{"id":79670,"date":"2025-11-03T17:56:28","date_gmt":"2025-11-03T16:56:28","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-le-ne-fuqi-shkarkimin-e-prokurorit-armand-gurakuqi\/2025\/11\/03\/"},"modified":"2025-11-03T17:57:59","modified_gmt":"2025-11-03T16:57:59","slug":"kpa-le-ne-fuqi-shkarkimin-e-prokurorit-armand-gurakuqi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-le-ne-fuqi-shkarkimin-e-prokurorit-armand-gurakuqi\/2025\/11\/03\/","title":{"rendered":"KPA l\u00eb n\u00eb fuqi shkarkimin e prokurorit Armand Gurakuqi"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA shpalli t\u00eb h\u00ebn\u00ebn vendimin p\u00ebr l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb shkarkimit nga detyra t\u00eb prokurorit t\u00eb Tiran\u00ebs, Armand Gurakuqi p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb dhe c\u00ebnim t\u00eb besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia. Vendimi p\u00ebr largimin p\u00ebrfundimtar nga sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb t\u00eb prokurorit Gurakuqi, u mor pas shqyrtimit n\u00eb dhom\u00eb k\u00ebshillimi e n\u00eb vijim n\u00eb seanc\u00eb publike t\u00eb ankimit t\u00eb kryer prej tij kund\u00ebr vendimit Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK,<\/p>\n<p>Gurakuqi u shkarkua nga detyra prej Komisionit m\u00eb 28 prill 2023, pasi u konkludua se kishte kryer deklarime t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr pasurin\u00eb. Po ashtu, n\u00eb vler\u00ebsimin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm u \u00e7mua se marrdh\u00ebniet juridiko-financiare t\u00eb krijuara nga bashk\u00ebshortja me nj\u00eb shoq\u00ebri nd\u00ebrtuese, si dhe investimet e p\u00ebrs\u00ebritura duke p\u00ebrdorur mjete monetare t\u00eb marra hua n\u00eb mas\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe nga ato t\u00eb disponuara nga vet\u00eb subjekti, i krijuan bindjen Komisionit se prokurori Gurakuqi, me veprimet dhe mosveprimet e tij, kishte cenuar besimin e publikut n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ai u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe se ka arritur nivel kualifikues p\u00ebr profesionalizmin.<\/p>\n<p>Kolegji e kaloi \u00e7\u00ebshtjen p\u00ebr shqyrtim n\u00eb seanc\u00eb publike me q\u00ebllim konstatimin e sakt\u00eb dhe t\u00eb plot\u00eb t\u00eb situat\u00ebs faktike lidhur me nj\u00eb hua 75 mij\u00eb euro t\u00eb marr\u00eb prej bashk\u00ebshortes s\u00eb tij, vler\u00eb monetare q\u00eb ajo m\u00eb von\u00eb e ka investuar n\u00eb nd\u00ebrtimin e nj\u00eb objekti p\u00ebrmes nj\u00eb kontrate bashk\u00ebpunimi.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs publike m\u00eb 27 tetor, prokurori Gurakuqi deklaroi para Kolegjit se ka qen\u00eb n\u00eb dijeni dhe ka dh\u00ebn\u00eb dakord\u00ebsin\u00eb p\u00ebr marrjen nga bashk\u00ebshortja e tij t\u00eb nj\u00eb huaje nga nj\u00eb mik i familjes p\u00ebr t\u00eb investuar n\u00eb nd\u00ebrtimin e nj\u00eb objekti. Sipas tij, gjith\u00e7ka kishte d\u00ebshtuar dhe nuk kishin p\u00ebrfituar asnj\u00eb qindark\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb shpalljes s\u00eb vendimit, kryesuesja e trupit gjykues, Natasha Mulaj deklaroi se nj\u00eb balanc\u00eb negative p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrafqe 92 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, nuk mund t\u00eb kualifikohet e vetme si penalizuese, por \u00ebsht\u00eb konsideruar n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes. Pamund\u00ebsi \u00ebsht\u00eb konstatuar dhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti tjet\u00ebr me sip\u00ebrfaqe 61 m2 n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nga analiza financiare e p\u00ebrgjithshme p\u00ebr periudh\u00ebn 2003-2016, ka rezultuar pamund\u00ebsi n\u00eb shum\u00ebn 1.7 milion\u00eb lek\u00eb. Kolegji vler\u00ebson se subjekti ka kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhur me c\u00ebnimin e besimit t\u00eb publikut, KPA ka vler\u00ebsuar marr\u00ebdh\u00ebnien e huas\u00eb dhe t\u00eb investimit t\u00eb kryer nga bashk\u00ebshortja e subjektit.