{"id":79652,"date":"2025-10-28T19:10:43","date_gmt":"2025-10-28T18:10:43","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-njihet-me-parashtrimet-ne-vetingun-e-gjyqtarit-ervin-pollozhani\/2025\/10\/28\/"},"modified":"2025-10-28T19:11:01","modified_gmt":"2025-10-28T18:11:01","slug":"kpa-njihet-me-parashtrimet-ne-vetingun-e-gjyqtarit-ervin-pollozhani","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-njihet-me-parashtrimet-ne-vetingun-e-gjyqtarit-ervin-pollozhani\/2025\/10\/28\/","title":{"rendered":"KPA njihet me parashtrimet n\u00eb vetingun e gjyqtarit Ervin Pollozhani"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u njoh t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 28 tetor me parashtrimet n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e vetingut t\u00eb gjyqtarit t\u00eb Tiran\u00ebs, Ervin Pollozhani. Prokurori Klodian Braho, q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje drejtuesit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, Altin Dumani, parashtroi se u q\u00ebndronin n\u00eb parim shkaqeve t\u00eb ankimit.<\/p>\n<p>Sipas tij, subjekti i rivler\u00ebsimit nuk arrin t\u00eb provoj\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs lidhur me kriterin e vler\u00ebsimit t\u00eb pasuris\u00eb, pasi gjendet n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pasakt\u00eb dhe kontradiktor, si dhe se rezulton me t\u00eb ardhura t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimeve t\u00eb pasuris\u00eb. Duke iu referuar gjendjes s\u00eb akteve, ai k\u00ebrkoi ndryshimin e vendimit t\u00eb Komisionit dhe shkarkimin nga detyra t\u00eb gjyqtarit Ervin Pollozhani. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Braho v\u00ebrejti se gjat\u00eb procesit n\u00eb Kolegj, subjekti mund t\u00eb paraqes\u00eb prova dhe argumenta shtes\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbysur barr\u00ebs e proves.<\/p>\n<p>Gjyqtari Pollozhani paraqiti n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb detajuar parashtrimet ndaj shkaqeve t\u00eb ankimit, duke n\u00ebnvizuar se disa pasakt\u00ebsi t\u00eb v\u00ebrejtura nuk c\u00ebnojn\u00eb ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimit t\u00eb pasuris\u00eb q\u00eb zot\u00ebron, q\u00eb sipas tij \u00ebsht\u00eb krijuar me burime t\u00eb ligjshme. Ai dor\u00ebzoi n\u00eb Kolegj prova t\u00eb reja dhe k\u00ebrkoi q\u00eb, bazuar n\u00eb parimin e proporcionalitetit dhe objektivitetit, t\u00eb lihet n\u00eb fuqi konfirmimi i tij n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Parashtrimet u p\u00ebrq\u00ebndruan n\u00eb burimet financiare q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 2014 kundrejt vler\u00ebs 120 mij\u00eb euro, t\u00eb bler\u00eb me t\u00eb ardhura nga shitja e nj\u00eb apartamenti t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm, po p\u00ebr shum\u00ebn 120 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Sipas prokurorit Braho, shpjegimet e subjektit lidhur me burimet financiare q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e apartamentit t\u00eb par\u00eb, nuk jan\u00eb bind\u00ebse.<\/p>\n<p>Apartamenti rezulton t\u00eb jet\u00eb porositur nga bashk\u00ebshortja e subjektit n\u00eb vitin 2007, me burime t\u00eb deklaruara t\u00eb ardhurat e saj si mjeke, kursimet e familjes s\u00eb origjin\u00ebs dhe aktivitetin tregtar t\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse gjyqtari Pollozhani ka deklaruar se nuk ka kontribut n\u00eb blerjen e apartamentit t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm, n\u00eb kontrat\u00ebn e shitblerjes t\u00eb janarit t\u00eb vitit 2012, ai rezulton t\u00eb jet\u00eb bashk\u00ebpronar me pjes\u00eb takuese 50%.