{"id":79646,"date":"2025-10-27T18:09:07","date_gmt":"2025-10-27T17:09:07","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-armand-gurakuqi-jep-shpjegime-perpara-kolegjit\/2025\/10\/27\/"},"modified":"2025-10-27T18:10:36","modified_gmt":"2025-10-27T17:10:36","slug":"prokurori-armand-gurakuqi-jep-shpjegime-perpara-kolegjit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-armand-gurakuqi-jep-shpjegime-perpara-kolegjit\/2025\/10\/27\/","title":{"rendered":"Prokurori Armand Gurakuqi jep shpjegime p\u00ebrpara Kolegjit"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori i Tiran\u00ebs, Armand Gurakuqi paraqiti t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 27 tetor n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, KPA parashtrimet e tij lidhur me nj\u00eb hua dhe nj\u00eb kontrat\u00eb bashk\u00ebpunimi t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb tij, p\u00ebr t\u00eb cilat Kolegji vendosi vijimin e gjykimit n\u00eb seanc\u00eb publike, me q\u00ebllim konstatimin e sakt\u00eb dhe t\u00eb plot\u00eb t\u00eb situat\u00ebs faktike lidhur me k\u00ebto marr\u00ebdh\u00ebnie.<\/p>\n<p>Gurakuqi u shkarkua nga detyra prej Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit m\u00eb 28 prill 2023, pasi u konkludua se kishte kryer deklarime t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr pasurin\u00eb. Po ashtu, n\u00eb vler\u00ebsimin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm u \u00e7mua se marrdh\u00ebniet juridiko-financiare t\u00eb krijuara nga bashk\u00ebshortja me nj\u00eb shoq\u00ebri nd\u00ebrtuese, si dhe investimet e p\u00ebrs\u00ebritura duke p\u00ebrdorur mjete monetare n\u00eb mas\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe nga ato t\u00eb disponuara nga vet\u00eb subjekti, i kan\u00eb krijuar bindjen Komisionit se prokurori Gurakuqi, me veprimet dhe mosveprimet e tij, ka cenuar besimin e publikut n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ai u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe se ka arritur nivel kualifikues p\u00ebr profesionalizmin.<\/p>\n<p>Armand Gurakuqi p\u00ebrfundoi studimet n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2003 dhe punoi prej gati dy dekadash si prokuror n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Subjekti deklaroi n\u00eb fillim se kishte ushtruar funksionin e tij me drejt\u00ebsi dhe p\u00ebrkushtim maksimal. Ai n\u00ebnvizoi se b\u00ebn\u00eb pjes\u00eb n\u00eb ata prokuror\u00eb q\u00eb kan\u00eb ndikuar n\u00eb rritjen e besimit t\u00eb publikut dhe jo e kund\u00ebrta si ka konstatuar KPK.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, prokurori Gurakuqi parashtroi argumentet e tij lidhur me dy marr\u00ebdh\u00ebniet financiare t\u00eb bashk\u00ebshortes. Sipas tij, bashk\u00ebshortja kishte marr\u00eb nj\u00eb hua nga nj\u00eb person me t\u00eb cilin kishin marr\u00ebdh\u00ebnie familjare, si dhe kishte lidhur marr\u00ebveshje bashk\u00ebpunimi me nj\u00eb biznesmen, me t\u00eb cilin po ashtu kishin miq\u00ebsi familjare.<\/p>\n<p>Gurakuqi deklaroi se ka qen\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb k\u00ebtyre veprimeve financiare t\u00eb bashk\u00ebshortes dhe se i ka dh\u00ebn\u00eb dakord\u00ebsin\u00eb. Por, subjekti theksoi se ai vet\u00eb ishte kujdesur q\u00eb t\u00eb mos c\u00ebnonte funkionin e tij dhe nuk ishte b\u00ebr\u00eb pal\u00eb n\u00eb k\u00ebto marr\u00ebdh\u00ebnie.<\/p>\n<p>Prokurori shpjegoi se me t\u00eb dy personat me t\u00eb cil\u00ebt bashk\u00ebshortja kishte n\u00ebnshkruar huan\u00eb dhe marr\u00ebveshjen e bashk\u00ebpunumit, kishte pasur ai miq\u00ebsi fillimisht. M\u00eb von\u00eb, sipas subjektit, miq\u00ebsia ishte konsoliduar m\u00eb tej, duke u b\u00ebr\u00eb dhe familjare.