{"id":79619,"date":"2025-10-15T12:46:47","date_gmt":"2025-10-15T10:46:47","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/spak-kerkon-lenien-ne-fuqi-te-konfirmimit-per-prokurorin-ylli-pjeternika\/2025\/10\/15\/"},"modified":"2025-10-15T12:48:28","modified_gmt":"2025-10-15T10:48:28","slug":"spak-kerkon-lenien-ne-fuqi-te-konfirmimit-per-prokurorin-ylli-pjeternika","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/spak-kerkon-lenien-ne-fuqi-te-konfirmimit-per-prokurorin-ylli-pjeternika\/2025\/10\/15\/","title":{"rendered":"SPAK k\u00ebrkon l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb konfirmimit p\u00ebr prokurorin Ylli Pjet\u00ebrnika"},"content":{"rendered":"<p>Drejtuesi i SPAK ndryshoi k\u00ebrkimin lidhur me vetingun e prokurorit t\u00eb Tiran\u00ebs, Ylli Pjet\u00ebrnika gjat\u00eb seanc\u00ebs q\u00eb u zhvillua t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit.<\/p>\n<p>Prokurori Klodian Braho, i cili p\u00ebrfaq\u00ebson Dumanin n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje parashtroi konkluzionet p\u00ebrfundimtare lidhur me ankimin ndaj vendimarrjes s\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb prokurorit Ylli Pjet\u00ebrnika. Komisioni aplikoi parimin e objektivitetit dhe proporcioalitetit p\u00ebr gjetjet n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb q\u00eb kishin t\u00eb b\u00ebnin me t\u00eb pasuri t\u00eb krijuara me t\u00eb ardhurat nga familja bujq\u00ebsore, kur subjekti kishte qen\u00eb i mitur dhe me studime.<\/p>\n<p>Konfirmimi u ankimua nga Komisioneri Publik, Florian Ballhysa, me pretendimin se nuk \u00ebsht\u00eb arritur t\u00eb provohet e kund\u00ebrta e barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs, lidhur me mosv\u00ebrtetimin e ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb burimeve financiare t\u00eb deklaruara si t\u00eb p\u00ebrfituara nga ferma bujq\u00ebsore e blegtorale, q\u00eb jan\u00eb deklaruar si nj\u00eb prej burimeve kryesore t\u00eb krijimit t\u00eb nj\u00eb gjendjeje cash n\u00eb vler\u00ebn 20 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2013, deklarim i kryer para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs si prokuror n\u00eb stazh, si dhe p\u00ebr investime t\u00eb familjar\u00ebve t\u00eb kryer n\u00eb vite, kur subjekti ishte ende i mitur.<\/p>\n<p>Drejtuesi i SPAK u q\u00ebndroi shkaqeve t\u00eb ankimit gjat\u00eb parashtrimeve, por n\u00eb seanc\u00ebn e s\u00eb m\u00ebrkur\u00ebs, prokurori Braho paraqiti n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb shqyrtimit t\u00eb gjykimit n\u00eb Kolegj konkluzione t\u00eb ndryshme, duke n\u00ebnvizuar se problemet e gjetura nuk mund t\u00eb sjellin penalizim p\u00ebr subjektin.<\/p>\n<p>Ai v\u00ebrejti se subjekti ka deklaruar se pasurit\u00eb jan\u00eb krijuar me t\u00eb ardhurat e krijuara prej familjes bujq\u00ebsore, si dhe pagat e pensionet e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb familjes s\u00eb origjin\u00ebs. Po ashtu, Pjet\u00ebrnika ka deklaruar se nuk ka asnj\u00eb kontribut p\u00ebr krijimin e t\u00eb ardhurave apo pasurive. P\u00ebr likujditetin cash ka deklaruar se nuk i p\u00ebrkasin atij, por se ka qen\u00eb gjendja aktive e likujditeteve t\u00eb familjes bujq\u00ebsore n\u00eb momentin e deklarimit.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Braho parashtroi se subjekti paraqiti prova p\u00ebr t\u00eb ardhurat dhe veprimtarin\u00eb e ferm\u00ebs bujq\u00ebsore, si dhe p\u00ebr zhvillimin e saj n\u00eb vite.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb provat dhe shpjegimet e paraqitura, drejtuesi i SPAK vler\u00ebson se familja e subjektit ka ushtruar veprimtarin\u00eb bujq\u00ebsore dhe blegtorale prej vitit 1990 e n\u00eb vijim dhe se n\u00eb vijim e ka formalizuar, prej nga rezulton t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrfituar dhe fonde nga Agjencia p\u00ebr Zhvillim Bujq\u00ebsor dhe Rural.<\/p>\n<p>Sipas Brahos, pasakt\u00ebsit\u00eb e konstatuara lidhen me karakterin e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb familjes bujq\u00ebsore. N\u00eb p\u00ebrfundim, \u00ebsht\u00eb arritur n\u00eb konklusionin se pasurit\u00eb lidhen me aktivitetin bujq\u00ebsore, si dhe se nuk ka dyshime t\u00eb jen\u00eb krijuar nga burime t\u00eb paligjshme. Po ashtu, Braho evidentoi se nuk ka rezultuar asnj\u00eb e dh\u00ebn\u00eb q\u00eb subjekti t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb ndonj\u00eb veprimtari t\u00eb kund\u00ebrligjshme. P\u00ebr\u00a0 rrjedhoj\u00eb, u konstatua se problemet e gjetura n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb, nuk mund t\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb penalizim.