{"id":79625,"date":"2025-10-16T20:25:20","date_gmt":"2025-10-16T18:25:20","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/drejtuesi-i-spak-kerkon-shkarkimin-e-prokurores-mirela-zavalani\/2025\/10\/16\/"},"modified":"2025-10-16T20:37:27","modified_gmt":"2025-10-16T18:37:27","slug":"drejtuesi-i-spak-kerkon-shkarkimin-e-prokurores-mirela-zavalani","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/drejtuesi-i-spak-kerkon-shkarkimin-e-prokurores-mirela-zavalani\/2025\/10\/16\/","title":{"rendered":"Drejtuesi i SPAK k\u00ebrkon shkarkimin e prokurores Mirela Zavalani"},"content":{"rendered":"<p>Drejtuesi i Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, k\u00ebrkoi t\u00eb enjten m\u00eb 16 tetor n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit shkarkimin nga detyra t\u00eb prokurores s\u00eb Tiran\u00ebs, Mirela Zavalani, p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb dhe p\u00ebr c\u00ebnim t\u00eb besimit t\u00eb publikut.<\/p>\n<p>Subjekti i kund\u00ebrshtoi konkluzionet e drejtuesit t\u00eb SPAK p\u00ebr deklarime kontradiktore, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesja e saj ligjore, avokatja Romina Zano, konstatoi se k\u00ebrkimi p\u00ebr c\u00ebnim t\u00eb besimit t\u00eb publikut, p\u00ebrtej shkaqeve t\u00eb ankimit, nuk mund t\u00eb paraqitet jasht\u00eb debatit gjyq\u00ebsor. Ato k\u00ebrkuan l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb vendimit t\u00eb KPK, p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb prokurores Zavalani.<\/p>\n<p>Mirela Zavalani u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb m\u00eb 15 qershor nga KPK, pas nj\u00eb seance d\u00ebgjimore ku u evidentuan m\u00eb s\u00eb shumti gjetjet p\u00ebr pasurin\u00eb e vjehrrit t\u00eb saj. Po ashtu, u trajtua edhe e ardhura e p\u00ebrfituar nga dh\u00ebnia me qira kunatit, t\u00eb nj\u00eb objekti n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb bashk\u00ebshortit dhe babait t\u00eb tij, deklaruar si nj\u00eb nd\u00ebr burimet p\u00ebr nj\u00eb apartament n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Bashk\u00ebshorti i subjektit ka pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn e vetingut pasurin\u00eb supermarket, tregtim pjes\u00eb k\u00ebmbimi + servis auto + godin\u00eb banimi, me sip\u00ebrfaqe totale 634 m2, me vendndodhje Patos, Fier, n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi me baban\u00eb e tij, me pjes\u00eb takuese 50% secili. Si burim krijimi jan\u00eb deklaruar t\u00eb ardhurat nga puna e prind\u00ebrve dhe nga shitja e nj\u00eb apartamenti t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Komisioni konstatoi kontradikta mes dy deklaratave t\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb bashk\u00ebshortit lidhur me k\u00ebt\u00eb pasuri, por konkludoi se kjo situat\u00eb nuk sillte ndonj\u00eb pasoj\u00eb, pasi mbeteshin n\u00eb nj\u00eb nivel deklarativ. Nd\u00ebrsa pamjaftueshm\u00ebria financiare e konstatuar p\u00ebr vitet 2004-2006 n\u00eb shum\u00ebn rreth 1.3 milion\u00eb u \u00e7mua si fakt i pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr penalizim.<\/p>\n<p>Vendimi i KPK u gjet i pabazuar nga Komisionerja Irena Nino, e cila k\u00ebrkoi verifikimin e p\u00ebrfundimeve t\u00eb arritura n\u00eb shkall\u00ebn e par\u00eb t\u00eb vetingut, si dhe q\u00eb t\u00eb vendoset n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb alternative, l\u00ebnia n\u00eb fuqi e konfirmimit, ose ndryshimi dhe shkarkimi i subjektit.