<\/p>\n<p>Gurakuqi tregoi se biznesmeni Zyber Zdralla u kishte sygjeruar q\u00eb ata t\u00eb b\u00ebheshin pjes\u00eb e nj\u00eb investimi p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb objekti. Ai tha se, n\u00eb kushtet q\u00eb nuk kishin mund\u00ebsi financiare, i ishin drejtuar p\u00ebr ndihm\u00eb mikut tjet\u00ebr, Fatos Shehaj.<\/p>\n<p>Sipas Gurakuqit, ishte e provuar se Shehaj kishte pasur mund\u00ebsi p\u00ebr dh\u00ebnien e huas\u00eb, pasi kishte shitur disa pasuri t\u00eb paluajtshme, si dhe kishte burime t\u00eb ligjshme t\u00eb tjera financiare.<\/p>\n<p>Subjekti shpjegoi se Shehaj i kishte ndihmuar dhe m\u00eb par\u00eb p\u00ebr vendosjen e nj\u00eb kolaterali p\u00ebr nj\u00eb kredi.<\/p>\n<p>Prokurori Armand Gurakuqi parashtroi se kishin pasur v\u00ebshtir\u00ebsi financiare, pasi kishin marr\u00eb m\u00eb par\u00eb dy hua dhe nj\u00eb kredi. Ai pohoi se kur kishin marr\u00eb sygjerimin p\u00ebr marr\u00ebveshjen e bashk\u00ebpunimit, s\u00eb bashku me bashk\u00ebshorten kishin vler\u00ebsuar se, kjo, do t\u00eb ishte nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb shlyer detyrimet.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto rrethana, bashk\u00ebshortja kishte marr\u00eb huan\u00eb tek Shehaj dhe m\u00eb von\u00eb kishte n\u00ebnshkruar marr\u00ebdh\u00ebnien e bashk\u00ebpunimit me Zdrall\u00ebn. Sipas tij, Shehaj dhe Zdralla nuk kan\u00eb pasur komunikim apo njohje me par\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin.<\/p>\n<p>Gurakuqi tha se ky investim nuk kishte shkuar si duhet, pasi kishte d\u00ebshtuar t\u00eb p\u00ebrfundonte projekti dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb bashk\u00ebshortja nuk kishte marr\u00eb asnj\u00eb qindrak\u00eb, por kishin pasur vet\u00ebm humbje.<\/p>\n<p>Ai u ndal dhe tek fitimi i parashikuar p\u00ebr bashk\u00ebshorten n\u00eb rastin e realizimit t\u00eb projektit. Sipas Gurakuqit, bashk\u00ebshortja ishte parashikuar t\u00eb p\u00ebrfitonte 15% t\u00eb fitimit t\u00eb biznesmenit Zdralla dhe jo t\u00eb gjith\u00eb investimit. Ai shpjegoi se kompania ku Zdralla ishte ortak do t\u00eb p\u00ebrfitonte 42% t\u00eb sip\u00ebrfaqes nd\u00ebrtimore. Nga k\u00ebto, Zdralla do p\u00ebrfitonte si ortak 21% dhe se kjo pjes\u00eb bashk\u00ebshortja do fitonte 15%, q\u00eb sipas tij p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb 2.5 % t\u00eb investimit total.<\/p>\n<p>Subjekti pohoi se bashk\u00ebshortja dhe ai kishin pasur komunikim vet\u00ebm me Zdrall\u00ebn dhe se n\u00eb vitin 2019 kishin kuptuar se investimi kishte d\u00ebshtuar. Ai sqaroi se dokumentet tregojn\u00eb se Zdralla ishte n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi financiare, pasi i ishin sekuestruar gjith\u00eb pasurit\u00eb, p\u00ebrfshi dhe sht\u00ebpia e tij.<\/p>\n<p>Prokurori Gurakuqi theksoi se ligji nuk e ndalon bashk\u00ebshorten t\u00eb marri hua dhe se ai nuk ka qen\u00eb n\u00eb asnj\u00eb rast n\u00eb konflikt interesi, q\u00eb t\u00eb gjendej n\u00eb kushtet e c\u00ebnimit t\u00eb besimit ashtu si \u00ebsht\u00eb konstatuar prej KPK.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim Gurakuqi u pyet nga relatorja Albana Shtylla lidhur me rolin e tij n\u00eb marrjen e huas\u00eb 75 mij\u00eb euro. Ai shpjegoi se ka qen\u00eb dakord dhe se roli i tij ka qen\u00eb ai i nj\u00eb bashk\u00ebshorti q\u00eb kujdeset p\u00ebr familjen, por pa pasur ansj\u00eb lloj konflikti interesi. Po ashtu, sakt\u00ebsoi se ka qen\u00eb i pranish\u00ebm n\u00eb dh\u00ebnien e huas\u00eb. Lidhur me marrien e huas\u00eb n\u00eb gjendje cash, ai shpjegoi se ishte ofruar n\u00eb k\u00ebt\u00eb form\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ishte ligj\u00ebruar p\u00ebrmes kontrat\u00ebs noteriale t\u00eb huadh\u00ebnies.<\/p>\n<p>Kur u pyet se p\u00ebrse nuk ishte dor\u00ebzuar n\u00eb KPK deklarata noteriale e n\u00ebnshkruar nga bashk\u00ebshortja, Gurakuqi shpjegoi se kur ishte pyetur n\u00ebse ajo kishte pasur fitime, kishte deklaruar se nuk kishte p\u00ebrfituar asnj\u00eb qindark\u00eb. Sipas tij, kjo deklarat\u00eb nuk kishte t\u00eb b\u00ebnte me fitimin dhe prandaj nuk ishte dor\u00ebzuar. Subjekti pohoi se ekziston si kontrat\u00eb dhe se prej akteve v\u00ebrtetohet se bashk\u00ebshortja nuk ka marr\u00eb asnj\u00eb qindark\u00eb p\u00ebr investimin e kryer.