{"id":79697,"date":"2025-11-05T20:11:49","date_gmt":"2025-11-05T19:11:49","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/drejtuesi-i-spak-kerkon-shkarkimin-e-prokurorit-gezim-copa\/2025\/11\/05\/"},"modified":"2025-11-07T17:41:54","modified_gmt":"2025-11-07T16:41:54","slug":"drejtuesi-i-spak-kerkon-shkarkimin-e-prokurorit-gezim-copa","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/drejtuesi-i-spak-kerkon-shkarkimin-e-prokurorit-gezim-copa\/2025\/11\/05\/","title":{"rendered":"Drejtuesi i SPAK k\u00ebrkon shkarkimin e prokurorit G\u00ebzim \u00c7opa"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u njoh t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 5 n\u00ebntor me parashtrimet n\u00eb vetingun e prokurorit t\u00eb Durr\u00ebsit, G\u00ebzim \u00c7opa. Prokurori Adnan Xholi, i cili p\u00ebrfaq\u00ebson drejtuesin e SPAK, Altin Dumani n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje k\u00ebrkoi shkarkimin e \u00c7opas p\u00ebr probleme n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe p\u00ebr c\u00ebnim t\u00eb besimit t\u00eb publikut n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb gjetjeve p\u00ebr profesionalizmin e figur\u00ebn. Prokurori \u00c7opa dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesja e tij ligjore, avokatja Romina Zano v\u00ebrejt\u00ebn se pasurit\u00eb jan\u00eb krijuar para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs dhe se aktet provoj\u00eb burimet e ligjshme t\u00eb tyre. Subjekti dha shpjegime edhe p\u00ebr gjetjet n\u00eb kriterin profesional.<\/p>\n<p>\u00c7opa u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb m\u00eb 22 shkurt me shumic\u00eb t\u00eb trup\u00ebs s\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, pasi i ishte kaluar barr\u00eb prove p\u00ebr nj\u00eb balanc\u00eb negative totale n\u00eb vler\u00ebn 25.8 milion\u00eb lek\u00eb. Ai deklaroi n\u00eb Komision se pasurit\u00eb jan\u00eb fituar me trash\u00ebgimi ligjore dhe se jan\u00eb krijuar para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs.<\/p>\n<p>Komisionerja Publike, Irena Nino e ankimoi vendimarrjen e Komisionit duke k\u00ebrkuar n\u00eb Kolegj shkarkimin e tij nga detyra p\u00ebr munges\u00eb burimesh e deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb, si dhe p\u00ebr gjetjet n\u00eb kriterin e figur\u00ebs dhe profesionalizmit q\u00eb n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor i konsideroi n\u00eb c\u00ebnim t\u00eb besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>Xholi v\u00ebrejti se u q\u00ebndronin shkaqeve t\u00eb ankimit. Lidhur me pasurit\u00eb e deklaruara se jan\u00eb krijuar me burim financiar t\u00eb ardhurat nga qiraja dhe pun\u00ebsimi pran\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie, Xholi v\u00ebrejti se subjekti ka kryer deklarime kontradiktore, si p\u00ebr shumat e fituara, ashtu dhe p\u00ebr koh\u00ebn e realizimit t\u00eb k\u00ebtyre. Sipas Xholit, mungesa e akteve dhe provave t\u00eb koh\u00ebs mbi m\u00ebnyr\u00ebn e ark\u00ebtimit t\u00eb k\u00ebtyre t\u00eb ardhurave, e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebrllogaritjen.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb shkak ankimi, drejtuesi i SPAK konkludon se subjekti i rivler\u00ebsimit nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb, si p\u00ebrfitimin e k\u00ebtyre t\u00eb ardhurave n\u00eb koh\u00ebn dhe shum\u00ebn e pretenduar, ashtu dhe shlyerjen e detyrimeve tatimore, p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar ligjshm\u00ebrin\u00eb e tyre sipas p\u00ebrcaktimeve ligjore t\u00eb vetingut t\u00eb magjistrat\u00ebve.