<\/p>\n<p><strong>Q\u00ebndrimi i SPAK<\/strong><\/p>\n<p>Prokurori Adnan Xholi, q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson drejtuesin e SPAK n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, deklaroi se u q\u00ebndronin shkaqeve t\u00eb ankimit dhe parashtrimeve.<\/p>\n<p>P\u00ebr supermarketin, servisin dhe godin\u00ebn e banimit n\u00eb Patos, Xholi tha se mbet\u00ebn t\u00eb provuara deklarimet kontradiktore t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit lidhur me koh\u00ebn e nd\u00ebrtimit, vler\u00ebn e shpenzuar dhe burimet e p\u00ebrdorura p\u00ebr nd\u00ebrtimin e k\u00ebsaj pasurie. Sipas tij, t\u00eb paprovuara mbet\u00ebn edhe pretendimet e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit lidhur me kontributin real n\u00eb nd\u00ebrtimin e k\u00ebsaj pasurie p\u00ebr kostot e nd\u00ebrtimit t\u00eb periudh\u00ebs 2004-2007.<\/p>\n<p>Xholi k\u00ebrkoi q\u00eb k\u00ebto shpenzime t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe personave t\u00eb lidhur me t\u00eb p\u00ebr pjes\u00ebn takuese 50%. Ai argumentoi se, p\u00ebrve\u00e7 faktit se bashk\u00ebshorti i subjektit zot\u00ebron 50% t\u00eb nj\u00ebsis\u00eb s\u00eb sh\u00ebrbimit, n\u00eb gjith\u00eb aktet n\u00eb dosje lidhur me aplikimin p\u00ebr legalizimin e k\u00ebtij nd\u00ebrtimi, ai figuron n\u00eb rolin e bashk\u00ebinvestitorit me t\u00eb atin. Po ashtu, u evidentua edhe fakti se n\u00eb deklarat\u00ebn noteriale t\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb bashk\u00ebshortit, konfirmohet kontributi i k\u00ebtij t\u00eb fundit n\u00eb nd\u00ebrtimin e nj\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Xholi renditi faktin se nd\u00ebrtimi i nj\u00eb pjese t\u00eb nj\u00ebsis\u00eb s\u00eb sh\u00ebrbimit \u00ebsht\u00eb kryer n\u00eb vitet 2004-2006, pasi subjekti kishte lidhur martes\u00eb ligjore me bashk\u00ebshortin, koh\u00eb kur t\u00eb dy kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuar n\u00eb funksione publike. Xholi parashtroi edhe faktin se subjekti dhe bashk\u00ebshorti kan\u00eb deklaruar rregullisht t\u00eb ardhura nga ky aktivitet, si dhe se ai paraqitet si qiradh\u00ebn\u00ebs i k\u00ebsaj pasurie v\u00ebllait t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Duke konsideruar shpenzimet n\u00eb k\u00ebt\u00eb investim p\u00ebr periudh\u00ebn 2004-2007, drejtuesi i SPAK vler\u00ebson se bilanci negativ do t\u00eb rezultonte n\u00eb vler\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe nga ajo e konstatuar prej Komisionit. Xholi deklaroi se mosdeklarimet me korrekt\u00ebsi n\u00eb vite t\u00eb subjektit e prekin procesin e rivler\u00ebsimit n\u00eb drejtim t\u00eb pamund\u00ebsis\u00eb s\u00eb verifikimit t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebsis\u00eb s\u00eb deklarimeve n\u00eb deklarat\u00ebn e vetingut. Sipas tij, p\u00ebr rrjedhoj\u00eb vler\u00ebsohet se Zavalani ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb e t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm dhe se nuk provoi burimet e ligjshme t\u00eb krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Drejtuesi i SPAK vler\u00ebson se Zavalani nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e shkaqeve t\u00eb ankimit as p\u00ebr nj\u00eb apartament banimi n\u00eb Tiran\u00eb, me argumentin se nuk ka deklaruar sakt\u00eb burimet financiare t\u00eb k\u00ebsaj pasurie. Sipas Xholit, subjekti ka deklaruar vet\u00ebm burime fundore t\u00eb krijimit t\u00eb pasurive, duke e b\u00ebr\u00eb deklarimin e subjektit n\u00eb deklarat\u00ebn e pasuris\u00eb s\u00eb rivler\u00ebsimit, jo t\u00eb plot\u00eb dhe n\u00eb kund\u00ebrshtim me detyrimet ligjore.