{"id":79604,"date":"2025-10-07T17:33:45","date_gmt":"2025-10-07T15:33:45","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-blerina-muco-kerkon-rikthimin-ne-detyre-ne-kpa\/2025\/10\/07\/"},"modified":"2025-10-07T17:34:53","modified_gmt":"2025-10-07T15:34:53","slug":"gjyqtarja-blerina-muco-kerkon-rikthimin-ne-detyre-ne-kpa","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-blerina-muco-kerkon-rikthimin-ne-detyre-ne-kpa\/2025\/10\/07\/","title":{"rendered":"Gjyqtarja Blerina Mu\u00e7o k\u00ebrkon rikthimin n\u00eb detyr\u00eb n\u00eb KPA"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u njoh t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 7 tetor me parashtrimet dhe provat e reja t\u00eb gjyqtares s\u00eb Tiran\u00ebs, Blerina Mu\u00e7o lidhur me detyrimet tatimore p\u00ebr t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit, t\u00eb p\u00ebrfituara nga kontrata me nj\u00eb shoq\u00ebri p\u00ebr t\u00eb ofruar asistenc\u00eb ligjore gjat\u00eb periudh\u00ebs 2005-2008. Ajo pretendon se zbritja e k\u00ebtyre t\u00eb ardhurave e ka penalizuar padrejt\u00ebsisht n\u00eb KPK.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Blerina Mu\u00e7o u shkarkua prej Komisionit t\u00eb Pavarur i Kualifikimit, KPK m\u00eb 1 n\u00ebntor 2023, pasi shumica e trup\u00ebs konkludoi se ajo nuk arriti nivel t\u00eb mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb, si dhe se n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes u evidentuan probleme n\u00eb drejtim t\u00eb c\u00ebnimit t\u00eb besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia. Nd\u00ebrsa pakica arsyetoi se Mu\u00e7o arrin nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Subjekti paraqiti ankim n\u00eb Kolegj, ku pas shqyrtimit n\u00eb dhom\u00eb k\u00ebshillimi t\u00eb shkaqeve t\u00eb ngritura, u vendos vijimi i gjykimit t\u00eb k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje n\u00eb seanc\u00eb gjyq\u00ebsore publike, me q\u00ebllim konstatimin e sakt\u00eb dhe t\u00eb plot\u00eb t\u00eb situat\u00ebs faktike lidhur me pagimin e detyrimeve tatimore p\u00ebr t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit.<\/p>\n<p>Subjekti parashtroi se bashk\u00ebshorti nuk kishte qen\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb moshlyerjes s\u00eb detyrimeve tatimore nga shoq\u00ebria. Sipas saj, n\u00eb marr\u00ebveshje kishte qen\u00eb e p\u00ebrcaktuar se detyrimet tatimore duhej t\u2019i shlyente pun\u00ebdh\u00ebnsi dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye bashk\u00ebshorti kishte qen\u00eb n\u00eb kushtet e besimit t\u00eb plot\u00eb.<\/p>\n<p>Mu\u00e7o shtoi se v\u00ebrtetohej me dokumentacion se bashk\u00ebshoti e kishte p\u00ebrfituar n\u00eb koh\u00eb vler\u00ebn prej 73 mij\u00eb euro, si dhe se kjo gj\u00eb p\u00ebrputhej me deklarimet n\u00eb vite. Ajo shpjegoi se pasi KPK kishte evidentuar mosshlyerjen e detyrimeve tatimore, i kishin k\u00ebrkuar informacion institucioneve p\u00ebrkat\u00ebse, por kishin marr\u00eb p\u00ebrgjigje se ato t\u00eb dh\u00ebna i jepeshin vet\u00ebm tatimpaguesit.<\/p>\n<p>Subjekti pohoi se pasi shoq\u00ebria nuk kishte dh\u00ebn\u00eb informacion dhe nuk kishin gjetur t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr shlyerjen e detyrimeve tatimore, bashk\u00ebshorti i ishte drejtuar gjykat\u00ebs q\u00eb kishte pranuar padin\u00eb.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Mu\u00e7o v\u00ebrejti se ka dor\u00ebzuar si prov\u00eb vendimin e gjykat\u00ebs, t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb q\u00eb detyron shlyerjen e detyrimeve tatimore nga shoq\u00ebria. Po ashtu, ajo tha se kishte depozituar dokumenetacion dhe p\u00ebr ezkekutimin e vendimit p\u00ebr shlyerjen e detyrimeve. Subjekti pretendoi se konsiderimi k\u00ebtyre t\u00eb ardhurave e p\u00ebrmbys rezulatin e analiz\u00ebs financiare t\u00eb Komisionit.