga familja, p\u00ebr shkak t\u00eb ndjekjes s\u00eb fakultetit, si dhe shkoll\u00ebs s\u00eb Magjistratur\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Ai shpjegoi se veprimtaria e ferm\u00ebs p\u00ebrfshinte mbar\u00ebshtimit e bag\u00ebtive t\u00eb imta, gjedhit, bletaris\u00eb, shpend\u00ebve e pemtaris\u00eb e prodhimeve bujq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Pjet\u00ebrnika theksoi se p\u00ebr shkak mosh\u00ebs dhe vijimit t\u00eb edukimit t\u00eb tij arsimor nuk ka pasur mund\u00ebsi t\u00eb kontribuoj\u00eb n\u00eb krijimin dhe administrimin e pasurive t\u00eb familjes bujq\u00ebsore.<\/p>\n<p>P\u00ebr likujditetin cash n\u00eb mas\u00ebn 20 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb deklaruar n\u00eb vitin 2013, Pjet\u00ebrnika tha se kjo vler\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson gjendjen aktive t\u00eb likuiditeteve t\u00eb familjes bujq\u00ebsore, q\u00eb \u00ebsht\u00eb pasuri e p\u00ebrbashk\u00ebt e familjes s\u00eb origjin\u00ebs, q\u00eb dhe e administron dhe e menaxhon. Sipas subjektit, ai dhe i v\u00ebllai binjak, q\u00eb prej vitit 2005 kur kan\u00eb qen\u00eb 18 vje\u00e7 kan\u00eb transferuar p\u00ebr studime n\u00eb Tiran\u00eb dhe shkonin pran\u00eb familjes vet\u00ebm disa dit\u00eb n\u00eb vit gjat\u00eb ver\u00ebs ose p\u00ebr festa.<\/p>\n<p>Subjekti solli n\u00eb v\u00ebmendje se analiza e ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb burimeve duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb qasje garantiste dhe t\u00eb respektoj\u00eb parimin e proporcionalitetit dhe objektivitetit, standardin e prov\u00ebs t\u00eb bindjes s\u00eb brendshme t\u00eb arsyetuar, rregullin e p\u00ebrvoj\u00ebs jet\u00ebsore p\u00ebr fermat familjare, si dhe t\u00eb shmang\u00eb formalizmin e tepruar apo k\u00ebrkesa provuese q\u00eb ligji i koh\u00ebs nuk i impononte prodhuesve bujq\u00ebsor\u00eb.<\/p>\n<p>Pjet\u00ebrnika kund\u00ebrshtoi shkakun e ngritur lidhur me munges\u00ebn e burime t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb ligjshme p\u00ebr investimin e kryer nga i v\u00ebllai p\u00ebr blerjen dhe mobilimin e apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb. Sipas tij, Komisioneri nuk ka marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien e tij reale e faktike me v\u00ebllan\u00eb. Ai v\u00ebrejti se p\u00ebrve\u00e7 faktit se jan\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn certifikat\u00eb familjare si dhe me v\u00ebllez\u00ebrit e tjer\u00eb, nuk e lidh me v\u00ebllain q\u00eb jeton n\u00eb Tiran\u00eb asnj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie ekonomike. Pjet\u00ebrnika e cil\u00ebson t\u00eb tepruar argumentin e Komisionerit p\u00ebr p\u00ebrdorimin e apartamentit dhe faktin se ka qen\u00eb n\u00eb pozit\u00ebn e garantuesit n\u00eb marrjen e nj\u00eb kredie.<\/p>\n<p>Subjekti argumentoi se, duhej t\u00eb ishte marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb fakti se apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kategorike pron\u00ebsi t\u00eb v\u00ebllait i cili jeton aty me bashk\u00ebjetuesen dhe vajz\u00ebn e tij. \u201cUn\u00eb nuk kam patur asnj\u00eb kontribut n\u00eb krijimin e saj, nuk e g\u00ebzoj, thjesht kam q\u00ebndruar n\u00eb nj\u00eb dhom\u00eb t\u00eb tij\u201d, tha Pjet\u00ebrnika duke shpjeguar se v\u00ebllai e ka bler\u00eb sht\u00ebpin\u00eb se me ardhurat e familjes s\u00eb origjin\u00ebs, pasi ai ishte n\u00eb ngut p\u00ebr krijimin e familjes s\u00eb re n\u00eb at\u00eb koh\u00eb dhe i\u2019u dha ndihma pasi paga ishte e ul\u00ebt dhe bashk\u00ebjetuesja pa pun\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Pjet\u00ebrnika tregoi me holl\u00ebsi historikun e krijimit dhe zhvillimit t\u00eb ferm\u00ebs s\u00eb familjes, duke n\u00ebnvizuar se ishte nga t\u00eb parat e regjistruara n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb vitin 2010, kur legjislacioni e ka k\u00ebrkuar nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Subjekti konstatoi se aktet e kontrollit veterinar si dhe p\u00ebr subvencionimet tregoj\u00eb jo vet\u00ebm ekzistenc\u00ebn e ferm\u00ebs, por japin t\u00eb dh\u00ebna konkrete dhe p\u00ebr p\u00ebrmasat e saj. Ai v\u00ebrejti se n\u00eb dy vjet, nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituar subvencionim pasi ferma dispononte me shum\u00eb se 300 krer\u00eb e deri n\u00eb 400 krer\u00eb t\u00eb imta, nga p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk p\u00ebrfitohej subvencionimi.