<\/p>\n<p>Avokatja Romina Zano, e cila kreu mbrojtjen p\u00ebr shkaqet e kriterit t\u00eb pasuris\u00eb, solli n\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb Kolegjit se nj\u00eb nga pasurit\u00eb e krijuar me t\u00eb ardhurat nga qiraja e pun\u00ebsimi n\u00eb k\u00ebt\u00eb shoq\u00ebri, e llojit tok\u00eb bujq\u00ebsore dhe truall, n\u00eb fshatin Shkallnur Durr\u00ebs, \u00ebsht\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2002 p\u00ebr vler\u00ebn 480 mij\u00eb lek\u00eb, shum\u00eb koh\u00eb para se subjekti t\u00eb fillonte detyr\u00ebn n\u00eb 2015-\u00ebn. Ajo argumentoi se distanca kohote dhe investimi modest, duhet t\u00eb trajtohen n\u00ebn drit\u00ebn e parimit t\u00eb proporcionalitetit.<\/p>\n<p>Lidhur me t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga qiraja prej marr\u00ebveshjes m\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ES-Ko Group p\u00ebr periudh\u00ebn 1998-2003, Zano evidentoi se subjekti ka sh\u00ebnuar n\u00eb deklarat\u00ebn veting p\u00ebrfitimin e k\u00ebtyre t\u00eb ardhurave nga qiradh\u00ebnia e banes\u00ebs trikat\u00ebshe si dhe pun\u00ebsimi me koh\u00eb t\u00eb pjesshme si economist, po tek kjo shoq\u00ebri, n\u00eb shum\u00ebn totale prej 156 mij\u00eb e 800 USD. Po ashtu, Zano n\u00ebnvizoi se subjekti ka dor\u00ebzuar edhe dokumentacionin q\u00eb v\u00ebrteton k\u00ebto marr\u00ebdh\u00ebnie, kontratat e qiras\u00eb t\u00eb lidhura mes shoq\u00ebris\u00eb dhe n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tij, ajo argumentoi se ekzistenca e marr\u00ebdh\u00ebnies dhe e t\u00eb ardhurave p\u00ebrkat\u00ebse provohet nga kontratat e viteve pasuese, listat e personelit dhe dokumentacioni i p\u00ebr pages\u00ebn e sigurimeve shoq\u00ebrore e sh\u00ebndet\u00ebsore.<\/p>\n<p>P\u00ebr mosshlyerjen e detyrimeve tatimore p\u00ebr t\u00eb ardhurat nga qiradh\u00ebnia, u parashtrua se legjislacioni p\u00ebrcaktonte se duhej t\u00eb paguheshin nga qiramarr\u00ebsi. Sipas Zanos, k\u00ebto prova dhe shpjegime e konfirmojn\u00eb burimin e ligjsh\u00ebm dhe v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e t\u00eb ardhurave t\u00eb deklaruara p\u00ebr periudh\u00ebn 1998-2003. Tjet\u00ebr rrethan\u00eb q\u00eb paraqiti subjekti, ishte dhe fakti se kontratat ishin lidhur nga prind\u00ebrit, dhe se ai nuk mund t\u00eb ngarkohet me detyrimin tatimor p\u00ebr k\u00ebto t\u00eb ardhura.<\/p>\n<p>Sipas Zanos, banesa dhe t\u00eb ardhurat nga qiraja kan\u00eb kaluar si pasuri t\u00eb trash\u00ebgueshme t\u00eb subjektit pasi prind\u00ebrit kan\u00eb nd\u00ebrruar jet\u00eb dhe se nuk kan\u00eb lidhur me funksionin e subjektit si prokuror.<\/p>\n<p>Duke iu referuar akteve t\u00eb hetimit administrative n\u00eb KPK, u pretendua se ka dokumente shkresore t\u00eb plota q\u00eb provojn\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien dhe rrjedh\u00ebn e k\u00ebtyre t\u00eb ardhurave t\u00eb fituara dy dekada m\u00eb par\u00eb. Nd\u00ebrsa mangesit\u00eb e arkivave, pas kalimit t\u00eb nj\u00eb kohe kaq t\u00eb gjat\u00eb, u cil\u00ebsua se nuk mund t\u00eb kthehet n\u00eb dyshim p\u00ebr realitetin dhe ekzistenc\u00ebn e qiradh\u00ebnies.