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti ka kryer deklarime t\u00eb pasakta e t\u00eb paplota, si dhe ka mbajtur q\u00ebndrime kontradiktore p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebnat e deklaruara rreth k\u00ebsaj pasurie, t\u00eb cilat e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb pamundur kontrollin e plot\u00eb lidhur me t\u00eb\u201d, argumentoi prokurori Xholi. Ai shtoi se kjo m\u00ebnyr\u00eb deklarimi ndikon edhe n\u00eb kontrollin e plot\u00eb dhe t\u00eb sakt\u00eb t\u00eb ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb burimeve t\u00eb krijimit t\u00eb pasuris\u00eb, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb sjellja e subjektit t\u00eb mos arrij\u00eb nivelin e besuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Xholi k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb merret n\u00eb konsiderat\u00eb me rezerv\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare nj\u00eb hua e marr\u00eb prej vjehrrit t\u00eb subjektit, q\u00eb ka sh\u00ebrbyer si nj\u00eb prej burimeve p\u00ebr krijimin e nj\u00eb depozite, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kjo e fundit \u00ebsht\u00eb deklaruar se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb. Sipas tij, subjekti e ka deklaruar k\u00ebt\u00eb rrethan\u00eb gjat\u00eb hetimit administrativ.<\/p>\n<p>Lidhur me t\u00eb ardhurat nga supermarketi, Xholi v\u00ebrejti se subjekti ka b\u00ebr\u00eb deklarime t\u00eb ndryshme e kontradiktore p\u00ebr mas\u00ebn dhe q\u00ebllimin e p\u00ebrfitimeve, si dhe se ka deklaruar nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie qiraje mes bashk\u00ebshortit e v\u00ebllait t\u00eb tij vet\u00ebm n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb pyet\u00ebsorit standard. Sipas Xholit, nuk u provua n\u00eb asnj\u00eb form\u00eb, m\u00ebnyra dhe dokumentimi i p\u00ebrfitimit t\u00eb k\u00ebtyre t\u00eb ardhurave nga ndarja e fitimit apo qiradh\u00ebnia e objektit. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, nga ana e drejtuesit t\u00eb SPAK \u00e7mohet se k\u00ebto t\u00eb ardhura nuk mund\u00ebsojn\u00eb kalimin e nivelit t\u00eb besueshm\u00ebris\u00eb dhe pranueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb tyre. Sipas Xholit, edhe n\u00eb variantin m\u00eb garantist, k\u00ebto t\u00eb ardhura nuk mund t\u00eb shkojn\u00eb p\u00ebrtej pjes\u00ebs takuese \u00bd (gjysm\u00ebs).<\/p>\n<p>Xholi konstatoi se t\u00eb gjitha bilancet negative t\u00eb rezultuara nga analiza financiare e kryer prej tyre, n\u00eb vler\u00ebn totale rreth 2.7 milion\u00eb lek\u00eb, i kalojn\u00eb kufijt\u00eb e proporcionalitetit.<\/p>\n<p>P\u00ebr transaksionet e kryera prej bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit n\u00eb vitet 2010, 2011 dhe 2012, prej drejtuesit t\u00eb SPAK \u00e7mohet se mbet\u00ebn minimalisht t\u00eb provuara mungesa e deklarimeve t\u00eb subjektit dhe personit t\u00eb lidhur me t\u00eb. Shpjegimet se bashk\u00ebshorti i ka d\u00ebrguar t\u00eb v\u00ebllait vlerat e marra hua prej k\u00ebtij t\u00eb fundit nga t\u00eb af\u00ebrmit, konsiderohen jo bind\u00ebse. Kjo sjellje vler\u00ebsohet se c\u00ebnon besimin e publikut tek sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Xholi tha se subjekti gjendet n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb dhe c\u00ebnimit t\u00eb besimit t\u00eb publikut. Ai k\u00ebrkoi shkarkimin nga detyra t\u00eb Zavalanit.<\/p>\n<p><strong>Mbrojtja e Zavalanit<\/strong><\/p>\n<p>Prokurorja Zavalani e cil\u00ebsoi ankimin t\u00eb nj\u00ebansh\u00ebm dhe pa prova t\u00eb q\u00ebndrueshme. Ajo v\u00ebrejti se nuk \u00ebsht\u00eb sjell\u00eb asnj\u00eb prov\u00eb e re n\u00eb ankim, si dhe se nga ana e Komisioneres Publike \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb thjesht interpretim i ndrysh\u00ebm i fakteve dhe ligjit, nga sa ka b\u00ebr\u00eb KPK.