<\/p>\n<p>Pjet\u00ebrnika shtoi se jan\u00eb paguar gjith\u00eb detyrimet sipas legjislacionit p\u00ebrkat\u00ebs p\u00ebr familjen bujq\u00ebsore. P\u00ebr p\u00ebrllogaritjen e t\u00eb ardhurave, subjekti v\u00ebrejti se pasi institucionet nuk dispononin t\u00eb dh\u00ebna i ishte drejtuar nj\u00eb eksperti, q\u00eb duke p\u00ebrllogaritur minimumin e mund\u00ebsis\u00eb s\u00eb t\u00eb ardhurave, rezultonte t\u00eb kishin pasur fitime q\u00eb, s\u00eb bashku me t\u00eb ardhurat e familjar\u00ebve nga puna e pensionit mbulojn\u00eb gjith\u00eb investimet dhe pasurit\u00eb e krijuara, p\u00ebrfshi dhe gjendjen cash.<\/p>\n<p>P\u00ebr munges\u00ebn e deklarimeve tatimore periodike, ai argumentoi se nuk mund t\u00eb lexohen si munges\u00eb burimi, por si rezultat i nj\u00eb regjimi ligjor q\u00eb, n\u00eb periudh\u00ebn p\u00ebrkat\u00ebse, nuk e k\u00ebrkonte nj\u00eb deklarim t\u00eb till\u00eb p\u00ebr fermer\u00ebt familjar\u00eb<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb trajtimit t\u00eb k\u00ebtyre rrethanave, Pjet\u00ebrnika u shpreh se, kompleksi i provave t\u00eb cilat p\u00ebrb\u00ebhen nga regjistrat veterinar\u00eb zyrtar\u00eb, gjurm\u00ebt n\u00eb Ruda, regjistrimet fiskale, p\u00ebrfitimet nga AZHBR dhe metodologjia e verifikueshme kontab\u00ebl, provon ekzistenc\u00ebn e nj\u00eb aktiviteti bujq\u00ebsor-blegtoral t\u00eb ligjsh\u00ebm, t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm dhe me vijim\u00ebsi, i cili ka gjeneruar t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme nd\u00ebr vite. Sipas tij, k\u00ebto fakte jan\u00eb t\u00eb mjaftueshme n\u00eb kuptim t\u00eb legjislacionit t\u00eb vetingut t\u00eb magjistrat\u00ebve, p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur burimin e pasuris\u00eb familjare t\u00eb reflektuar n\u00eb deklarimet para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs. Subjekti parashtroi se t\u00eb ardhurat nga veprimtaria e blegtoris\u00eb dhe bletaris\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn 1993\u20132019, jan\u00eb n\u00eb total n\u00eb vler\u00ebn 55,9 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhur me mosdeklarimin e pak\u00ebsimeve t\u00eb gjendjes cash, subjekti deklaroi se kur jan\u00eb pasqyruar shpenzimet, ka \u00e7muar se ishte paraqitur edhe pak\u00ebsimi.<\/p>\n<p>P\u00ebr kredin\u00eb e marr\u00eb n\u00eb vitin 2014, Pjet\u00ebrnika shpjegoi se nuk e c\u00ebnon besueshm\u00ebrin\u00eb e kursimeve t\u00eb deklaruara. Sipas tij, kredia u mor me synimin p\u00ebr t\u00eb kontribuar n\u00eb nj\u00eb projekt familjar p\u00ebr infrastruktur\u00ebn e ferm\u00ebs, por nuk u p\u00ebrdor p\u00ebr munges\u00eb t\u00eb kushteve ligjore p\u00ebr nd\u00ebrtim dhe u mbyll brenda vitit me fonde t\u00eb ligjshme, pa krijuar pasoj\u00eb negative n\u00eb profilin e tij financiar dhe pa prodhuar asnj\u00eb efekt n\u00eb pasurin\u00eb e deklarueshme.<\/p>\n<p>Ai v\u00ebrejti se marrja dhe mbyllja e kredis\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin vit nuk \u00ebsht\u00eb tregues i mosekzistenc\u00ebs s\u00eb t\u00eb ardhurave nga ferma, por nj\u00eb rrethan\u00eb neutrale financiare q\u00eb ia nuk ndryshon bilancin pasuror. Subjekti shpjegoi se kjo rrethan\u00eb nuk lidhjet me munges\u00eb t\u00eb fondeve personale, por me nj\u00eb vendimmarrje familjare p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar nj\u00eb shpenzim t\u00eb caktuar q\u00eb nuk ishte mbuluar nga fondi i p\u00ebrbashk\u00ebt familjar n\u00eb at\u00eb moment, p\u00ebr arsye t\u00eb angazhimeve t\u00eb tjera financiare.