<\/p>\n<p>Zano n\u00ebnvizoi se kan\u00eb dpozituar akte origjinal\u00eb dhe jo fotokopje ashtu si pretendon Komisioneri. Nd\u00ebrsa p\u00ebr pages\u00ebn e pagimit t\u00eb detyrimeve tatimore p\u00ebr k\u00ebto t\u00eb ardhura, u pretendua se subjekti gjendet n\u00eb kushtet e pamund\u00ebsis\u00eb objektive, megjith\u00ebse jan\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb t\u00eb gjitha veprimet e mundshme p\u00ebr t\u00eb siguruar dokumentacion tatimor.<\/p>\n<p>Subjekti k\u00ebrkon q\u00eb t\u00eb ardhurat nga qiraja t\u00eb mos p\u00ebrjashtohen nga analiza financiare, me pretendimin se plot\u00ebsojn\u00eb standartin kushtetues s\u00eb t\u00eb ardhur\u00ebs s\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 150,9 m2 , e ndar\u00eb n\u00eb dy apartamente, si dhe p\u00ebr tre garazhe, drejtuesi i SPAK vler\u00ebson ndryshe nga KPK p\u00ebr burimet e krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie. Sipas Xholit, arsyetimi i Komisionit mbi p\u00ebrfshirjen si t\u00eb ardhura nga shitja e pasuris\u00eb tok\u00eb ar\u00eb + fush\u00eb minifutbolli, t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb investimit prej 47 mij\u00eb euro, nuk mb\u00ebshtetet n\u00eb aktet n\u00eb dosje dhe se nuk mund t\u00eb konsiderohet si e ardhur e ligjshme. Ai n\u00ebnvizoi se pretendimet e subjektit p\u00ebr p\u00ebrfitimin n\u00eb total t\u00eb shum\u00ebs 95 mij\u00eb euro nga shitja e k\u00ebsaj pasurie, mbeten t\u00eb karakterit deklarativ. Po ashtu mbetet e paprovuar pagesa e detyrimeve tatimore p\u00ebr vler\u00ebn shtes\u00eb t\u00eb pretenduar t\u00eb p\u00ebrfituar.<\/p>\n<p>P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, nga verifikimi i analiz\u00ebs financiare duke mosp\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb ardhurat nga shitja e tok\u00ebs s\u00eb fush\u00ebs s\u00eb minifutbollit, rezulton bilanc negative n\u00eb vler\u00eb prej rreth 8.9 milion\u00eb lek\u00ebsh, e konstatuar fillimisht dhe prej Komisionit.<\/p>\n<p>Avokatja Zano v\u00ebrejti se t\u00eb gjitha pagesat p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri jan\u00eb kryer brenda vitit 2006 dhe jan\u00eb t\u00eb gjurmueshme. Ajo theksoi se investimet e kryera tregojn\u00eb ligjik\u00ebn ekonomike dhe rritjen e \u00e7mimit t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhur me konstatimin e komisionerit se p\u00ebrfitimi vler\u00ebs 85 mij\u00eb euro mbetet deklarative dhe se nuk provohet pagesa e detyrimeve tatimore p\u00ebr diferenc\u00ebn rreth 70 mij\u00eb euro, Zano parashtroi se objekti ekonomik i transaksionit ka qen\u00eb i dyfisht\u00eb, p\u00ebr pasurit\u00eb e paluajtshme dhe ato t\u00eb luajtshme. Sipas saj, \u00e7mimi i pasuris\u00eb s\u00eb paluajtshme p\u00ebrcaktohet n\u00eb kontrat\u00ebn noteriale dhe instalimet n\u00eb dokumentacion t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb furnizimi.<\/p>\n<p>Avokatja tha se k\u00ebto rrethana shpjegojn\u00eb pse n\u00eb aktin notarial sh\u00ebnohet vet\u00ebm shuma 3 milion\u00eb lek\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vlera e p\u00ebrgjithshme e shitjes ka qen\u00eb 95 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Sipas Zanos, v\u00ebrtetohet se ekziston vijueshm\u00ebri faktike dhe e dokumentuar midis lejes s\u00eb nd\u00ebrtimit n\u00eb vitin 2004, nisjes s\u00eb investimit n\u00eb vitin 2005 dhe p\u00ebrmbylljes s\u00eb pagesave nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb. P\u00ebr cminin total prej 95 mij\u00eb euro ajo rithkesoi se shpjegohet nga struktura e dyfisht\u00eb, ku pjesa e pajisjeve \u00ebsht\u00eb trajtuar jasht\u00eb aktit notarial. P\u00ebr rjedhoj\u00eb, k\u00ebrkesa e Komisionerit p\u00ebr t\u00eb kufizuar t\u00eb ardhur\u00ebn vet\u00ebm n\u00eb shum\u00ebn 3 milion\u00eb lek\u00eb u cil\u00ebsua nga subjekti si e pamb\u00ebshtetur n\u00eb provat e administruara dhe as n\u00eb logjik\u00ebn ekonomike t\u00eb transaksionit.