<\/p>\n<p>I nj\u00ebjti q\u00ebndrim u mbajt dhe lidhur me shkaqet e ngritura n\u00eb aspektin profesional, ku sipas Brahos, problemet e evidentuara nuk jan\u00eb serioze dhe se nuk mund t\u00eb sjellin shkarkim,<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, prokurori Klodian Braho paraqiti k\u00ebrkimin e drejtuesit t\u00eb SPAK, p\u00ebr l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb vendimit t\u00eb Komisionit p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb prokurorit Ylli Pjet\u00ebrnika.<\/p>\n<p>Subjekti paraqiti n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbledhur q\u00ebndrimin e tij p\u00ebrfundimtar. Ai v\u00ebrejti se familja bujq\u00ebsore rregullohet nga ligji dhe se pjesa e tij takuese, ashtu si e \u00e7do an\u00ebtari t\u00eb familjes p\u00ebrcaktohet sipas ligjit. Pjet\u00ebrnika tha se dhe deklarimi i tij, ka qen\u00eb p\u00ebr pjes\u00ebn ideale q\u00eb p\u00ebrcakton ligji p\u00ebrkat\u00ebs. Ai n\u00ebnvizoi se burime e deklaruara jan\u00eb t\u00eb verifikueshme. Po ashtu, solli n\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb Kolegjit se kur jan\u00eb krijuar t\u00eb ardhurat dhe pasurit\u00eb ka qen\u00eb n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb mitur ose n\u00eb shkoll\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, prokurori Pjet\u00ebrnika k\u00ebrkoi pushimin e \u00e7\u00ebshtjes, ose n\u00eb alternativ\u00eb, l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb vendimarrjes s\u00eb Komisionit p\u00ebr konfirmimin e tij n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>V\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar, Theo Jacobs pyeti prokurorin Braho, n\u00ebse k\u00ebrkimi ishte nj\u00eb heqje dor\u00eb nga ankimi apo p\u00ebr konfirmimin e vendimarrjes s\u00eb KPK. Jacobs v\u00ebrejti se ishte e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb p\u00ebrcaktohej qart\u00eb k\u00ebrkimi, pasi ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me m\u00ebnyr\u00ebn e vendimarrjes s\u00eb Kolegjit.<\/p>\n<p>Braho tha se drejtuesi i SPAK k\u00ebrkon l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb vendimit t\u00eb KPK. \u201cThelbi i k\u00ebrkimit ton\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb Kolegji t\u00eb l\u00ebr\u00eb n\u00eb fuqi vendimin e KPK\u201d, deklaroi prokurori Braho.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i KPA, deklaroi mbylljen e shqyrtimit gjyq\u00ebsor dhe shtyu seanc\u00ebn p\u00ebr shpalljen e vendimit m\u00eb dat\u00eb 17 tetor, n\u00eb or\u00ebn 12:00.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Drejtuesi i SPAK ndryshoi k\u00ebrkimin lidhur me vetingun e prokurorit t\u00eb Tiran\u00ebs, Ylli Pjet\u00ebrnika gjat\u00eb seanc\u00ebs q\u00eb u zhvillua t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit. Prokurori Klodian Braho, i cili p\u00ebrfaq\u00ebson Dumanin n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje parashtroi konkluzionet p\u00ebrfundimtare lidhur me ankimin ndaj vendimarrjes s\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":79620,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2],"tags":[793,112,119,122,325,1924],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2025\/10\/Ylli-Pjeternika-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Ylli Pjet\u00ebnika dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesja e tij ligjore pas seanc\u00ebs n\u00eb Kolegj. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79619"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79619"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79619\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":79621,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79619\/revisions\/79621"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79620"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79619"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79619"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79619"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}