<\/p>\n<p>Q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb saj, Zavalani n\u00ebnvizoi se nuk kishte asnj\u00eb lidhje me transaksionet e bashk\u00ebshortit dhe se nuk mund t\u00eb kishte c\u00ebnim t\u00eb besimit t\u00eb publikut. Gjat\u00eb parashtrimeve t\u00eb konkluzioneve ajo theksoi se vlerat e d\u00ebrguara nga bashk\u00ebshorti t\u00eb v\u00ebllait nuk p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb pasuri t\u00eb familjes s\u00eb saj, por se ka qen\u00eb vet\u00ebm kanalizim teknik i fondeve t\u00eb pal\u00ebve t\u00eb treta.<\/p>\n<p>\u201cNuk e kuptova ku ishte c\u00ebnimi i besimit t\u00eb publikut nga un\u00eb dhe bashk\u00ebshorti. T\u00eb argumentohej t\u00eb pakt\u00ebn. Si mund t\u00eb jet\u00eb c\u00ebnim besimi ndihma dh\u00ebn\u00eb t\u00eb v\u00ebllait\u201d, deklaroi Zavalani lidhur me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ngritur nga drejtuesi i SPAK.<\/p>\n<p>P\u00ebr konkluzionet e drejtuesit t\u00eb SPAK p\u00ebr supermarketin, subjekti pretendoi se nuk q\u00ebndrojn\u00eb konstatimet p\u00ebr deklarime kontradiktore. Ajo shpjegoi se deklarimet p\u00ebr vlerat e investimeve jan\u00eb b\u00ebr\u00eb bazuar n\u00eb vler\u00ebn e tregut dhe jo n\u00eb kostot reale. Sipas saj, ajo q\u00eb quhet pasakt\u00ebsi apo paqart\u00ebsi nga ana e drejtuesit t\u00eb SPAK, n\u00eb thelb jan\u00eb ndryshime formale n\u00eb deklarime q\u00eb burojn\u00eb nga evoluimi i dokumentacionit n\u00eb koh\u00eb. Subjekti v\u00ebrejti se deklarimet pasqyrojn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin realitet material, n\u00eb momente t\u00eb ndryshme. Zavalani tha se nuk arrihet pragu i kontradikt\u00ebs n\u00eb deklarime, q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhet i c\u00ebnuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Ajo n\u00ebnvizoi se nd\u00ebrtimi i objektit \u00ebsht\u00eb kryer koh\u00eb para lidhjes s\u00eb martes\u00ebs dhe ka p\u00ebrfunduar para se ajo t\u00eb fillonte detyr\u00ebn. Subjekti pretendoi se, q\u00eb prej vitit 2004 kur ka deklaruar n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e oficeres s\u00eb Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore, gjith\u00e7ka e ka deklaruar n\u00eb koh\u00eb dhe me sinqeritet. Ajo theksoi se nga ana e saj dhe e bashk\u00ebshortit nuk ka pasur asnj\u00eb investim apo kontribut n\u00eb nd\u00ebrtimin e objektit t\u00eb supermarketit.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, shpjegoi se nd\u00ebrtimi ka qen\u00eb vullnetar dhe se vet\u00eb vjehrri ka punuar aty, dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb kostot kan\u00eb qen\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta edhe nga sa i ka p\u00ebrllogaritur KPK. Lidhur me burimet, subjekti solli n\u00eb v\u00ebmendje se vjehrri ka p\u00ebrdorur t\u00eb ardhurat e kursimet dhe m\u00eb von\u00eb ka marr\u00eb edhe hua. Ajo u shpreh se nuk ka pasur detyrim t\u00eb deklaronte huamarrjen e vjehrrit, t\u00eb kryer me t\u00eb tret\u00ebt. Po ashtu, evidentoi se ishin shk\u00ebputur nga familja e vjehrrit para se t\u00eb ushtronte detyr\u00ebn si prokurore.