<\/p>\n<p>Nga subjekti u pretendua se nuk ka pasur q\u00ebllim p\u00ebr shmangie nga taksat dhe u soll n\u00eb v\u00ebmendje se n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb nuk ka qen\u00eb subjekt deklarues.<\/p>\n<p>Sipas Xholit, nuk provohen as burimet e ligjshme q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr krijimin e nj\u00eb depozite 13 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2014, me burim shitjet e tokave, si dhe t\u00eb ardhurat nga shoq\u00ebria ku ka qen\u00eb i pun\u00ebsuar subjekti, si dhe me t\u00eb cil\u00ebn prind\u00ebrit kan\u00eb pasur marr\u00ebdh\u00ebnie qiradh\u00ebnieje. Sipas drejtuesit t\u00eb SPAK, toka rezutlon t\u00eb jet\u00eb shitur shum\u00eb her\u00eb m\u00eb pak nga sa \u00ebsht\u00eb deklaruar, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb t\u00eb arhdurat nga shoq\u00ebria nuk jan\u00eb provuar n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe.<\/p>\n<p>Sipas analiz\u00ebs financiare t\u00eb verifikuar nga drejtuesi i SPAK, rezulton nj\u00eb bilanc negative n\u00eb vler\u00ebn totale 2.4 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr vitet 2011, 2014 e 2015.<\/p>\n<p>Subjekti k\u00ebrkon nga Kolegji q\u00eb t\u00eb konstatohet se t\u00eb ardhurat nga toka jan\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 210 mij\u00eb euro dhe se plot\u00ebsojn\u00eb kriteret se jan\u00eb t\u00eb ligjshme, nd\u00ebrsa p\u00ebr mosshlyerjen e detyrimeve tatimore v\u00ebrejti se nuk u paraqit asnj\u00eb prov\u00eb q\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb mosp\u00ebrmushjen e detyrimeve prej tij. Avokatja Zano k\u00ebrkoi q\u00eb dhe ky shak t\u00eb rr\u00ebzohet si i pabazuar n\u00eb ligj e n\u00eb prova.<\/p>\n<p>Subjekti parashtroi se pasurit\u00eb p\u00ebr t\u00eb cilat shtrohen probleme jan\u00eb krijuar para detyr\u00ebs si prokuror dhe se n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ai nuk ka qen\u00eb as subjekt deklarues. Ai theksoi se k\u00ebto pasuri nuk jan\u00eb krijuar nga puna e tij, porn ga trash\u00ebgimia e l\u00ebn\u00eb prej prind\u00ebrve.<\/p>\n<p><strong>Profesionalizmi dhe figura<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb prej \u00e7\u00ebshtjeve q\u00eb u trajtua n\u00eb k\u00ebto kritere kishte t\u00eb b\u00ebnte mne nj\u00eb procedim t\u00eb regjistruar nga prokurori G\u00ebzim \u00c7opa n\u00eb vitin 2019 p\u00ebr veprat penale \u201cVrasje n\u00eb rrethana cil\u00ebsuese\u201d, \u201cMbajtja pa leje dhe prodhimi i arm\u00ebve, arm\u00ebve shp\u00ebrthyese dhe municionit\u201d dhe \u201cMoskall\u00ebzimi i krimit\u201d. Pas pas kryerjes s\u00eb disa veprimeve hetimore, prokurori \u00c7opa ka urdh\u00ebruar ndryshimin e t\u00eb dh\u00ebnave n\u00eb regjistrin e veprave penale duke vendosur marrjen si t\u00eb pandehur dhe njoftimin e akuz\u00ebs p\u00ebr personin n\u00ebn hetim p\u00ebr veprat penale \u201cVrasje nga pakujdesia\u201d dhe \u201cMbajtja pa leje dhe prodhimi i arm\u00ebve, arm\u00ebve shp\u00ebrthyese dhe i municionit\u201d. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb t\u00eb pandehur, \u00c7opa ka k\u00ebrkuar d\u00ebnimin me 7 vjet e 6 muaj burgim dhe n\u00eb aplikim t\u00eb gjykimit t\u00eb shkurtuar 5 vjet heqje lirie. Po ashtu, \u00c7opa ka ndryshuar akuz\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb pandehur, nd\u00ebrsa p\u00ebr dy t\u00eb proceduar ka pushuar hetimin.<\/p>\n<p>Komisoni e ka d\u00ebrguar k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr verifikim t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm pran\u00eb Inspektorit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa drejtuesi i SPAK, vler\u00ebson se gjetjet e konstatuara n\u00eb rezultatet e hetimit lidhur me k\u00ebt\u00eb procedim penal jan\u00eb t\u00eb tilla, q\u00eb nuk duhen transferuar pran\u00eb organit kompetent p\u00ebr inspektim. Sipas tij, k\u00ebto konstatime, s\u00eb bashku me gjetjet e tjera n\u00eb kontrollin e pasuris\u00eb, si dhe t\u00eb aft\u00ebsive profesionale, duhen konsideruar n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor.<\/p>\n<p>Prokurori Xholi konstatoi se subjekti nuk arriti t\u00eb argumentoj\u00eb arsyet dhe faktet q\u00eb \u00e7uan n\u00eb ndryshimin e cil\u00ebsimit juridik t\u00eb vepr\u00ebs penale p\u00ebr dy t\u00eb pandehur dhe k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr pushimin e hetimeve p\u00ebr dy nga personat n\u00ebn hetim, duke minimizuar r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e faktit penal dhe rrezikshm\u00ebrin\u00eb e vepr\u00ebs penale.<\/p>\n<p>Prokurori G\u00ebzim \u00c7opa u paraqiti vet\u00eb parashtrimet p\u00ebr aspektin profesional. Lidhur me gjetjet e Komisionerit n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, ai pretendoi se provat e grumbulluara n\u00eb faz\u00ebn e hetimit paraprak nuk arriinin t\u00eb provonin ekzistenc\u00ebs e dashjes direkte t\u00eb t\u00eb pandehurve p\u00ebr t&#8217;i marr\u00eb jet\u00ebn nj\u00eb personi.<\/p>\n<p>Sipas tij, megjith\u00ebse autori ka shkuar i armatosur n\u00eb vendjgarje dhe ka hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb ambient publik t\u00eb frekuentuar nga shum\u00eb njer\u00ebz, nuk ka shfaqur q\u00eb n\u00eb fillim nj\u00eb mendim t\u00eb formuar m\u00eb par\u00eb, p\u00ebr t\u00eb sht\u00ebn\u00eb mbi ndonj\u00eb person.<\/p>\n<p>Sipas \u00c7opas, zbritja nga mjeti me arm\u00eb n\u00eb dor\u00eb dhe l\u00ebvizja drejt tavolinave t\u00eb lokalit, pa qitje paraprake t\u00eb arm\u00ebs, p\u00ebrpara se t\u00eb ndodhte nj\u00eb p\u00ebrplasje fizike me nj\u00eb shtetas tjet\u00ebr p\u00ebr kontrollin e saj, d\u00ebshmojn\u00eb munges\u00ebn e nj\u00eb dashje t\u00eb paramenduar p\u00ebr kryerjen e vrasjes.<\/p>\n<p>Ai argumentoi se po t\u00eb ekzistonte q\u00ebllimi p\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb, qitja do t\u00eb ishte kryer sapo autori t\u00eb zbriste nga automjeti. P\u00ebr t\u00eb pandehurin tjet\u00ebr, subjekti shpjegoi se ai ka nd\u00ebrhyr\u00eb duke ulur posht\u00eb arm\u00ebn automatike, q\u00eb tregon se nuk ka pasur si q\u00ebllim t\u00eb vras\u00eb dik\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo sjellje sipas prokurorit \u00c7opa, ka synuar neutralizimin e arm\u00ebs n\u00eb nj\u00eb mjedis t\u00eb populluar.