<\/p>\n<p>Ai dha shpjegime dhe p\u00ebr vendosjen e nj\u00eb banese si kolateral, n\u00eb favor t\u00eb gruaje q\u00eb kishte bler\u00eb nj\u00eb apartament n\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebn ku kishte investuar bashk\u00ebshortja. Subjekti pohoi se nuk e kishin njohur me par\u00eb personin q\u00eb kishte belr\u00eb apartamentin dhe shpjegoi se e kishin vendosur pasurin\u00eb e tyre si kolateral, me shpres\u00ebn se n\u00eb t\u00eb ardhmen bashk\u00ebshortja do t\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrfitonte nga investimi i kryer. Sipas tij, bashk\u00ebshk\u00ebshortja do merrte fitim vet\u00ebm pasi t\u00eb shiteshin t\u00eb gjith\u00eb apartamentet.<\/p>\n<p>Gurakuqi paraqiti si prova kopje t\u00eb komunikimeve n\u00eb aplikacionin \u00cbhatsApp t\u00eb kryera me gruan p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn kishin vendosur banes\u00ebn kolateral, si dhe ato me biznesmenin Zdralla.<\/p>\n<p>Subjekti pohoi se Zdralla e ka pranuar detyrimin e tij dhe kan\u00eb n\u00ebnshkruar deklarat\u00eb noteriale n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e njeh n\u00eb form\u00eb huaje.<\/p>\n<p>Gurakuqi shpjegoi se provat i kishte bashk\u00ebngjitur n\u00eb parashtrime dhe jo n\u00eb ankim, pasi e kishte vler\u00ebsuar t\u00eb mjaftuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Kolegji vendosi t\u00eb mos i pranoj\u00eb provat e dor\u00ebzuara nga subjekti, me argumentin se nuk jan\u00eb n\u00eb form\u00ebn e duhur ligjore, si dhe mbylli shqyrtimin gjyq\u00ebsor e u t\u00ebrhoq p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vendim q\u00eb do t\u00eb shpallet m\u00eb dat\u00eb 3 n\u00ebntor, n\u00eb or\u00ebn 09:00.<\/p>\n<p>Prokurori Armand Gurakuqi deklaroi n\u00eb fund t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, se n\u00eb KPK jan\u00eb ngritur dyshime mbi v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e huas\u00eb, kur nd\u00ebrkoh\u00eb nuk ka asnj\u00eb prov\u00eb se k\u00ebto akte jan\u00eb t\u00eb pav\u00ebrteta. Ai e cil\u00ebsoi t\u00eb padrejt\u00eb, q\u00eb nj\u00eb prokuror t\u00eb shkarkohet mbi hamend\u00ebsime dhe k\u00ebrkoi konfirmimin.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori i Tiran\u00ebs, Armand Gurakuqi paraqiti t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 27 tetor n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, KPA parashtrimet e tij lidhur me nj\u00eb hua dhe nj\u00eb kontrat\u00eb bashk\u00ebpunimi t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb tij, p\u00ebr t\u00eb cilat Kolegji vendosi vijimin e gjykimit n\u00eb seanc\u00eb publike, me q\u00ebllim konstatimin e sakt\u00eb dhe t\u00eb plot\u00eb t\u00eb situat\u00ebs faktike [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":79647,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2],"tags":[1024,112,119,122],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2025\/10\/Armand-Gurakuqi-KPA-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Armand Gurakuqi pas seanc\u00ebs n\u00eb KPA. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79646"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79646"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79646\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":79648,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79646\/revisions\/79648"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79647"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79646"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79646"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79646"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}