<\/p>\n<p>\u201cVet\u00ebm vjehrri ka qen\u00eb kontribues n\u00eb nd\u00ebrtimin e objektit, pasi un\u00eb dhe bashk\u00ebshorti kemi qen\u00eb t\u00eb orientuar p\u00ebr t\u2019u transferuar n\u00eb Tiran\u00eb\u201d, theksoi Zavalani dhe shtoi se p\u00ebrfshirja e bashk\u00ebshortit si bashk\u00ebpronar ka qen\u00eb nj\u00eb iniciativ\u00eb e babait t\u00eb tij, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnies familjare dhe tradit\u00ebs s\u00eb saj zakonore. Po ashtu, tha se bashk\u00ebshorti nuk mund t\u00eb ngarkohet me gjysm\u00ebn e investimit vet\u00ebm p\u00ebr arsye se \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebpronar, pasi nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb do t\u00eb binte n\u00eb kund\u00ebrshtim me provat e administruara.<\/p>\n<p>Ajo k\u00ebmb\u00ebnguli se ka p\u00ebrmbushur detyrimin p\u00ebr t\u00eb justifikuar ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimeve q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie dhe se nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb konfirmohet nga t\u00eb gjitha variantet e analiz\u00ebs financiare. \u201cKu \u00ebsht\u00eb c\u00ebnimi i besimit t\u00eb publikut tek kjo pasuri, kur verifikohet \u00e7do zhvillim dhe investim, q\u00eb jan\u00eb kryer para detyr\u00ebs time\u201d, pyeti Zavalani.<\/p>\n<p>P\u00ebr apartamentin n\u00eb Tiran\u00eb, subjekti solli n\u00eb v\u00ebmendje se \u00ebsht\u00eb e vetmja pasuri q\u00eb ajo zot\u00ebron. Ajo deklaroi se nuk ka asnj\u00eb kontradikt\u00eb apo pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie. N\u00eb vijim, konstatoi se burimet e krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie jan\u00eb kursimet, t\u00eb ardhurat nga pagat dhe bursa n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs, t\u00eb ardhura nga dyqani si dhe dhurat\u00eb nga prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortit n\u00eb mas\u00ebn 700 mij\u00eb lek\u00eb. Ajo n\u00ebnvizoi se pasuria \u00ebsht\u00eb krijuar para detyr\u00ebs dhe po ashtu burimet e krijimit.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb depozit\u00eb, subjekti konstatoi se n\u00eb ankim ngrihet pretendim p\u00ebr mosdeklarimin e burimit. Ajo tha se \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb nga verifikimi i akteve se nj\u00eb vler\u00eb e depozituar n\u00eb at\u00eb llogari nga vjehrri ka si burim nj\u00eb hua t\u00eb marr\u00eb prej tij. Sipas subjektit, vjehrri nuk ka pasur llogari bankare dhe prandaj e ka depozituar tek ajo q\u00eb dispononte i biri. Konstatimin se deklarimi i huas\u00eb \u00ebsht\u00eb kryer vet\u00ebm gjat\u00eb hetimit administrativ, subjekti e konsideroi si nj\u00eb pasakt\u00ebsi formale dhe jo t\u00eb q\u00ebllimshme. Ajo v\u00ebrejti se ka qen\u00eb deklarimi i par\u00eb si oficere e Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. Po ashtu, theksoi se pasakt\u00ebsia nuk shoq\u00ebrohet me munges\u00eb burimesh financiare.<\/p>\n<p>Zavalani cil\u00ebsoi n\u00eb kund\u00ebrshtim me faktet edhe konstatimin p\u00ebr deklarata kontradiktore t\u00eb t\u00eb ardhurave nga supermarketi. Po ashtu, v\u00ebrejti se pasakt\u00ebsit\u00eb e termave n\u00eb deklarim jan\u00eb formale e t\u00eb paq\u00ebllimshme e nuk prekin, as origjin\u00ebn e ligjshme t\u00eb t\u00eb ardhurave, si dhe as gjendjen faktike t\u00eb aktivitetit e qiras\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo kund\u00ebrshtoi konstatimin p\u00ebr p\u00ebrllogaritjen e gjysm\u00ebs s\u00eb t\u00eb ardhurave nga qiraja, duke argumentuar se kontrata e qiras\u00eb \u00ebsht\u00eb lidhur vet\u00ebm mes bashk\u00ebshortit dhe v\u00ebllait t\u00eb tij. Sipas subjektit, megjith\u00ebse vjehrri jeton me djalin tjet\u00ebr q\u00eb ka marr\u00eb me qira objektin dhe \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebpronar n\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri, nuk ka p\u00ebrfituar nga qiramarrja. Ajo argumentoi se, n\u00eb kushtet kur vjehrri jeton me djalin q\u00eb ka marr\u00eb objektin me qira, nuk do t\u00eb sillte efekt financiar, pasi bie ndesh me logjik\u00ebn ekonomike t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnies.<\/p>\n<p>Zavalani paraqiti para Kolegjit analiz\u00ebn e saj financiare, duke pretenduar se pamund\u00ebsia q\u00eb mbetet, n\u00eb vler\u00eb t\u00eb vog\u00ebl dhe e shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb vite, nuk mund t\u00eb p\u00ebrb\u00ebj\u00eb shkak shkarkimi.<\/p>\n<p>\u201cMendoj se jam e denj\u00eb t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoj figur\u00ebn e prokurorit\u201d, deklaroi Zavalani dhe k\u00ebrkoi l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb konfirmimit.<\/p>\n<p>Avokatja Romina Zano kund\u00ebrshtoi k\u00ebrkimet e drejtuesit t\u00eb SPAK lidhur me c\u00ebnimin e besimit t\u00eb publikut, duke arsyetuar se duhej q\u00eb ky pretendim t\u00eb ishte paraqitur gjat\u00eb debatit gjyq\u00ebsor dhe jo n\u00eb bisedimet p\u00ebrfundimtare. \u201cNdryshe mbetet debat formal\u201d, tha Zano.<\/p>\n<p>Ajo shtoi se paraqitja e k\u00ebtij k\u00ebrkimi n\u00eb diskutimet p\u00ebrfundimtare b\u00ebn q\u00eb t\u00eb bjer\u00eb n\u00eb dekadenc\u00eb e nuk mund t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb, pasi duhej t\u00eb ishte paraqitur m\u00eb par\u00eb si shkak konkret ankimor. Po ashtu, Zano v\u00ebrejti se nuk u dha asnj\u00eb argument nga ana e drejtuesit t\u00eb SPAK lidhur me c\u00ebnimin e besimit t\u00eb publikut.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb nj\u00eb solidaritet i bashk\u00ebshortit me t\u00eb v\u00ebllan\u00eb e tij dhe nuk ka ndonj\u00eb lidhje me c\u00ebnimin e besimit t\u00eb publikut\u201d, tha Zano lidhur me konkluzionin e drejtuesit t\u00eb SPAK p\u00ebr transaksionet e bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i KPA deklaroi mbylljen e shqyrtimit gjyq\u00ebsor dhe njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb dat\u00eb 24 tetor, n\u00eb or\u00ebn 09:30.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Drejtuesi i Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, k\u00ebrkoi t\u00eb enjten m\u00eb 16 tetor n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit shkarkimin nga detyra t\u00eb prokurores s\u00eb Tiran\u00ebs, Mirela Zavalani, p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb dhe p\u00ebr c\u00ebnim t\u00eb besimit t\u00eb publikut. Subjekti i kund\u00ebrshtoi konkluzionet e drejtuesit t\u00eb SPAK p\u00ebr deklarime kontradiktore, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesja e saj [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":79626,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2,115],"tags":[1873,795,1282,892,112,221,171,1002,1009,1925,675,916,325,1837],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2025\/10\/Zvalani-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Prokurorja Mirela Zavalani duke dal\u00eb nga KPA. Foto: BIRN","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79625"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79625"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79625\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":79627,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79625\/revisions\/79627"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79626"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79625"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79625"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79625"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}