<\/p>\n<p>KPA \u00e7mon se pasja e burimeve t\u00eb ligjshme nga ana e huadh\u00ebn\u00ebsit, si elementi i vet\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb transaksion, nuk e b\u00ebn\u00eb t\u00eb besuesh\u00ebm v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e k\u00ebsaj marr\u00ebdh\u00ebnie. Sipas Kolegjit, duksh\u00ebm kjo \u00ebsht\u00eb krijuar n\u00eb munges\u00eb t\u00eb nj\u00eb logjike ekonomike, e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb u vler\u00ebsua se hauaja nuk ka qen\u00eb burimi v\u00ebrtet\u00eb i shum\u00ebs q\u00eb \u00ebsht\u00eb investuar n\u00eb marr\u00ebveshjen e bashk\u00ebpunimit.<\/p>\n<p>Lidhur me investimin e kryer prej bashk\u00ebshortes, trupi gjykues vler\u00ebsoi se subjekti e bashk\u00ebshrotja kan\u00eb pasur p\u00ebrfitime nga kjo marr\u00ebveshje, ndryshe nga sa u pretendua n\u00eb seanc\u00eb publike. Mulaj v\u00ebrejti se n\u00eb marr\u00ebveshje jan\u00eb p\u00ebrcaktuar parashikime sipas t\u00eb cilave, vlera e investimit prej 75 mij\u00eb euro \u00ebsht\u00eb shtuar dhe me p\u00ebrqindjen e sip\u00ebrfaqeve t\u00eb shitura.<\/p>\n<p>Kolegji vker\u00ebson se bashk\u00ebshortja e subjektit duhej t\u00eb kishte deklaruar vler\u00ebn e shtuar t\u00eb investimit, q\u00eb rezultonte nga shitja periodike e pasurive. Po ashtu, \u00ebsht\u00eb konkluduar se nuk ka pasur probleme n\u00eb zbatimin e marr\u00ebveshjes, pasi sipas burimeve t\u00eb hapura, nuk jan\u00eb gjetur pasoja p\u00ebr investimin e kryer.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, KPA arsyeton se, mekanizmi i zgjedhur nga subjekti p\u00ebr t\u00eb siguruar p\u00ebrfitime p\u00ebrmes nj\u00eb investimi n\u00eb vler\u00ebn 75 mij\u00eb euro, duke p\u00ebrdorur si burim totalisht mjete financiare t\u00eb huazuara, veprim q\u00eb konsiderohet i p\u00ebrs\u00ebritur dhe n\u00eb krijimin e pasurive, n\u00eb munges\u00eb totale garancish apo mekanizmash mbikqyr\u00ebs t\u00eb ecuris\u00eb apo suksesit t\u00eb investimit, me kryerje transaksionesh n\u00eb vlera t\u00eb konsiderueshme jasht\u00eb sistemit bankar e n\u00eb munges\u00eb transparence ndaj institucioneve kontrolluese t\u00eb pasuris\u00eb, duke mbajtur n\u00eb konsiderat\u00eb edhe t\u00eb rregullat e etik\u00ebs e sjelljes s\u00eb prokurorit, \u00e7mohet se kan\u00eb b\u00ebr\u00eb Gurakuqin nj\u00eb subjekt q\u00eb mund t\u00eb ndikohet n\u00eb veprimtarin\u00eb e tij profesionale, p\u00ebr shkak t\u00eb nevoj\u00ebs s\u00eb tij p\u00ebr garantimin e p\u00ebrfitimeve materiale e mbrojtjes s\u00eb interesave pasurore.<\/p>\n<p>Sipas Kolegjit, nj\u00eb sjellje e till\u00eb nuk p\u00ebrputhet me sjelljen jasht\u00ebgjyq\u00ebsore q\u00eb nj\u00eb prokuror duhet t\u00eb ket\u00eb, i cili duhet t\u00eb kujdeset q\u00eb t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb i pandikuar nga interesat e tij personale financiare apo t\u00eb familjes s\u00eb tij, si dhe t\u00eb mos pranoj\u00eb favorizime nga pal\u00eb t\u00eb treta.<\/p>\n<p>Kolegji e gjen t\u00eb drejt\u00eb konkluzionin e KPK se, se subjekti n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb ekspozimi e angazhimi t\u00eb till\u00eb, ka c\u00ebnuar besimin e publikut., duke l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi shkarkimin e tij nga detyra.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA shpalli t\u00eb h\u00ebn\u00ebn vendimin p\u00ebr l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb shkarkimit nga detyra t\u00eb prokurorit t\u00eb Tiran\u00ebs, Armand Gurakuqi p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb dhe c\u00ebnim t\u00eb besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia. Vendimi p\u00ebr largimin p\u00ebrfundimtar nga sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb t\u00eb prokurorit Gurakuqi, u mor pas shqyrtimit n\u00eb dhom\u00eb [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":79671,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2],"tags":[1024,112,119,122],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2025\/10\/Armand-Gurakuqi-KPA-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Armand Gurakuqi pas seanc\u00ebs n\u00eb KPA. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79670"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79670"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79670\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":79672,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79670\/revisions\/79672"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79671"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79670"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79670"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79670"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}