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, shoq\u00ebria nd\u00ebrtuese p\u00ebr arsye se ka ndryshuar p\u00ebrcaktimet n\u00eb kontrat\u00ebn e porosis\u00eb lidhur me sip\u00ebrfaqen dhe cil\u00ebsin\u00eb, si dhe p\u00ebr shkak t\u00eb dor\u00ebzimit t\u00eb pasuris\u00eb tej afatit, u ka kthyer bashk\u00ebshort\u00ebve Pollozhani nj\u00eb vler\u00eb t\u00eb konsiderueshme.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna, Braho u shpreh se subjekti ka detyrimin t\u00eb v\u00ebrtetojn\u00eb burimet financiare t\u00eb ligjshme q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Sipas drejtuesit t\u00eb SPAK, nuk q\u00ebndron pretendimi p\u00ebr pamund\u00ebsin\u00eb objective p\u00ebr t\u00eb siguruar dokumentet lidhur me burimet e krijuara.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim Braho konstatoi mosdeklarimin e kursimeve n\u00eb vite, si dhe se subjekti ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb p\u00ebr shpenzimet e mobilimit, pasi ka sh\u00ebnuar vlera t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, prokurori Braho tha se n\u00eb gjendjen q\u00eb jan\u00eb aktet, drejtuesi i SPAK \u00e7mon se subjekti duhet t\u00eb shkarkohet nga detyra.<\/p>\n<p>Gjyqtari Ervin Pollozhani deklaroi se u q\u00ebndron gjith\u00eb shpjegimeve q\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb n\u00eb Komision. Sipas tij, ankimi nuk evokon ndonj\u00eb referim ligjor. Po ashtu, pretendoi se Komisioneri Publik e ka ushtruar ankimin n\u00eb munges\u00eb t\u00eb provave t\u00eb reja.<\/p>\n<p>Ai theksoi se p\u00ebr t\u00eb ardhurat e familjes s\u00eb bashk\u00ebshortes, v\u00ebrtetohet pamund\u00ebsia objektive p\u00ebr sigurimin e dokumenteve, pasi b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhura t\u00eb vitit 1995 e n\u00eb vijim. Ai k\u00ebmb\u00ebnguli se nuk ka qen\u00eb contributor n\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri, pasi \u00ebsht\u00eb financiuar nga bashk\u00ebshortja dhe prind\u00ebrit e saj, p\u00ebrpara martes\u00ebs dhe p\u00ebrpara bashk\u00ebjetes\u00ebs.sipas subjektit, t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortes dhe t\u00eb familjes s\u00eb saj v\u00ebrtetohet se jan\u00eb krijuar nga aktivitete t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Pollozhani shpjegoi se me bashk\u00ebshorten jan\u00eb njohur n\u00eb vitin 2005, por p\u00ebr arsye se punonin n\u00eb vende t\u00eb ndryshme takimet nuk ishin t\u00eb shpeshta dhe se bisedat mes tyre nuk kishin arritur n\u00eb at\u00eb nivel sa t\u00eb diskutohej p\u00ebr vendimarrje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta. Ai shtoi se edhe pse martesa ishte kryer n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2008, bashk\u00ebjetesa kishte filluar n\u00eb tetor t\u00eb atij viti.<\/p>\n<p>Subjekti solli n\u00eb v\u00ebmendje se bashk\u00ebshortja e ka deklaruar rregullisht k\u00ebt\u00eb pasuri. Po ashtu, theksoi se n\u00eb deklarat\u00ebn veting, kur ka deklaruar burimet p\u00ebr apartamentin q\u00eb zot\u00ebron, ka deklaruar dhe burimet q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr apartamentin e m\u00ebparsh\u00ebm, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb ishte i qart\u00eb dhe transparent p\u00ebr gjith\u00e7ka.