<\/p>\n<p>Relatorja Natasha Mulaj e pyeti subjektin se \u00e7far\u00eb donte t\u00eb provonte me vendimin e gjykat\u00ebs p\u00ebr detyrimet tatimore. Mu\u00e7o tha se vendimi dhe aktet e tjera q\u00eb ka dor\u00ebzuar v\u00ebrtetojn\u00eb se jan\u00eb shlyer detyrimet p\u00ebr t\u00eb ardhurat n\u00eb vler\u00ebn 73 mij\u00eb euro. Duke sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje praktik\u00ebn e Kolegjit, ajo k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb ardhurat e deklaruara se jan\u00eb p\u00ebrfituar prej bashk\u00ebshortit nga kjo marr\u00ebveshje, t\u00eb konsiderohen t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb pyetjeve t\u00eb Mulajt, subjekti deklaroi se marr\u00ebveshja e vitit 2005 ishte referuar dhe n\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje tjet\u00ebr t\u00eb vitit 2009. Ajo tha se nuk arrinte t\u00eb kuptonte se p\u00ebrse KPK ka ngritur dyshime mbi k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje. Po ashtu, Mu\u00e7o tha se me sa kujtohej kishte dor\u00ebzuar n\u00eb ILDKPKi kopje t\u00eb marr\u00ebveshjes, megjith\u00ebse KPK i kishte b\u00ebr\u00eb me dije se nuk kishte qen\u00eb. N\u00eb vijim, ajo e cil\u00ebsoi marr\u00ebveshjen si nj\u00eb kontrat\u00eb sh\u00ebrbimi dhe konstatuar se dhe gjykata q\u00eb ka disponuar p\u00ebr detyrimet, e ka konsideruar t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Mulaj v\u00ebrejti se kontrata rezulton n\u00eb kontradikt\u00eb me deklarat\u00ebn veting dhe me ato periodike, si dhe me shpjegimet e dh\u00ebna prej shoq\u00ebris\u00eb. Subjekti deklaroi se ka pasur ndonj\u00eb pasakt\u00ebsi, por shtoi se i kishte sqaruar t\u00eb gjitha rrethanat gjat\u00eb hetimit administrativ dhe n\u00eb parashtrimet e depozituara n\u00eb KPA.<\/p>\n<p>Relatorja Mulaj konstatoi se n\u00eb fashikujt e dosjes nuk kishte prova q\u00eb v\u00ebrtetonin marr\u00ebveshjen mes shoq\u00ebris\u00eb dhe bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit. Po ashtu, ajo v\u00ebrejti se bashk\u00ebshorti subjektit dukej se kishte p\u00ebrfituar t\u00eb ardhura dhe nga nj\u00eb kompani tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Mu\u00e7o deklaroi se KPK kishte k\u00ebrkuar dokumentacion vet\u00ebm p\u00ebr pages\u00ebn e detyrimeve tatimore, por se nuk i ishte k\u00ebrkuar dokumentacion p\u00ebr k\u00ebt\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie e se kjo kishte qen\u00eb arsyeja q\u00eb nuk i kishte vendosur n\u00eb dispozicion.<\/p>\n<p>Lidhur me t\u00eb ardhurat e tjera, Mu\u00e7o sqaroi se bashk\u00ebshorti kishte qen\u00eb i pun\u00ebsuar dhe n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr kopmani.<\/p>\n<p>Kolegji pasi u t\u00ebrhoq, vendosi me shumic\u00eb votash \u00e7eljen e hetimit gjyq\u00ebsor dhe administroi dokumentet e depozituara nga subjekti si prova t\u00eb reja.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, gjyqtarja Blerina Mu\u00e7o k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb konsiderohen n\u00eb alaiz\u00ebn financiare t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit dhe t\u00eb konfirmohet n\u00eb detyr\u00eb. KPA njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb 13 tetor, n\u00eb or\u00ebn 15:00.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u njoh t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 7 tetor me parashtrimet dhe provat e reja t\u00eb gjyqtares s\u00eb Tiran\u00ebs, Blerina Mu\u00e7o lidhur me detyrimet tatimore p\u00ebr t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit, t\u00eb p\u00ebrfituara nga kontrata me nj\u00eb shoq\u00ebri p\u00ebr t\u00eb ofruar asistenc\u00eb ligjore gjat\u00eb periudh\u00ebs 2005-2008. Ajo pretendon se zbritja e k\u00ebtyre [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":79605,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2],"tags":[1243,111,103,112],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2025\/10\/KPA-foto--scaled.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Blerina Mu\u00e7o pas seanc\u00ebs n\u00eb KPA. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79604"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79604"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79604\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":79606,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79604\/revisions\/79606"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79605"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79604"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79604"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79604"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}