\u00a0 Po ashtu, qitjet veritkale t\u00eb autor\u00ebve kur jan\u00eb larguar, sipas tij ka treguar se ata nuk kan\u00eb dashur t\u00eb vrasin ndonj\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7opa argumentoi se vrasja ka ndodhur pasi autori ka humbur kontrollin mbi automatikun q\u00eb kishte me vete p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrplasjes me personin q\u00eb ishte konfliktuar. Sipas subjektit, tjet\u00ebr rrethan\u00eb q\u00eb ai kishte konsideruar n\u00eb ndryshimin e akuz\u00ebs ishte dhe fakti se viktima nuk ishte ai me t\u00eb cilin autori ishte konfliktuar fizikisht, por nj\u00eb tjet\u00ebr. Prokurori \u00c7opa n\u00ebnvizoi se vdekja e viktim\u00ebs ka ardhur si pasoj\u00eb e goditjes nga nj\u00eb plumb rikoshet\u00eb, gj\u00eb q\u00eb ishte konfirmuar dhe nga akt ekspertimi.<\/p>\n<p>Drejtuesi i SPAK evidentoi dhe gjetje t\u00eb tjera, ku n\u00eb nj\u00eb rast subjekti nuk ka p\u00ebrmbushur detyrat e l\u00ebna nga gjykata, si dhe se nuk ka respektuar afatet ligjore gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs. K\u00ebto gjetje, t\u00eb konsideruara n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor, \u00e7mohen prej drejtuesit t\u00eb SPAK n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb c\u00ebnimit t\u00eb besimit t\u00eb publikut tek sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb. N\u00eb p\u00ebrfundim, prokurori Adnan Xholi k\u00ebrkoi ndryshimin e vendimit t\u00eb KPK dhe shkarkimin nga detyra t\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>\u00c7opa dha shpjegime dhe p\u00ebr gjetjet e tjera dhe k\u00ebrkoi l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb konfirmimit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Kolegji b\u00ebri me dije se aktet e depozituara nga subjekti do t\u00eb mbahen n\u00eb konsiderat\u00eb gjat\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes. Seanca kur do t\u00eb paraqiten konkluzionet p\u00ebrfundimtare u shty p\u00ebr m\u00eb dat\u00eb 26 n\u00ebntor, n\u00eb or\u00ebn 10:00.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u njoh t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 5 n\u00ebntor me parashtrimet n\u00eb vetingun e prokurorit t\u00eb Durr\u00ebsit, G\u00ebzim \u00c7opa. Prokurori Adnan Xholi, i cili p\u00ebrfaq\u00ebson drejtuesin e SPAK, Altin Dumani n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje k\u00ebrkoi shkarkimin e \u00c7opas p\u00ebr probleme n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe p\u00ebr c\u00ebnim t\u00eb besimit t\u00eb publikut n\u00eb [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":79698,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2],"tags":[1873,1319,112,119,129],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2025\/11\/Copja-KPA-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori G\u00ebzim \u00c7opa pas seanc\u00ebs n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79697"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79697"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79697\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":79699,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79697\/revisions\/79699"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79698"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79697"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79697"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79697"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}