<\/p>\n<p>P\u00ebr kredin\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb marr\u00eb p\u00ebr blerjen e v\u00ebllait n\u00eb Tiran\u00eb, subjekti shpjegoi se lidhja e tij ka qen\u00eb e tipit formal si bashk\u00eb-kredimarr\u00ebs dhe se kjo rrethan\u00eb nuk e lidh me detyrimin p\u00ebr t\u00eb provuar burimin e krijimit t\u00eb pasuris\u00eb. Ai shtoi se ka qen\u00eb v\u00ebllai q\u00eb ka mbyllur kredin\u00eb me t\u00eb ardhura familjare t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>Pjet\u00ebrnika kund\u00ebrshtoi sit \u00eb padrejt\u00eb edhe pretendimin tjet\u00ebr t\u00eb Komisionerit p\u00ebr munges\u00eb transparence n\u00eb p\u00ebrdorimin e kursimeve, duke v\u00ebrejtur se nuk \u00ebsht\u00eb konsideruar fakti se nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme e shum\u00ebs \u00ebsht\u00eb investuar p\u00ebr q\u00ebllime familjare, nd\u00ebrsa pjesa tjet\u00ebr i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb hua kunatit t\u00eb tij dhe \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb vitin 2016.<\/p>\n<p>Subjekti n\u00ebnvizoi se periudha e rivler\u00ebsimit \u00ebsht\u00eb kufizuar n\u00eb vitet 2014-2016, kur pjesa m\u00eb e madhe e t\u00eb ardhurave t\u00eb analizuara e deklaruara jan\u00eb krijuar p\u00ebrpara fillimit t\u00eb detyr\u00ebs, nga ana e familjar\u00ebve, duke e p\u00ebrjashtuar \u00e7do dyshim mbi pasurim t\u00eb pajustifikuar apo t\u00eb lidhur me funksionin publik.<\/p>\n<p>Pjet\u00ebrnika deklaroi se nuk q\u00ebndron pretendimi i Komisionerit p\u00ebr deklarime t\u00eb pasakta e munges\u00eb t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e pasurive.<\/p>\n<p>P\u00ebr aspektin profesional, Braho pretendoi se kat\u00ebr dosjet q\u00eb jan\u00eb kaluar p\u00ebr vler\u00ebsim t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm pran\u00eb ILD-s\u00eb, nuk duhej t\u00eb ishin transferuar, por t\u00eb shqyrtoheshin n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00ebr\u00ebsor. Ai k\u00ebrkoi shkarkimin e subjektit nga detyra.<\/p>\n<p>Prokurori Pjet\u00ebrnika u shpreh se denoncimet jan\u00eb t\u00eb ngjashme dhe se kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me k\u00ebrkesat e pal\u00ebve p\u00ebr marrje t\u00eb kopje t\u00eb akteve. Ai solli n\u00eb v\u00ebmendje p\u00ebrcaktimet ligjore, lidhur me mbrojtjen e sekrettit hetimor dhe sqaroi se n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb hetimeve pal\u00ebve u vendosen n\u00eb dispozicion kopje t\u00eb gjith\u00eb akteve. \u201cKam zbatuar Kodin e Procedur\u00ebs Penale pik\u00eb p\u00ebr pik\u00eb\u201d, deklaroi subjekti dhe k\u00ebrkoi l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb konfirmimit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Kolegji \u00e7eli shqyrtimin gjyq\u00ebsor dhe vendosi t\u00eb administroj\u00eb aktet e dor\u00ebzuara nga subjekti. Nd\u00ebrkoh\u00eb, nuk u fillua hetimi p\u00ebr disa denoncime t\u00eb reja pasi nuk u gjet\u00ebn indicie t\u00eb mjaftueshme. Seanca e radh\u00ebs ku pal\u00ebt do t\u00eb paraqesin konkluzionet p\u00ebrfundimtare u shty p\u00ebr m\u00eb dat\u00eb 15 tetor, n\u00eb or\u00ebn 09:00.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u njoh t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 29 shtator me parashtrimet n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e vetingut t\u00eb prokurorit t\u00eb Tiran\u00ebs, Ylli Pjet\u00ebrnika, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs gjyq\u00ebsore publike prokurori Klodian Braho i cili p\u00ebrfaq\u00ebson drejtuesin e SPAK, Altin Dumani, k\u00ebrkoi shkarkimin nga detyra t\u00eb subjektit p\u00ebr probleme q\u00eb lidhen me pasurin\u00eb dhe profesionalizmin. [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":79590,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2,115],"tags":[1923,793,1822,101,1924,845],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2025\/09\/Ylli-Pjeternika-dhe-Romina-Zano-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Ylli Pjeternika dhe Romina Zano","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79589"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79589"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79589\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":79591,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79589\/revisions\/79591"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79590"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79589"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79589"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79589"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}