<\/p>\n<p>Ai shpjegoi se prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortes kishin hequr dor\u00eb nga kjo pasuri.<\/p>\n<p>Gjyqtari Pollozhani theksoi se \u00ebsht\u00eb e nevojshme p\u00ebrnt\u2019u p\u00ebrcaktuar se cili \u00ebsht\u00eb momenti i blerjes s\u00eb apartamentit t\u00eb par\u00eb nga ana e bashk\u00ebshortes. Sipas tij, ky moment konsiderohet kur kryhet pagesa e \u00e7mimit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa si moment t\u00eb dyt\u00eb q\u00eb duhet vler\u00ebsuar, konsideroi verifikimin e individ\u00ebve q\u00eb kishin krijuar fondet p\u00ebr at\u00eb pasuri.<\/p>\n<p>Subjekti u shpreh se nuk mund t\u00eb ngarkohej me detyrimin p\u00ebr dokumentimin ligjor t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb bashk\u00ebshortes e familjar\u00ebve t\u00eb saj, p\u00ebrpara martes\u00ebs. Ai solli n\u00eb v\u00ebmendje praktik\u00ebn e KPA-s\u00eb dhe t\u00eb Komisionit, sipas t\u00eb cilave, pamund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar ligjshm\u00ebrin\u00eb e t\u00eb ardhurave para martese\u00ebs, sipas k\u00ebresave t\u00eb legjislacionit t\u00eb vetingut t\u00eb magjistrat\u00ebve, nuk mund t\u00eb p\u00ebrb\u00ebj\u00eb shkak p\u00ebr penalizim.<\/p>\n<p>Pollozhani u shpreh se Komisioneri Publik e ka ngarkuar me p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr arsye se rezulton si bashk\u00ebpronar n\u00eb vitin 2012. Ai e cil\u00ebsoi k\u00ebt\u00eb rrethan\u00eb si fakt juridik dhe jo faktik. \u201c\u00cbsht\u00eb nj\u00eb akt formal q\u00eb nuk \u00e7\u2019b\u00ebn\u00eb pronarin real dhe kontribuesin e v\u00ebrtet\u00eb\u201d, pohoi ai dhe i k\u00ebrkoi Kolegjit q\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn e k\u00ebsaj pasurie t\u00eb mbahet n\u00eb v\u00ebmendje se kur \u00ebsht\u00eb kryer pagesa dhe koha kur \u00ebsht\u00eb lidhur martesa. Subjekti shtoi se n\u00eb kontrat\u00ebn e shitblerjes figuron p\u00ebr shkak t\u00eb statusit bashk\u00ebshortor.<\/p>\n<p>P\u00ebr kthimin e vler\u00ebs 4.4 milion\u00eb lek\u00eb nga shoq\u00ebria nd\u00ebrtuese, Pollozhani tha se kjo rrethan\u00eb nuk mund ta lidhte me burimin.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, ai parashtroi se iu ishte kthyer p\u00ebrgjigje zyrtare se pagesat p\u00ebr pun\u00ebn e bashk\u00ebshortes si p\u00ebrkthyese ishin kryer cash. Sipas subjektit, bashk\u00ebshortja kishte siguruar t\u00eb ardhura dhe nga puna si mjeke, nd\u00ebrsa prind\u00ebrit e saj nga shitja e bim\u00ebve medicinale.<\/p>\n<p>P\u00ebr pasakt\u00ebsi t\u00eb konstatuara n\u00eb deklarimin e gjendjes cash, Pollozhani argumentoi se mosdeklarimet n\u00eb vite nuk mund t\u00eb konsiderohen t\u00eb tilla, pasi \u00ebsht\u00eb pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn veting.<\/p>\n<p>Ai k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb gjitha provat t\u00eb vler\u00ebsohen bazuar n\u00eb parimin e proporcionalitetit dhe objektivitetit dhe t\u00eb lihet n\u00eb fuqi vendimarrja p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs t\u00eb mart\u00ebn, v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar Theo Jacobs, i drejtoi disa pyetje subjektit lidhur me transaksionet e kryera p\u00ebr blerjen e apartamentit. Jacobs solli n\u00eb v\u00ebmendje se, pas kthimit t\u00eb nj\u00eb vler\u00eb nga ana e shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese, prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortes q\u00eb kishin kontribuar, nuk kishin marr\u00eb ndonj\u00eb pjes\u00eb. Po ashtu, sipas v\u00ebzhguesit, \u00e7mimi i blerjes sipas kontrat\u00ebs s\u00eb vitit 2012, mbetet me nj\u00eb diferenc\u00eb t\u00eb konsiderueshme prej 4.5 milion\u00eb lek\u00ebsh, me at\u00eb t\u00eb shitjes n\u00eb 2014-\u00ebn. \u201cNuk p\u00ebrputhet me logjik\u00ebn ekonomike. Nd\u00ebrkoh\u00eb, parat\u00eb nga shitja jan\u00eb depozituar n\u00eb llogarin\u00eb t\u00ebnde bankare. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb \u2018abrakada\u2019 financiare. K\u00ebtu n\u00eb Shqip\u00ebri kam par\u00eb gj\u00ebra t\u00eb tilla\u201d, v\u00ebrejti Jacobs dhe k\u00ebrkoi shpjegime p\u00ebr k\u00ebto rrethana.<\/p>\n<p>P\u00ebr kthimin e shum\u00ebs nga shoq\u00ebria nd\u00ebrtuese, subjekti shpjegoi se kishte t\u00eb b\u00ebnte me sip\u00ebrfaqen me t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb apartamentit t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm t\u00eb dor\u00ebzuar n\u00eb vitin 2012. Sipas tyij, prind\u00ebrit nuk mor\u00ebn pjes\u00eb, pasi kontirbuesja m\u00eb e madhe p\u00ebr pages\u00ebn e \u00e7mimit t\u00eb apartamentit t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm kishte qen\u00eb bashk\u00ebshortja, me rreth 90% t\u00eb vler\u00ebs. Lidhur me \u00e7mimin e shitjes m\u00eb t\u00eb lart\u00eb, subjekti parashtroi se apartamenti ishte dh\u00ebn\u00eb me gjith\u00eb orendit\u00eb q\u00eb kan\u00eb kosto plus, si dhe evoluimin e \u00e7mimit t\u00eb tregut.<\/p>\n<p>N\u00eb disa denoncime t\u00eb reja nga publiku nuk u gjet\u00ebn shkaqe p\u00ebr hetimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb tyre. KPA vendosi t\u00eb \u00e7eli hetimin gjyq\u00ebsor dhe t\u00eb administroj\u00eb si prova aktet e depozituara nga subjekti. Po ashtu, u mbyll hetimi gjyq\u00ebsor dhe pal\u00ebt u ftuan t\u00eb p\u00ebrgatisin konkluzionet p\u00ebrfundimtare q\u00eb do t\u00eb paraqiten n\u00eb Kolegj m\u00eb dat\u00eb 11 n\u00ebntor, n\u00eb or\u00ebn 09:00.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u njoh t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 28 tetor me parashtrimet n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e vetingut t\u00eb gjyqtarit t\u00eb Tiran\u00ebs, Ervin Pollozhani. Prokurori Klodian Braho, q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje drejtuesit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, Altin Dumani, parashtroi se u q\u00ebndronin n\u00eb parim shkaqeve t\u00eb ankimit. Sipas tij, subjekti i rivler\u00ebsimit nuk [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":79653,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2],"tags":[1052,111,103,793,112],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2025\/10\/Pollozhani-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Ervin Pollozhani pas seanc\u00ebs n\u00eb KPA. Foto: Edmond Hoxhaj.","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79652"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79652"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79652\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":79654,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79652\/revisions\/79654"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79653"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79652"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79652"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79652"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}